Pas një rrëmuje disa vjeçare me vështirësi në përfaqësim e çrregullim moral e psikologjik të individit në rrugë e në skenën e qeverimit të mosvarëm shqiptar situata duket se po ngërthehet në një ngërç prej nga ku e ardhmja duket gjithnjë e më e largët. Por, zhvillime ka se zgjedhjet gjithësesi janë para, e megjithëse rezultati i tyre duket i parashikueshëm prej ca goxha kohe tashmë, sërish duket se ka një interes në to e interesi prej disa kohësh tashmë vjen prej drejtësisë. Drejtësia e reformuar është zëdhënës i zhvillimeve politike të vendit.
Në mars e prill, vetëm pak javë pasi zonja Balluku, ministrja e infrastrukturës dhe energjisë kishte humbur një a dy drejtorë me rëndësi prej drejtimit të rrugëve nga ku buron e derdhet leku, ishte kryebashkiaku Erion Velia që humbet çunat që bëjnë xhep në insitucion të bashkisë. Tre a katër drejtorë të një kompanie me emrin 5D, identifikonin nevojat e kryeqytetarëve, shpallnin tendera për të adresuar këto nevoja, vlerësonin kandidaturat e ofruesve të shërbimeve e përzgjidhnin fitues, që çuditërisht ishin ata vetë me kompaninë e sipërpërmendur. (Shkujdesi i treguar si në këtë rast, edhe në të tjerë për të mbuluar gjurmët është disi intrigues. Kompania ishte shitur për 750 lekë të vjetra, me siguri për të shmangur ndonjë taksë, pastaj në bloqe e biseda tregohej që në dijeni për skemën ishin deri punonjës të nivelit të ulët. Pronën e kishte një bukpjekës i painteresuar ndërsa punonjëse të nivelit të ulët implikonin deri kryetarin nëpër aferat që nuk i simpatizonin. A kanë pasur besim se ishin mjaftueshëm të fuqishëm për të mos u bërë objekt i drejtësisë? A kishin garanci prej dikujt që e besonin mjaftueshëm të fuqishëm ti mbronte? Apo ishin naivë devijantë? Apo kanë një gjë të fshehtë që po të jetë nevoja i mban pa laguar? Apo gjithsesi ja vlente dhe ja vlen ti bësh ca kohë burg e të vazhdosh jetën si milioner?) Si zakonisht kostoja politike për partinë e protagonistët e saj është afër zeros, por ka gjasa që të ketë më pak para në qarkullim për zgjdhjet e ardhshme. Ndërkohë që simpatizantët e zhvillimeve shohin një shteg nga ku vetë Velija do ta ndjejë erën në brinjë. E kjo na mban në tematikën e parë të rëndësishme që ravijëzohet për zgjedhjet e ardhëshme, atë të zhvillimeve brenda socialistëve. Skandale të njëpasnjëshme që njollosin reputacionin e partisë, përçarje gjithnjë në prag, dëmtim të infrastrukturës fondembledhëse për zgjedhjet e ardhëshme janë vetëm disa prej vështirësive që sjell implikimi politik i drejtësisë së reformuar. Megjithatë duket se secila prej këtyre problematikave ka zënë vend tashmë në debatin politik bashkëkohor shqiptar dhe ka një kundërhelm që e trajton. Rama dhe elita politike qeverisëse e socialistëve kanë krijuar tashmë një praktikë të shkëputjes prej skandaleve të korrupsionit duke ushqyer një diskurs që delegon përgjegjësinë tek individi që kapet duke jetësuar kështu atë shprehjen e vjetër urbane “hajdut është ai që kapet”. Megjithatë këtu ka kosto. Është mungesa e një alternative bindëse ajo që e mban të pashfrytëzueshme dijen publike për dobinë anemike dhe kontributin gjysmak të socialistëve në mbrojtjen dhe çuarjen përpara të interesave të popullit shqiptar. Përçarja gjithnjë në prag është një rrezik që po merr shumë kohë të artikulohet e duket se ajo pjesë e socialistëve që u ndjenë të veçuar prej nismës së ‘rilindjes’ tashmë është atrofizuar skajshëm, por gjithësesi dobësimi i vazhdueshëm i rilindjes dhe nevoja e vazhdueshme për rekrutime të reja në grupet udhëheqëse e mban të gjallë këtë rrezik. Rivaliteti mes vetë grupeve të përbashkuara brenda Rilindjes si ai mes Ballukut dhe Veliajt, megjithëse nën tutelën e një ndëshkimi me drejtësi mund të shkaktojë zhvendosje të luajaliteteve tek aktivistë të niveleve të ulëta në rast të këputjes së zinxhirëve të kuarje/komandimit që na çon tek rreziku i dëmtimit të infrastrukturës së fondembledhjes. Por ky rrezik prek kryesisht grupet e varësisë si Veliaj e Balluku, sepse në tërësi Socialistët kanë tashmë kotroll të mjaftueshëm mbi aktivitetet fitimsjellëse në vend dhe mund të adresojnë nevojat e veta elektorale pa shumë vështirësi. Gjithësesi një narrativë për të ushqyer diskursin elektoral dhe për të mbajtur të lartë besimin tek fitorja është e nevojshme. Dhe kjo po adresohet. Në marrdhëniet me jashtë Rama vazhdon të arrijë suksese të vazhdueshme. Kjo ka disa arsye. E para është situata e trazuar gjeopolitike që bën perëndimin një negociues më të butë e të hapur. Një derë e hapur për kinezë e rusë në mesdheun e brendshëm nuk është fort e mirëpritur ndaj për ata që mund të hapin dyer mirkuptimi shtohet. Nga ana tjetër Shqipëria ka veçuar disi veten prej debatit mbi Kosovën e nuk ka ndonjë interes të veçantë përveç keqkuptimesh sporadike me grekët që diku do ti zgjidhë gjykata e diku tjetër do të arrihet ndonjë pazar me ftesa për investime e monumente, pra edhe vendi ynë dhe është gjithashtu një negociator i butë, një mbështetës e bashkëpendëmbajtës që të vjen keq ti thuash ‘tyt’. Prespektiva e integrimit në Bashkimin Europian është pranuar një tashmë si një ndodhi për largpamës e për të cilën mund të rrihen shpatullat ngrohtësisht e qetësisht meqenëse është shkëputur disi prej narrativës së zgjerimit të BE-së, që është një zhvillim sa i mbyllur deri s’di kur aq edhe i hapur për zhvillime gati utopike si pranimi i Ukrainës e Gjeorgjisë, e dashtë zoti edhe vetë Rusisë. Nga ana tjetër ka edhe një zhvillim shumë pozitiv që është ai i turizmit e që po ushqen me arritjet e veta edhe imazhin e punës në politikë të jashtme dhe të brendshme. Qershia mbi tortë, torta dhe pjata ku rri torta. Pas hotelit të dhëndrit të Trampit edhe shtetasit e Makronit do të ngrenë një sofër mikpritëse në bregdetin shqiptar, siç u tha në konferencën për shtyp që mbajtën dy liderët e ku vërshoi dashuria lumë. E me turizmin kemi kaluar ndër daulle të fitores në zgjedhjet që po vijkeshin. Por, me rëndësi të veçantë ndër zhvillime për mua duket edhe iftari që shtroi kryeministri për Bajram. Megjithëse jo i pari Iftar prej kryeministrit ndodhia nuk mund të mos tërheqë sërish vëmendje. Një ngjarja ku bashkë me kryeministrin darkuan edhe një mori yjesh të jetës shoqërore në vend besimtarë njerëz të spektaklit, analistë e opozitarë, diplomatë të huaj e vendorë, estrada e Shkodrës, përfaqësi e policisë së shtetit dhe asaj bashkiake, (megjithëse duhet vënë re mungesa e zotit Erion Veliaj, të paktën në 63 fotot e medias Top Channel. Ndoshta në kundërpërgjigje të mos ftesës së Ramës në Iftarin që Veliaj shtroi me një shkëlqim të ngjashëm, por pa të njëjtin masivitet, ca kohë më herët). Gjithësesi, një ngjarje me regji të komplikuar e jehonë të gjerë. Një fjalim mbresëlënës për vlerat e Kuranit e kështu me radhë. Të nesërmen në sheshin Skënderbej polemi islamik sërish nuk mungoi të befasonte me shumësinë e vet gjithmonë në rritje. Skënderbeu nga kali do të jetë çuditur me atë turmë gjigande që i flet zotit në një gjuhë që nuk e di. Megjithatë duket se qeveria po e adreson edhe këtë problem duke lehtësuar përpjekjet e këtij komuniteti për të ngritur infrastrukturë arsimore të nivelit të lartë mu në Sauk, aty, ku batalioni i mbrojtjes ajrore i qasej qiellit me këndvështrimin e gabuar. Një adresim i parcelizuar i shoqërisë do të jetë plotësues për qasjen individuale të elektoratit që socialistët patën zbatuar në zgjedhjet e kaluara. Opozita fatkeqe merr e jep, pa pasur ç’të japë e pasur ku të mbajë ç’merr. Të mos i duhej një diskursi elektoral ky ent do të kish kaluar në harresë, por fatmirësisht i duhet. Kriza e burimeve njerëzore në elitën e Partisë ja merr frymën kësaj organizate. Nga kuvlia ku e kanë mbyllur Berisha e ka të pamundur të mbështesë njerëz të rinj, ndërkohë që mbrojtja që i duhet në mënyrë të menjëhershme dëmton çdo kandidaturë që do të kishte ndonjë potencial. Personazhe si Bardhi e Noka nuk kanë karizmën e duhur dhe aksioni politik ku u duhet të angazhohen i dobëson kredencialin e nevojshëm për lidership. Por ky është vetëm prilli, që nis me ditën e rrenave.
0 Comments
Ndoshta pse prej pako kohe jetoj në emigrim a ndoshta pse e tillë është mënyra e perceptimit të lajmit në kohët e bumit të madh informativ prej medias së ekranit të dorës a të murit, lajmet e këtyre kohe nuk kanë kaluar për të mëdha. Erdhi dita që në vend të shumë zhurmë për asgjë të themi aspak zhurmë për gjëra të mëdha. Që prej shkrimit tim të fundit, që është pjesë e një serie për çështje të zhvillimeve politike e ekonomike, sociale e kulturore që kulmon në zgjedhje, shumë gjëra kanë ndodhur e gjurma duket jo fort domethënëse, megjithëse biseda, komente e analiza vrullojnë kah gjithkah.
