|
Gjithsesi, Shabani është heroi ynë. Kur u nda gjája vllai i madh e kishte punën si mësues edhe në shpi hisja e tij shpërndante ma shumë hije, po edhe vllau i mesëm aty e kishte shpinë dhe lopët, e të voglit i duhen ca pare, po paret i mblidhte ma shumë i mesmi që punonte e një konflikt për ndarje ndjehet aty që në fillim. E ky konflikt, kaq i përhapur i shoqërisë sonë përfundon me vjedhjen e lopëve dhe shitje e tyre prej vllait të vogël, që pastaj del prej filmi.
I mesmi niset për qytet, se në Çikatovë të Drenasit, nuk rrihej ma. E i pret baxhanaku, një figurë tjetër e folklorit shqiptar, bashkë me motër të grusë.
E aty i ndodhin ca peripecira. Në skaj të varfërisë. Me pako pare, tre vajza të vogla e nanën.
Në fillim një pare florini, që ja merr qiradhënësi e këput një lidhje me kohëra të harruara e bëhet shkak me i nxjerrë prej shpisë me qera, e konflikte të tjera ndër strehues e shoqëri. E duke kërkuar një banesë me qera, e ma shumë punë. E nevojë mos me pas turp prej kurrkuj.
E njeriu sfidohet kaq shumë sa prrallës i duhen dy funde. Një ku Shabani thyhet nën peshën e këtyre nevojave e shëndeti mendor e transferon në realitete të tjera si isntitucioni ndëshkues dhe një tjetër ku e gjen disi veten dhe e shtron një rutinë mbijetese në jetën që vazhdon.
Vemë re ktu që është një akt dashamirësie që e shkrep atë thyerje në arsye të heroit dhe e përgjak këtë rrëfim. Një dashamirësi që është po aq lënduese sa armiqsia. Një dashamirësi që shpon një identitet deri në çmendje.
Fjalë t’mira. Një ekip i gjanë ish pas kanë marrë me atë punë, veç Morinës, një ushtri me producentë, gjithfarë fotografi a specialisti për naj sen.
Nana e gruja e vllaut të mesëm, Shabanit, e bajnë atë vend ku lëvrit Shabani.
Astrit Kabashi asht protagonisti. Shumë i mirë. Ai e ka të natyrshme atë vete. Kujdesi për nxirjet e diellit prej qafës e deri nën kanatieren e punës, djersa në flokë, përhumbja e tij e qetë, edhe i matur edhe i lidhur në vlera të komunitetit të vet, pa shpresë. Një seri emocionesh zëpake, por të fuqishme.
Kumrije Hoxha është një aktore e bukur me plot role. Nana Edhe gruaja, dhe është një prani e filmit që fut ngjyrën e vet në atë telajo, jep tone e humore. Një shtyllë. Një fat kaq i mirë i filmit, se ajo e tërheq filmin drejt një shkolle kinematografike që ka pasur në gjirin e vet një plejadë aktorësh të denjë për ta përfaqësuar përpjekjen kosovare për tu emancipuar nëpër vite të vështira e duke qenë edhe vetë në ballë të asaj përpjekje. kosovari sot e ka gjurmën e tyre ma shumë se të shumkuj.
Edhe Flonja Kodheli është po aq e mirë. Ajo është edhe fshatare ca më shumë, por në kohë të saj fshati e ka më afër qytetin. Ajo është grua, e dhanme pas familjes e jetës dhe me krah e trup që duan krenarinë e vet. edhe të gjithë aktorët sado episodikë duket që kërkojnë ti marrin e ti japin ma të madhen atij roli.
Filmi nuk ka frikë të përfshihet në ngërthimin e një tematike kaq të gjerë. Të zgjedhi një steriotip të shoqërisë për protagonist. Përralla është për të rrallë, por Shabani ynë vjen aty vet’i 100-mijtë. E prap mbetet nji, megjithëse me një gjysëm bote e me po aq karaktere krijimtarie me vete. Edhe pse rrjedha e përgjithshme është e bazuar gjithkund në të njohur, prap një film i shtrënguar rreth subjektit. Kalimi nëpër skena ruan qetësi. Ngjarjet zhvillohen nëpër pako javë. Pako linja. Disa ndodhira mbushëse.
Për dialogun unë e kam ndonjë rezervë diku, por, çështje fjalishë. Ja për shembull, ky baxhanaku kur u zotua ti kërkonte një punë Shabanit i kërkoi CV-në dhe kjo u përsërit nja dy tre herë, si pyetje. Alban Ukaj si baxhanak, lëviz në një rol të vështirë. Ai është i rëndësishëm por guri që gdhend ai është pak i ngulur përdhe. Megjithëse me një kornizë të qartë që thërret njerëz të njohur në lexim prap hapsira qe i jepet as nuk mjafton as nuk lejon të mbulohet e tëra.
Skenarin vetë regjizori Morina e ka shkruajtur me Doruntina Bashën, një dramaturge me disa prurje në skenë shqiptare, tashmë. Domosdo pako gjë. Por ata ushqehen në vepër, dhe vetëm një humbje e mat-it (karakteristikë që ka ngjyra kur i paket shkëlqimi) në sipërfaqe të pak skenave të filmit aty këtu dhe njerëzit e natyrës kritike, që gjurmojnë fjalët idhnuese fillojnë e ushqehen.
Por, nëpër fjalë trupi i veprës është i plotë e i shëndetshëm, aq sa edhe dy zgjidhjet në fund janë një zgjatim kaq i natyrshëm sa mendjen e trazon pa tepri në gjetjen se kush ishte fati i vërtetë.
Apo janë dy Shabanë, bashkë me ata 100 mijët që thamë e sjellin du skaje të të një spektri të gjerë realitetesh individuale. Një deltë që i sjell detit të madh të jetës edhe këta?
Si zgjidhje autori gjen një ceremoni magjike, nën monumentin e gëzuar të Bill Klintonit. Një dasëm tërbohet me daulle e tupana e koha shkon mbrapsht e keqja largohet dhe ajo valle e ekstazë e paplotë e shërojnë heroin, që mbërriti aty i përgjakur, por e kaluara ndryshon dhe ai në vend se me vra bamirësin e vet i bahet rojë në prona e krah në nevojë. Interesant, një dasëm.
Skenat kanë energji. Drita ushqen ngjyrat e fotografisë me origjinalitet dheme synim për ta ndihmuar filmin. Simbolika edhe kur është me bollëk, prap nuk velit. Megjithëse ndonjë episod vjen me objektiva estetike të shtuara edhe ai rri.
Muzika. Muzika. Nëpër te janë pesë a gjashtë këngë, që nuk e vrasinë mendjen të bëhen pjesë e narrativës fotografike. Në fillim ishte ajo labçja, vajtim i nënës mbi të birin dëshmor, që ajo vetë e pat përcjellë deri te kroi e kishin folur, po tani një plumb i kish goditur në ballë. Pastaj Nexhmije Pagarusha, me cikën qafgastare që z’donte rruzë e pare, por një djalë me cigare; pastaj Havza Zyberi me kumurinë e lalës, ndonjë tjetër e pastaj nji kangë e bukur kosovare për një ëndërr, që sa ta gjej po e postoj në faqe time të Facebookut.