jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Bota që do Trumpi

2/28/2025

Comments

 
Fuqia amerikane në kohën e Nacionalizmit të ri
​
Michael Kimmage
​https://www.foreignaffairs.com/united-states/world-trump-wants-michael-kimmage
Picture

Në dy dekadat që pasuan përfundimin e Luftës së Ftohtë, globalizmi fitoi terren ndaj nacionalizmit. Njëkohësisht, ngritja e sistemeve dhe rrjeteve institucionale, financiare dhe teknologjike, gjithnjë e më komplekse, errësoi rolin e individit në politikë. Por, në fillim të viteve 2010, filloi një ndryshim i thellë. Duke mësuar të shfrytëzojnë mjetet e këtij shekulli, një grup figurash karizmatike ringjallën arketipet e shekullit të mëparshëm: udhëheqësin e fortë, kombin e madh, qytetërimin krenar.
Ky ndryshim, me shumë gjasa, filloi në Rusi. Në vitin 2012, Vladimir Putini i dha fund një eksperimenti të shkurtër gjatë të cilit ai la presidencën dhe kaloi katër vjet si kryeministër, ndërsa një aleat i bindur shërbeu si president. Putini u rikthye në postin më të lartë dhe konsolidoi autoritetin e tij, duke shtypur çdo opozitë dhe duke iu përkushtuar rindërtimit të “botës ruse”, rikthimit të statusit të fuqisë së madhe që ishte humbur me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe kundërshtimit të dominimit të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Dy vjet më vonë, Xi Jinping arriti në krye të Kinës. Qëllimet e tij ishin të ngjashme me ato të Putinit, por në një shkallë shumë më të madhe, edhe pse Kina kishte kapacitete shumë më të fuqishme.
Në vitin 2014, Narendra Modi, një njeri me aspirata të mëdha për Indinë, përfundoi ngritjen e tij të gjatë politike dhe mori postin e kryeministrit, duke vendosur nacionalizmin hindu si ideologjinë dominuese të vendit të tij. Po atë vit, Recep Taip Erdogan, i cili kishte kaluar më shumë se një dekadë si kryeministër i fuqishëm i Turqisë, u bë president i saj. Me shpejtësi, Erdogan e shndërroi sistemin demokratik të ndarë të vendit në një regjim autokratik të bazuar te pushteti i tij.
Ndoshta momenti më domethënës në këtë evolucion ndodhi në vitin 2016, kur Donald Trump fitoi presidencën e Shteteve të Bashkuara. Ai premtoi të bënte “Amerikën madhështore sërish” dhe të vendoste “Amerikën të parën”, slogane që përfaqësonin një frymë populiste, nacionaliste dhe antiglobaliste që po ziente brenda dhe jashtë Perëndimit, edhe pse rendi ndërkombëtar liberal i udhëhequr nga SHBA ishte forcuar dhe zgjeruar. Trump nuk po ndiqte thjesht një valë globale. Vizioni i tij për rolin e SHBA në botë buronte në zhvillime qartësish amerikane, ndonëse më pak nga lëvizja origjinale “America First” e viteve 1930 dhe më shumë nga antikomunizmi i krahut të djathtë i viteve 1950.
Për një kohë, humbja e Trumpit ndaj Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 u duk se sinjalizonte një rikthim në normalitet. Shtetet e Bashkuara po rishpiknin qëndrimin e tyre pas Luftës së Ftohtë, të gatshme të mbështesnin rendin liberal dhe të frenonin valën populiste. Megjithatë, pas rikthimit të jashtëzakonshëm të Trumpit, tani duket më e arsyeshme që Biden, dhe jo Trump, përfaqësonte një devijim të përkohshëm. Trump dhe figura të tjera të ngjashme, që promovojnë madhështinë kombëtare, po vendosin axhendën globale. Ata janë liderë të vetëshpallur të fuqishëm, të cilët nuk i japin shumë rëndësi sistemeve të bazuara në rregulla, aleancave apo forumeve ndërkombëtare. Ata përqafojnë lavdinë e dikurshme dhe të ardhshme të kombeve që drejtojnë, duke pretenduar një mandat pothuajse mistik për pushtetin e tyre. Edhe pse programet e tyre mund të sjellin ndryshime radikale, strategjitë e tyre politike mbështeten në nuanca konservatore, duke iu drejtuar drejtpërdrejt masave tradicionale dhe duke anashkaluar elitat liberale, urbane dhe kozmopolite, të cilat shihen si të shkëputura nga identiteti kombëtar.
