Me syrin e një kllouni në TK
“Me syrin e një kllouni" si pjesë për teatër e paska fillesën në përshtatjen e tekstit prej të ndjerit përkthyes, punëtor e të ndjeshëm, Ardian Klosit. Ardian Klosi ka marrë tekstin në prozë të Hajnri Bël, me të njëjtin titull, dhe ka përgatitur një tekst për skenë. Bël shkruan pas Luftës së Dytë Botërore diku nga 60ta, ndoshta. Në vetë të parë vijnë vëzhgimet e përjetimet personale e shoqërore të një kllouni pak pas luftës.
Por, para se me u marr me ngjarjen unë dua shpreh edhe një opinion mbi sa e goditur është zgjedhja e këtij teksti prej proze për tu shndërruar në pjesë për teatër. Mendoj se pjesët në prozë që janë të përshtatshme për këtë shndërrim duhet të kenë një nënshtresë të afërt e të bollshme me tekstet e bëra për teatër. Nuk e di tamam çfarë. Ndoshta një numër i kufizuar linjash të theksuara për mbajtjen e ngjarjes të përqendruar. Ndonjë rregullsi në kohë të veprimit. Ndonjë masë të ndërlidhur në rëndësi të detajit apo filozofimeve. Ose gjëra të tilla.
Pas parjes së shfaqjes, unë mendoj se ky tekst nuk është ndër më të përshtatshmit. Dakort, pjesa lejon ulje ngritje emocionale. Ka disa linja që lejojnë organizim të mirë të rrëfimit, të kuptimeve e përjetimeve të spektatorit. Familja prindërore, dashuria, komente politike, shoqëria që e mori në zotërim nazizmi, profesioni, janë tematikat për të cilat flet protagonisti. Një klloun fjalët e fundit të të cilit janë: “unë koleksionoj çaste”.
Pjesa teatrale ka bërë edhe zgjedhjen e ndjekjes së thuajse të gjithë rrjedhës së prozës, pavarësisht se sa shumë është lënë jashtë. Kam përshtypjen se zoti Klosi i ka kushtuar vëmendje të madhe zgjedhjes së fjalëve më me rëndësi në atë mori që sjell një roman. Por kjo duhet të ketë qenë një punë tejet e vështirë.
Pjesa e qëndrimeve, morale, estetike, politike përfiton nga kjo shterje e tekstit prozaik në atë dramatik dhe ato dalin në pah me tepri. Romani "Me syrin e një kllouni" tregon për çka sheh syri i një kllouni, e pjesa me titull "Me syrin e një kllouni" nuk flet më për një vëzhgues, por një gjykues, një të zakonshëm me histori të zakonshme për periudhën, një të vëzhguar.
Fakti se një monolog (i tipit që komunikon me spektatorin gati drejtëpërdrejtë) mund të mbajë gjuhë romaneske me më shumë fuqi se format e tjera mendoj se ka ndikuar për keq autorin e pjesës teatrale.
Pjesa. Një klloun, që është duke humbur popullaritet prej faktit se e dashura e la për tu martuar me një shokun e tij, tregon. Ky nuk martohej me të megjithëse ajo ja kërkonte dhe ajo ishte katolike e devotshme, anëtare e ndonjë shoqërie me shtëpi në kishë. Ky bashkëjetonte me të, madje për të ajo është e vetmja femër nëpër jetë. Luhej nga Neritan Licaj. Agjenti i tij, i pari ndër një seri personazhesh që lehtësonin rrëfimin u luajt nga Ema Andrea, që ishte edhe regjisore e shfaqjes dhe interpretuese e gjithë personazheve të tjerë (nëse nuk llogarisim një dyzinë aspirantësh të veshur me të zeza, paksa dhe si kllounë, që ofronin figura nëpër sallën e lartë e të bollshme që është skena e teatrit kombëtar.)
Pasi iku kjo, ky filloi pijen. Filloi me qesh me humorin e vet në skenë dhe i ra çmimi. Ky tregoi pak edhe si ishte rutina e jetës së tij. Si ishte hoteli ku rrinte, banjot relaksuese dhe lulet. Por tani kjo gjë nuk është më. Është paksuar gjithcka, edhe honorari. Agjenti i sugjeron të marrë pushime për një vit, ky aq nuk e përballon dot ekonomikisht.
Familja e tij është ajo e një manjati minierash me të cilën ky është prishur, e ëma vjen nga një familje aristokrate që cungon emocionin njerëzor. E motra 16 vjece u nxit nga e ëma të shërbente si ushtare në një pikë artilerie kundërajrore ku edhe u vra. Mësuesi, nëna, të tjerë, nxitën nazizmin dhe justifikuan deri humbjen e birit, por krejt papritur shpallën se ishin ndryshe e u riintegruan. Një qëndrim politik e etik që ka vlerë të veçantë për shoqërinë shqiptare të ditëve tona kur shoqëria ende nuk ka ndarë mendjen të ketë një qëndrim për të kaluarën doktatoriale. Pastaj ky i kërkon ca një të dashurës së babait, që prap e luan Ema Andrea. E kështu një mori ngjarjesh, si me qenë roman.
Një dëshmi anësore për këtë karakter dominant të romaneskes ishin lapsuset. Edhe Licaj edhe Andrea patën ngatërrime thjeshta e të shkurtra rrokjesh. Gabimi është shumë njerëzor dhe mendoj se nuk tregon asgjë për cilësinë e aktrimit, megjithatë në tërësinë e vet është si një grisje e vogël në telajon që po pikturon pjesa. Është një vrimë e vockël për mbrapa, ku vërtiten emocionet. Lapsuset ishin të ftohtë, mekanikë, korrigjimi edhe më shumë.
Loja e Liçajt ishte shtylla e vetme mbajtëse e shfaqjes dhe ai e mbante. Licaj pati impenjim dhe e kishte bindur veten për të bashkëpunuar. Ema Andrea ca më pak. Ngaqë vilte disa pemë për të ushqyer figurën e vet, Andrea nuk kujdesej për degët e largëta.
Regjisore, aktore dhe performuese.
Pjesa mbyllej me arjen “Qesh palaco!” Ema Andrea në skenën, prej nga iku me vrap kllouni dhe gjithë kllounët e tjerë, u ul në karrige dhe na pa. Një shikim zhbirilues që zgjati 3 vjet. Na pa në sy, të gjithëve. Pastaj na ktheu shpinën për një cop here, kur ne nuk po dinin a duhet te iknim tashmë apo duhej të rrinim edhe pak.
Kur ikëm, aktorët kishin dalë te dera e na duartrokitën.
Neritan Licaj hipi mbi një karrige ashtu gjysëm i zhveshur si ishte, dhe figurativisht vendosi para këmbëve një kapele ku mblidhte lëmosha. Shpresoj shumë mos ketë marrë ndonjë të ftohur. Një vajzë e bukur kërkonte për monedha që t’ja hidhte. E ndërsa largohesha me nxitim dëgjoja edhe tringëllima të tjera.
Në fakt personazhi kishte folur më herët, ndërsa analizonte gjendjen e ngushtë financiare ku ishte, për faktin se do dilte në rrugë ti binte kitarës për mbijetesë. Por shfaqja e humbte modestinë, natyshmërinë e cinizmin e një shkrimtari që krijon gjithçka i nevojitet dhe mbledh ca njerëz me nevoja nga më të ndryshmet, personazhe, aktorë, punëtorë skene, etj., etj.
Regjisorja me qëndrimin e vet, që e përmenda pak më lartë, krijon një të çarë në kompaktësinë ideore të pjesës. Një klloun që rrëfen për jetën e vet nuk ka si të jetë përçmues për njerëz që më e keqja janë klloun nëpër jetët e veta. Edhe në qoftë artist, edhe në qofshin këta spektatorë. Një qëndrim që nuk ka si të mos ketë qenë i pranishëm në gjithë qasjen e saj ndaj detyrës.