SHERLOK HOLMSI DHE LANGOI I BASTERVILIT
Atmosfera teatrore e kryeqytetit po ringjallet dhe ja ku për të disatën mbrëmje të muajit të parë të këtij viti, që patjetër do të jetë i mbarë, vjen hetuesi jashtëzakonisht i talentuar Holmsi. Nga regjizori Shkëlzen Berisha. Po në fillim Dojli që e shkroi në anglisht, madje jo nga një autor më modern amerikan Ken Ludvigu që e shkuli prej romani për të na e sjellë në skenë sërish anglisht dhe nga ku e përktheu, sërish, zoti Berisha.
Për ta marrë të plotë dozën Berisha, ai ishte edhe në një gjysmë dyzinë rolesh gjatë mbrëmjes, disa prej të cilëve edhe kryesorë, që në mbrëmjet e para kishte në role protagoniste Gent Azizin dhe Erion Mustafarajn. Në një vend që shkruhet kaq pak për teatër kur anshkalohet rivaliteti aktorial është gjynah i madh por edhe Berisha me sipërmarrjen e vet na sjell gjithsesi risi.
Ky nuk është një fenomen i pazakontë, aktorët nënshkruajnë kontrata për x shfaqje e pastaj te x plus njishi gjehen mënyra të tjera nga ndërmarrja dhe aty gjithçka ndryshon.
Por në fillim te Dojli, ose më mirë tek Ludvigu, aty hetuesi i famshëm Holmsi dhe miku i tij ftohet nga një mjek fshati të kujdeset për zbulimin e vrasjes së një aristokrati të vendit dhe të kujdeset që kjo mos ndikojë në jetën e nipit të tij që ktehet prej teksasi të gëzojë trashëgimi të madhe ndër të cilat edhe një shqopishtë shumë hektarëshe. Djalë i xhaxhit tjetër është bir i paligjshëm që nën mbiemrin straton ose diça e tillë përpiqet të nxjerrë jashtë pretendimeve secilin prej trashëgimtarëve të tjerë. Dhe përdor një qen stani shumë të madh që e mban për një kohë të gjatë të uritur e ja ushqen imagjinatën me erën e çizmeve të këtij teksanit.
Dojli që i paçim uratën hodhi themele në imagjinatën që na artikulon lojra motivacionale të gjithëve në shoqatën që implemeton kapitalizmin modern burrnor. Letërsia angleze që u rrit me të na ushqeu imagjinatën për gjithë atë kohë.
Holmsi vë re gjithçka dhe e përdor atë dije që fiton nëpër aksione zbulimi në rrafsh të së drejtës penale. I njeh të gjitha lulet, i ndjen të gjitha aromat e ja di emrat që i bëjnë veç e veç deri shumë prej tyre, dhe shikon poshtë divanit një qime që i tregon njëmijë e një gjëra.
Por ajo që na intereson është teatri. Duhet thënë që pjesa kishte spektatorë. Vetë fakti që shfaqja po i mbijeton një transformimi jo të parëndësishëm si largimi i aktorëve në grupin që ka kryesimin e shfaqjes dhe zëvendësohen nga regjizori apo aktorë të rinj të trupës e tillë dhe shfaqja vazhdon të mbetet e suksesshme është befasues.
Një muzikal. Me një skenë dinamike dhe rreze të projektuar prej lartit. Dhe gjallëri. Skenë dinamike. Pantomimë. Ecte, pavarësisht se dikur më herët edhe të kish përfunduar nuk kishte bërë keq. Me realizmë ironike brenda teatrit. Si ç’është ankesa e aktorit për ngarkimin e aktorit me më shumë detyra nga sa do ti pëlqenin, apo mos kuptimi i mbarimit të skenës në mënyrë të përsëritur. Me tone të larta dhe pa ftuar në fanatizëm për korrektësi profesionale pjesa avancon me vetbesim drejt fundit të shfaqjes.
Zoti Berisha realizoi disa personazhe dhe disa prej tyre tërhiqnin drejt karaktereve të skicuar me vija plot. Zoti Stratoni i apasionuar pas fluturave. Këngëtarë opere e muzike tjetër. Kund një shërbyes i ngrirë në tike nervore të gjithë jetës me shikim të fshehur e maniak e herë Dhe i jepte shfaqjes një lehtësi për tu pranuar. Amri Hasanlliu ishte teksani Henri, djali i postës me nofkën ‘thithësi’, xhaxhai i ngrënë nga qeni dhe nipi dhe ndonjë rol tjetër më të pakët. Ai fliste gegërishten e veriut të epërm për të ngjyrosur teksanin. Dhe është i gjallë e mbështet këtë qasjen e trupës së Metropolit për ti dhënë një karakter më fizik teatrit, megjithëse një portret që mezi i shkëputet i rinisë.
Unë mendoj që zoti Berisha ndonjë tastë të tastjerës e shfrytëzonte me të tepër dhe duke parë publikun mund të lejonte një zbutje e qetësi në personazhe si ai i Holmsit për një hero pak më të dashur e të afërt. Po shiko ti tani. Një sallë jo keq e mbushur. Me spektatorë të rinj deri në moshën katër pesë vjeç dhe pesë e gjysëm. Fytyra të reja. Një cift amerikan. Ku ajo u shkri së qeshuri në disa skena. Edhe unë duartrokita me qejf. Se ishte gallatë.