jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Zhvillime zgjedhore orë pas ore, sërish prill 2025, etyd apolitik pranveror

4/24/2025

Comments

 
Picture
,

Çpo ndodh aty,
...
s’të shoh me sy.
 tyryryryyyy
             Fushata.
 
 
Kontekste historike.
 
Ja për shembull, përzierja në punë politike e do që në fillim një shembull. Cili?
Di dicka për gjithcka e cili di dicka për dikë e cili di gjithcka për diçka e bashkë si vëllezër. Shoqëria vllazëria marrim pushkën vimë te shpia.
Lufta e klasave normalisht duhej të ishte një luftë ideshë të gjithë të bëheshin pronarë e të ndanin bollëqet e natyrës ca ja morën cave si gjithmonë e ca të tjerë e morën më vonë e u hakmorrën për luftën më herët. Në luftë të dytë botëore këta që nuk morën pushkën të dilnin në batare ishin në dorë të këtyre që mbërrinin te lagjja me zjarrin çlirimtar në sy dhe armë në dorë. Gjermani tërhiqej prej dyndjes që i bënte bota ku ishte dyndur dhe këta luftonin e direkt nga lufta mbërrijnë te ky e thojnë - po ti ku i gjete kto pare, qen i keq? - po me lesh merrem - i thotë ky. Me lesh, ti me italianin dhe gjermanin?!. Rastiste gjithë bota aty, - thotë prapë ky i pari. Do vish me ne!
Dihet historia.
Por vllavrasja u përmbajt, megjithëse haraçi i luftës duhej mbledhur ngutshëm e në kompromis me armikun duhej dorëzuar. Sapo të gjeheshin relevancat gjeostrategjike do të përdoreshin të gjitha mjetet dhe akomodimi e revolucionarizimi ndodhin me furi, pastaj një përpjekje andej e një këndej. Armiku duhej shpikur edhe mos qoftë. Bolshevikët komunistë e kishin qendrën në Moskë ku jetonte edhe Bulgakovi i madh atëherë kur Andropovi humbte rininë duke pritur të vdiste shoku Krushcev, që zbuti stalizmin e thëllimtë. Kur i erdhi rradha Andropovi mezi i mbante veset e veta dhe këta janë emra kaq irelevantë në historinë e një perandorie që na kish të përfshirë, edhe pasi shoku Enver i, i, tha Krushovit, “ti të flasësh keq për liderin tonë të madh Stalinin që na shpëtoi nga dyndja gjermane që desh na fshiu?. Ashtu i thotë ky. Po tamam i thotë ky. Ne mendojmë, thotë ky i treti që ju të tërhiqeni dhe ta lini këtu armatimin, ne po punojmë për armatosje këtu nuk kanë punë as demokracitë popullore as ato kapitaliste, vetëm si vëllëzerit tanë agrarë kinezët e rinj e pare shumë.
 
Vlora vlora
Vlora vlora, bjeri më të lumtë dora.
....
Ja do bëhet Vlora jona
ja do bëhet shkrumb e hi
 
Këndonin heronjtë e rinj në republikës popullore socialiste këngën e luftës së 1920-ës kundër italianëve teksa i përvisheshin sovjetikëve jo aq të shumtë dhe plotësisht të depërtuar në mjedisin e mbrojtur, prej skenarit të filmit me dorë të Kadaresë për koncertin e vetmisë së madhe që personazhe prej një shqipërie sa tjetër aq edhe të mundshme, me pak ndryshime, e jetonin.
.......
e të desha shumë e të rashë pas, po pastaj do shkojmë te xhamija e namazgjasë.
 
Fushata.
Ku vajtën  e gjetën këta europianët yllin me pesë cepa.
Një gazetar më tregonte dikur për incidentin që i paskësh ndodhur Klintonit kur ishte president i Amerikës ca rumunë sillnin trengjyrëshen e vendit të vet me yllin të hequr prej flamuri, siç ka ndodhur edhe te ne. Dhe ky në njëfarë postmeksikanizmi e kujton për njëfarë pelerine të vendit e ka futur kokën në të e e ka veshur. E këta janë mërzit po ky nuk e njihte aq mirë yllin partizan që u shfaq në flamuj.
 
