NJË TJETËR THIRRJE PËR DIKË QË PASKA EMRIN BALLKAN
Netët e dramës ballkanike ishin një aktivitet që çudi si mundi të na linte pa mbresa ca më të përhapura. Teatri, domethënë, e kupton ti apo jo, gjithësesi sjell artikulime të problematikave të caktuara prej një pleqërimi që është, ose synon të jetë, kolektiv. Lëre pastaj kur bëhet fjalë për fqiun me të cilin kemi çwshtje gjaku. Ndaj tematikat, mjetet shprehëse, ekuilibri mes spektaklit dhe teatrit dramatik, ku botën rrotull e sjell fjala, prezantojnë interes.
Për shembull (tematika), drama sllovene “pesë djemtë, s” dhe ajo boshnjake gërricjet apo si u vetvra gjyshja ime të dyja përdorin fëmijë për të listuar problematikat që duan të trajtojnë. Dhe sjellin abuzim të fëmijëve nga të rriturit. Prindërit e tyre. Babai nënën dhe bijën e vogël fare. Dhunë. Alkolizëm, papunësi e emigrim, pa tjetër edhe fëmijëri edhe larmi dhe në pavarësi të plotë prej njëra tjetrës. Serbi po bënte një muhabet kot të një shfaqje që simulonte një shfaqje të ca aktorëve që duan vetëm të mbushin shfaqjen dhe aty lloj lloj gjëje personale vjen. Foto e emrat e atyre të masakuar në Serbrenicë shfaqen në tavan. Kroatja është në pozitat e një gruaje kamikaze prej një lufte imagjinare që e merr karburantin në Lindjen e Mesme. Heroi i Maqedonit është një berber ish i dënuar që heq qafe një taborr keqbërësish të provincës me briskun e tij të mprehtë dhe i shet për mish dhe del matanë si fitimtar. Greku kishte një Medea prej kolçisë së lashtë që në fakt vishte një burkë islame. Dhe vriste kucka, kë t’ja këkonte nevoja për hatër të dashurisë dhe dhimbjes që le humbja e saj. Ne u prezantuam me një shpoti gjysmëabsurde për situatën e rëndë në teatrin shqiptar dhe telashet e tjera të realitetit. Pjesa kosovare ishte një parodi e naivitetit, grykësisë e energjisë që nxitet e shfrytëzohet në emër të bashkimit evropian. Me lloj lloj kafshe në administratë dhe vullnet për t’ja dalë mbanë e pikpyetje mbi identite të kohëve tona.
Përsa i përket mjeteve të komunikimit, ajo që mund të thuhet është se ne gjithësesi patëm lexime. Lexime që disa herë shkuan në kufij të shfaqjes së vërtetë, e ndonjëherë u kufizuan në përcjellje të thjeshtë të tekstit. Githësesi në imagjinatën e autorëve duket se larmia në këtë kontekst nuk është e shfrenuar. Tekstit i është ngarkuar detyra për të mbresuar, befasuar, informuar, edukuar thuajse në të gjithat pjesët. Pjesa kosovare me vendosjen e një morie kafshësh nëpër zyra të shtetit, pjesa sllovene me hapsirën e madhe për tingullin e ajo serbe me listën e të vrarëve të Serbrenicës mbi kokat tona janë ikje prej dramatikes në teatër, por gjithësesi brenda një narracioni koherent dhe të angazhuar.
Ema Andrea dhe Jeton Neziraj bënë pëzgjedhjen e pjesëve. Neziraj me siguri që do të ketë një kontribut të veçantë, meqenëse është një njohës i një pjese domethënëse të atyre gjuhëve, ndërkohë që për zonjën Andrea e dime që është një artiste aktive e e interesuar për zhvillmet në art, afër e largë e nesh.
Në përpjekjen për të pasqyruar disi aktivitetin “Quhem Ballkan”për lexuesit e kësaj faqe ka qenë i rëndë gabimi i mos përmendjes së përkthyesve në prezantimin e secilës pjesë. Përkthyesit që vërtetë kanë bërë një punë të lavdërueshme, e cila disa herë është përshëndetur e lëvduar prej zonjës Andrea, ishin: Milena Selimi, Ben Andoni, Shkëlzen Maliqi, Romeo Çollaku, Nikollë Berisha, Qerim Ondozi dhe Ardian Kyçyku.
Në përfundim nuk mbetet veçse të falenderojmë gjithkënd që dha e tha të mirën.

Netët pesë, gjashtë dhe shtatë
Na ka mbetur pa mbajtur shënim për netët pesë gjashtë dhe shtatë të leximit të dramës ballkanike në Tiranë. Siç e do edhe rasti gjithçka dikur u bë shumë. Dhe unë ndjeva lodhje se aq shumë art e sëkëllldis robin e shkretë kur ka dhe kanarina të tjera për të ushqyer. Por sic thotë edhe llafi, revoucioni marshon. Dhe pas heroizmave të katër netëve të para mbërrijnë netët pesë gjashtë dhe shtatë. Në fakt ngryjse të herëta që sesi nxihen ashtu papritur dhe një lexim tjetër. Po ç’është një lexim? Aktrimi gjithnjë ka dashur të largohet prej tij por atë vetë ne e njohim vetëm prej përfshirjes personale që tenton sinqeritetin maksimal në përtypje të brendshme të mendimit që komunikohet letrarisht. Natyrisht sipas mundësive. Tre netët e fundit janë një gjysëm e shëndetëshme e të tërës, mos themi për më shumë.
Në fillim një aktrim i shoqëruar me rrëfim të skenës dhe lëvizjeve me tekst prej Iris Sojlit që na bënte dëshmitarë të një joshje që një studente e magjepsur prej Shekspirit i ofron profesorit përkatës. Një akt i shkurtër që na fton për të ndjekur në kushte normaliteti një dashuri të sinqertë mes studentes adulte të njomë dhe profesorit babaxhan dhe gjithë kulturë. Mirë shumë. Aktronin Erand Sojli dhe Vilma Hodon.
