Në korrik e më herët unë isha angazhuar të sillja një shkrim në muaj, të paktën, mbi zhvillim politik e social, vendor. Një ditar joinformativ për zgjedhjet. ‘Shtjellime zgjedhore orë pas ore’ ja pata vënë emrin, se mendova që fushata ndezi, megjithëse gjithandej ku bie rasti unë them që energjia dhe dëshira e opozitës jashtëparlamentare (😊) për të fituar lejnë për të dëshiruar, ndaj fushata nuk do të jetë veçanërisht agresive. Një ditar të zhvillimit politik që mund të ndikojë rezultatin e zgjedhjeve. Kur, ja ku jemi në fund të janarit e unë për herë të parë po mbledh aq rrëmujë sa duhet më të bëj një krah politikë për të ndjekur një harresë me interes. Ndoshta edhe një rënie e interesit personal në kushtet e pandemisë. Po prap, nga korriku në janar janë gjashtë muaj. Pesë muaj unë kam heshtu, megjithëse anijakomb ka ndryshuar me dy gradë këndin e prerjes së dallgës në lundrim, prap nuk ka pas dridhin e nevojshëm nëpër shpellën e errët.
Kronika e humbjes së eksperiencës politike në arkivat e individit nuk është një ndodhi fort e jashtëzakonshme, faktikisht, por ka të mirën që është jashtëzakonisht e përhapur. Nga korriku vazhdohet tek gushti. Gushti është i njohur botërisht që është ndër muajt më personalë të vitit. Nëse nuk je në ndonjë shtresë fatkeqe që nuk i dallon muajt, pse i duhet të ngulet gjithmonë mbi dicka që ja nxjerr ose jo bukën e gojës, atëherë gushti është më personal. Por gushti pati politikë. Apo ishte shtatori. Gushti i vetëm mezi e mban veten nga mbipersonalizimi i robit. Edhe vapa këtë muaj ta sjell veten në majë të hundës, në kuptimin që do e shohësh patjetër. Prandaj politika fillon e paket. Por dika pati. Në gusht një shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi u bë përcaktues në peshoren që do të ngrinte qeverinë mbi rrënojat e një udhëheqësi jetëgjatë si Gjukanoviçi që pati edhe mbështetjen e Ramës,. Ajo që ra në sy atëherë është se zoti Abazoviq na ishte një mbështetës i jugosllavizmës. Ai shquphej për simpatinë e një gjuhe të përbashkët të malazezve, serbëve, kroatëve e boshnjakëve, që e cilëson ëikipedia në kërkim të emrit të tij. Edhe qeveria që u zgjodh në dhjetor, na kish në krye një serb goxha të reformuar e armik të korrupsionit e me kontribute në letrarishte e që do ti shërbejë frymës romantike jugosllave. Nuk kemi pasur shumë nge ta njohim, por ai dhe miku ynë Abazoviqi kryesojnë qeverisjen në Mal të Zi e kjo nuk ka se ctë jetë tjetër veç një shenjë e kozmopolitanizmës së këtij vendi të vogël të adriatikut lindor. Por, jemi ende në shtator. Atëherë Kosova, doli në lajme. Pati një marrëveshje. U muarën vesh domethënë në Uashington. Edvinin nuk e ftuan. Alksandër Vuçiçi dhe Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje me amerikanët. Amerikanët premtojnë të ndërtojnë infrastrukturë. Në këtë fund gushti pra njihemi me firmën e zotit Trump. Ai Ujmani dhe Apo nuk është ajo?[1] Ajo ishte. Ai i çonte letër edhe Ramës ca më vonë dhe të njëjtën firmë kishte. Në të dy letrat veç të tjerash kërkohet njohja e Jerusalemit si kërkim i kryeqytetit Izraelit. Ndërkohë që këtë punë nuk e kanë bërë as vëllezërit tanë Gjermanë e lëre më tej paternaltësia e tij Bashkimi Evropian. Por, në tetor. Në tetor ishte kaq e vështirë për të nxjerrë lajmin. Edhe OFL që vetëm ca muaj më herët furnizonte me lajme ekskluzive nga aksione piktoreske komandosh që pushtonin një strehinë luksoze mafiozësh dikah patën nevojë të nxirrnin drejtorin në detyrë të akuzohej për dekonspirim të hetimeve që kjo treshe e famshme gërmash të dilte prap në lajme dhe mezi. Dhe zonja Hajnaj në krye të prokurorisë speciale përballet me një situatë ku duhet të menaxhojë edhe presionin elektoral dhe të kërkesave të BE-së dhe këtë pushtetin e plotë që duket se gëzojnë segmente që meqenëse nuk kanë qejf të përlasen me ligjin e marrin në dorë atë. Atëherë Këshilli Europian në kushte të zhvillimit të kishte përndjekjen ligjore të atyre që ndan keq drejtësi e në zgjedhje, lakminë e gjithkuj shtu në kanar. Ndërkohë, reforma zgjedhore arriu të sigurojë në parlament shumicërinë. Erdhi një komisioner zgjerimi në tetor. Vajti edhe në Kosovë e do shkojë gjithandej. Por nuk foli keq. Lajçaku po negocionon me kosovarët. Përparime janë bërë. Një paketë IPA me vlerë 9 miliard dollarë thojnë se do të derdhet këtyre anëve dhe luga në brez e kosi në lumë që të na cojë në det që është gjithashtu kos. I gjithë lezeti duket gjeopolitik. Pas flirtit serb me Kinezët dhe zhvillimeve të tjera, erdhën amerikanët dhe pastaj europianët, që në fakt ishin këtu që më përpara por po dremitnin pak tek i njëjti poltron ku dremisin akoma. Kovid. Doli Rama te Opinion. Se kush dreq këshilltari i ka thënë ngacmo pavetdijen e elektoratit (një zbulim i përsëritur.) Gjeti të vetmen gazetare të pranishme dhe i përsëriste argumentin e tij të preferuar “që është i gjatë”. Jam i gjatë! jam i gjatë! i thoshte. Sikur gjatësia të qenka një burim i shkëlqyer drejtësie e mençurie te njeriu. Kur fap, dërgon ish - presidenti kryeministër, ministër i jashtëm i brendshëm dhe udhëheqës shpirtëror i zhvillimit kombëtar zoti Sali Berisha një mesazh përzjen kujtimin e nënsë së ndjerë, të vdekur prej pak kohësh dhe me sa më kanë thënë një zonjë e nderuar, profesioniste e nderuar dhe një emancipuese e mjedisit të vet, të Kryeministrit. Edhe ja lexon faqe botës gazetari i mbinjohur vendas dhe pastaj futet në emision i paparaljamëruar kryetari i opozitës në një konferencëë për shtyp tamam si ato tre të tjerat që kish improvizuar atë ditë në takime dashamirëse me shitës të fasuleve dhe patateve dhe kusive plastike në aksh ven andej largë. E kthy prap ndër bashkëbisedues i thoshte ky ksaj jam i gjatë jam i gjatë. Pastaj erdhën grekët me detin, ra tërmet prap. Pastaj se ç’ndodhi, as e mora vesh. Ndoshta u fol për buxhetin. Po rriten. Po ndërtohen. Dhe vjen nëntori. Në nëntorin e kuq përgjithësisht festohej, por ngrohja globale. Pastaj prap Kovidi. Vdiq. U shtu. Vdiq një tjetër. Kina po rritet, po ma tutje. BE, Amerika, Serbi, greku. Dhe për të kulmuar gjithçka marrin në arrest në Hagë gjithë parinë politike me kontribut në drejtimin e revoltës së armatorsur Kosovare. Presidenti Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë në një seri keqmenaxhimesh ndjellakeqe bashkë edhe me shumë të tjerë u bënë pjesë e një mekanizmi që kanë zhvlerësuar republikën e Kosovës. Dakort një mekanizëm që pati edhe vëllezërit e BE dhe SHBA-ve në zyra ku firmat ishin si prej përfaqësuesish dhe influencat e errta të serbëve dhe efikasitetin që ofron qasja kriminale e gjithkahit, shtojnë frenimin e interesave kombëtare. Pastaj korona. E ksi senesh. Pastaj festa. Dhe rrokullisje spektakolare në të dymbëdhjetin muajin që s’ka si mos jetë i fundit. Për atë vit. E ma vonë se në fund nuk ke si flet. Dhjetori i dymbëdhjeti. Dhjetori. muaji i festave të vërteta. Në dhjetor ka lindur edhe Krishti, më i madhi i njerëzve të krishterë, vetë bir i perëndisë, ngjizur me frymën e shenjtë në një virgjëreshëdhe ai sjell edhe dhurata edhe pushim ushqim e koncerte. Oee! Por më herët, nëpër natë, një polic konfrohet me një të ri dhe nuk është sqaruar ende si, e e vret atë. Nga aty nëpër protesta. Oooo. Në derë të kryeministrisë, me gura. Nëpër Tiranë. Oooo. Identiteti mbizotërues që i mvishet është ai i djalit të rebeluar, shumë i ri, futbolldashës, me potencial për agresivitet të dëshmuar. Identiteti politik është më i paqartë. Dikush sheh tek ata faktin që një detyrim për empancipimin dhe rritjen e mirëqenies nuk është përmbushur dhe pakënaqësia duhet të gjejë çdo formë ta bëjë të qartë praninë e vet. Ndërkohë të tjerë shohin aty një sinjalistikë të rivalitetit ndërpartiak. A ka protesta një komandë diku që bën gëzuar e thur lavde për skuadërkomandantët relativisht të suksesshëm dhe për leverdinë elektorale të qëndrueshmërisë së suksessit të tyre? A nuk e pati edhe Rama një protestë në janar atë mot, kur policia i gjeti njerëzit te sheshi Skënderbe dhe i tërhoqi të motivuar e trimëruar një protestë socialistësh që përfundoi në dyert e kryeministrisë me një revansh ku u pa nevojshme të vriteshin nga ushtaraku i aksh grade në gardën e kombit për të ruajtur kryt e vendit. Atëherë para se të vinte në pushtet. Është si biçim kurban për fat. Një ritual rozafik i shqipeve, që flasin shqip që dashka me thanë. Me këtë rast qendra e partisë socialiste në Shkodër u dogj. Një afrimitet, gjithsesi. Si një përgjegje për secilin, policia ndoqi një praktikë disi të dhunshme. I rrahu e tregoi brutalitet që nëse është disi e drejtë përshtypja që kam krijuar atëherë është fare e tepërt. Dhe ky bëhet vetë një sinjal. Edhe këtu unë opozitën pak e pashë. Me angazhimin e pako qendrave PD mund të kish kontribuar për një rritje me7 herë të vlerës së sinjalizuese të aksionit. Por iku. Ndërkohë PD pati një proces përzgjedhje për kandidatët në zgjedhje. Aksion i madh. 6000 pretendentë Ndërkohë kemi një gjykatë kushtetuese. Ose të paktën në masë të mjaftueshme për të nisur punën. Apo, jo? Gjithësesi, koka e drejtësisë u shtua me një anëtar. Tani do të fillojë bota e re. Një botë që deri në zgjedhje do të shohë se si kishte qenë e gjithë e verteta atëherë kur kishte rëndësi. Pastaj vjen janari. Është arritur një marrëveshje e re me grekët për detin? Turqit pas ca ikje ardhjesh na presin kryeministrin me një flotë hipike dhe ecje e foto e pastaj ka një këngë. Dhe grekët që latini i këshillon të mbahen të kufizuar në shtrëngimin e duarve na ftuan për darkë dhe pamjet e përhapura janë të darkave që kanë përshëndetje dy grushta të mbështetur në bërryl në këndin 41 gradë në qendërikje. Jo se kjo është një përshëndetje veçanërisht e veçantë, por babaxhani Erdogan u mjaftua me një dorë në zemër në takimin zyrtar. Kjo tregon se grekët po e shprehin qëndrimin e tyre për negociatat duke folur me shokun Edvin, për më tepër do të vinë edhe në Tiranë ku ne padyshim do ti lexojmë sërish përshëndetjet në mënyrë rigoroze. Një dhuratë për Edvinin, (nuk dimë nëse është ai vetë që po ja bën vetes?, apo dikush tjetër? Dhe në këtë rast për cfarë i duhet shokut Rama një profil i tij prej aktori ndërkombëtar rajonal? A po kërkon ai fronin e Patriarkanës së Stambollit pas largimit nga detyra e kryministrit të Shqipërisë? Apo po aspiron ai një fron në kombet e bashkuara? Paqja turko-greke, dora në zemër nuk është e ndonjë interesi të prioritarmegjithëse përparimi i përgjithshëm i rajonit dhe përmirësimi i karmës globale padyshim që ka të mirat e veta. Ndërkohë grekët miratuan në parlament zgjerimin e ujrave greke nga gjashtë në 12 milje. Ndoshta do të ketë edhe një përballje në gjykatë, në Hagë, tha Micotaqisi, kërkojeni se atje e keni detin. Rama paska thënë është e drejta juaj e padiskutushme që të zgjeroheni po qe se jua merr mendja. Ndërkohë që ne përmirësojmë marrëdhëniet ca shokë të tjerë vajtën në Dubai dhe u shtruan aty me gjona të mira e gjona të bukra si thoshte ai fenomeni i rrjetit ca kohë më herët por pyetja mbetet: a do vijë tek ky takimi i grekut me turkun ky arabi që do bëka portin më të bukur në Durrës, që do bëjë edhe një port tjetër. Historia jonë me koncensionet rifillon, por dora në zemër kjo është ide me vlera. Largimi i portit industrial e tregtar prej aty dhe krijimi i një porti që harmonizohet e lirohet më shumë me qytetin më pëlqen. Edhe gjithanej baçe. Vetë princi i kurorës e pati këtë ndriçim në zemër, që ja allahhu ja dhëntë shpërblimin e madh. Vaksina. Po vjen dhe më shumë do vijë akoma, edhe vaksina e koronavirusit. Kosova do mbajë zgjedhje të parakohshme për Shën Valentin. Pritshmëritë janë që Vetvendosja të arrijë kryesimin sërish. Ajo ka marrë një copë LDK, me drejtuesen e ekipit të LDK në zgjedhjet e më përparshme zonjën Vjosa Osmani. Ndërkohë që PDK që ka humbur Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Ramushi bëri një ofertë për aleancë me vetvendosjen, duke shpallur se i bashkohet vetvendosjes për një bashkim me Shqipërinë. Një pozicion që vetë Vetvendosja thotë me mençuri se nuk është fare urgjent. Vetë i nderuari Vuçiç tha se po të bënte Serbia bashkime të tilla e bombardojnë. Megjithëse synimi i Ramushit është disi ‘i gjerë’ 😉 në qasjen e vet, dhe nuk