Já, unë për vete, fare rastësisht, bie në lajmin se amerikanët paskan paraqitur në kongres një raport për mënyrën se si po shkon njëfarë Akti ligjor që Kongresi paska kaluar vitin e kaluar, Akti i demokracisë dhe prosperitetit në Ballkanin perëndimore. Shumë interesant. Por siç edhe e do rasti le ta nisim nga fundi. Nga Raporti.
Këto raportet përgjithësisht ftojnë ti lexosh vetë, se kur t’i lexon tjetri ashtu nëpër shtatë faqe me durimin që i rastis për përshëndetjet që vazhdojnë, sikur nuk vijnë të qartë, në fund të këtij shkrimi janë lidhjet në internet që mund të çojnë në origjinalin e këtyre dokumenteve. Këtu gjej vend të shtoj shfajsimin e zakonshëm se mungojnë në shkrim ca njohuri më të gjerë për këtë tematikë që sjellin edhe personazhet nëpër to, në kronika të këndshme, rozë, si edhe interesat që i nxisin, e rrethana e kosto të tjera. Por unë bazohem në shqyrtime të thjeshta që kërkojnë në pamje të parë të fjalëve që përdoren gjithë kuptimin e mundshëm. Me qëllimin që të plotësoj njohje të këtyre tematikave me një këndvështrim disi naiv dhe të thjeshtë.
Raportet zgjedhin një ton të caktuar komunikimi, një shtyllë fjalori dhe ashtu përparojnë e zeza mbi të mbardhë me qetësi. Por ta tregosh se cu tha duhen po aq faqe të tjera, se kur fillon e lidhesh nëpër to të vjen keq ti përjashtosh. Një ide që mos qofsha i gabuar Borgesi e pati përdorur kur tregonte për njërin që po riautorësonte Don Kishotin fjalë për fjalë.
Dhe unë këtu nuk mund veç të kthehem te metoda të çertifikuara, të njohura e të thjeshta.
Ja psh. Shqipëria në raport vjen katër herë. Tre ndër katër herët në krye të një liste me të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor. Për herë të parë vjen që në pagraf të parë ku veç përshkrimeve të tjera për mënyrën e qasjes ndaj problemit prezantohet edhe problemi: “Aktorët keqdashës mund të shfrytëzojnë paqëndrueshmërinë rajonale në dëm të interesave të Shteteve të Bashkuara. Investimet amerikane në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadave të fundit kanë prodhuar rezultate konkrete, duke krijuar marrëdhënie të forta dhe pozitive me të gjashtë vendet e rajonit: Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën (BiH), Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.”
Në fakt investimet nuk janë kushedi sa domethënëse. Amerikanët në stok të investimeve direkte janë diku rreth 1 deri 3 përqind, kur Kinezët janë tek 5 deri dhjetë dhe Europianët mbi 70 e kusur.
Serbia natyrisht kryeson me katër a pesë miliardë, pastaj Kosova diku tuj shku te nji miliardi, pastaj ne të tjerët shqiptarët makedonikofskët dhe malazezët, vijmë rrotull 500 milionëve secili.
Kjo e ve disi në pikëpyetje nëse toni i raportit ka vërtetë peshën buruar prej baci Dollarit apo kemi një aksion anësor të CIA-s dhe Byrosë së ndonjëfarë hetimi. Por Këto nuk janë gjëra që duhen marrë lehtë.
Se ja ku vjen përmendja e dytë”... integrimi i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO e ka bërë Aleancën më të fortë. Administrata do të vazhdojë të inkurajojë vendet që të modernizojnë forcat e tyre ushtarake dhe të përmbushin objektivat e aftësive të NATO-s, përfshirë angazhimin për shpenzimet e mbrojtjes në nivelin 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), të dakordësuar në Samitin e Hagës.” Vetëm spanjollët kanë thënë jo, revolucionari Rama me siguri që i çon lajme të fshehta që ai është i gatshëm tië propozojë në takim që niveli i shpenzimeve të shkojë në 10% të PBB-së. Ndërkohë ..
Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit është diku tek 33 miliard dollarë kurse pjesa e buxhetit të shtetit ndër to është diku tek 8 Miliarët. 5% përqind e PBB është 1.67 miliardë dollarë, ndërsa përbrënda buxhetit të shtetit këtij biri kopil të PBB-së, kjo përqindje shkon në 20%.
Pra, : Një buxhet mbrojtjeje prej 5% të PBB-së do të ishte:
- dy herë më i madh se i gjithë sistemi shëndetësor shqiptar;
- dhjetë herë më i madh se buxheti i bujqësisë;
- pothuajse sa të gjitha investimet publike të Shqipërisë së bashku;
Vjen Kosova dhe Shqipëria që janë “anëtare themeluese të Bordit të Paqes dhe do t'i bashkohen Bosnjë-Hercegovinës si kontribuuese në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën, duke vënë në pah transformimin e rajonit nga një konsumues i sigurisë në një ofrues të saj. Administrata do të vazhdojë të zgjerojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me Serbinë në mënyra që avancojnë interesat e Shteteve të Bashkuara.”
Nga ky Buxhet do vikan edhe investimet tona direkte në Gaza të Palestinës që e ka Izraeli për të shfryrë ngarkesa nervore post-traumatike. Kur ti heqin këta arabët gjysmë të zi prej asaj baçje pas detit, ku ma s’pari ndali Adami kur doli prej Edenit, Edi me planin më të bukur që do i bëjnë këta arkitektët që ai aq artistikisht i qeras, do ti bajnë aty baçe si të Harun Al Rashidit, ku çdo degë e pemës ka një bylbyl që këndon aq bukur e e këput për ty cilin frut ta zgjedhësh prej degës që harkohet si princeshë. Madje do na bëj të gjithëve aksjonerë që mos kemi nevojë të lodhemi ma aq shumë. Madje aksionet do ti menaxhojë një shoku ynë. Madje po teproi do i japim edhe palestinezëve.
Pastaj Shqipëria shfaqet prapë, për herë të fundit në një rrëzëllim me të ngrohtë dhe solemn, në një pozitivitet që na e lehtëson barrën më sipër.
“Departamenti do të angazhohet në mënyrë aktive për ta shndërruar interesin rajonal në marrëveshje konkrete tregtare. Projektet prioritare përfshijnë gazsjellësin e Interkoneksionit Jugor ndërmjet Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës; interkonektorin e propozuar të gazit Serbi–Maqedoni e Veriut; zhvillimin e hidrocentraleve në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi; modernizimin e termocentraleve me qymyr në Kosovë dhe projektet për gazifikimin e qymyrit; si dhe ndërtimin e linjave shtesë të transmetimit të energjisë elektrike që do të lidhin rrjetet e Ballkanit Perëndimor me tregjet evropiane.”
Ndërkoë që ky raport është vetëm njëri ndër plot që normalisht duhet të pasojnë njëri tjetrin në shërbim të ndjekjes së zhvillimeve për përmbushjen e aktit normati.
Akti Normativ
Akti për “Demokraci dhe përparim në Ballkanin Perëndimor.”, ky i shtatorit, prej kongresmenëve Ky është një dokument me 43 faqe. Më i qartë në shkrirjen qyetërimore të Amerikanëve të Veriut dhe Europianëve të Europës. Me një fokus të qartë tek rreziku Kinez dhe ai Rus. Këto mund të dallojmë një ndryshim në ton e në qasje.
Ky është një dokument edhe më interesant sepse orienton politikën prej një pozite legjislative, i shtrirë ndër kohë, vizionar, por edhe ka njëfarë formaliteti që jo domosdoshmërisht familjarizohet me efikasitet. Ka përmendje të buxheteve edhe për të dhënë ndonjë gjë E pastaj kthehemi. Në realizëm socialist si rrymë letrare që përpin githë stokun e dokumentacioneve të këtij lloji.
Këtu Shqipëria vjen 5 herë, ndërkohë që Serbia 13 herë. Madje edhe me një shqetësim konkret për zgjedhjet e Serbisë në 2023, që e tregon aq qartë edhe raporti i OSCE-së dhe pastaj edhe prania e koorupsionit deri në liderë kryesorë të rajonit e ku di unë. Pastaj edhe angazhimi në dialogun për njohje të ndërsjellë që është shumë i pranishëm
Ky është dokumenti që përforëcon se SHBA dëshiron që këto vende të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Top e trumë me shoqni e tu prosperu si mos ma mirë. Kurse raporti i Trumpistëve shkon deri aty sa të thotë se qasja amerikane ka ndër objektiva përmbushjen e interesave që shtrihen në afate të shkurtra kohore.
