jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

​Zhvillime zgjedhore orë pas ore - zgjedhjet dhe rezultati i tyre

9/7/2025

Comments

 
Shqipëria sapo mbylli me njëfarë suksesi zgjedhjet e 11 majit 2025.
Çfarë do të thotë sukses?
Sukses do të thotë që u kryen pa trazi, një konkurim politik për besimin e marrë nga populli për tu përfshirë diturisht e me vullnet për të qeverisur burimet e pronat e përbashkëta, që zoti i ndihmohtë; për pronat e përveçme të secilit është muhabet tjetër, megjithëse një e nga një e bajm sovranin e madh që fle me zotat dhe paradite kullot përdhe dhe që do të na ndihmojë të ruhemi e rritemi si shpirtra e si gjallesa dhe mundëson të krijohet një mjedis ku i themi mendimet tona dhe e japim atë kontributin në atë që bëjmë me gëzim, pra përmbushjes së një qenie e besim se ajo që duam e dimë është e bekuar prej perëndive të njohjes e dijes që mbajnë kutin tonë në dorë.
Sukses, u krye në paqe dhe dyshimi se vullneti është largë prej së vërtetës, është edhe i pakët. Megjithëse mund ti kenë futur duart andej këndej dhe të kenë rrëmbyer ndonjë mandat, deformimi është brenda kufijve të pranueshëm për kontekstet zhvillimore në vend dhe dhuna qe e pakët duke parë bollëkun e forcave jolegjitime në dispozicion.
U influencua votëmbajtësi, po mirë. Pa influencim nuk bëhet kjo punë. 
Opinioni nuk ka tension; për Partinë Demokratike, veç furnizimit me vëmendje të liderit të madh, kauza e denoncimit të deformimit të rezultateve nuk mjafton për thuajse aksënd tjetër. Media raporton se Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë lek për fushatën, ndërsa njeriu me më shumë para të shpenzuara ndër demokratë është Gjin Gjoni i ndjekur nga Belind Këlliçi. Socialistët dhe të gjithë i kryesonte një çun nga Elbasani që kishte harxhu më shumë se të gjithë. 
Edhe një gocë nga Elbasani që konkurronte për socialistët kishte pas mbështetje të fortë jo-politike, megjithëse ajo kishte qenë shefe për eventet shtetërore në kryeministri para se të rikthehej shefe në shërbim social në Elbasan.
Po?., shumë mirë.
Ndër fitues socialistë ka plot të rinj të provuar në administratë. Mirë a keq?
Në shijen time reduktimi i rolit të partisë nuk është i pëlqyeshëm. Një angazhim profesional që ve theksin tek marrja e orientimeve nga lartë shkëmbehet shpejt në një komunikim me elektoratin që duhet përzier me njohuri e parimshmëri. 
Bien në sy dy a tre kryetarë të bashkive që kanë hyrë në garë, duke zgjedhur të jenë deputetë kundrejt liderëve të njësive vendore të rritura e me prona e tendera e ku di unë? Pse është deputeti më i lartë se kryebashkiaku? Unë kisha ndjesinë se rrjedha ka qenë tjetërsojshëm? Një bashki me fuqi e me prona e taksa e gjoba mbi disa njësi elektorale bashkë.
Politika në qendër është shumë tërheqëse?
Nuk nuhatet ndryshim titullarësh në Ministri apo ndonjë ndryshim tjetërllojsh, megjithëse edhe po të kishte vështirë se do ta kuptonim. Megjithëse jo.
Nëse janë marrë në administratë nga rradhët e partisë atëherë prap shija nuk është e këndëshme.
Në qendër dominimet janë më të drejtëpërdrejta. Kjo sjell angushtim shpirtëror.
Më shumë se gjysma e deputetëve janë të rinj. Dhe nuk dimë a është mirë a keq.
Picture
Por, patjetër duhet të dimë diçka më shumë.
83 deputetë partia socialiste. 50 demokratikja. 133 nga 140 deputetë. 7 të tjerët vijnë prej një këtu e një atje veç PSD që ka 3. PS krijon një shumicë me mbi 60% me shumë krenari. PD surprizon sërish me qëndrueshëmrinë e vet. Unë po mendoja që ajo të binte paktën rrotull 33 deputëve.
Më shumë?
Atëherë duhet të kërkojmë në Google?
Dhe e para, Wikipedia. Ku më mirë se në Wikipedia. Në 10 gjuhë ofron informacion Wikipedia për zgjedhjet e 2025-ës në Shqipëri. Kinezçe, katalançe e spanjisht, hungarisht, Versioni Anglisht është më i gjati. Ai shqip nuk është aq i gjatë, por është veçanërisht i hidhur. Nuk i njohim autorët e kjo ja shton misterin influencave që përthyhen te kontribuesi i Wikipedias. Në paragraf të parë e fillon e tregon se kjo gjë ndodh në vazhdë skandalesh mbas skandalesh e kështu e ashtu, ... se Erioni se Safeti/ o çna gjeti o çna gjeti!!?, e njihni atë këngën, besoj.
Por, të shkojmë te ky i gjati, anglishti. Edhe anglishti keq. Përveç këtyre komenteve të mësipërme me skandale e manipulim, këta shtonin edhe komente të OSBE, prej raportit të së cilës veçoj: “Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar. Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale nga garuesit amplifikoi diskursin e fortë konfrontues dhe asnjë autoritet nuk u caktua për të identifikuar përmbajtjen manipuluese të dëmshme.”
Duke u endur virtualitetit shfaqet edhe Ambasadori Lamberto Zannier, i cili udhëhoqi nga qendra misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR që tha: “Megjithëse këto zgjedhje u administruan mirë, vëzhguesit tanë afatgjatë dëshmuan përhapjen e gjerë të intimidimit dhe keqpërdorimit të burimeve publike gjatë fushatës. ... Unë përshëndes mekanizmin e ri të koordinimit për luftën kundër krimeve zgjedhore, pasi jemi duke parë një polarizim ekstrem politik që sjell presion të tepruar mbi votuesit dhe mbi vetë procesin zgjedhor. Kjo minon hapat pozitivë që dikur u panë në Shqipëri dhe mund të ndikojë negativisht në përparimin drejt arritjes së objektivave afatgjata të vendit.”
Heu. Zannieri që kishte qenë andej e këndej, Në OKB, Kosovë e OSCE. Por kaq i largët në vëmendjen tonë. Dhe të europianëve për atë punë. Ministri Hasani kishte dërguar një letër pakënaqësie.
Por, për momentin ktehehemi tek Wikipedia dhe kontribuesit e saj misteriozë.
Kinezët kishin një kapitull mbi tiktok. Ishte relativisht i qartë. Por edhe ruanin vijën e përgjithshme të informimit me opozitë, manipulim, vëzhguesit, disa media të caktuara, kanë shprehur dyshim nëse ky duhet të ishte rezultati.
Edhe grekët.
Por nëse kthehemi te italianët ata kanë një përshkrim të partive që më së qarti prezanton qëndrimet e tyre, ose të paktën të përgatitësit të tabelës.
Picture
Por ç’rëndësi ka kjo.
Edi Rama priti në shtëpi, një ditë pas zgjedhjes, 40 e kusur liderë të njohur. Erdhi Makroni, Von der Lejen, Merz, Antonio, Azerbaxhanovi, Erdogani.
​Erdogani, i cituar prej Daily Sabah, tha në Tiranë para si vëllezërve europianë, - „Ne si kontinent Europian duhet të fillojmë ndryshimet në shtëpinë tonë, bazuar në parime të sigurisë së padallimtë dhe shpërndarjes më të drejtë të përparimit në mirëqenie.“

„Në shtëpinë tonë.“? „Siguri e padallimtë.“? „Shpërndarje më e drejtë e prosperitetit?“
Pastaj natyrisht që foli për Gazën, që po ridëshmon natyrën e vërtetë të të gjithëve dhe pastaj ne vetë shkëputemi prej tij e shkojmë në Afrikë e Indi, Pakistan Kinë e Iran e Rusi, që vijnë prap e prap. Por Gaza nuk ikën.
​Ju. Tërheq vëmendjen fillimi i përshkrimit të PD që nis me amerikanizëm dhe përfundon me populizëm e plot e plot. Edhe francezët kanë një përshkrim të shkurtër, por ata e etiketojnë Partinë Demokratikë si "Konservatore dhe demokristiane". Socialistët "socialdemokratë dhe liberal-demokratë." Por veç etiketimeve pompoze lajmi është rrëmujë pak a shumë kudo. Po kush merret me wikipedia.
E pra unë vazhdoj e i qëndroj vlerësimit tim se zgjedhjet qenë të suksesshme.  
Picture
Picture
Meqë ra fjala te turku përshëndesim edhe grekët e jonisë dhe të atikës dhe Micotaqisin e ri që nuk e begenisi takimin po vajti te i biri në Amerikë se po diplomohej. Ato ditë kryeministri ynë i jashtëm, Hasani, vajti e takoi ministrin e jashtëm të grekëve, që ja lëvdoi origjinën e tij greke dhe njohjen e gjuhës.
Por, meqë koha qe e gjatë der sa erdh ky shkrim pati kohë të dalë prapë diku, ministri i jashtëm grek në një shkrim ku dënon publikimin e një harte që vendos kufij të Shqipërisë në territore që grekët i quajnë të brendëshme, e mos harrojmë që shkojnë edhe më tej.
Siti që e publikoi foton nuk ishte shumë i njohur për mua. Por ky qëndrim është disi i çuditshëm sepse komukimi ndërmjet dy popullsive vazhdon nervoz në një kohë të gjatë çka duket në komunikime online në ndonjë fotografi që tregon dikë veshur tradicionalisht flasin e ofendohen, mos o zot. Qindra shqiptarë e grekë shahen online, ose tregojnë faktet e veta më ironi dhe përçmim. Kodi i ri penal premton të thotë fjalën e vet në këtë tematikë.              
                                      
Ndërkohë ca sportdashës polakë të dehur e të radikalizuar sikur u përfolën të kenë urinuar te monumenti i Skënderbeut. Dhe e djathta e njëfarë djathtësie gjithandej nëpër Europë e trash zërin ndër tubime. Dhe klasifikime elektorale.
Por nga ana tjetër forcat në qeverisje, në fakt, krijojnë njëfarë besimi, pse kanë besim në vete. Ose të paktën e shfaqin. BE flet sikur të jetë Dinastia e 18-të. Ndërkohë që vijnë zgjedhje prapë e zoti e di ç’dimër vjen prapa.
Trumpi.
Vuçiç thotë që duhet të armatoset për  tu mbrojtur prej shqiptarëve.

​    Rama arriti fitoren dhe ‘i dashuri Edi’ thotë  - shumë mirë. Pashaportë europiane, çelim kapituj të gjithë sa janë dhe do shkojnë në Europë, ndërkohë që komuniteti politik europian përflitet si një politikë që shkrihet kaq mirë nëpër një seri aktesh administrative, sa duket si administratë. Aparati. Dhe çiçikovët që ja prapashtoi konceptit Gogoli i madh i rusëve, kur tregonte shpirtrat që bliheshin pas vdekjes, për leverdi në kompensime shtetërore, dhe që pastaj e ripërtypi në shqip Virgjil Muçi me “piramidën e shpirtrave” ku shpirtrat e gjallë tani mblidhen rreth jezuit vllazëror të mikro-protestanzmit anglo-amerikan. 
​
               Pak kohë pasi ikën ata europianët sekush i tha Ramës që në Theth një kompleks me 6 a 8 ndërtesa i kishte hy përmidis lëndinës që shkon te kisha. Edhe aksion kombëtar. I shkulën ata në Theth një herë pastaj i hynë vendit mbarë e shkulën llamarinat me turr pa e mendu gjatë se ku a mirë e keq.

I dashuri Edi mbetet i dashur, ndër miklime europiane, megjithëse normalisht nuk kishte pse ishte edhe kaq i spikatur. Emancipimi demokratik-demografik i popullsisë mbetet problematik. Edhe përparimi në racionalitet dhe shfrytëzimi për rehati e ndriçim dhe ngritje shpirtërore në përdorimin e drejtësisë, e dashamirësisë e korrektësisë mbetet po aq, në mos edhe më shumë, problematik.
Siç e nisi mendimin Karl Poperi i nderuar suksesi i idesë e bën të parathënë çmitizimin johistoricist. Armiqtë e shoqërisë së hapur.
Po ç’ne këta liderë ja përkëdhelin sedrën këtij lideri që qeveris një vend që e ka vlerën tek sa ofron për të rivali. Kosi dhe ky Antoni, që thamë, edhe liderë gjithandej duket sikur ofrojnë besim. Rama del në Bled të Sllovenisë ku thuret strategjia e thotë “Ooo, ne jemi europianë fanatikë, si thoni ju kshu? Ne vdesim të gjithë për Europën, për kokën time. Unë me Europë fitova zgjedhjet, edhe çfarë fitorje. Integrim!”
Kosi, kthehet disi druajtshëm nga ndihmësi por pastaj thërret befasisht, - të hapen të gjithë kapitujt.!
Një të kthyer koke e të gjithë kapitujt hapen.
Lideri i kthyer në dheun e të parëve fton miletin në brohorimë dhe një urra e madhe bën jehonë.
Po, dhe ka një luftë në zhvillim. Po s’na mbroi Europa kush na mbron? Amerikani? Apo si vëllezërit turq.
Ashtu? – thotë europiani pastaj shton, - Afrohu afrohu!
Po ku na le kjo.
Picture
Vizioni në zhvillim turistik, unë mendoj se është tejet problematik. Nuk jam kundër projektit infrastrukturor dhe ndërtimit të banesave, por ka një mungesë kaq të madhe vizioni në zhvillimin urbanistik. Pse more zotëri duhet të mblidhet gjithë vendi në një sipërfaqe relativisht të vogël që e vjelin për një kohë pak njerëz e bllokojnë një burim uristik që e . Shtrije more gjithandej! Futju brinjës së llogarasë me një rrugë të lehtë vilave. Ullishtat nga Vlora në Konispol e pastaj nga Ishmi në Bunë, kanë vend për ndërtesa të lehta banim-pushimi me rrugë të lehta, ndërtuar me teknologji bashkëkohore eficiente dhe miqsore me ambjentin shpërndarë gjithandej duke shumfishuar mundësitë për të pritur edhe duke shtuar kështu mundësitë për ti shërbyer kundrejt fitimit. Për ullishtat apo tokat e tjera të çelura më punë vullnetare një përqindje i kalon universiteteve, bashkimeve profesionale, a kujt i takon sipas kontributit.  
Diku diku organizuar në qendra semi-urbane me një objekt tërheqës në mes.
Me legjislacion të kujdesshëm dhe pa grykësi të sëmurë.
Kudo të krijohen rezerva ujore që mundësojnë një jetë të bollshme. Deti nuk duhet të pijë shumë ujë as në dimër. Edhe zjarret e gjejnë ilaçin dhe pylli e natyra ruhet me vëmendje dhe ujiten. Turizëm.
Ky është një projekt urbanistik i denjë për një popull që sheh të ardhmen.
​Në mungesë të një opozite rrezikonjëse Rama qeveris thuajse i vetëm.
Ka një vazhdim të krijimit të pronës si një aset e jo si një dobi popullore prej përshtatjes në natyrë ku na hodhi i madhi zot dhe vënies së saj në përdorim të njerëzve, që e uron edhe socializmi bashkohor, shumë pak marksist.
Por jo; kudo një aset individual.
Një aset është objektiv i një turme njerëzish që, duke përdorur mënyra thellësisht vetjake për të krijuar pronë e zotëruar atë, veprojnë. E për momentin kjo më shumë se kudo shihet në ndërtim dhe turizëm.
Picture
Etyd
Rama urgjentisht të mbledhë një kongres të jashtëzakonshëm kombëtar e të shpallë të gabuar Kongresin e Lushnjes që e shpalli Tiranën kryeqytet. Mendoj se është rasti të shkohet në Belsh.
Rama urgjentisht ta zhvendosësh kryeqytetin në Belsh dhe ta zhvendosë gjithë aparatin shtetëror atje. Me zyra me ojq me ambasada me krejt. Me underground. Shtrije kryeqytetin në drejtim të liqenit të Gramshit! Atje buzë liqenit të lavdishëm të Devollit hyjnor ti ngresh sarajet. Në bregun e pasanës ngri një piramidë ta keshë se kështu si po vjen koha të harrojnë këta kodoshë. Bane 888 kat me plot apartamente shumë të shtrenjta në thellësitë humbëse të saj. Me një maozelum në majë, që i bie rrufeja 842 herë në vit. Ka vend plot, mund të blehet lirë e shitet shtrenjë. Buzë liqeni. Deti nuk është largë.
Comments
comments powered by Disqus

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    December 2025
    September 2025
    August 2025
    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn