Në thelb strategjia si dokument është një tekst që ve edhe themelin filozofik edhe paraqet një plan-veprimi që duhet të marrë vend në një kohë të llogaritur e me llogari të tjera kryer e zbatuar. Edhe përpiqet ti shkojë realitetit sa më pranë, por edhe është prezantimi i një vëzhgimi mbi gjendjen e marrëdhënieve mes entitetit nën emër të të cilit flitet me gjithë të tjerët, përfshirë edhe veten trajtuar disi si tjetër.
Dokumenti në fjalë, në terma të sigurisë dhe ndërveprimeve me qëllime të caktuara konkurruese apo armiqësore e miqësore të SHBA-ve dhe botës vjen në kontekste lloj e lloj; ekonomike, ushtarake, teknologjie e spiunazhi, kontrolli mbi burime, dije dhe ndikime të forta e të buta etj, etj.
Strategjia e Sigurisë, një dokument që ve kombin-shtet në qendër e njeriun si qenie nuk e shquan veç me përkatësi; dhe të mirën e të bukurën e tij. Njeriun që i shkon i vetëm zotit të madh për gjykim e ndihmë por prit edhe zoti nuk është aq i pranishëm në këtë dokument që duhet nënvizuar se është elokuenca filozofike, pa zotin e madh që rri atje lartë dhe i ka gjithë bijtë njësoj e që ka porositur atë birin e zgjedhur amerikan ti mbrojë të tërë nga akset e këqija që i petashojnë kur vërtiten vërdallë nëpër vendet e veta dhe aty pranë.
Katër herë përmendet zoti në tekstin e strategjisë.
Për herë të parë fjala zoti del në kapitull të dytë, që e ka titullin “Çfarë duhet të dëshirojnë Shtetet e Bashkuara”
Zoti, thuhet fillimisht aty kur tregohet se qeveria amerikane u siguron qytetarërëve të vet ‘të drejtat natyore të dhëna prej Zotit’.
Për së dyti Zoti vjen në kapitull të katërt ; “Strategjia,” që ka si nëndarje të parë, 'Parimet, që në një nga pikat e veta tregojnë për Prirjen për të mos u përfshirë. Dy herzota njëri mbas tjetrit ka kjo nëndarje.
Ashtu si njerëzit thotë që kanë të drejta natyrore të dhëna nga Zoti ashtu edhe kombeve, me “ligjet e e natyrës dhe natyrën e Zotit, u takon e drejta për një stacion të ndarë në pavarësi e barazi.
Pastaj ka dhe një përsëritje të asaj përmendjes së parë me qeveri që garanton të drejta natyrore të Zotit, dhe kaq.
Zoti me natyrë dorë për dore në çdo përmendje, si me pas frikë me ndejtë vetëm. Një pritshmëri e papërmbushur kjo e "zotit" në diskurs të së djathtës tej qendrës republikane disi populiste të Amerikës, që kalëron Trumpi dhe shokët e tij me pare shumë.
91 herë del kombi në strategjinë me vetëm katër Zota. Anglofonët ama, kombin e përmendin edhe si ‘nation’ e prandaj nation vjen i fshehur edhe në ‘domination’, ‘international’, ‘transnational’ ose po deshët edhe ‘nations of Europe’. Por prapë, nation, mbetet.
Për ti vajtur më pranë këtij hulumtimit mbi njeriun dhe vëmendjen ndaj tij dhe kombit-shtet vetëm pak më poshtë “Prirjes për të mos u përfshirë”, gjejmë titullin “Realizmi jepurak” (flexible realism), heu!
Zot i madh; realizmi fleksibël. Natyrisht kemi njëfarë ideje se realizmi është edhe emri i një rrjedhe të mendimit politiko-filozofik që ka nisur para Marksit dhe realizmit të tij historik, kur kemi pasur edhe realpolitikë, që është etiketim në lëm të gjeopolitikës a marrdhënieve ndërkombëtare, dhe rrjedhave më të djathta që shohin tek realizmi një instikt të të gjithëve për dominim që duhet pranuar e përdorur për dobi, po prap realizmi është pranim i një serie informacionesh e arsyetimesh që kanë.
