jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Trille prrallore                            2

1/20/2025

Comments

 
PictureFoto nga stendat e muzeut te Apolonise
Sipas Hahnit, Wilhem Grimm-i paska pas zbuluar, duke u marrë me përralla, se ato kanë ngjashmëri të mëdha mes tyre e kjo për dy arsye, e para se janë përvoja e koncepte themelore të ekzistencës njerëzore e sjellin personazhe, që formohen nëpër to, dhe mjet i dytë i ngjashmërisë janë ndodhi e zgjidhje të ngjashme të problematikave, pse kushtet sociale e praktikat kulturore janë të ngjashme.
Vetë Hahni po shkruante librin e tij me përralla greke e shqiptare “Përralla greke e shqiptare’.
Por ka një problem këtu. Përrallat nga njëra anë janë mjeti më efikas për të dëshmuar një lulëzim të fragmentuar të kulturës, një pluralitet etnik e gjuhësor në lulëzim të pavarur; toka ishte shumë e madhe për njerëzit e kohës kur nisin përrallat. Edhe shumica ishte pyll.
Dy tre fëmijë të tëhuajëzuar prej padijes e linin shpellën bazë e ngjiteshin ndonjë kodre a vërrie nga ua merrte mendja pastaj mbidheshin nën hije e me u e me g, g e me z, z e ç, tregonin se çfarë i ndodhi vëllait të tretë, që nuk ishte aty, por që u njoh me pemën në trung të së cilës rrinte një perëndeshë që kishte kaprojtë e qentë shokë dhe ishte zoti i botës dhe ajo e bëri mbret. Vëllain tjetër e helmoi një shtrigë por një shtrigë tjetër u dashurua me të e i hodhi pluhur të pupurt nga i pemës e ai u ngjall e mbretëroi sa e si deshi.
Apo nuk ishte kështu?
Gjuha kishte lindur më herët e ishte bërë një botë e re ku njerëzit rrinin kur shmangeshin prej realitetit
Një i çakërdisur i kohëve të lashta që mësoi më shumë nga këto z e u e a e z e ç shëtiti gjithë botën e madhe dhe tregoi përrallat si i desh, e pastaj ata që i dëgjuan ja treguan të tjerëve e të gjithë dimë përrallat e një njeriu të vetëm që ka qenë edhe paraardhës i fisit tonë.
A janë përrallat nga kohët kur ekspansioni njerëzor nuk kishte dalë prej xhungle e ku indoeuropianishtja e kultivuar kishte prezantuar gjithë banorët e këtij skaji të pyllit me njëri tjetrin? Apo ishte vetë pylli që e rriste këtë lloj majmuni?

Kur niste fliste për përrallat që tregonte në fillim fare të librit t• tij me përralla Fedri, thoshte:
Aesopus auctor quam materiam reperit,
Hanc ego polivi senaris
Ja përkthimi im prej latinishtes ndihmuar nga batimi dy gjuhësh i Fabbri Editori i vitit 1979
Ezopit autor, fjalën i përsëris
Atë, unë, llustruar kam ndër zhvillime.

Theksimi i një autori është interesant. Fedri nuk thotë hiç për popullin shpellar që me z z zz e ff e th tregonte hijet e errësirës tej grykës së shpellës, aty ku të ha luani e ariu. 
Është vepër e njerëzve kur gjuha ishte shtjelluar e plotësuar, se fjala ishte e para dhe pati kohë plot të bëhej e plotë.
At Donat Kurti në parathënien për përmbledhjen e tij tregon se përrallat sipas studiuesve të fillim shekullit të 20-të, përrallat o ishin tepricat e mitologjisë së arjanëve të lashtë, o ishin një shtegtim i indianëve[1]  
​
Mitet e lashta trazohen në përralla e ngatërrohen me njëri tjetrin për çështje paraardhësie, e Homeri i lashtë kishte qenë që më 800-ën e asaj kohës që shkoi nëpër zero dhe rilindi me erën tonë e paraqet interes të veçantë pse ajo nxit e ndjek një çarje të madhe që ka degëzime në histori, sociologji e psikologji. Frojdi që lidhte njeriun me realitetin e vet nëpër hijëzime e shihte autorin të lidhur aty pas marrëdhënies me mamin e babin, e problemet e tyre që trashëgohen prej parahistorie. Durkheimi shihte shpërbërjen e një shoqërie të vjetër, kurse Marksi një klasë që ikte e vinte e një që rrinte.

      Si u lind përralla? Për shak të thjeshtësisë përralla mund të konsiderohet si më e thjeshta e krijimeve të fjalës. Përrallat kanë fjalor më të kursyer dhe përgjithësisht tregojnë një ndodhi. Trimëria, zgjuarsia, fati krijojnë një përpjekje që meriton të tregohet. Bukuria e tyre është e natyrshme dhe padyshim që ajo praktikohet prej rrëfimtarëve më primitivë. Nuk ka asnjë mundësi që përralla të jetë tepri e një mitologjie, sepse para se të tregohet një mitologji, një tregim i varfër gjuhësisht është treguar patjetër. Jo një po me mijëra, nga njerëz që hungërrinin zz ggg th nëpër natë me zjarr e tym. Tregonin ditën e keqkuptoheshin. Siç ka thënë Niçe, pa këtë rrëfim dhe magjepsjen pas tij nuk përballohet realiteti.
 Faraonët egjiptianë i rrihnin me rrip treguesit e rrëfenjave nga librat e vjetër, kur nuk i argëtonin sa duhet, - thotë reklama. Pale ç’hiqnin ata që i shkruanin nëpër pëlhurë merimangash apo i gdhendnin në mermer, po të bënin gabim në drejtshkrim.
 
                      Ndërkohë për ata që kalojnë nëpër fazat e prindërimit përrallat bëhen të pranishme, po ta sjellë vrulli natyrisht, edhe me një cikël përrallash nëpër you-tube.
Përrallat shqip i kërkon ti në youtube dhe 5 deri në 8 vjeçarët shohin një vrull filmash të animuar me temë të përrallës që konsumon çdo subjekt që i del përpara. Figurat janë jashtëzakonisht të ngajshme mes tyre në figura e ngjyra, gjithashtu.
Përralla indiane gjermane, romane dikensiane. Treqind rrëfenja. Lloj lloj subjekti me figura të thjeshta. Bum. Gjysma e letërsisë botërore për fëmijë deri më 1890-ën. Me mijëra shikime vetëm në shqip.
Dhe ky mund të jetë një kalim në të kaluarën se realiteti e mundësitë e prodhimit e përhapjes janë shumëfishuar që prej asaj kohe..
 
Ndërkohë televizioni im transmeton një intervistë për ndikimin që inteligjenca artificiale do të ketë së shpejti mbi realitetin njerëzor. E ai thotë se problemi mund të jetë edhe që të rinj të aftë për të lëshuar imagjinatë të shfrenuar në botën tonë, nuk po mendohet ende si do të kontrollohen. Një djalë i ri teksa rritet bën një super-lepur muskuloz e grabiqar te dhoma që i ka dhënë familja për laborator. E ndërsa rrit lobin frontal të trurit si i fiksuar që është pas kodimit e komunikimit me kompjuterat dhe mikrobiologjinë i dhuron të dashurës një lule mishngrënëse. Me këtë rivalitet që e karakterizon natyrën njerëzore në nivel personal, komunitar e etnik kontrolli ynë mbi inteligjencat alternative është i pazgjidhshëm as në përralla.   
E këtu sërish vjen mundësia kaq e madhe që ofron bota virtuale dhe burimet e saj për t’ju qasur tani çdo problemi.
 
E interesi ynë vazhdon të jetë përralla.
I them unë Chatopenai ma krijo një përrallë. E nuk ju dridh qerpiku dhe e bëri. Përdori dhe emrin e vajzës sime që herë pas here e përdor këtë aplikacion për englendisjet e veta dhe u mundua kështu të fitonte aprovim për krijimin e vet. U përpoq të shfrytëzonte një informatë personale si emri i vajzës sime për të siguruar pëlqimin. Ja një copë:
...
"Uaja, pse ke ardhur? A nuk e sheh se unë mbroj këtë vend nga dhimbjet e botës? Nëse më lë të qetë, do të bëj që gjithë njerëzit të harrojnë dhembjet e tyre përgjithmonë."
Por Uaja nuk e besoi. Ajo e dinte se harresa nuk është zgjidhje dhe se vetëm duke përballuar vështirësitë mund të gjendet gëzimi i vërtetë. Ajo mori kristalin dhe e ngriti përpara shtrigës. Kristali shpërtheu në një dritë të artë, aq të fortë saqë shpërndau gjithë errësirën rreth e rrotull.
Shtriga u zhduk, kështjella u shemb, dhe mali u mbush me lule shumëngjyrëshe. Lumi filloi të rrjedhë sërish, dhe në luginë u kthye gëzimi.
Dakort jam krijimi është disi skematik dhe simbolet janë të thjeshta të furnizuara nga gjurma që lejnë on-line fëmijët e mi dhe unë por kjo është pjesë e krijimit tim.
Për të qenë disi më i disiplinuar unë ftova metodën time të pëlqyer “krahasimin”. Dhe i thashë prap open ai chat gpt më krijo një përrallë tjetër por këtë herë me motive të Shqipërisë së jugut.
Dhe fup më solli një përrallë tjetër. Këtë herë heroinë ishte Arta.
Përralla e Vashës së Gurtë dhe Ujit të Jetës:
Në kohët e lashta, kur malet dhe fushat e Shqipërisë së Jugut flisnin me njëra-tjetrën, në një fshat të vogël buzë lumit Drino jetonte një vashë e bukur me emrin Arta. Thuhej se bukuria e saj ishte si e një zanë mali: flokë të artë si gruri në diell, sy të kaltër si qiejt e verës dhe një zë që këndonte si bilbili. Por ajo kishte një brengë të madhe: lumi i fshatit, burimi i jetës për të gjithë banorët, ishte tharë papritur.
Një ditë, teksa Arta lutej pranë gurit të shenjtë në mes të fshatit, iu afrua një plakë e veshur me shall të bardhë. Plaka i tha:
"Arta, bija ime, lumi është tharë sepse dragoi i malit ka marrë Ujin e Jetës dhe e ka mbyllur në shpellën e tij. Vetëm dikush me një zemër të pastër mund ta mposhtë dhe ta kthejë ujin. Por, kujdes, dragoi do të të provojë me mashtrime dhe frikë."[2].

...
Malet e fushat e Shqipërisë së jugut flisnin me njëra tjetrën. Nuk e morëm vesh se cfarë i thonin njëra tjetrës malet dhe fushat por fakti që të dyja heroinat janë vajza është interesant. Për t
 Nuk di nëse këtu ngre peshë fakti se ime bijë e përdor për gjëra që mund ta orientojnë programin drejt përmbushjes së këtyre pritshmërive, apo ka një hapsirë të lënë për këto lëvizje në shërbim të gruas. Kjo është me interes të hetohet më tej. (A mundet dikush tjetër nga aparti i vet ta provojë kërkesën e të krijojë mundësinë për ca krahasime?)
Gjuha e përdorur mund të vihet re që është e re. Nuk ka dialekt. Emri Arta pavarësisht historisë nuk është fort i përdorur në përralla, edhe referencat gjeografike nuk janë të përrallës. Arta po lutet pranë gurit të shenjtë në mes të fshtatit.
Arta që i ka flokët të artë si gruri në diell, sy të kaltër si qiejt e verës dhe një zë që këndonte si bilbili.
Në momentin që një masë e madhe e krijimit kalon në inteligjencë alternative duhet ushqyer me ndikimet e ngjyrimet tani.

Pjesmarrja e kombeve në virtualitet a është një garë e shpallur tashmë?
A do të futet dialekti dhe e kaluara jonë për të ndikuar e zaptuar vëmendje siç i ka hije?
Me krijo nje perralle ne dialekt te Dibres. Dhe ja ç’krijoi: Përralla e Mujës e të Zanës së Malit (në disa raste gabimet drejtshkrimore nuk janë të mijat.)
Na ish njëherë në ato bjeshkët e nalta të Dibrës, nji djalë i ri, i fortë e trim sa vetë malet. E thirrshin Mujë, se mujke me ba gjithçka që s’i bante kush tjetër. Mujës i pëlqejshin bjeshkët, malet e livadhet, po edhe njerëzit që e rrethojshin. Ai ish i parë në log t’burrave e i dashun prej gjithë fshatit.
Nji ditë, tuj kalue anash Drinit të Zi, ai ndeshi një zâ që e mahniti. Ishte zani i nji vashës që këndonte tuj ujitë lule në shpat mali. Kur u afru, pa nji grue t’bukur, me flokë t’arta që i binin si rrëke mbi supa. Syçkat i kish si deti edhe ftyrën si hana. Ajo e pa Mujën e i tha: — Muja i mirë, ça të solli këtu n’mal, ku vetëm  era e zogu vinë? Muja, i habitun prej hijeshisë së saj, tha: — Jam tuj kërku burimin e Drinit, po ti, kush je që rri këtu vetëm? Ajo qeshi e tha:
— Unë jam Zana e Malit, ruajtësja e këtij vendi. Po kush hyn në këtë shpat, duhet me pasë zemër t’fortë e mendje t’urtë. Ktu, Mujë, asht diçka që as ti s’ke me e pasë t’lehtë.

Muja, gjithmonë kurreshtar e guximtar, iu afru e tha:
— Fol, Zanë! Çka asht ajo që unë s’ban dot?

Përralla përfaqësuese e motiveve të jugut të Shqipërisë nuk paraqet ndonjë origjinalitet, ndaj më duhet që Mujës ti kërkoj një vëllam disi më heroik në vise të toskërise ndaj riformuloj pyetjen time për programe këtë rradhë  duke thënë, - krjo përrallë në dialekt të jugut!?
Ja:  
Na ishte njëherë një djalë bari nga Labëria, që e thërrisnin Lani. Ai kishte bagëtinë më të bukur në gjithë krahinën dhe një shpirt të mirë që e donte çdo njeri. Çdo mëngjes e çonte tufën në një lëndinë të gjelbër afër një kroi të vjetër, që thuhej se kishte ujë të bekuar nga Zoti vetë.
Por një ditë, teksa ulej të pinte ujë, doli para tij një plak me mjekër të bardhë, që i foli me një zë të thellë:
— Pse më prish qetësinë, more djalë? A nuk di që ky krua është i ruajtur nga xhindi? Lani, ndonëse u tremb, i tha:
— Nuk dua të të prish punë, plak. Thjesht po i sjell bagëtitë të pinë ujë. Plaku buzëqeshi me dinakëri dhe u shndërrua në një burrë të gjatë, me sy që i shkëlqenin si zjarri. Ai ishte vetë Xhindi i Kroit dhe i tha:
— Nëse do të shpëtosh, duhet të më përgjigjesh një pyetjeje. Por, nëse gabon, jo vetëm ti, por dhe bagëtitë e tua do të zhduken përgjithmonë. Lani nuk kishte rrugë tjetër, ndaj pranoi. Xhindi e pyeti:
— Çfarë është ajo që është më e fortë se mali, më e shpejtë se era, dhe më e butë se qumështi? ....

Vllami i Mujës, labi Lani, vërtetë e gjeti përgjigjen por siç ndodh në përrallën e parë të Fedro, që e thoshte të Ezopit, ujku nuk ka rëndësi se ku i rri rrjedhës ai e ha qingjin edhe po nuk ja turbulloi ujin, pse baba i vet e pat sha.
Pra mund të vihet re se inteligjenca artficiale i njeh dialektet toskë dhe gegë të shqipes në një formë të letrarizuar të tyre. Pa hyrë në specifika dialektologjike. Subjektet janë pak a shumë më të përhapurat e përrallave. Një hero në mision. Në të katër rastet familjariteti është maksimal.
Unë nuk di të përzjehem në gjuhësi, por magjepsjen e dashninë e njeriut me gjuhën e vet, dashni që po ta ketë e ndih edhe në mësim të gjuhëve të huaja e simpatizoj fort. Edhe kur janë disi sportëdashëse në natyrë, po prap një interes e një entuziazëm për tu kalëruar në fushën e lirë të një fantazie që vetëm e forcon lidhjen e njeriut me gjuhën, vihen aty në ballë me krahët hapur, e ulërasin në një arë si të jetë një rrugë jo ktej jo kej se kjo është shumë e vështirë e dimë vetëm unë dhe babi ktij dhe ca shokë që s’dinë asgjë!. Duke nervozuar një diskutim që është në kohë ti bashkohet një dalldie mediatike të paparë globale. Bota e re ka arritur.
Sic thotë edhe Niçja “kush e rruan do ta hajë!”.
Një fjalë, ka padyshim më shumë se një shteg nëpër elektriksa të vegjël që vijnë rrotull nëpër tru e në harta drite i shpjegojnë fjalë vetes e me shpresë tjetrit. E sa më shumë gazmore e poetike, e imagjinuese e llogaritëse të jenë aq më mirë. Edhe unë asaj i ndih me këtë shtegtim nëpër këto përralla.
Ju ftoj të ndiqni e kontribunoni nëse ju duket me interes ky shtegtim, unë padyshim jam duke marrë pjesë në komunikime që nuk e di që po kryen. Por, nuk është e largët dita kur fëmijët tanë do të kenë akses në inteligjencë artificiale për të përmbushur shumë nevoja të tyre në komunikim, mësim, prani, shoqëri, trajner, mësues gjuhësh, qetësues nervash,  edukator, argëtues, motivues, identitet formues. 



1. Autori diskuton Maks Muller  e Theodore Benfey si mbështetës e shtjellues të këtyre ideve. Kurti Donat, përralla kombëtare, Vëllimi parë botimi III, botime franceskane 2005, fq. 6.
[2] Për kuriozët njoftojmë se në fnd ndodhi kështu:
Brenda shpellës, dragoi e priti me një zë të thellë:
"Arta, pse ke ardhur? A nuk e di që ky ujë më përket mua? Nëse do të shpëtosh, më përgjigju: çfarë është më e fortë se guri, dhe më e butë se uji?"

Arta mendoi për një çast dhe tha:
"Dashuria dhe durimi janë më të forta se guri dhe më të buta se uji."

Dragoi ulëriu, sepse përgjigjja e saj ishte e saktë. Ai sulmoi me zjarr, por unaza e gjyshes filloi të ndriçonte dhe e verboi atë. Në atë moment, shqiponja u hodh drejt zemrës së dragoit dhe ujku e mbajti në vend. Dragoi u shkatërrua dhe Uji i Jetës filloi të rridhte përsëri nga shtrati i lumit.