Ndërkohë në realitetin gjeopolitik, Rusia me Ukrainën janë mbërthyer aty në një territor të pushtuar që po shfaqet me kosto shumë të lartë duke pasur në konsideratë edhe një këndvështrim proporcional njerëzor e luftarak. Dakord rusët janë mbërthyer në kufi të jashtëm të territoreve që dëshirojnë, por edhe Ukrainasit po i gëzohen luftës kozakçke.
Natyra e konfliktit Izrael - Palestinezë po tregon që një konflikt mund të zgjasë shumë. Përfshirja e Iranit në ekuacion me një Amerikë që nuk është ende me një politikë të qartë. Konflikti kufitar i mbështetur në vllazërira gjeopolitike si ai i Arabëve të përçarë që Irani po i zgjon edhe një herë. Ndërkohë që Izraeli i bie çangës pa pushim edhe në emër të një mbrojtje për toka që i përkasin qytetërimit perëndimor hedh e pret raketa. Ndërkohë që ka këmbësori superiore në tokat e pushtuara.
Po
A kemi një fazë përmbyllëse të Luftës së Ftohtë, ku Amerikanët me fitoren e tyre shtuan në domenin e tetarosferës veriperëndimore vende që lagen në Balltik, Poloni e Ukrainën e kontestuar e futet nëpër Azi jugperëndimore qendrore për të zbritur nëpër Det të Zi prapë në Turqi e Greqinë ndjekur prej shqipëtarësh, me kufi në Serbi? Apo? Natyrisht që kemi edhe kontestimin.
Dhe ky zgjerimi i kampit të Natos, shoqërohet me një humbje të interesit për një një nënkontinent dhe mban aty pako baza simbolike në periferi të Bashkimit, që le ti gëzojë tokat e reja e të mos na zgjojë në gjumë të drekës me telefonata të ngutshme. Në do të konslodojmë dominimin në hemisferë perëndimore! Pse nuk vini ngrejmë një koloni të shëndetshme në Perunë e gjatë dhe do keni mbrojtje, mbështetje dhe investime. Me u përzi këtu me gjithfarë aziatikësh nuk po na e do zemra. Edhe ju po përziheni shumë!!
Sa e madhe është çarja Europë – SHBA?
Si përfundim, ndoshta jo, aq shumë, por ajo që po ndodh është një lëvizje. Në shah një lëvizje është shumë. Ndërkohë që Gjermanë e Francezë thërrasin armatim armatim, Amerikanët i bërtasin më shumë! më shumë!
Rusët dhe izraelitët e në Iran edhe amerikanët mund të nënkuptojnë njëfarë agravimi, po edhe nga ana tjetër këto dokumente edhe nuk merren shumë vesh.
Por këta europianët e tjerë nuk u përzjenë me borde paqesh dhe afrim të mëtejshëm në kauzën izraelito-amerikane. Madje Britania e madhe i ka shtuar zërat që denoncojnë daljen prej BE-së dhe qeveriset prej Laburistësh që megjithëse në rrëmujë ndjehen të sigurtë.
Padyshim populistët e djathtë me simpatira neofashiste rrezikojnë kudo të marrin pushtetin, por edhe koalicionet e gjera të qendrës po shkojnë drejt një uniteti.
Ndërkohë këta djathtët e skajit rriten qëndrueshëm.
Ndërkohë Bashkimi Europian bën edhe një hap domethënës që na ndihmon të orientohemi. Busulla e re e kulturës për Europën u miratua më 18 qershor. Një ngjarje madhore.
https://www.congress.gov/119/bills/hr5274/BILLS-119hr5274ih.pdf
https://www.state.gov/wp-content/uploads/2026/05/United_States_Policy_to_Promote_Regional_Stability-Accessible-HRC1399683.pdf
RSS Feed