Në sofrën e hënës. Më erdhi libri prej Shqipërie, dërguar prej sime motre, që me këmbëngulje ushqen këmbënguljen time për të mbajtur interes në letrari, dhe e marr unë ta shoh e ishte përmbledhje fjalimesh mbajtur në darka iftari nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Edi Rama. Heu thashë me vete kur pashë çmimin, po unë 20 euro i dua që ti lexoj këto fjalime iftari, si paska paguar dikush për këtë vepër aq lekë që unë ta bëj këtë punë me vullnet të lirë? Por pastaj zbulova se në fakt tematika ngjall interes dhe tregon për marrëdhënien me fort të rëndësishmin 'zot', me ndikimin shoqëror të besimit, me identitetin fetar të një politikani që ka dominuar tërësisht skenën politike në vend dhe ka instaluar një gjysëm-autoritarizëm demokratik, që e hasim me variacionet e veta në gjithë kampin lindor të perëndimit pan-euroian, që përfundon në Rusinë e tërbuar nga i ftohti. Fjalime? A mund të quhet fjalim një predikim i këtillë, ku Allahu dhe profeti i tij Muhameti dhe gjithë të ndriçuarit me rradhë na flasin copa diturie në rrjedhën e përroit që ndalet e bëhet dritë.
Në parafjalë të veprës zoti sheik Abdullahu i Zajedit Sulltanit të Naxhahut, i nënti bir i Zajedit Sulltanit të Naxhahut, që ishte edhe ministër i jashtëm e një ndër katër zëvendëskryministrat e Emirateve të Bashkuara Arabe, thotë që zoti Rama është i krishterë.
Sheiku Abdullah i Zajedit Sulltanit të Naxhahut në hyrjen e tij njeh e vlerëson dobinë që mesazhi i Ramës, i shpallur edhe në këto darka iftari, ka për gjithë njerëzinë.
Vetë zoti Rama, në fjali të parë të vetën në atë botim, thotë se më së pari besim ka te vetja, pastaj edhe te ca njerëz, dhe tjetërkund si vështirë. Fjalia e parë vjen nga fjala e parë e përmbledhjes, mbajtur në një darkë shtruar për iftar më 2014-ën. Por koha rrjedh dhe uji e skulpturon shkëmbin, sidomos kur dorë e hyjit e drejton. 12 vjet në një cikël mbushur me mesazhe botëshpjeguese, rekomandime politike për zhvillime të momentit dhe dije teologjike, patriotike, gjeopolitike prej një njeriu që i merr seriozisht këto punë dhe udhëheq një popull prej 13 vjetësh. Pra kemi edhe një element biografik, një rrëfim që do mund të titullohej edhe si "Kronika e mbështjelljes me panteizëm patriotik otoman e një katoliku socialist, pasardhës i Fatos Nanos, që deklaronte me krenari se myslimanët nuk janë më shumicë në Shqipëri dhe i një diktatori të ateizmit radikal si Enver Hoxha, si dhe mik besnik i ca çunave që nuk kanë qejf t'ja përmendësh emrin."
Meqë e nisëm me fjalinë e parë të themi edhe të fundit, që ta mbyllim me këtë qasje kronologjike fare dekorative e të kalojmë në prurje më të rastësishme të kredhjes nëpër libër. “Zoti ju ruajt gjithmonë dhe zoti i bekoftë të dy popujt tanë.,” – është fjalia e fundit prej autorit në vepër, thënë në dekorim të sheikut Mahmudit të Zayedit Sulltanit të Naxhahit, kryeministrit të Emirateve të Bashkuara, pra këto fjalë i drejtohen atij dhe padyshim që dy popujt janë i yni dhe i tyri.
Libri ka plot referenca nga Kurani. Zoti Rama kur përmend profetin e myslimanëve shton edhe “paqja e zotit qoftë me të,” që deri vonë ka shërbyer si formulë gjuhësore që le të dallohet njëfarë profesionalizmi në praktimin e këtij besimi. Inshallah e vallaj. Vjersha të vakta paraurbane, patriotike e besmitare. Qabeja, Xhalaldin Rumi, Ibn Kalemi, dhe Baba dervish Daja, si të luftohet e keqja brenda njeriut dhe të ngadhënjejë e mira, një ‘tour de force” in islamic civilizacioon dhe Albanische legacy.
Të mos keqkuptohemi nuk dua fare të mbaj qëndrime ndaj dijes e botkuptimit të ndritur të Lindjes që ishte rrënjë edhe për Rilindjen europiane. Dija dhe motivimi që solli Muhamedi në gjirin e njerëzve qenë një burim historik i stërmadh që krijoi një nga pak qytetërimet e njerëzimit. Ai e bëri këtë me fjalë dhe ato fjalë e kanë dëshmuar madhështinë e tyre e unë nuk kam kurrfarë aftësie të përfshihem në vlerësim apo interpretim të këtyre fjalëve. As mbiemri qç mbaj nuk më favorizon, por ...
Në pasthënie të librit, zoti Besnik Sinani thotë se në këtë vepër, që përmbledh edhe një veprimtari apo aktivizëm politiko-shoqërore, gjejmë kapërcimin e një tradite armiqësore ndaj lindjes islamike e otomano turke në Shqipërinë pas-osmane. Një traditë që nis me Kristoforidhin, vazhdon e me Frashërllinjtë e del nga binarët me Hoxhën që i mbushi faltoret me kashtë për bagëti.
Dhe kjo mund të jetë disi e vërtetë, megjithëse fragmentimi i madh i tekstit ta le në dorë gjithçka si fjali, e nuk arrita unë tek ndonjë mendim sitematik në këtë përmbledhje antipastash verbalo-religjoze.
Por edhe pa brendi nuk është, ndër të tjera psh., zoti Rama kur merret me leximin e rrjedhave të zhvillimit të shoqërisë sonë, citon edhe një intelektual francez që paska thënë se “laiciteti nuk është një produkt që mund të eksportohet.”? Ky mendim ka qenë i artikuluar për të ftuar një moderim të yrishit euro-amerikan në shpërndarje të demokracisë, por në kontekstin shqiptar lutemi vetëm që ta kemi lexuar keq.
Se ideja që laiciteti që është ndarja e religjonit prej shtetit dhe shtyrja e tij drejt një sfere sa më personale, gjehet prej zotit Rama i paimportueshëm është kërcënuese. Edhe diku tjetër Rama thotë që laiciteti, në fakt, është përmirësuar nga shqiptarët dhe është sjellë në formën e një vëllazërie ndërfetare. Natyrisht këtu zoti Rama gjen edhe një citim nga një mendimtar i islamit patriotik shqiptar që ka thënë se edhe me votu ban, madje është mirë dhe zoti ka gjasa të vlerësojë votuesin me ulje të dënimit. Që i pacim uratën.
Tobe jarebi. Për laicizmin, që e ka ba frangu me gjak që ngjeu flamurin, që sot e gjithë ditën e puthim me nderim se e na e letoi jetën dhe e zbukuroi shumë, thotë kështu ky kaurr? Ky ish-djalosh i kënum, që vetë zoti prefekt do t’ja kishte kishte vra morrin, sa i kokërr orizi, në kaptinë, me ibrik, don me tejkalu laicizmin?
Gjithësesi, personalisht nuk më pëlqen që tentohet një kompaktësim i myslimanëve shqiptarë në sferën politike. Myslimanët shqiptarë të mikluar si një trumë me predikime xhamie të një politikani. Rreziku i një vote të ndërmjetësuar prej ndonjë imami nga hamami është acarues. Shqiptarët myslimanë?
Edhe kjo lirshmëri e një socialisti liberal, hajde edhe neo-liberal si Rama, për tu lëshuar në citime të gjata që nuk mbështesin kushedi çfarë argumentimi është shqetësuese në shpërfilljen ndaj ideologjisë që përfaqëson si dhe kostove të tjera.
Edhe socialistët, ... megjithëse po bëj shaka.
Unë refuzoj ta pranoj që ky lider i socialistëve shqiptarë që navigon anijen komb drejt porteve të ngrohta të Europës është magjepsur prej fjalës së profetit dhe ndjekësve të tij në atë farë feje sa të gjejë aty një alternativë për angazhimet qartësisht politike, shoqërore, revolucionare apo konservatore, apo kundraligjore?
Megjithëse kur përzihesh me të tilla vepra edhe rrezikon ta futësh shpirtin në gjynah. Autori ja ka dedikuar veprën gjyshes së tij, ka gjetur ndër faqe ca hapësirë për të shoqen, dhe ka treguar se e ka lexuar Kuranin disa herë ka marrë kuptime dhe po i shpërndan. Po prapë . ..
Besoj se një tjetër shtysë e tërheq,: mos është pikasja e një cope elektorati me rëndësi në rritje, që josh Ramën në sofër të hënës, që ka qejf të ngecet majave të minareve të larta? Apo është marrëdhënia e tij me personalitete të botës arabe e një rëndësie të veçantë, që tërheq llafin nga është puna dhe punën nga është qëllimi? Apo gjejmë këtu një angazhim për ruajtjen e një marrëdhënie të mirë me Presidentin gjysëm autoritar të Turqisë, zotin Erdogan që kontribuon në ekuilibra rajonalë dhe pastaj hajt se po nxjerrim dhe ndonjë gjë tjetër? Apo kemi një përpjekje për të gjetur një aleat të qëndrueshëm në botën myslimane, që pastaj mund të jetë edhe investitor nëpër porte etj. e tj? Apo një taktikë e navigimit gjeopolitik me integrim europian përshpejtuar prej ngacmimit kërcënues për ti bërë m... atij muhabeti e flirtit ndër rivalë të ndonjë poli tjetër? Apo ca shokë e kanë prezantu me ca shokë dhe bashkë me ca shokë të tjerë do bëjnë bashkë një gjë të madhe nga e cila do të përfitojnë të gjithë, por sidomos ata? Apo i ka thënë ai shoku i vet që na duhet të bësh një çikë zhurmë në këto nota në do maxhor alegro ma non tropo. Apo në vizonin qeverisës të Ramës ka një projekt dhe një strategji prej të cilës vendi ynë do të përfitojë, por i duhet patjetër një mbështetje e këtillë? Apo ky socialist post-ateist ka kuptuar që një dallgë qytetërimore shkaktuar prej tektonizmash të azisë do derdhet mbi vatan, e e mira është që të kemi njëfarë parapërgatitje për gërshetim mbijetues e jo si herën e parë që u dogjëm me zjarr e pastaj e kthyem pllakën si shumë? Apo thjeshtë do që ai sheiku ti dhurojë një shpatë me një rubin sa një sy kau në bisht? Apo kemi vërtetë një zgjatje të zotit Rama drejt një paqje trashendetale që rrok në përqafimin e vet edhe dritën islame? Apo ka nisur fushatën që kur të plaket e mos ketë energji të gjerverisë Shqipërinë e madhe të bëhet Kryeministër i Republikës Islamike të Bektashizmës dhe ideolog zyrtar i kryegjyshatës botërore? Apo thjeshtë ka dash me i marr atë 20 mijë leksh miletit që e ka lanë mendja në atë farë feje sa blen e lexon fjalime iftari në muaj të Ramazanit në pranverë të 2026-ës?