Në vend të parë në këtë shkrim renditet politika e jashtme. Megjithëse me njëfarë ciklizmi jo të rregullt, politika e jashtme sistematikisht del në skenë të politikës shqiptare e së fundi me një seri suksesesh të lavdërueshme. Vizita e sekretarit Bliken, që para se të ndodhte solli një bum shkrimesh e leximesh prej komentatorësh, që nuk i shtuan shumë njohjes së përgjithshme. Ca thanë që ishte gjendja në rajon (me tensionet në kufirin verior të Kosovës, që mban farën e një përshkallëzimi, që ndoshta mund të shfrytëzohet prej rusëve për të çorientuar më tej perëndimorët që e gjetën veten të teleportuar në një luftë në Ukrainë dhe në kushtet e aktivizmit dekorativ në gjenocidin që po ndodh në Palestinë,) arsyeja që e solli mikun e çmuar në një vizitë që me mungesën e një qëllimi shpallur shpallte një mbështetje të hapur. Ca të tjerë hamendësuan se kjo vizitë ishte një tjetër arritje e lobizmit të qeverisë që me ftesat për investime në lumenj e përrenj, dete e male, male në det, e ku di unë ja doli të arrinte qiellin e ndërkombëtarizmës gjeostrategjike. Shto këtu edhe një mirënjohje të xhaxha Semit për bashkëpendëmbajtjen në Këshill të Sigurimit, mbështetje të ukrainasve, pritje të afganëve, qetësi në negocimin kosovaro-serb, e me rradhë. Mendoj se këtu duhet shtuar edhe teoria se tam-tami i një Lufte të Ftohtë II, do të rindajë sërish Europën e pas rënies së demokracive popullore më 90-tën, që riformatoi Jaltën, i nxit perëndimorët të rekrutojnë në kampin e tyre vendet kufitare si mëmëdheu ynë që sic dihet rri mu mes lindjes e perëndimit. Ballkani i hapur, me pakuptimësinë e tij strategjike për shqiptarët do të fitonte një kontekst të ri në këtë interpretim duke u bërë një skenar të prerë hollë kërcënimin se i bashkohemi shkijeve e Rusisë e kapërdijmë edhe byrazerët kosovarë të copës që na takon me të drejtë e i alarmon europianët e amerikanët. Gjithësesi (në rast të një fije vërtetësie në këtë skenar zbavitës) duhet të falenderojmë hyjin që Rama vendosi ta luajë këtë lojë duke përdorur shkjaun e nuk luajti me ndonjë kredi madhore kineze, që edhe perëndimorin do ta kish tremb tamam edhe ne mund të na kishte ngul ndonjë gjë të keqe nga ku nuk e hiqnim dot. Për të vazhduar sagën e xhaxhave që lyejnë qiellin me ngjyrë trëndafili, shkëlqesia e tij Kryeministri bëri edhe një goxha vizitë në Ankara, ku takoi Erdogan efendiun dhe mori fjalë të mira e përkujdesje plot. Pastaj në Tiranë u organizua një samit në mbështetje të Ukrainës. Në përfundim u morën vesh që të punohet për prodhimin e municionit apo armatimit në vend. Në bashkëpunim me partnerët do të punohet për të rivënë në funksionim industrinë, dikur në lulëzim, të luftës. U çel edhe aeroporti luftarak i NATOs e hya. Pastaj u organizua një tjetër samit i rëndësishëm për bashkëveprimin me BE-në për të përshpejtuar përfshirjen e Ballkanit perëndimor në Europën e Bashkuar. 6 miliard Euro janë në tavolinën e bashkëpunimit e do të shpërndahen tek më i afti. Pastaj Rama dhe një pjesë e qeverisë udhëtoi drejt Azerbajxhanit për zhvillimet energjitiko-gjeopolitike. Edhe beteja për dënimin e gurit të Himarës, Bejlerit, po shenjon njëfarë fitorje. Në Athinë është raportuar të jenë dëgjuar zëra që thojnë ‘lëre Ramën rehat, për momentin, se ka shoqëri të gjerë . E takime e zhvillime kah mos. Vëmendja për këtë veprimtari duket edhe në kujdesin e shtuar të televizionit të pushtetit TC e mediave të tjera dashamire që të pasqyrojnë aktivitetin, edhe dekorativ, të ministrit të evropës dhe jashtësisë, zotit Hasani. Megjithëse, na duhet të pranojmë se kontribut në këto arritje janë frute të qasjes së vetë Ramës me karakterin e tij ngjyrashumë shpalosur nëpër takime e pozime, prap suksesi është sukses dhe duhet hequr kapelja prej atyre që e mbajnë. Megjithatë ende na duhet të kuptojmë skemën e madhe që të kuptojmë masën e vërtetë të këtyre arritjeve. Mu në ditën e takimit të Ramës me Erdoganin ndodhi edhe ngjarja e rëndësishme; protesta e opozitës. E para protestë e opozitës në aksionin e nisur për mosbindje, e që do të kulmojë me zgjedhjet e 2025-ës, u realizua më 20 shkurt duke përkujtuar me këtë rast edhe rënien e monumentit të bronxtë të zotit Hoxha prej pediestalit ku ishte në sheshin Skënderbej. Protesta nuk ishte jo-domethënëse. Pati njerëz mjaftueshëm, ndezën edhe zjarre efemere në oborr të kryeministrisë, u bënë thirrje për mosbindje civile e u vëllazëruan të gjithë opozitarët, me ca përjashtime. Por modestia nuk mungoi gjithandej. Më e qarta modesti ishte kur një grup civilësh nga ana e forcave të rendit penetruan turmën dhe arrestuan mu aty ku ishte të paktën njërin ndër ata që i ndezën zjarret. Një ndodhi me domethënie të veçantë e që ja zbehu profilinin luftarak të protestuesve e protestës. Mu në mes të ekstazës liridashëse, kur nën efektin e humbjes së vetes në turmë liridashësi hedh tej cdo identiet e bëhet mjet, vijnë ca çuna me kapuça e ngrejnë për leckash dhe e hedhin matanë gardhi dhe mjetet e tjera përqark e harrojnë ekstazën dhe bëhen dëshmitarë e spektatorë. Një aksion psikologjik me vlerë të paçmuar. Tregimi i forcës është një ndër elementet më domethënëse të protestave e pamundësia për të mbrojtur bashkëprotestuesin prej turmës demokrate ishte një shenjë fort njollosëse. Legjitimiteti që i buron politikës prej çunave mbeti i mangët për shokët opozitarë. E në fakt ky ogur fatkeq nuk vonoi të pasohet prej ligështimit atje lartë. Ndërkohë që ishim në pritje të njoftimit për datën e protestës së dytë dhe një eskalim të mëtutjeshëm mbërriu haberi që po diskutohet paqja në kryesi të grupit parlamentar. ‘Tobejarevi’ kur thojnë vëllezërit myslimanë për ta mbajtur largë shejtanin e keq. Pa nisur akoma muaji i madhërueshëm i Ramazanit, PD, me nënkryetarë të sapozgjedhur vete e diskuton e pranon që të ketë dy komisione hetimore parlamentare në shkëmbim të braktisjes së mosbindjes civile. Që Doktori i hyri këtij pazari qesharak pako ditë para se SPAK të marrë përsipër të vendosë drejtësi për çështje të 21 janarit është një ekuacion pa të panjohura po prapë. Gjithësesi duket se Demokratët janë në rrugë të drejtë për drejtësinë e do të mbështetsin ligjin për amnistinë që paska nevojë për ca vota më shumë nga sa kanë socialistët. (Apo po krijohet një qetësi para stuhie nga ku me mbështje kufitare e trazi botërore e rajonale, qameti do të shpërthejë me shpejtësi e efikasitet e do të arrijë frute si në vitet e fundit të mijëvjeçarit që shkoi.) Në përfundim na duhet të rikujtojmë prapë se Partia Demokratike e Rithemelimit, që zë akoma kaq e aq minuta në fjalët e kryministrit në asambletë e shumta të kësaj periudhe, në edicionet e lajmeve në TV kombëtare e lokale e rajonale e është një humor, që po ti shtosh edhe skeçin e Partisë Demokratike të Vulës duhet të shitej si trajtim për kurimin e depresionit. Kjo është e qartë, por që nuk po shitet si e tillë është po aq e qartë. Por për fat SPAK balancoi situatën duke i shtuar ngjyrat e errëta në këtë ëmbëlsi pamore duke vënë në pranga Drejtorin e ARRSH, zotin Berberi. Një njeri i afërt i zv-kryeministres Balluku. Ndërkohë edhe Veliaj i Bashkisë pat humbur më herët një koleg të ngjashëm, zotin Taulant Tusha. Mediu, Beqja, Berisha e Malltezi e ca shokë të tjerë paraqiten rregullisht para shokëve hetues për ngrënie te pjata e tjetrit. Por, Por. Socialistët po shtojnë rradhët e për çdo kokë që bie andej lartë këndej poshtë shpërndahen 3333 tesera. Vetëm në Asamblenë e fundit Rama tha se gati 30 mijë anëtarë i janë shtuar partisë që nisi me vetëm 200 petrita. Ndërkohë vendi zien. Përditë po vriten. E vrau, u vra, e shtypi, u shtyp. Kënga që e këndonte edhe Rama, ‘krimi krimi droga droga’ vazhdon e jehon jehonën e vet si jet e mot e ne nuk kemi si mos pëshpërisim në zë lutjen ‘o zot jepi atij që rri kot.’ Një lutje që sipas gjasave do të na plotësohet falë përparimit të madh që po ndodh në inteligjencë artificiale. Megjithëse mund të thuhet se tani, në shkurt të 2024-ës, ka nisur numërimi mbrapsht për zgjedhjet e përgjithshme të 2025-së duhet të pranojmë se jeta politike në vend nuk e ka atë gjallërinë e zakonshme. Lideri i opozitës mbahet i mbyllur në kullë të vet e opozita madhore nuk e miraton një veprim të tillë e prapë vendi ka qetësi.
Por, disa zhvillime të muajve të fundit duket se do të zënë vend në fushatën që po vjen. Më së pari janë refugjatët e Afrikës që do ti japin vendit, më në fund, një dimension europian në debatin elektoral. Pasi Gjykata Kushtetuese legjitimoi marrëveshjen mes Italisë e Shqipërisë për të sjellë andej nga ne refugjatët që duhen situr e vlerësuar nëse i përmbushin kushtet për tu birësuar në familjen Europiane prej italianëve, mbetet të ngrihen kampet nëpër vend. Nëse deri nga vera do ti kemi kampet në këmbë e do të nisin të vijnë anijet që sjellin fatkeqët nga atje ku a frikë atëherë diskursi elektoral do ta ketë fituar një tematikë interesante. Pale pastaj sikur ca çamarrokë të zinj si nata të kalojnë gardhet e telit e të vijnë qyteteve me neps nëpër sy e egzistencializëm post-traumatik nëpër gjokset rinore. Pozicionimi i opozitës që në fillim kundër kësaj marrëveshje do ta ketë njëfarë leverdie, me patjetër. Ndërkohë edhe kryebashkiakët vullnetarë që shprehën gatishmërinë ti përfshijnë në tregun e punës e të mbushin mungesat njerëzore besoj do të zbulojnë se nuk do të jetë kaq e lehtë të arrihet një gjë e tillë. Një gjurmë tjetër po ravijëzohet në qiellin politik të arnautllëkut. Byrazerët myslimanë do të kenë një kufi në shpalosjen e potencialit të tyre erotik. Ndryshimet në Kodin e Familjes, megjithëse nuk kanë pse të ngjallin ndonjë reagim të prekshëm, pse problemi prek një pakicë brenda komunitetit, duhet të rrisin më tej vetëdijen e komunitet të myslimanëve praktikantë për ndërthurjet politike të qasjes së tyre. Tashmë është ravijëzuar prej këtij komuniteti një elitë që prezantohet në media dhe është e gatshme të ballafaqohet në debate gjithnjë e më të ndjeshme. Besoj edhe ambicjet e tyre edhe Një tjetër zhvillim me interes është edhe shpallja e 2024-ës “Vit Mbarëkombëtar i 80-të Vjetorit të Çlirimit”. Si fillim, na duhet të nënvizojmë, në mënyrë të përsëritur, thatësirën e theksuar të qeverisjes në lirizëm e poetizëm që shfaqet tek togfjalëshi ajnshtajnian “Vit mbarëkombëtar”. “Vit mbarëkombëtar?” hapsirë-koha gjashtërrokore me çalim të trefishtë nga e majta na ndërgjegjësoi se viti i kaluar paska qenë jo mbarëkombëtar. “Mbarëkombëtar” do të thotë që edhe vëllezërit kosovarë e ata të Maqedonisë së Veriut do ti gëzohen Çlirimit partizan, që u shoqërua edhe me ndonjë masakër ndëshkimore? Një goxha komision legjendar me një gjysmë duzine të ngritur në katror e pastaj të futur në rrënjë katrore do ta realizojë këtë festë. Shpresojmë vetëm që porositjen e tortës mos ja lejnë shokut Berisha, që ka njëfarë eksperience të shkëlqyer në laparosjen e reputaciomnit të kombit me vezë të rrahura e sheqer. Gjithsesi, ky ‘vit mbarëkombëtar’ nuk ka si të mos gjallërojë tek djathtanikët dëshirën për të marrë pas vetes njerëzit që nuk e përjetuan veçanërisht mirë çlirimin e atdheut dhe ardhjen në pushtet të komunistëve që me shokun Enver në krye, Jugosllavët pak më në krye, e ndonjë xhahil tjetër nga toskëria malore në zbatim të spastrimit, e terrorizuan disi elementin urban dhe kulakun nikoqir. Kujtesa është e largët dhe interesat e ditës prevalojnë, apo paravlojnë, por fakti mbetet. Këto përpjekje për ti dhënë një karakter politik debatit politik në Shqipëri janë për tu lavdëruar. Shto këtu një protestë që po nis ngeshën nga shokët fshatarë, që po kërkojnë subvencione e mbështetje e që duhen kyçur sa më shpejt në tregjet europiane a kineze a ruse a diku, meqenëse kapacitet vendore për të ngrënë dardha e mollë kanë rënë. Pra, padyshim që do kemi fushatën më politike të 30 e kusur viteve të pluralizmit politik në vend. SPAK-u pati një tërheqje të lehtë të veshit me ca zëra që ende nuk i kemi dëgjuar për tu vënë nën mbikëqyrje të pjesshme parlamentare, ndaj normalisht duhet të qetësojë disi protagonizmin e vet. Arben Ahmetaj, me gishtin e tij me rreze lazer, nuk shpoi ndonjë vrimë në koracën e qeverisjes gjatë një interviste prej ilegalitetit egzilor që dha ca ditë më herët në një media qartësisht opozitare. Zgjedhja e kësaj medie (Syri Tv) prej Ahmetajt padyshim ka domethënien e vet. Ndoshta ishte edhe mesazhi më i rëndësishëm i intervistës, në mos po shikimi që fshihte bllofin. Homologu i tij Dritan Prifti një dekadë më herët patin fatin që të kishte pas vetes socialistët me pishtarin ndezur për t’ja validuar dëshminë, megjithëse dora në zemër ai kishte ca prova më të qarta se një përrua ndërgjegjeje që u derdh në lavamanin ku më përpara kishin vjellë lloj lloj shokësh nga të gjitha anët si shoku Arben. Fushata po vjen, po vazhdon e po fillon si gjithmonë. Një betejë e zgjatur parlamentare, që çoi sinjale me tym në hava të sipërme e që së fundi kulmoi me ballafaqim të palëve para partnerëve europianë, rishikimi i ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të kuvendit”, u mbyll pa lavdi, pas publikimit në fletoren zyrtare më 19 janar të 2024 si ligj për disa shtesa e ndryshime me Nr. 106/2023[1].
