jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Për kodin penal si gjithë mileti

8/19/2025

Comments

 
Picture
Kush është Alban Daci?
Picture
Prurje të Google kur i thua të të sjellë ç'të gjejë si news për Shqipëri e Albania pak çaste para publikimit të artikullit
Këta titujt me ‘si gjithë mileti’ unë i kam përdorur edhe më herët dhe ja ku janë sërish, se të gjithë po flasin për Kodin e ri penal, që ka propozuar Ministria e Drejtësisë me drejtues zotin Ulsi Manja. (Ndoshta jam pak i vonuar se ai kaloi kohën e tij si lajm dhe pret të dalë në parlament si një muhabet i harruar kur ti vijë dita seancës plenare, por nuk mund të lejmë pa përgëzime ekipin e marrëdhënieve me publikun.)
Por më shumë se Ministria e Drejtësisë, me këtë dokument shpreh një vullnet partiak populli ynë, madje jo partiak, më saktë, politik, që është edhe forma më e përparuar e bashkë-komunikimit që kanë shpikur njerëzit.
Kjo nuk është vepër e një partie, por e një shumice popullore të sapo konfirmuar në zgjedhjet e dy muajve më herët.
Kodi i ri penal.
Në filmin “Koncert në vitin 1936”, zotit Xhevo, kryetar i Bashkisë, i vjen i arrestuar, një karrocier që rrihte kalin që refuzonte të ecte mu në bulevard të qytetit, aty te rrapi ku vareshin njoftimet dhe priste rruga për te shkolla. "Kodi penal. Ky është si kurani mor qafir. " - thoshte zoti Xhevo, e pastaj i thoshte tellallit që t’ja përsëriste miletit nëpër rrugë, nenet 100 e diçka, e me rradhë.
Ta dijë populli se ç’po ndodh.
Shoqërira lloj e lloj dhe institucione, folën e po flasin. Kryeprokurori i vendit foli e tha që kjo largon vëmendjen nga një barrë e madhe dosjesh që mbush çdo dhomë e pret të ndiqet prej një prokurori shumë të ngarkuar me shumë dosje, e në vend të tyre çel plot të reja dhe duhej parë edhe gjithë puna me dosjet në vazhdim, që janë edhe të gjitha dosjet.
Nga shoqata e avokatëve u ankuan e pati njerëz që thanë se me kaq krime sa u identifikuan prej imagjinatës penale të gjithë e kemi vendin në burg prandaj më mirë ikim prej këndej shkroi e dikush tha se e drejta akademike për të pasur akses në informacion, veçanërisht me aktivitetin shtetëror e politik, e pastaj për të thënë ato që kujton se po zbulon, kufizohet dhe në disa raste kriminalizohet; nene që kufizonin liri që ne kujtonim se kishin dalë fare jashtë vëmendjes.
x
 
Por dora në zemër këta njerëz në vend që të jenë politikë, mbeten profesionalë.
Të gjithë këta njerëz duhet të dërgojnë përfaqësira, të mbajnë mbledhje më të majtë e të mëgjër e të mbledhin mbështetje votash e duarsh, e të propozojnë ndërhyrje specifike. Një listë vëlla me kaq pika nga kaq nene, ku kërkohet një përmirësim i tillë e i këtillë. E të takojnë shokë e shoqe në parlament e të flasin. Sekretarë, gratë e disa deputetëve dhe burrat e disa të tjerëve. Ti sqarojnë, ku është qëndrimi ku është gabimi e përmirësimi, e të shohin kë kanë pro e kë kundra. Kush ndahet prej kopesë, e kush ka ndonjë leverdi të vetën.
 
