Sipas Hahnit, Wilhem Grimm-i paska pas zbuluar, duke u marrë me përralla, se ato kanë ngjashmëri të mëdha mes tyre e kjo për dy arsye, e para se janë përvoja e koncepte themelore të egzistencës njerëzore e sjellin personazhe, që formohen nëpër to, dhe mjet i dytë i ngjashmërisë janë ndodhi e zgjidhje të ngjashme të problematikave, pse kushtet sociale e praktikat kulturore janë të ngjashme.
Vetë Hahni po shkruante librin e tij me përralla greke e shqiptare “Përralla greke e shqiptare’.
Por ka një problem këtu. Përrallat nga njëra anë janë mjeti më efikas për të dëshmuar një lulëzim të fragmentuar të kulturës, një pluralitet etnik e gjuhësor në lulëzim të pavarur; toka ishte shumë e madhe për njerëzit e kohës kur nisin përrallat. Edhe shumica ishte pyll.
Dy tre fëmijë të tëhuajëzuar prej padijes e linin shpellën bazë e ngjiteshin ndonjë kodre a vërrie nga ua merrte mendja pastaj mbidheshin nën hije e me u e me g, g e me z, z e ç, tregonin se çfarë i ndodhi vëllait të tretë, që nuk ishte aty, por që u njoh me pemën në trung të së cilës rrinte një perëndeshë që kishte kaprojtë e qentë shokë dhe ishte zoti i botës dhe ajo e bëri mbret. Vëllain tjetër e helmoi një shtrigë por një shtrigë tjetër u dashurua me të e i hodhi pluhur të pupurt nga i pemës e ai u ngjall e mbretëroi sa e si deshi.
Apo nuk ishte kështu?
Gjuha kishte lindur më herët e ishte bërë një botë e re ku njerëzit rrinin kur shmangeshin prej realitetit
Një i çakërdisur i kohëve të lashta që mësoi më shumë nga këto z e u e a e z e ç shëtiti gjithë botën e madhe dhe tregoi përrallat si i desh, e pastaj ata që i dëgjuan ja treguan të tjerëve e të gjithë dimë përrallat e një njeriu të vetëm që ka qenë edhe paraardhës i fisit tonë.
A janë përrallat nga kohët kur ekspansioni njerëzor nuk kishte dalë prej xhungle e ku indoeuropianishtja e kultivuar kishte prezantuar gjithë banorët e këtij skaji të pyllit me njëri tjetrin? Apo ishte vetë pylli që e rriste këtë lloj majmuni?
Kur niste fliste për përrallat që tregonte në fillim fare të librit t• tij me përralla Fedri, thoshte:
Aesopus auctor quam materiam reperit,
Hanc ego polivi senaris
Ja përkthimi im prej latinishtes ndihmuar nga batimi dy gjuhësh i Fabbri Editori i vitit 1979
Ezopit autor, fjalën i përsëris
Atë, unë, llustruar kam ndër zhvillime.
Theksimi i një autori është interesant. Fedri nuk thotë hiç për popullin shpellar që me z z zz e ff e th tregonte hijet e errësirës tej grykës së shpellës, aty ku të ha luani e ariu.
Është vepër e njerëzve kur gjuha ishte shtjelluar e plotësuar, se fjala ishte e para dhe pati kohë plot të bëhej e plotë.
At Donat Kurti në parathënien për përmbledhjen e tij tregon se përrallat sipas studiuesve të fillim shekullit të 20-të, përrallat o ishin tepricat e mitologjisë së arjanëve të lashtë, o ishin një shtegtim i indianëve[1]
Mitet e lashta trazohen në përralla e ngatërrohen me njëri tjetrin për çështje paraardhësie, e Homeri i lashtë kishte qenë që më 800-ën e asaj kohës që shkoi nëpër zero dhe rilindi me erën tonë e paraqet interes të veçantë pse ajo nxit e ndjek një çarje të madhe që ka degëzime në histori, sociologji e psikologji. Frojdi që lidhte njeriun me realitetin e vet nëpër hijëzime e shihte autorin të lidhur aty pas marrëdhënies me mamin e babin, e problemet e tyre që trashëgohen prej parahistorie. Durkheimi shihte shpërbërjen e një shoqërie të vjetër, kurse Marksi një klasë që ikte e vinte e një që rrinte.