Komisionet hetimore të parlamentit në vazhdimësi kanë qenë arenë e debatit në jetën politike në Shqipëri. Edhe mohimi i tyre prej maxhorancës socialiste gjatë vitit të kaluar ishte një rrëfyes domethënës i zhvillimeve. Ndikimi i tyre në zgejdhje ndodhi. Opozita megjithëse e ngriti zërin për qasjen jodemokratike që u përdor në miratimin e ndryshimeve në këtë ligj duhet të kish harxhuar ca më shumë energji për të qartësuar mënyrën si artikulohen e ku qëndrojnë problematikat që e shoqërojnë atë. Në momentet e një kakofonie mediatike që thith gjithkënd në vorbullën e vet; të një qasje gjithnjë e më populiste në legjitimimin e qeverisjes, kudo; në momentet e një interesi të paksuar ndaj politikës e rënies së besimit tek secili që mund të kontribuojë në ndryshimin e diçkaje, është e nevojshme që të adresohet ajo tërësi qytetarësh të interesuar që kanë aftësitë intelektuale për të peshuar e marrë qëndrime ndaj zhvillimeve politike në vend. Nëse opozita vazhdon me besimin se do të tërheqë vëmendjen vetëm me aksione të zhurmshme e ngjyrashume ka pak gjasa të ndryshojë diçka. Opozita duhet të kuptojë se ka pak gjasa të fitojë një betejë me një rival që ka një kontroll shumëfish më të madh mbi mediet e mjetet e komunikimit dhe mbi fatet e jetët e qytetarëve. Çfarë ndryshimesh pësoi ligji? Në 9 nenet e veta, ligji parashikon një sërë ndryshimesh që kanë të bëjnë me prezantim të kuptimeve të terminologjisë së përdorur, të drejtave që gëzojnë të përfshirët në zbatimin e këtij ligji dhe natyrisht mënyrave se si do të veprohet për zbatimin e tij. Meqenëse shumica e ndërhyrjeve janë të një karakteri procedurial e hamendësoj se pak i interesojnë lexuesit të këtij shkrimi, ndaj po i kthehem tematikave që kanë një karakter disi politik e që duket se kanë qenë shkas i rezistencës së opozitës. I. Pas një ndryshimi në përkufizimin e vetë termit “komision hetimor’, që tashmë përmban edhe faktin se ngrihet sipas pikës 2 të nenit 77 të Kushtetutës[2] prezantohet një prej ndryshimeve që duket se janë në qendër të debatit. Përfshirja e një sqarimi se për çfarë bëhet fjalë kur themi “Çështje e veçantë”. Në ligjin e pandryshuar të 2002-it mungon një sqarim për çfarë konsiderohet “çështje e veçantë” megjithëse pika 1 e nenit 3 të atij ligji, që sqaronte se cila ishte fusha e veprimtarisë së komisioneve cilëson pikërisht hetimin e “çështjeve të veçanta”, krahas atyre për hetimin e zyrtarëve me imunitet apo argumentimin e shkarkimeve të zyrtarëve të lartë, si aktivitet parësor. Çfarë është një “çështje e veçantë”? “Çështje e veçantë” është ajo çështje që hetohet në aspektin e kontrollit dhe zbatimit të ligjeve, të njohjes dhe verifikimit në thellësi të një fenomeni, ngjarjeje apo veprimtarie dhe që nxit iniciativa për propozime, amendime apo miratime ligjesh, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative për shoqërinë dhe shtetin, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale.”
Megjithëse më duhet të pranoj se njohjet e mija në fushë të gjuhës juridike nuk janë mjaftueshëm të ushqyera, nuk mund të mos nuhas se gjuha ka një ngërç në përcjellje të kuptimeve. Kontrollohet (1) zbatimi i ligjit, apo (2)hetohet se si është kontrolluar zbatimi i ligjit, apo (3) kontrollohet vetë ligji se po ecën zbatimi i tij pas miratimit e identifikohet nevoja për ndryshim të tij? Interesimi i mëtutjeshëm i përkufizimit në njohje verifikim të fenomeneve, ngharjeve apo veprimtarive, si dhe angazhimi për nxitje të iniciativave, amendimeve e miratimeve, na orienton të besojmë se kemi të bëjmë me pikën tre të shtjellimit të mësipërm, pra që komisionet hetimore marrin edhe njëfarë atributi akademik në qasjen e tyre, por besoj se opozita dhe shumica parlamentare duhet ende të prononcohen për këtë interpretim. Në të njëjtën vazhdë është edhe neni dy i ligjit për rishikim që prek nenin 3 të ligjit për organizmin dhe funksionimin e komisioneve hetimore. Në pikën e vet të parë ligji i 2002-it sqaronte që “Komisionet hetimore të Kuvendit krijohen për të hetuar çështje të veçanta, sipas nenit 77 pika 2 të Kushtetutës.” Tani, ky nen do të jetë i rishkruar i tillë: “1. Komisionet hetimore të Kuvendit krijohen për të hetuar çështje të veçanta sipas pikës 2 të nenit 77 të Kushtetutës. Komisionet hetimore janë mjet efektiv kontrolli që veprojnë vetëm brenda hapësirës kontrolluese të parlamentit e të lidhura në mënyrë funksionale me pushtetin e ligjvënësit.” Edhe në këtë nen duket se kemi një sqarim që nuk sqaron mjaftueshëm. “Hapsira kontrolluese e parlamentit”, për më tepër “e lidhur në mënyrë funksionale me pushtetin e ligjvënësit,” na trazon. “Hapsirë kontrolluese” është një koncept i rrëshkitshëm. Kushtetuta e vendit në pikën e tretë të nenit 80-të ofron njëfarë ideje se çfarë mund të jetë “hapsirë kontrolluese” kur thotë se “Drejtuesit e institucioneve shtetërore, me kërkesë të komisioneve parlamentare, japin shpjegime dhe informojnë për çështje të ndryshme të veprimtarisë së tyre për sa e lejon ligji.”, por një lidhje funksionale me pushtetin e ligjvënësit” nuk dimë në e kufizon këtë të drejtë kushtetuese të komisioneve hetimore, apo e le aty ku ishte. Pushtet i ligjvënësit? Duhet një dorë e sprovuar të na hartojë një udhërrëfyes për këto saktësime që ofron rishikimi, por për të na ndihmuar disi kemi një tjetër ndryshim që ofrohet në këtë rishikim të ligjit, ajo është pika e parë e nenit të katërt të ligjit të 2002, që përcakton parimet e përgjithshme të ligjit. Në pikën e parë të këtij neni dikur shkruhej: “Komisioni krijohet me kërkesë të 35 deputetëve. Grupi nismëtar paraqet qëllimin e krijimit të komisionit, çështjen që do të hetohet, propozimin për përbërjen e komisionit dhe afatin e përafërt të përfundimit të hetimeve. Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit.“ Në ligjin e rishikuar kjo fjali e tretë e pikës, plotësohet me sqarimet si më poshtë: “Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e komisionit kur objekti i hetimit respekton parimet dhe standardet kushtetuese si më poshtë: a) çështja duhet të ketë të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera të Kuvendit; b) objekti i hetimit duhet të fokusohet në çështje ose në subjekte konkrete; c) duhet të ekzistojnë të dhëna ose indicie të mjaftueshme për ekzistencën e çështjes për të cilën kërkohet ngritja e komisionit hetimor.” Fakti që çështja u dashka të jetë në lidhje me funksionin ligjvënës apo funksione të tjera të kuvendit është pa mëdyshje kufizues në veprimtarinë e komisioneve hetimore parlamentare. Subjekte konkrete? Indicie e mjaftueshme? Gjithësesi, në përfundim, këtu secili mund të bëjë interpretimet e veta. Ajo që mund të themi është se elokuenca e gjuhës së përdorur nuk na entuziazmon fare. Zoti Rama kur ulet shtjellon këto formulime me specialistët duhet të mos neglizhojë këtë armë që ka pasur një goxha kontribut në mbërritjen e tij në majat ku ndodhet. Në përfundim, fakti që Kuvendi i Shqipërisë po privohet nga mekanizma për të marrë pjesë në jetën politike, ekonomike e të drejtësisë në vend është padyshim një sinjal i keq. (Një sinjal i keq tek rruga për në dreq.) Megjithatë, për të vazhduar argumentin e ngritur në hyrje të këtij shkrimi, mendoj se humbja e një tribune si ajo e komisioneve hetimore parlamentare nuk ka ndonjë domethënie aq jetike për opozitën. Mendoj se me profesionalizëm e kreativitet mund të kapërcehet edhe kjo pengesë. E rëndësishme është që të ulen pak tonet e ti jepet kohë publikut të përtypë atë informacion që zotëron. Tashmë në qarkullim ka informacion, të konfirmuar prej institucionesh kompetente, të mjaftueshëm për të rrëzuar të paktën 10 qeveri, për të kaluar socialistët shqiptarë në një parti opozitare gjysëm ilegale që ka si synim të parë sigurimin e ndonjëfarë amnistie, prej së cilës, fatmirësisht, do të mund të përfitojë edhe doktori. [1] https://www.qbz.gov.al/eli/fz/2024/13/1e0a3c07-3ef2-4074-b7fb-555d4ca7ecda [2] 2. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore. Po flisja me një shok e diskutonim, e thonim, që sikur nuk morëm vesh se si i kshte punët ky buxheti i ri, apo i vitit 2024. Nuk e kishim lexuar vetë edhe këta që dëgjonim të bënin denoncimet e rastit sikur nuk i kishim hasur (madje diskutuam edhe vërtetësinë e bindjeve të tyre) dhe e lamë aty atë muhabet.