Picture
Picture
Picture
Comments

Trille prrallore                                            1

1/9/2025

Comments

 
Në mediat perëndimore ca vite më herët një orkestër e tërë mjetesh komunikimi ishte nëpër aksione promovimi e shqyrtimi të përrallave. Një vazhdimësi dallgësh padyshim e shqueshme. Disa prodhime të Hollivudit u lëshuan duke mbledhur nga shtatë a tetë përralla bashkë duke i shtuar edhe hijeshi femërore e mashkullore artistësh dhe efekte dhe sukses. Ribotime e ripërkthime e interes biografik e bibliografik gjeje gjithandej nëpër këto anglishtfolësit e përparuar, që na imponohen më fort në versionet e veta për internet. Flitet për vëllezërit Grimm, për folklor francez e anglez e italian.
Natyrisht, ca vite mw herwt inteligjenca artificiale nuk i kishte kafshu ende rrwnjwt e lashtwsive urbane tw gjyshit fshatar. por qw pwrralla ka kohw aty, ja qw prej Grimwve. Ezopi e Fedri, egiptianwt e lashtw dhe indianwt, arabwt dhe kinezwt ishin nw emigracion. por prap ka njw thjeshtwsi e indiferencw tw shpallur pwr estetikwn te pwralla. Ja, për shembull, në ato vrullet që kam hasur unë më bëri përshtypje kjo përrallëzë:
Një herë e një kohë na ishte një fëmijë kokëfortë që kurrë nuk bënte si i thoshte mëma. I madhi zot, për kte arsye, nuk e kishte me sy të mirë dhe e la të sëmurej. Asnjë mjek nuk mundi ta shëronte dhe zuri shtratin e për një kohë të shkurtër vdiq. Pasi e futën në varr dhe filluan ta mbulojnë me dhé, një prej krahëve të tij u ngrit papritur dhe u zgjat përpjetë. Njerëzit e shtynë brenda dhe e mbuluan me dhé,  tjetër, por kjo nuk ndihmoi. Krahu i vogël vazhdonte të ngrihej përpjetë. Prandaj u desh që e ëma të shkonte vetë te varri e ta fshikullonte krahun e vogël me një thupër. Pasi ajo bëri këtë, krahu u tërhoq dhe atëherë, për herë të parë, fëmija gjeti paqe nën dhe.
Me këtë përrallë nga të Vëllezërve Grim e hap Joan Acocella artikullin e vet “Një herë e një kohë, grishja e përrallës,” botuar tek New Yorker më 23 korrik 2012. Edhe pastaj vazhdon duke ngritur një numër pyetjesh: “Mos u varros i gjallë fëmija? Krahu që ngrihet duket si simbol. Po mëmës a nuk i erdhi keq ta fshikullonte krahun?  Pastaj na thuhet se voglushi pas kësaj rrahje gjeti paqe? Vërtetë? Kur, pak më herët ai dukej se përgjërohej për jetë? Por ç’është më e keqja është se historia veç pabindjes nuk na jep asnjë informacion për fëmijën. As emër, as moshë, as i bukur a i shëmtuar. Nuk dimë as nëse është djalë a vajzë. Dhe prralla pa detaje për t’ju ngjitur ndonjë gjëje bëhet universale. Çfarëdo që ndodhi aty të gjithë e meritojmë.”
Për të njëjtën përrallë, shkrimtarja e poetja angleze A. S. Byatt paska shkruajtur se ky është terrori i vërtetë i rrëfenjës: “Ajo nuk ndjehet si një paralajmërim për fëmijët e mbrapshtë. Ajo duket si një hedhje e shpejtë shikimi në natyrën e tmerrshme të gjërave.”

Për ne është me interes edhe që e ëma nuk paska vajtur në varrim. Nuk lejohen gratë të marrin pjesë në varrim. Apo djali i vogël e ngriti dorën përpjetë ca më vonë se varrimi. Kush e pa i pari dhe kujt i tha? Pastaj kur e ëma paska gjithë këtë pushtet me thupër pas një varrimi zemërthyer, pse ajo lejoi që ky fëmijë të mos e fitonte simpatinë e zotit? Ku e kishte thuprën më herët. Apo është sjellja e keqe një sëmundje e lindur tek njeriu i caktuar?
E wma si nwnw qw ishte duhet të derdhte libacione për Eskulapin e lashtë, ose tw hante pwr nder tw fatit njw kec, po jo ta godiste me thupër dorën e zgjatur nga jeta. Nga Kisha të kërkonte ndihmë. Sa fëmijë kishte kjo nënë? Po i ati me se merrej?
Të mirë e kishin shtëpinë? A kishin gjë e mall, apo ishin nga derë e atyre patatengrënësve të Van Gogut? Apo nuk kishte ardhur akoma patatja nga Amerika në kohërat kur rritej ky fëmijë?

Profesionistët e përrallave, që janë të shumtë e që kanë pasur edhe ndihmën e shumë prej atyre që kanë mundur të japin një kontribut, kanë krijuar një fushë të gjerë njohje në këtë lëmë. E unë në këtë rrjedhë nuk ofroj as këmbëngulje as erudicion, por vetë  një kuriozitet sociologjik-lojcak që ndjek një shteg pak mbi përcipëri reportazhi në bibliotekën personale. Vizita e vizitorit në botën e përrallës si një version i prozës që thojnë se ruhet nga kohë kur shkrimi nuk ishte gjerësisht i praktikuar dhe shumica e prezantimit të veprës kalon nëpër të thënë.

Kur u nisa unë për këtë vizitë e u dhashë pas kërkimit për këto përralla ishte i gjetshëm një version ‘on line’ i një katalogu prej ca autorësh me subjektet e përrallave. Kataloguar shkencërisht. Një punë e nisur edhe nga rusi Propp, por edhe nga të tjerë plot që shohin e zbulojnë e katalogojnë. Një punë e nisur nga folkloristë e që numëron: mision, objekt i magjishëm, zgjidhje problemesh, e gjetje gjëegjëzash, tre heronj, motra të këqija, vëllezër të këqij, mbretër, i takon në rrugë, mjete magjike e lloj lloj pikënisjesh për kategorizime ku futeshin gjithë përrallat e botës.

Dhe në momentin që gjithë përrallat bëhen bashkë atëherë është sërish momenti të flasim për përrallën tonë.  Meqenëse ky është edhe objektivi i këtij cikle shkrimesh, që nën ligjërimin që janë trille shkojnë nga i shpie shkrimi por duke menduar mbi lidhjet që autori krijoi me to deri në atë moment nëpër bibliotekën personale a të huajtur dhe atë që ofrohet pa kufuzim të pakalueshëm në internet.
 Por sic thamë qasja është nëpër biblotekë ndaj e gjejmë.
Dhe ajo që na ofron biblioteka mund t’ju bëj me dije se nuk është fort e keqe, se një natë vere ca vite më herët tek shëtisja Tiranës mu mbi urë të Lanës gjeta tre vëllimet e mbledhësve të hershëm të folklorit prej sektorit të folklorit letrar nga Instituti i Folklorit Tiranë 1961. 

E e para përrallë aty ishte Vajza e Syqenëza. E kish gjetur Hani i madh në udhëtimet e veta në Ballkan. Kur ishte në Janinë dikur nga të 50-tat e 800-ës gjeti Hani ca përralla që i kategorizoi si përralla popullore toskërishte ku kjo vajza ‘’një ditë tej mirte ujë në ndë krua, rënkonte për njerëz të saj; atje tek rënkonte erdhi një plakë (e ajo qe syqenëza) që qe me katrë sy, dy prapa e dy rëpara, po vajza se njohu, se të dy të prapësmitë i kish lidhurë me shami e i tha: pse qa biro? ...
E si përfundim Maroja e hodhi brenda në furrë edhe Syqenëzën edhe të bijën e saj, duke na sjellë ndërmend të tjera ngjashmëri me gjithandejin, por, pastaj, vjen shtatë vëllezër e një motër.
Qe edhe s’qe. Qe njëherë një mëmë, kish shtatë djem ndë kurbet, edhe një vajza të vogël ndë shtëpi.
Si u rit vajza, i thoshnë bota: lum ti që ke shtatë vëllazër!
Vate te mëm e saj një ditë e i thotë: nënë, kam u vëllazër?
Qysh nukë ke bijo? Ke shtatë vëllazër, po si ke këtu, janë lark ndë kurbet.
Ndë ishtë që kam vëllazër, të më apsh lele kurvënë hysmeqarenë tënë të vete ti gjëij.” E shkon e pas shumë peripecishë i gjen.
Përrall e tretë është tre vëllezër që qenë  “... e u nisën për kurbet.  Nd’udhë tek vijnë, gjenë një vërë të madhe që dërmon ndë dynja të poshtërme. I thonë të voglit: nuk vjen të të lidhmë e të të lëshojmë të shoç çështë këtu brënda?
Me kuvente shumë e gënjyen: e lidhë me breza e e lëshuanë e e lanë, e ra mbi një shtëpi të njij plake magjistjare. ...” që si përfundim e ndihmoi të merrte një qime nga e bukura e dheut, që e ruante qeni me tre kokë, e që e gënjeu me aromë siç e mësoi plaka, kurse që vajza e bukur të mos zgjohej nga shkulja e qimes i futi dhe të vdekurish në vesh dhe qimen që mori ja dhuroi mbretit që ja fali të shoqes kurse këtë e bëri të madh pranë vetes kurse vëllezërit u bënë më ndë funt hysmeqaretë e tij.
Pastaj është vajza e kuçedra, që tregon për atë mbretin që dinte se një nip i veti do ta vriste, prandaj çdjem lindin dy vajzat e tij i hidhte në det e i mbyste e një prej tyre shpëtoi dhe pasi kish vrarë kuçedrën i fshehur në qylafin që bën të padukshëm e vrau edhe mbretin padashje dhe mori tezen për grua e u bë mbret. Pastaj e fundit përralla djali që qe sa arra e “u bë një kusar që s’kish tjatërë, e i mbeti ëmëri tij kusar-arra, e shumë i trëmbeshinë dynjaja e më ndë fund u mbyt ndë një lumë.”  
Këto janë pesë përrallat e para që gjejmë në trevëllimshin mbledhës të hershëm të folklorit.
Tema e emigrimit është e pranishme në këto përralla më shumë nga sa pritet.
 
Ku derdhet përralla jonë në terma të njohësit të rastësishëm të saj ndër shqipe? Çfarë ofrohet lehtësisht në kuptimin rastësisht.
Në përmbledhjen prrallët kombëtare të at Bernardin Palajt, një përrallë e bukur është “Dushk për gogla”:
Nji fukara tuj mos pasë me se me jetue mendoi vedi me vedi me rrejët tjerët. Mblodh një thes gogla zbutet e u nis për gjytet kësh po i shet për arra: kurqe, para se me mbërrijtë, po ndeshë në një tjetër fukara të ngarkuem, qi po dote dhe ky me i rrejët të tjerët e me shit dushk për lesh.
Shka ke me shitë aty? – po e pvetë i pari.
O! Lesh – përgjegjë ai. – po ti?
Arra të mira. I a pret.
Po i thotë ai i goglave, tuj mendue qi po ban qar:
Fort nevojë kam pas për do esh. A bajmë tramt?
Po mirë – i a pret tjetri.E binë në godi me shtue ai i goglave edhe dy grosh, e per ma tepër miqasohen e bahen probatina. Ndrrojn thasët e caktojn vaden për me pague paret.
Kur mbushen ditt e vades, po shkon ai fukaraja tu probatini per me marrë paret. Të paren herë ai e rrejti, tuj i thanë se kishte për ti marrë diku. Shkoi fukaraja së dyteit e ket herë qiti gruen me i thanë se s’gjindej në shpi. Shkoi së tretit e tu mos i pa hall vedit borxhlija, u shti si të kishte dekë e i tha të shoqes me e kja.
Kur e pa fukaraj probatinin e dekun iu dhimbt fort e s’desht m’u largue der i ‘a vorrojshin. E bajtën të dekunin e çuen në kishë e probatini lypi me ndejë me e ruejtë. Mirë u kujtue i dekuni, por s’kishte si me ia ba, e s’luejti vendit.
Qandej kah mjesnata po vinë do cuba e hin me viedhë në kishë, e tuj mos pa kend, vëhen e i dajn çaklat e paret në dritë të kandilit. Nderkaq njeni po i thotë shoqit, qi mbate nii thikë në dorë:
Hiqe at thikë, se si vien kuj gja. Ajo s’mund t’i a presë kryet nji të dekunit e jo ma nji të gjallit.
Kush?! Thotë ai – e kam ket thikë si brisk rrues e kqyr si i a hieki kryet të dekunit me dekik. E çohet turr e shkon tu arka e të dekunit; por pa u kujtue ndeshë në fukaran, qi po e ruete. Fukaraja prej tutet vehet e bertet mesa za kishte:
Çohu i dekun, se na mbyten të gjallët!
Njitash! – pergjegji i dekuni. ...

Një e tillë përrallë, plot humor. Pak e gjatë, por e shpejtë e suprizuese. Një fjali një episod. Bym bym. Gënjehen e mbeten miq. Zbulimi i gënjeshtrës nuk e prish pazarin. Për turp të gënjeshtrës shkojnë deri në një inskenim në shkallë të madhe, e keqkuptimi real e në humor. Dhe llogari e mprehtë, se as dy grosh nuk ti fal.
Dhe nuk kemi si nuk ndalemi direkt tek fjalori i shqipes.
Për fat të keq fjala qi mungon në të dy fjalorët e shqipes në zotërimin tim për tu referuar në mënyrë të menjëhershme.
Dhe tek ‘qi’-ja në fjalor të gegërishtes deri poshtë në breg të djathtë të Shkumbinit, nëse je duke parë diellin e lodhur prej ditës të humbasë atje tej, gjen veç të tjerash edhe që qi-ja ja zë vendin që-së heroike të toskërishtes që na mundëson rrjedhjen e gjërave nëpër njëra tjetrën në letrarishten e pakomentueshme, por në fakt mundësia për tu shprehur në shkakësi buron prej qi-së babës së që-së.
Qi-ja heroike! Dhe triumfi i kësaj fjale në fjalor seksual të shqipes së të gjitha standardeve shënon një arritje madhore. Njëjtësimi i shkakësisë së përgjthshme dhe aktit aktit seksual me penetrim, pra qirjes, edhe rastësor në qoftë, është interesant, lëre pastaj. Qi-ja qi ban gjithçka paska ba edhe të qimen që na vjen prej gati qenies meqenëse e sjell qenien, që sa herë e gjallë e ka njëfarë ndërzimi.
Edhe shpesh ajo që është interesante në marrëdhënien tonë me gjuhën është zhvendosja jonë në kohë. Evoluimi a progresi i asaj njësie linguistike e mandej kulturore e kombëtare. Edhe përralla në këtë aspekt është e interesit të veçantë pse koha e përrallave është e humbur nëpër fillesa të qytetarisë.

Mbledhur nga fort i pëlqyeshmi at Bernardin Palaj.
Një ditë i ra djallit me ba një rrugë të gjatë. Ec e ec pá pushe, u lodh e u ba për shkalc. Në nji shej vendit ndeshi në një burrë as të ri as të vjetër, por në kohë.
Hej! Sa mirë! thotë me vedi. - Tash po t’i hypi mbë shpinë qi ç‘ke me të, e, po bani  e smë dëgjoi, po e shef edhe ai, se kush jam.
I avitet e, pa u falë me të, e pvetë: - Po si të thonë emnit, more mik?...”
Ky bahet vesves, se ky as falet me te as kurrgja dhe i thotë Vetja e kam emrin, e kur e kupton që ky kishte ndërmend me i kërcye në shpinë, merr i gurë të madh dhe ja mshon kokës.  E djement që kishin nigju kushtrimin e shokët që ja msyn me e ndihmue nuk banë gja se ky i tha që vetja ja bani at gandim në një rrëzim.
“Kështu nieri pshtoi e duel mâ velet se djalli.”  
Edhe Odiseja me Polifemin e thuri këtë plan. Megjithëse ai i tha Askushi. Ose si i thojkën në greqishten e lashtë “Οὖτις” apo siç ja lexojkën tingulloren anglofonët  “u tis”.  Si te u topia, që është një askund, u tija qenka një askush.

Ky trill nuk di pse më hedh në krahë të shënimit në fund të faqes dhe gjithë klimës që e shoqëron këtë pjesë të leximit.
 Ne gjithçka e vendosëm në faqen. Suksesi i anglishtes me vendosjen e këmbës tejkalon edhe greqishten që përdor yposimeíosi e që ndahet në υποση dhe μείωση që don me thanë rast I rëndësisë së pakët e që në sinonimet që gjen edhe nga dëftyes që e etiketojnë për parëndësinë që e karakterizon.
Ne shqiptarët zgjedhim më korrektin e gjithë etiketimeve dhe e quajmë shënim në fund të faqes, apo maksimumi informatë plotësonjëse, megjithëse nuk kam referenca. Kjo mirsjellje e tepruar padyshim që ka pasojat e veta. Ajo tregon një nevojë më të vonët
Gjithësesi, ky shënim meqë rastisi në përrallë të at Bernardinit më kthen vëmendjen tek shënimi në vepër të tij. Ca më gjerë. Megjithëse jo tamam. Shënimi në botime të veprës së tij së tij është fort interesant, e me kontribut.
Shënimi në fund të faqes, si mjet i komunikimit mes nesh në praktikën e shkruar, ofron kaq shumë për të eksploruar në marrëdhënien tonë të mëhershme me librin.  Një ftesë me përsëritje të llojllojshme në këtë vepër kaq të veçantë e ndjeshmërie të lartë.
Ja shënimi për shembull në shënimin me numër katër te përralla Dedalija që sjell shfletimi i vrullshëm.
Murgjan[1]
Kali në përrallë ka një emër edhe më të vjetër se ai i tingullorçes ‘gjorg’ ka emrin murgjan me “marr gjanë”. Unë nuk e dija më herët këtë fjalë e ajo ishte në të dy fjalorët e gjuhës shqipe botuar më herët nga institucionet.
Por shkurt. Murgjan, kalë shale. Gjok. Kalë me qime të bardhë ose kalë i bardhë. Murgjan duket më shumë si kalë ngarkese.
Prandaj na duhet të shkolmë tek emri më gjerësisht i përdorur në shqipen e kohës, tek fjala kalë. Falori i 1954-ës i thotë kalë ‘një sisori njëthudrak, i fortë, i zgjuar, me bisht të gjatë dhe me lele, shërben për barrë, për ti hypur, për të hequr karrocën e parmendën. Më poshtë ndër shembuj për fjalën ka edhe ‘kalë fuqi që kallzon fuqinë e një maqine që është e aftë të kryejë 75 kilogrammetra punë në sekondë.
Fjalori i 1984-ës ka si kalë “kafshë shtëpiake  njëthundrake, me trup të madh të fortë, me bisht të gjatë e me jele, që shërben për të hipur në të, për të bartur diçka ose për të tërhequr karrocën. Informacione për kalin si figurë shahu, si mjet për tu ushtruar në sportin e kaluçit, kali i trojës, kali i etj. Kalë fuqi vjen si një hyrje më vete.  
Sisori, apo gjitari, apo mamali që i thokën këtyre kafshëve që i rrit e ëma me sisë është bërë një kafshë shtëpiake. A hyn kali tek kafshët shtëpiake?
Por ky padyshim rrezikon të kthehet në një diskutim mbi shije ndaj nuk mund të ndalojmë gjatë dhe shkojmë tek fjala që përmendëm ca më lartë kur Vetja i ra djallit me gur kokës, fjala “shkalc”, që sipas fjalorëve është një tezgë që mbahet me shpatulla varur në hunj a trarë e që unë për moment mendova mos ka lidhje me fjalën kalë. Por nuk qenka njeri, po një vegël, ndaj dhe Vetja nuk e duroi.
Meqenëse duruat deri këtu po ju gostis me një copë fotoje nga ekrani me një folder fotosh të një vizite në Galeri Kombëtare të Arteve

 [1] Gjog
​
Picture
Comments

    Author

    Write something about yourself. No need to be fancy, just an overview.

    View my profile on LinkedIn

    Archives

    January 2025

    Categories

    All

    RSS Feed