Pastaj dy pjesë të tjera. “Lasicet” prej malazezes Bojana Mijoviç dhe prej boshnjakes Tanja Sljivar pjesa me titullin “Gëricje apo si u vetvra gjyshja ime”. Lasicet sipas përkthyesit janë buklat, që sipas wikipedias shqip janë anëtarët më imcakë të famijes së madhe të kunadheve ku bëjnë pjesë edhe nuselala dhe vjedulla. Mbiemër që i mbeti familjes pasi humbi përpjekjen për ti ndalur këto kafshë të poshtra që ja hanin pulat ca breza me herët. Nga ajo familje kanë mbetur tre gra, të tre brezave. Një nënë që për profesion është një vajtonjëse në ceremoni vdekjesh e edhe në skenë kur është vetëm, ose me shokë, këndon e qan si në varrime. Bën prova ose demostron. Pastaj është mamaja, një kamariere paksa kuçkë, por që ende ëndërron dhe shpreson megjithëse me një zell egoist e të verbër. Dhe bija një hutaqe finoke që rri gjithë kohën nën pushtetin e mediave të vogla dhe siguron gjyshen që do përfundojë shkollën. Vjen një kryeinxhinier drejtor që përfshihet pikërisht në tematikën që mund të ta marrë mendja. Dhe pastaj ikën. Në pjesë del që dy prej tyre hidhen pre e tij por sipas kësaj boshnjakes Sljivar që ishte aty ai ndoshta kishte flituar edhe me gjyshen. Edhe unë e prisja një gjë të tillë, por pjesa nuk e solli, pastaj edhe Tanja sikur e humbi besimin Zhgënjimi dhe besimi i këtyre zonjave në një qytet periferik që përmendet me emër, mundësitë e pamundësitë, kompromiset për mbijetesë. Mirë. Nuk është se nuk e kemi dëgjiuar këtë rrjedhë, po gjithësesi. Ca raki, rruga, mundimet, emigrimi në rusi i inxhinierit. Dhe kthimi prej rusisë dhe ikja prap atje e tij. Por ato shtriga ja kurdisën një aksident dhe lanë të gjymtuar dhe e mbajtën në shtëpi si trofe. Përzjera e gjyshes në këtë mesele ishte automatike ndaj mendoj se ajo do ketë pasur njëmarrëdhënie të veçantë me inxhinierin e shkretë që vetëm sa ju bind trilleve të tyre. Lexuan Eriona Kakeli, Flaura Kureta, Ela Cenomeri dhe Helidon Fino. Ky i fundit edhe kuroi.
Tek “Gërricje apo si u vetvra gjyshja ime” ngjarjet zhvillohen në ditën e fundit të shkollës së një vajze që do të emigrojë në Gjermani me famijen. Në klasën e saj është një i gjymtuar që trajtohet me bezdi e përbuzje, dhe të rinj që luajnë, zbulojnë, përçmojnë, abuzojnë duan e vlerësojnë. Një shoqe më arrogante që i tregon për vendin e ri, gjuhën e re dhe stilin e ri që duket se do të pllakosë jetën perëndimore të personazhit tonë, që nga ana e vet ka si komunikim kryesor rrëfimet e disa versioneve të vetvrasjes së gjyshes së saj dhe përjetimeve e mendimeve të saj në ato momente dhe si ndërhynte e kaluara e saj në përditshmëri e në ardhmëri.
Pastaj ishin edhe dy shoqe që guxojnë bashkë dhe që ishin shumë shoqe dhe që njërën e ngacmonte seksualisht i ati, ndërkohë që kishte edhe vetë ca lozonjaritet. Edhe ky djali që dashurohej me këtë mbesën e gjyshes që do ikte. Një fillim i shpejtë me mësues, sa për të hyrë në klasë. Pjesa nis me një rrëfim të injorancës, egoizmit, grykësisë që pllakos institucionet e edukimit dhe pastaj direkt tek këto që thamë.
Një tjetër pjesë që liston një seri problematikash përmes syve të fëmijëve dhe që na ve përballë modelet e reagimeve ndaj këtyre problematikave, që ne si të rritur kemi kultivuar.
Lexuan: Paola Kodra, Ermir Z. Jonka, Igli Zarka, Vlera Pylla, Krist Lleshi, Alessia Xhemalaj dhe Florian Agalliu; kuroi Ema Andrea.
Pastaj jam unë. Si debutues në njëfarë kategorie të veçantë të aktivitetit, megjithëse i rrethuar prej miqsh e të afërmish. Dhe pjesa ime nuk mund të ishte vecse një shpallje e ndërgjegjësimit të thellë që u nevojitej. Dikush meqenëse paska lekë vendoska të punësojë një spektator që ta ketë për t’ja dëshmuar veprën e vet artistike. Dhe si ky e tregon këtë ide me bashkëbiseduesit e parë, gruan dhe shokun dhe pastaj si negocion me spektatorin dhe liston disa kërkesa që herë janë teka e herë absurditete e herë citate për kuptimin dhe kushedi cfarë. Nëpër të linja të buta të përditshmërisë sonë që shfrytëzohen për humor. Ndonjë referencë parrullore për të kaluarën dhe të tilla. Edhe artisti edhe spektatori nuk fshihen mirë mes njerëzish, por spikasin mbi turmë si foto udhëheqësish jo aq shumë të lartë. Shfaqja ka aq pak aksion sa në një masë të tillë teksti mezi mbahet. Dil në skenë edhe fol. Aq shumë fille e rëndojnë personazhin; natyrisht qëndrueshmëria e diskutimit rreth të njëjtës çështje ndihmon. Vetëm një ngjarje. Pak personazhe. Por, ideja padyshim më pëlqen, se përndryshe pse ta bëja tillë?
Në rishikime të fundit unë u përpoqa ta plotësoja pjesën me humore që ndoshta kanë dalë prej qarkullimit dhe mund të englendisin rigjetjen tek spektatori. Përpjekja ishte e vonë dhe pakët. Por ripërcaktimi i vendeve të veprimit dhe futja e personazheve të tjerë episodikë pa ndonjë shtjellim kushedi që sjellin rrëmujë nga vise regjisoriale mendoj se e transformon. (Blini dramën time. Dhe sidomos duartrokisni.)
Lexuan: Ermir Jonka, Igli Zara, Vlera Pylla, Krist Lleshi, Ersiljano Xhelollari; kuruar prej Aneta Malaj.
Pastaj, maqedoni Goran Stefanovski.
Demoni nga Debar Malo, me siguri për Dibrën diçka e ka fjaën se aty përmendet edhe Kumanova si lokalitet fqinj. një pjesë me 15 skena. Jo fort të gjata. Kryesisht ndryshon vendi i veprimit. Personazhi kryesor, njëfarë Koce pasi del nga burgu vihet të pastrojë debar malon dhe hap një berberhane në të ciën masakron dhe ndoshta u shet mishin tek një qebabtore e vetja që u bë aq e famshme sa edhe kryministri i Malit të Zi çonte avionin qeveritar ti merrte darkën. Në rrëfimin e tij. Ai ka vrarë
Koce. Kush i numuron. Ai nga Strumica. Tregtari i kondicionerëve. Kontrabandisti. Një nga pushteti vendor. Banditi.
Mara. Dy të huaj. Mafiozët.
Koce pa lidhje me njëri tjetrin.
Mara. Ai bylmezi i kthyer nga jashtë. Spekulanti.
Koce për atë më vinte pak keq më shihte si viç.
Edhe kështu me radhë narkotrafikanti, dy avoketër, spekulantë ushtarakë, kushërinj dhe në fund gjykatësin.
Pastaj aty ka lloj lloj linje. Gjykatësi ka një shërbyese të re që e shantazhon që ‘t’ja japi’, si thotë autori. Kjo tani ka një të fejuar që është nisur për Angli por e vjedhin dhe mbetet aty por i fshihet kësaj të dashurës që në fakt është bija e Koces, të cilën ai nuk e njeh meqenëse ishte vetëm tre vjeç kur ku u largua për të shlyer dënimin 15-vjeçar në burg. Përflitet edhe për pronën e Koces që e kërkojnë blerës të ndryshëm, prototipa të jetës së errët të biznesit të ndërtimit të cilët ai i vret. Ai ka dhe një të dashur bashkëpunëtore. Dhe vjen edhe presidenti maqedon që lëvdon vrasjet në seri të Koces dhe kontributin e madh që dha për komunitetin ky ish i burgosur gjakatar e parimor. Gjithçka në skena dy tri faqëshe. Ky me kte, ai me atë. Pastaj ai. Pastaj ajo. Një gaz i lehtë vërtitet në mend. Po tallet? Por jo, ndoshta.
Unë nuk isha në lexim dhe komenti bazohet në botimin cilësor të kuruar prej Ema Andreas. Nga njoftimi i aktivitetit mund të merret vesh se lexuan Gert Ferra, Ema Andrea, Lulzim Zeqja, Laert Vasili, Ermir Z. Jonka, Igli Zarka, Gent Hazizi, Paola Kodra, Guljem Kotori dhe Ervin Kotori; Kuruar prej Rovena Lules.
Ivana Sajko vjen me pjesën Gruaja bombënjë monolog i një gruaje që na prezantohet kështu në paragraf të dytë të botimit shqip:
“Tani është ora 10.33. Shkurt. Po exoj shënimin e agjentit tim. I cili më rrëfen se një teatër ka ndërprerë prodhimin e njërës nga dramat e mia Brinjtë si muret e gjebër, pasi teksti dhe kërcënimi i Luftës në Lindjen e Mesme krijon metafora të padëshiruara, po e citoj: “rezistencë individuale e një dhune të frikshme.”
Rezistencë individuale e një dhune të frikshme?E ti fillon e kotesh dhe ndjen rëndesën e lodhjes në kapak, por gjysma e dytë e të njëjtit paragraf na zgjon: “disa javë pas asaj letre me të vërtetë fillon lufta paçka vendimeve t’mia, metaforave dhe humbjeve të çastit. Tërheq perdet. Shi acid bie në dhomën, engjëj dhe granata. Djem të tredhur dhe faqekuq dergjen, shpërndarë përreth si të jenë qeramikë e thyer. Kolona e civilëve dhe ushtarëve tërhiqen nga këndi në kënd.”
Ky elementi i Lindjes së Mesme që përmendëm më lartë në fakt ikën e vjen. Vendi është i paqartë, se protagonistja na paraqitet si një dramaturge, pra diku afër vetes. Shembujt e tjerë na vinë nga gjithandej, e për më tepër ka një rrjedhë të “ekzistencializmit urban.”
Në fakt referencat nga historia që bëhen pjesë e rëndësishme e shfaqjes ndoshta në fund janë Thenmuli Rajaratman që si terroriste paska vrarë kryeministrin indian Rajiv Gandhi pastaj një grua e panjohur në Sri Lanka që paska vrarë nja nëntë veta bashkë me veten dhe palestinezja Ayat al Akhras që kreu një sulm vetvrasës në periferi të jeruzalemit. Më herët është përmendur terroristja gjermane e 68-ës Gurdrun Ensslin.
Mes zonjave është edhe një terrorist palestinez me emrin Saeed Hotari, por përgjithësisht kërkohen femra me të cilat autorja duket se identifikohet më shumë meqenëse edhe titulli është gruaja bombë.