Si u lind përralla, që për shak të thjeshtësisë mund të konsiderohet si më e thjeshta e krijimeve. Kanë fjalor më të kursyer dhe përgjithësisht tregojnë një subjekt. Bukuria e tyre është e natyrshme dhe padyshim që ajo praktikohet prej rrëfimtarëve më primitivë, nuk ka asnjë mundësi që përralla të jetë teprisë e një mitologjie, se para se të tregohet një mitologji një tregim i varfër gjuhësisht është treguar patjetër. Jo një po me mijëra, nga njerëz që hungërrinin zz ggg th nëpër natë me zjarr e tym. Tregonin ditën e keqkuptoheshin. Komunikimi ka lindur nga keqkuptimi e jo më pastaj rrëfimi, por siç ka thënë Niçe, pa këtë rrëfim dhe magjepsjen pas tij nuk përballohet realiteti.
Faraonët egjiptianë i rrihnin me rrip treguesit e rrëfenjave nga librat e vjetër, kur nuk i argëtonin sa duhet, - thotë reklama. Pale ç’hiqnin ata që i shkruanin nëpër pëlhurë merimangash apo i gdhendnin në mermer, po të bënin gabim në drejtshkrim.
Ndërkohë për ata që kalojnë nëpër fazat e prindërimit përrallat bëhen të pranishme, po ta sjellë vrulli natyrisht, edhe me një cikël përrallash nëpër you-tube.
Përrallat shqip i kërkon ti në youtube dhe 5 deri në 8 vjeçarët shohin një vrull filmash të animuar me temë të përrallës që konsumon çdo subjekt që i del përpara. Figurat janë jashtëzakonisht të ngajshme mes tyre në figura e ngjyra, gjithashtu.
Përralla indiane gjermane, romane dikensiane. Treqind rrëfenja. Lloj lloj subjekti me figura të thjeshta. Bum. Gjysma e letërsisë botërore për fëmijë deri më 1890-ën. Me mijëra shikime vetëm në shqip.
Dhe ky mund të jetë një kalim në të kaluarën se realiteti e mundësitë e prodhimit e përhapjes janë shumëfishuar që prej asaj kohe..
Ndërkohë televizioni im transmeton një intervistë për ndikimin që inteligjenca artificiale do të ketë së shpejti mbi realitetin njerëzor. E ai thotë se problemi mund të jetë edhe që të rinj të aftë për të lëshuar imagjinatë të shfrenuar në botën tonë, nuk po mendohet ende si do të kontrollohen. Një djalë i ri teksa rritet bën një super-lepur muskuloz e grabiqar te dhoma që i ka dhënë familja për laborator. E ndërsa rrit lobin frontal të trurit si i fiksuar që është pas kodimit e komunikimit me kompjuterat dhe mikrobiologjinë i dhuron të dashurës një lule mishngrënëse. Me këtë rivalitet që e karakterizon natyrën njerëzore në nivel personal, komunitar e etnik kontrolli ynë mbi inteligjencat alternative është i pazgjidhshëm as në përralla.
E këtu sërish vjen mundësia kaq e madhe që ofron bota virtuale dhe burimet e saj për t’ju qasur tani çdo problemi.
E interesi ynë vazhdon të jetë përralla.
I them unë Chatopenai ma krijo një përrallë. E nuk ju dridh qerpiku dhe e bëri. Përdori dhe emrin e vajzës sime që herë pas here e përdor këtë aplikacion për englendisjet e veta dhe u mundua kështu të fitonte aprovim për krijimin e vet. U përpoq të shfrytëzonte një informatë personale si emri i vajzës sime për të siguruar pëlqimin. Ja një copë:
...
"Uaja, pse ke ardhur? A nuk e sheh se unë mbroj këtë vend nga dhimbjet e botës? Nëse më lë të qetë, do të bëj që gjithë njerëzit të harrojnë dhembjet e tyre përgjithmonë."
Por Uaja nuk e besoi. Ajo e dinte se harresa nuk është zgjidhje dhe se vetëm duke përballuar vështirësitë mund të gjendet gëzimi i vërtetë. Ajo mori kristalin dhe e ngriti përpara shtrigës. Kristali shpërtheu në një dritë të artë, aq të fortë saqë shpërndau gjithë errësirën rreth e rrotull.
Shtriga u zhduk, kështjella u shemb, dhe mali u mbush me lule shumëngjyrëshe. Lumi filloi të rrjedhë sërish, dhe në luginë u kthye gëzimi.
Dakort jam krijimi është disi skematik dhe simbolet janë të thjeshta të furnizuara nga gjurma që lejnë on-line fëmijët e mi dhe unë por kjo është pjesë e krijimit tim.
Për të qenë disi më i disiplinuar unë ftova metodën time të pëlqyer “krahasimin”. Dhe i thashë prap open ai chat gpt më krijo një përrallë tjetër por këtë herë me motive të Shqipërisë së jugut.
Dhe fup më solli një përrallë tjetër. Këtë herë heroinë ishte Arta.
Përralla e Vashës së Gurtë dhe Ujit të Jetës:
Në kohët e lashta, kur malet dhe fushat e Shqipërisë së Jugut flisnin me njëra-tjetrën, në një fshat të vogël buzë lumit Drino jetonte një vashë e bukur me emrin Arta. Thuhej se bukuria e saj ishte si e një zanë mali: flokë të artë si gruri në diell, sy të kaltër si qiejt e verës dhe një zë që këndonte si bilbili. Por ajo kishte një brengë të madhe: lumi i fshatit, burimi i jetës për të gjithë banorët, ishte tharë papritur.
Një ditë, teksa Arta lutej pranë gurit të shenjtë në mes të fshatit, iu afrua një plakë e veshur me shall të bardhë. Plaka i tha:
"Arta, bija ime, lumi është tharë sepse dragoi i malit ka marrë Ujin e Jetës dhe e ka mbyllur në shpellën e tij. Vetëm dikush me një zemër të pastër mund ta mposhtë dhe ta kthejë ujin. Por, kujdes, dragoi do të të provojë me mashtrime dhe frikë."[2].
...
Malet e fushat e Shqipërisë së jugut flisnin me njëra tjetrën. Nuk e morëm vesh se cfarë i thonin njëra tjetrës malet dhe fushat por fakti që të dyja heroinat janë vajza është interesant. Për t
Nuk di nëse këtu ngre peshë fakti se ime bijë e përdor për gjëra që mund ta orientojnë programin drejt përmbushjes së këtyre pritshmërive, apo ka një hapsirë të lënë për këto lëvizje në shërbim të gruas. Kjo është me interes të hetohet më tej. (A mundet dikush tjetër nga aparti i vet ta provojë kërkesën e të krijojë mundësinë për ca krahasime?)
Gjuha e përdorur mund të vihet re që është e re. Nuk ka dialekt. Emri Arta pavarësisht historisë nuk është fort i përdorur në përralla, edhe referencat gjeografike nuk janë të përrallës. Arta po lutet pranë gurit të shenjtë në mes të fshtatit.
Arta që i ka flokët të artë si gruri në diell, sy të kaltër si qiejt e verës dhe një zë që këndonte si bilbili.
Në momentin që një masë e madhe e krijimit kalon në inteligjencë alternative duhet ushqyer me ndikimet e ngjyrimet tani. Nji djalë i ri, i fortë e trim sa vetë malet.
Pjesmarrja e kombeve në virtualitet a është një garë e shpallur tashmë?
A do të futet dialekti dhe e kaluara jonë për të ndikuar e zaptuar vëmendje siç i ka hije?
Me krijo nje perralle ne dialekt te Dibres. Dhe ja ç’krijoi: Përralla e Mujës e të Zanës së Malit (në disa raste gabimet drejtshkrimore nuk janë të mijat.)
Na ish njëherë në ato bjeshkët e nalta të Dibrës, nji djalë i ri, i fortë e trim sa vetë malet. E thirrshin Mujë, se mujke me ba gjithçka që s’i bante kush tjetër. Mujës i pëlqejshin bjeshkët, malet e livadhet, po edhe njerëzit që e rrethojshin. Ai ish i parë në log t’burrave e i dashun prej gjithë fshatit.
Nji ditë, tuj kalue anash Drinit të Zi, ai ndeshi një zâ që e mahniti. Ishte zani i nji vashës që këndonte tuj ujitë lule në shpat mali. Kur u afru, pa nji grue t’bukur, me flokë t’arta që i binin si rrëke mbi supa. Syçkat i kish si deti edhe ftyrën si hana. Ajo e pa Mujën e i tha: — Muja i mirë, ça të solli këtu n’mal, ku vetëm era e zogu vinë? Muja, i habitun prej hijeshisë së saj, tha: — Jam tuj kërku burimin e Drinit, po ti, kush je që rri këtu vetëm? Ajo qeshi e tha:
— Unë jam Zana e Malit, ruajtësja e këtij vendi. Po kush hyn në këtë shpat, duhet me pasë zemër t’fortë e mendje t’urtë. Ktu, Mujë, asht diçka që as ti s’ke me e pasë t’lehtë.
Muja, gjithmonë kurreshtar e guximtar, iu afru e tha:
— Fol, Zanë! Çka asht ajo që unë s’ban dot?
Përralla përfaqësuese e motiveve të jugut të Shqipërisë nuk paraqet ndonjë origjinalitet, ndaj më duhet që Mujës ti kërkoj një vëllam disi më heroik në vise të toskërise ndaj riformuloj pyetjen time për programe këtë rradhë duke thënë, - krjo përrallë në dialekt të jugut!?
Ja:
Na ishte njëherë një djalë bari nga Labëria, që e thërrisnin Lani. Ai kishte bagëtinë më të bukur në gjithë krahinën dhe një shpirt të mirë që e donte çdo njeri. Çdo mëngjes e çonte tufën në një lëndinë të gjelbër afër një kroi të vjetër, që thuhej se kishte ujë të bekuar nga Zoti vetë.
