Çlirimtatarët
Oltion KadaifÇiu
Personazhet
Fijo Njëri nga dy krerët. Në fillime të pleqërisë.
Bironi. Besniku i Fijos.
Pilo. Këshilltar e mik i Fijos. ndërmjetës
Gjerteni. Ushtar
Veri. Kreu tjetër. Gjithashtu në fillime të pleqërisë.
Shkrepi. Ndihmësi i Verit, nip i tij
Brau. Komandat i plagosur
Titi. Komandant i një grupi tjetër
Vrasësi i parë. Bashkëpunëtor i Titit
Vrasësi i dytë. Bashkëpunëtori i Titit
Infermieri
Doktori
Akti i parë
Skena e parë
Një oborr i brendshëm shtëpie me një ballkon.
Fijo. Bironi, Pilo.
Fijo. Pra duhet shumë punë
E jo kot e për lumë.
Bironi Gjithmonë mbetem një hajvan para jush.
Fijo. Hajvan nuk do thoja
megjithëse ndoshta do gaboja.
Qeshin bashkë me
Bironi. Edhe ca f at.
Fijo. Duhet kohë.
Se mosha është ar,
se koha është veç moshë.
Dhe koha është flori. Pastaj edhe grada.
Se grada ka durim dhe dëshirë
që janë si rrëshirë që pemën e mbron
nëpër pyll kur larton. (Qesh i ngazëllyer me vargjet e veta.)
A e vutë re i nderuari Pilo?
Pilo. Patjetër, patjetër.
Unë jam dëgjues i vjetër.
Mos ish zhurmë do kisha duartroktitur,
unë këtë rast kisha pritur.
Fijo. Pra?
Bironi. Edhe ndonjë njohje.
Fijo. Aftësi.
Bironi. Po po.
Fijo. Unë kisha një shpurë. Ushtria është një shpurë. Secili ka njerëz përqark me bollëk ta ndihmojnë të zbatojë gjykimet e veta
dhe unë të tillë gjeta.
Bironi. S’po ju kuptoj.
Fijo. Pra unë. Dhe ti je nipi im. Apo jo Pilo.
Pillo. Në fakt kjo rima të lodh një cikë dhe gëzohem shumë që po flasim në prozë, sic tha dhe molieri i madh
Fijo. Gjërat po ndryshojnë.
Llëvizje të shumta njerëzish që kurrë si kishim parë.
Ata gjuhën e dinin dhe kurrë nuk flinin.
Bironi. E di por sikur kaloi ajo kohë.
Fijo Akoma s’ka filluar asgjë. Duhet të jemi shumë të kujdesëshëm. Sonte na kanë njoftuar që do të vijnë njerëz. Njëfarë veri i shoqëruar. Në telefon tha se do të fliste në emër të vet. Cfarë cudie. Cdo me thënë kjo? Pilo e ka takuar nja dy a tre herë dhe do të na tregojë prap se si e qysh. Duhet të kemi shumë kujdes
Kujdes nga nata, kujdes nga dita.
Kujdes nga fusha, kujdes nga prita.
Pilo. Unë në fakt e kam takuar vetë tre herë në emrin tuaj. Po e kthej pak unë tani se kjo rima më ngatërrohet tani. Apo jo Biron?
Bironi. Shumë faleminderit Pilo që më tregove se kish një vendim të arsyeshëm prej jush që të ushtroni rimën.
Pilo. E ke gabim. Të gjithë janë marrë me rimat. Xhaja im oficer e kishte detyrë me hartu 934 rima në ditë.i mban të vëmendshëm ndaj mendimit dhe gjuhës thoshte qarkorja. Kurse xhaxhai yt bën 2 tre mijë. Edhe nuk ja kërkon njeri hic. Jeni njeri me fat i dashur Biron.
Bironi. Sërish faleminderit, por më falni se ju ndërpreva. Si ishte kjo puna e njerëzve? E Vizitës.
Pilo. Po ky gjithmonë më ka kriju idenë që ka ndonjë tufë të madhe me njerëz, po unë e kam taku vetëm me një që sillet si ushtarak me emrin Shkrep. Dhe ky sillet gjithmonë si harbut dhe mund të jetë i rrezikshëm. Ky gjithmonë më ka ardh e më ka takuar bashkë me këtë Shkrepin. Që thojnë se është i rrezikshëm megjithëse nuk para e njohin se kush është.
Bironi. Pra ti thua mund të mos kenë ushtri.
Pillo. Por kur janë të pranishëm janë të rrezikshëm.
Fijo. Po e keqja do kalojë. Pylli natën e di e pret
agimin të agojë.
Pilo. Agimin do ta presim bashkë. Nuk e di pse i pranuam këtu.
Bironi. Ky Gjerteni duhet zëvendësuar mendoj, na duhet një ushtarë më i mprehtë.
Pilo E ke gabim trashësia ka lezetin e vet. Gjerëzia është shumë e vlerësuar.Gjerten. Gjerteni ka gjerësi. E ke parë ti atë me cekicin që i varet në mes. Është luftarak.
Pilo. Ta sjell që tani.
Fijo. Ja një njeri që shikon gjithmonë përpara.
Ndërkohë shto njerëzit.
Dhe mos harro që ti nuk je i ftuar të flasësh
Ti duhet vetëm të bërtasësh.
Pilo. Patjetër patjetër.
Po verë keni kërkuar?
Se gjithnjë unë kam gabuar.
Fijo. Verë, patjetër verë.
Të parën edhe këtë herë.
Pilo. Gjerten. Verë.
Fijo. E shikon ushtria.
Se shpura që thamë cdo dorë del damë.
Të dinim edhe lojtarët, kush ishin
Të tjerë si ne mbi dhe nuk gjishin.
Pilo. Se shpura gjen tek f=Fijo fillin që
Labiritesh shpëton
Përndryshe gjithkush nuk e di ku shkon.
Bironi. 934 rima në ditë thotë qarkorja?
Pilo. Eh Rima.po nuk ka kontroll.
Ka edhe kollë. Ka të trashë e të hollë.
Fijo. Se rima është çark, që mendjen ngatërron
dhe ti diç kupton veç pak sa ndalon.
Dëgjohet dera.
Fijo. Pilo shko.
Pilo. Se rima
Poezia
Skena ????
Shkrepi. Po mua pak kar më dukesh xhaxha.
Flet këngë që as vetë si kujton.
Ti bukën në djell e pjek,
Megjithëse dukesh se nxiton.
Pilo. S’ju paska parë syri keq?
Që ti litarin veç tërheq.
Do hyje dot në një bidon,
në rast se puna ta kërkon?
Bironi. Qeni që leh ndoshta dhe ha
Por ngopjen veç me shkelm kupton,
Ti kar nuk e quan një xhaxha
Që vetë të bëhesh ëndërron.
Shkrepi. Jo çdo qen shqelmohet kur je zuzar
Që zarin kur e hedh çalon
Ti hajvan je vetë, mor kar
dhe ti hiç nuk e kupton.
Nisen ai dhe Bironi për një sulm me armë të ftohta. I ndalon veri.
Veri. Këtu veç rangu rradhën tregon.
Pa rradhë kush flet gjithmonë gabon.
Këtu gjithkënd eprori drejton
Këdo që lëviz eprori shalon.
Fijo. Kjo koha jonë ca e çuditëshme qëlloi.
Shumica s’e gjeti si e kërkoi,
se disi e përballoi.
Herë pranoi herë reagoi.
Veri. Jo veçanërisht. Ka edhe më të çuditshme,
Lehtësisht të arritshme e ndonjëherë të përsëritshme.
Si të pranosh a reagosh?
Rrezikon ta pësosh.
Fijo. Po prit se nuk ka mbaruar.
ajo ende s’është larguar.
Për ta provuar vetë
Na duhet vetëm me fjet.
Veri. Sapo sapo, ndoshta jo, po shyqyr nuk na ka pa syri keq.
Ne erdhëm për tu takuar
Pa frikë për tu kërcënuar.
Kërcënimi jemi ne. Ti duhet ta kesh vënë re.
Fijo. Shtëpia siç hap ur edhe mbyll ur
Shtëpia jonë është pyll.
Dhe dera i del mbi lumë.
Veri. Eh nuk e di.
Unë do ha e do pi. Shpresoj ta bësh edhe ti.
Fijo. Unë gjithmonë kam bashkëvepruar.
Nata që ju solli qoftë e bekuar.
E Pandryshuar e pagabuar.
Po pse keni urdhruar?
Veri. E bukur shumë. (fet për shtëpinë)
Fijo. Një arkitekt italian i tha plakut atëherë
se ta kish në Romë një të tillë tokë për shtëpi
do t’ja kishte kishte nxjerrë vlerën dhjetëherë.
