Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi të madhe gjeopolitike, i formësuar nga trashëgimia historike konfliktuale, aleancat e ndryshueshme dhe aspiratat për integrim si në Bashkimin Evropian (BE) ashtu edhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Pavarësisht aspiratave zyrtare për anëtarësim në BE, opinioni publik në rajon mbetet thellësisht i fragmentuar. Një sondazh i kryer nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ofron një pasqyrë mbi mënyrën se si po evoluojnë perceptimet publike mbi aleancat dhe kërcënimet. Anketa zbulon gjithashtu se ndërsa disa shtete të Ballkanit Perëndimor anojnë nga Perëndimi, të tjera — më së shumti Serbia — vazhdojnë të rreshtohen me Rusinë dhe Kinën. Për më tepër, prania e propagandës anti-perëndimore, veçanërisht përmes mediave serbe dhe ruse, ka ndërlikuar më tej përpjekjet për të ndërtuar një konsensus pro-evropian. Këto gjetje nxjerrin në pah sfidat gjeopolitike me të cilat përballet rajoni dhe theksojnë nevojën për një qasje më strategjike nga Perëndimi.
Perceptimet pwr aleatët
Në Ballkanin Perëndimor, preferencat për aleanca tregojnë ndarje të thella rajonale, duke reflektuar si lidhjet historike ashtu edhe kalkulimet më të fundit gjeopolitike.
Shqiptarët përcaktojnë në mënyrë të vendosur Shtetet e Bashkuara si aleatin e tyre kryesor, me 56% mbështetje, të ndjekura nga Italia dhe Turqia. Ndërkohë, boshnjakët e konsiderojnë Turqinë si aleatin e tyre kryesor, me 22% mbështetje, të ndjekur nga Serbia (16%) dhe Rusia (13%).
Serbët, nga ana e tyre, e cilësojnë Rusinë si aleatin e tyre më të rëndësishëm, me 46% mbështetje, ndërsa Kina (14%) dhe Hungaria (4%) pasojnë. Si rezultat mund tw thuhet se më shumë se gjashtë ndwr dhjetë serbë preferojnë si aleatë regjime totalitare ose autoritare.
Në kontrast të fortë, kosovarët përqafojnë në mënyrë dërrmuese Shtetet e Bashkuara si aleatin e tyre kryesor, me një mbështetje mbresëlënëse prej 80%, të ndjekura nga Shqipëria dhe Gjermania.
Në Mal të Zi, peizazhi është më i ndryshëm, pasi Serbia del si aleati kryesor me 32% mbështetje, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 20% dhe Rusia me 9%. Maqedonasit gjithashtu anojnë drejt Serbisë si aleati kryesor, me 34% mbështetje, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia me 17% dhe 12%, respektivisht.
Këto gjetje nënvizojnë një dinamikë të ndërlikuar gjeopolitike, ku Shtetet e Bashkuara, Rusia, Serbia dhe Turqia ushtrojnë ndikim të konsiderueshëm mbi opinionin publik në Ballkan. Po aq domethënëse është edhe mungesa e dukshme e vendeve anëtare të BE-së në llogaritjet e aleancave, pavarësisht investimeve të mëdha që kanë përfituar Ballkanin Perëndimor.
Kërcënimet kryesoreNë të gjithë Ballkanin, identifikimi i kërcënimeve kryesore shpesh ndërlidhet me perceptimet mbi aleatët kryesorë, duke nxjerrë në pah ndarjet gjeopolitike.
Në Shqipëri, më shumë se një e treta e të anketuarve e shohin Serbinë si kërcënimin më të madh, ndërsa një e treta tjetër e konsideron Rusinë si kërcënimin kryesor. Boshnjakët janë thellësisht të ndarë, pasi Serbia shfaqet si shqetësimi kryesor për 27% të të anketuarve, e ndjekur ngushtë nga Shtetet e Bashkuara (20%) dhe Rusia (15%).