Përveç meje, që kam qasjen e një shkrimi për tu konsumuar i lexuar, si një rrëfim me nuhajtje për estetizma e filozofizma pa shënjestra të veçanta brenda ligjit, por me mundësinë që i ofron ai për kundrime historiko-filozofike në median time.
Kodi aktual, (duke marrë në konsideratë edhe faktin që unë nuk po zhytem nëpër kërkime të veçanta të degëzimeve të tjera të ligjit, por,) nuk ka fare ‘media’ nëpër të. Asnjë fjalë ‘media’ nëpër tekstin e vjetër, me këto shkronja sipas kësaj rradhe. Teksti i ri i ka 19 herë.
Diku tjetër:
Nëse i dënuari ka kryer vepren penale duke perdorur komunikimin publik nepermjet medias, atëherë gjykata mund të urdhërojë që dëmi të paguhet nga :
personat fizikë ose juridikë që zotërojnë shtëpi botuese, gazeta, revista, çdo lloj mjeti komunikimi, stacione radio apo kanale televizive, ose çdo mjet tjetër të përhapjes me shkrim, të folur ose vizuale, për veprat penale të kryera duke përdorur median e tyre. Në këtë rast përgjegjësia civile e tyre trajtohet solidarisht me personin e dënuar.
(të shikojmë suksesin ndaj Facebook.?)
​
      Le të merremi me sende me një domethënie më të afërt. Ja psh. ato zërat që u thanë më sipër që ankohen për shumësi na nxisin të hetojmë, fjala ‘dënohet’ përmendet 954 herë te kodi i ri dhe 631 te i vjetri. Edhe fjala ‘vjet’ që shoqëron ndonjë dënim me burg shkruhet 986 herë te i riu e 664 herë te i vjetri. 
Pra kemi me një rritje thuajse 30 përqind të parapritjeve për numër të krimeve që mund të zbulohen e trajtohen të veçuara prej legjislacionit, apo siç thotë vetë ligji për vete: përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve të tyre.”

                E pra kjo është e pranueshme.
Për shembull, kodi i vjetër (Kodi i vjetër që do të thotë kodi aktual e që është ai që gjehet në fletoren zyrtare kur futesh në ndarjen 'kode'' e zgjedh kodi penal. pa specifikime moshore në faqen e përgjithshme, por brenda tregon se është i 1995-s me plotësim e përmirësim të vazhdueshëm,) kishte fare pak njohje të teknologjive të informacionit. Tani kemi kapituj që merren me këtë problematikë, për të cilën autoritetet përgjegjëse duhet të angazhohen në ndërgjegjësimin e popullsisë, se me këto ritme fyerje e hakërrim të njëri tjetrit nëpër media, inkriminimi me një koment do bëj namin. Vetëm kryeministri me një telefon denoncues mëngjesi në agjencinë përkatëse do burgosë pa lodhje 666 veta që e shajnë e ofendojnë përditë nëpër prurjet e tij të shumta virtuale.
Ose edhe diku tjetër. megjithëse mjaftojnë pak shembuj jam dakord.
Teknologjia përveç të qenit një lëm ku kryhet një larmi e madhe veprimi kriminal është edhe një rrethanë rënduese ose plotësuese në një sërë krimesh të tjera.
Instat raporton se në vitin 2024 u regjistruan 976 krime kibernetike, gati 30% më shumë se një vit më herët që nga ana e vet është një trefishim i numrit të krimeve që u njohën të kësaj natyre në vitin 2020.
E pra kjo është e pranueshmë. Kodi i vjetër kishte fare pak njohje të teknologjive të informacionit. Tani kemi kapituj që merren me këtë problematikë, për të cilën autoritetet përgjegjëse duhet të angazhohen në ndërgjegjësimin e popullsisë, se do bëhet nami. Vetëm kryeministri me një telefon denoncues mëngjesi në agjensinë përkatëse do burgosë pa lodhje 666 veta që e shajnë e ofendojnë përditë nëpër prurjet e tij të shumta virtuale.
Teknologjia përveç të qenit një lëm ku kryhet një larmi e madhe veprimi kriminal është edhe një rrethanë rënduese ose plotësuese në një sërë krimesh të tjera.
Vetëm familja guxon në të tilla ritme të rritjes. Krahasuar me 2020 rastet e dhunës mes anëtarëve të rrethit të ngushtë familjar  janë ndër krime të identifikuara gati 30% më shpesh.
Edhe familja është shumë më shpesh e përmendur e e pranishme për të sqaruar, rënduar e treguar për veprën penale. Në kodin e ri në 108 raste përmendet familja, te i vjetri 21. 
Për më tepër këtu hasim edhe parandalime të tilla si në nenin e cituar këtu që tregon për realitete të  reja që përpijnë njerëzinë.
 Neni 790             
Krijimi i humanëve të dallueshëm
 Zbatimi i praktikave eugjenike me qëllim krijimin tërësisht apo pjesërisht, të humanëve të dallueshëm nga grupet natyrale kombëtare, etnike, racore ose fetare, që synojnë organizimin e përzgjedhjes së personave, apo krijimi i qenieve njerëzore identike me anë të klonimit ose procedurave të tjera që synojnë përzgjedhjen e racës, ose lindjen e një fëmije gjenetikisht identik me një tjetër person të gjallë ose të vdekur, dënohet me burgim nga pesë deri në dymbëdhjetë vjet.
 