Sa me entuzizëm duhet nderuar ylli në ballë të kresë të Ramës. Një yll i europës me vija shpërndarë në ngjyra me kurim. E verdhë e artë në ballë e një lejla e bardhësi; e ka bërë Rama yllin me kujdes, Yllin me pesë cepa që e ka dhe numri pesë. E dy tre ditë më vonë ky filloi të mbante më shpesh numrin 5 duke ndjekur shembullin e salës. Edhe në sheshin Gjergj Kastrioti u bë një festë e gëzim i madh. Kërcyen në një çelje të kuruar nga ansambli tirana. U shpotitën me egërsi dhe vulgaritetin e zakonshëm, por nuk u zgjatën shumë. E komentuan njëri tjetrin, e Rama nuk u përzi aq shumë në këto muhabete po shkoi direkt me taku ca gra dikah.
Rama që nuk shtroi iftar maskarai, mbas një muaji kreshmor, kur edhe na tha fjalë të ditura të profetit, paqja e Allahut qoftë me të, e të ibn al Kaldunit të mencëm sa ska, hoqi kapelen kur vdiq Papa.
Ai që nuk e fali namazin e bajramit dhe unë dyshoj se ai, ai, nuk ka agjëru për më shumë se dy net, mos them që ka agjëru vetëm për natë Kadri mungoi. Ai gjatë, po, po, gjatë garës së kuajve në hipodromin e Londrës kishte bërë kryqin kur kali i arab i racës i Ziu i Skërnderbeut me numrin 27, që e kishte një shok shqiptar nga Bejruti, po që kishte lind në Has, kishte fitu. (Edhe cudia më e madhe ishte se ishte katolik.)
 
Ngjarjet bëhen vetëm pak ditë pasi unë i vetëm zbulova mbërritjen e dallëndyshes së parë.
A e ka parë Berisha dallëndyshen?
Dhe a e ka hequr ai veroren këtë simbol pagan prej krahut që kur i shkon qiellit përmes e etiketon Ramën Argat i Leonçiçit a Vuljanoviçit, nji shka diçka (?).
Duhet ta pranoj se e lëndon ndjeshëm përpjekjen gazetareske mungesa e njohurisë për këtë fakt, por ama unë e di me siguri që Berisha mbante verore, mbante verore të paktën deri dje. Rama aty në atë vend të parakrahut ka një seri lidhësesh që përkujtojnë momentin kur ishte bujtë dikush nga botë e ngjyrave, me një shportë me sekrete në dorë. Riti pagan nuk e pranon këtë pluhripaganizëm nga botë e bojrave. Boj nga botë e dukës, se ata katundarët e tjerë ishin pa tokë.
 
Rama, si vdiq Papa, i la ca gra diku pa ja përsërit që duhet ti thoni burrave që po nuk votuan për partinë tonë janë çyrykë.
I la gratë e vajti ti falet zotit të të gjitha gjallesave në një si kuvli që ka në shtëpi e ku i rri zotit pranë në raste humbjesh të tilla. Më ka thënë një shok se unë nuk e kam pa.  Europa, - i tha. Vetëm unë e di ku rri Europa jonë që të shkojmë e ta kolonizojmë se këtu është vapë dhe ka për tu mê ujti prandaj të ikim në Gjermani. E di çke ti thotë ky tjetri. Lëre se po iki vetë.
 
A di diçka ky shejtan apo lu kot?
Sharl dë Goli që e ka pasur babain tregtar kuajsh në tregun e rrugës Rënua dë Ren vjen i vëmendshëm dhe ngadhnjimtar. Jeni çmendur ju të votoni dikë tjetër? Pyet urdhërueshëm. E meqë dihet se njerëzit nuk e kanë një përgjigje ai i ndihmon ta gjejnë duke i hutuar. Hopa kërceni duartokisni më me qejf, është shumë mirë, ata që ju thonë se nuk është aq mirë e kanë keq. Tregoja ti Belinda dhe ti Fatmira.
 