Sa i përket Kosovës, tensionet me Serbinë janë tejet të theksuara dhe 83% e të anketuarve e identifikojnë atë si kërcënimin kryesor, duke theksuar kështu mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis dy shteteve. Rusia u përmend nga 8% e kosovarëve si kërcënimi më i madh.
Nga ana tjetër, serbët konsiderojnw si kërcënimin kryesor, me 36% të votave, Shtetet e Bashkuara, të ndjekura nga Shqipëria me 18% dhe Kosova me 10%. Interesante është se në Mal të Zi, pavarësisht anëtarësimit në NATO, pothuajse një e pesta e të anketuarve i shohin Shtetet e Bashkuara si kërcënim, ndërsa një përqindje e ngjashme e konsideron Rusinë si kërcënim, duke reflektuar ndarjet e thella të vendit në lidhje me aleancat e tij.
Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria shfaqet si kërcënimi kryesor i huaj për më shumë se një të katërtën e të anketuarve, një ndjenjë që ka të ngjarë të jetë nxitur nga tensionet historike dhe pengesat e vendosura nga Bullgaria ndaj aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.
Një vështrim më i thellëDuke hyrë më në thellësi në qëndrimet ndaj aktorëve kryesorë, Shtetet e Bashkuara provokojnë reagime të ndara brenda rajonit. Ndërsa shumica e serbëve (75%) kanë një qëndrim negativ ndaj Shteteve të Bashkuara, një mbështetje dërrmuese vërehet tek kosovarët (95%), shqiptarët (92%) dhe një segment i konsiderueshëm i boshnjakëve (53%). Nga ana tjetër, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shfaqin qëndrime të polarizuara, me afërsisht vetëm gjysmën e popullsisë në secilin vend që shprehin mendim pozitiv për Shtetet e Bashkuara.
Rusia, qw mbetet një lojtar i rëndësishëm në rajon, gjithashtu provokon një gamë të gjerë reagimesh. Ndërsa shumica e kosovarëve (89%), shqiptarëve (85%) dhe boshnjakëve (57%) mbajnë qëndrime qartësisht negative ndaj Rusisë, Serbia shfaqet si një bastion mbështetjeje për Moskën, me pothuajse nëntë nga dhjetë serbë që shprehin një qëndrim pozitiv. Segmentet e konsiderueshme të popullsisë në Mal të Zi (55%) dhe Maqedoninë e Veriut (50%), të dyja vende anëtare të NATO-s, gjithashtu shfaqin qëndrime pozitive ndaj Rusisë.
Kina, një aktor në rritje në Ballkanin Perëndimor, ngjall ndjenja të ndryshme pozitive tek serbët (88%), malazezët (66%) dhe maqedonasit (56%). Ndërkohë, pothuajse tetë nga dhjetë kosovarë kanë një qëndrim negativ ndaj Kinës, duke reflektuar perceptimin e saj si një aleate strategjike e Serbisë, rivalit kryesor të Kosovës në rajon.
Gjermania gëzon një mbështetje të gjerë në rajon, veçanërisht tek kosovarët, shqiptarët, boshnjakët, maqedonasit dhe malazezët. Megjithatë, Serbia paraqet një qëndrim të ndarë, me përqindje pothuajse të barabarta të popullsisë që shprehin qëndrime pozitive dhe negative ndaj Gjermanisë. Ndërsa Turqia gëzon një mbështetje të konsiderueshme në të gjithë Ballkanin, veçanërisht në Kosovë (88%) dhe Shqipëri (84%).
Mësime kryesore dhe implikimeTë gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor aspirojnë zyrtarisht të anëtarësohen në BE. Megjithatë, sondazhi i IRI-së zbulon ndasi të thella në orientimet e tyre gjeopolitike. Ndërsa Shqipëria, Kosova dhe, në një masë më të vogël, Bosnja dhe Hercegovina mbështeten fuqishëm tek aleancat perëndimore, Serbia vazhdon të rreshtohet më fort me Rusinë dhe Kinën. Anëtarët e NATO-s, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ofrojnë një panoramë më komplekse, ku sentimentet pro-perëndimore bashkëjetojnë me segmente të konsiderueshme të popullsisë që favorizojnë regjime autoritare.
Perceptimet negative ndaj Perëndimit janë veçanërisht të theksuara në Serbi, por gjithashtu të pranishme në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Disa mund të argumentojnë se kjo vjen për shkak të perceptimit se anëtarësimi në BE është një objektiv i paarritshëm dhe iluziv. Megjithatë, dhe ndoshta më e rëndësishmja, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë mbetet e ekspozuar ndaj propagandës anti-perëndimore, kryesisht për shkak të ndikimit të mediave serbe—veçanërisht Radio Televizioni i Serbisë (RTS), Pink TV dhe Blic—si dhe mediave propagandistike ruse, përfshirë Sputnik dhe Russia Today, të cilat promovojnë narrativa anti-perëndimore.
Protestat e vazhdueshme në Serbi, të nxitura nga katastrofa tragjike në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, kanë nxjerrë në pah këto tensione. Presidenti gjithnjë e më autoritar i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i vendosur nën vëzhgim të rreptë, ka fajësuar aktorët perëndimorë dhe shërbimet e inteligjencës së huaja për përpjekjen për të organizuar një "revolucion me ngjyra". Megjithatë, reagimi ndaj këtyre akuzave ka qenë i heshtur, duke ngritur pikëpyetje mbi angazhimin e perwndimit për të kundërshtuar narrativat autoritare dhe për të mbështetur lëvizjet demokratike në rajon.
Këto perceptime negative të kapura nga sondazhi i IRI-së janë thelbësore, jo sepse ato përcaktojnë drejtpërdrejt politikën e jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sepse ato ndikojnë ndjeshëm në të, veçanërisht raport me pjesëmarrjen në BE ose NATO. Për shembull, nëse këto shtete anëtarësohen në BE, qëndrimet e tyre të ndryshme do ta bëjnë edhe më të ndërlikuar ndërtimin e konsensusit dhe mund të dobësojnë strukturën mbikombëtare të BE-së. Serbia brenda BE-së, me qëndrimet e saj të thella negative ndaj SHBA-së – tradicionalisht aleati më i rëndësishëm i Evropës – dhe me prirjen e saj pro-Rusi dhe pro-Kinë, të cilat janë rivalë strategjikë të BE-së, mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Brukselit dhe të veprojë si një "Kal i Trojës" për ndikimin e Pekinit dhe Moskës brenda BE-së.
Ndërsa rajoni ecën drejt integrimit evropian, përafrimi i plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të BE-së duhet të jetë një kusht i fortë para se të jepet anëtarësimi në BE. Për momentin, përafrimi i Serbisë me CFSP-në është vetëm 51%. Duke pasur parasysh fuqinë e madhe financiare të BE-së, ajo duhet të përdorë burimet e saj për të stimuluar pajtueshmërinë dhe për të ndëshkuar devijimin nga politikat e saj strategjike. Për më tepër, fakti që një pjesë e madhe e audiencës ballkanike mbetet e ndjeshme ndaj propagandës anti-perëndimore tregon nevojën për një strategji më të fuqishme të angazhimit perëndimor. Kundërshtimi i këtyre narrativave është thelbor, jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe për integritetin e BE-së dhe NATO-s si tërësi.
Rrjeti Europian i Udhwheqjes (ELN)
European Leadership Network si institucion nuk mban qëndrime formale politike. Opinioni i shprehur më sipër përfaqëson pikëpamjet e autorëve dhe jo domosdoshmërisht ato të European Leadership Network apo anëtarëve të tij. ELN synon të inkurajojë debate që ndihmojnë në zhvillimin e kapaciteteve të Evropës për t’u përballur me sfidat urgjente të politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë, në përputhje me qëllimet e saj bamirëse.