E në këtë masë reflekton kodi i ri një qasje të praktikës administrative  që lehtëson, ndan përgjegjësi, autorizon për gjetjen e zgjidhjeve e ja beson gjykimin njerëzve tanë që i kemi zgjedhur e i paguajmë për atë detyrë me një mekanizëm popullor që në thelb mbetet demokratik. Për një larmi që nis në rrahje të nënës, babës, bijës e mnotrës e vëllait e përfundon të ndalimi i krijimit të ndonjë laboratori bashkëkohor që merr qeliza e shton e sipas nevojës e dëshirës e prodhon një njeri që ta kesh vetëm për vete, bërë sipas tetë fotografish në mur.

Kjo kohë e jona shënuar prej përgatitjesh për shpallje ligj të Kodit të ri Penal është etapë e zhvillimit historik identitar e kulturor, por edhe reagimi dhe veprimi, përpjekja për ta ndryshuar, më shpejt, më shumë, më mirë. Ligjet kanë qenë të vetmet mundësi tonat për të sjellë në normalitetin e vendit sipërmarrje që përndryshe do të ishin rrugaçërore e të çmendura.
Në një masë të madhe kjo është bindja ndaj tjetrit nën frikë a nderim më shumë se një përfundim logjik i pleqnimeve tona me vete e me kanun; nënshtresuar si arketip masiv, kulturalizmi teknologjik i aplikuar, racizmi, nacionalizmi, nacional socializmi, komunizmi revolucionar dhe racionalizmi grykësor, instiktualiteti prej kafshës që shoqëron gjithë rrjedhën nëpër pak më parë të thënat -izme, e vazhdon edhe këtu.
​
Zhvillimi i madh teknologjik, rritja e vëmendjes ndaj ndjeshmërive të individit, ngutit që kanë problematikat kolektive, insistimi tek konkurrueshmëria dhe aftësia e saj për të vjelë motivim dhe mbajtja e konkurrueshmërisë në gjerësitë e luftës dhe krimit, kërkojnë ndryshime edhe në Kodin Penal.
Është shumë e vështirë të besosh që rendi në vend paska qenë i mbajtur me këtë kod penal të ngurtë e gjysmak. Kodi i ri ishte prej kohësh i kërkuar.
Fakti që vendi ka funskionuar kolektivisht bazuar në një të tillë kod penal duhet të nxisë gjithë kritikët që në vend të një denoncimi të mangësive të ligjit të vinë me propozime për përmirësime, të tregojnë që teksti duhet të jetë i formuluar në këtë formë ose të ketë në kosideratë këto rreziqe dhe dobi, e një lehtësi dhe përgjigjësi për ata që angazhohen në garantimi e respektimit të kodit.
Fjala detyrë vjen 130 herë. Tek aktuali kemi 93 detyra.
Përfshirja e më shumë njerëzve në detyra që kanë lidhje me zbatimin e kodit penal, e që kanë shtuar nëpër vete përgjegjësi që ja sjell detyra dhe i mbikqyr kodi është një zhvillim pozitiv.
 
Meqenëse qasja ime dihet që është kryesisht në lëm të përgjithshëm të gjuhës së përdorur dhe bukurisë së fjalëve e të mendimeve që mund të na udhëzojnë kur rrimë e mendojmë për kodin penal vegja e krahasimit mes kodit të ri penal e atij më të vjetër është shpeshtësia e hasjes së fjalëve të caktuara.
Dhe kërkojmë zbavitje në krahasim, se ç’të lexosh pa zbatvitje. E që të gjejmë zbavitje duhet të nisemi nga diku e ky diku është gjetje e meqeqë gjetëm gjetje brohorasim urra dhe ja ku dolëm.
 
“Urr” kjo rrokje legjendare e “urra‘-së, tkurrit dhe kurrës së lavdishme e veçojmë e bëjmë rrënjë të një kërkimi në ëord dhe plot 186 fjalë me këtë rrënjë gjallojnë në tekstin kodit të ri.
Dhe shfaqet ngadhnjimtare konkurrenca. Fjala konkurrencë gjallon ngado. Kryesisht në përsëritje të faktit që nëse dënohesh për një krim, por për ta realizuar atë ke bërë një krim edhe më të madh, duhet të dënohesh me krimin që meriton. Dashtë zoti i madh!
Dhe këtu gjejmë konkurruesin e vetëm për rrokjjen ‘urr’ në shqipen penale. Zo-në e madh të zotit të madh.
Dhe zo-ja shfaqet 275 herë. Barazon, barazon, barazon e prap barazon, propozon ose realizon, organizon, zotëron, mbizotëron, izolon, çnjerëzon, filozofon dhe shfrytëzon, favorizon, neutralizon, kallzon, kategorizon, përkufizon dhe individualizon, sezon, bazon e refuzon, ekspozon, akuzon, abuzon, dorëzon, shtazori normalizon,  mizor,  izotopja e pazonja në një zonë. Ozonholluesi. Evazor. Gëzon. Në vezore.
Në të vjetrin kishte 59, zo. Bazon gëzon, mizor, çnjerzor, i pazoti, zon, ozon, izolon, kallëzon, akuzon, favorizon...
Urr aktuali kishte vetëm 11: burrat, konkurrojnë, urrejtje.
Mirë, kjo shaka linguistike mjafton; por jo, ajo shijon dhe na fton në tjetër qëmtim më kërkues të gjurmës gjuhësore në sistem kompjuterik. 😊 Gu?
615 Gu. Siguron paguan tregu, tatimagues rregullon penguar shtrënguar shmangur larguar djegur. Ja kaq fjalë, në mos pastë shpëtuar ndonjë; merr gu-ja 615 përmendje.
Zo i madh megjithë një larmi të madhe shtigjesh nuk gjeti vend veçse 275 herë.
Për ta vazhduar këtë ndërhyrje gazmore po marrim dhe rrokjen qi, që shfaqet 404 herë, urra! dhe ndërkohë ftojmë gjithë lexuesit të lëshohen rrokjeve të kodit të ri penal e të zbulojnë misteret e tij, pastaj shkojmë e rrethojmë ministrinë e drejtësisë me brohorima, pse kaq shumë zi?
1936 ‘zi’. O tmerr i qiellit, o hije në kurriz të reve! Nuk e mposht dot as ‘ba’-ja me 1444 prani.
Por ishim te ‘qi’-ja 404 ‘qi’. Fuqi. Shqipëri, pëlqim, mos pëlqim shfuqizim, treqind, krushqi?. Qira, ushqim e shqisë, heqin. Kryqi. I vjetri kish 244 nga të cilat 70 herë kanë Shqipërinë përqark, kurse te i riu Shqipëria përmendet 123 herë. Pra gjithë patriotët të kenë vëmendjen e të mos përzihen në përgojime të kodit.
Bu-ja kishte 1544. Burim, zbulim, burgim, kontribut, përbuzje, buxheti, gabuar; por rritur nëpër plotësimin ‘burg’ të zihen 1203 prurje të bu-së.
Por këto janë fjalë estetike dhe lodronjëse në një tjetër kuptim të gjuhës dhe lidhjeve të shenjimit gjuhësor me ndjesi primordiale e dhe tingullore.
 
          Por ky krahasim gazmor mjafton pak, e specialistë të fushës padyshim kanë krahasime më të stërholluara me fqinj e të largët.
Një krahasim tjetër?

P.sh.
Vëllezër edhe motra, kur mendojmë për krimin, me than të drejtën, direkt, na shkon mendja te viktima, se viktima më së pari e meriton vëmendjen pse ajo vuan pasojat e aktit që po gjykohet. (përveç rasteve kur kjo viktimë është shteti që nuk vuan aq shumë.) 

