jo jo, prit se ...
  • Blog
    • Teatri/Kritika >
      • Faust TK Iodice
      • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
      • Koriolani, TK, Altin Basha
      • Heda Gabler, eksperimentali
      • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
      • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
      • Gishti, Bojana Laziç, TKE
      • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
      • Xhelatet e Rijanit ne TK
      • naten Ma, Andrea, Metropol
      • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
      • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
      • Nena e femija, Mustafiç
      • Salome, Sciaccaluga, TKE
      • Familja Tot, Teatri Kombetar
      • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
      • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
      • Antigona, Brusque, TKE
      • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
      • cope cope, Krasniqi, TKE
      • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
      • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
      • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
      • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
      • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
      • drithije gej, Neziraj, TK
      • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
      • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
      • Don Kishoti ne TK
      • Equus, TK, Mustafiç
      • I ligu per mend, Basha
      • Borchart, Çapaliku TKE
      • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
      • Vdes si nje vend, Kostani, TK
      • Tre dhenduret, T. Metropoli
      • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
      • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
      • Nje jete me ty
      • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
      • Eshtrat qe vijne vone TKK
      • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
      • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
      • kujtesa e ujit
      • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
      • netet ballkanike
      • Pirandelua i patekst
      • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
      • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
      • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
      • Shatrolli, karramel, TKEKS
      • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
      • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
      • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
      • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
      • hamleti - TKE
      • shopping and fucking - prishtina
      • liri ne bremen - tk
      • me syrin e nje kllouni - tk
      • Klasa jone - izrael - tk
      • vrasja e maratit - tk
      • gruaja ne dritare - tk
      • elektra - tk
      • ne kerkim te daljes - metropol
      • arturo ui - metropol
      • ata hyjne pa trokitur - metropol
      • hamletmakina - tke
      • Netët e dramës shqipe I
      • radio iliria - tk
      • per Teatrin
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Fotorrëfime
    • Në Europë te varret
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
    • 1001-netet e Ushinit
  • referendume gjuhësore
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • Teatri/Kritika >
      • Faust TK Iodice
      • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
      • Koriolani, TK, Altin Basha
      • Heda Gabler, eksperimentali
      • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
      • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
      • Gishti, Bojana Laziç, TKE
      • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
      • Xhelatet e Rijanit ne TK
      • naten Ma, Andrea, Metropol
      • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
      • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
      • Nena e femija, Mustafiç
      • Salome, Sciaccaluga, TKE
      • Familja Tot, Teatri Kombetar
      • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
      • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
      • Antigona, Brusque, TKE
      • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
      • cope cope, Krasniqi, TKE
      • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
      • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
      • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
      • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
      • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
      • drithije gej, Neziraj, TK
      • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
      • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
      • Don Kishoti ne TK
      • Equus, TK, Mustafiç
      • I ligu per mend, Basha
      • Borchart, Çapaliku TKE
      • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
      • Vdes si nje vend, Kostani, TK
      • Tre dhenduret, T. Metropoli
      • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
      • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
      • Nje jete me ty
      • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
      • Eshtrat qe vijne vone TKK
      • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
      • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
      • kujtesa e ujit
      • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
      • netet ballkanike
      • Pirandelua i patekst
      • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
      • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
      • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
      • Shatrolli, karramel, TKEKS
      • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
      • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
      • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
      • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
      • hamleti - TKE
      • shopping and fucking - prishtina
      • liri ne bremen - tk
      • me syrin e nje kllouni - tk
      • Klasa jone - izrael - tk
      • vrasja e maratit - tk
      • gruaja ne dritare - tk
      • elektra - tk
      • ne kerkim te daljes - metropol
      • arturo ui - metropol
      • ata hyjne pa trokitur - metropol
      • hamletmakina - tke
      • Netët e dramës shqipe I
      • radio iliria - tk
      • per Teatrin
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Fotorrëfime
    • Në Europë te varret
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
    • 1001-netet e Ushinit
  • referendume gjuhësore
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Rënia e Orbán-it

5/4/2026

Comments

 
Jan-Werner Mülle

A mund të ketë drejtësi poetike në politikë?
Ndoshta një herë në jetë.
Në vitin 1989, i riu Viktor Orbán u tha me guxim turmave në Sheshin e Heronjve në Budapest se kishte ardhur koha që rusët të shkonin në shtëpi, ashtu siç kishin kërkuar protestuesit në vitin 1956, por pothuajse katër dekada më vonë, ai u vërshëllye gjatë fushatës me të njëjtat fjalë. Pati plot thirrje ‘Ruszkik haza!’ gjatë festimeve më 12 prill, dita kur Orbán, kryeministri më jetëgjatë i Evropës, u mund rëndë. Partia e tij, Fidesz, përfundoi me më pak se 39 për qind të votave dhe vetëm 52 nga 199 vendet e Asamblesë Kombëtare.
Gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve të fundit, regjimi i vetëshpallur ‘iliberal’ i Orbán-it kishte qenë pararojë në gjetjen e teknikave për të rrënjosur në pushtet populizmin e djathtë ekstrem. Në vitin 2010, sistemi zgjedhor i Hungarisë i dha Fidesz-it një shumicë prej dy të tretash në parlament, të cilën ai e përdori për të miratuar një kushtetutë të re, për të mbushur administratën shtetërore dhe gjykatat me besnikë, për të ndihmuar aleatët e pasur të merrnin në pronësi kompani mediatike dhe për të nënshtruar shkollat dhe universitetet. Me një sistem zgjedhor të përshtatur në favor të partisë së tij, 44 për qind e votave mjaftonin për të siguruar një shumicë prej dy të tretash në parlament – gjë që i lejonte partisë në pushtet të ndryshonte kushtetutën sipas dëshirës.
Orbán përdori atë që studiuesit e quajnë ‘legalizim autokratik’: një formë qeverisjeje në të cilën ligjet miratohen sipas procedurave të rregullta, por me qëllimin për të forcuar ekzekutivin dhe për ta bërë atë përfundimisht të veprojë pa u ndëshkuar. Orbán e reklamoi vendin e tij si një ‘laborator’, dhe përpjekjet e tij u kopjuan gjetkë: lideri i djathtë polak Jarosław Kaczyński premtoi ‘Budapest në Varshavë’; mbështetësit e Trump-it mësuan si të shfrytëzonin sistemin ligjor amerikan, për shembull duke identifikuar ligje të errëta të shekullit të 18-të që mund të përdoren për të maksimizuar pushtetin presidencial.
Orbán krijoi një infrastrukturë intelektuale dhe kulturore për të përhapur një ideologji, të cilën më vonë e quajti ‘Demokraci e Krishterë’, e përqendruar te nacionalizmi dhe vendlindja. Nënat shpërbleheshin për të pasur sa më shumë fëmijë, me një sistem subvencionesh, kredish dhe lehtësirash tatimore që arrinin në 5 për qind të PBB-së.
Mathias Corvinus Collegium (MCC), një institucion nominalisht privat ofronte ‘arsim shtesë’ për studentët me qëllim krijimin e elitës së ardhshme të Fidesz-it, mori më shumë financim shtetëror se gjithë pjesa tjetër e sektorit të arsimit të lartë së bashku, pjesërisht falë një aksioni prej 10 për qind në kompaninë shtetërore të karburanteve.
Kështu, fitimet nga gazi i lirë rus –  ofruar nga Putini për të mbështetur aleatin e tij kryesor në Bashkimin Evropian – përfundonin duke financuar bursa për akademikun e kthyer në kandidat Reform, Matthew Goodwin, angazhime për të folur për Niall Ferguson (i cili u ankua për ‘cancel culture’ përpara një kryeministri që sapo kishte dëbuar nga vendi Universitetin Qendrore Evropian të mbështetur nga Soros) dhe festivale luksoze ku Peter Thiel dhe ish-kancelari austriak Sebastian Kurz shfaqnin mbështetjen e tyre për Orbán-in. Budapesti u bë një vend pelegrinazhi për intelektualët e afërt me MAGA-n, të etur për të shijuar ushqimin, ‘lirinë e fjalës’ dhe, siç shprehej disa prej tyre me entuziazëm, një lider të gatshëm për të diskutuar hollësitë e filozofisë politike në anglisht.
Disa nga vizitorët dukeshin se ishin ajo që dikur quhej ‘idiotë të dobishëm’; ata me të vërtetë nuk mund ta shihnin anën e errët. Të tjerë dukej se pranonin se korrupsioni ishte thjesht një nënprodukt i pafat i një strategjie për të krijuar një industri kombëtare dhe oligarkë vendas, në vend që të vareshin nga korporatat evropiane. Megjithatë, ideja se Orbán ishte një kampion kundër globalizimit nuk funksionoi kurrë plotësisht. Vendi u bë aq i varur nga industria gjermane e makinave sa disa e quajtën një ‘Audiokraci’ – një zhvillim i mirëpritur nga Angela Merkel, e cila për një dekadë mbylli sytë ndërsa Orbán bëhej gjithnjë e më autoritar dhe i korruptuar. Kohët e fundit, kompani kineze dhe koreane u pritën me krahë hapur. Një fabrikë baterish Samsung në Göd helmoi punëtorët e vet, të ekspozuar ndaj kimikateve kancerogjene në nivele shumë mbi kufirin ligjor; armiqtë populistë të globalizimit e mbuluan skandalin.
Sociologu Bálint Magyar e karakterizoi sistemin e Orbán-it si një shtet mafioz. Kjo nuk ishte korrupsion i stilit të vjetër me zarfe që kalonin nën tavolinë; përkundrazi, tenderët për kontrata fitimprurëse shtetërore manipuloheshin për të përfituar anëtarët e asaj që Magyar e quajti ‘familja politike’ e zgjeruar e kryeministrit. Ajo përfshinte edhe anëtarë të familjes së tij reale: dhëndri i tij ndërtoi një perandori të madhe pronash; babai i tij bleu një pronë ku ka zebra dhe kafshë të tjera ekzotike; shoku i tij i fëmijërisë, Lőrinc Mészáros, një instalues gazi, u bë njeriu më i pasur në vend. BE-ja, duke vënë re numrin e kontratave publike me vetëm një ofertues, filloi të kuptonte se fondet e saj të infrastrukturës po përdoreshin nga një prej armiqve të saj, siç edhe qe vetëshpallur, për të forcuar pushtetin e vet. Subvencionet evropiane ishin bërë ajo që dikur ishte nafta për disa shtete të Lindjes së Mesme: një burim praktikisht falas për të blerë mbështetje politike dhe për të qetësuar qytetarët. Në vitin 2022, Brukseli më në fund pezulloi miliarda euro financime për shkak të ‘shkeljeve të parimeve të shtetit të së drejtës’.

Norma e inflacionit ishte më e larta në Evropë, rritja ekonomike po ngecej, dhe sistemet e arsimit dhe shëndetësisë po përkeqësoheshin dukshëm (madje pacientët duhej të sillnin vetë letrën higjienike në spital). Qeveria po dështonte edhe sipas standardeve të veta: norma e lindshmërisë vazhdonte të binte. Megjithatë, kundërshtarët e Orbánit dëshpëroheshin se ai kishte krijuar një sistem që dukej i paprekshëm edhe përballë pakënaqësisë së përhapur. Rregullat zgjedhore vazhdonin të ndryshoheshin për të favorizuar Fidesz-in; kandidatët e opozitës praktikisht përjashtoheshin nga mediat publike; të gjithë e dinin se karrierat mund të shkatërroheshin duke kritikuar regjimin. Megjithatë, vendi nuk ndihej si një diktaturë. Turistët evropianë dyndeshin në Budapest, me banjat e tij dhe ‘ruin bars’ në modë në lagjen e vjetër hebraike.
Plasaritja e parë e vërtetë – është e vështirë të mos mendosh për paralele me regjimin e Trump-it – kishte të bënte me pedofilinë. Katalin Novák, presidentja e parë grua e vendit, e cila shpesh shihej si një pasardhëse e mundshme e Orbánit, kishte falur ish-zëvendësdrejtorin e një shtëpie fëmijësh që ishte dënuar për mbulimin e abuzimeve të kryera nga eprori i tij. Novák duket se kishte qenë nën presionin e Zoltán Balog, një peshkop protestant dhe ish-ministër i burimeve njerëzore, i afërt me familjen Orbán. Lajmi për faljen doli në shkurt 2024, duke çuar në protesta në rrugë; Novák përfundimisht dha dorëheqjen; Judit Varga, një tjetër figurë në ngjitje, e cila kishte bashkëfirmosur faljen si ministre e drejtësisë dhe ishte parashikuar të udhëhiqte Fidesz-in në zgjedhjet evropiane të vitit 2024, gjithashtu u tërhoq. Imazhi i partisë si mbrojtëse e familjes tradicionale u dëmtua në mënyrë të parikthyeshme.
Afera pati një pasojë tjetër të papritur: ish-bashkëshorti i Varga-s, Péter Magjar (mbiemri i tij do të thotë ‘hungarez’), dha dorëheqjen nga postet në institucione të ndryshme shtetërore dhe akuzoi qeverinë se ‘fshihej pas fundeve të grave’. Magyar kishte regjistruar fshehurazi Vargan duke përshkruar mënyrën se si drejtuesit e qeverisë zhduknin dokumente komprometuese (ai pretendoi se e kishte bërë këtë për mbrojtjen e tyre); ai gjithashtu tha se ajo e kishte përshkruar regjimin si një mafi. Një ditë pas dorëheqjes së tij, ai dha një intervistë për kanalin në YouTube, Partizán, e cila u pa 2.5 milionë herë (në një vend me 9.6 milionë banorë). Shumë shpejt më pas, ai mobilizoi dhjetëra mijëra protestues përpara parlamentit, ku brohorisnin: ‘Nuk kemi frikë!’
Ky ishte fillimi i një historie jo më pak të jashtëzakonshme se transformimi i Orbánit nga një student radikal me mjekër në një burrë shteti të nënshtruar ndaj Putinit. Magjar vjen nga një familje e shquar juristësh konservatorë: ai është nipi i madh i Ferenc Mádl, një jurist me ndikim dhe ish-president, dhe nipi i Pál Erőss, një figurë shumë e dashur që shpjegonte çështje ligjore në televizionin hungarez. Magyar pretendon se në murin e dhomës së tij të fëmijërisë kishte një poster të Orbán-it të ri. Ai pati një karrierë tipike në Fidesz: diplomë juridike në një universitet konservator, e ndjekur nga shërbimi shtetëror, fillimisht si diplomat në Bruksel, më pas si drejtues i departamentit juridik në një bankë shtetërore dhe si drejtor ekzekutiv i kompanisë që ofron kredi studentore.
Disa javë pas dorëheqjes së Magjar-it, Varga deklaroi në një intervistë se ai kishte qenë abuziv gjatë martesës së tyre; akuzat u përhapën me entuziazëm nga mediat e Fidesz-it, megjithëse nuk u ngrit asnjë akuzë zyrtare. Lufta mes ish-bashkëshortëve dominoi tabloidët dhe pati si pasojë të paqëllimshme që ta kthente Magjarin në një figurë publike, e cila, përveç dramës martesore, po thoshte gjëra për korrupsionin që pak kush priste t’i konfirmonte nga brenda Fidesz-it. Siç ndodh shpesh, elitat rrëzohen jo nga kundërshtarët e tyre zyrtarë, por nga dezertorët.
Magjari aktivizoi një mini-parti të fjetur të quajtur Tisza (një kombinim i fjalëve për ‘respekt’ dhe ‘liri’, por edhe një nga lumenjtë kryesorë të Hungarisë). Në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024, Tisza mori 30 për qind të votave, duke dalë lehtësisht e para mes partive opozitare – një sinjal alarmi për Fidesz-in. Kundërshtarët e tjerë të Orbán-it u përballën me një dilemë: të bashkoheshin me Magjar-in karizmatik, i cili mund të kishte një shans për ta rrëzuar kryeministrin, apo të mbanin distancë parimore nga një konservator, pikëpamjet e të cilit për BE-në dhe luftën në Ukrainë i gjenin pothuajse po aq të papranueshme sa ato të Orbán-it (ai ishte kundër përshpejtimit të anëtarësimit të Kievit në BE). Intelektualët liberalë nuk i besonin; shumë gra ishin skeptike për shkak të akuzave të ish-bashkëshortes dhe sepse, me syzet e tij karakteristike të diellit, ai i ngjante një emisari nga “manosphere”. Ndërkohë, Fidesz luhatej mes përpjekjes për ta injoruar Magjar-in dhe hedhjes së baltës ndaj tij, gjë që ndoshta vetëm sa i rriti profilin.

Vargu i tij i famshëm ‘tani ose kurrë’ u bë një slogan i Tisza-s; përdorimi i simboleve të vitit 1848 sugjeronte se Orbán kishte krijuar një sistem feudal që duhej përmbysur.
Magj unm7yar kombinoi politikën tradicionale të kontaktit të drejtpërdrejtë me përdorimin krijues të rrjeteve sociale, shekullin e 19-të – një politikan fisnik që bën diçka për fshatarët dhe i referohet shkrimtarëve të mëdhenj – me shekullin e 21-të. Fushatat fizike dhe ato online e përforconin njëra-tjetrën, jo më pak sepse peizazhi mediatik hungarez po ndryshonte. Mediat tradicionale të kontrolluara nga Fidesz ishin tmerrësisht të mërzitshme, por gazetarë të rinj po nisnin iniciativa të reja online, shpesh të financuara nga donacione; ndër to ishin Partizán dhe faqe që prodhonin punë hetimore të nivelit të lartë. Influencuesit e mbështetën Magyar-in dhe ndihmuan në nxjerrjen e turmave më të mëdha se ato që Orbán mund të mobilizonte (shpesh, dukej, vetëm duke ofruar ndonjë shpërblim material).
Përfundimisht, shumë prej partive opozitare vendosën të mos paraqisnin kandidatë. Dhe ndërsa zgjedhjet afroheshin, Fidesz dukej gjithnjë e më i dëshpëruar. Orbán iu përgjigj kombinimit të kulturës së lartë dhe asaj popullore të Magyar-it duke u shfaqur përkrah reperëve; ai gjithashtu udhëzoi besnikët e partisë të vazhdonin të postonin meme. Denoncues zbuluan truke të pista që qeveria po planifikonte. Fidesz dukej i gatshëm të publikonte një video seksuale të Magyar-it dhe një ish-të dashure, por ai e parapriu historinë dhe akuzoi qeverinë se kishte ngritur një kurth joshjeje. Me sa duket, ‘teknologë politikë’ rusë u dërguan nga Moska për të ndihmuar Orbán-in; zbulimi i pretenduar i eksplozivëve pranë gazsjellësit Balkan Stream në Serbi një javë para zgjedhjeve, që i lejoi atij të dislokonte ushtarë si përgjigje, ishte vështirë të besohej. Siç vërejti shkencëtarja politike Gabriela Greilinger, Fidesz dukej se kishte harruar si të bënte fushatë si duhet. Ditë pas dite, Orbán humbiste aurën e tij të pathyeshmërisë. Ajo që kishte funksionuar ende në vitin 2022 – t’u thuhej njerëzve se një fitore e opozitës do të çonte në dërgimin e të rinjve hungarezë për të vdekur në Ukrainë – tani kishte pothuajse asnjë efekt. Takimet me Putinin dhe një vizitë në Budapest nga J.D. Vance, karakteristikisht i pafat, ndoshta patën efekt të kundërt; u publikuan disa regjistrime të ministrit të jashtëm, Péter Szijjártó, duke marrë udhëzime nga homologu i tij rus, Sergei Lavrov, duke folur si një nxënës i bindur dhe duke ofruar të dërgonte dokumente konfidenciale të BE-së në Moskë.
Në ditën e zgjedhjeve, pjesëmarrja ishte një rekord prej 78.9 për qind. Edhe fshatra të vegjël e braktisën Fidesz-in, me Tisza-n që fitoi 93 nga 106 vendet e mundshme të zonave zgjedhore. Votuesit qartësisht e kishin kuptuar mesazhin për unitetin; madje edhe deputeti i pavarur Ákos Hadházy, një hero i luftës kundër korrupsionit që kishte organizuar ‘ture safari’ në pronën e babait të Orbán-it, humbi vendin e tij përballë Tisza-s. Edhe më shumë drejtësi poetike: sistemi që Fidesz kishte projektuar për të favorizuar partinë dominuese i dha Tisza-s një shumicë prej dy të tretash në Asamblenë Kombëtare. Në fjalimin e tij të fitores, Magyar premtoi: ‘Kurrë më një vend pa pasoja!’ (të cilës turma iu përgjigj: ‘Në burg!’). Ai dëshiron të krijojë një zyrë për rikuperimin e pasurive të vjedhura dhe u ka kërkuar besnikëve të Fidesz-it të japin dorëheqjen, duke filluar nga presidenti, Tamás Sulyok (i cili ka thënë se do ta mendojë). Pa dyshim, këto figura së shpejti do të ankohen se shteti i së drejtës po shkelet në emër të rivendosjes së tij – kjo është, në fund të fundit, strategjia që partia Ligj dhe Drejtësi e Kaczyński-t e përsosi pas humbjes së pushtetit në vitin 2023. Në veçanti, presidenti mund të vërë veto ndaj legjislacionit; ai mund të hiqet vetëm nëse parlamenti dhe gjykata kushtetuese – e cila sigurisht është kapur nga Fidesz – bien dakord.
Vëzhguesit e jashtëm nxituan të nxjerrin mësime nga fitorja e Magyar-it. Centristët që promovojnë nacionalizëm liberal kanë theksuar qëndrimin e tij të ashpër ndaj emigracionit (ai ka premtuar të ruajë ‘pozicionin shumë të rreptë’ të Hungarisë) dhe vendimin e tij për t’u mbështjellë me flamurin – duke injoruar faktin se ai nuk bëri fushatë mbi politikat kufitare dhe se ai nuk ofroi vetëm klishe patriotike, por një mitologji të ndërtuar me kujdes për lidhjen e tij me traditat e vendit. Në SHBA, këshillat e pa kërkuara për demokratët janë reduktuar në kandidimin mbi një platformë kundër korrupsionit. Por nëse zbulimi i korrupsionit të dukshëm do të mjaftonte, Fidesz do të ishte mundur që në vitin 2018. Prania e Tisza-s në zonat rurale bëri diferencën; kjo nuk është një strategji që mund të kopjohet lehtësisht në vende shumë më të mëdha.
Një mësim tjetër është edhe më sfidues. Siç vërejti shkencëtari politik Cas Mudde, të majtët dhe liberalët shtrembëronin hundën ndwrsa mbështesnin Magjarin, por e bënë këtë, për hir të rivendosjes së demokracisë. Diku tjetër, e djathta qendrore ka refuzuar të bëjë sakrifica të ngjashme; përkundrazi, liderët e saj kanë qenë gjithnjë e më të gatshëm të bashkëpunojnë me të djathtën ekstreme. Shumë konservatorë tani pretendojnë se Orbán nuk mund të ketë qenë autokrat, sepse ai humbi një zgjedhje dhe e pranoi rezultatin. Por në llojin e sistemit të krijuar nga Fidesz – atë që shkencëtarët politikë e quajnë ‘autoritarizëm konkurrues’ – zgjedhjet janë kryesisht të lira, edhe pse nuk janë të ndershme.
Humbjet për autoritarët nuk mund të përjashtohen.

Nëse liberalët dhe të majtët hungarezë do të pendohen për zgjedhjen e tyre mbetet për t’u parë. Asambleja Kombëtare nuk ka asnjë deputet nga partitë e majta; megjithatë, me Fidesz-in dhe, akoma më të djathtën, Mi Hazánk si opozitën e vetme, Magjari nuk ka ndonjë arsye të dukshme për të lëvizur akoma më djathtas.
Ekziston gjithashtu pyetja se si do të zhvillohet Tisza: liderë të tjerë karizmatikë me parti të reja nuk kanë qenë shumë të mirë në krijimin e strukturave për pjesëmarrje të vërtetë të anëtarëve, e lëre më tw lejojnë rivalët të ngrihen (mendoni për Macron apo Farage).
Interpretimi i fitores së Magja-it si një goditje ndaj së djathtës ekstreme ndërkombëtare është disi e tepruar. Pak njerëz interesohen aq shumë për zgjedhjet jashtë vendit të tyre; spekulimet për një ‘valë populiste’ që përparon ose tërhiqet janë forma më e dobët e analizës. Por intelektualët e së djathtës ekstreme nuk do ta gjejnë më Budapestin aq mikpritës. Magjar e ka bërë të qartë se paratë e taksapaguesve nuk mund të keqpërdoren për gjëra si MCC dhe, edhe më e rëndë, dega hungareze e festivalit konservator amerikan CPAC. Disa mbështetës të Trump-it do të shqetësohen; vetë Trump ndoshta jo aq shumë. Ndryshe nga Putini, ai nuk i ofroi kurrë Orbán-it mbështetje materiale reale dhe nuk ka pretenduar kurrë të jetë një person besnik. Ai madje mund të tregojë hapje ndaj një burri më të ri me kostum të ngushtë: funksionoi për Zohran Mamdanin.
Comments
comments powered by Disqus

    Author

    Write something about yourself. No need to be fancy, just an overview.

    Archives

    May 2026
    June 2025
    March 2025
    February 2025
    July 2024

    Categories

    All

    RSS Feed