Në disa mënyra, këta liderë dhe vizionet e tyre sjellin në mendje “Përplasjen e Qytetërimeve” ku politologu Samuel Huntington, duke shkruar në fillim të viteve 1990, parashikoi forcat që do të orientonin konfliktin global pas Luftës së Ftohtë. Por ata e bëjnë këtë në një mënyrë shpesh performative dhe fleksibël, më shumë sesa kategorike dhe dogmatike. Kjo është një “përplasje e qytetërimeve e zbutur”: një sërë gjestesh dhe një stil lidershipi që e riformulon konkurrencën për interesa ekonomike dhe gjeopolitike si një garë midis shteteve-qytetërime të përfshira në një lloj kryqëzate.
Kjo garë është shpesh retorike, duke u dhënë liderëve mundësinë të përdorin gjuhën dhe narrativat e qytetërimit pa iu përmbajtur skenarit të Huntingtonit apo ndarjeve të tij disi të thjeshtuara. (Rusia ortodokse është në luftë me Ukrainën ortodokse, jo me Turqinë myslimane.) Trump u prezantua në konventën e Partisë Republikane të vitit 2020 si “rojtari i qytetërimit perëndimor.” Udhëheqja e Kremlinit ka zhvilluar nocionin e Rusisë si një “shtet-qytetërim,” duke përdorur këtë term për të justifikuar përpjekjet e saj për të dominuar Bjellorusinë dhe për të nënshtruar Ukrainën. Në Samitin për Demokraci të vitit 2024, Modi e karakterizoi demokracinë si “gjaku i qytetërimit indian.” Në një fjalim të vitit 2020, Erdogan deklaroi se “qytetërimi ynë është një qytetërim pushtimi.” Në një fjalim të vitit 2023 drejtuar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze, udhëheqësi kinez Xi Jinping lëvdoi një projekt kërkimor kombëtar mbi origjinat e qytetërimit kinez, të cilin e quajti “i vetmi qytetërim i madh dhe i pandërprerë që vazhdon deri më sot në formë shtetërore.”
Në vitet në vijim, lloji i rendit që do të krijojnë këta liderë do të varet shumë nga mandati i dytë i Trumpit. Në fund të fundit, ishte rendi i udhëhequr nga SHBA ai që inkurajoi zhvillimin e strukturave mbikombëtare pas Luftës së Ftohtë. Tani që Shtetet e Bashkuara janë bërë pjesë e "vallzimit të shekullit XXI mes kombeve", ato shpesh do të përcaktojnë ritmin e lojës. Me Trumpin në pushtet, mendimi i zakonshëm në Ankara, Pekin, Moskë, Nju Delhi dhe Uashington (dhe shumë kryeqytete të tjera) do të jetë se nuk ka një sistem unik dhe as një grup rregullash të pranuara nga të gjithë.
Në këtë mjedis gjeopolitik, ideja tashmë e brishtë e “Perëndimit” do të zbehet edhe më shumë — dhe si pasojë zbehet edhe statusi i Europës, e cila në epokën pas Luftës së Ftohtë kishte qenë partneri i Uashingtonit në përfaqësimin e "botës perëndimore". Vendet europiane janë kushtëzuar të presin lidershipin amerikan në Europë dhe një rend të bazuar në rregulla (jo domosdoshmërisht të krijuar nga Amerika) jashtë Europës. Nxjerrja në breg e këtij rendi, i cili ka vite që po shpërbëhet, i mbetet Europës — që mbetet një konfederatë e lirshme shtetesh pa një ushtri të përbashkët dhe me shumë pak fuqi vërtetë (hard poëer) —vendet e së cilës po përjetojnë një periudhë udhëheqjeje veçanërisht të dobët.
Administrata Trump ka potencialin të ketë sukses në një rend të ri ndërkombëtar, që është formësuar për vite me radhë. Por Shtetet e Bashkuara do të lulëzojnë vetëm nëse Uashingtoni e njeh rrezikun e kaq shumë vijave të brishta ndarëse mes kombeve dhe i neutralizon këto rreziqe përmes një diplomacie të durueshme dhe të hapur. Trump dhe ekipi i tij duhet ta shohin menaxhimin e konflikteve si një parakusht për madhështinë amerikane, jo si një pengesë për të.