Por buxheti mbeti në mendjen time se në do të lexosh politikë, buxheti i shtetit është tregues mëse i qartë se çfarë synon politikisht e aktivisht ekzekutivi, apo përfaqësia më e rëndësishme e partisë politike pas pranisë në legjilativ. Për të krijuar një sfond në ngjarje të buxhetit e të krijojmë pak ‘ambiance” e ngjyra urbane që ta bëjmë ca më të kapërdirshme këtë bisedë të mërzitshme me numra e përzjejmë me copëra nga mbresat e vizitës sime të fundit në Tiranë gjatë kapërcimit të viteve dhe lajmet e edicionit kryesor që kam ndjekur kryesisht tek Topi në datat 10 e 11 të Janarit të 2024ës. Në rrugë nuk zbulon ndryshim. Vargje me makina në qytetin që ndërtohet po aq sa gjithmonë. Tirana, qyteti i rrëmujës zallamahisë, pluhurit helm me gaz makinash nuk i ka gjetur ende binarët. Si e lanë këta planin urbanistik të atyre arkitektëve francezë që bëri Rama kur ishte kryetar, me kulla të larta si vela deri në qiell ndërsa qyteti i ngadaltë do shtrihej mesdhetaro-modern i rehatshëm e i gjerë aty poshtë. Po qe nevoja deri në durrës me të njëtën ide a ku di unë. Por, në vend të atyre gjërave të larta e gjerësisë së përditshme tradicionale dhe më shumë, ai na bëri gjëra të ndërmjetme kudo ku gjeti shesh dhe kudo është ngushtë. Ndërtesa të larta kudo që i hedh sytë, pa kurrëfarë koordinimi me njona tjetrën të rrotulluara sipas mundësisë për rritje të sipërfaqes së ndërtimit. Agorat e lashta nuk u rindërtuan dhe ka pak rritje. Parku shpirtëror që Rama imagjinonte në vizionet e veta me katedrale e xhami, u shkatërrua. Gazetarë si Artan Hoxha thojnë se projekti i portit të Durrësit ka krijuar përfshirje të parave të krimit në realizimin e investimit dhe krijon një mënyrë infiltrimi të parave që përndryshe do të ishin të papastra për tu përdorur të lira në shoqëri. Ndërkohë këta të papastërtisë vetë vriten me njëri tjetrin rrugëve nëpër trafiqe dhe hakmarrje për vrasje që kishin të tjera trafiqe në themel, Lajme, në Shkodër, një xhaxha i moshuar e i sëmurë nga mosha e mendja provokohet prej bisedash e të qeshurash prej të rinjsh nëpër natë poshtë dritares dhe merr shotganin dhe bën shosh një makinë përbri të rinjve. Atëherë policia që nuk i ishte përgjigjur kërkesës së tij për ndihmë më herët mbërrin me 50 trupa speciale nëpër natë që çudisin natën edhe ditën bashkë. Atëherë xhaja siç e do zakoni kapi kallashnikovin, armën e preferuar të të apasionuarve shqiptar të armatimit të pas luftës së dytë botërore në familje. Por shyqyr nuk pati të vdekur. Një nënë e gjorë e sëmurë edhe nga bashkëjetesa e e vështirë e hallet veta ilustron skenën duke qarë e traumatizuar, e gjitha kjo në Rus e me zjarre shkon lajmi përkarshi e në Shën Gjin, që padyshim ka qenë i biri i Gjonit, (megjithëse nuk jam i sigurtë) ku vetë qeveria mblidhet bashkë me drejtorë politikë të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe vendos prioritet e qeverisjes. Do të rikthehet në politikë edhe Blendi Gonxhe, atëherë u fol se ai pat ikur në Spanjë në arrati për një çamarrokllëk me ca pare dhe beton por u kthye ngadalë e pa bori se i gjati e ka shok dhe ai mbaron punë. Gonxhe qenka propozuar të drejtojë një portofol që përfshin Ekonomi, teknologji dhe kulturë. Një ide e mirë bashkimi nën një drejtim vizionar të ekonomisë, teknologjisë dhe kulturës. Vetëm dy javë pasi ka kaluar buxhetin e shtetit, Rama trazon kazanin buxhetor dhe shpik një ministri të re. Po, a nuk mblidheshit dot para miratimit të Buxheti për këtë takim të rëndësishëm ju o shokë të Shën Gjinit, birit të Gjonit që nuk ishte shën? Apo po prisnit që era ti lëkundë kallamat mbi ujë nga veriperëndimi dhe hija e tyre ti shpojë valët në brinjë kur qymyri kërcet në zjarr? Dhe ja ku u kthyem tek buxheti, sepse siç e thamë ky shkrim është për buxhetin e vitit 2024. Dhe ja Buxheti Të ardhurat 676 098 milionë lekë; Shpenzimet 737 378 milionë lekë; Deficiti 61 280 milionë lekë. (Buxheti përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore,sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve.) Ndërkohë nga 737 378 milion lekë të shpenzimeve të buxhetit 408,000 milion i shpërndan qeveria nëpër institucione të vetat për me qeveris, pjesa tjetër janë buxheti vendor dhe fondet speciale, sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve . Na ç’orienton pak mungesa e specifikimit “të reja” në fund të shifrave por nëse shtojmë njëmijëshe dhe heqim dy zore ose shtojmë një dhe vazhdojmë me të reja jemi në rregull. Sepse këtu kemi 730 mijë milion apo 7.3 miliard euro ndërsa te tabela më poshtë të njëjtit dokument shpenzimi i qeverisë shkruhet 408,040,194 lekë. Këtu tërheqim vëmendjen tek publikimi i buxhetit që nuk ja gjetëm një shënim aty që në lexim duhet të shtohen dy zore e hiqet njëra, se pastaj gjithë muahbeti bëhet akoma më pak i fisëm kur njeriu që shprehet për këto tematika, pra unë, duhet të shtohej se në llogarira kam lejuar përafërsime bullafiqe dhe lapsus e ngatërresë do jetë patjetër, por jeni të ftuar në llogarime. Gjithsesi, mendoj se një qasje ndaj qartësimit të kuptimit të tyre bëhet, shto këtu referencën iluminiese në Euron me një kurs këmbimi me lehtësi matematikore maksimale (1:100) dhe ja: Buxheti Mund të vejmë re se buxheti i ri e rrit ndjeshëm masën e vet prej 2013-ës demokrate, kur ishte 405,408 milionë lekë shpenzime (737 378 milion lekë); për më tepër edhe defiçiti është më i vogël. Ky krahasim me periudhën e qeverisjes së djathtë, megjithëse duket jo fort domethënës, pse 10 vjet nuk janë pak, por nga ana tjetër tregon atë që duhet, se socialistët mbledhin gjithnjë e më shumë para që ti shpenzojnë në dobi të popullit, (megjithëse është këtu tek shpenzimi ku gjykimi ynë vjen e turbullohet.) Ndërkohë kemi edhe një dhjetëvjeçar që mund të vlerësojmë për zhvillimet që ka sjellë. Pra në 2013-ën janë mbledhur 321,919 milionë lekë ndërsa më 2024 do të mblidhen 676 098 milionë lekë. 3.2 miliard euro kundrejt 6.7 miliardëve. Kursi i këmbimit na i rënqeth shifrat po ideja del. Më shumë se dyfishin. Nga ana tjetër, ta zemë se ekonomia u rrit me një mesatare prej 3% në vit, duke kujtuar edhe humbjet në vitet e pandemisë dhe tërmetit dhe rritja shkon në total tek ca më shumë se 33.333%, por e ardhura është rritur me 101%. Pra, një proces formalizimi i ekonomisë u imponua me sukses. Profesionet e lira ankohen se do tatohen në masën 20 e diçka përqind të fitimit, edhe andej këndej me siguri që ndjehet, por unë nuk ndjej ndonjë simpati të veçantë për kauzën e tyre si majtanik që mendoj se jam. Nga këto paret që thamë 447 mijë milion lekë janë tatime që mblidhen në popullatë, jo-tatimore janë 25.4 mijë milion lekë. (Jo tatimore, pra nga menaxhimi i pronës në dorë shtetërore. Pyje që shesin e ujë që sa nuk e pijnë, dheu e betoni me tulla e tjegulla, 400 hidrocentrale e trarë. 25.4 mijë milion, 2,5 miliard euro pak a shumë. Në 2013ën, ky tregues ka qenë 24.1 mijë milion lekë. (Ky padyshim që është një tregues i rëndësishëm e jo fort i lavdishëm për të kuptuar punën e qeverisë me minierat, hidrocentralet, fabrika e uzina qira e shitje, privatizime e kësi senesh, por të mos neglizhojmë këtu më shumë se dyfishim të granteve në 16 mijë milion nga 7 që kish pasur dikur)) Por. që të qartësojmë disi idenë e buxhetit në kokë do na duhen ca vjega më shumë, ja për shembull sikur, në një akt anarkik, Rama të thotë ikni pirdhuni se nuk merrem më me ju, pezullohet qeverisja edhe bëni ç’të doni me ekonomi, drejtësi, rend dhe shëndetësim arsim e kështu me radhë, hajde merrni secili pjesën që ju takon nga buxheti i shtetit ndarë barazisht atëherë secili nga ne po të jemi 3 milion do kish marrë nga 20,5 mijë lekë në muaj. (Dhe unë përfitoj nga rasti të përshëndes idenë time të vjetër që ta ndajmë edhe vendin në ngastra të barabarta e ta ndajmë në një lotari gjigande, duke lejuar shkëmbime e ndërshitje mes banorëve, zonat e banimit të përjashtohen disi e pastaj me ba dicka.) Nëse marrim në konsideratë GDP-në e vendit më 2022, buxheti i shtetit është sa një e treta e GDP-së, për ekonomi si e Gjermanisë buxheti i shtetit është diku mbi 1 e pesëmbëdhjeta. Dakort gjermanët një pjesë shumë më të madhe të financimit në shoqëri e kalojnë nëpër organizma jo qveritare, ndoshta shtetërore apo edhe shoqërore, por treguesi mbetet për shërbime të shumëfishta. Ja, ndër 4.miliard eurot që kishte në dispozicion qeveria shqiptare, 3.55 miliard do të menaxhohen prej ministrive pjesa e mbetur janë për institucione të tjera, shoqëri civile, akademi, tvsh, shik, fond etj., etj., e tek ministritë shpërndarja është pak a shumë e tillë: Tabela padyshim që do koment, por edhe çfarë të themi. Po ndërtohet hekurudha me 40 milion euro. Rugët 260 milion. Ndërkohë që infrastrukturë konsiderohet edhe fondi shqiptar i zhvillimit me 160 milion euro. Kultura jonë e dashur merr 40 milion euro. Unë nuk dija ti besoja syve kur e pashë këtë buxhet, mashallah!!!, thashë me vete. Me 40 milion euro kultura mban 3,300 punonjës me njëmijë euro në muaj për 12 muajt e vitit buxhetor. Me majt 3300 veta për një vit Kultura këtu u bo rehat. Teatri dhe kinemaja, shto këtu edhe tvsh e akademi e gjithë ato gjëra. Dakord do paguajmë edhe tulla, makineri e drita, roje e ksi senesh, por me gjërat që na ndodhen në duar e pa shumë shpenzime mund të përmbushim maksimalisht kërkesat e shokëve aktorët e teatrit kombëtarë të shkojnë e ndihmojë shokët e arkeologjisë me gërmimet kur nuk janë të angazhuar në projekte artistike, shokët e kinemasë kur nuk kanë punë të shkojnë e punojnë në muze, e sektori të bëhet një drejtori e vetme. Nëse i i rikthehemi atij thashethemit për Goxhajn, na duhet të vejmë re që ekonomia aktualisht është me financën, të paktën në buxhet që erdhi e shkoi, e kalkulimet do jenë më komplekse, por në një lexim artizanal të zërave brenda ministrisë, ekonomia ka pak a shumë 80 milion euro apo ti shtohet këtu edhe Kultura që ka pak a shumë 40.5 milion dhe ndonjë agjensi që ka lidhje me teknologji 4 a 5 mijë milion të tjera dhe kaq. Një projekt diku 150 milion eurosh do të na vinte në shërbim të popullit njohje të shkencave ekonomike, atyre teknologjike dhe mjeteve kulturore bashkë për të vjelë gëzime e fryte për të gjithë ne që na u fal mundësia unike e të qenit në këtë botë, në këtë vend me këtë natyrë e kështu me radhë. Me 150,milion euro arrijmë të mbajmë në punë për një vit 12.500 veta.. Jepjani paret në dorë miletit thojnë, që veglat dhe materialet e punës ti gjejnë vetë dhe këta syshnqiponja do ta përmbushin dhe joshin çdo aspiratë të popullit tonë për t’ju ngjit progresit nga ky front ekonomik, kulturor e teknologjik.. E rëndësishmja Ministri e Mbrojtjes merr 480 milion euro me gati 6.5% të buxhetit; në 2013-ën, me 190 milion kjo përqindje ishte 4.3. Një rritje domethënëse në shpenzimet për mbrojtje. 