Shiko ku kapërcen vetëm ca rradhë më poshtë:
“Do tia bëja mutin vetes. Do të mendoja se si do të reagoj Krijuesi kur të shkoj ashtu e dhjerë para tij. A ka rëndësi se kush është All- Llahu, Jahvia (Zoti) apo Jezusi[1]?
Do të ulem në pozicionin e lotusit ...
Po nuk do të bëj asgjë që normalisht se bëj dhe ndërsa po e bëj do mendoja për të tjerët, të afërmit,...
Dhe do pija pa kuptim...
12 min e 36 sek?
Do ti numëroja ato. Do të zhvishesha lakuriq dhe do masturbohesha, duke imagjinuar për dikë që kam dashur gjithnjë të bëja dashuri...
Dashuri...
Do të tërhiqem në një vend të vetmuar...”.
E kështu me radhë. Dhe ja ku e gjejmë prap vetëm.
“Nuk dua pasqyrë, sdua vizitorë e as përgjërime. Dua të jem vetëm. Çfarë do? Po t’gjithë diçka duan?
A mos je vallë ti dikush i rëndësishëm? Ke pasur kohë të vështirë? Dhe cili të premtoi se do të jetë e lehtë? Ka institucione që kujdesen për të tillët si ty – pra bisedo me ta edhe pse dyshoj se dikush mund të të ndihmojë më. Të githë kemi problemet tona. Më këqyr pra mua. Çfarë po mendon vallë se e kisha të lehtë? Unë jam perëndi. Jam e rrethuar prej trapave budallenj të paaftë që më rrethojnë për të folur. Pas shpinës sime! Prej tashmë dy javësh më kërcet karrigia rrotulluese. E për dy javë askush nuk vjen as ti vajisë këto shkërdhata vida. Palla. Jeni të gjithë palla. ...”
Ajo që mund të kuptojmë nga kjo breshëri poetike është që asnjë mënyrë nuk duhet ndërprerë puna për prodhimin e veprave të autores. Një dell i tillë poetik për situatën mendoj që ka nevojë për një dorë të plotë ironie e cinizmi apo autoironie dhe autocinizmi. Por këtë autorja mungonte ta jepte. Referenca në dramën e luftrave ballkanike që mund të legjitimonin ligjërimin e autores (veç ndjeshmërisë së lartë njerëzore e artistike, natyrisht’,) mungojnë. Shfaqja shtrinte shtatin e ngrohtë të një gruaje në rrënojat e djegura prej bumbardimit? Por një vend i tillë nuk është aspak i këshillueshëm për zonjushat që të shtrihen. Përveçse nëse dergjet me plagë në trup e shpirt të çapëlyer në rrënojat që po thonim. Ndërgjegjësimi emocional i spektatorit këtu është i vështirë. Sidomos kur përzjen brenda edhe një mori mbresash personale prej europianke prej soji të mirë. Me revolta vajzërie të mirqënë. Dakort, leximi si ky që prezantova unë humbet shumicën e materialit që sjell vepra. Po imagjino sikur spektatori një gjumash me ca kupka verë në barkut zgjohet vetëm kur trokthi spektatorial e pataks dhe dëgjon vetëm copat që thamë. Çfarë do të mendojë ai? Dhe humbja e një spektatori qoftë edhe të vetëm është një fillim i keq.
[1] Do thoni ju, po ato kllapa aty? Po hë pra, po ato kllapa aty? A është blasfemi renditja e Zotit tonë të madhërishëm në atë listë profetësh të mëvonshëm? Dhe mos o Zot brenda ca kllapave prangonjëse!

Nata e katërt
E enjtja e 29 shtatorit 2016 kishte brenda mbrëmjen e katërt të sfilatës së dramës ballkanike në Tiranë. Dy shfaqje. “Burka e Medeas” prej grekut Andreas Fluraqis dhe “Fasule” nga bullgari Elin Rahnev.
Medea është një figurë intriguese e mitologjisë greke. Ajo ndihmoi Jasonin dhe argonautët që të merrnin bashkën e artë, apo si thonë i thonë ndryshe lëkurës së artë të dashit që ndillte pushtet, duke tradhëtuar familjen e saj e pastaj duke vrarë vëllanë e vet. Shumë më vonë kur jetonte me Jasonin në Greqinë e tij ajo vrau edhe djemtë për tu hakmarrë ose për ti mbrojtur nga ndonjë e keqe më e madhe që mund të pasonte pas braktisjes që Jasoni i bëri për të marrë një grua më të re, të cilën e vrau gjithashtu.
Dhe linja e narracionit është e njëjtë si në mitologji, ikja nga babai me rrëfim të dashurisë e guximit rinor, mbërritja e vështirësitë e integrimit në dheun e Jasonit dhe pastaj tradhëtia e tij e shpagimi.
Medea jonë ka një burkë. Mbulesën e debatueshme të myslimaneve me bashkëshortë jashtëzakonisht të devotshëm ndaj Allahut të madh. Një burkë që e sjell atë në bashkëkohësi. Dhe teksti që dëgjuam të performuar prej Eriona Kakelit në hapsirën e pishinës së zbrazur në oborr të teatrit kombëtar shkrinte bashkë këto dy rrjedha duke mundësuar përfshirje në shqetësime sociale të mprehta dhe tension të lartë. Ikja prej Kolkisë së saj në krahët e dashurisë tani është një emigrim. Dhe nëpër vargjet plot pathos që lejon mitologjia na hyjnë ndodhira moderne, si pasaportat, kalimi i kufirit, përçmimi për të ndryshmen që ajo është në vendin e mbërritjes, blatimet për zotat e lashtë tani ftojnë përmendje të të krishterëve.
Tregohet vështirësia që i sjell burka për tu integruar në vendin e ri dhe si kjo e bën atë për të të huajt një magjistricë a shtrigë dhe si ajo burkë përzihet në psikologjinë e saj dhe herë i bëhet ndihmë e identitet, kujtim i një zoti që ndoshta e mbron dhe ajo nuk e braktis. Burkë që në fund ajo e gjykon si një shkaktare të mundshme të fatkeqsive që ajo vetë ja ka ftuar vetes. Për të theksuar shtyllën e rëndësishme të argumentit feminist, që kryesisht ka lidhje me vendin e saj të origjinës ku baba mbret preferonte qartësisht vëllanë që ajo pastaj e vrau, edhe djemtë e Jasonit janë bërë vajza. Teze Circja, që mbante me zor dashnorin Odise në ishull të saj, gjithashtu është një personazh që sjell referenca për jetën dhe plakjen e gruas beqare.
Për të dialoguar me Medean në këtë modramë jemi ne. Jemi ne që duhet ti themi ndonjëfjalë vëllavrases e bijëmbytëses që ka një argument pasionant për gjithçka. Po ç’ti thuash të shkretës? Shyqyr që hoqi burkën dhe iku mes turmës që nuk mund ta njihte. Performanca e kuruar nga Ema Andrea kish gjithë elementët e një shfaqje të mirfilltë,skenografi, lëvizje, kostume. Gjithçka veç kohës së bollshme për tu përgatitur, ndoshta. Leximi përçoi emocionet që Medea i shpërndan me bollëk prej dy mijë e kusur vjetësh.
Për darkë, Fasule. Madje jo. Edhe për mëngjes edhe për darkë fasule. Madje dhe për drekë. Për 40 vjet. Në tavan fasule, në dyqan fasule, në tenxhere, libra me fasule. Lloj lloj varieteti nga gjithë bota. Dhe një çift të moshuarish që tregojnë e komentojnë këtë jetë mes fasulesh. Natyrisht diskutimi i shkëputur për ne është pikërisht atëherë kur ajo do ti tregojë atij edhe ca sekrete plot dramaticitet dhe ai do ti ritregojë asaj pëlqime e besime e qëndrime. Neritan Liçaj ishte një fasulefil. Ai na tregon për martesën e tij me një grua prej një shtrese paksa më të lartë që kish pranuar atë jetë dhe i gatuante atij fasulet prej shumë vitesh. Ema Andrea.
Ai feston shtatëdhjetedy vjetorin. Pëlqen Çehovin dhe është në një dashuri të sëmurë me njërin prej personazheve të novelave të Çehovit. Kanë dy fëijë që i kanë i harruar diku nëpër botë.
Ajo ka bërë kompromis me këtë jetë monotone ku ka bërë ca hapsirë për vete. Ca hapsirë që siç na rrëfen se e ka përdorur për të futur burra të ndryshëm herë pas here. Ai inatoset po edhe ai ka bërë atë kompromis. Aty vjen edhe një pjanist, i përmendur më herët , që dikur kish pasur barseta dhe, që kish qenë më i qëndrueshmi i të dashurve të saj. Madje ishte edhe babai biologjik i fëmijëve të tyre. Ky ishte Lulzim Zeqja.
Mbushur me fasule e me të tilla ndodhira pjesa përparon e ngadaltë, por përparon. Manirat e burrit, ndodhirat e gruas, dhe simbolika e bolleku i fasules e mbajnë pjesën plot. Leximi është me ritëm të lartë, me monologje pragpoetike e me një situatë që ndjell kalamendje thuajse gazmore. Rovena Lule Kuka është kujdesur për ardhjen mes shqiptarësh energjikë e të lëvizshëm të këtij teksti.

Nata e dytë dhe e tretë
Po japim lajmet.
Ta nisim na fundi.
Serbi Filip Vujosheviç ishte autor i tekstit që u lexua në mbyllje të natës së tretë. Në ora nëntë, kur njerëzia e pakët ishte shpërndarë shumë, ky serbi kishte vënë në skenë si personazhe tre aktorë serbë të një kategorie të pikëpyetur në një jokryeqytet serb dikur pas luftrave të vona të anëve tona. Dhe si një pjesë e diskutimit, në tavan projektoheshin emrat e tetë mijë të vrarëve në masakrën e Serbrenicës. Dhe tre aktorë fillhumbur krijojnë e zbatojnë një projekt komunikativ gati spontan. “Jeta s’luan vendit, jeta vazhon,” e kishte titullin. Dhe këta kanë sjell me vete nga një objekt që tu shërbejë si qëllim për të folur. I bëjnë pyetje kot e më kot njëri tjetrit. Hajde flasim, hajde flasim sa të kalojë ora. Vjen edhe një violinist. Një violinist që di përmendësh rezolutën 1244 që flet për një status të padeterminuar të Kosovës. Kopje të saj edhe u shpërndanë ndër ne, që të parët e njohëm pavarësinë e Kosovës, që vetë serbët e kishin pranuar më herët dhe mohuar gjithmonë. Ndërkohë në tavan tetë mijë të vrarët. Aktori i parë ishte njëri në pragplakje që shqetësohej mbi të gjitha prej humbjes së gruas që kishte dominuar jetën e tij në njëfarë periudhe dhe ishte e pranishme në ëndrrat e tij me kuçedra. Dremiste i gjori. E lexonte Gert Ferra. Aktorja, një 42 vjeçare e pamartuar që kish qëlluar kurioze në seksualitet e që shpik një kancer në mushkëri sa për muhabet dhe për ti dhënë tjetrit një mësim për praktikat e vrazhda në sjellje dhe seksizim e vet harbut lexohej nga Rovena Lule Kuka. Ky tjetri që përmendëm lexohej nga Gent Hazizi. Ky kishte edhe detyrën të bezdisej nga fotot që për të vërtiteshin lart pakuptim, megjithëse edhe e pranonte rëndësinë e lekut dhe nënkuptonte cinikun urban disi periferik në çdo qëndrim. Ky lexonte edhe ca pyetje që i kishin parapërgatitur, të tipit fjala jote e preferuar, emri, mosha, sa besnikërisht e ndjek suksesin e tenistit Xhokoviç. E kështu me radhë. Violinisti ishte Helidon Fino. Pasi aktori i parë që e thërrisnin edhe maestro iku, violinisti u ftua të ishte pjesë e përpjekjes për ta zgjatur muhabetin sa të mbushej koha dhe ai pati këtë recitimin shumë të shkathët e zëpakë që niste me datat e miratimit të rezolutës 1244 dhe atyre referimeve nëpër rezoluta të tjera dhe vazhdonte nëpër të. Ky ishte i gatshëm të mësonte edhe marrveshjen e Brukselit po t’ja jepnin.
Pjesa ishte e gjallë dhe grimca humori mund të qarkullonin nëpër të, por çështjet që ngrinte ishin fort të mprehta dhe qëndrimet fort cinike megjithëse të shpëtuara prej faktit që janë emancipuese me praninë e vet. Diku nëpër të ngatërrohesh, por spektatori ideal ka atdhe vendin, e kohë kohën, ku vendoset skena ku luhet pjesa dhe kështu vetndërgjegjësohen të g jithë që ekspozohen ndaj veprës. Dhe që aty panorma është shumë largë të qenit e pëlqyeshme dhe ka gjithë ato kujtime të këqija e manira kolektive. Dhe këtu gjejmë rastin të vetduartrokitemi se spektatori i mirë është jetik për shfaqjen.
Më herët pastaj ishte pjesa “5 djelmoshat si” prej autores sllovene Simona Semeniç. Eventi kulmor i mbrëmjes. Nën pishat e reja e të shëndetëshme të lëndinës bri teatrit kombëtar u rehatuan Neritan Liçaj, Lulëzim Zeqja, Gert Ferra, Genti Deçka dhe Igli Zarka. Edhe u futën në rolet e ca djelmoshave. 5 djelmoshave 11 vjeçar nga Sllovenia, që bëhen bashkë për të luajtur steriotipet e shoqërisë ku jetojnë. Eksperincave që jetojnë. Lojrave që luajnë. Fjalorit që përdorin. Hierarkive që mbajnë. Sfidave që i shpallin njëri - tjetrit.
Me një mani për dramaturgji të pesë djelmoshat, por edhe aktorë goxha të rritur dhe shumë mirë të kultivuar siç edhe mund ta shikonim. Kurimi nga Heidon Fino, si edhe në rastin e pjesës serbe më lartë.
I futën në fillim një luftë mes ajronmenit dhe supermenit dhe nja shtatë a tetë të tjerëve dhe bënë një zallamahi harmonike zëlartë. Fort e pëlqyeshme. Pastaj lujtën mami babi dhe tre kalamajt, dhe këtu brenda edhe dhunë dhe përkushtim ndaj të parëlindurit mashkull, dhe dhunë seksuale, brenda familjes dhe abuzimit edhe të motrës prej babit të dehur dhe pastaj neonazistët gjejnë dy homoseksualët e rinj teksa bëjnë dashuri në park. Dhe i hyjnë e i shajnë e i rrahin e pastaj vjen polici që nuk ndërhyn aq shumë pastaj luajnë një lojë tjetër.
Plot me përdorim të karakterit akustik të komunikimit. Pasthirrma, thirrma kryesisht e kërkojnë vëmendjen e tjetrit përmes një ofendimi. Ritëm i lartë gjithë kohën. Bam bam bam. Ptshuu ptau. Argëtim. Një pjesë vërtetë moderne për nga larmia e teknikave për mbajtjen e spektatorit të interesuar e të englendisur.
Edhe një rrëfim për fatin që do kenë nëpër jetë, sa për ta mbyll, siç ishte hapur me një prezantim në fillim. Dhe shumë mirë. Më pëlqen veçanërisht që aktorët i shpërfillën plotësisht zërat e harruar që thonin dikur se leximi duhet të mos tentojë aktrimin. Sa më afër shfaqjes së vërtetë, për ne aq më mirë është.
Më herët akoma kishte qenë monodrama “Atdhe i dashur atdhe”. Shkruar nga Teuta Kasoruho. Një rrëfim i qetë e intelektual (mos themi mikroborgjez) për ndodhira herë urbane e herë shoqërore e herë familjare e personale. Jo ndonjë tragjizëm i madh. Pakënaqësi prej mos të kuptuarit në kohë të nevojës për të ikur prej këtij vendi. Pastaj ca ndodhira të ditëve të sotme si importi i plehrave, ca të ditëve të shkuara. Gjithçka në një rrëfim gati poetik-prozaik. I rrëfyer shumë natyrshëm prej Aneta Malajt, që e shfaq se i vjen pas midesë ajo histori ndodhishë me grindje me burrin për shkak të punës së madhe që bën në lëm të pikturës, prej angazhimeve familjare, prej ritmit të ngeshëm të përfshirjes në vorbullat e shoqërisë që ndryshon. Ndërkohë që protagonistja, prozatore, është nën barrën e gatimit dhe pastaj të përkujdesit të shtëpisë. Një shoqe psikologe i tregon se Lakani ka argumentuar vërtetësinë e pamundësisë për të komunikuar mes njerëzve. Pallati shkarravitur me shprehje komunikimi banal. Shtrëngesë ekonomike. Babi profesor. Ndërtesë pa leje. Protestat, emigrimi. E kështu me radhë.
Dita e dytë mungon në pasqyrimet e mija për dy arsye. Në shfaqjen e parë nuk arrita të jem i pranishëm që në fillim, por arrita me një vonesë të pacipë dhe mezi u lidha me rrjedhën e veprës. Nga sa mund të hamendësoj njëri ka gjetur mundësinë e importit të robot - kompjuterit që ofron të dashurin perfekt dhe është si real. Këtu përfshihet me gëzim të madh prej zbulimit një vajzë, që pastaj është edhe pjesë e një lidhje jashtëmartesore me këtë importuesin që e përzë gruaja. Pjesa me titullin "Romancë më 2024"-n ishte nga Erand Sojli dhe kishte një zhvillim shumë të shpejtë të këtyre akteve të fundit. Nuk di nëse ishte e përfunduar.
Pastaj, dramaturgu Jeton Neziraj vendos ti bashkëngjitet eventit me një shfaqje. Një shfaqje me titull të gjatë që ironizon zhvillimet politiko sociale në Kosovë. Megjithëse në mosaprovim të pjesmarrrjes me një tjetër nivel komunikimi prej zotit Neziraj jam fort i çuditur për mënyrën se si rrjedhin ngjarjet. Kiço Londo e ofroi skenën e teatrit eksperimental ku do të zhvillohej shfaqja më tetë për rregullim vetëm në pesëpasdite, kurse këtyre u nevojitej që në tre, që ti bënin punët si duhet. Ky Neziraj pastaj u acaru aq fort sa e la fare shfaqjen dhe e quajti Kiço London gomar. Në fakt ai tha edhe që Londo më herët i ishte hakërryer deri në ofendim e kërcënim. Pak e besueshme meqenëse Kiçua është drejtor. E pse të acarohet kaq shumë një drejtor? Sidomos duke kujtuar edhe shëndetin, moshën dhe rehatin që imagjonihet se shoqëron pozitën e tij. Vetë Kiço nuk na tregoi tamam ç’po ndodhte në sallë (ndoshta prova?,) por tha që – “salla ja ku është, le ta marrë kush të dojë. Kishim pak punë, po tjetër herë vetëm mos kemi punë pa prishur mos qoftë.”
Ja këto ishin nata e dytë e e tretë.

Emri im është Ballkan. Ky është titulli i aktivitetit që po sjell të lexuara drama prej autorëve nga gjithë vendet e ballkanit në Teatër Kombëtar dhe atë Eksperimental. Netët e dramës ballkanike kanë serbë e malazezë e maqedonë, bullgarë e sllovenë, e rumunë, e kroatë, e boshnjakë, e grekë, e shqiptar e kosovar.
Ema Andrea është mikpritësja, për ne, në krye të ekipit të ngritur prej Fondacionit per Art Bashkëkohor M.A.M.
Mbrëmë u lexuan dy pjesë.
Prej Giana Carbunariu pjesa “Mihaela, tigresha e qytetit tonë”. Një si biçim absurdi i realizmit pas-socialist. Në fakt absurd jo aq thellë, se temat janë tejet sociale dhe gjithë konfuzioni është vetëm në titullime e emërtime. Një galeri të tipave të personazheve nën mbuloja kafshësh ose me fytyrat e vërteta. Ka një personazh kryesor që është tigër, por që hyn normalisht në komunikime njerëzore. Mihaela, tigresha e një kopshti zoologjik, në një qytet jo fort dinamik rumun, arratiset. Dhe merr taksi e pastaj me lëkurën e vet i fshin xhamat e makinës që nuk kishte pasur ta paguante, edhe dritat. Kështu tregoi shoferi, që na tregoi gjerë e gjatë si kishte qenë e mbushur me fjalë koha që kishte kaluar pranë tigreshës. Pastaj nja dy pijanecë që e vejnë tigreshën në shërbimin e vet për tu fotografuar me turistë, që përgjithësisht bëjnë një figurë të keqe se janë të shumtë (mah?!) madje edhe njerëz e qen të ardhur rishtazi nëpër qytet shfaqen si problematikë. Edhe kështu me radhë shqetësime e përvoja na parakalojnë në dokumentimin me intervista të njerëzve që në ndonjëfarë mënyre u bënë dëshmitar të kësaj arratie. Pëllumbat sorrat dhe harabelët na sollën tre profile. Ata që urtë e butë përfitojnë nga mercenarizmi i përulur, ata që luftojnë ballazi dhe janë cinikë e hileqarë në krenarinë e vet. Dhe ata të parëndësishmit, harabelat, ishin edhe të vetmet viktima të konfirmuara të tigreshës që kishte ngrënë nja 20 a 40. Pastaj një xhaxha pensionist që kishte njohur Mihaelën e cila përhir të tij kish luftuar me turmën e vagabondëve që kishin pushtuar hapsirën para pallatit të xhaxhit që bëhej qesharak nën komandat e një xhambazi të mediumit viziv tek tregonte se i kishin thyer televizorin dhe i kishin goditur pallatin me mut. Pastaj tiresha përfundon tek një sadist urban që ja shkul thonjë duke mbajtur të kërcënuar me tytën e kallashnikovit në gojë. Pastaj i duhet një kredi dhe le lëkurën peng, por pastaj e vret gjuetari një cast pasi veterineri e kishte qetësuar, siç treguan kafshë të tjera dhe rojtari që gjithashtu treguan se asaj ja morën këlyshin dhe e shkëmbyen me një çift kangurësh në shtutgart . Që gjithashtu sollën tipa nga galeria që thamë. Dhe mbaroi.
Lulzim Zeqja, Gent Hazizi dhe Rovena Lule Kuka janë tre aktorët që lexojnë nga disa personazhe. Gjithçka mund edhe të shihej pas kamerës në projektim aty në anë të skenës. Kamera, lëvizja e aktorëve krijojnë idenë e shfaqjes dhe kjo lehtëson ndjekjen e leximit. Një vepër me ndjeshmëri për femrën. Rreziqet që ja bëjnë jetën në Rumaninë evropiane ku dëgjohen edhe thirrje për kthimin e Çausheskut. Përmendet edhe bashkimi evropian, alkolizmi e vandalizmi, abuzimi, grykësia kapitaliste, tërbimi e maçoizmi, madje edhe vuajtja e varfëria janë të pranishme. Nuk e kam idenë si e mendon vënien në skenë autorja. Me një vashëz, një kostum apo një tigër të vërtetë? Por gjithsesi teksti rridhte dhe krijonte mundësi për humor, për dëshmi, ndërmjetësim e ndërgjejësim e kështu me radhë. Pak moraliste po mirë. Një tjetër kredhje në rrjedhën e madhe të teatrit politikisht korrekt dhe aspirant inovator.
Pjesa e dytë, “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit” prej Stefan Çapalikut. Një dramë për teatrin në dy udhë. Një aktore e plakur që rron në kujtime lavdie dhe lezeti nga karriera e saj e gjatë e suksesshme, që asistuar prej shërbëtorit të vet sjell copa dramaturgjie antike greke, don kishot, hamletin, Eva Braunin e Hitlerit, dhe ndonjë tjetër dhe natyrisht edhe veten e vet si qejflie që pranonte shumë afër vetes drejtorë e dashnorë. Pastaj një grup artistësh që janë të pakënaqur se duhet të shesin zërin dhe dinë e flasin vetëm ato që lexojnë nëpër dokumentarë dhe nuk u pëlqen ajo që bëjnë dhe ndjehen të harruar prej shoqërisë edhe shtetit dhe diskutojnë ta djegin teatrin, meqenëse kanë dëgjuar se ashtu u bënë me teatër të ri edhe aktorët e një vendi fqinj. Një aksion disi i rrëmbyer e i papritur prej atij grupi të pamotivuar e të zhgënjyer e ndoshta pak injorant, por që gjithsesi aktiv. Aty hyn dhe zjarrëfikësi që mund të mos e fikë zjarrin në shenjë simpatie që ndoshta ka prej njërën prej aktoreve. Një qen që e hipin në skenë prish një copë shfaqje që duket se zhvillohet aty lartë ndërkohë që aktorët në kafenenë polshtë shfryjnë lëngatën e vet intelektualo-moralo-ekonomike. Vepra ka referenca në njerëz e ngjarje konkrete të teatrit shqiptar. Çështja e kontratave vjetore që atë botë trazoi aktorët dhe diskutimi për afërsinë mes teatrit dhe ministrisë së brendëshme dhe domethënieve të mundshme ishin pjesë e dialogjeve ku merrte pjesë aktorja, aktori, aktori i ri dhe tekniku i skenës, që ndërkohë flet dhe në telefon e gënjen për vonesat e veta kulturalisht kronike, dhe grimjerja. Neritan Liçaj, Anila Bisha, Lulzim Zeqja, Eglantina Cenomeri, Guljem Kotorri dhe Erjona Kakeli, lexuan tekstin nën kurimin e kësaj të fundit. Një lexim lexim që nuk na përfshin shumë, por që gjithsesi na tregon gjithçka.
Një vepër e mbingarkuar me detyra konkrete prej autorit. Pjesë të dialogjeve kishin edhe adresën e marrësit të gjykimit artistik. Edhe ky roli i aktores zonjë ka paralele, ndoshta, megjithëse ajo është ngarkuar me detyrën e himnizimit të mediumit teatër. Megjithëse kriza e saj egzistenciale në fund të pjesës dhe vdekja e saj e nxituar na shtojnë dramaticitet përtej eksperiencave tona familjare.
Ky është një shqetësim i vazhduar i zotit Çapaliku, i cili indiferencën për intelektualët e artistët shqiptarë e ka bërë temë qëndrore edhe në vepra të tjera si “Fausti prej Tirane”, etj., apo edhe komunikime të tjera publike që ka. Natyrisht ky shqetësim i tij është i drejtë, pavarësisht se shoqëria me morinë e halleve që prodhon ka aftësinë të relativizojë gjithçka. Edhe aftësia teatrit që me profesionalizmin e delirin e vet ti mbijetojë zhvillimeve të reja shoqërore ka hisen e vet, (siç vrullshëm autori prezanton në tekst) ndaj marrëdhënia e ngushtë që vepra e tij krijon me shqetësimet e realitetit tonë bashkëkohor mund të jetë problematike. Kërkohet vëmendje për dikë që ndoshta as nuk e meriton. Një kontradiktë në deklarata. Shumë prej nesh pjesa i fton në biseda që mbajnë më shumë se një këndvështrim e kjo na përfshin me pjesën në një nivel komunikimi që nuk e ndihmon lartimin e saj. Ndoshta pjesa do mundet që në të ardhmen, kur të jenë harruar emra e zhvillime, të zbulojë hire që janë të mbuluara, po ne rrezikojmë të mos kemi fatin t’ja shijojmë.
Dhe kjo problematikë na kthen tek vëmendja që mori aktiviteti prej komunitetit artistik, qytetarëve, mediave e kështu me radhë. Ajo që mund të thuhet që në fillim është se nuk ishte e bollshme.
Sa përfaqësues janë autorët e zgjedhur prej ekipit organizator të festivalit për dramën ballkanike dhe sa ishte ky një faktor në indiferencën që infektoi artistë e dashamirës të artit teatror kjo do të na mbetet një mister. Ëndrra jonë për të parë xhaxhi akademikun që ngjitet me vrull në skenë e na thotë, po pse more stërnipër kjo është drama rumune, po jo more se Filan Fistëku me veprat e veta tre hije dhe dy këngë është ai që i ndrin kurorës jo vetëm ballkanike dhe evropiane por edhe planetare. Le pastaj regjizorë që kërkojnë repertor dhe kërkojnë me insistim të këndohet edhe një herë Kënga e Kongresit apo këngën Jare moj dil ke dera. Po mirë ngjarja po ndodh. Leximi skenik ndoshta nuk është një ndër eksperiencat më mahnitëse që ofron teatri dhe kjo amniston profesionistët që shijojnë mes shtrojesh të ngrohta tekstin që e zgjedhin vetë. Gjithsesi, sonte do të ketë shfaqje.