Rrënjët e vërteta të Trumpizmit
Analistët shpesh gabojnë kur e gjurmojnë origjinën e politikës së jashtme të Trumpit tek vitet midis dy luftërave botërore. Kur lëvizja origjinale “America First” lulëzoi në vitet 1930, Shtetet e Bashkuara kishin një ushtri modeste dhe nuk kishin statusin e një superfuqie. Mbështetësit e “America First” dëshironin mbi të gjitha ta ruanin këtë gjendje; ata synonin të shmangnin konfliktin.
Në kontrast, Trumpi e vlerëson statusin e superfuqisë së Shteteve të Bashkuara, siç e ka theksuar vazhdimisht në fjalimin e tij të dytë inaugurues. Ai me siguri do të rrisë shpenzimet ushtarake dhe, duke kërcënuar të marrë ose të pushtojë Grenlandën dhe Kanalin e Panamasë, ai tashmë ka treguar se nuk do të hezitojë përballë konfliktit. Trumpi dëshiron të pakësojë angazhimet e Uashingtonit ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe të ngushtojë fushëveprimin e aleancave amerikane, por ai nuk ka asnjë interes për një tërheqje amerikane nga skena globale.
Rrënjët e vërteta të politikës së jashtme të Trumpit mund të gjenden në vitet 1950. Ato burojnë nga antikomunizmi i atij dekadi, ndonëse jo nga varianti liberal që promovonte demokracinë, aftësitë teknokratike dhe ndërkombëtarizmin energjik, siç bënë presidentët Harry Truman, Dëight Eisenhoëer dhe John F. Kennedy përballë kërcënimit sovjetik. Vizioni i Trumpit buron nga lëvizjet antikomuniste të krahut të djathtë të viteve 1950, të cilat e kundërshtonin Perëndimin me armiqtë e tij, përqafonin motive fetare dhe ushqenin një dyshim të thellë ndaj liberalizmit amerikan, duke e parë atë si shumë të butë, shumë post-kombëtar dhe shumë laik për të mbrojtur vendin.
Kjo trashëgimi politike mund të dëshmohet përmes tre librave. I pari ishte Witness (Dëshmitari) nga gazetari amerikan Ëhittaker Chambers, një ish-komunist dhe ish-spiun sovjetik që përfundimisht u shkëput nga partia dhe u bë një konservator politik. Witness ishte manifesti i tij i vitit 1952 kundër liberalëve amerikanë të cilët, sipas Chambers, kishin tradhtuar vendin e tyre duke i dhënë zemër Bashkimit Sovjetik. Një vizion i ngjashëm motivoi James Burnhamin, mendimtarin më të shquar konservator të politikës së jashtme pas Luftës së Dytë Botërore. Në librin e tij të vitit 1964, Suicide of the West (Vetëvrasja e Perëndimit), ai kritikonte establishmentin e politikës së jashtme amerikane për pabesi aristokratike dhe për mbështetjen e “parimeve që janë ndërkombëtare dhe universale, më shumë sesa lokale apo kombëtare.” Burnham propozonte një politikë të jashtme të bazuar te “familja, komuniteti, kisha, kombi dhe, në një prani më të largët, qytetërimi—jo qytetërimi në përgjithësi, por ky qytetërim historikisht specifik, të cilit i përkas.”
Një nga pasardhësit intelektualë të Burnham ishte një gazetar i ri i quajtur Pat Buchanan. Buchanan mbështeti Barry Goldëater në zgjedhjet presidenciale të vitit 1964, shërbeu si ndihmës i Presidentit Richard Nixon dhe, në vitin 1992, ndërmori një sfidë të fortë në zgjedhjet paraprake kundër presidentit republikan të asaj kohe, George H. W. Bush. Janë idetë e Buchananit ato që paralajmëruan më saktë epokën Trump. Në vitin 2002, Buchanan botoi The Death of the West (Vdekja e Perëndimit), ku bënte vëzhgimin se “të bardhët e varfër po zhvendosen djathtas” dhe argumentonte se “kapitalisti global dhe konservatori i vërtetë janë si Kaini dhe Abeli.”
​
Megjithëse titulli i librit sugjeronte një katastrofë të afërt, Buchanan ruante njëfarë shprese për Perëndimin (në kuptimin e tij ekskluzivist të termit) dhe ishte i bindur se globalizmi do të shembej. “Duke qenë një projekt i elitave dhe me arkitektë të panjohur e të papëlqyer,” shkruante ai, “globalizmi do të përplaset mbi Shkëmbin e Madh Koralor të patriotizmit.”
Trumpi e përvetësoi këtë traditë konservatore shumëvjeçare jo duke studiuar këto figura, por përmes instinktit dhe improvizimit gjatë fushatës. Si Chambers, Burnham dhe Buchanan—të gjithë të jashtëm të magjepsur nga pushteti—Trump e pëlqen ikonoklazmën dhe përplasjen, kërkon të përmbysë status quo-në dhe urren elitat liberale dhe ekspertët e politikës së jashtme. Ai mund të duket një trashëgimtar i pazakontë i këtyre burrave dhe lëvizjeve që ata formësuan, të cilat shpesh përshkoheshin nga moralizmi i krishterë dhe, herë pas here, nga elitarizmi. Por Trump ka arritur të paraqitet, jo si një përfaqësues i rafinuar i virtyteve kulturore dhe civilizuese të Perëndimit, por si mbrojtësi i tyre më i ashpër ndaj armiqve të jashtëm dhe të brendshëm.

