I drejti
I Drejti qëndronte drejt mbi ijet e shtrënguara:
Një rreze i praronte supin; djersë
më ranë;
«A do të shohësh të zjarrmime meteorësh?
Dhe, në këmbë zgjatur, të dëgjosh puhirat e fluturave
të yjeve të qumështit, dhe tufat e asteroidëve?
«Dredhitë e natës ballin tënd përgjojnë,
O i Drejt! Duhet të gjesh strehë. Thuaje lutjen tënde,
Me gojën brenda çarçafit, butësisht shkundur;
Dhe nëse ndonjë i humbur ti bie derës,
Thuaji: Vëlla, shko më tej, jam i pamundur!»
Dhe i Drejti qëndronte në këmbë, në tmerrin
blu të fushave, pas vdekjes së diellit:
«Atëherë, a do t'i shesësh gjunjëset,
O plak? Pelegrin i shenjtë! Bard i Armor-it!
vajtues ullinjsh! Dorë që mëshira e mban!
«Mjekër e familjes dhe grusht i qytetit,
Besimtar shumë i butë: o zemër përkundur në kallza,
Madhështitë dhe virtytet, dashuria dhe verbëria,
i Drejt! më i marrë e i neveritshëm se bishat!
Unë jam ai që vuan dhe revoltohet!
«E përmbysem në vaj mbi barkun tim, o i trashë,
E shkrihem së qeshuri, shpresë e famshme e faljes sate!
Unë jam mallkuar, e di! Jam i dehur, i çmendur, i zbehtë,
Çfarëdo që ti do! Por shko të flesh, hajde pra,
i Drejt! Nuk dua asgjë nga truri yt i tharë.
«Ti je i Drejti; më në fund, i Drejti! Kjo është e mjaftueshme!
Është e vërtetë, dhembshuria dhe arsyeja jote e urtë
nuhasin natën si balenat!
e të bëjnë të dëbohesh e qash psalme
Mbi sqepat e frikshëm të kallamave të thyer!
«Dhe ti je syri i Zotit! frikacak! kur shputat
E ftohta të këmbëve hyjnore të shkelin qafën time,
Ti je frikacak! Oh, balli yt që kruhet prej zgjebes!
Sokrati dhe Jezusi, Shenjtorë e të Drejtë, neveri!
Respektojeni të Mallkuarin suprem në netët e përgjakshme!»
E kisha shpallur këtë mbi dhe, dhe nata
E qetë e e bardhë zinte Qiellin, nëpër ethet e mia.
Unë ngrita ballin: fantazma kishte ikur,
E kish marrë me vete ironinë e hidhur të buzës sime…
— Erëra të natës, ejani tek i Mallkuari! Flisni me të!
Ndërsa, në heshtje nën kolonat
E kaltra, zgjaten kometat dhe nyjet
E universit, lëvizje e madhe pa katastrofa,
Rendi, rojtar i përhershëm, noton në qiejt e ndritshëm
Dhe nga draga e tij e zjarrtë yjet rrjedhin!
Eh! le të shkojë ai, me fytin e mbështjellë
Me turp, duke përtypur gjithmonë mërzinë time, i ëmbël,
Si sheqeri mbi dhëmbët e kalbur.
— Ashtu si qeni pas sulmit të qenve krenarë,
Duke lëpirë anën e vet ku varet një zorrë e shqyer.
Arthur Rimbaud