2.ca% e gdp-se se 2021-it. Gjithësesi për ta sqaruar, duhet thënë se një avion luftarak mund të kushtojë diku tek 20 a 30 milion dollarë. Me kaq pare mbahen në punë 6300 veta me 100,000 lekë në muaj. Kurse arsimi i lartë mund të mbajë 10,858 veta me buxhetin e vet prej 130 milion euro të veta. Kurse arsimi bazë ka 22,500 të punësuar me paret e veta, (këtu brenda janë edhe tulla e beton që e përmendëm dhe më herët, por në parim. Për 443 mijë shqiptarët e grupmoshës 0 – 14 vjeç/ Policia e shtetit e ka buxhetin 22,4 mijë milion lekë (220 milion euro). 18,333 policë, pra një polic për çdo 152 prej nesh (prej jush, domethënë) Turizmit dhe mjedisit 3.5 mijë milion. 35 milion euro. Eeeeqeverisja 3,7 milion euro. Shoqëria civile dhe kultet fetare nga 1.3 dhe 1.4 milion euro secila. Bujqësia do marri 140 milion euro ti prishi bashkë me zhvillimin rural. Me kaq euro apo më mirë si me thënë me 11,600 veta të paguar nga 1000 euro për të 12 muajt në vazhdim; secili suksesi është i garantuar. Kurse përkujdesi social do të marrë 290 milion euro për të paguar me 500 euro 48 mijë veta. Presidenti i vendit e ka pagën 4.2 milion lekë të vjetra në muaj, apo si i thonë ndryshme gati 50, 000 euro në vit. Rroga e presidentit gjerman është €254,000 në vit e në raport me pagën minimale të vendi gjermoni merr pak a shumë 13 herë më shumë se paga minimale në vend (nuk ve dorën në zjarr për koeficientin e gabimit se informimi është me ëikipedia në këtë pjesë, por mendoj se nuk e pengon një ide të lindë, ndërsa në Shqipëri ky raport qëndron më afër 10 herëve. 345 mijë euro për partitë. Sa janë 3,45milion euro për partitë? Ja ta zejme se këta kanë rroga po dhe qera e ashtu gjërash plot, por po e llogarisim si rrogë të gjithë buxhetin dhe kriojmë një ide, ta pjestojmë këtë buxhetin dhe dalim tek 290 njerëz, që merren me këtë punë në harkun kohor të një viti me rrogë 1 mijë euro të vjetra në muaj. 290 njerëz nuk janë aq shumë. Dora në zemër. Edhe agjensia telegrafike shqiptare me 870 mijë euro mban dot vetëm 72 veta me 1 mijë euro. Kurse akademia e shkencave me 460 000 mund të mbajë 38.3 persona në punë me atë pagesë. Dhe këtu shifrat na lodhin e ringjet opozita. Arma e çdo demokracie dhe dorë e çdo demokracie dhe vete e çdo demokracie. Për tu informuar, tek lajmet e edicionit kryesor të Top-it kanal, që po e përdornim edhe më herët për krijimin e ‘ambjonsës’, opozita si kapitull në lajme u çel me një deputete të Partisë Demokratike, që po merr me nder detyrën e opinionistit tek big brother. Kjo vajzë me gjithë respektin për të ku e gjen mu në mes të aksionit opozitar ti përvishet një pune sa dinjitoze aq kohëkonsumuese. Distanca e saj nga një kauzë përfaqësimi të popullsisë që e ka liderin në arrest shtëpie është alarmante. Në ëndrrët e mija deputetja në fjalë po bën diçka tjetër. Ja se si shkojnë ngjarjet në kalamendjet e mija: Ndërkohë që deputetja në fjalë bën vrap nga liqeni dhe stërvitet me pistoletë te poligoni aty pranë, Sali Berisha ka rifilluar të flasë vetëm me të familjes, se po ti vijë për vizitë vëllai i kunatit të një shoku, e ti thotë mirëmbrëma e rrasin brenda, përveç rasteve kur është në dritare. Vetëm Argita dhe ai murmurisin nën buzë te lavamani duke mbajtur cezmën hapur që të shmangin përgjime. Ai thotë nën zë, - Thuaji të përdorin bomba molotov të kalibrit të vogël që ti venë zjarrin atyre karrigeve që janë mullar te foltorja e kuvendit të popullit, apo si i thonë ndryshe?’. Mundësisht ti vihet zjarri krejt godinës duke shkatërruar me këtë rast edhe Akademinë e Shkencave dhe fotografitë e saj me korniza druri gati për tu djegur. Protesta jashtë ta pengojë zjarrfikësen. Deputetët duhet të kalojnë në burg. Në një qasje opozitare ndaj asaj të Nanos që doli nga burgu e ju bashkua socializmës që nuk mbyllej kund, demokratët do të futen njëherëzi të gjithë në burg e nga aty do vazhdojmë drejt fitores, Asaj për pak nuk i ra pjata nga dora e i tha Ua, c‘thua,?, baba. Ai u vrenjt e tha. Jemi marrë vesh për këtë punë, ti vetëm do flasësh. Kam fol, ti fol aty në televizor e komento si të jetë më e mira. A të keqen baba. Po po - tha ajo, pastaj shtoi,- por ata. Kemi vendos që të futemi të gjithë në burg e që aty do të bëjmë fushatë të pavarur drejtuar prej familjarësh që mund të merren me këtë punë, zgjedhjet e ardhshme parlamentare fushata duhet organizuar nga burgu dhe secili do kandidojë familjarin e vet. Do ta dyfishojmë anëtarësinë duke marrë secili një të familjes në parti dhe do të jetë secili prej tyre një zëdhënës i të gjithë partisë. Anëtarësia aktuale me akte të mosbindjes civile do vijë në burg. Do mbipopullojmë të gjithë qendrat e kryerjes së dënimit dhe ato të paraburgimit, do shpallim amnisti të përgjithshme nga burgu dhe do të drejtojmë vendin drejt progresit demokracisë dhe drejtësisë së përgjithshme si zakonisht prej ekzilit të brendshëm pa kufizim. Vërtetë mendon kështu, e pyeti ajo të atin, duke mos qenë shumë e sigurtë nëse kuptonte pastaj shtoi, - “Baba, atë mund të tregohen të ashpër. Ata njohin njerëz që janë vërtetë të ashpër.” Ata nuk janë puna jonë e dashur, tha Berisha dhe i qeshi së bijës përzemërsisht dhe i tha së bijës që do bëhej mirë e se nuk kishte pse i shplante enët nga lavastovilja, apo u duhet një ujë? Ndërkohë anëtarësia flinte e qetë rrugëve të qytetit e dhomave gjithfarëlloji, as nuk e kishte idenë që zoti Berisha do ti ftonte në burg mu nesër që kishin vizitën te dentisti dhe i dhimbte shumë koka. Ajo mendoi me vete, - Ideja e anëtarit të familjes në fakt nuk qenka pa tërheqje, numri është rritur ndjeshëm dhe grupe zonjash të nderuara e aktive kanë ndërmarrë aksionin. Lidhja e grave dhe forumi rinor i partisë demokratike sërish mbajnë peshën e vërtetë. Ca shokë nga lidhja për mbrojtjen e teatrit gjithashtu kanë kontribuar. Janë edhe licensëmbajtësit e hidrocentraleve, ndërtues e mbajtës të ndojë lloji tjetër liçense që kanë mbështetur lëvizjen për ndryshim në rrethin familjar, ca shokë të tjerë që gjithashtu janë shprehur në mirënjohje të partisë. Vetë Rama duke thënë se nuk mund të ballistë në një komision bipartizan ishte një vërshëllimë për zgjim në djathtërinë, historike ideore e krahinore që karakterizon çarjen shqiptare politike. (Rama po mërzitet, do qerelec, uuu ca lajmi.)Aty sikur u zgjua e zëri i ngadaltë i të atit vazhdonte e asaj për pak nuk i ra pjata nga dora e i tha - Ua, c‘thua,?, baba. E mu aty me këto muhabete bie dera dhe vijnë nga sSPAK-u të kontrollojnë nëse gjithkah është konform rregullave në dënim me burgim në shtëpi të të pandehurit zotit Berisha. Ata në derë, Berisha merr dy flamuj të blunjtë me shkronjat e bardha që thojnë parti demokratike dhe del në dritare. Këta shokët e spakut i thonjë njëri tjetrit, -“ po hidhet, hajt tyë ikim!!” Dhe largohen. Argita sheh babin dhe i thotë, - “mirë, le ta provojmë.” Shokët e antiradikalizmit po përgjonin dhe e morën vesh. Në fakt, edhe gjindja kur u zgjua gjindja e shpalli të pabesueshme ftesën për në burg se të tjera histori që nuk u mor vesh kush i përhap bashkë me histori të tjera e bënë të pabesueshme. (Në një kthesë publicitare unë do thoja që ideja e largimit të portit të Durrësit nuk është një ide aq e keqe. Madje nëse më lejohet unë propozoj që edhe porti i Vlorës të gjehet mënyra e të ngushtojë territorin e vet makimalisht dhe ti bëj vend sa më shumë urbanes, jahteve e skafeve. Edhe tragetet mund të gjejnë një mënyrë më miqësore me ambjentin, marrja e mjeteve automobilistike në qera e lehtësira të tjera mund ta bëjnë shumë të lirë e lehtë ardhjen e miletit prej Italie e tëhu pa tym me vete, ju ofrojmë makina me bateri. Lëre pastaj ballkonet mbi atë port. Fund.) Dhe rikthehemi tek SPAK dhe kryerja e më shumë e më me guxim e hetimeve e dënimeve deri tani janë bashkë me nder e lavdi në nji fjali. E rrinë aty bashkë. Por vendi vazhdon trokullimën e vet si gjithherë. E kapëm ja morëm po ja dhe pak se ja dhe kjo se ja dhe ajo dhe ja ku jah. E kjo kontrollon disi orekset aty tek sofra e kjo është e lëvdueshme, por e por, por. Në thelb ajo që na duhet është një rishpërndarje më e mirë e të ardhurave. Dakort, bashkëqytetarë të shumtë me një çrregullim të vëmendjes kanë një pasion të sëmurë për para e pushtet dhe e ushtrojnë, por ajo pasuri e sëmurë në masë të madhe duhet ti rikthehet shoqërisë dhe SPAK po punon. Metra katrorë gjithandej. Shkatërrimi i një rrjeti trafikimi droge nga SPAK në bashkëpunim me hetues nga europa i bllokoi çunave 55 milion euro. Me 55 milion euro mban 40 shoqëri civile si shteti shqiptar. Kulte fertare mban 36. Po çunat kaq kishin kur u kapën, po nuk e besoj se nuk kishin lëviz diçka më herët e ndoshta aq lekë i kishin. Pastaj të tjerë ka plot. SPAK këto ditë paska kërkuar edhe kapjen e ca shokëve të Taçit, atij shokut të Berishës që ka shpëtu dikah. Përfundim Gjithsesi në përfundim:, qëndimi im politik është që duken gjitha ato lekë. Duke pasur parasysh edhe numrin e njerëzve që mund të kontribujojnë aftësitë e veta me të ardhura mesatare është i mirë. 226,666.6 veta mund të paguhen me 1500 euro në muaj me ato para. (4.08,miliardeuro/1500euro/12muaj) Dakord secili ka kontributin e vet për të dhënë dhe shpërblimin e vet për të pretenduar, e shpenzim i madh për tu bërë, por unë nuk jam i kënaqur me qeverisjen socialiste dhe mendoj se largimi i saj prej pushteti do të prezantojë një fazë të re e më të mirë të zhvillimit të shoqërisë në terma politikë, por mendoj se ky zhvillim nuk ka përfunduar dhe roli i socialistëve në mbajtjen e dimensionit të politikëbërjes, vetëqeverisjes dhe mosvarmjes prej askuj të shoqërisë sonë vazhdon. Një shumësi të rinjsh po ballafaqohen me sfida të përgjegjësisë së vendimarrjes, por për fat të keq shpesh ata nuk janë të mbështetur si duhet prej institucionit partiak si artikulim sistematik i vullnetit shoqëror. Ata ndoshta e kanë simpatinë, por procesi ka pësuar një transformim në atë masë sa edhe Partia ka kaluar në një model populist që i ngjason partive ku një lider karizmatik vjen e i bëhet nëna mbretëreshë një kolonie bletësh që kullosnin at livadh ideologjik e psikologjik bashkë. Shteti po investon fare pak në zhvillimin njerëzor të shoqërisë. Shumë pak financime kalojnë në shoqëri, besim, kulturim. Pesha e shtetit mbetet e madhe në zhviillimet ekonomike në vend dhe kuptimi i rezultateve të punës i paqartë. Rritja e madhe buxhetit pak shoqërizohet me cilësi më të mirë jete, arsim më të mirë, etj. SPAK (Struktura e posaçme antikorrupsion) duket se është vënë në qendër të çdo zhvillimi politik e komentimi medial në Shqipëri. Ditët e javët e fundit ka qenë aktiviteti në zyrat e këtij institucioni ai që ka ndezur interesin e politikdashësve dhe ka pasuruar me tematika debatin e paprerë të politikës ditore në mëmëdheun e dashur kuq e zi.