Por një ditë, teksa ulej të pinte ujë, doli para tij një plak me mjekër të bardhë, që i foli me një zë të thellë:
— Pse më prish qetësinë, more djalë? A nuk di që ky krua është i ruajtur nga xhindi? Lani, ndonëse u tremb, i tha:
— Nuk dua të të prish punë, plak. Thjesht po i sjell bagëtitë të pinë ujë. Plaku buzëqeshi me dinakëri dhe u shndërrua në një burrë të gjatë, me sy që i shkëlqenin si zjarri. Ai ishte vetë Xhindi i Kroit dhe i tha:
— Nëse do të shpëtosh, duhet të më përgjigjesh një pyetjeje. Por, nëse gabon, jo vetëm ti, por dhe bagëtitë e tua do të zhduken përgjithmonë. Lani nuk kishte rrugë tjetër, ndaj pranoi. Xhindi e pyeti:
— Çfarë është ajo që është më e fortë se mali, më e shpejtë se era, dhe më e butë se qumështi? ....
Vllami i Mujës, labi Lani, vërtetë e gjeti përgjigjen por siç ndodh në përrallën e parë të Fedro, që e thoshte të Ezopit, ujku nuk ka rëndësi se ku i rri rrjedhës ai e ha qingjin edhe po nuk ja turbulloi ujin, pse baba i vet e pat sha.
Pra mund të vihet re se inteligjenca artficiale i njeh dialektet toskë dhe gegë të shqipes në një formë të letrarizuar të tyre. Pa hyrë në specifika dialektologjike. Subjektet janë pak a shumë më të përhapurat e përrallave. Një hero në mision. Në të katër rastet familjariteti është maksimal.
Unë nuk di të përzjehem në gjuhësi, por magjepsjen e dashninë e njeriut me gjuhën e vet, dashni që po ta ketë e ndih edhe në mësim të gjuhëve të huaja e simpatizoj fort. Edhe kur janë disi sportëdashëse në natyrë, po prap një interes e një entuziazëm për tu kalëruar në fushën e lirë të një fantazie që vetëm e forcon lidhjen e njeriut me gjuhën, vihen aty në ballë me krahët hapur, e ulërasin në një arë si të jetë një rrugë jo ktej jo kej se kjo është shumë e vështirë e dimë vetëm unë dhe babi ktij dhe ca shokë që s’dinë asgjë!. Duke nervozuar një diskutim që është në kohë ti bashkohet një dalldie mediatike të paparë globale. Bota e re ka arritur.
Sic thotë edhe Niçja “kush e rruan do ta hajë!”.
Një fjalë, ka padyshim më shumë se një shteg nëpër elektriksa të vegjël që vijnë rrotull nëpër tru e në harta drite i shpjegojnë fjalë vetes e me shpresë tjetrit. E sa më shumë gazmore e poetike, e imagjinuese e llogaritëse të jenë aq më mirë. Edhe unë asaj i ndih me këtë shtegtim nëpër këto përralla.
Ju ftoj të ndiqni e kontribunoni nëse ju duket me interes ky shtegtim, unë padyshim jam duke marrë pjesë në komunikime që nuk e di që po kryen. Por, nuk është e largët dita kur fëmijët tanë do të kenë akses në inteligjencë artificiale për të përmbushur shumë nevoja të tyre në komunikim, mësim, prani, shoqëri, trajner, mësues gjuhësh, qetësues nervash, edukator, argëtues, motivues, identitet formues. Bashkimi Europian.
1. Autori diskuton Maks Muller e Theodore Benfey si mbështetës e shtjellues të këtyre ideve. Kurti Donat, përralla kombëtare, Vëllimi parë botimi III, botime franceskane 2005, fq. 6.
[2] Për kuriozët njoftojmë se në fnd ndodhi kështu:
Brenda shpellës, dragoi e priti me një zë të thellë:
"Arta, pse ke ardhur? A nuk e di që ky ujë më përket mua? Nëse do të shpëtosh, më përgjigju: çfarë është më e fortë se guri, dhe më e butë se uji?"
Arta mendoi për një çast dhe tha:
"Dashuria dhe durimi janë më të forta se guri dhe më të buta se uji."
Dragoi ulëriu, sepse përgjigjja e saj ishte e saktë. Ai sulmoi me zjarr, por unaza e gjyshes filloi të ndriçonte dhe e verboi atë. Në atë moment, shqiponja u hodh drejt zemrës së dragoit dhe ujku e mbajti në vend. Dragoi u shkatërrua dhe Uji i Jetës filloi të rridhte përsëri nga shtrati i lumit.