Por gjyshi këtu qëndruar kish,
se nuk kishte lindur me atë këmishë.
Veri. Miku, do pyesi pak më shumë
se ai do hajë bukë duarsh të panjohura
Dhe rakinë ai do ta pijë. Po ti gjithësesi je në gabim nëse mendon kërcënim.
Shkrepi. Për fijon) Pse kaq shumë rima nga një gomar?
Pale pale po është dhe kar.
+
(Fijos) Xhaxha ti duhet të pushosh,
që mirë ushtrimin ta ushtrosh.
Veri. Ti prit pak Shkrep.
Se unë të thashë, ka hierarki,
Do tregoj unë, do veprosh ti.
Unë ende s’kam treguar
Se mirë me mikun s’jam takuar.
Ne parë jemi, dhe miq dikur,
Porse pastaj, mes nesh veç mur.
Veri. Jo nuk na ka pa.
Por dhe ti ndoshta nuk ke qenë aq afër sa duhet.
Se i maturi gjithmonë druhet.
Fijo. E kush qëlloi ta përcaktojë, edhe hic të mos gabojë, se si shkoi ajo lojë?
Veri. Unë.
Fijo. I vështirë ai muhabet.
Se askush nuk e gjet ku qe lidh vetja e vet.
Veri. Rimat. (Qesh)
Fijo. Unë vdes për rimat. Të gjitha po të them të gjitha rimat më pëlqejnë. Sidomos ato aaaa tek katër vargëshi.
Veri. Ju shoku Fijo po kultivoni pasione, ndërkohë që ne nuk dimë ku kemi kokën?
Fijo. Ma ka rekomanduar terapisti per humor të mirë. Se vuaj. Më ka thënë që edhe situatat me tension i përballoj më mirë. Pa rima ne do të ishim me armë nëpër duar tani.
Veri. Koka duhet ruajtur gjithsësesi.
Fijo. Kokat tona ndjejnë së toku ajrin e freskët të mbrëmjes. Ç’është kjo kokë që nuk dini ku e kini? Ja unë e di, se ku koka juaj rri.
Veri. Në kuptimin që ja tani e ke. E tani s’e ke?
Fijo. Si mor s’kam. Pa kokë unë s’jam.
Për kokën tënde mund të thuash ç’të duash,
por timen ti mund ta shquash.
Veri. Nuk bën mirë që je kaq entuziast. Kjo ju tregon pak plak.
Fijo. Atëherë absolutisht jo. Rifillojmë.
Ne kokën s’e kërkojmë se aty brenda rrojmë. Kokën kush po e kërkon nga shëndeti po çalon.
Dhe mirë s’po e përballon.
Veri. Atje ku rri unë banorët me lëvizjen janë
dhe unë vdes të rri me njerëzit tanë.
Fijo. Njerëzit tanë? E kush qenkërkën njerzit tanë?
Veri. Si qytetarët ashtu edhe bashkëluftëtarët. Këta edhe më të parët.
Veri. Në fakt mirë bëni që e kërkoni pak rehatin, megjithëse lufta na ka errerur sytë me egërsinë e vet. Apo jo Pilo?
Pilo. Fijo ka qenë drejtues i lëvizjes në këtë rajon, dhe mbetet akoma.
Veri. Më kanë folur mirë për ju.
Fijo. Faleminderit, faleminderit.
Veri. Ulemi.
Shkrepi shkon e sjell një shishe nga çanta e tij aty pranë.Ulen dhe shërbehen me nga një gotë raki. Mbush Pilo.
Fijo. Fakti që kjo ftesë vjen nga ty tregon se ti po mendon se shtëpia për ty vepron, por kam frikë mos gabon.
Veri. Po si të gjithë, fundja pse jo? Mua mu kujtua të parit, fundja. Rakia është e imja.
Fijo. Ky nikoqirllëk ju bën nder. Do pranojmë edhe këtë herë.
Veri. Gëzuar.
Ngrejnë gotat.
Fijo. Në fakt ne nuk kemi pasur kohë të njihemi shumë, por edhe unë pi tek ky lumë.
Veri. Më kanë treguar për mendimet e tua.
Fijo. Ashtu?
Veri. Ashtu, ashtu.
Fijo. Epo duhet të njihemi.
Veri. Po mor po, po mos harxhojmë kohën me muhabete kot se ja këto rimat e tua pak qesharake janë.
Fijo. Çdo të thuash? Fjalën duhet ta paguash nëse nuk do që të vuash. Ka thënë poeti.
Veri. Po po. ne jemi takuar dhe herë tjetër. Po unë dyshoj se kjo lidhja jote me poezinë na le të panjohur. Ç’janë këto karllëqe?në të tilla raste ne abuzojmë.
Fijo. Kjo është hera e tretë që takohemi., për këtë nuk gabohemi, megjithëse nxitohemi.
Pilo. Po pra.
Fijo. Kujtoja Pilo kujtoja, prej veshi te goja.
Pilo. Prej goje te veshi. Komandant.
Fijo. Veshi i di gjërat më mirë.
Veri. Çfarë do të thuash tamam tamam?
Fijo. Rima vëllaçko rima. Nga rima te rima shkon rima ndër vrima.
Veri. Unë mendoj se ju nuk jeni hiç në rregull nga trutë e kokës.
Fijo. Unë jam çlirimtari i kësaj bazës këtu, ku kam vënë gurë e kam vënë drurë.
Veri. Guri dhe druri janë vegla shumë primitive i dashur. Tani me keto punë merret çeliku. Dhe kur je i çmendur me këtë punë merren mjekët.
Pilo. Unë gjithnjë në emër të tij të kam folur, kur kemi folur bashkë. Ju bashkë jeni koordinuar. Unë kam pas gjithmonë fjalët e tij për të të thënë. Asnjëherë nuk kam qenë në kokë time kur kemi zhvillu takimet shumë të fshehta. Ç’problem ka rima.
Veri. Pilo i dashur pse flet ti atëherë, kur komandanti qenka i pranishëm.
Pilo. Mendova se ti më pyete dhe ti je komandant gjithashtu. Po komandanti po flet edhe vetë.
Fijo. Më duhet të prezantohem në kongresin e organizatës që do krijosh kur të veprosh? Si të jem një kokëbosh?
Veri. Ashtu? Shkrep thirri çunat.
Fijo. Mos u mundo hiç se po e thërras unë tani organizatën,mos i luj çunat hiç. Biron, shko thërrite oganizatën se po presin nëpër makina dhe këndojnë për trimënina.
Veri. Shiko shiko.
Bironi. Ju po bëni shaka? Vini dy kaçakë nëpër natë. Edhe dy herët e tjera kështu kanë ardh dhe thoni kush jemi ne? Dhe kujtojnë se po i lejmë ne tani me shku me thërrit organizatën, toçi. Këtu organizatën e mbledhim ne!
Shkrepi. Po na ndalon ti?
Bironi. Po ti rri rehat, mos u mundo hiç.
Shkrepi. Do rrish rehat ti, mos u mëzit.
Pilo. Po pra, pse mos me qenë rehat? (Ngre gotën.) Nuk ka si rrushi. Gëzuar.
Fijo. Rrushi ndjell falje për atë që e mbushi kur ishte bërë raki rrushi.
Veri. Qoftë i pranishëm edhe zoti ynë i lavdishëm.
Pilo. Jeni të lavdishëm, për kokën time jeni të lavdishëm.
Fijo. Dhe rimën se prishëm.
Pijnë të gjithë pa vazhdu me gëzuar.
Veri. Vërtetë nuk ka si bimësia.
Fijo. Nga bimësia ka lind miqësia, edhe në shpi dhe në miqsi.
Pilo. Pa pa ky rrushi, sidomos. Zot i madh sa i mirë.
Veri. Jam dakort jam dakort.Këta të rinjtë nguten nga pak dhe e keqja është që duhen lënë të flasin me shpresën se do mësohen. Po e shikon ti. Mirë që nuk u vranë. Muhabet po bëjmë çuna
Fijo. E vetmja gjë që më ngushëllon
është kujtimi i zhgënjimit të tim eti kur sekretin se gjeti.
Veri. Por më shijon gjallëria e tyre.
Fijo. Ta festojmë.
Veri Me gjithë idhësinë më duhet të pranoj që kjo bazë më pëlqen.
Pilo. Kjo nuk është një bazë,
kjo është selia e komandës.
Këtu është gosti
prej sonte e në përjetësi (ngrejnë gotat).
Veri. Po pushtuesi a iku vërtetë?
Fijo. Pushtuesi? Po po pushtuesi iku.
Veri. Pushtuesi iku?
Fijo Pushtuesi, ardhësi e shkuesi..
Veri Jo e se ka pushtues që rrinë nga pesëqind vjet
Dhe ke pak siklet.
Se si ka kurkush në jetë të vet.
Fijo. Patjetër unë dhe njerëzit tanë ishim aty.
Ne i pamë shpërthimet dhe gjakun.Ne humbëm disa shokë.
Disa prej tyre janë këtu. Të tjerë vinë shpejt.
Veri. Po pra aty ta kisha fjalën. Edhe njerëzit tanë mund të kontribuojnë.
Bironi. Ti thërrasim. Atëherë. Ja po dëgoj djemtë tanë. Gjerten shko dhe merri çunat nga makinat. Ku janë?
Pilo. Ndoshta ushqimi nuk është aq i bollshëm sa të mbledhim shoqëri. Dhe bisedat i kemi akoma prezantimi. Ai edhe vetë të tha.
Veri. Jam dakort.
Fijo. Po po edhe unë mendoj se nuk ka nevojë të ngutemi tani. Ne sapo zumë pak shoqëri. Me njerëz si ne nuk rri njeri.
Pilo. Shyqyr që mbaroi shpejt.
Veri. Si?
Pilo. Lufta them.
Veri. Po, po, keni të drejtë.
Fijo. Lufta mbaroi. Kush do shkonte shkoi, gjithkush disi veproi.
Veri. E kuptoj.
Bironi. Ky shpëtimi është për tu parë se si po shkon.
Shkrepi. Po, po ti duhet ta shohësh patjetër.
Bironi. Ashtu ee?
Fijo. Kush ishe ti?
Pilo. Është nipi.
Fijo. Ky është emri i tij?
Pilo. Jo jo. Shoku Veri.
Fijo. Aa, gëzohem.
Shkrepi. Gëzohu shumë.
Fijo. Dëgjo i dashur se ne jemi një skuadër këtu dhe nuk na kanë prezantuar, por këto janë ca beteja të tjera. Më të vjetra se ti dhe disi më të denja.
Shkrepi. Ç’është ky gomar?
Veri Nuk ka nevojë.
Bironi. Qen i poshtër, (hakërrehet.) Edhe Pilo reagon pas tij. Hyn në mes Veri duke i përmbajtur me urdhëra.)
Fijo. Si si, nuk ka nevojë? Ai më ofendon ti mjaftohesh me një paralajmërim të tillë që nuk ka nevojë?
Veri. Shkrepi flasim me radhë e ty nuk të ardhur ende. Edhe ti tjetri. Le të ulemi.
Fijo. Kjo është baza jonë, siç po të thoja dhe komanda nuk është kjo.
Veri. Në njëfarë mënyre komanda është ku jam unë.
Fijo. Po këtu duhet diskutu ky muhabet. Se këtu rrimë vetë.
Veri. Pra ku jemi ne të dy është komanda.
Fijo. Po po. Ne jemi komanda, por komandën duhet ta zhvendosim diku tjetër se këtu është baza jonë.
Shkrepi. E jona pra. Apo nuk merr vesh mirë?
Veri. Patjetër, patjetër.Nuk ka nevojë nipçe, po flasim.
Fijo. Shiko se sapo përfunduam një luftë, se ara është shumë e madhe. Edhe fuqitë pse ti harxhojmë kot?
Veri. Ulemi.
Ulen.
Fijo. Në të vërtetë sa herë që jemi takuar, më herët, jemi marrë vesh shumë mirë.
Veri. Jam dakort.
Fijo. Pra siç po thoja fusha është e madhe e ne mund ti shkaktojmë telashe shoku shokut.
Veri. Kjo është e vërtetë.
Fijo. Bashkëpunimi mund të jetë i leverdisshëm. Një bashkëpunim që të na falë siguri. Me i besu njëri tjetrit se besa është më e mira.
Veri. Dakort. (I kthehet Shkrepit.) Merre dhe Bironin dhe kontrolloni përqark! Shkoni shikoni bodrumet. Duhet të flasim.
Bironi. Unë nuk shkoj.
Fijo. Kur flasin eprorët në prani të njëri tjetrit ti vetëm bindesh. Ne jemi një ushtri. Pra shko me Shkrepin.
Bironi dhe Shkrepi dalin.
Fijo. Kot i lamë të rinjtë të armiqësohen kaq shumë. Megjithëse sikur i mban në formë, nëse nuk na i përgjysmon, që fort na lëndon. (Qesh i gëzuar nga rimat e veta.)
Veri. Po ç’armiqësi.
Fijo. Ja shiko kur të kthehen. Me gaz në sy prej shejtanërisë dashamirëse që ka ushtari i ri. Pilo shko edhe ti.
Veri. Shko Pilo shko dhe hajdeni shpejt të fillojmë darkën.
Mbesin vetë.
Fijo. Do të ndajmë? Se ashtu veten nuk përcajmë po rradhët shtrënguar i mbajmë.
Veri. Gjithçka duhet të mbesë e pandarë se madhësia ka rëndësi. Këtë e di çdo njeri pushtuesi iku po hasmi s’fle, ai kapërdin njerin nga ne.
Fijo. E pandarë? Kurrkund s’është parë. Kjo dhe ka dhe s’ka të sharë.
Veri. Ne jemi një po e ndamë aq shumë ka mundësi që i humbasim të gjitha. Me rradhë.
Fijo. Kush e ka radhën i pari? Unë a ti të jetë gomari?
Veri. Kush të jetë më shumë pastaj. Politike. Ta bëjmë politike!
Fijo. Bravo.
Ulen dhe flasin me zë të ulët
Skena e dytëShkrepi dhe Bironi kalojnë në hapsirën para ballkonit dhe i afrohen fillimit të skenës.
Shkrepi. Ata mu drejtuan mua prandaj duhet të flasim bashkë se vendimet i marr unë.
Bironi Po unë e kundërshtova urdhrin dhe mora një urdhër vetëm për vete.
Shkrepi. Një nën-urdhër. Një urdhër që duhet bindesh nuk është urdhër,është një shkallë më poshtë. Prandaj bindu.
Bironi. Një urdhër që duhet të bindesh qënka një nënurdhër?
Shkrepi. Po.
Bironi. Varet nga e sheh se unë mendoj që është një përsëritje e kotë e urdhrit prej udhëruesit që ja ul vlerat urdhëruesit dhe ja shton të urdhëruarit drejton me duar nga vetja.
Shkrepi. Ashtu? Unë mendoja se ishte një zgjatje e kotë e dhimbjes së bindjes dhe një nënvlerësim. Ti duhet të bindesh ndaj eproritë tënd dhe të vish këndej.
Mbërrin Pilo.
Bironi. Ti gabon që ndjehesh kaq rehat i dashur.
Pilo. Po ai nuk ndjehet hiç rehat.
Bironi. Si e kishe emrin ti nipçe?
Pilo. Shkrep.
Bironi. Shih ç’emër.
Pilo. Një copë gurë. Zot i madh. I shkreti.
Bironi. Si guri ku pshurren cjepët, apo Shkrep e zjarr porsi rrufeja, or Shkrep.
Pilo. Si rrufeja. Duket ai. Vetëm se pa bubullima
Bironi. Oh Shkrepi, kjo dhuratë më e vyer e perëndive. Zjarri zjarri na bëri njerëz Pilo/
Pilo. Zjarri të keqen zjarri. Nuk ka si zjarri.
Bironi. Zjarri na regj.
Pilo. Se kur retë ta lëshojnë lagështirën nga lartë ti nuk ke si s’bindesh.
Bironi. Edhe nga poshtë.
Pilo. Eee.
Bironi. Mirë, mirë.
Pilo. Pse duhet me kontrollu rreth e rrotull se marr vesh. Bodrumi, pastaj. Mbyll derën nga jashtë dhe mjafton.
Shkrepi. Bodrumet janë një hapsirë që duhet njohur, po ti bën mirë që i trembesh. Në fakt pikërisht për këtë duhen kontrolluar.
Bironi. Ti nuk i trembesh aq shumë?
Shkrepi. Jo.
Bironi A sa mirë.
Pilo. Unë i kontrollova.
Bironi. Jo ee?
Pilo. Padyshim. Kjo është detyra ime. Prandaj jam kaq afër shefit. Se unë merrem me bodrumet që në fillim.
Bironi. Shumë afër je ti kodosh.
Pilo. Unë shkoj te bodrumi.
Shkrepi. Duhet të jesh pak i vlerësuar, mua kjo më duket një situatë skllavëruese.
Bironi. Qesh.) ai është një pazar i kryer. një shpirt si i tij humbi që me shitjen e parë.
Shkrepi. Jo si mosbindja ndaj urdhërit të parë që predikon ti, pra.
Pilo. E kush jo? Pse ti jo?
Bironi. Pra ju i kishit parë bodrumet?
Pilo. Sapo erdhëm u futa direkt këtu. Ishte interesant, vende vende ca i ngushtë, po interesant. Plot me zgëqe të errta me merimanga të cilat bëra gabimin e madh e i fshiva.
Bironi. Na pri or Shkrep nëpër mbretërinë që humbën merimangat.
Pilo. Është ca si kokëshkretë ky Shkrepi, ti Biron. Po zemrën e ka të mirë.
Bironi. Oh zemra sa e dhimbsur që është zemra. Edhe zorrët janë problem.
Pilo. Ee?
Shkrepi. Keni humor, ë? Keni problem me zorrët?
Bironi. Di unë njërin që i shëron.
Pilo. U po e njoh dhe unë. Ai me veshët si derr.
Shkrepi. Mirë se do flasim.
Bironi. (Qesh.) Me barkun e madh.
Pilo. Ai mund të jetë me ne, ndaj të mos e trembim.
Bironi. Absolutisht. Si po e trembkam unë rrufenë e nënës. Edhe sikur të dua nuk e tremb dot. Por, po u bëra komandant i tij, një shaka më tepër do të ma lejojë.
Shkrepi. Komandant?
Bironi. Humor humor, mos u tërbo kot. Ky është kështu si test psikologjik. Ushtarët e vjetër, ushtarët e rinj.
Pilo. Biron mos na tremb të gjithëve tani, më qafsh.
Bironi. Po si shpjegohet që ty të lejohen këto muhabete?
Pilo. Po unë jam i parëndësishëm dhe komunikoj pa komplekse. Kurse ti je hierakik, ti pozicionohesh direkt. Unë i shkreti vetëm nuhas për rryshfet.
Bironi. Një këndvështrim interesant mund ta diskutojmë sonte në darkë.
Pilo. Ti do të gatuash?
Bironi. Unë.
Pilo. Lepuj. Çomlek? Interesant. Apapa sa ziliqar që jam.
Shkrepi. Për lepuj?
Bironi. Pula sonte do të ketë pula. Lepujt një natë tjetër, ndoshta të shtunën.
Pilo. Pulë me pilaf? Kur kishte dhe lepuj?
Bironi Fijoni mendoi se nuk duhet të teprojmë festimet në këtë natë jo aq të veçantë.
Pilo. Bollëku ende nuk duhet të shfaqet?
Bironi. Mos ka një ogur të keq për këtë shokun? Një ogur që duhet ta përmbushim.
Pilo. Urdhëri erdhi nga shoku Veri. Ai ta ketë dënuar letërprurësin? Unë nuk vras për llogari të verit.
Bironi. Fijo ka shumë qejf kur urdhrat e tij i japin të tjerët mjafton që ti zbatojmë ne.
Pilo. Kjo është e vërtetë.
Bironi. Shpresoj nuk e ke gabim.
Shkrepi. A mund ta di çfarë po thoni. Ne sikur ishim aleatë. Seriozisht po flisn ju. Kjo ështëprerje besë.
Pilo. Po rri e gomar se humor po bëjmë.
Pilo. Se ç’kam një frikë që nuk do të ketë fare një darkë të tillë dhe ata lepuj do qelben gjysëm të zjerë në një tenxhere.
Shkrepi. Vërtetë? Ju gatuani?
Pilo. Bironi, ky hero që ka tregu veten kaq e kaq herë ka dhuntinë e jashtëzakonshme të të diturit të gatuajë. Ata që dijnë të gatuanë janë më afër shefit se ata që kontrollojnë bodrumet, pastaj mos harro se gatimi është kryesisht një lojë me thika.
Bironi. I sa e keqe që është thika me atë mprehtësinë e vet. Që ti çan duart e më keq akoma (me një thikë në dorë).
Shkrepi. Darka e së shtunës duket se do të jetë ca më e veçantë meqë paska të ruajtur ca lepuj.
Pilo. Po po.
Shkrepi. Po pse? Kë presin?
Pilo. Nuk e di. Do marrin gratë?
Shkrepi. Gratë? Mos u bëj qesharak.
Bironi. Femra ndoshta?
Shkrepi. Vërtetë, kë presin?
Bironi. Ti nuk e di?
Fijo. A bëhesh me ne ti Shkrep?
Shkrepi. Mendoj se po nguteni shumë.
Pilo. E ke gabim.
Bironi. E mira e një komploti është se marrin pjesë vetëm të pranishmit e gjallë.
Shkrepi. Nuk e shikoj fare se ku qëndron e mira këtu.
Pilo. Ata lepuj mund ti hajmë sonte.
Shkrepi. Unë nuk kam ndonjë qejf të madh për lepurin
Pilo. Thëllëza atëherë?
Shkrepi. Ka edhe thëllëza?
Pilo Plot.
Shkepi. Gjehen kollaj?
Pilo. Gjehen. Tani një orë large është gjithkush.Vendi u çlirua.
Shkrepi. Sa çudi.
Bironi. Kaq shumë njerëz nuk kam njohur kurrë. Kjo lufta na bashkoi, si thotë dhe kënga.
Pilo. Po, po na u bashkuan dhe të tjerë.
Shkrepi. Po e po. (pohon).
Bironi. Të më falësh për më herët po unë mezi i duroj këto ambjentet.
Pilo. Vërtetë, pse nuk po i hajmë sonte lepujt? Sonte ne sapo çliruam vendin. Komandantët e mëdhenj u takuan bashkë dhe Fijo po thotë që të presim të shtunën. Me lepuj të vrarë. Tre lepuj oh, oh.
Bironi. Pikërisht pra. si mendon Shkrep.
Shkrepi. Unë nuk ju bëhem pengesë edhe sido që që të shkojë muhabeti do ta pranoj.Po qe nevoja ju hapni derën t’ja fus vrapit dhe nuk keni për të më dëgjuar kurrë.
Bironi. Ashtu nuk na pëlqen. Madje që tani nuk na pëlqen.
Pilo. Po jo e?
Shkrepi. Është shumë shpejt pse mos presim pak.
Bironi. Ngaqë janë vetëm tre lepuj të vegjël dhe shpresoj për copë më të madhe, ti e di. Kemi rastisur makut.
Pilo. Mirë?
Shkrepi. Vetëm ne të tre.
Bironi. Me njërin do bëjmë pazar, se mund të kapim një copë modeste nga lepujt në fjalë se vetëm nuk i hamë dot akoma, se nuk dimë me kë i kanë lidhjet.
Shkrepi. Me Fijon?
Bironi. Fijo? Natyrisht Fijo. Fijo.
Pilo. Është si më i butë dhe ne jemi dy që mund të komplotojmë kundër tij dhe të jemi dyfish të rrezikshëm për më vonë kur ai mund të jetë fuqizuar pak.
Shkrepi. Si si?
Pilo Verin nuk e gjejmë më si sonte, nesër në mëngjes Veri ka dy mijë tanke në telefon.
Shkrepi. Veri është më i përshtatshëm. Ka më shumë pushtet mund të arrijë më shumë dhe varet shumë vetëm nga unë. Marrëdhëniet me vetëm një njeri na bëjnë më besimtar.
Pilo. Ka më shumë pushtet, ai na heq qafe direkt pas mëngjesit të nesërm?
Bironi. Po rrezikshmëri e lartë edhe për ty që tani?
Shkrepi. Ça rrezikshmërie ai pëveç nja dy mbledhjeve me ca tipa që kuptohet që janë të rëndësishëm nuk njeh njeri. Unë realisht mendoj se mund ta kontrolloj pastaj ju jeni dy. Dua edhe unë ndonjë garanci.
Bironi. Garanci?
Pilo. Kthehemi.
Bironi. Më pëlqen. Kthehemi!
Shkrepi. Ashtu thua?
Bironi. Po po, kthehemi.
Pilo. Shpresoj mos na vënë të vritemi.
Bironi. E dinin ata që këtu ka lagështi?
Shkrepi. Lagështi?
Pilo. Po po lagështi. Ka shumë lagështi.
Bironi. Shumë mirë, na pri.
Pilo. Më porositën që mos vonohemi shumë.
Kthehen
Skena e tretëVeri. Hë?
Shkrepi Asgjë. Por ai i kish kontrolluar bodrumet më herët.
Bironi. Po kjo është baza jonë. Ai ka kalon gjysmën e kohës në bodrum.duhej thjeshtë të miqësoheshit.
Veri. Të njiheshit më mirë, se edhe ne kishim ca muhabete.
Bie dera.
Fijo. Po shkoj ta hap unë. Për pleqtë ka qenë gjithmonë kjo punë (Del.) Shkrepi bën ta ndjekë.
Bironi. (E ndalon.)Po lëre të shkojë, pse të shqetësohesh?
Shkrepi. Ndoshta një njeri më në kontroll duhet të ishte i pranishëm.
Bironi. Atëheë shkoja unë, po ç’punë ke ti? Kjo është baza jonë apo jo?
Veri. Pushoni që të dy.
Kthehet Fijo
Veri. Kush ishte?
Fijo. Nuk ishte askush.
Veri. Si askush?
Fijo. Asgjë që ta meritojë vëmendjen tuaj. Do vinë vetë për dy orë.
Bie dera sërish.
Shkrepi. Shkoj vetë.
Kthehet Shkrepi me Braun.
Veri. Brau ç’të gjeti?
Brau nuk ja kujton dot emrin dhe heziton për njëçast.
Brau. Jam shumë i sëmurë. Oh, më janë ënjtur gjunjët.Më helmuan.
Veri. Mos u shqetëso, tani kujdesemi ne.
Brau. Oh, kjo ndodhi. Ç’më gjeti. Kam dhimbje të forta barku.
Bironi. Barku, apo fundi i barkut,(qesh.)
Veri. Pusho gomar. Lajmëroni ambulancën. Shoqërojeni në shtrat.
Bironi. ` Më fal unë nuk e njoh.
Veri. (Bironit) Mbylle gojën. Harrove eprorët prap ti idiot?
Bironi. Fijo?
Veri. Mbylle gojën. Shoqërojeni në dhomë të shtrihet e pushoi pak mbulojeni dhe dhe bëjini një çaj.
E shoqërojnë Braun jashtë Shkrepi dhe Gjerteni.
Bironi. Ju kërkoj ndjesë por nuk e kuptova situatën. Kush ishte ky?
Fijo. Po po, kush ishte ky?
Veri. Mbylle gojën hajvan. Shoku Fijo, ky ishte Brau.Ai është një komandat shumë i rëndësishëm.
Fijo. Është me ne?
Veri. Me ne?
Bironi. Ne se njohim, prandaj.
Veri. Brau është komandat i madh. Ne jemi me Braun.
Fijo. Unë jam komandant i madh. Ashtu i dashur si edhe ti. Ky titull i madh paska tjetër njeri?
Bironi. I madh?
Shkrepi. Kjo rima sikur çallonte pak
Veri. Mbylle gojën idiot. Kur them unë qëë shtë komandant i madh ti kërcen takat dhe bëhesh gatitu. Ti zgërdhihesh si idiot. E di ti si të ikën koka?
Bironi. E si e la veten të dëmtohej ky komandant kaq i madh?
Veri. Nuk bën të qeshësh. Ishte vetëm fati i keq, që e gjen secilin.
Pilo. Brau? Asnjëherë nuk e paskëm dëgjuar. Gjynah.
Veri. Ndoshta nuk duhet të mërzitemi fort po të marrim masat që të tilla ngjarje të mos ndodhin kurrë.
Fijo. Mos ishte një mesazh? Kthejeni këtu.
Bironi. Këto gjëra ndodhin gjithmonë.
Veri. Mos fol shumë. Na prit atje,(e largon.)
Bironi. Por...
Fijo. (e ndërpret.) Largohu. (Bironi ikën.)
(Verit) Një mesazh për ne. Kjo po komplikohet shumë. Unë di që ne jemi të vetmit përqark. Ne të dy, secili komandat i madh. Për veten e vet, secili pak më i madh. Kush janë këta, komandantë e heronj?
Veri. Ti dhe vetë më herët prisje dikë. Kush ishin ata që trokitën. Çi kishe ato përgjigje?
Fijo. Çlidhje ka kjo?
Veri. Ti vetë doje të bëje si komandant. Ku je ti këtu?
Fijo. Po ç’është ky Brau.ku e di unë. Mos jenë ngatërruar ata tanët se kush i njeh këta.
Veri. Po, për më tepër edhe Bironi i vogël bëri shaka. Kur të vijë armata e destabilizuar psikikisht ta shohësh ti.
Fijo. As nuk e kam idenë, ne ishim këtu të dy. As kam ndërpre njeri hiç, ti e pe. Pus që unë akoma nuk e di as vetë akoma se kush është shoku Brau.
Veri. Sa pare bën kjo sipas teje?
Fijo. Po tani ta shoohim këtë armatën se ti gjithë kohën kështu me organizata, armata flet, po ne akoma nuk kemi parë gjë.
Veri. E mirë mirë. Se do të na kuptojë. Po ç’ishte kjo?
Fijo. Po luftë është.
Kthehen Shkrepi dhe Gjerteni.
Shkrepi. Ka shumë lëvizje.
Veri. Ashtu?
Fijo. Dikush mund të dojë të na trembë nëpër natë kur gjithkush meriton rehat? Dhe pak sallatë.
Shkrepi. Të na trembë ne? Të jetë i çmendur se ndryshe s’ka se si. Ne jemi çlirimtarët.
Veri. Për kontrollin mbi ushtrinë bëhet fjala.
Shkrepi. Komandantët e mëdhenj janë ata që janë komandatë të kokës së vet.
Veri. E dini kush e vrau shokun Trau?
Fijo. Armiku që iku? Apo që s’iku?
Gjerteni. Ja fut kot.
Veri. Kush je ti?
Gjerteni. Gjerteni.
Fijo. Largohu idiot. Kush foli me ty? Mos rri këtu, ik. Ik andej. Idiot. (Qesh nervoz) Çfarë gomari? Hajde hajde këtu (e kthen.) që më herët duhej një kurban prej nesh e ti duket se ke trashësinë e nevojshme. Mishi yt mbi turrë do ti çojë shenja zotave.
Veri. Mos e tremb cunin.
Pilo. Ta hamë!
Bironi. qesh.
Fijo. Tani ka aleanca, gjëra.
Veri. Ju duket momenti për shaka? Shiko sa shpejt u bëtë shokë. Po të pëlqen rima Shkrep?
Shkrepi. Kush është ky Trau?
Veri. Komandanti i madh.
Bironi. Pra ka komandantë të tjerë?
Fijo. Ka pas.
Vei. Edhe do ketë gjithmonë.
Fijo. Tani jemi ne.
Veri. Këto gjëra janë sekret dhe ti nuk duhet ti bësh muhabet me njeri.
Hyn në një barelë Brau.
Fijo. Si ndjeheni shoku Brau? Vërtetë aq shumë ju vrau?
Brau. Veri jam shumë keq. Ç’është ky gomar?
Veri. Shoku fijo. I pëlqen rima. E ka si biçim fiksimi.
Brau. A sa keq.
Veri. Po shpresoj që nuk është plagë e rëndë. Do t’ju shoqërojmë në spital menjëheë.
Brau. Pak ujë.
Fijo. Gjithcka që nevojitet.
Brau. Më sillni pak ujë.
Veri. Sillini pak ujë shokut Brau.
Fijo. (Ulëret.) Ujë shokut Brau.
Veri. Qetësohuni. Uluni pak.
Fijo. Dërguam njerëz ti gjejnë ata horra dhe ti sjellin këtu. A dini kush ishte?
Brau (ulet) Jo.
Veri. I patë? Si dukeshin?
Brau. Rrugacë.
Veri. Nuk ju njohën?
Brau. Nga të më njihnin?
Fijo. Portreti juaj është ngado.
Brau. Kam pasur vetulla më të trasha dhe mustaqe, atëherë kur u mor fotografia. Jam i maskuar.
Fijo. Sa mirë që jemi pranë t’ju ndihim.
Brau. Oh (rënkon.) Ujë.
Bironi. Gjerten! Ku je Gjerten.
Vjen Gjerteni.
Gjerteni. Po.
Bironi. A e dëgjove që kërkuam ujë.
Gjerteni. Ku e dija unë që më thatë mua? Ti tani po flet.
Fijo. E mirë. Shko sille tani.
Gjerteni. (shkon dhe s’vonon shumë.) ku duhet ta gjej ujin?
Shkepi. Ku të duash?
Vjen Titi
Titi. Po ti t’qifsha motrën? ca rrini këtu? (shan dhe shtyn ata që janë në rrugë.). Brau, ca ke Brau?
Brau. Më helmuan.
Pastaj vijnë vrasësit.
Vrasësi i parë. Kush ishte fol, të qifsha motrën.
Veri. Jo prisni një minutë unë sapo erdha këtu. Nuk di asgjë.
Titi. Kush të tha të flasësh ty. Të qifsha motrën.
Dëgjohet ambulanca.
Veri. Ne njoftuam ambulancën. Ne e njohim dhe respektojmë shokun Brau.
Fijo. Ne u shqetësuam shumë.
Veri. Unë jam Veri.
Titi. Vrite.
Vrasësi i parë vret Verin.
Titi. Kush ma tregon emrin e vet do ekzekutohet në vend. Brau si je?