Karakteri jopolitik i SPAK është një besim në konsolidim e sipër për shumicën e publikut shqiptar, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me besimtarë opozitarë praktikantë. Këtë besim SPAK po e ushqen me një numër flishë edhe nga ana e qeverisësve. Ja p.sh., njeriu i besuar i Liderit, Ilir Beqja, biri i mësuesit të mësimdhënesve, të nderuarit Hamit Beqja, është nën lupë për ca shkelje që kanë devijuar ca miliona euro nga ca qindra mijëra njerëz njerëz në ca xhepa të pakët ku ca më pak njerëz e fusin dorën. Nën lupë janë edhe ish ministrja e jashtme, Xhaçka, ish-zëvendskryeministri Ahmetaj, një dyzinë kryebashkiakësh e plot majtallinj të tjerë, që megjithëse pa fort peshë politike për shkak të rëndesës tejet të përqendruar të socialistëve tek lideri historik ER, kafshojnë prej vërteti e kështu janë një ushqyes i besimit se SPAK nuk merret me politikën por me krimin. Ndërkohë, lajmi i vërtetë për SPAK është Berisha, Berisha ky burim i pashtershëm i retorikës qeverisëse e opozitare në vend që të marrë edhe një herë në dorë pishtarin për të hequr udhë në shpellën vendore për politikën busullhumbur të banorëve të meslindjeseperëndimit të afërt është bërë vetë një pishtar. Ka shitur firmën te dhëndri që e ka shit edhe një herë tjetër e pastaj I ka thënë dikujt që mund të vrasë dikë, e kështu me radhë, janë flakët që na e përcëllojnë pishtarin. Berisha, pavarësisht dashurisë pakët që unë e plot të tjerë ushqejnë për të, është një lider i padiskutueshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ai prej hijes udhëhoqi tetë vjet PD-në, pas njëzet e kusur vitesh në diell. Emëroi një kanakar minor në krye të partisë e, megjithëse pa simpatinë e anëtarësisë, ja siguroi qëndrimin në krye për 8 vjet. E pas tetë vjetësh kur u rrezikua doli prej hijes e me një foltim rimobilizoi në rradhët që kryesonte vetë më shumë se 90% të anëtarësisë demokrate. Edhe Ilir Meta duket se është në negociata për ta përmbajtur ndezjen e tij si pishtar. Fakti që duket e zhduket, përmendet e harrohet diku, i trash nuancat mbipolitike të këtyre zhvillimeve. Stërhollimi i mëtutjeshëm i këtij skenari do ta kishte pjesë të zhvillimeve të veta edhe zgjimin e alarmuar nëpër natë të Ramës nga telefonata që e informon se emri i tij dhe firma e tij dhe veprimi e mos veprimi ja bëjnë të vështirë kontributin e mashumtë në jetën politike në vend. Ai dhe shokët e tjetër liderë do ta kenë të vështirë të impomojë një lidership të ri për grigjat nëse nuk janë në pozita pushtetmbajtje. Vendosja e këtij institucioni (SPAK) në kontekstet e duhura të zhvillimeve social-politike në vend, kuptimi i objektivave dhe burimeve të legjitimitetit e forcës së tij janë të një rëndësie të dorës së parë për vendin për shkak të këtij roli të rëndësishëm në drejtimet e secilit zhvillim. E një debat i tillë po i mungon ende shoqërisë shqiptare. Rrokja e problemit në një nivel filozofik e politik ende nuk është bërë e qytetarit ende i mungon një strukturë konceptuale ku të vendosë lajme për arrestimin e njërit e njollosjen e tjetrit e shtegun nga do vazhdohet përpara. Vetë drejtësia nëpër reformimin e vet na tregoi se ca më shumë se 50% e aktorëve të saj nuk e meritonin të vazhdonin të luanin rolin e besuar nga shoqëria pse kishin kryer veprime që drejtësia nuk i toleron e dënon e ndëshkon. E procesi vazhdon se ndëshkimi mungon. SPAK, megjithëse Rama e trumbeton se është produkt i vullnetit qeverisës të socialistëve, duhet të kujtojmë se ka marrë mbështetjen unanime të përfaqësuesve të popullit shqiptar në Kuvend. Një mbështetje që socialistët e dhanë ca më lehtë e për më tepër ja hapën derën iniciativës në kuvend, por që kemi arsye të dyshojmë se zemrën e kanë ndjerë të rëndë tamam si byrazerët te karriket e karshisë. E kjo na kujton se reforma në drejtësi ishte mbi të tëra një kërkesë e faktorit ndërkombëtar, SHBA-së e BE-së, dhe në vazhdimësi ka marrë e merr mbështetjen prej tyre, por në rast se kemi vërtetë një projekt të qytetërimit perëndimor për të na tërhequr kah vetja ku janë skajet e tij. Një projekt që nisi me gërryerje të sovranitetit të përfaqësuesve të vullnetit popullor në sallën e Kuvendit, atëherë kur i detyroi baballarët të votonin kundra dëshirës së vet, merr rrokullimën e bëhet ortek mbi luginën ku mrizojnë heronjtë e jetës politike shqitare e i shpërndan e i përpin është një zhvillim që megjithëse na gëzon, na alarmon. Na alarmon se nuk kemi si të mos vëmë re se aktiviteti i këtij institucioni po çon vendin drejt një zëvendësimi të përshpejtuar të elitave politike. Një zhvillim sa i vështirë kaq edhe kompleks. Një zhvillim që në normalitet kalon prej procesesh mentorimi e trashëgimi të vizionit politik, informacioneve e influecave, lidhjeve e burimeve. (Vërtetë, populizmi nëpër Europë ka sjellë prurje të vrullshme e mbresëlënëse, por kudo pas hyrjeve të befta ka pas tërheqje e rifutje në qerthuj maturimi.) Ku do të tërhiqemi ne? Ky alarm amplifikohet edhe prej faktit se projekti është i lehtë për tu realizuar. Një tufë grykësash marrokë që vodhën popullin e vet me paturpësi e injorancë janë një shënjestër e lehtë. Mungesa e mbrojtjes prej elektoratit për këtë tufë kusarësh imoralë e banalë e ka bërë edhe më tërheqës këtë aksion që na afron me intergrimin, por ... ... .... A do të kemi kohë të krijojmë një lidhje besimi e llogaridhënie me drejtuesit e rinj që me emërim amerikano-europian e me votim popullor do ti japin drejtim jetës ekonomike shoqërore? A mund ti besojmë atyre kapitalistëve, që kur vjen puna ndër miq të largët mendojnë se liberalizmi e fitimi vetjak janë sekreti i çdo suksesi? Ndërkohë, deri sa të vijë momenti i përplasjes së vërtetë, opozita është e angazhuar në një aksion parlamentar kurioz. Një aksion që si për ironi kërkon të drejtën për ca më shumë hetime. Hetime prej komisioneve parlamantare. Në një situatë kur denoncimi i shkeljeve nëpër media shndërrohet në zhurmë sapo bashkohet në korin e njëmijë e një denoncimeve E kjo na kthen në zhvillimet normale të konkurrimit elektoral ku na duhet të vejmë re se së fundi janë shtuar edhe do tematika që kanë potencialin të trazojnë ekuilibrat e peshores elektorale. Një marrëveshje për të pritur 3 mijë emigrantë në muaj, me Italinë që pret e shtyn tutje nëpër det një goxha numër të rinjsh e më pak të rejash që prej Afrikës së Veriut e kalojnë detin për tu shpërndarë nëpër Europë. Vitin e kaluar Italinë e arritën rreth 105.000 refugjatë, ndërsa këtë vit deri në shtator numri ishte 126,000 refugjatë e zhvillimet e andejut tregojnë se nuk ka arsye që numri të bjerë. Rrëmuja që karakterizon procesin e pritjes, apo shtyrjes mbrapsht të refugjatëve nëpër det nuk e zbukuron fare këtë proces, që megjithëse europian në thelb nuk është tamam prej kopshtit të lulëzuar që njohim. Greqia, me më pak se 20,000 refugjatë dhe Spanja me po kaq ankohen për mungesë të mbështetjes prej byrazerëve europianë dhe rrëmuja e parehatia karakterizojnë ndonjë ishull andej këndej. Me 3000 burra që shtohen me po aq në secilin muaj, mbyllur në një kamp që sipas gjasave do ta ketë vëmendjen e madhe prej mediave të majta të gjithandejit politika jonë vendore corientohet. Pale kur ndonjë anije me ndonjë mijëshe njerëzish të sfilitur e uritur shtyhet sa andej andej e pastaj përfundon këndej nga ne ku ligjet e mikëpritjes e tolerancës janë fanar ndriçimi. Ndërkohë edhe fara që Berisha e mbolli me kaq kujdes me Bejlerin i lidhi frytet dikur do na vi edhe përgjigjja e Gjykatës për detin, një përgjigje që gjithësesi do të jetë problematike. Grekët po rinisin bllokadat e tyre të zakonshme e Ramës do ti duhet ta paguajë kohën në mikrofon me gjëra shqiptarësh që me siguri do ta kenë një kosto elektorale. Ramës nuk do ti mjaftojë gjuha e shkathët për të pluskuar këto tallaze. Diplomacia e tij e protagonizmit skenik shumë shpejt do të ballafaqohet me kufijtë e vet. Lufta në Ukrainë së shpejti duhet ta gjejë fundin e vet e sipas gjasave fundi do të sjellë një përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë, zhvendosje të vëmendjes së Amerikanëve drejt të largëtës Lindje e Largët që do të thotë edhe një përmirësim të pozitave serbe në Ballkanin që duhet hapur sërish, e Kosova të rishfaqet me shqetësimet e vet pas një periudhe të favorshme ku politika jonë e jashtme arriti pak. Anëtarësia e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përfundon së shpejti e bashkë me të edhe pendëmbajtja dinjitoze e do të na duhet të rikthehmi te diplomacia ojq-iste ku kemi qenë gjithmonë. Një kosto elektorale që Rama do ta adresojë duke ç’puplosur Berishën e Metën. Por arrestimi e burgosja e tyre megjithëse një aksion legjitim i drejtësisë së reformuar nuk mund ta ketë jetën e gjatë. Publiku i përmbytur tashmë në historira korrupsioni e zhvatjesh me lloj lloj mënyrash do të shohë më shumë kur Berisha e Meta të fillojnë e derdhin në përrua dijet e tyre, e dikur shumë do të bëhet tepër. Ndërkohë edhe socialistët nuk mund ta lejnë qetë për shumë gjatë liderin Rama. Rradhët e lidershipit socialist gëlojnë prej shënjestrash që drejtësia reformuar do ta ketë vështirë ti anashkalojë e ndërkohë socialistët nuk do ta besojnë lehtë që njëra prej duarve në timonin e drejtësisë nuk është e Ramës. Deri tani anëtarësia socialiste megjithëse nën hyqmin e prijësve lokalë luajalitetin apo besnikërinë e vet e investon tek lideri i madh, por kjo gjë me gjasa do të ndryshojë. Janë njerëzit e Ramës, rilindasit, që kanë pasur aksesin tek paratë këtyre viteve e sipas gjasave janë ata që do të duhet të gjejnë zgjidhje për trazirat që u aviten prej horizonti e kjo vëmendje e shpërndarë do të çelë rrugën për socialistët e parilindur që ta shkundin pluhurin nga turiçkat e veta simpatike dhe të ringrejnë flamurin pak më rozë që i ka prirë vegjëlisë nëpër lloj lloj situate. E kështu e gjejmë veten në lulishten e shtigjeve që bigëzohen. Me SPAK-un në njërën që zhyt lidershipin e politikës tradicionale në kaos e me politikën vendore e të jashtme që ballafaqohet me vendime që do të zhvendosin simpatirat elektorale: A do të rrisin peshën e vet forcat jashtësore të politikës shqipëtare? A do të sigurojnë një vend mes baballarëve të kombit Lapaj, Shabani e Qorri? Po dega në Shqipëri e Vetvendosjes a do ta ketë një shok me mikrofon? Megjithëse në disa raste këto iniciativa politike kanë ngjyrimet e një projekti të cilit nuk i njihet pronësia, financimi e objektivat fakti që shanset për pjesmarrje në përfaqësim rriten sjell edhe rritje të financimit, mbështetjes e suksesit. Tematikat e reja që po i shtohen jetës polityike shqiptare do ta bëjnë më të lehtë për tu identifikuar retorikën populiste. Lufta kundër korrupsionit nuk e ka të njëjtin efikasitet si thirrja për ndalim të vrullit të emigrantëve në tërheqje të mbështetjes elektorale.