Ndërkohë kishte ftuar Ilir Vrenozin një fanatik i ekipit postfutbollistik të demokratëve, po ky nuk i kishte shku. Berisha shkon në Korçë e takon. Vrenozi ja shan organin seksual. Ilir Vrenozi nuk është i njohur për aftësitë e tij profesionale por ka siguruar popullaritet duke i thënë Ramas “ik mer qelbsinë se na vodhe.” Si një demokrat i zakonshëm. por i shprehur në forma interesante për publikun që nuk e di, dhe për më tepër i pëlqen kur nuk e di, ç’sjell dallga mikromediatike.
Përqendrimi në komunikim gjatë kësaj periudhe, e gjithmonë, e bën Ramën ti thotë Vrenozit: ”lërmë tu flas njerëzve edhe nga lajmëtarët e tu mesazh”. Jo i thotë ky dhe me këtë lajm mbulohet disi mesazhi për gratë që prisnin tu kujtonin se çyrykët duan drejtim.
Mbledh vetëm gratë kodoshi se gratë e fusin shejtinin (anin) në shishe, dhe dihet se po nuk qe shejt’anï gjërat shkojnë mbarë.
 
Asnjë nuk e fali Bajramin, dikur edhe familjarët e Berishës shtronin iftar.
 
Nuk ja bënë respektin as atij arabit të rëndësishëm fare që printe polemin e shumtë që për tu përmbajtur disi ishte dizinformuar për kohën e mbërritjes në sheshin Skëner’beu, disi në orar të faljes, dhe siç edhe mund ta dini në rit të myslimanit falja mbas kohe, e jo kur të thërret ezani, që e ka ngarku një njeri që e ka emrin e zotit të kujtuar në zemër me 1001 emra, që dikur vetëm Ishmaeli i dinte të gjitha, asht e padobi.
 
Berisha ngre tavane ul dysheme, Rama rrit standartet deri kur ne bashkë me to të fryhemi si një top  e ai të na shkelmojë në Europë dhe të tërhiqet nga politika për tu nisur drejt kontaktimit të asaj jetës që u gjet në atë planetin atje tej, që kur dielli i  vet e ndritte tej përtej, i dallohej një spektër i ngjyrës që përmbaj në reflektimin e ngjyrës që ndjehet në ajrin mbi ujin që ka plankton, këtu te ne toksorët.
Një  prurje nga organizmi i tyre lënkërka gjurmë në ajër, nëpër atë ajër do kullosë Rama, kur të na ketë shkelmuar në Europë dhe ti jepet diplomacisë ndëryjore. (Mund të kontaktoni me këtë informacion tek BBC.(www.bbc.com/news/videos/cgqv4dlz3y4o))
 
Siç edhe e thamë.
Si do të shkojë në një rrugë aq të largët prej nga ku vetëm drita i arriti teleskopit hapsinor të Kembrixhit?.
Sa keq që nuk e pikasën teleskopët tanë të parët. Me siguri që do ti kishin zbuluar vetëm se  ato shohin teposhtë e jo përpjetë.
Vërtetë ça po sheh qeveria me to? Po ruan Ilir Vrenozin
 
pranë një spitali
...
doli nga mali
...
 
Pra fushata marshon.
Për fat të keq fushata nuk është aq shumë për politikë e siç edhe thashë ky është një etyd apolitik për t’ju kujtuar elemente sipërfaqësore të fushatës. Xhingla mingla.
Në fakt
20 deri në 50 vjeçarët janë 1.136 milion e votuesve.
1.015 milion banorë janë mbi 50 vjeç
640 mije banorë janë mbi 60 vjeç
Kurse ata që nuk votojnë mbeten 627 mije, pra nën 18 vjec.
 
Të dhënat mund të mos jenë aq të sakta se unë ndoshta i referohem censusit dhe jo listave zgjedhore të KQZ.
Por pranvera në vendin tonë ja le shpejt vendin verës dhe zgjedhjet do të jenë më 11 maj. Koha e ngrohtë me djell të nxehtë dhe përvëlues. Në ditën e 27t të fushatës temperatura 33 gradë, aq sa ishin edhe vite në jetë të Krishtit kur njerëzia dëgjon pa pupushim daullen e Ramës ju jeni të çmendur, "ooo, ..., ju jeni çyrykë. Nuk ka mundësi të më shqetësoni me këtë dyshim?! Këneta do ta pengojë marshimin tonë drejt Europës ku do tw jemi si të barabartë, madje, më mirë akoma, të barabartë. Ju qënkeni të çmendur, një shans historik si ky, në vend të sigurisë së plotë që gjithçka të vejë e të shkelmohet në drejtimin e BE-së, më shtini në dyshim se mund t’ja jepni këtij gjytrymit? Ju qenkeni autikë.”

