iBen Blushi, shokë, që ecte vetë, që kur ishte i vogël nëpër romanet e të atit, ka bërë një roman tjetër, këtë radhë me titullin “Jam mysliman”. Ja botoi Onufri, më 2025-ën. Një roman prej dikujt që qartësisht nuk është mysliman. Madje përkundrazi është një njeri që në myslimanizëm sheh një ndrydhje shoqërore, një prapambetje reaksionare, një anti-iluminizëm kolonialist, një neo-mazokizëm kombëtar, një shtrembërim moral.
Megjithëse, të më falni se e kam Gabim. Nuk bëhet fjalë për myslimanët, por për islamikët. Blushi bën një dallim mes myslimanëve dhe islamikëve. Një ndarje që edhe më herët kishte qenë e pranishme në mendimin gati-politiko-filozofik shqiptar të fundshekullit të kaluar dhe këtij që po vazhdon.
Edhe vetë bashkohem me grupin e njerëzve që shohin tek hapsira që u krijua për ndikim të madh të një lloji jo vendas të myslimanizmës, një-vahabizëm që la fondacione që kanë aftësi të tërheqin mbështetje prej nga munden e besimtarë që tani kanë lidhje personale me një botëkuptim të ri thuajse arabik, një problem, që më mirë të mos e kishim pasur. Një problem që dobëson dukshëm identitetin tonë kombëtar dhe e bën angazhimin tonë shoqëror e politik më të dobët dhe jo-parimor. Një problem që i bashkohet shumë të tjerëve të një populli që në bashkëkohësi po hyn prej të çarash nëpër gardhe të mendimeve të veta anemike. E islamikët, megjithëse duket se kultivojnë një identitet që fle rehat pranë identiteve të tjera të shqiptarit rural, pasrural, paraurban dhe urban dhe të metropolimizuar perëndimorçe, janë një njësi qendërikëse e shoqërisë. Një identitet që ushqehet aktivisht nëpër predikime, rituale e tubime.
Vetëm pak ditë më herët lajmet tona i bënë jehonë faktit se shërbimet e fshehta të Shqipërisë kishin dhënë e kshin marrë me shërbimet e fshehta turke për t’ja kursyer dënimin një vajzë të re a të vogël që mezi kish arritur paligjshëm në Turqi prej një kampi ku mbahet ushtria e Shtetit Islamik dhe turma e familjarëve, a kushedi, që e shoqëronte në fushatë. Katunarë të tëhuajëzuar të qosheve të Shqipërisë që shkojnë e vrasin myslimanë ngjyrimesh të tjera shkretëtirave jemenite e që mbeten indiferentë ndaj zhvillimeve të tjera.
Natyrisht një radikalizim, por i një drejtimi që nisi nga qendra. Por të mos zgjatemi e të parasërisim ato që libri i thotë në përsëritje.
Oh, një libër i vështirë për tu lundruar nëpër faqe të një proze eseistike me tendenca estetike, që edhe i rri realitetit edhe i ikën edhe përzjen gjithçka për tu lëshuar në steriotipe që mund të ndjellim kuriozitet dhe defrim. Por që shtyjnë për fragmentim të leximit humbje të dëshirës për të ndjekur se çfarë po ndodh. Edhe kalimi i librit ë gjueti nëpër faqe në kusure kohe që i jep vetes në divan.
Veprat e zotit Blushi në përgjithësi e mbledhin suksesin tek një krjim që është njëlloj gazetarie historike e angazhuar. Një intelektualizëm i përmbajtur por lojcak dhe i përshtatur për displina të prozës dëfryese bashkëkohore.
Një vepër e ngjashme ca kohë më herët ishte ajo e francezit Michel Hulebek, që është edhe e përkthyer në shqip me titullin “Nënshtrim”. Por Blushi ka shumë më pak ngjarje, personazhe, ngjyra e mjedise (edhe hulebeku modest është). Të mos keqkuptohemi, personazhe ka plot, edhe ndodhirat nuk janë pak, por ai thur një narrativë si një tel ku nderen rroba, që në rastin tonë janë gjykime e vlerësime me karakter intelektual për çështje të kombit, moralit e shijeve të miletit. Ka edhe seksualitet, ushqim e parfum.
Por, trau ku mbështetet kjo ngrehinë e prozaike është gjykimi për historinë tonë, për myslimanizmën dhe islamizmën, për shqiptarizëm.
“Shqiptarët u futën në hartën e Muhamedit si ata lepujt që ndjekin ushqimin e maceve dhe pastaj jetojnë si minj.” Ndërtimi këtillë i fjalisë në gjuhë shqipe, mesa di unë, kërkon një lidhje me realitetin, po unë kurrë nuk kam dëgjuar për lepuj që ndjekin ushqimin e maceve. Një pasaktësi sintatike që tradhëton një tendencë të autorit.
Një marrëdhënie e lirë e tij me realitetin dhe fantazinë, diku ai i referohet degës së vet familjare që nis me gjyshin shkrimtar, pastaj edhe babain e tij, që na nxit të besojmë se autori është edhe vetja e vet aty, pastaj në vepër është si personazh një shkrimtar që po shkruan një roman të ngjashëm me këtë që po lexojmë ku sërish kemi një shkrimtar. Ky shkrimtari i parë që përzjehet me Blushin e vërtetë është edhe i martuar, e gruaja e tij, e dyta, është një nga anëtarët e këshillit islamik dhe gjithashtu ka kontroll të pathyeshëm mban rrëfime me epsh, në fakt kjo duket se është gruaja e atij shkrimtarit personazh që ka ngatërruar rreth e është ngjitur tek ky i pari. Në mos jam duke shfaqur ndonjë mungesë të theksuar vëmendje, shkrimtari i vetës së parë është një banor i rrugës së Kavajës. E aty merr rrugë gjithë romani. Gruaja, Ali Baba fqinji i tij turk, që u martua me bijën 12-vjeçare të një fqinj tjetër po aty, nga Jemeni, shoku që eksploroi bodrumet e xhamisë, prapë gruaja, një udhëtim në Arabi dhe shkrimtari ynë që në fund të romanit u bë mysliman e u struk në divan të nënshtrimit dhe qau si një frikacak.
Ali Baba në fakt e ushqen një fillim disi të këndshëm dhe e mban autorin disi largë përsiatjeve teorike, por jemenesja 12 vjeçare e tradhton Ali Babën dhe ky bie në depresion dhe ja lëshon vendin, autorit që megjithëse sjell edhe gjyshin e babën e mamin, dhe gruan e parë dhe një shkrimtar tjetër gati njësoj si ky i pari vetëm se me mundësinë për një dorë tjetër personazhesh, po prap nuk ka ç’bën, veç të çelë përrenj të ndërgjegjes që duhet të mbajnë lumenj angazhimi qytetar e politik.
Një masë e madhe e shkronjave në tekst rrëfejnë mendime të tij, ndjenja. Sapo një ngjarje konsumohet, në realitetin përkatës, prej njerëzish si hije nëpër rrathë të kujtesës shtrënguar në një grusht rreshtash që mezi bëhen faqe, autori kthehet brenda kokës së vet e kridhet në aludime e përgjitësime, stërhollime, reflektime e ndriçime.
Kur u nisa unë në lexim të parë mbaja në dorë një laps të mblidhja shprehi që ti përdorja në këtë shkrim, por u humba. Citime plot nëpër faqe. merre librin lexo 13 sekonda, tek e 14-ta ke gjetur një komunikatë a vendim që mund të nxirret si deklaratë e të bëhet parrullë në protesta.
Në çdo faqe meritokën të rehatohen mbi vizë relativisht të drejtë nga poshtë, të paktën, dy tre paragrafë dhe faqet e këtij libri nuk kanë paragrafë fare. Për be pa paragrafë fare, si librat e Homerit që e kishin vargun aq të gjatë sa mbaronte vendi për shkronja në pllakë të dheut. Një libër pa paragrafë, që deri diku volumin më shumë ja dedikon trashësisë së letrës për shtyp, se faqosësi dorlëshuar që hap paragrafë andej këndej i hasur gjerësisht andej këndej këtu mungon.
Tani, ndoshta, ka paragrafë, po thjeshtë është zgjedhur që paragrafi i ri të këtë largësi si në çdo hapsirë mes rreshtash të tjerë në faqe e të fillojë mu në fillim të rreshtit, por ajo që po thonim ishte se fjali për tu veçuar ka me bollëk.
Ja një rrëfim në vazhdë të gjërave për tu vecuar, gjyshi, patriark i letërsisë, mbante një beretë kokë që e hiqte prej koke vetëm për gjellbërës të rrugës së Kavajës që i sillnin pilaf të ngrohtë që e hante me me kos. Gjyshi patriark mbasi i jepte shpresë qytetit me një ndezje të çibukut apo çelje të dritares vete bie pre e një dobësie të tillë si e ngrëna e pilafit me kos mu në zyrë të nderuar të kryetarit të lidhjes. Dhimitri i gjorë me siguri që do ta hidhte në gjyq nipin Ben për fabrikim të një fakti të tillë. Pilaf me kos në zyrë të kryetarit të lidhjes që ka kështjellën rrethuar prej njerëzish që e mbrojnë se ai është nga pak edhe një qytetërim dhe një shpresë e një dritë. Po ai ka sy vetëm për gjellbërësit që i bëjnë pilaf.
Është ky ngut pas trillit të fjalisë që vete e i derdhet nga mundet në kërkim të një spektakli verbalitetesh aspiruese që e mban zotin Blushi në ujra të një modestie që vetbesimi i tij i lundron me shkathtësi, por pa i mbuluar tërësisht.