REVIZIONISTËT
Mospëlqimi i Trumpit ndaj ndërkombëtarizmit universalist e rreshton atë me Putinin, Xin, Modin dhe Erdoganin. Këta pesë liderë ndajnë një vlerësim për kufizimet e politikës së jashtme dhe një paaftësi të shqetësuar për të qëndruar pasivë. Të gjithë po shtyjnë për ndryshim, ndërsa veprojnë brenda disa kufizimeve që i përcaktojnë vetë.
Putini nuk po përpiqet të rusifikojë Lindjen e Mesme. Xi nuk po kërkon të transformojë Afrikën, Amerikën Latine apo Lindjen e Mesme sipas modelit kinez. Modi nuk po përpiqet të ndërtojë kopje të Indisë jashtë kufijve të saj. Dhe Erdogani nuk po përpiqet ta bëjë Iranin apo botën arabe më turke. Po kështu, Trumpi nuk është i interesuar për amerikanizimin si një axhendë të politikës së jashtme. Koncepti i tij për përjashtueshmërinë amerikane e ndan SHBA-në nga një botë e jashtme, e cila, sipas tij, është në mënyrë të natyrshme jo-amerikane.
Revizionizmi mund të bashkëjetojë me këtë shmangie kolektive të ndërtimit të një sistemi global dhe me rrallimin e rendit ndërkombëtar. Për Xin, historia dhe fuqia kineze—jo Karta e OKB-së apo preferencat e Uashingtonit—janë arbitrat e vërtetë të statusit të Tajvanit, sepse Kina është çfarëdo që ai thotë se është.
Edhe pse India nuk ndodhet pranë një pike globale tensioni si Tajvani, ajo vazhdon të debatojë kufijtë e saj me Kinën dhe Pakistanin, çështje të pazgjidhura që nga pavarësia e Indisë në vitin 1947. India përfundon aty ku thotë Modi.
Revizionizmi i Erdoganit është më i fjalë-për-fjalshëm. Për të ndihmuar aleatët e saj në Azerbajxhan, Turqia lehtësoi dëbimin e armenëve nga territori i kontestuar i Nagorno-Karabakut, jo përmes negociatave, por përmes forcës ushtarake. Anëtarësimi i Turqisë në NATO, i cili përfshin një angazhim formal ndaj demokracisë dhe integritetit të kufijve, nuk e pengoi Erdoganin.
Turqia gjithashtu është vendosur si një fuqi ushtarake në Siri. Këtu nuk kemi rikrijimin e Perandorisë Osmane, por as një ndërhyrje e përkohshme. Erdogani nuk synon të mbajë përgjithmonë territoret siriane, por projektet ushtarako-politike të Turqisë në Kaukazin Jugor dhe Lindjen e Mesme kanë një jehonë historike për të. Ato dëshmojnë madhështinë e Turqisë dhe tregojnë se ajo do të jetë kudo që thotë Erdogani.
Në mes të kësaj vale në rritje të revizionizmit, lufta e Rusisë kundër Ukrainës është historia qendrore. Duke vepruar në emër të “madhështisë” ruse dhe duke drejtuar një vend që për të nuk ka fund, fjalimet e Putinit janë të mbushura me aluzione historike. Sergey Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë, bënte shaka duke thënë se këshilltarët më të afërt të Putinit janë “Ivani i Tmerrshëm, Pjetri i Madh dhe Katerina e Madhe.”
Por është e ardhmja, jo e kaluara, ajo që e shqetëson vërtet Putinin. Pushtimi i vitit 2022 ishte një pikë kthese gjeopolitike e ngjashme me ato që bota pa në vitet 1914, 1939 dhe 1989. Putini nisi luftën për të ndarë ose kolonizuar Ukrainën. Ai synonte që ky pushtim të vendoste një precedent që do të justifikonte luftëra të ngjashme në rajone të tjera dhe ndoshta të nxiste aktorë të tjerë (përfshirë Kinën) të mendonin për mundësitë e aventurave ushtarake destabilizuese.