          Viktima vjen e përmendur që në fjalët e para, në ndër më të zëshmit rradhë të tij. Kodit Penal. Në parimet e legjislacionit penal.
2. Kodi Penal bazohet në barazinë e shtetasve përpara ligjit, drejtësinë në përcaktimin e fajësisë, mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve dhe viktimave të veprës penale, humanizmin dhe proporcionalitetin e dënimit penal.
​
Në kodin e ri kemi 329 përmendje të viktimës gjatë përpjekjes për të vendosur drejtësi, kurse në kodin aktual nuk ka viktima fare. Në fakt fjala viktimë përmendet 9 herë, por viktima nuk është në procesin e vendosjes së drejtësisë, por është një dëshmitar ose edhe aktor i skenës së krimit, por vazhdimësia i përket e popullit shqiptar dhe organeve të tij të represionit. Edhe në kodin e ri përmendet në atë kontekst të një përshkruesi të skenës së krimit, por edhe në kuptime të tjera.
Kur vazhdon edhe pak më tej,  poshtë, por në kodin penal sa arrin te titulli i dytë për ‘Veprën penale dhe përgjegjësinë penale’, në kreun e parë ‘Vepra penale’, pra neni 18 thotë që:
2. Kur vlerësohet se veprimi apo mosveprimi, ndonëse parashikohet si i tillë në ligjin penal, përmban rrezikshmëri të ulët, gjyqtari i seancës paraprake vendos pushimin e procedimit. Marrja e opinionit të viktimës, për vazhdimin ose jo të procedimit, është e detyrueshme.
P.sh. Marrja e opinionit është disi e paqartësuar; çfarë do të thotë ajo për vendimin final?
Por ka akoma më shumë tek viktima e në një kërkim vetëm pak më tej për viktimën në Republikën e Shqipërisë. Ja për shembull ne kemi strategjinë kombëtare që shfaqet në fillimet e kërkimit për alternativa e aty ka një bazë ligjore që shkon nëpër faqe, konventa ndërkombëtare, kushtetuta e ligje e gjithandej ka vëmendje për viktimën, por si zakonisht në dokumente shqiptare hasim në këtë hyrje aspak elegante
PJESA I
KONTEKSTI STRATEGJIK
1.     Hyrja dhe qëllimi i dokumentit strategjik
Shqipëria ka ratifikuar pothuajse të gjitha aktet ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës që përcaktojnë standardet e trajtimit, mbështetjes dhe mbrojtjes së viktimave të krimit, duke i bërë ato pjesë të legjislacionit të saj të brendshëm. Një nga detyrimet që duhet të përmbushet është përafrimi i legjislacionit vendës për viktimat me standardet e Bashkimit Evropian (BE) dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, detyrim i cili rrjedh edhe nga procesi i integrimit të Shqipërisë në BE. Në kuadër të këtij procesi, duke qenë se nënkapitulli i mbrojtjes së të drejtave themelore është pjesë e kapitullit 23 të acquis, për të cilin Ministria e Drejtësisë (MD) është institucion lider, një ndër çështjet është edhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtat dhe mbrojtja e viktimave të krimit. Pas analizës së kryer në kuadër të përgatitjes së prezantimeve përpara Komisionit Evropian, nëntor 2022, është konkluduar nevoja për hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit (SNMVK).

Një strategji. Një poezi për violinçel dhe buxhet fillon eposin e viktimës me fjalët që po i shkojmë mbas berihasë me zell, se për ne viktimat janë për ti ..... Berihaja në këtë rast është Bashkimi Europian dhe angazhimi i tij për të liri, drejtësi e vllazëri të mbikqyrur.
Por jo, ne kemi kodin. Kodi i ri, Penal thotë:

1. Masa penale e kompensimit të viktimës jepet nga gjykata ndaj të gjithë autorëve të veprave penale kur ka rezultuar dëm material apo jo material dhe, përfshin krahas kompensimit pasuror edhe çdolloj tjetër kompensimi që vlerësohet i përshtatshëm për rikuperimin emocional, psikik, social apo shëndetësor të viktimës.
2. Në çdo rast, prokurori paraqet përpara gjykatës raport të qartë për nevojat e kompensimit të viktimës, mënyrat dhe mjediset e nevojshme për trajtim rikuperues të saj, vlerat e duhura monetare dhe çdo gjë tjetër që shërben për përmbushjen e këtij qëllimi.
Për më tepër, kthimi në gjendjen e mëparshme është masë penale që jepet nga gjykata ndaj personit fizik apo juridik që ka dëmtuar mjedisin, peizazhin mjedisor, kulturor apo çdo vepre penale kur është e mundur rikthimi në gjendjen e mëparshme të dëmit fizik të shkaktuar.

            E kështu shkohet nëpër romane mbi kodet e reja penale. Por kështu ballafaqohesh edhe me nevojën për ta mbyllur diku e sa më shkurt ti biesh aq më mirë është. Sidomos kur i ke rënë gjatë.

​
Comments

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    August 2025
    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn