Turp ta pranoj por ky shkrim nisi sa mora lajmin që një fjalor për gjuhën shqipe është duke u bërë gati. Një fjalor i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga zoti e zonja që kanë shporrur padijën tonë, duke luftuar gjatë netëve që zoti i ndau për gjumë dhe kanë gdhendur në letër të bardhë me bojë të zezë pasardhës sinjalesh me kod, me njësha e zero, nëpër fjalët e një gjuhe të lashtë e të re, me gjak e me dhe, shkronja si të latinit, por tonat.
Por unë shokë shkruaj një fjali sot e shkruaj një fjali mot, e jo po a kam gjë unë për të dhënë, jo po a po e lexon njeri, fundja edhe po e lexuan çu pa, plus që shumicën e madhe as nuk e kam qejf dhe ja fjalori doli e u harrua e unë një fjalë se thashë për hambarin ku rrinë vetë fjalët.
Por, do ta them, thashë, dhe ja ku po jua them me këtë cikël shkrimesh të shkurtra për gjuhën e fjalorët bashkë. Në kohë të AI-së padyshim
Fjalori ....
I.
Si zakonisht në këto raste njeriu ngrihet e gjen fjalorët që ka nëpër rafte e përtokë e kudo ku mban libra në shtëpi të vet.
Dhe ja ..!.?., njeriut me fat nuk i hyn dot në hak. Mu aty mbi mbajtësen prej xhami që mbledh pluhur me insistim të paprerë: Fjalor i Gjuhës Shqipe i Institutit të Shkencave 1954, i shoqëruar me njoftimin se ka kaluar kontrollin numër dy, si libër, e se në rast se i gjehen gabime mund të kthehet bashkë me fletën e kontrollit. Me autor Kristaq Cipo, Eqerem Çabej, Mahir Domi, Anton Krajni, Osman Myderrizi.
Ja ku u gjet dokumenti i parë ndër të parë.
Edhe unë e kam librin të lidhur me metal të hollë përthyer edhe nëpër fletën e kontrollit. Unë vetëm se përtoj të shkoj ta kthej, po më duket se i kam gjetur nja dy gabime.
Edhe ç’të bësh kur të bie në dorë një libër i tillë. E shfleton. Dhe ndalon aty ku nuk e paramendon.
Te pomendorja, që qënkësh një tjetër fjalë për ngulitjen e një njeriu dhe një veprimtarie në kujtesë
Pomendorja?
Fap kthejmë kokën dhe gjejmë te Fjalor i Shqipes së Sotme.1984. Me autorë plot, që janë lehtësisht të zbulueshëm, por pomendorja mungon. Heu. Po-mendorja, dhe për-mendorja sjellin një ndryshim kaq madhor në mentalitet e qasje. “Po” mendorja padyshim ka një thjeshtësi të vrazhdë meqenëse marrëdhënia mes po-së dhe mendores është e palatuar nëpër një lidhje shkakësore, siç është i dukshëm te ‘për’ mendorja. Të përmendësh është edhe folje. Të pomendosh, jo.
Apo ka folje ‘po’-mendimi’. Në kërkimin për “pom ...” direkt gjehemi tek ‘pomatë’, që është ‘njëfarë dhjami i mermë[1] që përdoret si mjet kozmetik ose si mjet shërimi për pjesët e jashtme të trupit. Dhe pompa që ishte maqinë hidraulike .... te fjalori i vjetër. Kur e ndjekim fillin për tu kthyer tek i riu gjehemi me tre dallime në 1984-ën pomata u bë pomadë, dhe nga ishte një lloj qulli i trashë që përgatitet me lëndë të yndyrta ... ndërkohë që pompa tani shoqërohet me pompim dhe pompist dhe pompoj, që vijohen nga pompoz dhe pompozitet.
Në fjalor të ri sërish përfundon direkt në pomadë, pompë e me rradh. Hej ta marrë e mira. Të shkoj ta kthej fjalorin e vjetër, se edhe biletën e kontrollit e kam ruajtur?!
Në këtë moment kujtohemi për Chatgpt Open AI. Aty ‘pomendorja’ është. Të thotë që është e vjetër e të ndihmon të gjesh referenca, madje po deshe të hedh edhe te etimologjia, te hasja ndër gegët e vjetër, Buzukun, Budin e Bardhin, nyja po, pastaj shton parashtesa që kanë të ngjashme edhe sllavët e po ti thuash hidhet në fille si të ta marrë mendja.
Vetëm pyetje të kesh.
[1] I mermë ishte me erë të këndëshme.

RSS Feed