VAZHDIMET SHQIPTARE TË OBJEKTIVAVE DHE QASJEVE TË BE-SË NË LËM TË KULTURËS
Abstrakt
Kultura është një përbërës kyç i asaj çka bën bashkë europianët dhe është e pamundur të mbahet jashtë komunikimeve dhe aktivitetit të institucioneve të Bashkimit Europian, megjithëse kultura mbetet në masë të madhe për tu përkufizuar në arenën e shtetit-komb.
Kultura është një temë shumë e përgjithshme për çfarëdolloj kërkimi që përmblidhet në një reflektim të tillë, por interesant, prandaj ky shkrim sjell një prej shumë analizave të mundshme për gjuhën e përdorur në sektorin e kulturës.
Qasja e shkrimit është të ndjekë konceptin e ‘kulturës’ si përthyhet nëpër strategji dhe dokumenta të ndryshëm në Shqipëri, një vend kandidat që e çmon fort anëtarësinë në BE, sektorin e kulturës. Por fillimisht, duke krijuar për këto kuptime e përdorime të këtij termi, një vazhdë në dokumentat europiane që strategjizojnë veprimtarinë e BE-së në lëmin e kulturës.
Dhënia vëmendje te finesa dhe humoret e gjuhës në dokumentat që merren në shqyrtim e bën qasjen e shkrimit më pak shkencore nga sa nevojitet, por edhe ndihmon që çështjet të mbeten me interes.
Fjalë kyç: Kultura në Bashkimin Europian, kalendarët e kulturës në BE, politikat kulturore në Shqipëri.
I. Hyrje
Kultura përfaqëson një koncept që përfshin aftësitë e shoqërisë dhe mekanizmat e saj për rregullimin e marrëdhënieve të veta, të brendshme e të jashtme, si dhe një veprimtari për krijim në rrafshin intelektual e atë material. Kultura është një element themelor i shoqërisë si një forcë që e ruan dhe ndryshon atë. Kultura numëron ndër kontribues, në të njëjtën kohë, atë që bën njerëzit bashkë e atë që i dallon, aftësitë e njerëzve, krijimtarinë e tyre. Dëshira për produkt kulturor është në bazë të mbrotjes së identiteteve etnike dhe rivaliteteve ndërkomunitare. Por, kultura është gjithashtu një fjalë që sjell kuptime në dokumenta ligjor, në strategji.
Besimi im është që përmes praktikës së thjeshtë të ndjekjes së fjalës nëpër një numër dokumentash të ndryshëm mund të krijohet një rrëfim që fton për një praktikues më të mirinformuar të kulturës.
Qasja e shkrimit
Ky shkrim synon të prezantojë lexuesin me një vazhdë shembujsh të përdorimit të ‘kulturës’ si fjalë nëpër dokumentat që prezantojnë vullnetin qeverisës në nivele të ndryshme; fillimisht në Bashkimin Europian e më tej tek shteti-komb i Shqipërisë. Nivele që përfaqësojnë faza të ndryshme zhvillimi apo vazhdimësi historiko-gjeografike, me objektiva që ndryshojnë, por këto ndryshime përjashtohen disi prej ngritjes së argumentit.
‘Axhenda e Re për Kulturën 2018’ prezantuar prej Komisionit Europian, pranverën e vitit të kaluar, përfaqëson një dokument të rëndësishëm të BE-së që, përveç orientimit të aktivitetit në lëm të kulturës, është tregues për zhvillime që po ndodhin dhe mënyrat se si është qasja ndaj tyre. Krahasimi i këtij dokumenti me atë të vitit 2007, Axhenda Europiane për Kulturën në një Botë të Përbotëshme ofron mundësi për të vendosur një vazhdimësi me plot ndryshime që ofrojnë një tjetër mundësi për të marrë më qartë kuptimet e fjalëve.
Se si kjo përthyhet pastaj në dokumentacionin e shtetit shqiptar është objekt i kërkimit në vazhdim. Sërish duke u përqendruar në përdorimin e fjalëve, pozicionimin e tyre, shpeshtësinë e llojllojshmërinë e kuptimeve, kuptimet që mund të nxirren prej kontekstit në fjali apo paragraf, etj.