Brau Çfarë bëre? Vrave Verin. Gomar.
Titi. Kush karin është Veri? Ku e njoh unë Verin?
Brau. Veri është burri i tezes së Arjetës. Nuk e njeh ti?
Vijnë mjeku dhe një infermier.
Mjeku. Jam doktori.
Titi vret mjekun.
Titi. As profesionin mos ma thotë njeri! Barazi totale!
Infermieri vrapon dhe fik dritat. Lëvizje, zhurma. Nga skena arratisen Bironi dhe Fijo dhe Infermieri dhe Shkrepi. Kapen Pilo dhe Gjerteni.
Titi. (Prap, në alarm.) ndize ndize!
Vrasësi i parë. Prap ti koqe.
Titi. Hajde cuna mos u lodhni.
Vrasësi i dytë. U bë hera e tretë duhet të ndërrohemi.
Titi. Prit dhe pak se kam qejf aman dhe dy herë.
Vrasësi i parë. Oo. Unë po mërzitem
Brau. Vrave doktorin.
Vrasësi i dytë. Kjo është hera e fundit
Brau. Vrave doktorin gomar?.
Titi. Po jo e.
Vrasësi i parë. Mirë po mos bëj më nga këto trapllëqe.
Titi. I lidhim këta dhe ikim i kapim. Cunat do i kenë kapur tashmë.
Brau. Hajvanë. Unë po vdes këtu. Ushatërët e leshit. Kape barrelën qen. Kape barrelën. Ngrije në sup. Këlysh kurve. Sapo të kthehemi në kazerm do të ndëshkohesh. E vrave Verin. Gomar. Unë këtu ti vrave tre veta. as nuk e ktheve kokën të shikoje si isha ça po thoja. Vret tre veta dhe lë pa vrarë pesë të tjerë. Gjysma e të cilëve arratisen. Zot i madh.
Titi. Se pëmbajta dot veten.
Brau. Mjekun. Vrave mjekun?
Titi. Ti u zhduke pa na tregu fare ku ishe. Vete përfundon i plagosur në mes të natës, erdhi një ambulancë. Si je, një herë? A do ti mbijetosh kësaj nate me stuhi që të errëta zbresin nga qielli mu brenda dhe përqark njeriut të pafat që fati e bëri mbret.
Vrasësi i dytë. Ne jemi largë kazermës tetëdhjetëetetë zjarre të ndezur nëpër natë që orientojnë udhëtarin e kënetës kur me baltë ngarkuar e ngre çizmen deri lartë, sipër gjurit papritur të moshuar.
Vrasësi i parë. Ti peshë e rëndë je nëpër natë komandant. Dhe nata ta ve hijen në sup, prandaj nuk e ndjen atë lehtësinë e brendshme kur ecën nëpër natë. Ti peshë e rëndë je komandant nëpër natë dhe lehtësia të bën jopluskues. Nesër ta sjellim kujdestarin dhe ti bëhesh mirë.
Vrasësi i dytë. Dita e derdh hijen përdhe dhe ti i lehtë udhëton. Ne vetë të mbajmë. Nesër.
Të tre. Ti peshë e rëndë je, komandant, nëpër natë. Nesër ta sjellim kujdestarin dhe ti bëhesh mirë.
Vrasësi i dytë. Tetëdhjetëetetë zjarre e ndezin dheun dhe ne duhet tu rrimë largë. Kënetën ti e di. Këneta e ha hutaqin që ngadalson dhe kallamat fshehin gjarpërinj që flejnë në të ftohtë. Nesër dita ta sjell sigurinë ku të jeshë dhe ne do jemi aty.
Të tre. Ti peshë e rëndë je komandant nëpër natë. Nesër ta sjellim kujdestarin dhe ti bëhesh mirë.
Brau. Atëherë duhet të rrini edhe ju.
Vrasësi i parë. Të rrimë nuk e patëm bërë kurrë. Ne kemi ikur gjithmonë, se ndryshe nuk vijmë. Lavdi kusarit që natën e përgjon nga brenda dhe nuk lejon ç’shënjtërime.
Vrasësi i dytë. ‘Të rrimë?’ një informim mizor prej plakut që kufij patrullon, që ndriçime ogurzeza solli.
Brau. Kujt divizion i përkisni ju se nuk po ju njoh tamam?
Vrasësi i dytë. Ti flet shumë gojë e ligë që njeh urdhëroren kronike.
Titi. Veshët e hapur mbrohen pas gojësh të mbyllura kur hordhia e godet portën me tokmak.
Vrasësi i parë Dhe zjarr i nxehtë hidhet mbi mësyesit.
Brau. Ju lutem. Pse po flisni kështu? Jeni çmendur? Titi ti e di sa kam bërë unë për ty. Ti ishe një ushtar i vogël dhe i drojtur që mu dhimbs ta le vetëm me egërsirat. Ca të keqe ke pa ti nga unë? Pse mendon se kolonel Gasho do të të dojë më shumë. Pastaj po doli ndonjë fjalë.
Titi. Si ta blesh heshtjen e atij që vetë nuk duhet të dijë. Me monedhat e një frike që nuk mbaron. Jo edhe jo. Ti as këtu nuk mund të rrish, e as me ne nuk mundesh të vish. Se ti je i plagosur e ndoshta helmuar. Se gjak derdhe në sy të dëshmitarit që drejt njerëzish vrapoi. Dhe vdekja jote nuk çudit.
Brau. Ç’janë këto që thoni. Unë ju jam shumë mirënjohës dhe do të di shumë mirë ta shpërblej mirësinë. Bollëku është i madh tani që lufta mbaroi, ne sërish mund të kemi emra e unë mund të jem kumbar. Se bekimi im ka begati, pavarësisht se tani shoh ëndrra me vdekje.
Vrasësi i parë. Një bekim i begatë nëpër natën e kënetës mund të jetë angari. Unë për vete mendoj se barqet e thata depërtojnë më mirë në hapsirat e ngushta dhe ne ditën nuk po e shohim aq shpesh
Brau. Po ç’janë këto që thoni? Po cila kënetë?
Titi e vret.
Vrasësi i parë. Kush karin ishte ky Brau?
Vrasësi i dytë. Si ikën ato qelbësirat.
Titi. Mos ki fikë se nuk flasin. Pastaj kujt ti thojnë.
Vrasësi i parë. Ec mor kar.
Vrasësit lidhin Pilon dhe Gjertenin.Dhe ikin.
Gjerteni. Do na vrasin.
Pilo. Jo e se nuk na vret.
Gjerteni. Keni plotësisht të drejtë.
Pijo. Ndoshta jo plotësisht
Gjerteni. Mos o zot. Do na vrasi dëgjo mua. Ka për të na bërë copash.
Pilo. Jo e. Pse. ca kemi bërë. Ne jemi ushtarë. Ushtarët janë të dobishëm..
Gjerteni. Do na vrasi.
Pilo. Po jo e.
Gjerteni. O bo bo.
Pilo. Po jo e.
Gjerteni. Ababa. do na vrasi.Ç’na gjeti. Ç’na gjeti.Prej teje na morën.
Fijo. Do ta mbyllësh gojën.
Gjerteni. O zot!
Fijo. Dikush po vjen.
Hyn Refiku.
Refiku. Mirmbrëma.
Pilo. Na zgjidh shpejt.
Refiku. Fijo, ti je?
Pilo. Shiko? Pilo ti je? Shpejt gomar.
Refiku. Kush ju ka lidhur?
Fijo. Na zgjidh mor gomar se do bëjmë muhabet.
Refiku. Ku janë ata?
Gjerteni. Na zgjidh pra.
Refiku. Mos rrezikoj shumë dhe në përfundim nuk përfiton asnjëri?
Pilo. Shpejt.
Gjerteni. Shpejt mor kar ...
Vjen Titi dhe vrasësit, vret Refikun.
Titi. Ti je Pilo?
Pilo. Po po unë jam.
Gjerteni (me përulësi të thellë.) Unë jam Gjerteni.
Titi. Po fole edhe një herë të hoqa qafe.
Gjerteni. Po po e mbylla.
Titi. Shiko ky? Ikni. Do takohemi më vonë dhe hape telefonin.
Pilo. Ikëm ikëm. Shumë faleminderit.Patjetër do gjejmë një telefon dhe do ta hapim.
Titi. Bravo. Ja kështu.
Gjerteni. Patjetër, patjetër
Titi. Mbylle gojën ti. Se ti preva veshët.
Vrasësi i parë. T’ja pres?
Titi. Ndoshta nuk është nevoja.
Vrasësi i dytë. Ndoshta është?
Pilo Jeni të ftuar edhe në dasëm.
Titi. Do vijmë patjetër shiko se ishte natë pak e trazuar ti e kupton çlirimi ka kosto. Njerëzore më së pari pastaj edhe të tjera. Ne jemi njerëz të mië
Pilo. Patjetër. Patjetër. Ne ushtarë jemi ju kuptoj, si nuk ju kuptoj?
Titi. Ti e pe vetë ne jemi burra të fjalës.
Pilo. Si nuk e pashë. E keni derën të hapur gjithmonë, gjithmonë. Vetëm hajde. Ne dimë si pritet miku.
Titi. Të paça.
Pilo. Hajt shnet e të mira.
(Ikin Titi dhe Vrasësit.)
Pilo. Gjerten merr lepujt shpejt. Fijo me siguri i ka ikur te apartamenti. Verë ka atje, lepujt na duhen.
Gjerteni merr lepujt. Dalin.
Akti i dytëSkena e parë
Fijo, Bironi, Shkrepi, Infermieri.
Personazhet janë në guzhinën e apartamentit ku janë fshehur e janë duke shtruar një darkë.
Më afër paraskenës një tavolinë ngrënie me gjashtë karrige. Pastaj më thellë një banak me lavapjatë e sobë gatimi.
Infermieri nis të mjekojë Fijon
Fijo. Kush ishe ti?
Infermieri. Rrahmani.
Fijo. Dhe kush ishe ti Rrahman?
Infermieri. Unë isha infermieri. Vrapuam bashkë me Bironin kur unë fika dritën.
Fijo. Ç’punë kshe ti?
Infermieri. C’punë kisha unë?
Fijo. Kush të tha ty të ndërmarrësh veprime të tilla.
Infermieri.. Unë mendova se ashtu kishim më shumë shanse.
Fijo. Ata qëlluan.
Infermieri. Mendova se dikush mund të shpëtojë. Ata vranë doktorin.
Fijo. Kush të shpëtojë? Tregon këmbën e plagosur. Po të vritesha unë? Sa pare bënte kjo punë?
Infermieri. Po ata po na vrisin.
Fijo. Mbylle gojën!
Infermieri. Patjetër, patjetër. Ne na thirrën.
Fijo. Kush të thirri?
Infermieri. Po ku e di unë. Ne na dhanë vetëm adresën tuaj.
Fijo. (Thërret Bironin.) Biron. Kush ta ketë thirrur ambulancën.
Bironi nuk e kam idenë. PO fundja ju të gjithë |Brau Brau. Kush e mori vesh. Edhe unë do ta thërrisja.
Fijo. Po po jam dakort, vetëm se jam nervoz. Jam kurioz.
Infermieri. Ishte një grua. Se unë e mora telefonatën.
Bioni. Një grua?
Fijo. Mbarove?
Infermieri. Po po.
Fijo. Mirë ik.
Infermieri Ishim duke pa ndeshjen.
Fijo. Mbylle gojë. Ik në guzhinë! Zhduku!
Infermieri. Po po
Fijo. Sigurohu që të mos largohesh.
Infermieri largohet.
Bironi. Po mirë bëri ai, ja na dha mundësi të shpëtojmë, ata të vrisnin kot.
Fijo. Po po. Po pse me ja kref bishtin kot. Mos shpërndaj vetbesim se është vulgare, kushton vend edhe pare.
Vjen Shkrepi.
Fijo. Hajde Shkrepi, hajde, me cyrle me gajde.
Shkrepi. Mos ju shqetësoj.
Fijo. Ulu ulu
Fijo. Veri i shkretë. Ti e ke dash fort Verin
Shkrepi. E kisha dajë. Më mbështeste.
Fijo. Patjetër, patjetër.
Bironi. Unë nuk është se e doja fort.
Fijo. E di. As unë. Po gjithsesi.
Bironi. Veri ishte shkërdhatë. Me siguri donte të na hiqte qafe.
Fijo. Jo, se nuk ishte çun i keq.
Bironi. Ai do ti ketë sjellë edhe ata. E pe ti ai e njihte.
Fijo. Padyshim. Të gjitha fajet i takojnë të vdekurve.
Shkrepi. Nuk besoj, unë nuk i kisha parë ndonjëherë.
Bironi. Ai i njihte.
Shkrepi. Po ti kishte sjellë ai nuk do ta kishin vrarë.
Fijo. Po po.
Bironi. Nuk domethënë gjë. Edhe unë ata që njoh vras.
Shkrepi. Për këtë jam i sigurtë.
Fijo. Mund të largohesh tani.
Bironi. Largohu.
Shkrepi ikën.
Fijo. Pse me rrit pazarin kur do paguash vetë.
Bironi. Patjetër patjetër. Ju mora vesh.
Fijo. E pashë e pashë, pikërisht po të kujtoja se e vlerë është goja.
Hapet dera hyjnë Pilo dhe Gjerteni
Bironi. Pilo (I afrohet për ta përshëndetur i gëzuar.)
Fijo. Hajde takohuni këtu.
Afrohen. Pilo ulet. Bironi rri më këmbë mbas Fijos.
Bironi. S’ma merrte mendja kurrë. Kurrë.
Fijo. E cfarë me ta marr mendja, se. Ju lanë?
Pilo. Na lanë.
Fijo. Çudi e madhe.
Pilo. Çudi e madhe po na lanë.
Gjerteni. U trembëm shumë.
Bironi. U trembe ti Gjerten, eee? Pse u trembe kaq shpejt ti?
Pilo. U vra edhe Refiku.
Fijo. Refiku?
Gjerteni. Po po Refiku
Fijo. Ç’ne Refiku?
Pilo. E vranë kur po iknim. Ai sa na kishte zgjidh duart.
Gjerteni. Edhe ja ndjeu zemra të shkretit.
Fijo. vdiq Refiku?.
Pilo Po.
Gjerteni Patëm edhe fat që nuk na zuri plumbi.
Pilo Më duket se edhe nuk donte të na vriste.
Gjerteni. Po ai shtiu. Refikun e vrau dhe ne afër na kishte.
Fijo e çfarë tha?
Gjerteni. Pilo po pati dëgjuar gjë se unë dola i pari.
Pilo. Në fakt thanë se do të kthehen. Na duhet një telefon se do të na njoftojnë.
Fijo. Ashtu? Po ti pse erdhe këtu?
Pilo. Po ku të shkoja.
Fijo. Po të kenë ndjekur?
Pilo. Po jo e. Po unë iki. S’ka problem ndoshta mendojnë që
Gjerteni. Jo jo. Pastaj, duhet të dalim një ditë, apo jo?
Fijo. Këtu komandoj unë.
Pilo. Patjetër, patjetër, por unë mendova se ...
Bironi. Nuk thanë ndonjë gjë?.
Fijo. Po po, çfarë thanë?
Pilo. Ju gjejmë vetë thanë.
Fijo. Ashtu eee?
Bironi Unë them ta falenderojmë Pilon që u kujtua e shpëtoi edhe tre lepujt nga kthetrat grabiqare.
Fijo. Pa pikën e dyshimit.
Gjerteni. Ti pjek?
Fijo. Piqi, piqi.
Gjerteni Ku të gjej një tavë.
Fijo. Qërohu!
Bironi. Vetëm laji se vi e i gatuaj unë.
Del Gjerteni.
Fijo. Unë them zhdukemi ca kohë
Bironi. Gjithë ky qytet. Nuk na njohin.
Fijo. As ne nuk kemi idenë se kush janë.
Pilo. Ata na njohin. Nuk më pyetën fare kush isha ku rrimë. Të marrim në telefon thanë dhe as numrin nuk ma kërkuan.
Fijo. Ja për darkë i ke këtu.
Bironi. Me vërte e ke?
Fijo. Ou, direkt.
Bironi. Po ata syleshët ishin të gjithë në gjumë se ata tre veta ishin. Në gjetën pa përgatit. Nuk kishim as armë.
Fijo. Ashtu ëëë?
Bironi. Pse nuk i patëm armët? Se ti që na çarmatos gjithandej. Ne jemi ushtarakë mor ti. Si na e heq armën ashtu kot e më kot? Tu tek ty edhe lëre armën te dera, ku je këtu. Ai Veri me këtë Shkrepin kishin për të na bërë ndonjë gjë.
Fijo. Jo jo kjo ishte kërkesë e Verit. Dhe unë dakort isha. Gjithsesi Pilo e kishte një pistoletë.
Bironi. Pilo?
Fijo Po Pilo, dhe ti ishe përgegjës për tre horrat që i zunë në gjumë. Dhe më tregon mua. Po githsesi çfarë do i bënim ne atyre.shyqyr që nuk patëm armë dhe që ata e morën me të lehtë.
Bironi. Po jo e Fijo ti tani.
Fijo. Po mirë tani ke armë. Shiko, po ata ishin akull e pe ti. Ku kemi ne kontroll të tillë mbi armën.
Bironi. Unë them ta tentojmë.
Fijo. Po rri e klysh, vazhdon ti me këto muhabete.
Pilo. Edhe unë mendoj ti dëgjojmë.
Bironi. Unë them ti vrasim. Nëse vinë i vëmë në mes e i vrasim.
Pilo. Si zor se ja dalim.
Bironi. Të durojmë? Të na heqin të gjithëve qafe?
Pilo. Ata duan të negociojnë?
Bironi. Negociojnë.
Pilo. Të bëjnë Pazar or ti tani. Si zakonisht.
Fijo. Është akoma shumë herët. E shikon se çfarë lloj armiqsh ka përqark, duhet të bashkëpunonim edhe ca, të negociojmë njëfarë dobishëmrie. Lufta i bën të gjithë ushtarë.
Bironi. Prandaj pra të thashë. Nuk çarmatoset tjetri ashtu kot e më kot.
Fijo. Është ca gomar ky, ti Pilo.
Pilo. Shumë pak.
Fijo. Po po. Mezi dallohet. Kodosh ti kodosh (qesh me Bironin).
Bironi. (Gjertenit.) Diku aty lartë ke dhe verën!
Pilo. Dhe një gotë.
Gjerteni. Ja erdha.
Bironi, Pilo, dhe Fijo zënë vend në tryezë dhe vazhdojnë bisedën me zë të ulët.
Skena e dytëNë guzhinë, Gjerteni, Infermieri dhe Shkrepi në këmbë para lavamanit.
Bironi. (Gjerteni.) Do marrësh tre lepujt dhe do ti vesh në një kusi, do ti vësh brenda, do ti futësh një litër vaj ulliri e ca më pak verë. Shto brenda dhe goxha verë. Pri pesë qepë përgjysëm. Fut një hudhër të plotë. Vëri të zjejnë për ca kohë me zjarr të ngadaltë dhe hajde më thërrit. Mos pëto të keqen vëlai e na sill ca djathë me bukkë dhe ca verë e ndonjë gjë ca të kesh se mezi po durojmë. Të keqen vëllai.
Gjerteni. Po ca kar vëllai.
Bironi. Çfarë po thua Gjerten?
Gjerteni. Po çfarë Gjerteni?
Bironi. Dikush do i bëjë këto punë po nuk deshe mos i bëj. Laji dhe silli këtu.
Nis gatuan.
Shkrepi Kjo është revolucionale.
Bironi. Bjere kripën
Shkrepi. Mos harro piperin.
Bironi. Tani ti ke shumë pak gjëra me ç’bën pazar i dashur, ndaj nuk duhet të ndërhysh në marëdhëniet e brendshme të ushtrisë armike.
Gjerteni. E kam unë fajin që flas me vete me zë të lartë.
Bironi i dallon dicka nga dritarja
Gjerteni. (Duke folur si me vete para Shkrepit.) Po ky, sikur jam unë kamarier. (Çon në tavolinë një shishe verë dhe gota. Pastaj kthehet tek soba dhe merret me lepujt.)
Nuk e duroj dot këtë gomar që dje më ka njohur dhe më trajton si gomarin e lagjes. Po kur të sheh kështu sikur ti je një copë muti. Unë me Bironin jam rrit bashkë. Sa e herë e kanë ngacmu që kalama deri tani i kam dalë për zot. Dhe tani edhe ai sikur nuk të njeh, e zot i madh.
Infermieri. Ke të drejtë ke të drejtë janë vërtetë të padurueshëm.
Gjerteni. Se dje ishin krejt tjetër njerëz.
Infermieri. Po do durojmë se ata flasin sikur janë me 10,000 të tjerë dhe në fakt luftë ka pasur. Shumë e shkurtër po pati.
Gjerteni. Po pse nuk kam luftu vetë unë? Unë atë e di, po pikëshrisht ajo luftë na bashkon.
Infermieri. e shkurtër.
Gjerteni. Po aq sa ishte. Unë armën ja ku e kam.
Infermieri. As armikun nuk e pamë.
Gjerteni. Armiku këtu ishte po ti nga ta shohësh nëpër skutat ku fshihesh. Kush mutin ishe ti.
Infermieri. Nuk e pamë, thashë unë. Unë e di që ishte, jo, më vjen keq. Bravo bravo. Po nuk jemi të gjithë trima.
Vjen Bironi.
Bironi. (Kalon tek pjesa tjetë) Po vijnë.
Fijo. Ruani qetësinë dhe më lini mua të flas.
Bironi. Ti e pe çu bënë atyre që folën.
Hyjnë Titi dhe dy vasësit.
Titi. Nuk keni shtruar akoma?
Fijo. Mirëseedhët. Ja tania do nxirrnim dicka për të ngrënë po rehatohuni se gjella e mië vonon pak. Nxito Biron. (Del Bironi.) Duhet gatuar ngadalë.
Ulen të gjithë
Fijo. Si është shoku Brau?
Titi. (Qesh.) Si është shoku Brau?
Vasësi i dytë. Ta vrasim.
Titi. Po prit e ti. Se nuk bëhen kshu kto muhabete. Shiko se ne jemi e njëjta ushtri. Ne jemi një popull. Një popull i vetëm.
Vrasësi 1. Këtu nuk ka asnjë femër mor ti.
Vrasësi i dytë. Mbarojmë punë shpejt.
Vrasësi i parë Vrasja besoj se do të na shpëtonte.
Titi. Ti s’ke nerva për të duruar asgjë. Prit pak. (Kthehet nga Fijo.) Mos fol karlliqe se të vrava.
Vrasësi i parë. Jo do ta vras unë.
Titi. Mirë ti vrite. Po do të them unë.
Vrasësi i parë Hë thuje
Titi. Ja prit pak.
Fijo. Ne luftuam kundër armikut.
Titi. Kujt armik?
V1. Armikut. Të vras.
Vrasësi i dytë. Pse e zgjasim.
Titi. Mund të na duhen.
Fijo. Patjetër. Ne jemi të zonës. Ne merremi vesh.
Vrasësi i parë. Pusho.
Fijo. Dakort. Po ju shumë të ashpër qekët.
Titi. Po jo e se bëjmë shaka.
Vasësi i parë. Padyshim shaka.
Vrasësi i dytë. Padiskutim.
Fijo. Pse nuk uleni për të ngrënë. Me çna gjendet.
Titi. Po fundja. Mund të hamë diçka.
Fijo. Të hamë diçka të hamë.
Titi. Të hamë
Vrasësi i parë. Ne mund të hamë, po ata pse të hanë.
Vrasi i dytë Shumë e saktë. Ata janë problemi.
Titi. Ka plot thanë edhe vetë. Fundja edhe nëse duhet të vdesin le të vdesin me barkun plot. Ne ushqim me vete nuk kemi për të marrë.
Vrasësi i parë. Pse jo. Dje unë kam vdek për bukë gjtihë ditën. Ja ta shohim cfarë ka një herë.
Vrasësi i dytë. Unë nuk e mbaj një herë.
Vrasësi i parë Po mirë. Ja marrim këtë rioshin me vete të na mbajë bukën dhe të na ofrojë shërbime të tjera.
Vrasësi i dytë. Unë do kisha mbajt pleqt.
Fijo. Uluni ju lutem. Hani hani.
Vrasësi i parë Unë këtë do ta kisha vra.
Vrasësi i dytë. Vrite.
Fijo. Hamë hamë.
Titi. Fol fol nuk ka problem.
Fijo. Ne na e merr mendja që ju nuk njihni shumë këtu.Se ne i njohim shumicën e atyre që i njohin ata që njohim ne, e ne i njohim pak a shumë të gjithë këtu përqark. Pra ne dolëm përqark me komuniku me armë në dorë. Po ne nuk jemi armiq.
Vasësi i parë. Shiko prap te armiqtë e ka mendjen. Mbylle gojën o koqe.
Bironi nis një sulm ai dhe pilo barrikadohen në njërën anë të sallës, vasësit dhe titi në anën tjetër. Fijo dhe shkrepi vriten që në momentet e para pastaj hyjnë infermieri dhe Gjerteni dhe vritet Infermieri kurse Gjerteni dhe i bashkohen barrikadës. Vrasësi i parë vret Titin nga mbrapa pastaj Pilo vret vrasësin e parë, ndërsa bashkë me Pilo vrasin vasësin e dytë.
Pilo. Bravo të qoftë se e luftu si burrë.
Bironi. Si burrë ke luftu ti, e të qoftë faqja e badhë sa të jetë jeta.
Pilo. Të lumtë goja edhe më ke nderu fort.
Bironi. Gjerten, lepujt.
Gjerteni. Tani do të jenë pjekur tamam.