Jashtë dere, prej Wolfgang Borchert, me regji prej Stefan Çapalikut erdhi në mbrëmjen e 11 tetorit në skenën e Teatrit Eksperimental. Drama e ushtarit gjerman që në mbarim të Luftës së Dytë Botërore kthehet në jetën që kish lënë, por ajo derë ish mbyllur. Me kupën e gjurit të humbur e me çrregullimin pastraumatik prej stresit ai rikthehet në jetën e vet si për të sjellë trupin. Vjen me fiksimet për të mbajtur syze antigaz dhe për tu vetvrarë, por jo pa një përpjekje të fundit për jetë. Ushtar Bekmani vjen nga makthi një mijë netësh i Stalingradit me dimrin dominues. Duhej dhe një natë më shumë për larminë e merituar të fateve. Ai gjen gruan në krahët e një tjetër burri. Pastaj bie në krahët e një gruaje që gjithashtu mendon se burri i ka humbur nëpër njëmijë netët e Siberisë. Gruaja e ëmbël e thërret peshk protagonistin tonë. Pastaj burri fanepset. Ky i shoqi që kishte qenë i pranishëm edhe më herët, si i korit dhe si i pranishëm i padukshëm përgjues.
Nga aty direkt e te shpija e kolonelit, që dikur gjatë luftës dëndej me kaviar, e tani darkon me të shoqen dhe vajzën duke ruajtur gjithsesi distancën e duhur nga tmerri.
Epshin e jetës që e thamë nëpër mbijetesë. Dhe rrëfimi i ëndrrës me ksilofonin gjigand prej kafkash e kockash e djerse gjaku. vetë
Koloneli, që dikur e kish nisur nëpër ngricë për zbulimin ku më shumë se gjysma e grupit lanë jetën e rekomandon tek një drejtor estrade që prezanton teori e qëndrime në profesion e punësim e popullaritet.
Gruaja që ka zaptuar apartamentin e prindërve të vetvrarë , ku spikat baba nazist antisemitist, në fjalën e saj thotë se gazi nuk ka pse shpërdorohet në veprime të tilla. Zaptuesja, koloneli, drejtori dhe secili prej tyre dalldisen me joheroin tonë. Por në rrëfim shfajsimdashës janë racionalë dhe qëndrimet, disi, janë të kolektivit. Cinizmi. Ushtrimi mizor i pushtetit që rrëmbehet.
Etërit, eprorët, krishtërimi, zaptuesit e shtëpisë, shokët e humbur që ta sulmojnë ndërgjegjen dhe viktimat e veprimit tënd nxisin vetvrasjen.
E ai vetvritet sërish në Elbën e ftohtë ashtu si dhe një tjetër ushtar. Ky vetë vetvritet dy herë. Të parën pa sukses të dytën me sukses.
Pra pjesa është aty dhe çdokush është i lehtësuar të imagjinojë një damar minerali nëpër malin e minierës që duhet ca punë për ta llogaritur e zbuluar, matur e kërkuar.
Jam dakort që më mirë të mos përzihem hiç me mjeshtrinë e autorit njëzet e pak vjeçar që vetë ishte në luftë, në dimër e vuajtje. Dhe ka sjellë dëshpërim për jetë që nuk do të jenë më kurrë.
Në fakt shfaqja rëndon në terma të përputhjes së ritmit të shfaqjes e kohës që nuk i kalon një orë e pak. Zhvendosur prej narrativës drejt performancës shfaqja bëhet e lodhshme me atë mori sinjalesh, situatash, përjetimesh që kërkon harmoninë në sa më shumë ndodhi.
Por, shfaqja fillon me një kor, ku katër aktorët tanë, Vlashi, Ferketa, Smaja, Emiri, vijnë si solistët anonimë të një kori që rrëfen mbërritjen e ushtarit që derdhur bregut të lumit i rreckosur e drobitur dergjet në fund të hapit të dytë prej buzës së skenës. Në të errët. Nën maska. Në atë mori personazhesh që do ndërtojnë të gjorët aktorë zgjedhin për të parë atë të solistit në një kor anonimiteti përgjithësues që hap e mbyll shfaqjen.
Pastaj, ky zgjohet për tu mbytur prap. Rafael Hoxha një prurje e re në vëmendje spektatoriale kishte energjinë e virilitetin për të mbajtur një ushtar që gjithsesi është zotëruar prej natyrës së vet rinore. Ai i ve secilës skenë një mori muskujsh e pune, nervi, në dispozicion. Edhe shokët e tjerë demostruan elastikë dhe nerv.
Simbolikë e qartë. Një kryq i krishterë përthyer në krahë të shkurtuar zvastike, mbartet me mundim prej ushtarëve që gjendur jashtë jetës së vet, pas gjymtimesh mendore e trupore, vdesin e i fanepsen njëri tjetrit e ne të tjerëve. Kryqe në deriçka që krijojnë qivur-kthina rrëfimi që hapen dhe sjellin lakuriqsi. Një kryq me skaje të epërme që shkrijnë në kujtime naziste? Vetë ati i shenjtë do ti dalë në ëndërr zotit Çapaliku dhe do ti thotë. “Po ti pse, Stefan!?”
Lëre pastaj shtrati dashuror ku gruaja e tjetrit e fton, pasi e veta e kish përcjellë në valët e Elbës së akullt, është veçse një tavolinë metali e denjë vetëm për morgje. Apo është e tillë? Mos o zot! Në fakt personazhi zot i mirë vjen aty, por për ti krijuar mundësinë për të na shtyrë në mbrojtje të syve me ulje të kokës.
Pjesa ka lëvizje të koreografuar në disa raste. Kërcenjkërcimore. Që ishte nga qëndrimet që i kontribuoi theksimit të ritualistikës aktrimtare.
Zoti Çapaliku në regjinë e vet gjithmonë tenton provokimin prej veprimit skenik, skenografisë, muzikës dhe i trembet vetes së vetes shkruese. Duke i njohur krjuesit mendoj se ai skërmitet ndër veten pak më të thellë për mungesën e luksit artistiko-financiar, megjithëse tetori gjerman për të ashtu si për të gjithë ne është një fllad që mirëpritet, ndaj ja valvisim duart plot zell të sinqertë, sa herë që shfaqet.
Por edhe në rast të luksit unë do shtoja ca më shumë dritë për fjalën.
Por ne ngatërrohemi nëpër mbajtje të tingullueshmërisë së fjalës në muzikalitet thuajse shkëmbor të metropolitanizmit ekspansiv të unifikuar. Ai shqiptim e vishte shpesh tekstin me një ritualistikë aktorllëku që në prezantimet e para merr një vëmendje të shtuar, e që mbetet si një hobi në gjurmimet në viset e pastajme të pjesës, kur përfshirja emocionale e spektatorit ka arritur nivele qartësisht më të larta, për të shkaktuar prap humbje të pjesëzës së kohës ndër fjalët dytrekatërnotëshe. Unë jam dakort me të, ngjyrimet e ojnat e tepërta ngatërrohen në përmbushje të funksioneve të nevojitura për atmosferën e dramës, por këto janë hallet e tij.
Kur folën përpara, përpjekjen ja dedikuan përkthyes zotit Afrim Koçi, që vetëm pak kohë më herët u nda nga kjo jetë. Unë për përkthyesin nuk di shumë. Unë këtu jam pak i paqartë se ritmi ishte i lartë. Fjala vinte pak si mesazh. Borcharti siç tha zonja ambasadore, dhe mund të kontrollohet gjithandej, qenka shkruajtur për radio. Por shpejt e përvetësoi skena gjithandej. Lëvizje, deklamim, kor, video.