Kemi argumenta edhe pro edhe kundër.
Ja për shembull, kundër kemi faktin që jemi ende ca largë zgjedhjeve për parlament. Që ta kishte tamam efektin në zgjedhje ky proces duhet të kish pritur edhe një vit. Për më tepër burgosja e liderit dihet që është ngacmues i shkëlqyer për thellim dasie, mobilizim anëtarësie e rritje vendosmërie. Për më tepër, Partia Demokratike është një rrënojë politike, që megjithëse ruan njëfarë simpatie çuditërisht të gjerë shoqërore (gati 40% e elektoratit që votoi në 2021-in) ka pak gjasa të përfaqësojë ndonjë rrezik real në zgjedhjet e ardhshme. Vërtetë njerëz që votojnë PD-në për inat të socialistëve mund të ketë, por profesionalizmi i aksionit elektoral të socialistëve, rrëmuja në lidershipet qëndrore e vendore të demokratëve e burimet anemike në dispozicion të PDve e bëjnë rivalitetin e saj një dekor më shumë të nevojshëm se të rrezikshëm. Shto këtu që nëse kjo ndërmarrje do të kishte frymëzim politik, kundër Berishës do të riçelej procesi për të vrarit e janarit, mbi gjakun e të cilëve Rama ka ba jemin që do ta lëshojë drejtësinë. Lëre pastaj Gërdeci që është akoma hapur e po përzhit aleatin Medi e që mund ta prekte Shkëlzen Berishën e do kishte një joshje më gjerë për elektoratin. Bërja e ca milion eurove me ndërtime ndoshta të pamirëmenduara e me ngatërrime nëpër procese lejesh në Shqipëri çudi që qenka krim. Nga ana tjetër, në argumentat pro karakterit politik të procesit mund të themi se për mendësinë tonë, megjithëse në reformim, fakti që një gjyq i këtillë të jetë jopolitik është bazë për një barsaletë me pak humor. Patjetër reforma ka një fillim të ri e prokuria e posaçme e hetimi i pavarur e SPAK vërtetë ka detyrën të ç’pështjellë këtë lëmsh, por qyteti është i tëri në zhvillim. Me hap për këto tematika ndërtimesh trull ndër prioritete për SPAK do të thotë fundosje në vargje malesh me dosje mu në mes të një batërdie që rrjep e grabit mëmëdheun cep e më cep, me banda kriminale që nuk shkiten prej ekranit as edhe një ditë. Me njëfarë mospëlqimi natyror për përzjerje në të tilla tematika me karakter politik që kanë shumë publicitet dhe ‘bukë’ pak kjo zgjedhje për ta shqetësu plakun duket pak parësore. Plus që kanë qenë të gjitha konditat që Jamarbri e grupi ti kenë qendisë të gjitha dosjet si asht dasht. Për më tepër në proces nga një firmë këtu e një firmë atje e paskën vënë të gjithë, Rama përfshirë. Procesi në fjalë nga natyra është i këtillë që hapet e rivendoset në raft prap se siç e thashë më lartë për punë ndërtimesh nuk prishemi, se ju aty, ne atje, ai atje matanë e kështu me radhë. Pra procesi nuk është as tamam as politik e as jopolitik, megjithëse si përfundim politik, por me karakter kryesisht marrdhëniesh me publikun; një fushatë publicitare për konsum brenda partiak. Si simpatizant konspiracionesh që jam, unë mendoj se ky aksion me përfitim të dyanshëm duhet ta ketë nisjen tek ndonjë shthurje në radhë të socialistëve. E di që nuk ka asnjë zhurmë të këtillë te kampi rozë e sukseset në arenë ndërkombëtare me takime kahmos ja kanë rrit dy pëllëmbë pjedestalin liderit, por nga ana tjetër mënyra e organizimit të partisë që ka zgjedhë Rama për socialistët ka problematikat e veta. Qenia e tij në qendër të një rrjeti të gjerë linjash mobilizimi të mbështetjes politike e shoqëruar me një lidership pak politik e pak të lidhur me bazën krijon hapsira për rivalitete të panevojshme egosh. Copra të mëdha elektrorati lidhen me qendrën me ca hallka të forta, por të vetmuara. Vërtetë shembulli që dha Berisha me tërheqjen e tij tregoi se roli i liderit në partinë shqiptare është jetik e socialistët janë të vetëdijshëm që pa Ramën rrokullima e tyre do të ishte e shpejtë, por zëra, dosje, SPAK, shembuj si ai i Ahmetajt, tani edhe Xhaçka, e andej e këndej me siguri që alarmojnë aktorë individualë brenda partisë socialiste e i shtyjnë që të kërkojnë relevancë politike, mbrojtje e ndoshta përçarje. E për të tilla anomali ilaçi më i mirë dihet, kundërshtari. Me shpu me hosten bacin asht mjekim popullor. Vërtetë PD është lëmsh e ndarë e e përçarë, por për të nxjerrë ca djem në protestë e për kryengritje të ligjshme me mosbindje civile dhe acarim e po e desh puna edhe ca flak e gjak mundësia ndoshta është, sidomos po të ketë edhe dakordësim mëngjarash. E kështu edhe PD konsolidohet disi dhe socialistët mobilizohen disi. Por këtë argument na e çorienton Likja. Pse nuk është ky hero i opozitës në tribunë për të denoncuar këtë zhvillim flagrant? E ka më serioze dosjen? Ja ku mbërriti sërish ai momenti i tmerrshëm në jetë politike kur duket se nuk do të ketë kurrë zgjedhje. Gusht 2023. Nuk ishte fare nevoja për këtë shkrim, duke pasur parasysh karakterin rutinor të vazhdës në jetën politike të Shqipërisë, por meqë ja vura vetes këtë mision po vazhdoj të mbaj shënime për ndodhira të karakterit politik që mund të lexohen një dorësh para ose pas zgjedhjeve poltike të ndonjë lloji. Të paktën disa prej atyre ndodhirave që do të duhej të kishin një gjurmë në zgjedhjen që votuesi shqiptar bën kur është vakti i zgjedhjeve.
Ja kështu. Ngecur në pezullti vape opozita nuk i leh më hënës po kafshin bishtin për pleshta dhe qeverisja dremit e lëpihet e kafshon përzemërsisht shpatullën tjetër. Edhe Rama e la fushatën elektorale, teknikën e tij të preferuar qeverisëse, dhe ushtrimin tjetër të preferuar: gjeopolitikën para pasqyrës, me drita të ulura, po jo shumë,’ dhe po pushon. Promovon turizëm. Prosperitet. Ndërkohë, qeverisja po shkon relativisht mirë. Veç turizmit që furnizon me imazhe fotozhenike asnjë krizë madhore nuk buçet. Dashuria e Topit makiazhon sa mundet siluetën dhe kanalet e tjera nuk bëjnë dot aq zhurmë sa duhet. Ish-krahu i djathtë i njëshit, vëllai i tij me emër Nr. N+1, sërish duhet prerë. Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj përgatitet për gjykim pasi afera që nuk la njeri pa përlyer, atë e paska përlyer më shumë. Pasi bashkëpunëtorja e ngushtë e Ahmetajt u gjet me mijëra e qindra mijëra e më shumë euro nëpër zgëqet e tempullit familjar, që kulloi disa qindra mijëra të tjera deri te pastruesja e saj, e që pastaj u fol për hotele e jo për këtë e jo për atë e andej e këndej e një listë e stërgjatë me emra nga media qeveria e opozita e shoqnia civilushe e tërrci e vërrci. Vetë Lali Eri ndoshta e ka ngecuar gjuhën nëpër dokumenta të mbyllur nëpër dollapë, me çelës. Si për dreq, vapa dalldisi edhe familjarët e një deputeti të lartë të socialistëve heroikë. Kjo parti, që gjithnjë e më qartë e zbulon idin e vet disi devijant, u plagos kur familjarët e deputetit Rrrahman Rraja u lëshuan të armatosur e të tërbuar në një bar për të rrahur vëndshe nja dy a tre viktima të gurores që deputeti me vllazni zotëron. Nga këtu sesi u arrit e mor vesh që komisariati i Krujës paska kohë që merr denoncime për dhunë e frikë e rrezik e nuk lëviz fare. Një herë ca kohë më herët njëri nga këta Rrajat pati dalë para medias pse pati dhunu një vajzë, por pastaj e bindi vajzën që ta bindte policin se dhuna që ajo kish përjetuar kish qenë një vanepsje nëpër vapë që asaj i kishte ardhur ngaqë kishte fjetur vonë një natë më përpara. Ministri i punëve të përmrenshme u hoq dhe në vend të tij kemi një ministër që i njeh mirë Rrajat pse kishte qenë vetë ky që e kishte pyetur atë gocën se në çfarë ore kishte fjetur një natë më përpara dhe i pati zbulu rrezikun që vjen prej fjetjes aq vonë. (Kjo është një garanci që çunat e Krujës nuk do ta rrëzojnë qeverinë Rama në një skenar që e frymëzon Berisha me kujtimin se një herë vakti shpallte se me çunat e mamurrasit qeverinë e Nanos e kalonte në egzil). Pikërisht kur mileti englendisej në këto ndodhira del një parcelë e voçkël bari nga ai që trallis mend mu në një repart ushtarak diku nëpër Shqipëri të mesme. Lopa e komandantit kishte ngrënë 12 kallinj mariuane dhe ky rreshteri faqezi që kishte gjetë një parcelë bosh te reparti diku atje pas hurmave ishte inatos dhe kishte shku te komandanti dhe i kishte thënë “o të qifsha lopën,” ky komandanti pastaj e kishte marr ters dhe për ta heq qafe e kishte lajmëru policinë, e mqenëse një shoqe e kunatës punon te televizioni i kishte thënë edhe asaj, se ndoshta kishte shokë që i duhej ndonjë lajm atë ditë dhe e morëm vesh edhe ne. Pikërisht kur erdhi koha për të korrur, ky lopqimi lajmëron policin. Shyqyr që nuk e mbajmë mend se kë kemi ministër mbrojtje se do ta kishim kritikuar keqazi. Ndërkohë që upuzita ka lajme. I pahequri e i pavëni Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD-së që ka vulë e seli e pak parti. Berisha, berisha!!! Por ka edhe të reja prej kyltyrës. Një artikull shkencor botuar në revistën ‘Science’ e gjen shqipen e sotme vazhdë ndër tre gjuhët e para që kanë i shërbyer popujve të merren vesh e të bajnë përpara. Por ky gëzim presitigjoz nuk gjeneron harenëe e duhur pse një limontie ndëretnore përzier me entuziastë të metodave të shkencave natyrore në distilim rekrutuesi patriotik që edhe amplifikohen ndër mjete moderne të tjerrjes urbane vendore. Edhe gjetja kaq interesante në Lin pak u lejua të kremtohej e nuk është shpallur ende një destinacion turistik që thërret vizitorë nga gjithë bota e i mban në tryeza peshku e vere ku debatohet gjetja e një vendbanimi kaq të lashtë sa nuk ka shoq mu këtu ku mbarojnë gjymtyrët e Mesdheut. Buzë një liqeni që plot hijeshi i shkon kodrës përqark e ngre një vend të tërë ku shpirtrat e gjyshërve na tregojnë përralla me mister që duhet ti ruajmë të fshehta nën të njëjtët gurë. Por vendit ja zënë grykën dëshira të pahijshme njerëzish pak të njohur. Ja për shembull, njëfarë teqje, një vend i shenjtë i ndjekësve të Haxhi Bektashit, që e hidhte një këmbë në Sarisalltik e një në Tomorr, mu aty mbas operës e baletit, ku i bie Moxarti fyellit të tij magjik, do lerë vendin, se ngrejnë përpjetë në hava një kullë që do ta grisi qiellin mu aty ku qielli kishte deriçkën për pasuesit e Bektashit prej Persisë së poshtme. Por blesfemitë nuk mbarojnë me kaq. Rama mu në mes të Podgoricës, a Ulqinit, a diku në tokat që i kan zaptu shkijet në Dalmacinë e jugut, që mbjell përmallim, na thotë emrin e Oso Kukës si me shpoti. Oso Kukoviç na e thërret heroin e Lahutës së Malcisë, trimin shqiptar që me gjak të vet e të bijve e të nipave e mbrojti tokën që e kishte bashkë me ne, e na ruajti nga prishja e turpnimi prej hasmit. Rama ky zog i lirisë që e gëzojmë edhe sot e tha kte batutë tek mundohej të shtensiononte situatën që vlonte në Veriun e Kosovës. Rama nuk i njohu zgjedhjet e veriut të Kosovës ku kandidatë shqiptarë me shumica jodomethënëse votash u zgjodhën kryetarë e u mbyllën brenda ndërtesave të bashkisë të rrethuara me protestuasë serbë që në atë dalldi që i zuri i bënë për spital ca dhjetëra ushtarë të Natõõ-së e policë kosovarë. E Rama nga sikleti nuk takoi, si e patën lanë fjalën, qeverinë e Kosovës, e atëherë Albin Kurti nuk e priti Raman kur ky po ftonte miqasin ballkanase për një takim me Europianë në Tiranë. E Rama prej Prishtine fill e në Podgoricë e ti tregojë ksaj shkinës se pse nuk e pat taku Albini na i thotë Oso Kukës, që nana e pat rrit trim e të gjallë, Oso Kukoviç. "A keni edhe ju ktej ndonji Oso Kukoviç?,"- i thotë kësaj ky Për me e ftillue për sjellje të Kurtit dhe kryetarëve shqiptarë të bashkive me shumicë serbe. E ky muhabeti i Kosovës, do ma i gjatë, vazhdon, por diqysh aty osht ku ka qenë gjithmonë. Pastaj në një mënyrë disi të paqartë e të artikuluar si brendësi të një reagimi, reagim ndaj rrëmbimit të policëve kosovarë u zhbë iniciativa e Ballkanit të hapur. Rama me nismën e Ballkanit të hapur ka pozicionuar disi shtetin shqiptar, që gjithnjë ka pas fytyrën e udhëhqësit, e përtej fytyrës nuk ka shumë. Po mos kishte pru Bill Klintonin për të kulluar diamante pjekurie në sheshin para kryeministrisë e gjithë kjo ndodhi nuk do meritonte ma shumë në ditë të gjykimit. Ohhhh! Kur do fillojë fushata se po më pushon zemra. Nëse zgjedhjet lokale të 2023-it patën ndonjë dobi kjo padyshim ishte në njohurinë elektorale që prodhuan për zgjedhësit e akterët politikë që mëtojnë të kontribuojnë në mirëqeverisjen e mëmëdheut tonë të dashur, që zoti ja shtoftë ymrin e bereqetin. Një njohuri me vlerë të madhe meqenëse zgjedhjet për parlamentin më 2025-ën janë relativisht afër e nevoja që oferta politike në vend të ketë njëfarë ‘rikalibrimi’ është e madhe.