II. Disa interpretime të kulturës në gjuhën e legjislacionit të BE
“Llojllojshmëria” dhe “trashëgimia” e përbashkët janë ndër fjalët më të përdorura në përshkrimin e aktivitetit në lëm të kulturës në BE. Por, prapë, ka ndër qytetarë europianë që lexojnë vetëm “përgjithësim” dhe “njëjtësim” mes kulturave dhe braktisje të vazhdimësisë kombëtare, në rezultat të veprimtarisë BE-së. Ndaj BE, që ka qenë një promotor i hapjes dhe zhvillimit ndër vendet anëtare, gjen veten duke furnizuar diskurse populiste ndër rivalitetet politike gjithandej nëpër kontinent.
BE përfaqëson një bashkësi politike dhe ekonomike shtetesh që janë vetë përgjegjës për politikat e sektorit të kulturës, ndërsa institucionet e BE-së, kryesisht, mbështesin ballafaqimin në sfidat e përbashkëta. Në Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Europian, në artikullin 167 thuhet:
"Bashkësia do ti kontribuojë lulëzimit të kulturave të shteteve anëtare, duke respektuar larminë e tyre kombëtare e rajonale e në të njëjtën kohë duke sjellë në krye trashëgiminë e përbashkët.."
"Veprimtaria e bashkësisë do të synojë inkurajimin e bashkëpunimit mes shteteve anëtare dhe, nëse është e nevojshme, të mbështesë e pajisë veprimin e tyre ...”
"Bashkësia dhe Shtetet Anëtare do të kujdesen për bashkëpunimin me vende të treta dhe organizata ndërkombëtare kompetente në sferën e Kulturës, e veçanërisht me Këshillin e Europës."
"Bashkësia do ti marrë tiparet kulturore në konsideratë nëpër veprimet e veta sipas dispozitave të tjera të këtij Traktati, e veçanërisht me qëllim të nxitjes së llojshmërisë kulturore."
Për të siguruar këtë mos ndikim në angazhime të BE-së në kulturë, pushteti mbetet tek Këshilli, i njohur për të qenit organi i qeverive për ndikuar Bashkimin, dhe Parlamentit, i njohur për paqartësi të ndikimeve të veta. Kjo tregohet edhe në pikën 5 të po këtij artikulli që u përmend më lartë, e që thotë: “Në mënyrë që të kontribuohet për arritjen e objektivave që u përmendën në këtë artikull:
- Parlamenti Europian dhe këshilli duke vepruar në përputhje me procedurën ligjore dhe pas konsultimit me Komitetin e Rajoneve, do të adoptojë masa nxitëse, përjashtuar harmonizimi i ligjeve dhe rregulloreve të Shteteve Anëtare,
- Këshilli me një propozim prej Komisionit do të adoptojë rekomandime
Por gjithësesi kjo tërheqje nga ndikimi mbi kulturën nuk është aq e plotë. Në propozimin e vet të fundit për Këshillin, Komisioni prezantoi dokumentin Axhenda e Re e Kulturës.
III. Axhendat Europiane për Kulturën, një krahasim
Axhenda e re për kulturën ndryshon prej të mëhershmeve në shumë mënyra. Ndryshon ajo çka kuptohet me kulturë, objektivat për të, mënyrat se si do të synohet realizimi i saj. Krahasimi me atë të vitit 2007, me titullin “Axhenda Europiane në një botë të përbotshme” nxjerr në pah shumë prej këtyre ndryshimeve.
Ky dokument që u rekomandua edhe prej Këshillit në atë kohë ishte një dokument i rëndësishëm e mjaft i referuar në dokumentat në vazhdim që merren me kulturën.
Ndryshimi mes këtyre dy dokumentave qëndron si në këndvështrimin për veten dhe realitetin ashtu edhe në perceptimin e rolit, dhe dobinë e tij, për të siguruar besim e mbështetje. Krahasimi i dy dokumentave duke pasur parasysh se sa largë është të qenit shterues në prezantimin e një argumenti të plotë ofron mundësi për të ndjekur zhvillime.
Axhenda e re e shikon kontekstin në të cilin ndërton konceptin kulturë të tillë:
“Në dalje prej një krize të rëndë financiare, Europa ballafaqohet me pabarazi shoqërore, popullsi të llojllojshme, populizëm, radikalizëm dhe kërcënime terroriste. Teknologji të reja dhe komunikime dixhitale po i transformojnë shoqëritë, po ndryshojnë stile jetese, vazhda të konsumit dhe komunikimesh dixhitale dhe marrëdhënie forcash në zinxhirin ekonomik të vlerës. Në këtë pejzazh që ndryshon roli i kulturës është më i rëndësishëm se kurdoherë.”
Këto janë fjalët e shkruara në hyrje të nënndarjes për “Sfidat dhe ambicjet e axhendës së re”, ndërkohë që dokumenti i 2007 nuk ka një ndarje të tillë, por në nëndarjen “Qëllimi i komunikimit” thuhet:
“Vetëdija po rritet për faktin që BE ka një rol unik për të luajtur në promovimin e pasurisë kulturore dhe llojllojshmërisë, edhe brenda BE-së edhe nëpër gjithë botën. Ka gjithashtu vetëdije se kultura është një shquajtës i pazëvendësueshëm për realizimin e objektivave strategjikë të BE-së për begatinë, solidaritetin dhe sigurinë, ndërsa garanton një prani më të fortë në skenën ndërkombëtare.”
Për të dëshmuar edhe më tej këtë tërheqje prej unikalitetit e rolit, në këtë komunikim të ri të komisionit, Axhenda e re na sjell aktin e njohjes së një ftuesi në këtë komunikim, dhe ai është një konstelacion institucione Europiane. Siç tregohet në paragrafin e fundit të hyrjes në axhendën e re:
“Axhenda e re europiane për kulturë i përgjigjet ftesës së Drejtuesve Euopianë për të bërë më shumë, përmes kulturës dhe edukimit, për të ndërtuar shoqërinë kohezion dhe ofron një vizion për një Bashkim Europian tërheqës. Ai synon të mbledhë gjithë potencialin e kulturës për të ndihuar ngritjen e një Bashkimi më përfshirës e të ndershëm, duke mbështetur risinë, kreativitetin dhe qëndrueshmëri në punësim e rritje[1].”[
Axhenda e 2007-ës, megjithëse goxha më e gjatë nuk e pati të nevojshme të bëjë një referencë të tillë në marrëdhënie ndërinstitucionale. Në vend të saj kemi një bollëk referencash poetike dhe besim e mbështetje në intelektualitet. Në përkufizimin e kulturës në Axhendën Europiane për Kulturën në Botën e Përbotshme thuhet si vijon:
“Kultura është në zemër të zhvillimit dhe qytetërimit njerëzor. Kultura është ajo që i bën njerëzit të shpresojnë dhe ëndërrojnë, duke ngacmuar ndjesitë tonë dhe ofruar rrugë të reja për ta parë realitetin. Është ajo çka i bën njerëzit bashkë, duke shtjellë disalogun dhe joshur pasionet, në një mënyrë që bashkon në vend që të ndajë. Kultura duhet parë si një tërësi trajtash të shquara shpirtërore dhe materiale që e karakterizojnë një shoqëri dhe grup shoqëror. Ajo përqafon letërsinë dhe artet si dhe mënyrat e jetesës, sitemin e vlerave, traditat e besimet...”
Komunikimi, që prezanton axhendën, fillon me një referim të shkrimtarit e teoricienit të kulturës, zvicerianit Denis de Rougemont:
"Kultura është gjithë ëndrrat dhe puna që farkëton njerëzimin. Kultura kërkon një pakt paradoksal: ndryshueshmëria duhet të jetë parimi i bashkimit, mbështetja nëpër dallime është e nevojshme jo për tu veçuar, por për ta pasuruar kulturën akoma më shumë. Europa është kulturë, ose nuk është.”
Më tej axhenda gëlon në referenca prej shkrimtarësh, violinistësh, artistësh. Axhenda e re, nuk ka asgjë nga këto. Një përkufizim i kulturës në terma teorikë a poetikë të saj mungon.
Axhenda e 2007-ës për kulturën kishte këto objektiva:
- promovimi i llojllojshmërisë kulturore dhe dialog ndërkulturor,
- promovimi i kulturës si katalizator për krijimtari në kuadër të strategjisë së Lizbonës për rritje, punësim, novacion dhe konkurueshmëri,
- dhe promovimi i kulturës si një element jetik në marrëdhëniet ndërkombëtare të Bashkimit.
Ndërsa Axhenda e Re Europiane për Kulturën dërguar prej Komisionit Europian në maj 2018, përcakton tre objektiva strategjikë për zbatuesit e vet:
- mbledhjen e fuqisë së kulturës dhe llojllojshmërisë kulturore për kohezion shoqëror dhe mirëqenie duke promovuar pjesmarrjen kulturore, lëvizshmërinë e artistëve dhe mbrojtjen e trashëgimisë;
- mbështetjen e krijimtarisë së bazuar në kulturë në edukim dhe novacion dhe për punësim dhe rritje;
- forcim të marrëdhënieve kulturore ndërkombëtare
Eshtë e lehtë të vihet re se koncepti i kulturës është duke ndryshuar disi kuptimin. Kultura në 2018-ën i shërben kohezionit social dhe mirëqenies. Nga një katalizator krijimtarie, tani mbështet krijimtaria në kulturë, në edukim dhe novacion.
Nënpika e parë e objektivit të parë strategjik në Axhendën e 2018-ës që trajton dimensionin shoqëror të saj tregon se synohet:
“Përkujdesja për aftësitë kulturore të të gjithë Europianëve duke bërë të mundshme një llojshmëri të gjerë aktivitetesh kulturore dhe ofrimi i mundësive për të marrë pjesë aktivisht[2].”
Termi “aftësi kulturore” në këtë axhendë qartësohet me një shënim në fund të faqes që tregon se ajo i referohet ideve të ekonomistit Amartia Sen dhe filozohes Marta Nussbaum.
Duke u përpjekur për një të kuptuar të shpejtë “të aftësive” të përmenduar, unë bëra një kërkim të shpejtë të idesë nëpër faqet e internetit dhe ndër sqarimet e ofruara, dhe mu duk informues ai i fjalorit të Universitetit të Stanfordit që e trajton konceptin e aftësisë kundrejt atij të “funksionimit”. Kur rendisin argumentat e aftësisë thonë:
“… argumenti që Sen dhe Nussbaum sjellin më shpesh është: duke u përqendruar tek aftësitë në vend të funksionimit ne nuk privilegjojmë një rrëfim të veçantë për jetët e mira, por synojmë një rradhë mënyrash të mundshme jetese prej të cilave çdo njeri mund të zgjedhë...[3]”
Për ti bërë më të qartë këto koncepte, axhenda e re i referohet gjithashtu një kërkimi të universitetit të Kolegjit Mbretëror të Londrës, ku termi aftësi kulturore vjen bashkë me konceptin demokraci kulturore.
Prezantimi i këtij studimi thotë se deri më tani, në kulturë “ambicja drejtuese ka qenë që të zgjerohet aksesi në një ofertë kulturore të dhënë, që është e financuar prej publikes ndaj dhe identifikohet si gjëja e mirë. ... që të promovohen aftësitë kulturore dhe të lehtësohet demokracia kulturore, arteve dhe industrive krijuese u nevojitet një refuzim i çdo dikotomie mes amatores dhe profesionales. Në të njëjtën kohë, mundësitë për pjesmarrës të rinj të punojnë me praktikues me eksperiencë […] është një mënyrë e rëndësishme në të cilën njerëzit mund të përgatiten për të krijuar bashkë një lloj të kulturës...”
Axhenda e re, edhe tjetërkund, duket se ka një qartësi më të madhe të praktikave që i qasen kulturës. Ajo diskuton për përfitimet prej kulturës në shëndet dhe mirëqenie. Njeh fuqinë e saj për transformim e rigjallërim të komunitetit me përfitime në edukim, në formësim të qyteteve dhe rajoneve dhe forma të tjera të të qenit prodhimtar. Ajo vë re se shumë europianë, veçanërisht të rinj, punësimin në kulturë e kanë një hyrje të rëndësishme në tregun e punës (në Lituani, Rumani, Qipro, Bullgari, Portugali, Estoni dhe Spanjë pjesa e 15 – 29 vjeçarëve të punësuar në kulturë është më e madhe se gjithë pjesa tjetër në tërë ekonominë.)
Axhenda e re ka një përfshirje më të madhe me Ballkanin perëndimor. Aty thuhet se: “Komisioni dhe Përfaqësuesi i lartë do të promovojë sektorët krijues dhe kulturorë në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të mbështetjes nga Europa Krijuese dhe të konturohet duke përdorur Mjetet e Mbështetjes së Para-Pranimit për mbështetjen e kulturës në vendet e zgjerimit dhe Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në zbatimin e iniciativave flamurmbajtëse të Planit të Veprimit në Mbështetje të Transformimit të Ballkanit Perëndimor.
Ky Plan Veprimi e përmend ‘kulturën’ gjashtë herë, të gjitha herët në veprimin e titulluar “mbështetja e pajtimi dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë”. Në pikat e veta 5 dhe 6 ai thotë se ky plan “Do të përmirësojë bashkëpunimin në kulturë dhe sport, përfshirë punë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore të Ballkanit perëndimor, të luftojë trafiqe të paligjshme vlerërash kulturore dhe të promovojë prodhimtarinë kulturore e krijuese të tij, përfshirë pjesmarrjen në programin Europa Krijuese 2018.”
Vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë plotësisht të shoqërizuara në Vitin Europian të
Trashëgimisë Kulturore dhe do të përfshihen në gjithë ngjarjet e iniciativat e që kanë lidhje. Lançimi i Rrugës së Trashëgimisë BE – Ballkan Perëndimor që përfshin një sërë ngjarjesh që kremtojnë trashëgiminë kulturore në gjithë format e veta[4]”[
IV. Shqipëria, kultura në një shembull prej Ballkanit Perëndimor
Në lëvizjen prej një niveli organizimi politik, si në rastin e BE, në një tjetër, në atë të një shteti, sjell një ndryshim në përdorime të kulturës si fjalë dhe objektiv i praktikës. BE nuk trashëgon problematikat e shtetit në marrëdhënien me kulturën. Fqinjësias është një koncept më i largët. , ajo mbetet në dimensionin politik.
Shteti edhe mbështet kulturën në shkolla, përmes lokales, profesionales, asistimit të sipërmarrjes, etj. Ndërkohë që ka edhe konsumatorë të kulturës prodhues, artistë e krijues, njohës e shpërndarës, që gjithashtu kanë një zë, dhe tentojnë ta mbajnë lartë. Por Bashkimi Europian e përcakton se kultura rri brenda shtetit komb si fushë kompetencash. Dimensioni politik që BE e ka më të pranueshëm është shumë i rëndësishëm edhe në Shqipëri.
Por më së pari. Në Shqipëri me mjaft rëndësi, në terma të diskutimit politik, është raporti i Komisionit të BE-së. Ai jo vetëm që prezanton gjetjet e një vëzhgimi në vazhdimësi por edhe ofron legjitimitet për debatet e brendshme politike dhe është pjesë e narrativave partiake. Raporti i Komisionit në vitin 2018 përmend së pari fjalën ‘kulturë’ kur vlerëson aftësitë e vendit për të marrë përgjëgjësitë e anëtarësisë. Aty thuhet:
“..vendi është i përgatitur disi në shumë fusha, të tilla si kontrolli financiar, edukimi dhe kultura, ose ka njëfarë përgatitje në fusha që përfshijnë prokurimin publik dhe statistikën.
Duket e vështirë të gjesh kulturën (dhe edukimin) pjesë të sektorëve që kanë metodologji të matjes së rezultatit shumë më të qartë. Dhe në fakt kultura nuk qartësohet për kuptimin e saj gjatë gjithë dokumentit. Ndër 37 përmëndje të fjalës ‘kulturë’ në raport 20 janë si pjesë e fjalës agrikulturë, pastaj pesë si akuakulturë, pastaj edhe si pjesë e togfjalëshave kulturë administrative, ministri e kulturës, sektori i kulturës, strategjia e kulturës. (Komisioni gjeti gjithashtu se ndihma e shtetit ishte rreth 0.15% e GDP-së dhe shpërndahej si ndihmë horizontale në fushën e trajnimit, kërkimit dhe zhvillimit, punësimit, kulturës dhe ndihmës për sipërmarrje të vogla dhe të mesme. (Veç kësaj për kulturën shpenzohet 0.12% e GDP, si buxhet i Ministrisë së Kulturës.)