është e qartë natyra e aleancës, vetëvendosja nuk i trembet shumëkuptimësisë në komunikim. “Krejt dhe drejt” është slogani i tyre në zgjedhje. Krejt është totali në gjuhën e huaj. Totalitarizmi mund edhe të shqiptohet si krejtnimi. Drejt dakort. Po krejt? Krejt ç’ka? Do ti shkojmë deri në fund, gjithë tematikave? Drejt? Në cilin drejtim? Apo thjeshtë është entuziazëm i madh, një ndjesi e shprehur në fjalën “krejt”, lëre pastaj “drejt”se sa shumë entuziazëm që është. Padyshim që histori të tjera këtyre kohëve ka plot. Zakonisht ndjekja kronologjike e zhvillimeve praktikohet duke ndjekur fille të një interesi të caktuar, por ndonjëherë ka nevojë që ngjarjet të krijojnë konologjinë, jo të kemi një rrjedhë kronologjike të ngjarjeve. Si ca gurë që shenjojnë një shteg nër gjashtë kodra që janë gjashtë muaj. E pastaj secili i shton vetë eksperienca plot. Dhe pastaj pyet veten kot, si nga hiçi, nëpër darkë, po unë për kë do votoj. Dhe ta mendosh që dilema është një hap i parë që padyshim po ti biesh andej çon edhe tradhëti kombëtare. Por ne do të shpresojmë që dashuria për diçka do na shtijë dikah. [1]https://exit.al/en/2020/09/04/kosovo-and-serbia-signed-separate-pledges-not-an-agreement/ Kronika e humbjes së eksperiencës politike në arkivat e individit nuk është një ndodhi fort e jashtëzakonshme, faktikisht, por ka të mirën që është jashtëzakonisht e përhapur. Nga korriku vazhdohet tek gjushti. Gushti është i njohur botërisht që është ndër muajt më personalë të vitit. Nëse nuk je në ndonjë shtresë fatkeqe që nuk i dallon muajt, pse i duhet të ngulet gjithmonë mbi dicka që ja nxjerr ose jo bukën e gojës, atëherë gushti është më personal. Por gushti pati politikë. Apo ishte shtatori. Gushti i vetëm mezi e mban veten nga mbipersonalizimi i robit. Edhe vapa këtë muaj ta sjell veten në majë të hundës, në kuptimin që do e shohësh patjetër. Prandaj politika fillon e paket. Në gusht një shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi u bë përcaktues në peshoren që do të ngrinte qeverinë mbi rrënojat e një udhëheqësi jetëgjatë si Gjukanoviçi që pati edhe mbështetjen e Ramës,. A/që bie në sy është se zoti Abazoviq na ishte një mbështetës i jugosllavizmës. Këtë përfundim unë e nxjerr prej simpatisë së tij për idenë e një gjuhe të përbashkët të malazezve, serbëve, kroatëve e boshnjakëve, që e tregon ëikipedia në kërkim të emrit të tij. Edhe qeveria që u zgjodh në dhjetor, na kish në krye një serb goxha të reformuar e armik të korrupsionit e me kontribute në letrarishte e që do ti shërbejë frymës romantike jugosllave. Nuk kemi pasur shumë nge ta njohim, por ai dhe miku ynë Abazoviqi Por jemi ende në shtator. Kosova, doli në lajme. Pati një marrëveshje. U muarën vesh domethënë në Uashington. Edvinin nuk e ftuan. Alksandër Vuçiçi dhe Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje me amerikanët. Amerikanët premtojnë të ndërtojnë infrastrukturë. Në këtë fund gushti pra njihemi me firmën e zotit Trump. Ai Ujmani dhe Apo nuk është ajo?[1] Ajo ishte. Ai i çonte letër edhe Ramës ca më vonë dhe të njëjtën firmë kishte. Në të dy letrat kërkohet njohja e Jerusalemit si kërkim i kryeqytetit Izraelit. Ndërkohë që këtë punë nuk e kanë bërë as vëllezërit tanë Gjermanë e lëre më tej paternaltësia e tij Bashkimi Evropian. Por këto gjëra gjehen vetëm në tetor. Në tetor ishte kaq e vështirë për të nxjerrë lajmin. Edhe OFL që vetëm ca muaj më herët furnizonte me lajme ekskluzive nga aksione piktoreske komandosh që pushtonin një strehinë luksoze mafiozësh dikah patën nevojë të nxirrnin drejtorin në detyrë të akuzohej për dekonspirim të hetimeve që kjo treshe e famshme gërmash të dilte prap në lajme dhe mezi. Dhe zonja Hajnaj në krye të prokurorisë speciale përballet me një situatë ku duhet të menaxhojë edhe presionin elektoral dhe të kërkesave të BE-së dhe këtë pushtetin e plotë që duket se gëzojnë segmente që meqenëse nuk kanë qejf të përlasen me ligjin e marrin në dorë atë. Atëherë Këshilli Europian në kushte të zhvillimit të kishte përndjekjen ligjore të atyre që ndan keq drejtësi e në zgjedhje, lakminë e gjithkuj shtu në kanar. Ndërkohë, reforma zgjedhore arriu të sigurojë në parlament shumicërinë. Pra; duhet t’ja vini fotografinë bamirësit, të gjithë, në mur! Por kur nuk u bë në shtator kjo ndodhi, çu bë tani? Erdhi një komisioner zgjerimi në tetor. Vajti edhe në Kosovë e do shkojë gjithandej. Por nuk foli keq. Lajçaku po negocionon me kosovarët. Përparime janë bërë. Një paketë IPA me vlerë 9 miliard dollarë thojnë se do të derdhet këtyre anëve dhe luga në brez e kosi në lumë që të na cojë në det që është gjithashtu kos. I gjithë lezeti duket gjeopolitik. Pas flirtit serb me Kinezët dhe zhvillimeve të tjera, erdhën amerikanët dhe pastaj europianët, që në fakt ishin këtu që më përpara por po dremitnin pak tek i njëjti poltron ku dremisin akoma. Kovid. Doli Rama te Opinion. Se kush dreq këshilltari i ka thënë ngacmo pavetdijen e elektoratit (një zbulim i përsëritur.) Gjeti të vetmen gazetare të pranishme dhe i përsëriste argumentin e tij të preferuar “që është i gjatë”. Jam i gjatë! jam i gjatë! i thoshte. Si një burim i shkëlqyer drejtësie e mençuriete njeriu. Kur fap, futet ish - presidenti kryeministër, ministër i jashtëm i brendshëm dhe udhëheqës shpirtëror i zhvillimit kombëtar zoti Sali Berisha dhe e ngacmon kryeministrin nga nëna e ndjerë që kishte vdekur prej pak kohësh dhe me sa më kanë thënë një zonjë e nderuar, profesioniste e nderuar dhe një emancipuese e mjedisit të vet. Edhe ja lexon gazetari i mbinjohur vendas dhe pastaj futet në emision i paparaljamëruar kryetari i opozitës në një konferencëë për shtyp tamam si ato tre të tjerat që kish improvizuar atë ditë në takime dashamirëse me shitës të fasuleve dhe patateve dhe kusive plastike në aksh ven andej largë. E kthy prap ndër bashkëbisedues i thoshte ky ksaj jam i gjatë jam i gjatë. Pastaj erdhën grekët me detin, ra tërmet prap. Tobejarebi. Pastaj se ç’ndodhi, as e mora vesh. Ndoshta u fol për buxhetin. Po rriten. Po ndërtohen. Në nëntorin e kuq përgjithësisht festohej, por ngrohja globale. Pastaj prap Kovidi. Vdiq. U shtu. Vdiq një tjetër. Kina po rritet, po ma tutje. BE, Amerika, Serbi, greku. Dhe për të kulmuar gjithçka marrin në arrest në Hagë gjithë parinë politike Kosovare, të kohëve të fundit. Presidenti Thaçi në një seri keqmenaxhimesh që ndolli bashkë edhe me shumë të tjerë u bënë pjesë e një mekanizmi që ka zhvlerësuar republikën e Kosovës. Dakort një mekanizëm që pati edhe vëllezërit e BE dhe SHBA-ve në zyra ku firmat ishin si prej përfaqësuesish. Të dërguar special e të tjerë autoritete që pak u përpoqën të sjellin përgjegjshmërinë e profesionalizmin me të cilin lulëzojnë demokracitë e tyre ishin gjithashtu pjesë e këtij mekanizmi. Pastaj influencat e errta të serbëve dhe efikasitetit që ofron qasja kriminale e gjithkahit shtojnë frenimin e interesave kombëtare.Pastaj korona. E ksi senesh. Pastaj festa. Rrokullisje spektakolare e në të dymbëdhjetin muajin që s’ka si mos jetë i fundit. Për atë vit. E ma vonë se në fund nuk ke si flet. Dhjetori i dymbëdhjeti. Dhjetori. muaji i festave të vërteta. Në dhjetor ka lindur edhe krishti, më i madhi i njerëzve të krishterë, vetë bir i perëndisë. Ngjizur me frymën e shenjtë në një virgjëreshëdhe ka edhe dhurata dhe ka edhe pushim ushqim e koncerte. Oee! Nëpër natë, një polic konfrohet me një të ri dhe nuk është sqaruar ende si, e e vret atë. Policia. Nga aty nëpër protesta. Oooo. Në derë të kryeministrisë, me gura. Nëpër tiranë. Oooo. Identiteti mbizotëerues që i mvishet është ai i djalit të rebeluar, shumë i ri, futbolldashës, me potencial për agresivitet të dëshmuar. Identiteti politik është më i paqartë. Dikush sheh tek ata faktin që një detyrim për empancipimin dhe rritjen e mirëqenies nuk është përmbushur dhe pakënaqësia duhet të gjejë çdo formë ta bëjë të qartë praninë e vet. Ndërkohë të tjerë shohin aty një sinjalistikë të rivalitetit ndërpartiak. A ka protesta një komandë diku që bën gëzuar e thur lavde për skuadërkomandantët relativisht të suksesshëm dhe për leverdinë elektorale të qëndrueshmërisë së suksessit të tyre? A nuk e pati edhe Rama një protestë në janar atë mot, kur policia i gjeti njerëzit te sheshi Skënderbe dhe i tërhoqi të motivuar e trimëruar një protestë socialistësh që përfundoi në dyert e kryeministrisë me një revansh ku u pa nevojshme të vriteshin nga ushtaraku i aksh grade në gardën e kombit për të ruajtur kryt e vendit. Atëherë para se të vinte në pushtet. Është si biçim kurban për fat. Një ritual rozafik i shqipeve, që flasin shqip që dashka me thanë. Me këtë rast qendra e partisë socialiste në shkodër u dogj. Një afrimitet, gjithsesi. Si një përgjegje për secilin, policia ndoqi një praktikë disi të dhunshme. I rrahu e tregoi brutalitet që nëse është disi e drejtë përshtypja që kam krijuar atëherë është fare e tepërt. Dhe ky bëhet vetë një sinjal. Edhe këtu unë opozitën e shoh pak. Sa zgjati procesi i përzgjedhjes iku tani ai vrull edhe po presim se kryesia e partisë do marri vendim. Ndërkohë kemi një gjykatë kushtetuese. Ose të paktën në masë të mjaftueshme për të nisur punën. Apo, jo? Gjithësesi, koka e drejtësisë u shtua me një anëtar. Tani do të fillojë bota e re. Një botë që deri në zgjedhje do të shohë se si kishte qenë e gjithë e verteta atëherë kur kishte rëndësi. Pastaj vjen janari. Është arritur një marrëveshje e re me grekët për detin? Turqit pas ca ikje ardhjesh na presin kryeministrin me një flotë hipike dhe ecje e foto e pastaj ka një këngë. Dhe grekët që latini i këshillon të mbahen të kufizuar në shtrëngimin e duarve na ftuan për darkë dhe pamjet e përhapura janë të darkave që kanë përshëndetje dy grushta të mbështetur në bërryl në këndin 41 gradë në qendërikje. Jo se kjo është një përshëndetje veçanërisht e veçantë, por babaxhani Erdogan u mjaftua me një dorë në zemër në takimin zyrtar. Kjo tregon se grekët po e shprehin qëndrimin e tyre për negociatat duke folur me shokun Edvin, për më tepër do të vinë edhe në Tiranë ku ne padyshim do ti lexojmë sërish përshëndetjet në mënyrë rigoroze. Një dhuratë për Edvinin, (nuk dimë nëse është ai vetë që po ja bën vetes?, apo dikush tjetër? Dhe në këtë rast për cfarë i duhet shokut Rama një profil i tij prej aktori ndërkombëtar rajonal? A po kërkon ai fronin e Patriarkanës së Stambollit pas largimit nga detyra e kryministrit të Shqipërisë? Apo po aspiron ai një fron në kombet e bashkuara? Paqja turko-greke, dora në zemër nuk është e ndonjë interesi të veçantë për ne, megjithëse përparimi i përgjithshëm i rajonit dhe përmirësimi i karmës globale padyshim që ka të mirat e veta. Ndërkohë që ne përmirësojnë marrëdheniet ca shokë të tjerë vajtën në Dubai dhe u shtruan aty me gjona të mira e gjona të bukra si thoshte ai fenomeni i rrjetit ca kohë më herët por pyetja mbetet: a do vijë tek ky takimi i grekut me turkun ky arabi që do bëka portin më të bukur që do bëjë edhe një port tjetër. Historia jonë me koncensionet rifillon, por dora në zemër kjo është ide me vlera. largimi i portit industrial e tregtar prej aty dhe krijimi i një porti që harmonizohet e lirohet më shumë me qytetin më pëlqen. Edhe gjithanej baçe. Për ata që e përdorin youtubin gjatë gjithë këtyre muajve shikohet një rikthim në varfëri të ofertës videoistike. gjatë muaj muajve të parë të bllokadës kovidiane, njeriu i vetëizoluar pati vëmendje prej një angazhimi më intensiv të profesionistëve e vendimmarrësve. Padyshim që histori të tjera këtyre kohëve ka plot. Dhe zakonisht ndjekja kronologjike e zhvillimeve praktikohet duke ndjekur fille të një interesi të caktuar, por ndonjëherë ka nevojë që ngjarjet të krijojnë konologjinë. atje larte foto nga google kur kerkon Albania ne sektorin news. [1]https://exit.al/en/2020/09/04/kosovo-and-serbia-signed-separate-pledges-not-an-agreement/
0 Comments
Korr e ik, është një thirrje në themel të emrit korrik, (fjalës që për muajin e dytë të verës së nxehtë e kujton korrjet e qershorit,) apo në të është ngërthyer, disi, edhe ikja e korrjeve duke rritur kështu ndjesitë romantiket? Po gjithsesi, në shkrimin në fjalë është korriku, korriku i 2020, me covid19, vapë dhe ngjarje plot.
Ngjarja e muajit? Një tryezë politike u mblodh e ridiskutoi e duket se po merren vesh, veç se nuk janë marrë vesh akoma. Në qershor, u arrit një marrëveshje, e vështirë, për reformën për mundësimin dhe mbrojtjen e përfaqësimit të qytetarëve me zgjedhje. Një marrëveshje që përvetësoi objektivat e reformës së mëhershme duke humbur disi dimensionin e saj reformator. Në atë qetësi migrantët artikuluan një vullnet për të votuar, që padyshim do të zgjojë njëfarë interesi dhe ka gjasa që të fitojnë përkohësisht një ndikim e të sjellin një aromë atdhetarizmi diasporik në bahçen shkëmbore gjithë lezet. Elektronika pati gjithashtu përfaqësuesit e vet të interesit tek opozita. Dëshirohet vota dixhitale. Atëherë këmbëngulej në ca kërkesa që unë nuk i mbaj mend hiç, ndoshta ngaqë janë nga një reformë më herët, por Bashkimi Europian dhe integrimi i tij ishte aty. Reforma në drejtësi ishte aty. Presidentit i dilte prej kraharori një shqiponjë. Qyteti shembej për ti bërë shesh shpirtit të lirë sipërmarrës. Progres gjithandej. Por jo, pesë a gjashtë a shtatë javë pas kësaj marrëveshjes, në korrik, zotit Rama, që nuk e kish prerë kurrë reflektimin intelektualo-moralor për çështjen e përmirësimit të përfaqësimit politik ndër shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje, mu kur sapo po iknin korrjet, ju faneps ndër kujtesë fjalimi i mirënjohur i njërit nga shokët e opozitës parlamentare dhe ja përsëriti ato fjalë “liista të haapura, listaa të hhapphura!.” Kish qenë populli. Po ky popull, në parlament, miratoi ndryshimet kushtetuese. Korrik. Kandidati i zemrës, kudo që të jetë te lista jonë! Dhe pastaj janë edhe koalicionet që nuk janë më. Ajo që ka rëndësi është se në terma politikë reforma e zotit Rama ka një ndikim në dinamikën e brendshme të partisë shqiptare. Se si do të ndikojë kjo në rezultatin e zgjedhjeve, është kurioze, manovrat me frena dore dhe timon dhe frena këmbe nga njëri krah i partisë. Se listat e hapura janë një formë e re e kontrollit mbi partinë dhe ruajtjen e ekuilibrave e vazhdimit të komunikimit. Tani me takime të përzermërta e bombardim TV lajm e facebook e torolleps lloj lloj njeriu. Ca lekë nga kriza. Hajt edhe ca të tjerë ‘inshallah’! Një parti e decentralizuar për demokratët është më pak e favorizuar në terma të lidhjes me qendrën, se në rastin e socialistëve që kanë një zinxhir solid që e mban qeverisja, apo jo? E para e punës, zoti Rama ka njëfarë eksperience në ngritjen e një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh. Prurja e tij në Partinë Socialiste ka qenë e gjerë. Ai e pasuroi partinë me bashkëpunëtorët e vet nga Bashkia. Fillimisht tërhoqi drejt vetes edhe një grup kalorësish që patrullon kufijtë e ligjores nga jashtë, kur baci nuk i trashëgoi gjithë influencat. Dhe tani qeveris me një qeveri që vetëm ekspertë të qartësuar të fushës e ja masin . Falë ndërhyjes së zotit Rama një numër i gjerë bashkëpunëtorësh kanë angazhimin politik përkatës. Gjysma e qeverisë janë zgjedhje e tij pa ndonjë njohje populloro-partiake. Ministri i jashtëm është një relativisht jopartiak, me njëfarë profesionalizmi jolehtësisht të përçueshëm, por relativisht i depolitizuar dhe i justifikuar profesionalisht. Zoti Lleshaj ministri i brendshëm është një i depolitizuar me ligj deri pak muaj para kapërcimit në ministri të brendshme. Ministra lloj e loj, nga infrastruktura deri në arsim e shëndetësi dalin në ballë shokë nga rradhët e reja të anëtaësisë. Ndoshta pritej lancimi i tyre por kjo ishte pak e ushqyer ndër publik jo anëtar të mbledhjeve të bazës. Në zgjedhje thirrja e tij kush i fiton zgjedhjet le të bëjë përpara! - në zgjedhjet e fundit është mitike, edhe pse qëlloi fitimtare. Ai e mbushi parlamentin me lloj lloj personazhi që kalëron shtigjet e kufijve të paligjshmërisë e që ndoshta kishte qenë në ekuilibër me Berishën dhe ndikimin e partisë së tij deri para tre muajsh. Basha nuk pati si ta ruante peshën. Nga njëra anë ai duhet të mbante largë rivalitetin e kastës që kish mbajtur Berisha e në anën tjetër duhet të mbante të shëndetshme rradhët e një partie që veç pushtetit sapo kish humbur edhe një pjesë të ndërlidhjeve me sumpatizantët. Rama, dora në zemër edhe më karizmatik është, edhe më pak rivalitet ka brenda partisë, edhe ai ka mundësinë të kontaktojë, njohë shpërblejë, motivojë e joshë më shumë se zoti Basha. Ka tetë vjet që qeveris me ngut dhe çunave përqark sikur i ngjit dora dhe bima shoqërore socialiste është e shëndetshme dhe e përkujdesur. Plus që çunat ja kanë marrë dorën tenderave. Ky muhabeti i koalicioneve jam dakort që është disi kurioz dhe nuk e kuptoj mirë se sa e si, e ku e ka vlerën. Dikur me Dushkun u bë një manovër dhe një numër i madh deputetësh të partive të koalicionit arritën të infiltrohen në parlament e ndoshta edhe kapën bonusin kombëtar të shpërblimit për partishmëri të kultivuar. Luftojnë me rrëmby nja gjashtë a shtatë mandate që në fakt bëjnë diferencën? Devijohet ligjshëm vota e besnikëve, për të ndihmuar që të krijohen mundësitë e shtimit të numrit të përfaqësuesve me rregulla matematike? Ose njëfarë përfaqësimi i deleguar për merita të larmisë në syrënëse të vegjëlisë? Por padyshim aty ndërhyn opozita që vetë thotë se këta maskarenj thjeshtë po tërheqin vëmendjen nga ca zhvillime të tjera? Po largojnë vendin nga rruga e integrimit e po i trembet deri edhe reformës në drejtësi, po hollon mbresën e një zhvillimi paksa të shëmtuar që do të ndodhë? Ka pas edhe një muhabet me kriminela. Ka edhe ca kriminela të tjerë. Dhe padyshim Demokratët këtu kanë merita që mund të rastisin me vlerë për nevojat e opunionit. Ata po mësyjnë mbi barrikada me penë në duar. Me mbresë të madhe unë ndoqa një debat që pakujt që merret me këto muhabete i ka shpëtuar. Nga thellësitë e letrarishtes Camaj e Koliqi edhe një herë ja ofruen venit të vet veten e vet e ndezën një debat që si fanar në detin e errët e orientoi dynjanë që po harronte ka po shkonte ashtu i lejum me sha gjithë dynjanë e me e ba natë. Në fakt kontribuoi edhe zoti Tare me një punë të shpejtë të komisionuar disi, sipas meje nga departamenti i burimeve njerëzore në Partinë Demokratike dhe botuesi i autorëve në fjalë 😊. Megjithëse ka gjasa që të jetë edhe PS duke nxitur një reagim te të djathtët që pastaj të ketë një kundër reagim. Por gjithësesi ky është mobilizimi i madh, gjithçka tjetër është njerëz dhe llogari. Edhe një muaj më vonë shtohen zërat që megjithëse nuk kanë asgjë të re për të shtuar i bashkohen debatit dhe marrin qëndrime. Një nxemje e situatës politike. Të paktën i burimeve themelore të dasive politike shqiptare. E kaluara komuniste, e pastaj armiqësive që vazhdojnë prej kohësh. Dora në zemër një riciklim ky i akuzave për Camajn dhe Koliqin dhe një damar i lashtë i dasive politike në Shqipëri pulson, por e njohur. Majtas Koliqi jetë e mot kishte qenë armik për shkak të rreshtimit përkrah italianëve. U rivlerësua prodhimtaria e tij menjëherë pas çlirimit apo pushtimit të vendit dhe pati një dënim të regjimit që e luftoi. Të gjithë ata që dinin se pse rezistenca antifashiste ishte një arsye e mjaftueshme për një qeverisje me kufij atje largë e dinin se ky kish qenë një krim i poshtër. Edhe për një fushatë defashistizimi e orientimi drejt komunizmës së ndriçuar një gjuhë jashtëzakonisht e ashpër ofrohej. Analfabetizëm, pabarazi, izolim. Miku i largët asht miku i mirë. Por edhe ndikimi jugosllav ishte i madh, edhe lufta me grekët ishte e n -+dezur. Në këtë siklet duhej dëshmuar që alenca jonë me parimet universale ishte kaq e madhe sa ndonjë toger i nderuar po ta kish ndeshur shokun koliqi në ato ditë të çlirimit do t’ja kish shkulur gjuhën me duart e veta që pa gdhirë mirë. Atë gjuhën me të cilën ai pat tradhëtuar ato parime universale që thamë. Edhe ishte rreziku i madh. Sapo na u krijua mundësia ne rendëm drejt avionëve, metalurgjive. Bunkerë na duheshin. Dhe ja tani jemi më pranë demokracisë e përparimit se po ti kishim rënë nga rruga e e debujkrobërizimit vendor gradual e do kishim qenë të ekspozuar ndaj rreziqesh prej një inflitrimi të huaj, qoftë edhe si ndihma të planit marshall. Dhe ja ku jemi, vetëm një hap largë nga hapi ynë i ardhshëm. Dhe gjejeni pak se kujt i takon të drejtojë këtë hap? Pikërisht, së njëjtës Parti që rritet mbi atë besim tek vlerat universale dhe që e bëri natën ditë për të gjithë. Relativisht demokrativisht. Ose të paktën që gjithë që nuk e patën natë edhe më të errët. Ajo energji ishte aty. Djathtas. Zi kishte qenë për të gjithë, gjithsesi. Duke u tërheq e shty me turq e me serbë e me grekë. Italianët, qoftë edhe fashtisë, ishin një leverdi për kohën. Po investonin, po shfrytëzoheshin burimet e para. Bulevardi i madh; edhe u shpall bashkimi me trungun amë i krahinave që tashmë ishin në zotërime armike dhe duheshin pushtuar. Po edukoheshin njerëzit në itali. Të gjithë e pranojnë që ajo ishte një frymarrje vendimtare për ca reforma pa të cilat tranzicioni nëpër komunizëm do kish qenë akoma më gjakatar. Vështirë te një komb ta mohosh ëndrrën e këtillë djaloshare. Aventurieri që e bën të vetën botën që gjen është yll në qiellin e errët. Lëre pastaj po të vijë nga kombe të shtypura, klasa, e familje të këtilla. Atëherë ky personazh hyn e del personazh më personazh, nëpër gjithë letërsinë dhe po nuk qe një yll në natën e errët atëherë emri i tij patjetër i jepet një ylli tjetër. Ndërkohë edhe ishim të pushtuar, se ne me qejf nuk ishim bërë fashistë. Vetë mbreti (mbreti që u kthye mbi fronin e rrëmbyer prej Nolit me ushtrinë jugosllave,) zgjodhi egzilin dhe nuk e bëri ikjen e tij një tërheqje nëpër male me lapidarë ku trimat e gardës së tij që çanin rrugën mbronin vendin rrugë më rrugë. Por edhe ky sipas këtyre të tjerëve do të ishte një budallallëk. Lufta legjendare e 1920-ës vështirë të bëhej kundër artilerisë së rinovuar fashiste. Pastaj janë miqtë, edhe fashtistëve që thojnë ça lesh fashistësh. Halla ime e kisha kaq të shtrenjtë kujtimin e pushimeve në itali gjatë kohës së pushtimit. Ata ishin italjanë, ideologjikisht neurotikë, por përparimtarë e njerëz të dedikuar ndaj shoqërisë. Në rastin konkret janë edhe nipat e Dantes së madh, që panë vetë me sy se çdo heqim në ferrin e nxehtë dhe na e tregoi. Dhe imagjinoni se çfarë mund të na kishin kursyer fashistët duke mbajtur largë pushtetit komunistët, miqtë e shkjaut e të komunizmit stalianian, gjakatarët e të cilëve ishin të shumtë dhe shumë gjakatarë. Pastaj qeveri të pushtimit u krijuan kudo. Edhe grekët gjatë pushtimit gjerman me qeverinë e vet u qeverisën. Francezët e ndanë vendin përgjysëm dhe gjysmën ja dhanë gjermanit ta qeverisë me fashistë francezë. Kroatët, e kush u pushtu bën një marrëveshje me atë që mbante çelsat e kasapanës dhe provoi krahun tjetër për të shtuar të mbijetuarit. Shkencërisht Këtu historia bëhet politika. Sepse vetë historia është një shkencë që pa pak politikë humbet kaq shumë në hijeshi sa nuk është fare e këndshme pa të. Problemi është i njohur dhe kontributi është i njohur dhe secili nga ne e ngre një narrativë për secilin krah po ti nevojitet, po qe se nuk ka ndonjë ndjeshmëri direkte dhe ushtron paksa retorikën. Edhe faktikisht ka edhe fakte që njihen njëlloj edhe çojnë në përfundime të ndryshme, ka edhe fakte të tjera e i bi nga të duash, pavarësisht njëfarë rigoroziteti që duhet zhvilluar. Ndjesë nëse ky duket sikur është qëndrimi im, në fakt është thjeshtë një fakt fahistorik për të cilin njohim disa narrativa dhe dimë ti përmbledhim duke ja përshtatur gjuhës së kohës. Por kjo ka qenë një ftesë e gjerë për shokët që ti bashkohen listave. Deri edhe zërat që kërkojnë një depolitizim të këtij debati janë politike. Siç janë politike edhe nxitjet për ta rrëmuar, gërmuar, zbuluar e mbuluar e ndriçuar me një ngjyrë tjetër. Ja ku u hodhën shinat e fushatës së re. Megjithse jo qëndrore, tematika është themelore dhe e mprehtë e politike. Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave për përfaqësim politik që ka krijuar PD, rëndësinë e të cilit e dëshmon edhe fakti që do të jetë një etapë e plotë e procesit katër etapsh të hartimit të listave ka në gjirin e vet dy njerëz të letrave. Mark Markun dhe Besnik Mustafajin. Një proces novator. Propozohen nga degët? Siten nga komisioni, pastaj lista e komisionit i dërgohet anëtarësisë për konsultë me mekanizmin një anëtar një votë dhe dy anëtarë dy vota. Lista e konsultuar shkon te kryesia që edhe harton listën përfundimtare që do ti shkojë popullit. PD po tregohet e matur, ajo duket se nuk ka një problem me listat e hapura, por e ka hallin tek parazgjedhoret koalicione. I eskortuar nga Nard Ndoka dhe Agron Duka, Lulzim Basha tha le të hapen fare listat e hapura por mbajmë koalicionet. Monika nuk ishte tamam aty. Një timiditet paksa ligështues për koalicionin, por edhe jo i paparashikueshëm. Por, ka nga ata që thojnë se partia është komplet irrelevante. Se ajo që ka rëndësi është gara ndërpartiake që menaxhohet nga një grup teknikësh profesionistë që i dinë mirë telat e masave popullore. Një rrjet i thjeshtë që merren vesh ndër shoq i mjafton një filli që të mund të quhet edhe parti. Si zakonisht proçesi i vjen me copa. Imagjinonin edhe në shkencë dija mendohet se lëviz nëpër revolucione.. Nga gjiri i klasës erdh profesionalizmi. Shokë, dija jopolitike është diktatoriale! Partia jonë e mirë është i vetmi organ që do ta sjellë dritën, pavarësisht se drita mund të mos vijë. Por unë jam dakort me ftesën ndaj gjithë anëtarëve të akademisë me ndonjë farë kompetence në këtë fushë të prezantojnë interpretimin e tyre politik të historisë dhe realitetit kombëtar. Dhe të bëhen theksues të qëndrimeve ndaj realitetit dhe sipërmarrjes për skalitjen e tyre në historinë e njerëzimit nëpër këtë cep shkëmbor fshehur kaq mirë nëpër mesdhe. I urojmë edhe letrarët e mirënjohur që u përfqësuan kaq shëndetshëm në organikën përfaqësimore të partisë demoratike edhe demokratët e nderuar që kaq këndëshëm i dekoruan e plotësuan radhët e veta me zotërinj të nderuar. Në vazhdë të mbylljeve tradicionale per keto shkrime, sot me 4 gusht po të kërkosh te google news, me emrin Albania, dalin ato tre fotot që janë lartë. E para foto ka Ilir Metën në një lajm të Anadoll News, për një marrëveshje të ushtrive e vendeve, për një ndihmë turke e angazhim shqipëtar që të furnizohemi ndër turq. Shifra nuk kishte. Pastaj dy lajmet e tjera janë prej exit.al, një media që ka tashmë popullaritetin e merituar. Njëri lajm për arrestimin e një veterani të UÇK-së me kërkesë Interpolit, nisur prej Serbie, kurse tjetra për Ramë me dyfishimin e të ardhurave prej artit për veten e vet. Po të kërkosh google news me emrin Shqipëria, janë të gjitha lajme prej pandemie. Kallxo.com ka tre lajmet e para me foto si më poshtë që kanë lidhje me kërkesën e Kosovës për karantinimin e udhëtarëve që vijnë prej shqipërie për 2 javë. Pushues kosovarë kryesisht. Meliza Hjradinaj ministrja kosovare e punëve të jashtme, kufiri i vërmicës dhe zoti Hoti, që duket se ka dalë nga arkivi, meqenëse ai vetë është me kovid. natyrisht google ka furnizime të personalizuara, por edhe unë për ato kam fjalën. Ishtee martë ishte, rreth 4-s. Qershori, ky muaj i parë i verës, pasi i fali javën e parë majit, nisi i zakonshëm.
Në Kosovë. Serbët thojnë që Kosova është e jona deri në amëshim megjithëse ne po vimë në Uashington ta flasim edhe me zotin Grenell këtë muhabetin e territoreve. Meqenëse na ka ftuar vetë shkëlqesia e tij Trumpi, miku i fortlumturisë së tij Putinit, dhe zgjedhjeve të afërta. Na zemërojnë gjermanët, që nxjerrin shkëlqesinë e tij ministrin e jashtëm që të thotë për ne shqiptarët se nëse qenkeni kaq gomerë sa të ikni t’jua shalojnë edhe një herë miqtë tanë të përbashkët, jeni shumë të mirëpritur. Por jo. Kosova një vend i qeverisur e i mbështetur në masë të madhe prej Bashkimit Europian që edhe gjujtjen me kallom me ligj e rregullon, paska qenë çiflik i një kusarit të krisur që ka bërë mënxyra si një i dalldisur shkretëtire në shekullin 15-të. Mbas 20 vjet vëmendje vendimarrëse, trojka SHBA, BE, UN, që kalonte nëpër pyllin me borë vendosi ta shpallë presidentin e shumë mbështetur e fuqiplotë deri më atë çast si të dyshuar kryesor për 100 vrasje e rrëmbime. Veshkat ja ka shit robit, thojshin ata të tjerët. I thotë ky i Kosovës, po ne a n’bes tate kemi kanë, a nanën ta qifsha. Drejtësia e vonuar asht drejtësi e mohuar, shoqi jem. 20 vjet ke dalë në fotografi me burrin e huj nëpër inagurime e ai paska pas qenë nji kusar i tërbum që ka vra 100 veta dhe pastaj 100 të tjerët e shpallën mbret.
Kish pas ardh korriku dhe kryeministri kosovar Avdullah Hoti erdhi në Tiranë. Vizita e tij inaugurale. Vizita e parë jashtë vendi e këtij modesti ngadhnjimtar. Dhe kërkoi që ti mundësonim një hidroçentral dhe ti jepnim një doganë në port për shtetin e tij të Kosovës. Shka osht kjo bre vllau jem? Ti me kërku me u trajtu si gjithë populli boll asht! Për kan e lyp ti ket hidroçentral kur mund të kërkosh ujë e dritë prej burimit të përbashkët si gjithë populli? Me pare në dorë, natyrisht. si gjithë populli. Edhe ujit po i bane një va ne e ndajmë se ai në det derdhet shpesh. Në njëfarë stine, ti merre e ruje dikah. Ti ta kishe mbështet kompaninë kosovare të energjisë ta merrte një hidroçentral si e mori Kurumi turk e vllezërit e një shokut të ktij që ishte aty? Po e kishe mendjen dikah tjetër. MMM!? Dhe tani na vjen në mes të një situate të çuditshme ku ndërmjetësohet një marrëveshje e panjohur në Kosovë. Jo, po, po ju sjellim tetëdhjetë shqiponja dykrenëshe të gjalla që janë prodhu në një laborator biologjik në Kinën veriperindimore. Shyqyr, shoku Edvin i tha Avdullahut, - “Dil pak këtej ti,” dhe mori mikrofonin dhe i kënoi një kangë Hashimit të nanës, përfaqësuesit politik të forcës që luftoi për çlirimin e atdheut. Ai është i pafajshëm, thoshte kënga. Dhe në fakt, ndoshta është, por interesante. Personalisht mendoj që mirë që nuk u morën vesh për këtë marrëveshje, pse u dashka arrit mandej me u marr vesht, ku duhet që që në fillim me u marr vesh bre vlla. Në Serbi milosheviçjani titist Vuçiçi fitoi zgjedhje në mazhorancë pa opozitë hiç. Edhe atje një opozitë që po të hynte në zgjedhje rrezikonte të humbte edhe më thellë, por ajo që ka rëndësi është që serbët ende nuk e shikojnë që kjo influencë e madhe e një tematike në të cilën bëhet fjalë për një vend të huj po i shpërqendron fort. Por jo, ç'shtë më e keqja ai e rrëmbeu rapsodin e verbër për krahu dhe dolën e do bëjnë veç hidoricentralit e doganws edhe njw hekurudhw, kur akoma nuk po nxjerrin paret që ai plaku i keq i pat derdh pa kursim, pa na tregu se për çfare marrëveshje bahej fjalw? Avdullah. Nuk je fare simpatik. Dhe kërkesat e tuja na e rrisni mallin për shokun Albin dhe rigjenerimin e arsyes politike. Kjo është ide e sektorit te marrëdhënieve me publikun në ekipin e drejtuesit të zotit Hoti. Zoti Rama që nuk do të shqetësohej fare nga fotografimi pranë zotit Trump me çitjanet me motive nga lloj lloj tabani popullor që aq rehat ti mbajnë koqet me një zell kaq të madh e mori këtë kangë sa në shqetësoi. Por një hekurudhë me Prishtinën për mendimin tim ta shtrini te njëra nga korsitë e rrugës së kombit. Prit or ti, mos u merr me rrugë tani! Ndërkohë dheu amë lëviz ngadalë. Mëma Shqipëri, si një fokë bebe e paqsorit që sulmohet nga lakuriqë nate, përparon. E shkreta, nuk do t’ja dalë kurrë të hyjë në arenën e rehatshme të akuaparkut në qytetin bregdetar të kësaj bote. A ndjehet një theksim i elementit europian në jetën politike të vendit? Veprimet ndjekin atë rrjedhë, qoftë edhe pak për andej, ndërkohë që informacioni i brendshëm ka pak iluminim. Por edhe elementi europian në politikë e ka të vështirë të kapërdihet. Për tu hapur negociatat u kërkua: Përndiqni gjykatësit e provuar në gabim! Dënoni atë që është ngatërruar me zgjedhje! Prona. etj. Po gabimet, a duhen korrigjuar, apo vetëm do ndëshkojmë të zënët në gabim? Si e ka ligji? Rasti i të përndjekurve politikë nuk na informoi shumë? Ne mezi po ndahemi nga një e kaluar që as nuk e mbajmë mend mirë, e lëre të ndahemi nga e kaluara që jetojmë. O zot i madh! Imagjino ti tani, në sallën e madhe e të ftohtë plot njerëz në tension e pyesin gjykatësin: ku i gjete këto 100 milion lekë zoti gjykatës? Po ja, nga përvetësimet, noj drogë, nga prona, ndonji korrupsion që kemi kap. Nga aksidentet me makina, krime ndaj personit, ja ksi senesh, Po ti shoku prokuror. Jo lumi, jo punëtori. Mali, pylli, përdhunuesi. Aksidenti. Malli, dogana. Droga personi, ja kto. Po ju i nderuar, unë merrem me këtë, e unë me atë. E ktu e aty. Jo zotëri! U zgjua dhe ky i drejti e tha: një rikolektivizim? Rimblidhet prona, nanën jua qifsha! Kulakë! Kapën të gjithë gurin. Por ja, ajo, Mëmëdheu, kur e pa shtegun e integrimit europian që gjarpëronte në atë kodër, kaq i lehtë e fatlum. Po shkoj tha dhe si djalë i ri e i fortë që ishte, me ato opingat që dinin për baltë e me një kosë në brez, i ra nga brinja. Atje kur arriti e takoi europianin. : Oj Evropë, - i tha. Të na falësh, por ne kemi qenë në dremitje relativiteti kulturor. Sa i hapëm sytë po vijmë kah ti, po ti me na e ba hallall, se ne kemi qenë jerm e nuk kemi ditë që kemi qenë tuj lëvrit me vërte. Sonambul, sonambul, - frynte jehona në pllajë. Nuk e kemi ndjerë aq shumë që po bëhej krim. Ne thjeshtë po korrigjionim një difekt historik drejt lirisë së tregut të lirë, dhe lirisë së demokracisë. Rroftë e qoftë. Ishte thjeshtë një upgradim psikoliogjik për zhvillimet e reja globale. Se ne ishim shoqëri kolektive dhe ja sa u çkolektivizuam pak, po si fillim u çkolektivizuam komplet. Ishte një përthyerje psikologjike. Ndryshoi edhe pozicioni i gjyshes në shoqëri, lëre këta daja e halla e se çi gjeti. E shëbënë komshiun e dashur. Kjo shoqëri e re nuk ishte fort e njohur. Për këto krime paaftësia morale e të akuzuarve shfajësohet me një sociolog, as një psikiatër i vërtetë nuk të duhet. Për kokën time. Dhe shiko një kokë të tillë nuk e gjen dot as në koleksionet e kafkave të maorëve së largët, për kokën tim, në anglisht emrim im do ish për të kthyer “I know”, pra “e di” Europiani e dëgjoi i qetë, The law, the money, integration, - tha. Po i thotë ky, vetëm se ti duhet ta dish që gjykatësit bijtë e nënave, as nuk e dinin fare që kishte vërtetë rëndësi nëpër gjëra që kishin ndodhur më herët. E kishin mendjen tek e ardhmja. Ata kanë qenë në shtrëngesë. Kush e runte gjyktësin ksi e ksi prej asaj bande kriminale që kishte kontroll mbi trafik të narkotikut njeriut dhe armës? E drejta e hakmarrjes për frenim të vetërealizimit në devijancë, u shpall barbare, po donte dhe pak të realizohej. Për shkak të një vakumi moral që u krijua pas një vakumi tjetër moral shoqëria shqiptare vetëm sot u zgjua e turpëruar nga gjumi. Vetëm tani, në mëngjesin e këtij korriku. Gjynah te perëndia asht mos me e njoftë injorancën për provë pafajsie, le që nuk ishte injorancë hiç, ishte sonambuli. Ma herët u duhej thanë, duheshin zgju, edhe Nastradini e thoshte, fëmija duhet rrahur para se të niset për pus me shtambën në shpatull. Se po e theu është e kotë ta rrahësh. Por ne kemi vazo shumë të mirë, ajo vetëm sa humbi një copë të vogël afër grykës dhe tani është akoma më e bukur. Na pranoni ne do korrigjohemi!!! Shikoni pas plazhi si do jenë kafkat tona mëmirësemaoritike! Ne do ju sjellim një dasëm me daulle të çertifikuar në UNESCO. Ujë e bregdet. Rrush e mandarina e begati, Ps. Fotot që janë te galeria lartë janë parat që nxjerr google kur kërkon te GoogleNews: Albania, kurse poshtë kur kërkon në googlenews emrin Shqipëria. Fotot poshte janë foto ilustruese për një port kosovar në Durrës tek Exit, pastaj një lajm per ambasadoren Kim ne festë të kombit amerikan dhe në të fundit dëshmi të vështirësive të emigracionit shqiptar në Greqi. Atje lart ka Kovid dhe Avdullah Hoti. ꜥ
Siç e tregon edhe kjo vonesë e gjatë, në ardhjen e këtij mujtari që unë, për ti shërbyer rritjes së tërësisë së kuptimeve në shërbim të sjelljes së popullit tonë më tepër se heroik, thashë se maji kish qenë kaq i rrëmbyer. Se maji mezi u mbush me frymë nëpër vrullin që e bëri të ikte drejt qershorit si të donte të mbrohej nga një shi që do ta treste e që do vinte i nxehtë, prej qershorit. Por, jo. Marrëveshja për reformën zgjedhore patjetër që është një ngjarje që i përket pranverës. Në qofte se ndonjëherë në jetën e madhe do të ketë një këngë për këtë ngjarje, ajo patjetër do të kishte fjalën pranverë diku humbur në tre vargjet e para. Kjo është një trashëgimi që pavarësisht se kategorizohet si klishe idiotike me qëllim marrjen e mendjes së tjetrit për ti rrëmbyer shërbime e bindje, prapë mbetet një trashëgimi kulturore që patjetër e ka diku një legjislacion që e mbron. Ç’është ky muaj? Kur ishte ky? Ku ti gjej fillimet e tua o maj, - do shkruante poeti. I nxehtë dhe me shira, korona virusi vazhdoi. Të njohurit u shfaqën nëpër lista. Megjithëse jo aq shumë. Nuk i njoh. Por a ka kuptim ky ç’interesim?, - thotë kryeministri, tashmë jo aq shpesh, megjithëse e thotë. Një krizë pritet. Ekonomike. Ndërkohë aftësitë e vendit për organizim dhe menaxhim të kujdesshëm të burimeve, e shpërndarje sipas një hiseje, që edhe ta dijë të drejtën e vëllazëroren, edhe ta dojë bijën dinjitare të dijes, Llogarinë, (që është edhe mbesë historiko-gjuhësore e ogar-it kushëririt të ugar-it. Ugar, dihet se në shqipe i thonë tokës së pambjellë, por që e çeli i nderuari plor i parmendës, pra, llogaria nuk është ndjekës historikolingustik i 'logos'-it, konceptit që shpikën grekët e lashtë dhe ju m'vu çdo përpjekje për dije, nga paraardhësi i vet linguistikohistorik, që në fakt është logu ku vrapojnë gjokt në Jutbinë,) dhe është një tjetër marrje e mendjes. (Jo, jo, se po bëj shaka. Nuk e besoj. (Për vazhdimet gjuhësore e kam fjalën.)) Dhe në fakt pati një protestë shoqërie civile me karakter rinor, që shprehu më në fund ndjeshmëri. Kjo ndjeshmëri shokë megjithëse me karakter spontan e social tregon se elektorati po bëhet gati për humor të paqëndrueshëm si çdo i ri që mëson për humoret. Oh, vota po lidhet më afër me ngjarjen e ditës dhe ky popull do të heqë dorë nga mendimi politik që i buron etërve të tëhuajëzuar prej punës me orar të gjatë, por me qëllime devijante bashkëpunimi. Do të vijë populizmi edhe këtu, e ndoshta do të sëmuremi nga këto budallallëqe në një kohë me shoqet tona europiane. Apo ka ardhur? Sa mirë që erdhën qershitë se ky muaj do të shpallej ëndërr, nga specialistët e kujtesave, dhe do t’i çohej pallatit të ëndrrave për ta shqyrtuar. Një skandal i përsëritur që po i shqetësonte shokët e ëndrrave për volumin e madh të punës që po krijonte. E kujtesa na tregon që në fakt maji nuk ishte fare i tillë, pra nuk ishte një fluturak pa kujtime që emigroi në ëndrra. Maji këtë vit ishte dy muaj. Ky muaj ishte i paketuar në formatin shëno një dhe merr dy. Kanë marrë dhjetë ditë nga maji kanë shtuar dhe një javë nga qershori dhe kanë dhënë dy muaj në jetë tonë shokë. Kjo është e tmerrshme. Shokë po na e shesin stinën me gjashtë muaj. Kjo është e padrejtë. Nuk e di tamam pse, por ndjehet e tillë. Dhe për më tepër janë përzier. Vërtetë në fillim të këtij muaj u prish teatri, pati protesta, pati lëvizje të gjithkahshme. U përfol me intensitet reforma në drejtësi. U tejkaluan vështirësitë me këmbëngulje të qartë ndërkombëtare, ndërkohë që jeta politike në vend ka nevojë që nga kjo idiotësi të dalë lavdi që shkrihet në furrnaltat elektorale për arin vendor. A është një operacion i departamentit të marrëdhënieve me publikun në X parti dalja e zonjës ambasadore të SHBA-ve, Juri Kim, që u ankua fort për kryeopozitarin Basha kur ky nxorri punonjësin filan të thoshte se informaliteti në komunikimin e saj publik referuar atij kishte qenë i tepërt? Doli ky, doli ajo. Madje çudi që pati nevojë të dilte. Normalisht në një bisedë telefonike shoqes ambasadore i thuhej se përdorimi i këtij shkurtimi është abuzuar nga opozita e kjo i relaton në difektim të popullaritetit. Prandaj edhe punonjësi i X në filan media i tregon për bisedën telefonike në fakt kishte qenë. Në fakt ai është fort i gabuar sepse Lul është një shkurtim fatlum për emrin disi të lodhshëm akustikisht, Lulëzim. Pa shtuar këtu faktin që është rrënja e lulëzimit, nuk jehonon atmosferën akute që mbart situata parazgjedhore jo aq e afërt. Ndërkohë që Lul ka fqinjësi semantike me Ded Gjo Lulin dhe Lul Berishën, një figurë fort luftarake e jetës burrnore në qytetin antik të Durrësit. Qoftë edhe vetëm në rroga deputetësh, buxheti i djathtësirës shqiptare është lënduar fort. Ata shkojnë e nervozojnë zonjën ambasadore, të dërguarën e perandorit Trump, që mund ta çojë rajonin për riestetizim lindor duke shfaqur atë që hitorian anglez Naigel Ferguson e quan ç’interesim durimhumbur amerikan. Por tashmë, kemi një reformë elektorale të kryer. Vërtetë do të mungojë identifikimi elektronik në një prej hallkave të sistemit, apo ndoshta një mundësi për të votuar online? Diçka e tillë. Apo donin të votonin emigrantët? Se si e bënë nuk e morëm vesh. Ndoshta edhe e morëm edhe kjo është idiferente. Në fakt kryministri i tha opozitës që ne jemi gati ta ofrojmë përmbushjen për këtë kusht të marrëveshjes vetëm zgjidhni një ekipin që e bën këtë punë dhe bëjeni. Në fakt një mori kërkesash të tilla sikur kanë qenë në diskutim edhe para katër a pesë vjetësh, por si duket e harruan fletoren në klasë e tani e gjetën prap. Dhe e firmosën me besimin në sy që do ta gjejnë gjatë semestrit dhe sezonit e jo vetëm gjatë pjesës së fundit të sezonit të provimeve. Aty veç zonjës ishin edhe shkëlqesitë e tyre ambasadorë nga gjithë Europa. Vetë ambasadori anglez mori mundimin e prishi çdo festë çaji që mund t’i rrinte aq bukur atij orari në pasditen e majit të dytë për të qenë aty. Soreka lejoi të përmendej afrimi i anëtarësimit në BE vetëm prej mirëkuptimit që ndodhte ndër heronj. Se po nuk u bë refoma zgjedhore gjithçka do të shkatërrohej. Ndërkohë, Kosova, motra fatpadalë e atdheut tonë, rrëzoi për herë të dytë aspiratat e papatura të Vetëvendosjes për qeverim. Tani kemi një qeveri të LDK-së, me titullin që zoti Kurti nuk u ndruajt ta quajë qeveria koti. Por ajo është qeveria hoti, që është edhe një djgësirë e fortë, prej anglishtes. në secilin rast djegia tashmë është aty. Zonja Osmani, emblema e LDK-së në zgjedhjet e fundit vazhdon rrugën e ftohjes me lidershipin e partisë së vet. Kandidatja për kryeministre në zgjedhjet e legislaturës në vazhdim, tani kryeparlamentare, mungoi në mbështetje të shokut Avdullah; e bashkë me të mungoi edhe shoqja nënkryetare e parlamentit. Ndërkohë që atje gogoli nuk ka emrin reformë por marrëveshje. një biçim pokeri interkontinental do jepet lajv në youtube, po kosovarët që mos mërziten, zihen me njoni tjetrin, nën orientim e shpërndarësit të letrave. Fushata është ende jshtëzakonisht largë dhe fitorja ka gjasa të mos jetë aq e lumtur. Në Kosovë kujtimi vjeshtorodimëror është më i qartë, sidomos kur nuk jeton aty. Dhe i kalohet sërish pallatit të ëndrrave për shqyrtim. Kur fillon qershori? Sapo Presidenti të shpallë datën e zgjedhjeve? Zemra më thotë që kjo stinë e verës që do të nisë me datën e shpallur do të jetë një muaj dystinor, muaji i madh i periudhës zgjedhore pararendëse korrik-nëntor 2020. Në dhjetor, jo në janar, mirë mars, por jo. Në mars duam një dëshmor! 220 festa fetare ka për të patur ky muaj i qershorit, megjithëse luan me tre javë, ose më pak. Nga aty ne do të shkojmë direkt në fushatë. Madje jo, fushata ka fillu. Pozita u shfaq me kompromisin e majit për zgjedhje, plot një muaj para precedentit me kujtimin më të fortë. Por Meta ka këtu rastin që këshilltari ligjor të rrëmonte me ngut atë pasdite. Dhe ai e gjeti hutimin e fjalisë së tejgjatë, ku një debat i nxehtë mund ti japë dritë llambushkave, që ai të mund ta shquajë prenë. Opozita e vërtetë joprotagoniste Mirëseerdhe o qershor që tu hëngrën qershitë që në majin që vetë e rrite! Ps. Në qoftë se ky shkrim, ndonjëherë, rastësisht, mbërrin në vëmendjen e kryministrit do ti drojtoja një pyetje. Pse nuk po shkojnë në Skavicë për të mbush digën mbetjet e tërmetit andej-këndej zoti Rama? Ose të përdoren si peshë pranë këtij hidrocentrali për ruajtje të energjisë elektrike përmes ca vincave elektrikë që e mbledhin energjinë e rënies. Megjithëse po bëj shaka se mund të jetë shtrenjtë. Ose, pse nuk po ndërton një kondrinë të vogël në një nga qendrat e jashtme të Shijakut, thërrmoji pak e bëj një mal, e mbuloje me dhe e me gomë që të rrokullisen kalamajt poshtë e përpjetë. Zgjedhjet po vijnë, një park kondrinor në Ultësirën Perëndimore me mbetjet e tërmetit është simbolikë e madhërishme dhe mund ti prihet shiriti nga të paktën tre anë. Për më tepër, edhe tenderi nuk ka pse të ketë turp. Ndjesë që fusim hundët se votat janë tuajat, por pas albanistikës, pasioni i madh gazetaresko-kombëtar është në urbanistikën e aplikuar. ꜥ Fotot atje sipër janë tre të parat që dalin kur kërkon 'Albania' në google. Jo images si kërkim, thjesht all, apo 'krejt', si i thonë. Ato, dy në anë japin për tërmetin, katër e ca ballësh që ra dje. Njëra prej gulfnews dhe tjetra prej albanian daily news, që duket se e ndjen pak nevojën për thriller tërmetor. Në mes protesta kundër indeferencës shoqërore për tjetrin e dashur nga exit.al. Kurse këtu poshtë janë, ato tre që shfaqen në kërkimin për fjalën "Shqipëri". Ato janë foto videosh, se faqja e parë e kërkimit nuk ka asnjë foto. Dy në anë janë nga emisioni i Top Channel, "Ç'po ndodh tani në Shqipëri", kurse në mes është një pamje e ndeshjes Shqipëri-Turqi nga 2017-ta. Në anë me kovid, dhe në mes me futboll. Vini re, shtypi i shkruar i anglishtes, dhe videoshmëria e Shqipes.Vini re xhupin e reporteres në këtë kontroll qershori. Konsultoni googlin tuaj! Flini mirë! Ëndrra në diellin e padukshëm që djeg, të majit M’u në mes majit të vitit të njëzet të shekullit të parë të këtij mijëvjeçari të tretë të epokës së re pas Krishtit, kur ishte edhe muaji i madhnueshëm i Ramazanit, sipas një kalendari tjetër që ndjek vetëm hënën, Teatri Kombëtar u bë një nga 10 kantieret e qendrës së qytetit që do të ofrojë kuadrate prej xhami që rrëzohen sipër njëri-tjetrit për t’u përplasur në kuadrate të tjerë, betoni, tullash e xhami në rrugë. M’u aty ku kryeministri dikur ëndërronte një park të përshpirtshëm, gjurmë historike të qytetit e vendit fshihen dhe teatri humbet një aset të vazhdimësisë së vet si dhe mundësinë për të ruajtur e krijuar një mitiologji a rrjet anekdodash. Një yrysh ndaj historikës ngado që vizioni urban socialist e fsheh pas qëndrimit që kjo e histori është e mirë apo ajo e keqe. Një qëndrim i panevojshëm nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Të gjitha historitë janë njësoj të vlefshme dhe tek trashëgimia kulturore, përfshirë ajo e turkut, Zogut, Italisë, gjermanit e diktaturës, edhe ajo e Teatrit Kombëtar meritonte mbijetesë dhe shijet zhvillimore me dyndje e dëndje janë tejkaluar. Ndërtime që shtojnë nevojën për trafik m’u pranë bulevardit, fut brenda një lagjeje të zakonshme shumicën e qendrës kombëtare administrative, artistike e historike. Një qasje urbanistike ndaj qytetit që ka qëllimin në përfitime për pak njerëz. Ndërkohë është mundësia që një qasje tjetër shoqërore e urbano-arkitekturore që e shpërndan përqëndrimin. Ulja e vlerës për shumicën e pronave do të lehtësonte zgjidhjen e problemeve të pronësisë që ndjekin shpronësimet e diktaturës dhe drejtësinë e njollosur të demokracisë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë me fshatin. Shumë njerëz kanë lëvizur nga fshati kohët e fundit. Distancat janë të shkurtra. Atje ajri është më i mirë. Ekonomia familjare mund të ndihmohet si me prodhime ashtu edhe me biznese të vogla si mikpritja, shërbime të vogla me komunitetin që kombinohet me punë në kohë të kufizuar apo nga shtëpia. Një sistem i mirë transporti, i lehtë, ekologjik, me energji alternative duhet të jetë synimi ynë për të ardhmen. Kanalizim për burimet financiare dhe mbështetje në përhapje të teknologjive të informacionit, mbështetje e përhapjes së teknologjive të tjera të sipërmarrjes në zeje e shërbime. Çdo krizë detyrimisht është shoqëruar me barazi të shtuar. Por jo rrjedha e ngjarjes është tjetër. Këshilli Bashkiak e kish pasur autoritetin mbi teatrin, por atëherë Këshilli Bashkiak nuk e kish vizionin e nevojshëm, ndaj çështja iu dërgua parlamentit ku, siç e mbajmë mend, unanimiteti ishte më i shëndetshëm. Ai e mori e miratoi gjithçka tamam si duhej, se me një ligj të fortë me aq baballarë kombi që ia vinin peshën e vet burrnore me e ngrit përpjetë, prap ky u kthye tek këshilli bashkiak. Unë si i pavëmendshëm nuk e di nëse përdorën atë ligjin e parë apo atë të dytin? Tani sikur po hapen edhe fjalë të mos pasjes së pronësisë. Duan edhe një letër nga shoku drejtor i Teatrit Kombëtar, apo më lezetshëm akoma nga ndonjë drejtor i akshcilit departament? Do ta gjejmë shokë! E kishim dhe patjetër e kemi lënë diku. Mbasi Kuvendi Popullor ia mori teatrin Tironës, pse është një çështje mbi bashkiake që i takon kombit ta pleqnojë. E mori parlamenti dhe e mbajti në gji të vet gjithë dimrin. Dhe pastaj krejt papritur kur pranvera ish qartë që nuk do të kthehej pas, ia ktheu Këshillit Bashkiak dhe një “gërrdau” zgjoi sheshin ku tani dëgjohet gumëzhima e freskët e njëmijë e një përdoruesve. Dhe teoritë gëlojnë. Pastrimi i parave. Fitimi i parave. Investim i parave. Grumbullim i parave. Por këto janë përtej, ajo që dimë është se Bashkia, atë mëngjes, megjithëse me trupat e veta të shëndetshme, me uniforma të blunjta dhe kapele relativisht të rehatshme, e kishte pushim. Për ta, Këshilli Bashkiak, përmes një shoku të ngushtë kunat me një drejtor të Policisë së Rendit që është vëlla se ka pi gjak me kunatin e ministrit të punëve të përmrenshme, shokun që iu edhe vetë e dini, ka siguru ndërhyrjen e nevojshme të forcave të rendit. Madje më të zgjedhurit e tyre. Se ka dhe një vëlla të vetin komandat aty. Dhe një firmë e ndërtimit, tenderuar sipas procedurave të tenderimit, (apo i ka vetë bashkia ato fadromat,) me mbrojtjen dhe legjislacionin përkatës si truall për marshimin e vizionit urbanistik fitimtar marshon dhe gjithë dokumentacioni përkatës. Një aksion i qëmenatës. E vunë çunat ditën përpara, e shmangën zhegun e keq dhe me një goditje hodhën përtokë fasadën me dritaren e madhe për mur, që s’mund ta kish dhe një kishë. Nga ministria e brëndshme një shok i nderuar është autorizuar të ofrojë për popullin e gjerë kujtimin vizualo-akustik të atij veprimi. ?. Edvin, po ti atë video duhet ta kishe çu në biennale, more zotëri! Rrethi artistik i sindikatës policore kishte dal direkt në lajme në dritën e duhur si fitues të biennales së Venecias me titullin, arkitektura urbane dhe pallatore gjen mbrojtësit e vet. Me foto heroike të djemve që lënë çunat e firmës së ndërtimit të lyejnë agimin me ngjyrë trëndafili. Progres mos ki frikë se dhe neve bëjmë muzikë!? Kjo mund të ish edhe pjesë e videoklipit për këngën e re të Tiranës. Kjo maskë duhet të kishte një jetë dymujore. Rrënoja mjafton për çmitizimin e aksionit. Kur ja, ashtu qyl, në prehër të një gazetari të përgjumur, apo më keq akoma gjithë popullit tonë të përgjumur bie një bum videosh direkt nga dritarja e sipërme e ministrisë së brendshme me lulen . Kurse ti Edvin, krejt papritur zgjodhe një situatë qartësisht të provokuar prej policisë së shtetit për të ndërmarrë një sulm ndaj një grupi aktivistësh, të ulur në rrugë, me rrezikshmëri humoristike dhe vullnetin e një grumbulli ëmbëlsisht rinor e gjys-borgjez, në një rezistencë për mbrojtjen e një objektivi të humbur me shembjen, sa të acaron nervat. Ato të mëngjesit nuk po i tregoj shumë, se edhe si më lehtë i kalova. . Me foto të atilla zgjodhi të pasurojë protestën zoti Rama? Po pse? Komisioneri europian për zgjerim tha: “me teatrin puna juaj, por ato imazhe ç’i kishit?” Ngaqë ai është një artist, apo një …? Dhe pyetja tjetër është: Si ishte emri i aksionit “hajde çuna se do dalim në fotografi!” apo “sulm çuna se kemi audiencën e duhur!?” Se kjo ka rëndësi. Këtë gjithkush e mori vesh në shoqërinë tonë, por me shpejtësinë e lartë të kuptimeve që kemi ne asgjë s’merr vesh. Se ja a more vesh? Po. Po pastaj? Asgjë. Dhe për më tepër ti as nuk kishe kuptuar? Dhe ti e kupton? Dhe shiko ti tani, të njëjtën gjë e bëjnë edhe shokët e opozitës. Megjthëse partia investoi kapitalin e vet njerëzor tek ky damar, PD kurrë nuk legjitimoi angazhimin e vet. Erdhi Basha u provokua një tension midis Bashës dhe protestuesve. Një tension me shtyrje e rrëmujë. Një ditë më parë piktori Genti Shkurti në një sulm me potencial të lartë për mediatizim, nga i njëjti truprojë që të nesërmen ishte në detyrë pranë opozitës. Ky piktori ulur në trotuar prej qëndrimit të gjatë aty në protestë, vjen lideri ky i bën ‘buuuuu’, ikën udhëheqësi. S’duron dot truproja vet një shtyrjegrusht e piktori direkt në tokë. Mungesë instruktimi i truprojave që rrezikojnë imazhin e një projekt 2 vjeçar dhe kauzën më emocionuese të legjislaturës jashtë parlmenti? Apo ishte kjo një deklaratë e opozitës se do ta mbrojë votën e lirë? Apo edhe monopolin në linjën jashtëzakonisht fitimprurëse të transportit të qëndrueshëm nga atje - atje matanë? Unë vazhdoj të mendoj se këto sinjale që partitë tona i shkëmbejnë si bretkosa nëpër xhungël, kryesisht janë ushtrime brenda partiake dhe ndoshta të menaxhimit të revoltës qytetare. Pozitë- opozitë në mendimin tim janë fort afër njëra-tjetrës. Hiq një reagim europian, që u përmbajt shpejt asgjë nuk ndodhi. Prilli megjithëse i dha ca ditë marsit për të ngrirë plakat, solli pranverën, pati shira e ftohtë në fillim, pati dhe ca të tjerë më vonë, pati ndodhi lloj e lloj, e ka mbetur thuajse një javë prej ikjes së tij, prap ishte një muaj i shkurtër e ndjehet i ikur tashmë. Një pandemi me një virus që i vihet trupit e ia zë frymën, duke ia kafshuar mushkëritë e laringun, e ku di unë çfarë tjetër, vazhdon me ardh përqark tashsamuaj. I bie demit pa anë, si i thonin grekët e lashtë, që dem i thonin njësisë kolektive gati-urbane, dhe e faroka krejt. U bënë 50 e kusur ditë e kjo ndodhí vazhdon, ndërsa testi para të cilit ajo e vuri shoqërinë, familjen, e njeriun me devijimin e vrullshëm dhe të vazhdueshëm të realitetit, është fort informues. Shoqëria e para përpiqet të ballafaqohet e ruajë peshën që ka në secilin nga ne, qelizat e saj në tërësinë e madhe;të ruajë ndërveprimin, e prej tij motivimin, ngacmimin, ballafaqimin, leverdinë, ndihmën, bashkëpunimin, miqësimin, argëtimin e kështu me radhë. Dhe e para ndër shoqëri shfaqet qeveria. Ngritur mbi frikën popullore dhe njohje shkencore e eksperiencë ndërkombëtare , qeveria vendos ndalim qarkullimi gati katër mujor. Ekzekutivi mori masa në kohë dhe një përhapje e madhe nuk ndodhi. Por ne dimë edhe që qeveria po ngordhte për një nevojë për masa, se masa edhe ‘të kënoq edhe ta rrit ymrin’. Masa gjithmonë funksionon nëpër masa, ndaj situata nuk po shkon keq. Qeveria gjen rastin për të trashur konturet e personazhit misterioz e kapriçoz, pak dashnor e pak tutor, por i kujdesshëm e i përkorë, autoritar dhe garanton mbijetesën si një baba. Ky model i suksesshëm gjithsesi ka pasur kritika.Ai po lodh psikologjikisht e ezauron ekonomikisht. U lëvduaKoreja e Jugut, që e paska menaxhu situatën duke shfrytëzuar njohuritë teknologjike dhe komunikimin e mirë ndërinstitucional e ndërpersonal. Ata zbulojnë shpejt të infektuarit dhe paralajmërojnë njerëzit që mund të kenë pasur kontakt me tëqëtë kujdesen dhe paraqiten për kontroll. Edhe një kohë paraprake organizimi është dash patjetër. Por duke parë gjurmët e lëvizjes nëpër qytet falë gjurmimit prej telefonit dhe pikat e takimeve e të gjitha të tjerat e kanë mbajt komunitetin gjallë.Edhe ndalimi nuk është kaq i rreptë e indiferent. Por Koreja e Jugut është larg. Edhe survejimi i acaroi francezët, edhe të tjerë plot nuk e çojnë hiç nëpër mend ta pranojnë. Ndërkohë përflitet një rënie e madhe ekonomike. Humbje në pagesa, fitime, shpenzime, investime, gjenerime, mbështetje e bamirësi kanë shkaktuar një ndalje në zemrën globale. Të rëndësishmit përflasin një ndryshim të rëndësishëm në sistemin global, deri më tani ne shqetësoheshim vetëm për ngrohje globale me katastrofa e me përmbytje e tërmete e zhvendosje popullsishë në panik e tërbim. Tani, kriza e piktogramës kineze, që e pat vënë re Çërçilli paska pas nxjerrë potencialin para humbjes, ndër kuptimet e veta. Debati për ndikimin që pritet të ketë njohja e fituar prej eksperiencës që ofroi koronavirusi fatmirësisht është ende i ri. Dhe optimizmi i lejon e i fton, i inkurajon, motivon dhe i paguan te gjitha propozimet për çfarë ndryshimesh mund të sjellë dija e re. Gjëja që më shumë na mësoi kjo krizë ishte një mëvetësi e madhe në funksionim psiko-social. Një inerci të bollshme të shoqërisë. (duke mos harruar këtu që ekonomia është plotësisht e ndalur dhe rrezikon kolapsin.) Dija jonë ishte që qoftë edhe një ingranazh i vogël po të luante prej vendi, sistemi dilte nga binarët, por ja, dy muaj njerëzia mbyllur nëpër shtëpi me furi, e realiteti ruan qetësinë në valë. Kjo është një dije e mrekullueshme. Por. Duhet të ruajmë njëfarë largësie në vazhdimësi. Merkeli tha se virusi do tërrijë me ne shumë gjatë. edhe të tjerë. Dhe largësia na fton tek nevoja për një konceptim të ri të hapsirës, reformim social-urban. Unë mendoj që synimi ynë në epokën e korona virus duhet të jetë një koncept i ri i territorial, shoqëror e ekonomik. Shpërndarja jonë nëpër territor ka nevojëtë jetë shumë më e madhe. Mënyrat se si ne mund të përfitojmë prej territorit tonë duhet të revolucionarizohet. Ne duhet të braktisim qytetet dhe të krijojmë një rrjet të përbashkët lëvizjeje me ide e teknologji novatore. Me u shpërnda nëpër gryka lumejsh e anës liqenjve, gjithkah. Nëpër pyje, me banesa të lehta e të bollshme ndërtuar me njohje e teknika të reja që janë plot. Jeta e fshtatit jetë e mot ka qenë e lidhur me vështirësi e mungesa, por kjo nuk ka pse të jetë e vërtetë nëse ju jeni një profesionist nga qyteti, që ka një burim parësor, ndonjë pronë a rrogë, e që tani siguron e gëzon largësim më të lehtë. Sikur të ardhurat që u investuan në pyllin e pallateve në bregdetin e Durrësit të ishin shtrirë në akset Plazhë – Durrës, Plazh – Ndroq a nëpër fshtrat e Kavajës e Lushnjës, apo ultësirën e gjirit të Lalzit nga ana e detit, atëherë do të kishim një rrjet të madh vilash ku shpërnguleshim e merreshim me lule e rrush e kumbulla. Me e pas shtëpinë 7 -77 kilometra larg në çdo drejtim që ta merr mendja nuk është shumë. Po qe se po vjen rrallë e po shfrytëzon shumë teknologjitë. Është, një investim i përbashkët dhe shoqëror që ne mund ta realizojmë me forma transporti të leverdisshme. Sikur një transport me një tren të lehtë elektrik, me bateri, që i bie gjithçkaje përmes të ofrohet prej bashkisë sa andej edhe këndej, ne mund të jetojmë gjithë jetën aty. Ta mbajmë ujin e ëmbël ta zhfrytëzojmë, era, djelli, rrushi, vezët, pula kali. Skuadra tëe vogla pune, me pajisje të mira e njohuri përkatëse kryen detyrat e bujqësisë në një numër të madh fermash e sipas kërkesave. Ti e kryen punën tënde në qytet me një orar më të shkurtër e me më pak ditë pune, qoftë edhe për ca kohë në vit. Me bashkëpronësi nëpër mend. Me duke inkurajuar shërimin prej obsesionit me të. Ashtu patjetër do kemi më shumë. Edhe do të kujdesemi për natyrën edhe qytetet i bëjmë më të rehatshme me apartamente të mëdha edhe ndalet ndërtimi i mëtejshëm. E di që kjo duket të një përrallë utopike për shkak vazhdimësishë kulturore e historike, por kriza ofron një riorientim të lehtë në atë drejtim. Fakti është që plot njerëz, kryesisht profesionistët e sukseshëm dhe sipërmarrësit, preferojnë banesat e periferisë me më shumë hapsira dhe mundësi për përmbushjen e kërkesave të tyre për sport e argëtim. Plot të tjerë kanë një marrëdhënie të mirë me fshatin pse janë rritur atje, kanë qejf të hanë ushqim bio dhe luajnë tenis, apo të shkojnë te lumi për peshkim. Fshatra e shtëpi të braktisura ose ndërtuar me një të ardhme tjetër nëpër mend ka gjithandej. Vendi është i vogël e i bukur. Eh pranvera. Shoqëria funksionoi 50 ditë pa secilin nga ne. Edhe kryeministri bëri tre javë pushime e prap e majmi pushtetin e tij administrues. Në komunikimin tim të fundit publik vajta e u ankova se shkurti kish qenë i gjatë fort.
E kisha pas gabim. Marsi ishte i tmerrshëm. Madje jo, jo marsi as nuk ka ikur ende. Megjithëse iku, këto janë ditët që marsi njihet t’ia ketë huajtur prillit. Fillimi i këtij muaji rri në parahistori bashkë me atë njeriun e shpellave. Kush e kujton kur nisi marsi? Ky mars kish gllabëruar gjysmën e shkurtit dhe ishte i njëjti lajm. Me të tepërt. Ky nisi që në janar. A ka fund ky muaj? Apo nuk ishte fare? A është një njohje e re e derdhjeve të hapsirës e kohës. Por jo. Në Itali kasaphana. Spanja nga pas. Pak më pas Anglia, pak më pak Gjermania dhe ja ku jemi aty. Amerikanët diku nga fillimi. Po vdesin njerëzit me qindra, me mijëra. Pritet të vdesin disa qindra mijëra të tjerë. Dhe jo vetëm kaq, Marsi perëndia e luftës ka një idhujtar deri brenda radhëve tona. Burimi absolutisht më i madh i informacionit këto ditë ka qenë pikërisht ky idhujtar. Pastori fuqiplotë shpall në mediat e përgjithshme që duhet mos me dalë prej shtëpie kurrësesi. Kjo është një tradhëti! Dhe thotë se edhe dy a tre vetë në qofshi do t’iu shpall miting të paligjshëm e do t’iu sulmoj me gazlotsjellës e ujë me presion. Mosbindja civilje si shkujdesje personale. Unë kur bleva karrota dhe patate e praktikova këtë sport dinjitoz. Unë edhe më herët e kisha bërë praktikën e sulmeve të tilla policore. Edhe më herët, këtu te tregu tek shkolla e Baletit rastis që ti je duke blerë hudhra të njoma kur lëshohet polici bashkiak e i turret thesit që një plakë e lebetitur kur merr veten përpiqet të mbrohet. Ato janë paralajmëruar natyrisht, por kurrë nuk je gati. Pasi lexoj shkarazi që kjo luftë që përflet shoku Rama luftohet duke ndërprerë lidhjet e komunikimit. Karantinë i thokën. Mos dali njeri hiç. Me veten merruni. Raciononi të ngrënët. Mos u tërhiqni! Një rënie ekonomike na prêt. Dhe kë pa ne, ne që nuk ishim ngritur akoma.Ne që edhe kur ngrihemi kemi frikë të hapim sytë se mos ndonjë shok nga këta të krimit kundër personit na ve re dhe na llahtaris. Ndërkohë, sëmundja shpërndahet si dreq dhe pasi është instaluar e ka dhënë ca shenja paralajmëruese,të sulmon rrufeshëm dhe nuk di as ku je, as si sa qysh. Je me mushkëri sulmuar prej një gjallese parazitare. Je në reanimacion. Dhe del nuk del. Mund ta kalosh pa simptoma, por ndoshta dhe do vdesësh. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare në njëfarë mënyre. Ndërkohë. Në Kosovë partneri i madh i koalicionit kosovar ka çu një mocion mosbesimi në parlament. E ka rrëzu qeverinë. Ka qenë karantinë. E ka fillu mileti e lëviz gjithkah e bajnë muhabet e vendosin. Rrinë disi larg. Megjithëse Kurti e pat thanë disa herë nuk asht ky prioriteti im nuk është ky prioriteti im. Dhe ja një çështje jo-prioritare e rrëzoi. A do jetë Vetvendosja joshëse sa duhet për ndonjë dobi në rast zgjedhjesh të parakohshme? Një farë rezistence po organizohet. Europianët. Në kongres amerikan. Populli. Sondazhet televizive. Në çfarë mase do të ishte i prekur funksionimi i shoqërisë kosovare nga shkëmbimi i territoreve? Shoku Hashim Thaçi në kushte nguti që shkojnë e vijnë nëpër ligjshmëri e paligjshmëri do që të arrihet një marrëveshje me serbët. Me serbët që dinë të organizojnë një ushtri dhe të forcojnë një shtet dhe të duan akses superioriteti që ofron kujtimi i gjallë i një pushtimi. Dhe kanë shpall një besnikëri ndaj interesave kineze në botë dhe rajon. Europianët nuk merren vesh. Trumpi si perandor romak diku midis Neronit dhe Kaligulës që negocion pyet?What? How much? Vuçiçi said do you or do you not ëant to sell the fucking guns? -i thotë ky që tregon. Sell the fucking guns, i thotë ky. Apo jo? Vetë Vuçiçi doli nëpër rrëmujë dhe shpalli besnikëri ndaj interesave të qytetërimit madhështor kinez, që sipas Trampit prodhoi edhe virusin famëkeq. Është për t’u vënë re se vetëm pak kohë më herët një studim i shqetësimeve për tematika të sigurisë kombëtare në vend, tregoi se shqetësimi kryesor i qytetarëve shqiptarë ishin krimet ndaj personit[1]. E për çudi sipas kryetares së Komisionit të Sigurisë këto nuk ishin larg shqetësimeve që ndante edhe ky komision. Por, këto janë kaq të parëndësishme. Megjithëse jo. Krimet ndaj personit sa ç’janë një simptomë e sistemit aq janë edhe një muzë e tij. Ndërkohë, nuk dimë, po të gjithë janë të superbombarduar me informacion të një doze të pamjaftueshme. Ky është skenar regjisorial global! Zot i madh. Po iku shyqyr. Erdhi prilli. Tre ditët e plakave që folën pa menduar ikën. Ose do ikin. Bora e rrallë e dimrit që nuk qe mbaroi. [1]Barometrishqiptar I sigurisëhttp://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/16039.pdf Megjithëse njihet për shkurtërsinë e tij, shkurti u ndje kaq i gjatë. Sapo pati filluar muaji e u ndje sikur pesë muaj po merrnin frymë njëkohësisht. Ngjarjet janë shumë. Për një si puna ime që për informim vë veshin te guri i shpellës një herë në ca kohë e dëgjon dridhjet e pastaj e heq veshin shpejt se i duket guri si fort i ftohtë, zhvillimet e shkurtit kanë qenë legjendare. Që më 2 -3 shkurt Kosova ka qeveri oheee!! Nëpër tavolina që kanë ujë Tepelena si bedena, deputetë të Vetvendosjes e LDK-së votuan qeverinë e re. Hooo. Një qeveri fort interesante. Organograma, si i thonë këtij prezantimit të drejtuesve të një institucioni me foto të 15 kokave dhe emër e detyrë poshtë si në rastin konkretështë e pëlqyeshme. Në këto muhabete e sipër Kurti, vjen e bën vizitën e parë jashtë vendi si kryeministër në Shqipëri. Ku takohet me kryeministrin Rama. Ç’kemi, ça bane? Jo po unë jam shumë i gjatë. Qofsh me shnet, po ti? Mirë shumë. Po edhe ma mirë ka për ta ba zoti. Edhe ikën direkt e në Berlin. Edhe vjen aty edhe ky tjetri. Aty kishin qenë edhe këta të dy drejtorët e drejtorive të infrastrukturës dhe komandanti legjendar i luftës shoku Hashim. Nën tutelë të presidentit të Republikës edhe Komandant politik i ushtrisë çlirimtare, prani të presidentit serb dhe ambasadorit amerikan në Berlin nënshkruan një marrëveshje për një hekurudhë serbo-kosovare. Shpresojmë të jenë duke e bërë kinezët. Pak ditë më herët, po brenda shkurtit edhe diçka me kontroll në hapësirën ajrore se ka shkoi dika. Sapo u krijua qeveria e re nisi të përflitet tema e taksës 100% për produkte serbe që vuri Haradinaj. Kurti sjell konceptin reciprocitet. Duke e lidhur këtë marrëdhënie ekonomike me marrëdhënien juridike e pastaj atë njerëzore mes dy palëve. Ky ambasadori amerikan në Berlin, që ishte te ajo kontrata, vjen e bëhet shef i CIA-s. Pastaj ky i CIA-s, i thotë provo mos e hiq taksën po do tëpërshkallëzohet diçka. BE u përpoq të shtonte etikë në komunikimin ku ishte përfshirë dhe Grenelli. Ndoshta jo shumë, por në diplomaci pjesmarrja quhet. Deri sa në fund të muajit u zgjidh. Taksa u hoq. Apo nuk u hoq? Pjesërisht? Por kjo është qeverisje. Qeverisja mua nuk më intereson dhe më duket e shpejtë për tu ndjekur, si film me spiunë, ndaj objektiv kam politikën. Aty gjithçka është më e mirë. LDK dhe Vetvendosja nuk janë largë njëra tjetrës. Fitoret e Vetvendosjes në Prishtinë edhe në zgjedhjet bashkiake edhe dalja jo keq në zgjedhjet e përgjithshme tregojnë afrimitetin e bazave mes tyre. Në Prishtinë baza e LDK-së ka qenë ma së qarti, përveç podujevës ndoshta. (?) Këtë e tregon edhe Albini kur risjell në kujtesë deklaratat e Rugovës për vullnetin e kosovarëve për pavarësi e bashkimin e shqiptarëve. Natyrisht LDK është edhe partia më pranë jugosllavizmit Kosovar. Në kuptimin që është një parti që u krijua e përfaqësoi elitën intelektuale kosovare gjatë viteve nën Jugosllavi. Kjo periudhë kaq e rëndësishme për zhvillimin modern kosovar shpesh trajtohet me lehtësi, dhe kontributi i LDK mpaket, pse ajo e ndihmoi durimin të ruhej, por nga ana tjetër një shooqëri thellësisht e terrorizuar në masakër herë pas here dhe shtypje gjithmonë. Dhe një elitë që patjetër që la gjurmë në rrokullime drejt tashit të madh. Pse kjo elitë e zbuloi veten e u përpoq që kjo vete të bëhej e durueshme e e matur, por edhe patriotike dhe e kthjellët e me u rujt. Kjo elitë trashëgoi gjithë energjinë për revoltë që prodhoi lëvizja popullore dhe negocioi me të. Edhe u rujt e u mbajt gjallë. Edhe Kurti e dëshiron atë trashëgimi. Vjosa Osmani ka fol para kryetarit për të mbështetur qeverinëdhe diçka ndryshe prej tij, megjithëse nuk janë e njëjta ditë. Edhe sikur këtë t’ia ketë kërkuar kryetari, prapë, një kapital është aty. Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor, mund të.... Njerëzit janë të rinj. Nuk ka pritshmëri të palëvizura. Dhe kthehemi tek nëna Shqipëri. Aty o zot i madh. Aty çuditesh fare. Aty shkurti nisi gjithashtu i gjatë. Me një kapërcim të zakonshëm të rrethanave, kryeministri i vendit merr përsipër të verë opinionin publik në kurriz (tamam si Atlasi i lashtë që mbante qiellin në kurriz pa pushu kurrë, veç atëherë kur i shkoi Herkuli për vizitë dhe ndonjëherë tjetër që nuk merrej vesh ku e linte, (ndoshta përdhe?)) dhe na bën një skenë të vogël me një të njohur të botës së krimit. Shpall kryeministri armën e vet të re mediatike me rreze të shkurtër veprimi. Kërkesën llogari për pasurinë si rrugë për të mbërritur tek vënia e drejtësisë në vend dhe ndëshkimi i shkelësit. Një alamet goce me syze të errëta si një orakulle e lashtë. Pa mbaru kjo temë, shfaqet tek tregu i kambistëve një keqbërës me një çantënë dorëme njëqind mijë euro dhe një revolver të mbushur brenda. Rama kalon matanë rrugës, por këtë e dallojnë oficerët e gardës dhe ia dalin të nxjerrin një lajm të këndshëm për opinionin publik. Në dhënien fillestare të lajmit se unë e dëgjova në radio në makinë, ky person i armatosur kishte qenë te ambientet e PartisëSocialiste. (Për më tepër kryeministri zgjedh makinën antiortek të vëllait të vet dhe shkon në shtëpi ku darkon si një njeri i fisëm që e ka këtë të drejtë.) Nja dy tre ditë më herët ky personazhi ishte arrestuar për rrahje spektakolare të një kushëririt të vet, që kushedi si ia ngriti nervat dhe doli në lajme si aksidentalisht. Ai herë pas here rreh dikë shumë keq dhe akuzohet edhe për gjëra të tjera mes të cilave udhëheqja e grupit kriminal dhe bomba sinjalistike për ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Një kërcënim? Ky nuk është kërcënimi i parë për zotin kryministër. Tjetrin e njoha në një emision nëOpinion te Fevziu. Në Elbasan, tani, arrestohet njëri për ca krime, dhe dënohet dhe kjo reforma që po thonim hop vete e pyet po paratë ku i gjete. Jo po çuni një natë kaloi nga varreza e takoi një plakë, i thotë ky. Edhe kjo i tha do tëfusësh një pasqyrë në dhe e do presësh tre net, pra dy net më shumë se pinoku, dhe do gjesh gjithëato para e xhevahire. Dhe i gjtëm, thotë ky. Hallall, po do vish me ne. Ja sa të marr xhaketën ia kthen dhe shkon tek telefoni, gjen një foto e ia tregon. A njehndonjë qëe do i thothë ky çuni. –Po, po të tjera ke. Ja se më duket se ka një shoku im. Dhe ikën në burg ky dhe vjen kryeministri në emision. Nuk e dija tha. Ndërkohë që ai jo vetëm që e dinte, por edhe e ka pranuar në kushte dëshire të pakët fotografimin. Ajo foto është dëshmi e besnikërisë. Ajo është një unazë në gishtin e madh të dorës së djathtë. Po ti kështu i ke gjithë shokët mor kodosh, i thonë gazetarët. Ikni mer legena - i thotë kryeministri po ku ka çun si unë. Shiko sa i gjatë jam një herë. Je je, e sigurojnë këto, po mos u fut nëpër kësisoj “vallje” se do të të gjuajnë me antitank, se ata e gjuajnë njëri- tjetrin me antitank. Unë s’kom lon qenef pa u fut thoshte kryeministri. Jom çun kurioz edhe kam rehatin e nevojshëm asnjanit s’ia kam frikën. Jena çuna apo jemi legena i thotë. Kjo reformëështë bekimi i vendit tonë ne do të katapultohemi në lumturi direkt sa të fitojmë luftën me krimin në masën 78.2 përqind. Jo po kanabisi, jo po ti jo po shokët. Ca kanabisi thoni ju mer legena, - thekson ky. Po ky? Po jo, po, këtë e kam mik, jo po aty. I përvisheshin këta: Ndërtime gjithandej. Keqbërës në parlament, në bashki. Jo po nuk e dija këtu jo po nuk e dija atje. Po ju e dini se si është puna i thotë ky këtyre, ky stan ktë bylmet ka. Tani u bëmë gati i thotë. Po jo po leku, shkujdesi, jo po këndej, jo po andej. Po ku do gjeni ju çun si unë më? - i qësëndis ky. E këta mbesin pa fjalë. Se çun si ky betohem nuk ka. Edhe nuk po bëj ironi. Ky është i vetëm lider në qarkullim.Larg qoftë me na e vra njeri këte, si ai mesazhi që doli në media, ne ramë në luftë civile. Direkt lëshohen çunat nga janë e nga s’janë dhe shpallin lloj-lloj republike, ose principate. Pastaj ky shkon andej, vjen këndej. Pastaj bie një grip që nuk ikën kurrë. Do bëj namin, po ja sa të fillojë. Tamam si te Verbëria e Saramangos po përpiqet të përmbahet vala e goditjes. Kryministri ynë mbinjerëzor shfaqet si kryetar i OSBE-së dhe flet përkrah Lavrovit për çështjen e Kosovës ndër të tjera. Momenti që unë të flas me të përsëriturën fjali ‘se Interesi im, për fat të keq, nuk ka të bëjë me qeverisjen, por me partinë. Dhe në kontekste partiake ajo që na intereson është ....” mbërriti. Asgjë në lidhje me partitë nuk më vjen ndërmend. Pranvera do vij qoftë edhe me një lule se ia ... robt, i tha ky tjetri. Do të vijë patjetër, thanë edhe këta të tjerët njëzëri. Dhe shkurti shkoi. I fundit muaj i këtij dimri letargjie ëndrrakeqe iku. Kapërdiu hapësirë konjicioni sa për pesë animale politikus, por pranvera erdhi. Një kongres te sheshi NënëTereza. Kryetari shkëlqeu. BE na ngrohu me rreze hapje negociatash. Dhe pranvera nis edhe me protestë. Ditën e parë mbërriti të dytën e mbushi bulevardin Dëshmorët e Kombit. Meta me një shqiponjë që e zbriti vetë mbi gjoks nga më i kthjellëti qiell ngriti peshë mëlçitë e një goxha pranie qytetare në bulevard. Me podium diku te Pallati i Kongreseve. Edhe baca Berishë kishte pranu biletë te rreshti shtatë dhe ka ofru ndonjëfarë bekimi. Meta kishte një ajkë aktoriale si aurë për portretin e tij të shëndetshëm, ndërkohë që udhëheqësi i opozitës Basha dhe një kajmak tjetër intelektual i djathtë ishte duke brohoritur në kënd 130 gradë me podiumin nga ana e perëndimit. Vërtetë? Jo. Ndërkohë që partitë duhet të gëlonin nga energjia, grindjet ambicjet. Sfidat për udhëheqje. Skandalet, tradhëtirat. Këta gjolë në djathtësirë hanë bretkosat që rrisin vetë. Heda Gabler. Një pjesë nga Ibseni i madh. Për kuriozitete profesionale i isha vënë leximit të saj ca kohë më herët dhe për ta ndjekur edhe më tej kam parë edhe një ekranizim të pjesës të viteve 50 e pak, me Ingrid Bergman ndoshta, e aktorë të atij soji. Dhe kisha ca pritshmëri Por, sa mbërrin në shkallët e sipërme të sallës ku ka shtëpinë skena e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” e kupton që gjërat disi kanë ndryshuar. Në fillim, sa hyn në sallën e këndshme, prej skenës Alfred Trebicka të lëshon tym me një aparat të vogël që e mban në dorë. Ai është i gjithi i artë. Edhe këpucët i ka me të verdhën shkëlqyese të të artës. Palltoja e tij e verdhë është ajo e një komandanti të lartë, me spaleta të arta plot fije. Po ky kush është thashë unë, meqë i njihja pak personazhet. Ja kush ishin mundësitë që ai të ishte, (i) Elert Lovbogu, historian i shquar që sapo ka kulmuar mendimin shkencor e vizionar të kohës e që ka patur një marrdhënie fort intime e disi posesive, jo dashurore (vetëm pak), me protagonisten Heda? (ii) I shoqi saj, gjashtu studiues historie, por shumë më i përkorë dhe I përmbajtur? Apo (iii) gjykatësi, mik i familjes e i Hedës dhe ambicjoz në çështje të humorist? Por ai nuk ishte asnjëri prej tyre. Ai ishte babi i Hedës, një Gjeneral hijerëndë që pret miqtë me tym. Ky, në njohjet e mija të mëhershme, përmendej, por nuk ka aktor të vetin. Nuk ka fantazmë të gjeneralit të vdekur. Por këtu si të ishte fantazma e Hamletit, babës së Hamleti, ai nuk i shqitet skenës dhe Hedës. E ruan atë. Përkujdeset. Bën edhe detyrën e shërbëtorit herë pas here. Ai shkon deri aty sa ai e vret Hedën në vetvrasjen e vet. Dhe Heda e vret atë? Ndërkohë që ka ardhë babai i Hedës, janë larguar nga pjesa halla e të shoqit, si dhe një shërbëtore fort e pranishme. Ndërkohë muzika është nga këto teknologjiket, me ritëm të lartë. Energji. Dhe ka të recituara në atë zërin mekanik, fjalët: “o!? Ju paskeni zgjedhur teatrin sonte shumë mirë. Uluni te karrikja që paskeni gjetur dhe shtrëngoni rripin e sigurimit sepse kjo shfaqe nuk është si asnjë që kemi parë ndonjëherë. Ai është një regjisor rumun i ri dhe shumë trim. Botond Nagi. Ky është një teatër përtej të imagjinueshmes. E ksi senesh.” Po u lodhëm. Zvarritje nëpër fjalë, nëpër skena. Si me lëvizje të ngadalta. Secili personazh ka fituar një ritëm të kohëve tona duke braktisur atë borgjezi të re që përthyente Ibseni me delikatesat dhe burrëritë e veta. Edhe, në këtë pikë nuk mund të themi që regjizori është në ndonjëfarë drejtimi problematik, por pastaj sesi nagtërrohet. Një seri problematikash të përshtatjes së shijeve e botkuptimeve nuhaten por ndjekja e tyre është e pamjaftuar. Me grup aktorësh të aftë e tërhqës në figurë e tingullim, por ndonjëherë jo aq brenda asaj bote ku mishërohet personazhi, që gjithashtu lëviz. Secili nxorri skena e ligjërime të bukura nga personazhi i vet, jam dakort. Por, gjatë. Një intervistë televizive e gjatë. Personazhet rinisin shpesh personazhin. Dhe kjo sesi zgjatet. Me një shtrirje. Një ritëm i lartë i vazhduar. Ai çuni para meje po luante bilardo në telefon. Dhe në errësirë besoj shumë përgjonin për ndonjë lëvizje nëpër sallë të gjallëroheshin pak. Drita neoni na sulmuan sytë në kënde të kithta, sapo u fikën dritat. Në fakt teatër mbetet dhe asnjëherë nuk mund të jetë aq i keq. Për mendimin tim, dramaturgu i pjesës ka lënë shumë fjalë në tekstin e aktorëve, duke pasur parasysh përzgjedhjen regjizoriale të regjizorit. Për atë qasje ndaj pjesës duheshin heq edhe një 30%sh tjetër fjalësh. Se aq shumë fjalë në një histori aq të brishtë e të koklavitur sa Heda Gabler kanë nevojë për kontekste afatgjata, mundësisht të buta që pastaj të intrigohesh e shijosh e kuptosh ngadalë nuancat. Shto edhe që shumë sjellje e veprime kishin më shumë pavarësi nga sa u jepte një arsye e shëndetshme e ngritjes së një strukture të qëndrueshme. Por unë me regjisorin jam dakort, në rritjen e ritmit, në drejtëpërdrejtësinë e komunikimeve, edhe nuancat agresive të çdo komunikimi edhe lehtësia me të cilën ushtrohet çdo superioritet i çfardollojtë. Ky afrim me burimet e psikikës njerëzore është një gjetje regjizoriale e përdorur edhe në tërësinë e qasjes. edhe duket se këto janë paradigmat regjizoriale të kohës. Shumica e regjive besoj edhe globalisht e përdorin këtë qasje. Po diku teksti është më i lehtë për tu ndjerë, e diku më pak. Diku harmonia e veprimit me mendime është më e plotë e diku më pak. Në rastin në fjalë, nuk mund të mos ankohemi. Nga lodhje e atillë unë për pak fjeta. Mos them që edhe u fjeta pak. Po gjithsesi u vura me kërku rehat të tepër në karrigë. Sikur kam kry një pjesë nga shërbimi ushtarak mu duk. Shpresojmë të ketë pasur sponsorizim edhe nga ambasada rumune. Ndërkohë na duhet të çojmë edhe një tjetër ankesë. Dymijë e nëntëmbëdhjeta dhe fillimi i dymijë e njëzetës vazhdojnë të prezantojnë një vit relativisht të varfër në jetën teatrale të qytetit. Unë nuk mbaj mend ndonjë gjë nga ky sezon teatror. Se ç’pati diçka pastaj diçka tjetër, por nuk i mbaj mend. Ndaj këtë ankesë, si edhe çdo ankesë tjetër të denjë në këtë vend po ta nis ty o kryeministri ynë, që ta kesh për koleksionin e madhërishëm të ankesave publike që ke kriju personalisht. Zoti kryeministër, megjithëse është drejtëpërsëdrejti përgjegjës për teatrin në vend, preferon filmat. Ai u bë pjesë e një polemike gazmore ditëve të fundit për një paraqitje në një film gazmor të tipit komercial. A je në rregull ti mer daj? Shkon e bën vizitorin aksidental te dasmat e Ermal Mamaqit për publikun e gjerë!?! Hajde mer bon Robespierin ose Prometeun e çliruar te Teatri Kombëtar. Zgjidhe vetë regjizorin po deshe. Ose bëhu vetë regjizor. Me vërte e kam. Jeton Neziraj me shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit” gjallëroi skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së premtes së parë të dhjetorit të 2019-s. Një dhuratë për “popullin” që i është përkushtuar mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, shfaqja ishte prani e festivalit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrtit në vazhdimësi, që sjell këto aktivitete përkrah dezhurneve kolektive e rojës së paprerë, që po gllabërojnë llokma të bollshme nga jeta e të angazhuarve. Shfaqja është prodhim i Qendrës Multimedia, Prishtinë. Edhe në këtë shfaqje Neziraj bashkëpunon me të shoqjen, regjisoren Blerta Neziraj. Tematika fiks ajo që po ëndërronte ai grup rezistence. Një parodi për ngadhnjimin e së ashtuquajturës mafie e ndërtimit në debatin për planin e zhvillimit të qytetit. Prishtina përmendet, por duke mos e tepruar aspak në theksim. Mafja e ndërtimit po, ajo përmendet e gjitha. Çuditërisht shumë dëgjohet edhe përfaqësuesi ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara me përfaqësimin e tyre me një administrator të qytetit në bashkëpunimin me këtë mafie janë fort të theksuara. Unë u përpoqa me shpejtësi të zbuloj se ç’zë patën ndërkombëtarët në shpërndarje të lejeve të ndërtimit në qytetin e Prishtinës, por nuk arrita shumë në atë ngut, ndaj i ndejta përfundimit që bëhet fjalë për gatishmërinë e përgjithshme të ndërkombëtarëve për tu përfshirë në zhvatje përmes shitjes së ndikimit e autoritetit andej këndej, e që është e njohur tashmë. Një shfaqje që përkujton ngjarjen e vërtetë të arkitektit Rexhep Luci, i cili vra për shkak të detyrës që ai nuk e braktiste për të zhvilluar qytetin e Prishtinës sipas një vizioni që deri në ato çaste kishte ndjekur qyteti, e që në këndvështrimin tim ishte i bukur duke pasur parasysh harmonizimin e praktikave e pëlqimeve të shoqërisë me aspiratat e saj. Dhe rëndësia e një vizioni që jeton. Deklarata e përfaqësuesit të UNMIK-ut pas vrasjes së tij, që ofrohet në linkun e Wikipedias për zotin Luci furnizon një vlerësim të lartë për të. Tamam ashtu si tek “Armiku i popullit”, që Ibseni e pat qëndisur për të pasur jehonë deri vonë, heroi bëhet armik. Te Ibseni vëllai i kryebashkiakut, mjeku i nderuar kthehet në një armik. Ai zbulon se trajtimi në banjat termale të qytezës në vend qëta ndihmojë shëndetin e përdoruesit e shkatërron atë. Dhe nuk lejohet ta japë lajmin pse do ta rrënonte biznesin që do tëushqente qytezën. Dhe gjithë qyteti i del kundër. Vëllai. Miqtë e tij besnikë. Qytetarët. Të gjithë. Por atje, në biseda e në tryeza të gjata personazhe të qetë skaliten ngadalë, duke sjellë një pamje të afërt të subjekteve. Tek stina e pestë, që ndoshta ka kuptimin e një periudhe të shtuar në jetën e atij personazhi Ibsenian, bisedatjanë më pak të gjata. Dhe teksti qartësisht është tërhequr për t’i lënë vend veprimit skenik. Një më fenomen i njohur në teatrin bashkëkohor. Edhe ajo lidhja aq e brishtë e personazhit me tematikën sociale nuk e vret mendjen për ekuilibret që shfaqja ngre mbi të, por lehtësisht hidhet sa te njëri te tjetri krah duke u rritur si një thurje në shfaqjen tonë që bën personazhin nëpër ngjarje. Në vend të ngjyrimeve personale personazhet kanëndodhira personale. Ajo që ata e kanë personale është e ndërtuar përmes steriotipit që e ofron shoqëria. I ndershmi arkitekt me të bijën, ndërkombëtari me pushtet i dhënë pas femrave dhe fitimit, ndërtuesi grykës me njërën këmbë të pantallonës harruar brenda në çorape dhe katunari çorapeverdhë sindikalit i folklorizuar, gazetarja e ofruar për mbështetje dhe interesa. Në Teatrin Kombëtar laryshia spektatoriale nuk është e njohur për spektatorin kronik. Pas meje një nëne pranë të tetëdhjetave mbështjellë në shaminë e besimit mbyte skajin perëndimor të një skuadrilje amatorsh në rradhët e para të gjysmës së majtë të sallës. M’u në mes të formacionit një xhaxho disi çakërrqjef e zëlartë bindte mikun e tij ngjitur se interneti është një media katunarësh që keqinformon dhe na ve nën zgjedhën komuniste, shoqërisht. Dhe katunarë e komunistë bashkë shëmtoheshin estetikisht duke u përmendur emrin faqe botës në mënyrë të përsëritur. Nga fundi i shfaqjes gërrhiti pak, por pastaj u bashkua me të gjithë në shijimin e denoncimeve të hapura që praktikonte shfaqja. Hyrja në tematikën e shfaqjes vë theksin te liria që ka ardhur. Te gëzimi i fitores. Një arkitekt entuziast po bën planin e zhvillimit të qytetit. Edhe përfaqësuesi ndërkombëtar fillimisht është mbështetës. Ai nuk e duron fjalën “luftë” dhe na sjell urimin mijëvjeçar “Liri, Barazi, Vëllazëri”. Ai është ndër dy miqtë e heroit, bashkë me sindikalistin. Por ai është cinik, interesaxhi, grykës, arbitrar. Punëtori sindikalist sjell tabanin popullor. Patriot i mbifolklorizuar ai i pari ia mësyn simboleve kombëtare. Ndërtuesi serviloset, shërben, blen shpirtra, tremb, pallon, vret. Me njërën pantallonë brenda çorapes. Vajza e arkitektit është epileptike. Si e vetmja përfaqësuese e brezit të ri përgjithësimet për të janë të pashmangshme, ndaj e ardhmja është epileptike. Gazetarja është ftuese dhe e ofruar. Një punë në vazhdë kjo e çiftit Neziraj. Një tematikë sociale e ndjeshme, një qasje bashkëkohore e pëlqyeshme, ritmike, me ngjyra po dhe me tinguj. Denoncim i makutërisë, tallavasë patriotike që shtyp arsyen.
Por largësia nga ngjarja, nga njerëzit nga emocionet është e njohur për ne. Historia ka largësinë me të cilën ajo ofrohet nga media. Teatri ndjek një zhvillim, qëndrim, shoqëror. Emocioni pak kërkohet. Ajo me aftësi ilustron, argëton, mobilizon e informon, por ajo nuk rritet, as brenda shfaqjes as brenda spektatorit. Ajo shtjellohet aty. Dhe sekuenca skenike fiton kaq pavarësi sa mpak kompaktësinë e shfaqjes. Humori mblidhet nëpër thjeshtësitë e spektatorit. Një teknikë që tashmë zotërohet nga Nezirajt e padyshim që përmirësohet në karrierën e tyre, por kjo na le me ndjesinë se diçka mungonte që ta kultivonte një ndjesi më jetëgjatë. Megjithëse, jo. Aktorët ishin aty. Të lirshëm, shpërthyes, të vërtetë. Të pajisur me një galeri skenash që ofrojnë mundësi ngjyrash, me koreografi, me muzikë. Secili kur del në skenë është protagonist i saj. Qëndrimi për secilën tematikë është i qartë dhe shprehet në fjalë që tregojnë. Që në fillim kemi ritëm, lëvizje, parodi. Një gjysëm muzikali. Kërcime. Muzikë. Kostumet sjellin personazhet edhe më pranë imagjinatës kolektive, megjithëse edhe i plotësojnë si individualitete. It’s all right. |
Categories
All
Archives
February 2024
|