| Siç mund të shihet edhe në përmbajtjen e Strategjisë, pas parimeve dhe prioriteteve vjen prezantimi i rajoneve apo nënndarjeve të botës që fillin me Hemisferën e Perëndimit. Apo thënë ndryshe hemisfera jonë.? Hemisfera e Perëndimit. ‘Hemi-’ grekët e lashtë na i paskën thënë gjysmës dhe sa për sferë të gjithë e dimë që bëhet fjalë për rruzullin tonë. | Foto përmbajtje PËRMBAJTJAI. Hyrje – Çfarë është Strategjia Amerikane? .. 1
IV. Strategjia.. 8
B. Azia.. 19 C. Evropa.. 25 D. Lindja e Mesme.. 27 E. Afrika... 29 |
Kjo ‘Hemisferë’ si një koncept gjeopolitik e ka një prejardhës dinjitoz tek Doktrina Monroe, siç thotë edhe vetë. Kjo doktrinë që e kaluar në kongres në fillim të shekullit të 19-të (1823) pati qëllim ti vërë fre dyndjes europiane nëpër amerikëra të jugut e veriut me qëllim vendosje regjimesh koloniale atje. Amerikanët patën luftuar me spanjollë e francezë. Sa mbaruan luftën civile amerikanët ju përveshën francezëve në Meksikë dhe luftohej edhe me Spanjën për Kaliforninë. Por, këtë herë është Kina vendi që duhet përmbajtur në zgjatjen drejt hemisferës perëndimore.
Kina lë pas Europën në marrëdhëniet tregtare me Amerikën Latine, ndërkohë që rivaliteti u bë i qartë që me marrjen në kontroll të kanalit të Panamasë që lehtësisht mund ti vijë në kujtesë dëgjuesve të lajmeve nga Trump, prej kohës kur fliste për bashkimin e Kanadasë me SHBA-në.
Në kuadër të komenteve për hemisferën thuhet edhe që duhet të ketë rialokim të trupave për të reflektuar këtë vizion. Konkurrenca me Kinën në këto vende afron rrezikun e konfliktit, por nga ana tjetër është lufta e ftohtë që gjen skena më të vogla nëpër xhungla.
Pas 4 faqeve të Hemisferës së Perëndimit vijnë 6 faqet për Azinë. Me Azi përflitet kryesisht Kina. Por natyrisht edhe aleancat që duhen vitalizuar për tu ballafaquar me rrezikun Kinez. Marrëdhënia me Kinën është pjesë edhe në diskursin për Hemisferën e Perëndimit. Për shmbull kur thuhet “ne do t’ja mohojmë konkurruesve jo të hesmiferës pozicionimin e forcave apo aftësive të tjera kërcenuese që të zotërojnë apo kontrollojnë asete me vlerë strategjike jetike në Hemisferën tonë.
Një aspekt i rëndësisht i marrëdhënies me vendet e Amerikës së Jugut, përfshi atë zgjatimin drejt veriut, është ofrimi i një alternative vështirë të kundërshtueshme krahasuar me Kinën mbështetja e së cilës shoqërohet me spiunazh, borxhe-kurth e synim për dominim. Pastaj flitet për kufij që duhet të ketë ekspansioni kinez. Koreja e Jugut dhe Japonia me armatim e angazhim duhet të mbajnë peshë në përballje, edhe iIndia e Australia e Europa e Amerikë e Jugut e të gjithë bashkë ti vihemi këtij rreziku, që duhet mbajtu brenda zinxhirit të ishujve të parë e pastaj zinxhirit të dytë të ishujve të lidhur me njëri tjetrin prej Tajvanit që vjen me emër e me luftë. Si pak të tjerë ndër shtete.
Europa për shembull në dy faqet e saj në Strategji vjen pa shtete; megjthëse në strategji SHBA-të tregojnë se në vend të një Europe të Bashkuar preferojnë shtetet kombe ata nuk përmendin askënd përveç Anglisë dhe Irlandës që zgjojnë ndjesi edhe më të forta se sentimentalizmi për Europën dhe dëshiron që ajo të ketë prosperitet e pavarësi, e veçanërisht demokraci e rreshtim në vlera liberale.
Ndërkobhë që gjithkund kumbon këmbanë e mospërzjerjes, në Europë do të mbështetet forca politikë që i ve fre dyndjes së emigrantëve dhe fshirjes së qytetërimit perëndimor si një qytetërim që ruan një trashëgimi që dihej si identitet formuese e që mund të kategorizohej si perëndimore. (?)
Europës nuk i pëlqehet ngulfatja që i shkakton një mbirregullim i konkurencës dhe kreativitetit, një besnikëri ndaj ca vlerave që shumica e popullsisë po i braktis, një hapje e vazhduar e emigrantëve që nuk përthithen të formuatura në sistem, por lejohen të përshtasin mjedisin shoqëror ku vendosen në vlerat dhe natyrën e tyre. “Amerika inkurajon aleatët e vet politikë në Europë të promovojnë rigjallërimin e shpirtit dhe ndimin në rritje të partive patriotike Europiane, që padyshim japin arsye për optimizëm të madh.”
Për më tepër strategjia shpall edhe “Në të ardhmen afatgjatë ka gjasa që në pak dekada më së shumti, disa anëtarë të NATO-s do të jenë bërë në shumicë joeuropiane.” ... prandaj do ta shohin ndryshe aleancën nga si e shihnin kur nënshkruan kartën e themelimit.
Politika jonë e gjerë për Evropën duhet të ketë përparësi:
- Rikthimin e kushteve të stabilitetit brenda Evropës dhe të stabilitetit strategjik me Rusinë;
- Mundësimin që Evropa të qëndrojë mbi këmbët e veta dhe të veprojë si një grup shtetesh sovrane të harmonizuara, përfshirë marrjen e përgjegjësisë parësore për mbrojtjen e saj, pa u dominuar nga ndonjë fuqi kundërshtare;
- Kultivimin e rezistencës ndaj trajektores aktuale të Evropës brenda vetë vendeve evropiane;
- Hapjen e tregjeve evropiane për mallrat dhe shërbimet amerikane dhe garantimin e trajtimit të drejtë për punëtorët dhe bizneset amerikane;
- Forcimin e vendeve të shëndosha të Evropës Qendrore, Lindore dhe Jugore përmes lidhjeve tregtare, shitjes së armëve, bashkëpunimit politik dhe shkëmbimeve kulturore e arsimore;
- Përfundimin e perceptimit, si dhe parandalimin e realitetit, të NATO-s si një aleancë në zgjerim të përhershëm; dhe
- Nxitjen e Evropës që të ndërmarrë veprime për të luftuar mbikapacitetin merkantilist, vjedhjen teknologjike, spiunazhin kibernetik dhe praktika të tjera ekonomike armiqësore.
Megjithë preferencën për shtete kombe amerikanët, komentojnë Europën si një njësi që duhet të përballet me rivalitetet si e tërë. Megjithëse ka një paqartësi në përdorim të Europës si entitet që duhet të përballet si i tërë andej këndëj dhe vendeve sovrane angazhimi do të jetë për ti vënë kufij projektit të Bashkimit Europian, për mbështje të partive patriote që dihen pak a shumë se kush janë e që do të frenojnë Europën. Pastaj kemi edhe Lindjen e Mesme dhe Afrikën.
Europa vjen e përmendur 50 herë në dokument Kina 21.
Ndërhyrja Amerikane mund të parashikohet si intensive jo vetëm pse përmendet e tillë, por edhe pse me pak mundim mund të arrihen rezultate të mëdha. E djathta e ekstremit që në Europë po arrin rezultate të mira duke qeverisur në Itali, Hungari e Holandë e Austri e ku di unë, është në rritje në Francë dhe Gjermani. Nëse kujtojmë rezultatin e lartë që arriti ndërhyrja amerikane në daljen e Britanikëve prej Bashkimit Europian mund të hamendësojmë që mbështetja amerikane mund të përshpejtojë forcimin dhe afrimin me fitoren për Aleancën për Gjermaninë dhe Ballin Kombëtar në Francë.
Europa shpejt mund t’ja mpakë mbështetjen Ukrainës, nëse kujtojmë gatishmërinë amerikane për tu tërhequr dhe lodhjen që po sjell konflikti i gjatë dhe forcimi i ‘patriotëve’. Dhe një kufi i rinegociuar në Ukrainë do ti hapë rrugën një ridimensionimi të marrëdhënies së Europës me Rusinë.
Një frenim i Projektit Europian krijon një vakum në diskursin politik Shqiptar, ndërkohë që forcat e të djathtës së ekstremit edhe prej marrëdhënies së përmirësuar me Rusinë edhe prej një simpatie për elementin sllav kundrejt islamit-emigrativ që i mvishet shqiptarëve, rrezikojnë ti hapin rrugë një përshkallëzimi në kufirin Serbo-Kosovar.
Rusët nga ana tjetër kanë përparësinë që në një masë të madhe një politikë e caktuar lidhet me një njeri, epoka pas Putinit mund të ketë ndryshime të rëndësishme në politikën e jashtme të Rusisë. 73 vjeçari Putin, megjithëse në një fron të qëndrueshëm nuk mund të rrijë edhe shumë aty, Rusia nuk mund të ketë një aleat më të natyrshëm se Europën. Kina e madhe edhe për shkak të afërsisë dhe oreksit nuk do të vonojë të shquhet si një rrezik për Rusinë që ka jugun mbushur me asi vendesh të Rrugës së Mëndafshit që mbajnë mend një kolonializëm antipatik imperialisto-bolshevik. Vete filizofi i pallatit perandorak njefare dugini ka vite qe promovon nje projekt qe sheh arealin euroaziatik si nje projekt gjeopolitik rivalitetesh ndërhemisferike të denjë e të dobishëm e të pashmangshëm.
Gjithësesi, Europa rrezikon të humbasë terren në skenën globale prej dobësimit të mbështetjes amerikane. Aleti i ri është iMe një konflikt diku tjetër europa me gjithë potencialin e vet do të tërbohej prej luftës në dy fronte. Radikalizimi nëpër të cilin kalon njeriu që jeton nëpër luftë kërkon vëmendje të veçantë, por amerikanët thonë se kjo mungesë vetëbesimi shfaqet më qartë në marrëdhënien e Evropës me Rusinë.
Aleatët evropianë gëzojnë një epërsi të konsiderueshme të fuqisë së fortë ndaj Rusisë pothuajse sipas çdo matësi, me përjashtim të armëve bërthamore. Si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë, marrëdhëniet evropiane me Rusinë janë tashmë thellësisht të dobësuara, dhe shumë evropianë e shohin Rusinë si një kërcënim ekzistencial. Menaxhimi i marrëdhënieve evropiane me Rusinë do të kërkojë një angazhim të rëndësishëm diplomatik të Shteteve të Bashkuara, si për të rivendosur kushtet e stabilitetit strategjik në të gjithë hapësirën euroaziatike, ashtu edhe për të zbutur rrezikun e konfliktit midis Rusisë dhe shteteve evropiane.
Pra, shenjë e parë e dobësisë së Europës është që megjithëse është një fuqi më e fortë se ajo e rusëve prap gjendet e gozhduar në një koflikt që as e pranon as e humb e as e fiton.
Gjermanët dalin vetëm dy herë në tekst dhe aty përmenden për të ilustruar një dobësi të zbuluar në politikën që Europianët zbatojnë kundrejt Rusisë. Gjermanët kanë vajtur në kininë për të ngritur impjantin më të madh e modern për kimikate e polimere e polifere.
Rusia. Shtatë ndër dhjetë herët që përmendet i ka në paragrafin e cituar aty sipër. Dy herë të tjera në një paragraf më poshtë ku shpallet synimi për të ndaluar armiqësitë mes rusëve dhe ukrainsve, pastaj në të parin prioritet për politika të gjera ndaj Europës ku thuhet se duhet rivendosur stabiliteti në Europë dhe stabiliteti strategjik me Rusinë.
Lufta në Ukrainë ka pasur efektin paradoksal të rritjes së varësive të jashtme të Evropës, veçanërisht të Gjermanisë. Sot, kompanitë kimike gjermane po ndërtojnë disa nga impiantet më të mëdha të përpunimit në botë në Kinë, duke përdorur gaz rus të cilin nuk mund ta sigurojnë në vendin e tyre. Administrata Trump gjendet në kundërshtim me zyrtarë evropianë që mbajnë pritshmëri jorealiste për luftën, ndërsa mbështeten në qeveri pakice të paqëndrueshme, shumë prej të cilave shkelin parimet bazë të demokracisë për të shtypur opozitën. Një shumicë e gjerë evropiane dëshiron paqe, por kjo dëshirë nuk përkthehet në politika konkrete, kryesisht për shkak të minimit të proceseve demokratike nga këto qeveri. Kjo është strategjikisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara pikërisht sepse shtetet evropiane nuk mund të reformohen nëse mbeten të bllokuara në krizë politike.”
Këtu është momenti për thashethimin virtual të radhës. ChatGPT që ja bëj unë ndonjë kërkesë që të më gjejë referenca ishte jo fort miqësore me Trumpin.
Ja, unë po e pyesja për këtë “kubenë e artë” që ka menduar si mbrojtje për luftra hapsinore dhe ajrore kur ChatGPT më tha po ca mbrojtje me kube të artë, ky është një kontinent, mezi mbrohet dhe nuk është si Rusia që në qasjen e vet hapsinore ka një mbrojtje të mirë të qendrës dhe pastaj periferitë më pak. Por amerikanët kanë disa qendra shtrirë gjithandej dhe sic premton Trumpi nuk bëhet fjalë të ngatërrohet njeri me gëzimin e të drejtave natyrore të zotit, të qytetarëve të vet. Kjo kube e artë kushton shumë megjithëse një pjesë të bollshme të dobisë e ka për efekt politik dhe psikologjik.
Dhe strategjia padyshim që ka interes.
RSS Feed