Oooo! thotë me nervozizëm ky zotëria.
Edhe dalin plot njerëz që deri atë çast nuk kishin qenë me ndonjë peshë, por ja, hidhen mbi barrikadë si Gavroshi, i të Mjerëve të Hygoit të madh, që shkojnë tej me pak plumba në kapele. Vrenozi e Ariani dhe Edmondi e plot e plot e ja kujtuan se rruga e zgjedhur po shkaktonte një kosto të panevojshme. (Dakort ky milet kwshtu e do, po pse kur do me i ba siklet, kur do me i ba për vete? Një bullizim i panevojshëm i çapajevit mendjendritur.)
Por nuk është e papritur. Rama vijon përfshirjet në miniskandal.

Berisha tha, - unë ku ta gjej të jem buf, se është zog shum i bukur. Bufi i dijes, Athinasë tonë të dashur i rrinte në krahë që të tregonte se ajo ishte zonjë e dijes. Edhe do ti që bufi është një zog shum i bukur dhe te secili kujton mirë për të, po qe se nuk ka ndonjë vend shumë malor ku bufi i ha pulat. Edhe unë vetë për bufin kam një kujtim të bukur me tim atë që më zgjoi herët një mëngjes, kur nisej vetë për punë e në heshtje më ftoi në dritare për të parë një buf që ish ndalur në një shufër hekuri që dilte prej murit aty pranë. Shikonte pa frikë po si përfundim iku, kur unë po e qartësoja disi figurën e tij. Edhe babi iku në punë dhe unë me siguri që fjeta prap.
 
A është fushata e Berishës më e mirë?

Zoti LaÇivita patjetër që ka një ekip që di të menaxhojë një fushatë. Pavarësisht se duket që ai ka pak si shumë besim tek aborigjenët. Berisha me shokun Vrenozi duhet ti kërkojnë ulje çmim prej zotit LaÇivita për kafen me zotin Vrenozi. Nuk kam asgjë me zotin Vrenozi, por politika gjithsesi është një angazhim sa më profesional që të jetë e mundur. Një votues i mirë është një profesionist i mirë. (O Çyryk. Ky me gratë e ky me Vrenozin sikur na hutojnë pak.)
Ndikimi i fushatës në rezultatin e zgjedhjeve është disi problematik në vende si i yni. Njerëzit përgjithësisht kanë qëndrime politike disi më jetëgjata se një palë zgjedhje dhe lidhjet njerëzore që ushqejnë qëndrime politike të caktuara kanë peshën e madhe. Por nëpër ëndrra duket një Pazar i gjasë, ku njerëzit kanë ardh pa gja, e meqë janë aty po takohen. Si i thotë ai atij tjetrit në përrallë të Palajt,  “a bajm tramt?” “Bajm.” - i thotë ky tjetri. Dhe ...
 
Por partitë kanë paraqitur programe politike. E këtu na hyn në punë inteligjenca.
Por ajo është gati e panevojshme. Inteligjenca artificiale e bën për ne, mjafton që ta kontrollojmë.
 Të dashur miq që një magji të funksionojë ajo duhet besuar. Në shkrimin e fundit unë u nguta e ju ftova të mos votoni. Këtë herë po ju ftoj sërish të mos votoni. Ka shumë njerëz që shprehen se nuk u intereson fort politika e janë shumë të zhgënjyer prej saj. Por pastaj se nga gjehet një mik që një nder diku dikur. E ndere ka prapë ti mos u mërzit. Por edhe hoxh efendiu me kete rast po prezantoj edhe nje video qe kam hasur neper rrjet e në përpjekje e ka dënu shitjen e votës.
 
Jo zotërinj! (dhe zonja) Inteligjenca artificiale do t'ju tregojë!
 
Në një vijimësi postimesh unë do t’ju njoh me rezultatet që do të ofrojë inteligjenca artificiale ndaj një pyetje që synon një përmbledhje të programeve dhe prezantimit të tyre gjatë fushatës. Unë do të pyes të njëjtën pyetje e të shohim se si do të ndryshojë përgjigja e saj përgjatë fushatës.
Por si fillim ka një prezantim dhe një produkt. 
Numri i Parë

Picture
Picture
Picture
Nëse mbërritët deri këtu në leximin tuaj ja ku i keni ca foto. Ja se si shfaqet fushata në kërkime në platformën google.
këto skena padyshim i keni edhe vetë por ja detaje nëpër to që meritojnë vëmendje. Rama në kërkime shfaqet i lidhur me Adidas. Pastaj Art, Styling Baton Haxhiu, Blendi Fevziu, Djukanoviç e i shihni vete. Edhe të Salës. ky është një arketip global në veprim për horoskop të tyre. 
Pastaj fotot shfaqen gati njelloj. Dakort ky është logaritmi pë mua, por edhe ai tregon diçka. Ja dhe Berisha nje tufë me emra ë i prin shoku Enver. Berisha me peshen e vetes në krah marshon, por. Shiko Rama. Juventin burri i dheut.

Picture
Picture
Picture
Këtu më poshtë pastaj unë kërkoj fushatën në google dhe ja ku shfaqet Kosova. Pa ja cilësuar Shiperia mezi dilte në kërkim
Picture
Picture
Edhe me cilësimin 'shqipëria" mbrapa, angazhimi kosovar për të jehuar në onlajnitet ngadhnjen
Picture
Picture
Picture
Comments

​Zhvillime zgjedhore orë pas ore, prill 2025

4/4/2025

Comments

 

të votosh a të mos votosh, kjo është çështja

Shkurti e marsi para zgjedhjeve të majit kanë qenë muaj zhvillimesh të shumta. Dy partitë kryesore në vend kanë bërë gati ekipet elektorale, koalicionet e strategjitë e tani zbatimi që vazhdon si prej gjithmonë.
Partia socialiste vjen në këto zgjedhje me një forcë më të unifikuar. Arrestimi e lënia në ambientet e paraburgimit e kryebashkiakut të Tiranës zotit Erion Veliaj është një zhvillim i rëndësishëm brenda kësaj partie e ky arrestim në prag të zgjedhjeve rastis në një kohë të përshtatshme për të minimizuar humbjet e këtij zhvillimi. Duke menaxhuar qendrën absolutisht më të rëndësishme të zhvillimit në vend zoti Veliaj pati mundësinë të ketë kontroll në burime financiare e njerëzore që e bënin atë një aktor me të cilin duhej negociuar. Megjithëse largë cilësive për të qenë një lider, padyshim një Metë i ri mund të lindte prej tij. Por fati i tij tregon për një realitet të ri politik në vend.
Pas një zhurme fillestare për padrejtësitë e drejtësisë së re, Rama e ka shndërruar në një ndër shtyllat e rëndësishme të fushatës së tij mbështetjen që socialistët i kanë dhënë reformës në drejtësi. “ne ja dhamë shpatën” është refreni i përsëritur prej tij, ndërkohë që Partia përpiqet të lerë në harresë një seri skandalesh të mëdha që edhe të çonin në nxjerrjen jashtë ligji a shpërbërje të një force politike nuk do të ishte ndonjë skandal.
Ndërkohë shtyllë tjetër e rëndësishme e fushatës është integrimi europian. I bekuar prej zhvillimeve gjeopolitike Rama po vjel fruta të një politike të jashtme që përgjithësisht është bazuar në aftësitë e tij për të qenë i këndshëm në tryeza e takime, për të bërë njëfarë lajmi të pa-qeder para mikrofonit dhe për një fragmentizim të aktivitetit diplomatik në atë masë sa mos me u marr vesh hiç se çfarë po bëhet.
Pas një angazhimi kokëfortë në Ballkanin e Hapur, i cili nuk ishte veçanërisht i pëlqyer prej gjermanofonëve që po investoheshin në Procesin e Berlinit dhe për të cilin Berisha angazhohet elektoralisht se do ta varrosë përfundimisht duke i siguruar kështu mbrojtjen e nevojshme fermerëve shqiptarë, Rama përfshihet përkrah Kroacisë e Kosovës në një mirëkuptim për përkrahje në aftësitë mbrojtëse. Vendimi është pak të themi i papritur sepse marrëdhëniet tona me Kosovën kanë qenë disi të ftohta Rama deri vonë këmbëngulte në një rritje të mirëkuptimit prej qeverisë së Kosovës ndaj kauzave të qeverisë Serbe. Ndërkohë që edhe marrëdhëniet tona me kroatët nuk na kanë rënë në sy për ndonjë ngrohtësi të veçantë.
Një zhvillim i tij padyshim është i rekomanduar nga një qendër e rëndësishme e pushtetit gjeopolitik. Por për ne është e vështirë të kuptojmë në këtë moment se ku është kjo qendër.
Është disi e vështirë për ne të shohim Shtetet e Bashkuara si iniciatore të këtij zhvillimi duke pasur parasysh se ameriaknët nën udhëhejen e Trump janë duke përmirësuar marrëdhëniet me Federatën Ruse. Natyrisht nuk është për tu përjashtuar që amerikanët të shohin dobi të kjo marrëveshje, ose thjeshtë reformat që Trump po bën në përfaqësuesit e SHBA nëpër institucionet ndërkombëtare nuk kanë përparuar aq sa të ndikojnë këtë zhvillim, por sipas gjasave një zë më europian brenda NATO-s i ka pëshpëritur miratimet. Përfshirja e Hungarisë në aleancën me serbët që u artikulua si përgjigje ndaj këtij zhvillimi përforcojnë besimin që europianët janë ata që po marrin masat e duhura në këtë rajon ku padyshim së shpejti do të kemi një matje të forcave a negociatë.
Leximi i këtij zhvillimi është me rëndësi për të kuptuar aleancat e Ramës në prag të këtyre zgjedhjeve. Këtu na duhet ti rikthehemi sërish temave si Tik-Tok, denoncimi i Gjykatës Ndërkombëtare, apo shteti Bektashi. Të tre çështje fare të paqena e një shpërdorim energjie i pakuptueshëm, në mungesë të një teorie konspirative për të cilën kemi nevojë për më shumë informacion. Por, që të treja rrëfyese të rëndësishme për të kuptuar shtigjet nga gjarpëron politika jonë e jashtme. Vendimi i djeshëm i Orban për të tërhequr Hungarinë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime (ICJ) me siguri do të verë në lëvizje pozicionime të cilat do të paraqesin vështirësi për zotin Rama. Ndarja e madhe mes SHBA-së dhe BE-së vjen në një moment të papërshtatshëm për të duke pasur në konsideratë se palët do ti kërkojnë të bëjë të qartë se ku qëndrojnë besnikëritë e tij. Secila palë ka potencialin ta dëmtojë fushatën. Amerikanët me ndikimin në SPAK, me informacionet e shumta që duhet të kenë e me rrjetin e shkëlqyer të ushtrimit të ndikimit janë një forcë marrëdhënia me të cilët kurrë nuk është e thjeshtë.
Arritjet në zhvillime infrastrukturore, rritja në turizëm e një diskurs më elegant e tërheqës për të vjelë frutet e zhvillimit teknologjik janë gjithashtu një element i rëndësishëm i fushatës për zotin Rama, por edhe këtu është e lehtë të kujtohet e harrohet ngaqë dikush flet për korrupsion, diku zhvillimi prek vetëm një pjesë të vogël të popullsisë e diku zhvillime e pësime bëhen bëhen bashkë.  
     
       Papritur, Partia Demokratike e Shqipërisë duket se është rikthyer në konkurrim. Me një koalicion të gjerë aleatësh të llojllojshëm që herë duket se dëmtojnë e herë sikur ndoshta janë të dobishëm për të mbledhur votat në atë rrjet njerëzish që ata ushqejnë, PD përparon. Shqipëria madhështore.
Por problemet nuk mungojnë. Pak prurje të reja nëpër listat e mbyllura parashikojnë që fushata do të vazhdojë të mbështetet më së shumti në drejtimet e stërshfrytëzuara: karizma e liderit, korrupsioni socialist dhe besnikëritë me karakter krahinor e antikomunizëm familjar.
Ndërkohë karizma e kandidatëve të tjerë le shumë për të dëshiruar. Anëtarë të vjetër të partisë, natyrisht me kontribute, por me pak aftësi për të shfrytëzuar teknologjitë e reja të komunikimit e pak reputacion profesional relevant për zhvillimet ofrojnë pak. Vetëm përfituesit e dikurshëm prej pushtetit të tyre mund të kenë ruajtur mirënjohjen, por një opozitë tashmë 12 vjeçare ka gjasa të ketë holluar lidhjet.
Gjithësesi sigurimi i votës së të ‘tonëve’ mbetet një hap jetik. Partia Demokratike në këtë aspekt është ballfaquar me zgjedhje të vështëria. Debatet lidhur me listat e kandidatëve për zgjedhje kanë qenë një tregues këtij zhvillimi.
Lajmi që udhëheqja e forumit rinor të PD-së në Vlorë ndërroi krahun e u pozicionua përkrah socialistëve, tregon se një fushatë e gjallë joshje e rekrutimi po realizohet prej socialistëve që padyshim kanë në duar mjetet e nevojshme për suksese të vazhdueshme. Me siguri që prurjet e këtilla do të vazhdojnë. Edhe në zgjedhjet e kaluara socialistët shfrytëzuan me sukses këtë taktikë. Besoj gjatë gjysmës së dytë të prillit e javës së parë të majit çdo ditë do të kemi në lajme anëtarë të PD-së që do të zgjohen prej letargjisë e do të shohin se e ardhmja vazhdon nga e kaluara e do gjejnë se parimet e socializmit modern ishin ato që ata besonin që gjithmonë.
Ndërkohë Demokratët kanë lëshuar një sërë premtimesh, përmendim këtu taksën 10%, rrogën e pensionin e lartë. Berisha në vazhdë të qasjes së tij për relativitet të shtuar në fushatë derdh numra pa ndonjë kujdes të veçantë.
Por alternativa qeverisëse mbetet e paqartë dhe lidershipi i partisë vizualizohet vetëm si zgjatje koke pas portretit të kryetarit. Lidershipi i demokrat nuk është ende i dallueshëm në karakteristikat bazë të tij. Nuk dihet ende nëse do të kemi profesionistë a aktivistë, të rinj a të vjetër, besnikë a të pavarur. Partisë i mungon një figurë që do të mund të konsiderohej si i dyti a treti, qoftë edhe i 7-ti a i 17-ti. Në një intervistë të kohëve të fundit Berisha promovoi një urbanist, përmendi edhe të tjerë, por kush është kush nuk dimë.
Nga ana tjetër lideri Berisha është një magnet me të dy polet. Ai mbetet nën hetim a gjykim për një çështje korrupsioni, ka një seri tematikash të dyshimta që do të merren në shqyrtim nga media simpatizuese të qeverisë e që nisin me 11 janarin, Fazlliçin, Gërdecin, 97-ën, Tropojën, etj etj. Në rast të një rreziku real për humbje të pushtetit nuk do të ishte e largë mendsh që Socialistët të luajnë gjithë gurët për të shtuar paraqitjet e Berishës para policit që kontrollon që ai nuk po shkon dikah s’dikah. Me siguri edhe shokë të tjerë të lartë të partisë e kanë ditën për tu paraqitur te SPAK me buzëqeshjen e çalë dhe zjarrin në sy.
Pas zhvillimeve në Amerikën e Trumpit që ushqyen narrativën se Rama kishte manipuluar mbështetjen amerikane (me ndihmën edhe të Sorros) për të kontrolluar drejtësinë dhe siguruar dominimin e jetës politike në vend, Berisha angazhoi një konsulent për zgjedhjet nga fushata e Trump. Por ekspozimi i mëtejshëm i tij duket se po ruhet për javët e mëvonshme të fushatës. Zoti LaCivita po lihet për dihet ku demokratët të fillojnë të shtegtojnë.
Mbërritja e prillit dhe përshkallëzimi i fushatës do të na tregojnë shpejt se si do venë punët.
 
Ndërkohë janë edhe të vegjlit.
Megjithëse Basha me Euroatlantikët nuk ka gjasa të marrë ndonjë pjesë domethënëse të elektoratit ai ka potencialin të rrëmbejë kohë e vëmendje të vyer mediale, sidomos nëse kihet në konsideratë se mediat në përgjithësi kanë një regji. Ndërkohë Berisha ka edhe një të çarë tek Agron Shehaj, i cili sipas gjasave do të jetë efikas në ato fronte elektorale ku do të angazhohet.
 Risi e këtyre zgjedhjeve janë edhe të vegjlit e rinj.
Shabani dhe Lapaj dhe Qorri herë dalin e herë nuk dalin. Për fat të keq këta aktivistë nuk na treguan ende ku buron fuqia e tyre. Hezitimi të treguar rrënjët ka një kosto më të madhe nga sa ata parashohin. Realiteti politik shqiptar nuk është i tillë që një grup të rinjsh me ideale e besim te vetja bëhen bashkë në një tryezë e pastaj valvisin flamurët ku mblidhet polemi e pastaj buron legjitimiteti e energjia për zhvillimin e ndriçim.
Në kontekst të alternativës dhe kërcënimit real që ofrojnë për ekuilibrat e pushtetit politik Qorri, Lapaj e Shabani janë një ushtrim nxemje për çunat që merren me ndërtimtari ose biznese më pak të ligjshme nëpër Europë ose me të dyja bashkë. Zgjedhjet e kaluara nuk janë largë. Mjafton të kujtojmë Elbasanin, atë qytetin simpatik ku ilirët e lashtë të Skampinit që pinin ujë Shkumini lanë pasardhës me bindje të forta. Kur Rama bëri një vizitë para fushate atje, ca demokratë jo aq radikalë hipur në shkallët e hotel Skampës e thirrën “Rama ik!” “!Ik Rama ik!”, por nga shpura e Ramës u lëshuan si sqiftera e s’lanë të koritet miku. Ja thyen nofullat me grushte e nisën në arrati ndjekësit e Bashës, atëbotë berishist. Pastaj kur erdhi ditë e zgjedhjeve një ish-gardist i PD-së u detyrua ta vrasë një mjek psikiatër nga një familje e nderuar e qytetit që rastisi të ishte edhe anëtar i bandës kriminale që menaxhonte fushatën e kishte shpërndarë me terror ata zëmekurit e Skampës, që bezdisën kryeministrin që gjezdiste bulevardin pak metra më tej.
 Në përfundim të këtij shkrimi më duhet ti rikthehem  mëdyshjes që parashtrova si nëntitull të këtij shkrimi. Të votosh a të mos votosh? Për mendimin tim nuk duhet votuar. Me gjithë entuziazmin që krijon fushata ka pak gjasa që socialistët të humbasin zgjedhjet. Me rrjetin e madh të përfituesve nga qeverisja e tyre dhe bollëkun e burimeve financiare e njerëzore që do të vihen në dispozicion të fushatës, me një kontroll të kënaqshëm mbi mediat dhe me një kundërshtar jo fort të aftë, shanset e tyre janë të mëdha. Por duke pasur parasysh situatën kaq komplekse ndërkombëtare dhe situatën e paqartë e të pakëndshme në vend mendoj se është e nevojshme që çdo fitues i zgjedhjeve të ardhshme të dalë nga zgjedhjet me legjitimitet minimal. Sipas KQZ pjesëmarrës në zgjedhjet e kaluara ishin diku më shumë se 40% e elektoratit që mori pjesë në proces. Në këto zgjedhje e mira do të ishte që kjo shifër të zbresë nën 20. Mos harrojmë që Gjermanët morën pjesë në zgjedhje në masën më shumë se 80% në zgjedhjet e pak javëve më herët. Një pjesëmarrje veçanërisht e ulët do të rriste shanset për krijimin e alternativave të tjera qeverisëse dhe do të mpakte autoritetin për negociata të këtyre aktorëve që vijnë në tryeza ndërkombëtare me barra personale më të rënda nga sa e do interesi i vendit. Dhe natyrisht do të tregonte se këtu ka një popull që ka njëfarë ndjeshmërie e respekton disa standarte demokratike e morale.
Mos votoni mos votoni!
Picture
Picture
Comments

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    December 2025
    September 2025
    August 2025
    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn