Liri mu në Bremen
Nëse udhëheqja e spektatorit nëpër udhëtim emocionesh të ngjashme me të tyret është një dëshirë e autorit dhe aktorëve në një shfaqje teatrore, atëherë shfaqja “Liri në Bremen” nuk ja plotësoi vetes këtë dëshirë. Spektatori rrëmoi makutërisht në mishin e ngjarjes dhe gjeti grimcat e humorit e gjallërisë në veten e vet tek ajo dramë. Një shteg që autori dhe artistët, (besoj,) nuk e dinin hic që ishte. Pjesa nis me ekzekutime kuajsh, lopësh e viçash, gati foshnjarakë, në teknika efikasiteti artizanal. Shpimi i kokës së lopës me një çekiç që i thyen kafkën e ja mbush trurin me ajër që derdh gjakun përjashta e kështu me rradhë.
Pra, pjesa që në fillim e shpall qëllimin e vet me forcë të madhe. (Apo jo?) Edhe simfonitë niskan me një shkundje të lehtë të dëgjuesit që e mobilizojnë dhe tregojnë për energji a motive që do vijnë vetëm në fundin e largët.
Por, me pa një kalë, tre lopë dhe pesë vica që therren në ca filmime origjinale të një oficine kasapore është tepër. Një revoltë animaliste që paraprin revoltën kaq egocentrike të njeriut egzistencialisto-psikopatik. Një shpërqëndrim. Një protestues i të drejtave të kafshëve që synon prishjen e shfaqjes së njerëzve është i vetmi autor legjitim i kësaj gjetje. Një gabim i rëndë, mendoj. Projeksioni, kjo modë regjisoriale, duhet të kalojë! Të lutem o zot i madhërishëm i skenës na e hiq!
Fati i njeriut u mpak në rezervat e veta emocionale prej keqardhjes për kafshën dhe lebetinë e njerëzve me thika që derdhin gjak e rrrjepin e presin. Në fakt heroina jonë na ishte e shoja e pronarit të një punishteje që përpunon lëkurë e prodhon prej saj. Të ishte vetë autori gjerman që e nxiti apo ndoshta ideoi këtë futje të spektatorit në shfaqje? Atëherë do të jetë vetë ai që ka gabuar.
Ndërkohë, Sesilia Plasari, regjizore e shfaqjes dhe përkthyese e pjesës, na lexonte një tekst që na prezantonte me këto që thamë më sipër për veprën. Kohën, ngjarjen. Ajo përmendte edhe një farë dëshire për emancipim të gruas që kishte e ishte vetë heroina. Duke mos pasur besim sa duhet në spektatorin, vetë regisorja na jep të gatshme disa interpretime që duhet të bëjmë për shfaqen. Në fakt vetë heroina udhëhiqet në psikopati vrastare prej abuzimit e nështrimit që gruaja duhet të pranonte në shoqërinë gjermane të fillimit të 1800ës, (dhe ja ku prap kemi kunderargumentin e kërkuar.)
Por, interpretimin e ka spektatori, shoqe e nderuar. Imagjino ti, tani, para shfaqjes lexohet teksti: “Autori me skenën e arkave do të shprehë praninë e masave popullore. Gruaja do luftojë por ajo s’ka ku të vejë, megjithëse edhe ajo vetë nuk është në rregull nga trutë.” dhe pastaj fillon shfaqja.
Regisorja, në fakt, është shkëputur nga shfaqja që një natë më herët. Rivënia në skenë e pjesës, pasi u shfaq me njëfarë bollëku para ca kohësh, paska pasur pamundësime në vënien e dytë. Regjisorja u grind me drejtorin dhe la edhe një dëshmi protokollare për heqjen dorë prej autorësisë. Por zëri i saj në lexim na e sillte pranë edhe në kuptimin akustik të fjalës (mos gabofsha.)
Pra, kjo gruja, personazhi kryesor, Gesheja, kishte një burrë që e konsideronte plackë. E dhunonte e përcmonte dhe nëncmonte, urdhëronte, abuzonte. Zëri i fëmijëve të vet që qanin e acaronte shumë. Geshe kishte pranuar pozitën e vet në familje dhe përpiqej e shkreta mos nxiste tërbim mbi vete madje të shfaqte dashuri. Por ai ishte një xhahil.
Vijnë tre shokë të burrit, njëri shfaq veçanërisht dhembshuri, e luante Ndriçim Xhepa. Ky pat edhe fatin ta puthte Geshen, që e luante Gladiola Haziraj. Një goxha puthje, u skuqa fare. Disa herë. Mmmmm. Kjo dashurohet me këtë e një të ikur shokët që i erdhën për vizitë e burri bie e vdes. Më vonë morëm vesh që kjo vetë e kishte helmuar. Pastaj helmoi të ëmën që ja cante bythën me muhabete për ligjin e zotit, që kjo po e shkelte duke bashkëjetuar me kte personazhin e Xhepës.
Ndejti me kte, u kënaq pak, po edhe këtij filluan t’ja acaronin shumë nervat kalamajtë e kësaj. E kjo i helmon fare, që të dy. Ky edhe i kishte shprehur dëshirën që të kishte fëmijët e vet që mos përziheshin me fëmijët e një tjetri. Pastaj e helmoi këtë vetë. Pastaj helmoi të atin, një dashnor, një shoqje që i erdhi për vizitë si dhe të vëllain dhe tentoi të helmonte një dashnor tjetër, që e kallzoi në polici. Pastaj ja prenë kokën në pazar të Bremenit. Kjo ishte hera e fundit që në Bremen u pre një kokë në publik.
Titulli “Liri në Bremen” tregonte se kemi të bëjmë me një interpretim të lirisë në një vend të caktuar, madje kohë të caktuar. Liria është nga konceptet e vështira për tu rrok qartë sipas kushtesh jovetiake. Ndaj interpretimet gjejnë vendin e vet, mjafton që t’ja thuash emrin dhe ke dhënë një barrierë për racionalitetin kufingritës. Kjo kishte babëzi për ta jetuar jetën që i shtrohej dëshirave të veta. Pjesa ishte plot me fjali që ti marrësh e ti shkruash statuse në facebook. (Me vërte e kam.)
Personazhja ishte interesante. Ajo kishte një lehtësi që e shprehte në komunikim. Një vajzë simpatike prej pamje të bukur që donte ta jetonte jetën e vet dhe kishte një poetizim të pëlqyeshëm të argumentit të vet. Edhe ato helmimet ishin të mbajtura aq sekret sa megjithëse u morën vesh të gjitha që përpara, ti sikur nuk i merrje vesh. Ajo hidhte helm në kafe a caj fshehtasi, lehtësisht, viktima ikte e vdiste diku tjetër dhe qarja e saj ishte kaq e ndjerë, e sinqertë. Haziraj ishte një yll i vërtetë në këto segmente të pjesës.
Çuditërisht, ja këtu e gjetën spektatorët hapsirën për humor. Ajo lehtësi. Pyetja "A do një kafe, a çaj? (ku ishte hedhur helmi vdekjeprurës), prej Geshes paraprihej nga një qeshje e shkëmbim shikimesh te kolektivi maxhoritar" në sallë, që e dinte tashmë vazhdimin e ngjarjes. Fakti që aktorja ishte veçanërisht e mirë në ato pjesët që pasonin ishte pak acarues në të pranuar të ndjesive të spektatorit, por ai shfrim në lehtësim nuk ishte aq nervoz sa të shqetësonte. Nuk ishte as aq sa duhej për të qenë një shfrim i vërtetë i një pjese me ankth. Apo e kam gabim?
Një histori e vërtetë ishte shfrytëzuar për zhvillim e shfaqjes. Kronikat e kohës kishte lexu Fassbinderi. Pra humori ishte një rrëmim i thellë e i guximshëm i spektatorit për ushqimin e vet të lakmuar. Komedinë. (Komedinë në disa dialekte, mund ta hasni edhe si komodinë, por ajo është shumë e këkuar. Nuk e kuptoj pse ca parellinj që po kërkojnë një aktivitet për të investuar terpricat e tepërta nuk hapin një teatër komedie. Një gjë që bën 23 komedi në sezon ka sukses. Tani mund të punësosh tre përkthyes dhe 25 aktorë e tre regjisorë që mbajnë një teatër komedie gati fitmprurës.)
Është njësoj si futbolli, do krijojë një treg të mrekullueshëm. Bashkëpunimi me televizionet do ketë fitimet e veta. Popullarizimi ka fillu.
Por, pjesa nuk mund t’ja hedhë gjithë fajin spektatorit. Mendoj që pjesa kishte dobësira plot. Aktrimi i disa aktorëve ishte problematik. Edhe ata që ishin relativisht mirë ishin të tillë vetëm nëpër copa e jo në tërësi.
Ndoshta edhe një faj mund ta ketë ngopja jonë me lajme të bujshme gjëmash, por mbresa nuk kishte thellësinë e duhur. Plugu ishte ba i shkurtër, megjithëse i mprehtë si brisk. Pjesa zgjaste përtej një orë e gysmës dhe kaloi shpejt. Nuk është se nuk ja vlen. Osht teatri komtar!