Natyrisht, të gjitha bashkitë e vendit tani e kanë një kryetar e një këshill që vjen prej zgjedhjesh ca më legjitime se të kaluarat, një kryetar që në masë të madhe është socialist, por mund të ishte edhe tjetërqysh. Qeverisja e socialistëve të rilindur vazhdon të njohë rritje e fitore por sërish lajmi i parë është humbja e opozitës. Një humbje për të cilën në shkrime e shkrime më herët unë kam vajtuar e mbajtur zi, por, pa dobi e ja ku rivdiq. Tobejarebi, por vdiq përsëri. E pas kësaj vdekje të radhës që më përgënjeshtron në hamendësimet e mia ajo që mund të thuhet është se opozita është e gjallë. E mposhtur, por trungu e lëviz lëngun jetësor. Opozita vërtetë humbi një palë zgjedhje lokale e ka nevojë rilindjen, por rilindja do vijë, se ai që rivdes edhe rilind. E meqenëse opozita Berisha-Meta, do të kenë shumë për të humbur në zgjedhjet e ardhshme e padyshim nuk do të mund ta rrezikojnë atë humbje, meqenëse kanë kontroll të shëndetshëm mbi forcat që drejtojnë e meqenëse sipas gjasave kanë burimet financiare të nevojshme për një përballje finale, përballja do të vijë. Vërtetë jemi në të 21-in shekull ku gjërat lëvizin shpejt e shpejt e një aktivitet delikat si vendimmarrja padiskutim do të bëhet domen i Inteligjencës Artificiale, por deri atëherë do të ketë një “qeverisje e ndërmjetme” që do të ndajë e hajë e që do të rivijë përsëri nëpër përballjen e lashtë. Çfarë mund të hamendësojmë për përballjen e lashtë ku rilindasit do të përballen me të e rilindurit. Meqenëse më duket disi më interesat pozicioni i opozitës po përpiqem të thur parashikim të përzier me strategjinë që unë hamendësoj se duhet e do të ndjekë opozita duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të sapopërfunduara:
Në rast të një shmangie të madhe nga ky skenar fiktiv e rikthimi në retorika qaramane me moral e alternativa nuk mund veçse të dyshojmë me bindje se Berisha e Meta janë xhepin e Kryeministrit të blerë a të trembur nga një dosje me provat e mjaftueshme për t’ja mshef qiellin e diellin. Megjithëse largë zgjedhjeve që vendosin fatin e shqipëtarëve, dëshira për tu fokusuar aty është e papërmbajtur.
Në shkrimin e fundit mbi këtë tematikë unë pata si ‘lajm’ faktin se TopChannel, kanali kryesor televiziv në vendin e shqiponjave, pati kapërcyer ylberin e në vend të kryeministrit Rama po mbështeste opozitën. Një fakt i vërejtur prej meje, por jo vetëm, kryesisht në edicionet e lajmeve që gëlonin prej fushatash denoncimi e akuzash për qeverinë e koncesionet korruptive për rrugë e porte, për ministra rindërtimesh e andej e këndej. Por, porti i Durrësit që ishte një tematikë fort për zemër për opozitën e Berishën, veçanërisht, dhe për Topin, duket se nuk është më i tillë. Akterët që donin një hise ndoshta e morën dhe Topi, tashmë, ka rivënë gojën në shërbim të qeverisjes dhe me siguri është rikonfirmuar në detyrën e dorës mediatike të agjensisë imobiliare që do menaxhojë gjithë atë pronë. Edhe Berisha duket se nuk po e ndjen më aq të ngrohtë dorën e mbështetjes së mbështetësve për atë muhabet. Ndërkohë që edhe Thumana e Fieri e ca konçesione rrugësh andej këndej ikën nga vëmendja e gojësëzave topianë e vetëm ish-ministri tigër, Ah-mbet, mbetet në shënjestër, ndoshta i padashur prej vetë Ramës. Atëbotë, unë, u nxitova e gjykova se Berisha e Meta patën gërmuar thesaret e tyre prej piratesh e patën blerë shërbimet eskortore të Topit deri në zgjedhjet e ardhshme, duke shenjuar mundësinë e një përmbysje, por i kërkoj ndjesë lexuesit për ngutin tim, se në fakt paskësh qenë vetëm një parapërgatitje e ankandit që nuk kish si shkonte ndryshe veç të fitohej prej fitimtarit. B’risha, ndërkohë, në muajin e dytë të vitit të tretë të dhjevjeçarit të tretë të mijëvjeçarit të dytë pas lindjes së birit të vetëm të zotit të vetëm, është kapur fort pas një skandali që përfshin një drejtor të kundërzbulimit të agjensisë federale të hetimit të amerikanëve (FBI) që paska marrë para prej një agjenti të SHIK-ut shqiptar, që Berisha e njeh, por që ka vepruar për llogari të Ramës. Ky FBI-sti e ka këshilluar këtë të fundit që të ketë kujdes me një tender për pasuritë nëntokësore të shqiptarëve ku janë përfshirë ca rusë, por edhe mund ti ketë dhënë ca fletushka ku rahmetliu i pakallur politik Lulzim Basha dëshmohej të kish harxhuar pare, që nuk i kishte, për një foto me presidentin amerikan, Trump. Si përfundim, demokratët janë të egzaltuar prej mundësisë që dikush tjetër mund të merret me Ramën për ta. Ndërkohë i biri i Berishës, Shkëlzeni, u thirr prej SPAK-ut për çështjen e Gërdecit, kurse për vetë Berishën u ringjall çështja e 21 janarit ku katër të vrarët e protestës socialiste të 2011-ës, riparaqitën dëshminë antiberishiste me asistencë mediatiko-drejtësiore. Natyrisht, një panoramë e tillë shantazhimi të gjithkujt prej gjithkujt krijon ndjesinë se ai që i ka frenat në dorë është edhe ai që do ti trashëgojë frenat prej vullnetit popullor, kur këtij të fundit ti kërkohet paraqitja, por duhet pranuar se në thelb kemi të bëjmë me një matje të paprerë forcash. Duhet ti kërkojmë publikut të ketë në vëmendje se ish-presidenti Meta ka qenë relativisht i pazëshëm në këtë periudhë. E shoqja, Monika Kryemadhi, rinovoi denoncimin për çështjen e inceratorëve ku do të digjeshin plehrat e shqiptarëve, por që si përfundim u ruajtën e ato që u dogjën ishin vetëm ca qindra milion euro albanezësh jo-fort interesantë. Periudha e ditarosur në këtë shkrim ka pasur edhe do zhvillime në skenën ndërkombëtare. Lufta në Ukrainë dhe mundësia e një ndarje të re blloqesh në perëndrimor e lindor, me një ngjyrim ca më të theksuar qytetërimor a kulturor, si ai që pati përmendur Huntingtoni, krijoi njëfarë euforie dalldisëse ndër shqiptarë. Kryministri i Kosovës, Albin Kurti, pati një vjeshtë të lezetshme. Presioni mbi Serbinë u rrit prej mbështetjes së paprerë për Rusinë e Putinin e u duk se meqë shkijet po rrijnë andej gardhit këndej gjithçka shkon mirë. Por jo. Në përfundim, Kosova gjendet përballë të njëjtave vështirësi. I duhet të pranojë një marrëveshje ku lejon që një territor brenda vetes të qeveriset në shkinishten gjakatare në këmbim të një rinovimi të premtimit për njohje apo të paktën përmbajtje të shkaut preh destabilizimit. Kurti që në fushatën elektorale, që e pat sjellë në fuqi, pat deklaruar se ndërveprimi e njohja e ndërsjellë me serbë nuk kish pse ish prioritet gjatë qeverisjes së tij u lloc sërish në këtë batak e e mbajti urgjente një marrëdhënie që duhet ta kish kaluar në hijesi. Me budallallëqe si targat, e aty e këtu, mbajti rinore një tematikë që duhej lënë të vdiste. Zoti Kurti, pse nuk jeni akoma në Ballkanin e Hapur, që i nderuari Rama mezi e mban gjall me barsaleta amatore parapostmoderne që po ngjallin gjithnjë e më pak hilaritet? Pse i nderuari Kurti ngatërroheni gjithnjë në tematika jetike ku Kosova diplomatike ka një tis katunaresk e impotent? A mund të largoheni nga skena, ju lutem, e të vazhdoni cicmicet politike brenda vendit, me abdixhikun, haradinajn, e hiphopista vendorë, a ku e di unë kë? Me një rehati politike vendore të këtij lloji që vetëm një forcë mbinatyrale e siguron, të veni e ngatërroheni me mikrofonë rajonalë e kontinentalë mu në mes të një lufte qytetërimore, ky është një amatorizëm që nuk pritej. Asgjë e lavdishme nuk pritet nga ju zoti Kurti. Vetëm pak prosperitet, demokratizim, profesionalizim e ksi senesh. Ndërkohë përgjigja për këto dalldi duket se nuk është aq e fshehtë: https://kallxo.com/lajm/eurostat-shqiperia-e-kosova-nder-vendet-ku-alkooli-konsumohet-me-se-paku-ne-europe/ |
Categories
All
Archives
February 2024
|