Putini ka rishkruar rregullat dhe nuk ka ndalur së bëri këtë: edhe pse pushtimi ka shkuar keq për Rusinë, ai nuk ka rezultuar në izolimin e saj global. Putini ka normalizuar idenë e një lufte të gjerë si mjet për pushtime territoriale. Dhe ai e ka bërë këtë në Europë, e cila dikur përfaqësonte vetë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Sot, konfliktet ndërkombëtare përfaqësojnë një version të lehtësuar të "Përplasjes së Qytetërimeve". Megjithatë, lufta në Ukrainë nuk paralajmëron vdekjen e diplomacisë ndërkombëtare. Në disa mënyra, ajo e ka nxitur atë. Për shembull, grupi BRICS, që lidh formalisht Kinën, Indinë dhe Rusinë (së bashku me Brazilin, Afrikën e Jugut dhe vende të tjera jo-perëndimore), është zgjeruar dhe ndoshta është bërë më koheziv. Nga ana tjetër, koalicioni i mbështetësve të Ukrainës është bërë shumë më i gjerë se thjesht transatlantik, duke përfshirë Australinë, Japoninë, Zelandën e Re, Singaporin dhe Korenë e Jugut. Multilateralizmi vazhdon të jetë i gjallë, por nuk është më gjithëpërfshirës.
Në këtë peizazh të ndërlikuar gjeopolitik, marrëdhëniet janë të ndryshueshme dhe komplekse. Putini dhe Xi kanë ndërtuar një partneritet, por jo domosdoshmërisht një aleancë. Xi nuk ka arsye të ndjekë shembullin e Putinit me një shkëputje të rrezikshme nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht rivalitetit të tyre, Rusia dhe Turqia arrijnë të koordinojnë veprimet e tyre në Lindjen e Mesme dhe në Kaukazin e Jugut. India sheh Kinën me shqetësim. Dhe, megjithëse disa analistë i përshkruajnë Kinën, Iranin, Korenë e Veriut dhe Rusinë si një "bosht", këto janë katër vende thellësisht të ndryshme me interesa dhe botëkuptime që shpesh devijojnë nga njëra-tjetra.
Politikat e jashtme të këtyre vendeve theksojnë historinë dhe veçantinë, idenë se liderë karizmatikë duhet të mbrojnë heroikisht interesat ruse, kineze, indiane apo turke. Kjo e vështirëson krijimin e boshtit të qëndrueshëm, sepse një bosht kërkon koordinim, ndërsa ndërveprimi midis këtyre vendeve është fluid, transaksional dhe i bazuar në personalitetet e liderëve. Asgjë këtu nuk është bardh e zi, asgjë nuk është e pandryshueshme dhe asgjë nuk është e panegociueshme.
Kjo qasje i përshtatet në mënyrë perfekte Donald Trumpit. Ai nuk kufizohet shumë nga përçarjet fetare dhe kulturore. Ai shpesh vlerëson individët mbi qeveritë dhe marrëdhëniet personale mbi aleancat formale. Megjithëse Gjermania është një aleate e NATO-s dhe Rusia një kundërshtare e përhershme, Trump pati përplasje me kancelaren gjermane Angela Merkel në mandatin e tij të parë, ndërsa e trajtoi Putinin me respekt. Vendet me të cilat Trump përplaset më shumë janë ato brenda Perëndimit. Po të ishte gjallë Samuel Huntington, ai do ta kishte të vështirë ta shpjegonte këtë qasje.