Në vitin në vazhdim Shqipëria duhet të miratojë dhe zbatojë strategjinë kombëtare për kulturën për vitet 2018-2022 për ruajtjen e trashëgimisë. Por ende nuk është miratuar, ndërkohë mbeten pak dokumenta që mund të shqyrtohen për kthjellim të çështjes.
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim II, që është dokumenti më i rëndësishëm në orientimin e veprimtarisë së shtetit shqiptar, e përmend fjalën kulturë 72 herë në 221 faqet e veta. Nuk ka një interpretim të konceptit, por kontekste të ndryshme ofrojnë mundësi për interpretime. Në njërin prej rasteve që lejon për një kuptim të ‘kulturës’ në terma të përgjithshëm, psh:
“Burimi më i rëndësishëm në Shqipëri janë burimet njerëzore dhe për rrjedhojë shoqëria dhe kultura e saj. Pikërisht në këto segmente të shtetit qëndrojnë të gjitha ato vlera themelore për lirinë, barazinë, mirëqënien dhe sigurinë e personit dhe pronës. Së bashku me sistemet e mirëqeverisjes, demokracisë dhe shtetit ligjor janë dimensionet njerëzore dhe sociale të Shqipërisë ato që qëndrojnë në themel të rritjes ekonomike.[5]”
Kultura një herë referohet si një segment i shtetit? Sëbashku me shoqërinë. Një rrjedhojë nga burimi më i rëndësishëm, burimet njerëzore, që përfundon në një segment i shtetit. Shoqëria dhe kultura janë nga i njëjti burim. Pavarësisht se marrëdhëniet rrjedhimore edhe mes tyre janë shpesh objekt i interesit në të kuptuar të shoqërisë apo kulturës dhe diskutojnë rolin e kulturës në lindje të shoqërisë apo anasjelltas. Natyrisht ky është një lapsus i shkrimit të dokumentave, pa ndonjë domethënie kushedi çfarë dhe korrigjimi i tij nuk mund të shpresojmë se do të ngjallet në një hero përllash, por në kontekstin e përgjithshëm mund të nuhasim një lapsus sistematik që padyshim thotë diçka për frymën e dokumentit. Ndaj karakteri i tij anekdotik nuk është i neglizhueshëm.
Strategjia për zhvillim dhe integrim në të njëjtën nënndarje, (11.10) që ka edhe titullin ‘Më shumë vëmendje për artin dhe kulturën’ nis me:
“Situata aktuale. Kultura dhe trashëgimia përbëjnë një prej sektorëve me ndikimin më të fortë nën zhvillimin demokratik të vendit dhe riafirmojnë identitetin kulturor në rajon dhe në Evropë. Sektori ka si synim të thellojë dhe zhvillojë më tej industrinë kulturore vendore, si edhe të mbrojë, të ruajë dhe të integrojë transmetimin e tërësisë së vlerave kulturore të krijuara nga populli shqiptar në shekuj. Aktualisht po hartohet Strategjia Kombëtare e Kulturës (këtu përfshihet edhe arti i trashëgimisë kulturore).”
Pra mbetemi pa një përkufizim të termit, megjithëse kemi dëgjuar diçka për një sektor, për segmetin e shtetit, industrinë kulturore, identitetin kulturor, vlerat kulturore, trashëgiminë kulturore, që është ngritur në rangun e një arti, të ‘artit të trashëgimisë kulturore’[6].
Megjithëse disi shpërqendrues në përdorimet e ndryshme mund të vëmë re se strategjia vë theksin në dobinë që kultura sjell në prodhimtari dhe ruajtje të trashëgimisë.
Ky synim i prodhimtarisë mbetet i pranishëm edhe në programin e Qeverisë, për periudhën 2017 – 2021. Aty kultura trajtohet në ndarjen “Turizmi dhe Kultura”, në nënndarjen “Kultura dhe turizmi kulturor”, dhe sërish theksohet rëndësia e produktit kulturor. Aty thuhet se Qeveria “Në mandatin 2017-2021, Qeveria ka prioritet ruajtjen dhe përmirësimin e standardit të cilësisë në prodhimet kulturore, intensifikimin e investimeve në këtë sektor, pavarësimin e skenës kulturore nga strukturat publike (duke shtuar burimet e financimit dhe partneritetet publik-privat) dhe shfrytëzimin e kulturës si burim ekonomie dhe turizmi.”
Ndjekja e termit kulturë nëpër programin e Qeverisë sërish tregon mungesën e një përkufizimi, ndonëse vetë termi përdoret në një sërë kontekstesh që përfshijnë kulturën e ushtrimit të pushtetit dhe kulturën e trafikut në qarkullim. Dhe plot akuakulturë
V. Përfundime
Përdorimet e termit ‘kulturë’ nëpër dokumenta trashëgojnë vështirësinë që haset edhe në shkencat shoqërore e filozofi. Shteti dhe organizata mbishtetërore e Bashkimit Europian reflektojnë vazhdimësi në përdorimet e tyre të termit dhe ato lejojnë që të synohet edhe më tej harmonizimi.
Kultura është me rëndësi të madhe si zgjidhja e vetme për shumë kërcënime, por asaj i njihet pavarësi e pjesshme prej synimit ligjor e politik që ndjek rrjedha më të përkohshme. Ndaj megjithëse përcjellëse kumtesh madhore ajo mbetet pak e synuar në përmasën e vet.
Pak kohë më herët termi multikulturalizëm ishte pjesë e retorikës shtetërore nëpër vende të ndryshme të Europës, por qasja e ideuar nga ky koncept rezultoi e paaftë për të ndihmuar bashkëjetesën dhe integrimin. Që nga ajo kohë kanë vazhduar përpjekjet për plotësimin e mjeteve konceptuale. Aftësitë kulturore dhe demokracia kulturore përfaqësojnë një propozim në këtë vazhdë.
Mendimtarë të politikave sociale mendojnë se ndryshimet që do të vijnë në kulturë prej një qasje të tillë do të lehtësojnë mësymjen drejt “jetës së mirë”, sipas imagjinatës së përgjithshme. Kjo do të lehtësojë ballafaqimin me sfidat ekonomike e mjedisore që kërcënojnë planetin. Nga ana tjetër rikonfirmohet besimi se nuk ka ndonjë lloj të kulturës që qëndron mbi të tjerat.
Në kushtet e demokracisë kulturore dhe llollojshmërisë së kulturave BE mund të ketë mundësi të shtuara për kultura të angazhuara profesionale ose qytetare, ose hobi ose ndonjë lloj nxitje tjetër kundrejt kulturave etnike apo fetare që krijojnë identitete të ngurta që pastaj kërcënojnë tërësinë politike të BE-së.
Shqipëria do të ketë vështirësi në ndjekjen e këtij kuadri të ri konceptual në fushën e kulturës. Qeveria shqiptare duket se ndan pak burime e reflektime për fushën e kulturës dhe e sheh kulturën fort të instrumentalizuar.
Kanalizimi i një mbështetje më të madhe drejt njësisë së vogël dhe preferencave kulturore të saj dhe mënyrave për ti përmbushur ato është një sfidë që BE do të duhet ta përcjellë edhe drejt shtetit. Në Shqipëri shteti duhet të asistojë pjesmarrësit në demokracinë kulturore për të qenë të aftë të bëhen pjesë e një tërësie europiane.
Shenime
[1] https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:52018DC0267&from=EN
[2] https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:52018DC0267&from=EN
[3] https://plato.stanford.edu/entries/capability-approach/#whaKinTheFra
[4] https://ec.europa.eu/commission/sites/beta-political/files/annex-communication-credible-enlargement-perspective-western-balkans_en.pdf
[5]http://www.mod.gov.al/images/PDF/strategji2016/SKZHI_FINAL_QBZ.pdf
[6] Por, fatmirësisht një përkufizim gjendet tek ligji. Në pikën e tretë të nenit 4, të ligjit “Për artin dhe kulturën” thuhet: "... Kulturë, në kuptimin më të gjerë të saj, përfshin: a) tërësinë e tipareve shpirtërore, materiale, intelektuale dhe emocionale të një shoqërie apo të një grupi shoqëror; b) fushën e zhvillimit shoqëror, që përfshin krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, art, letërsi, në shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore. http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2010/PDF-2010/166-2010.pdf