Po edhe zgjidhje tjetër për ti dhënë fund një keqqeversije epike nuk duket se ka, megjithëse njëmijë teori konsipirative konkurrojnë njëra tjetrën. Në secilin prej këtyre skenareve Rama është maskarai besnik i një hije, që shpesh ka një hebre që ja ze dritën djellit për ta materializuar, ose një tufë kriminelësh vendorë që do ta kenë paguar tashmë siguracionin tek Rama, e nuk mund ta tolerojnë dështimin.
Mes kësaj zallamahie vjen natyrshëm pyetja, çdo të thotë për Ramën dhe Partinë Socialiste të dalë fitimtare prej kësaj betej politike? Dhe qeverinë e tyre padyshim.
Vazhdim. Në kohën e një kredibiliteti minimal. I akuzuar nga organet e drejtësisë dhe opinioni publik për korrupsion të gati kudogjendur në forma galopante ai do të çojë vendin në Bashkimin Europian me çdo kusht, se e ka ba jemin. Me një parti që ai e shndërroi avash në haremin e një eunuku, me një popull mjeran që nuk ngatërrohet me këto punë se ka hallin e vet prej 80 vitesh, e me Europën që ka nisur këndej një syth të Komisionit Europian që edhe vetë i është vjedhur detyrës për të mjel karriget që përdor si foltore.
Në Spanjë protestoi mileti se po i lihet shumë hapsirë turizmit, po rritet vlera e pronave dhe projektet zhvillimore po ja prishin dynjasë rehatin, dhe ja rrisin qeranë sa u duhet me ik ma largë, ndërkohë që janë të aty-it, megjitëshe pa pronë. Kishin nxjerrë një plakë prej shpie që ishte shpronësu e ajo meqë kishte qenë sëmurë vdiq. E u ngritën spanjollët të fyer prej kësaj pandjeshmërie e iku prej qeverisje kryministri më karizmatik i Europës. Pedro Sançezi, që vlen sa 976 Edvin Rama në katror, ka zgjedhjet e parakohshme më 29 nëntor. Sançezi që i tha Trumpit jo për luftën e tij të çuditshme, që më qartë se të gjithë i i tha jo genocidit izraelit, që i siguroi Spanjës mbarëvajtjen më të mirë ekonomike po ikën se plani i tij qeverisës kishte shumë hapsirë për sipërmarrësit në lëm të turizmit.
Kurse don Kishoti ynë ka një mision hyjnor, që nuk e le dot, megjithëse është i diskretituar. Hordhia e tij në misionet e veta të lavdishme vjedh pa turp, me një babëzi që s’njeh kufij. Një turp kombëtar. Ajka e vendit. Ilir Beqja i biri i atit të psikologjisë shqiptare, një hajdut banal, Ballukja, mbesa e një udhëheqësi të lartë të PK-së, një hajdute intrrigante në absurd, Kumbaro, që ka gjysmën e familjes regjisorë e artistë, një hajdute banale që merr përsipër arsimin mbasi u përlye dukshëm në turizëm, Rama biri i një skulptori të rëndësishëm në vend i angazhuar edhe shoqërisht, një hajdut, e mos merremi me gjithë hajdutët me radhë.
Megjithëse jo, prit, një hajdut tjetër, biri i një ish-deputeti socialist, tani me malavitën dhe vegël në zhvatjen e pronës publike në disa skandale, ze dashnore shefen e Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare dhe i thotë “vëri të gjithë në gjumë dhe mi trego të gjitha, se do të ta mbush gojë me nektar 100 vjeçar.” Mirë, - i thotë kjo dhe e bën. Dhe pastaj ky krimineli, bir deputeti, siç është rasti shpesh me elitën politike në vend, i shoqëruar nga një ish-polic i graduar, që vjen në arradhën e një numri të pambarimtë policësh të përzier në krim, me drejtora e komandarë brenda, arrestohet dhe nga kontrolli i telefonit merret vesh çu tha.
Kur del lajmi i këtij turpi të 827613-të të qeverisjes Rama, shkëlqesia po përsëriste në një dhomë të shtrenjtë të Nju Jorkut, fjalimin që mezi e mbante mend e do ta mbante para botës në Asamble të Kombeve. Po nga lajmi e shpërqendroi e nuk e fiksoi dot, në Asamble, shikimi i tij zbriste mbi fletë çdo dy apo tre fjalë. (Shkjau Vuçiç nuk i uli një herë sytë mbi letër, ndërkohë që thoshte “fundi i botës po vjen ngaqë ne nuk e kemi Kosovën. Megjithëse ne e kemi, se ne gjithësesi po armatosemi dhe lufta nuk ka ku shkon pa kalu ktej.”)
... . “Me sa duket, momenti të predikoj edhe unë në këtë shkretëtirë ku mblidhemi çdo vit, erdhi, - nisi fjalën Rama kur mori fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të vitit 2026. Ndoshta disi i fyer nga një sallë gjysëm bosh. Por, aq keq nuk vjen, sepse, siç vazhdoi ai, - ‘ky është gjithsesi një privilegj për të rrallë.’
Fjala e tij një leksion rilindjeje. I përqëndruar në kalimin e dijes së tij shekullore te grigja globale, ky neofilozof shpërndau aforizma si me qenë Niçja. Taulanti e shoqja, ai shoku tjetër dhe nja dy a tre shokë e shoqe të tjerë duartrokitnin, po gjithë ajo sallë e madhe.
Por, edhe kjo frymëmarrje për liderin tonë, mbaroi shpejt. Sapo u kthye në aeroport Rama, prej atij nektari në gojën e institucionit që i furnizon vendimet e tij me inteligjencë, u detyrua të na kujtojë se “ka hyrë në politikë për emër, jo për para.” “Prandaj, edhe këtë skandal po e mbaj largë emrit,” tha. Po emër kanë të gjithë. Për çfarë emri ka hyrë Rama në politikë? Ndoshta për emrin Artur?, si te ajo novela e Kafkës me kështjellë?
Edvin o Artur!, ta dhamë një emër, shko në paqe!
Po ç’do të thotë që protesta të triumfojë?
Megjithëse nuk ka shumë gjasa, prap nuk ka pse të duket e pamundur që ti bëhet ballë falangave blu, në një moment qetësie e kohe të mirë. Një grup i madh qytetarësh e kuptojnë se nuk ka kuptim të lejnë fëmijët vetëm të përballen me kushedi kë, polic e rrugaç polic, dhe të durojnë një qytet të helmuar për hatër të një batakçiu, që vërtetë duhet të të kenë plasur të dy sytë e ballit, që mos dallosh se ç’mall është dhe lëvrijnë.
I vetmi shpëtim për vendin është që gjithë qytetarët të dalin dhe të kërkojnë largimin e të korruptuarve e dallkaukëve. Ose të paktën riafirmin e tyre.
Socialistët erdhën në pushtet prej revoltës që ngjalli Ilir Meta duke bërë allishverishe për një hidroçentral. 13 vjet më vonë kanë dalë dhjetra skandale që e bëjnë batakçiun Meta, të duket një polic bashkie që grabit majdanoz te fshatarët e tregut të shkolla e baletit dhe nuk ka reagim.
E vetmja mënyrë për rikthimin e paqes është që qytetarët të dalin masivisht. Gjithë Shqipëria duhet të mblidhet në Tiranë. Protestuesit e dhunshëm e mposhtën frikën dhe kryen me heroizëm një mision të lavdishëm. Dhimbja e tyre i dha vendit nxitje dhe dinjitet.
Një alternativë qeverisëse nuk është aspak e vështirë. Në Serbi, lista e studentëve që mbajtën gjallë protestën për disa muaj, ka gjasa të mira të dalë fituese ose të paktën të rikthejë një opozitë funksionale në vend. Në Hungari forca që largoi Orbanin ishte e re.
Në Shqipëri situata është edhe më e favorshme edhe më e vështirë.
Elektorati i djathtë është krejt i papërfaqësuar dhe i gatshëm për t’u marrë prej një force të re. Qoftë me pako liderë, qoftë edhe pa asnjërin prej tyre. Rama duke rikujtuar ndarjen Ballistë – Komunistë, sa herë që e sjell fjala, vërtetë mobilizon të tijët, por nga ana tjetër mobilizon edhe të djathtët.
Edhe socialistët kanë plot të pakënaqur në rradhët e veta. Shmangia e Berishës dhe bandës së tij mund ti qetësojë. Socialistët në timon kanë pasur neps të madh e megjithëse kanë lënë plot për lakejt e vet, prap të pakënaqur ka. Qytetarë që i rrezikohet prona nëpër paketa malesh e detesh, të përjashtuar, njerëz të shokuar nga egërsia që po shpaloset para syve të tyre.
Bashkimi i pedagogëve me protestën, megjithë nakatinë e lehtë që sjell në stomak, është një bazë nga ku mund të fillohet.
Protesta duhet të lejojë përfaqësim. Vendit zgjedhjet e parakohshme i duhen bashkë me një alternativë.
Edhe nëse socialistët do të fitojnë prapë zgjedhjet, vendit i duhet një opozitë e qenësishme. Krijimi i një opozite e normalizon jetën në vend. Organet e drejtësisë, megjithë akuzat që mund ti bëhen, kanë vepruar deri tani në një sistem jodemokratik që i bën ata shumë më vulnerabël. Çdo institucion e vuan monizmin në vend.
Gjithësesi situata është edhe më e vështirë.
Përzjerja e socialistëve me krimin është e madhe dhe kjo e bën regjimin e tij tejet agresiv. Miqësia e Ramës me Izraelin e stërvitur në sekret dhe aksesi në mercenarë e gangsterë me bollëk janë jetike. Ndoshta masivisht jo, por, individualisht të bëjnë copash. Edhe brenda partisë edhe jashtë. Fakti që socialistët tek e tuk ndonjë gjysëm zëri nxjerrin tregon frikën. Edhe Berisha me dhunë e mbajti Partinë, por pastaj e shiti xhaba.
Por të rinjtë e trembën frikën. Tani vetëm dilni! Një shëtitje në bulevard për të qetësuar ata që ju njohin. Dilni e trgoni se nuk keni armiq.


RSS Feed