Një vizion lufte
Gjatë mandatit të parë të Trumpit, peizazhi ndërkombëtar ishte relativisht i qetë. Nuk pati luftëra të mëdha. Rusia dukej e kufizuar në Ukrainë. Lindja e Mesme ishte në një periudhë stabiliteti të pjesshëm, pjesërisht falë të lehtësuara prej administratës Trump, Marrëveshje të Abrahamit, të cilat synonin të forconin rendin rajonal. Kina dukej e zmbrapsur në Tajvan; asnjëherë nuk u afrua me një pushtim.Në veprim, edhe pse në fjalë jo gjithmonë, Trump u soll si një president tipik republikan: ai rriti angazhimet e mbrojtjes amerikane në Evropë, mirëpriti dy vende të reja në NATO, nuk nënshkroi ndonjë marrëveshje me Rusinë dhe mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Kinës, ndërsa manovroi për përfitime në Lindjen e Mesme.
Por sot, një luftë e madhe po zhvillohet në Evropë, Lindja e Mesme është në kaos dhe sistemi i vjetër ndërkombëtar është i copëtuar. Një bashkim faktorësh mund të çojë në katastrofë: shpërbërja e mëtejshme e rregullave dhe kufijve, përplasja e aspiratave të ndryshme kombëtare të superfuqive të drejtuara nga liderë të paparashikueshëm dhe përshpejtimi i konflikteve përmes komunikimit në mediat sociale. Për më tepër, shqetësimi i shteteve të mesme dhe të vogla, të cilat ndihen të kërcënuara nga kaosi ndërkombëtar dhe arbitrariteti i fuqive të mëdha, mund të çojë në përshkallëzime të papritura. Një katastrofë është më e mundshme të ndodhë në Ukrainë sesa në Tajvan apo Lindjen e Mesme, sepse potenciali për një luftë botërore dhe një konflikt bërthamor është më i madh atje.
Edhe në rendin e bazuar në rregulla, integriteti i kufijve nuk ka qenë kurrë absolut—sidomos për vendet pranë Rusisë. Megjithatë, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të përkushtuara ndaj parimit të sovranitetit territorial. Investimi i tyre i madh në Ukrainë reflekton një vizion të veçantë për sigurinë evropiane: nëse kufijtë mund të ndryshohen me forcë, Evropa, ku kufijtë kanë qenë burim i vazhdueshëm mosmarrëveshjesh, do të zhytej në luftë të hapur. Paqja në Evropë është e mundur vetëm nëse kufijtë nuk mund të ndryshohen lehtësisht.
Gjatë mandatit të parë, Trump theksoi rëndësinë e sovranitetit territorial, duke premtuar ndërtimin e një "muri të madh dhe të bukur" përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Por në atë kohë, ai nuk kishte përballë një luftë të madhe në Evropë. Tani është e qartë se besimi i tij në paprekshmërinë e kufijve zbatohet kryesisht për kufijtë e Shteteve të Bashkuara.
Kina dhe India, ndërkohë, kanë rezerva ndaj luftës së Rusisë, por së bashku me Brazilin, Filipinet dhe shumë fuqi të tjera rajonale, kanë marrë një vendim me ndikim të gjerë për të ruajtur lidhjet e tyre me Rusinë edhe pse Putini vazhdon të shkatërrojë Ukrainën. Sovraniteti i Ukrainës është i parëndësishëm për këto vende "neutrale", i parëndësishëm në krahasim me vlerën e një Rusie të qëndrueshme nën Putinin dhe me vlerën e vazhdimit të marrëveshjeve për energjinë dhe armët.
Këto vende mund të nënvlerësojnë rreziqet e pranimit të revizionizmit rus, i cili mund të çojë jo në stabilitet, por në një luftë më të gjerë. Spektakli i një Ukraine të ndarë apo të mundur do t’i tmerronte fqinjët e saj. Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia janë anëtare të NATO-s që gjejnë ngushëllim në angazhimin e Nenit 5 të NATO-s për mbrojtje të ndërsjellë. Megjithatë, Neni 5 mbështetet në Shtetet e Bashkuara—dhe Shtetet e Bashkuara janë larg. Nëse Polonia dhe republikat baltike do të arrinin në përfundimin se Ukraina ishte në prag të një disfate që do të rrezikonte sovranitetin e tyre, ato mund të zgjidhnin të bashkoheshin drejtpërdrejt në luftë. Rusia mund të përgjigjej duke e çuar luftën tek ata. Një rezultat i ngjashëm mund të vinte nga një marrëveshje e madhe mes Uashingtonit, vendeve të Evropës Perëndimore dhe Moskës që përfundon luftën sipas kushteve ruse, por ka një efekt radikalizues te fqinjët e Ukrainës. Duke pasur frikë nga agresioni rus në njërën anë dhe braktisja e aleatëve të tyre në anën tjetër, ata mund të shkonin në ofensivë. Edhe nëse Shtetet e Bashkuara do të qëndronin në periferi të një lufte mbarë-evropiane, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar sipas gjasave nuk do të mbeteshin neutrale.
Nëse lufta në Ukrainë do të zgjerohej në atë mënyrë, rezultati i saj do të ndikonte shumë në reputacionin e Trump dhe Putinit. Vaniteti do të shfaqej, ashtu siç ndodh shpesh në çështjet ndërkombëtare. Ashtu si Putini nuk mund ta përballojë humbjen e një lufte kundër Ukrainës, Trump nuk mund ta përballojë "të humbasë" Evropën. Të shpërdorohej mirëqenia dhe projektimi i fuqisë që Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga prania e tyre ushtarake në Evropë do të ishte poshtëruese për çdo president amerikan. Nxitjet psikologjike për përshkallëzim do të ishin të forta. Dhe në një sistem ndërkombëtar shumë personalist, veçanërisht një të trazuar nga diplomacia e padisiplinuar dixhitale, një dinamikë e tillë mund të shfaqej edhe diku tjetër. Mund të nxiste armiqësi midis Kinës dhe Indisë, ndoshta, ose midis Rusisë dhe Turqisë.

Një vizion paqjeje
Përveç këtyre skenarëve të më të keqes, konsideroni edhe që mandati i dytë i Trump mund të përmirësonte një situatë ndërkombëtare në përkeqësim. Një kombinim i marrëdhënieve të punës mes Uashingtonit, Pekinit dhe Moskës, një qasje e shkathët ndaj diplomacisë dhe pak fat strategjik mund të mos sjellë domosdoshmërisht përparime të mëdha, por mund të prodhojë një status quo më të mirë. Jo një përfundim të luftës në Ukrainë, por një reduktim të intensitetit të saj. Jo një zgjidhje të dilemës së Tajvanit, por masa mbrojtëse për të parandaluar një luftë të madhe në Indo-Paqësor. Jo një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez, por një farë détente mes SHBA-ve dhe një Irani të dobësuar, si dhe shfaqjen e një qeverie të qëndrueshme në Siri. Trump mund të mos bëhet një paqebërës i pamohueshëm, por ai mund të ndihmojë në ardhjen e një bote më pak të mbushur me luftëra.
Nën Biden dhe paraardhësit e tij Barack Obama dhe George W. Bush, Rusia dhe Kina duhej të përballeshin me presionin sistemik nga Uashingtoni. Moska dhe Pekini qëndruan jashtë rendit ndërkombëtar liberal pjesërisht nga zgjedhja dhe pjesërisht sepse nuk ishin demokraci. Udhëheqësit rusë dhe kinezë e ekzagjeruan këtë presion, sikur ndryshimi i regjimit të ishte në të vërtetë një politikë e SHBA-ve, por ata nuk gabuan kur vërejtën një preferencë në Uashington për pluralizmin politik, liritë civile dhe ndarjen e pushteteve.
Me Trump përsëri në detyrë, ky presion është zhdukur. Forma e qeverive në Rusi dhe Kinë nuk e shqetëson Trumpin, refuzimi i të cilit për kombndërtimin dhe ndryshimin e regjimit është i plotë. Edhe pse burimet e tensionit mbeten, atmosfera e përgjithshme do të jetë më pak e ngarkuar dhe mund të ketë më shumë shkëmbime diplomatike. Mund të ketë më shumë "jep e merr" brenda trekëndëshit Pekin-Moskë-Uashington, më shumë koncesione për çështje të vogla dhe më shumë hapësirë për negociata dhe masa për ndërtimin e besimit në zona konflikti dhe konfrontimi.
Nëse Trump dhe ekipi i tij mund ta praktikojnë këtë, diplomacia fleksibël—menaxhimi i shkathët i tensioneve të vazhdueshme dhe konflikteve të zgjatura—mund të sjellë përfitime të mëdha. Trump është presidenti më pak Wilsonian që nga vetë Woodrow Wilsoni. Ai nuk ka asnjë përdorim për strukturat e përgjithshme të bashkëpunimit ndërkombëtar si OKB-ja ose Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Në vend të kësaj, ai dhe këshilltarët e tij, veçanërisht ata që vijnë nga bota e teknologjisë, mund t’i qasen skenës globale me mentalitetin e një start-up-i, një kompanie që sapo është formuar dhe ndoshta së shpejti do të shpërbëhet, por që është e aftë të reagojë shpejt dhe në mënyrë krijuese ndaj kushteve të momentit.
Ukraina është një provë e parë. Në vend që të ndjekë një paqe të nxituar, administrata Trump duhet të mbetet e fokusuar në mbrojtjen e sovranitetit të Ukrainës, të cilin Putini kurrë nuk do ta pranojë. Lejimi i Rusisë për të kufizuar sovranitetin e Ukrainës mund të ofrojë një fasadë stabiliteti, por mund të sjellë luftë në vazhdim. Në vend të një paqeje iluzore, Uashingtoni duhet të ndihmojë Ukrainën të përcaktojë rregullat e angazhimit me Rusinë dhe përmes këtyre rregullave, lufta mund të minimizohet gradualisht. Kjo do t'i shërbente një interesi thelbësor amerikan: parandalimin e një shkëmbimi bërthamor midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Biden, jo Trump, përfaqësonte një shmangie.
Një stil spontan diplomacie mund ta bëjë më të lehtë veprimin mbi fatin strategjik. Revolucionet në Evropë në vitin 1989 ofrojnë një shembull të mirë. Shpërbërja e komunizmit dhe kolapsi i Bashkimit Sovjetik janë interpretuar ndonjëherë si një goditje e planifikuar nga SHBA. Megjithatë, rënia e Murit të Berlinit atë vit kishte pak të bënte me strategjinë amerikane, dhe shpërbërja sovjetike nuk ishte diçka që qeveria amerikane priste të ndodhte: ishte thjesht aksident dhe fat. Ekipi i sigurisë kombëtare i Presidentit George H. Ë. Bush ishte i shkëlqyer, jo në parashikimin apo kontrollimin e ngjarjeve, por në reagimin ndaj tyre – as duke bërë shumë (duke ju kundërvënë Bashkimit Sovjetik) dhe as duke bërë shumë pak (duke lejuar që një Gjermani e bashkuar të largohej nga NATO). Në këtë frymë, administrata Trump duhet të jetë e gatshme për të shfrytëzuar momentin. Për të përfituar sa më shumë nga çdo mundësi që i del përpara, ajo nuk duhet të ngecë në sistem dhe strukturë.
Por për të përfituar nga rastësitë e favorshme, kërkohet përgatitje po aq sa edhe shkathtësi. Në këtë aspekt, Shtetet e Bashkuara kanë dy asete kryesore. I pari është rrjeti i saj i aleancave, i cili e rrit ndjeshëm ndikimin dhe hapësirën për manovrim të Uashingtonit. I dyti është praktika amerikane e politikës ekonomike shtetërore, e cila zgjeron qasjen e SHBA-së në tregje dhe burime kritike, tërheq investime të jashtme dhe mban sistemin financiar amerikan si një nyje qendrore të ekonomisë globale. Proteksionizmi dhe politikat ekonomike shtrënguese kanë vendin e tyre, por ato duhet t’i nënshtrohen një vizioni më të gjerë dhe më optimist të prosperitetit amerikan, dhe një vizioni që favorizon aleatët dhe partnerët afatgjatë.
Asnjë nga përshkrimet e zakonshme të rendit botëror nuk vlen më: sistemi ndërkombëtar nuk është as unipolar, as bipolar, as multipolar. Por edhe në një botë pa një strukturë të qëndrueshme, administrata Trump mund të përdorë fuqinë amerikane, aleancat dhe politikën ekonomike për të zbutur tensionet, për të minimizuar konfliktet dhe për të krijuar një bazë bashkëpunimi mes vendeve të mëdha e të vogla. Kjo mund të ndihmojë që dëshira e Trump-it të realizohet – të lërë Shtetet e Bashkuara në një gjendje më të mirë në fund të mandatit të tij të dytë sesa në fillim.


Comments
comments powered by Disqus

    Author

    Write something about yourself. No need to be fancy, just an overview.

    Archives

    June 2025
    March 2025
    February 2025
    July 2024

    Categories

    All

    RSS Feed

Picture
Picture
Picture