KUSH E SOLLI DORUNTINËN? APO SIKLETET E KAPITEN STRESIT
Më së pari i urojmë ditëlindjen shqiptarit shembullor e fatosit në letra, shkrimtarit Ismail Kadare që i bëri 80 vjet që është ndër ne e na tregon e i tregojmë për vete e për vete.
Në nder të tij ishte sjellë shfaqja për të cilën bëhet shkrimi. Kush e solli Doruntinën? Ndërtuar mbi mbi novelën e Kadaresë me të njëjtin titull e që në formën e vet të parë sillte një vazhdim të një poeme popullore, që tregon se si për të mbajtur besën e bindur urdhrit të nënës, çohet prej së vdekuri e vete të marrë motrën e martuar largë Kostandini, i cili u shua me vllazni pak kohë pas dasme. Ai u përkujdes për nënën e vet dhe një natë të errët u ngrit nga varri e guri i varrit ju bë kalë e vajti e mori motrën martuar largë. Fati tragjik i gjeti të dyja pastaj.
Tërheqja e kësaj legjende drejt realitetit që ne e njohim ishte një gjetje që Kadare e pati bërë në një klimë ndryshimesh politike e riskulpturimi të shqiptarit e shqiptarisë. Historikisht nuk e mbajmë mënd tamam, por ama ngjarja e dramës ka karakter organizimi perëndimor, paraosman. Krishtërimi bizantin.
Një kryepeshkop përshkruan kufirin e pakalueshëm të legjendës në botën tonë. Atë të besimit se vetëm Krishti u ngjall së vdekuri dhe protagonisti, zoti Stres është një kapiten që heton se si ndodhi kjo gjë e si të përmbahet rreziku i një bestytnie të re e tëpadobishme në popullatë. Madje rebele. Një besim i ri. Besa. Ndoshta?
Por hall i madh se shfaqja nuk na pëlqeu.
Skena e sallës së madhe në ndërtesa të universitetit të arteve e ftohtë dhe e pakuruar në klimë njerëzore. Një grykës i vogël me siguri që qesh i kënaqur në dritaret e përdhesërisë teksa mileti shtrëngron gjunjët nëpër hekurishtet e veshura me jastëkë, apo nënkresë sic do ti thoshte Kadareja, tek salla përndryshe e lartë e dinjitoze.
Një violinë u përpoq të ngjallte një klimë sapo ftesa që mos pinim duhan i mbylli gjithë ftesat e tjera disiplinore. Kur fap, Kapiten Stresi ngrihet për këmbësh dhe hap shfaqjen me lëkundjen kokëposhtë të një njeriu që donte të na kujtonte një kryq që tani ishte gjithashtu kokëposhtë. Ca neone të vendosur si kryqe ndriçonin kufirin e pasëm të skenës. Një instalacion, lale.
Zoti Stres, po ai dora vetë qëndroi kokë poshtë nën një vuajtje mbi njerëzore të një kapiteni hetonjës jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe ndoshta të përzierë emocionalisht në hetimin që do ndodhë. Një i dyshuar i mundshëm.
Regizori i verës, Laert Vasili ishte aty si zoti Stres. Një hero që mbrojti qendrën e skenës me fanatizëm. Kishte vizatu burri i huj një metër katror mu në qendër të skenës dhe nuk la njeri të kalonte aty. Dhe për fat të keq shyqyr që nuk la.
Ulet ky tani dhe është si në jerm. I sikletosur, shumë pranë i rrinë dy aktore që në fakt janë dy vartës të tij me interesa të gjalla në ngjarjet lokale. Nuk e kam idenë, dy togera të rinj dhe ambiciozë? Kanë edhe emra më duket. Ato janë edhe kori. Dy soliste në korin me dy koriste. Nëpër plasmasë veshur me rroba që nuk ja lehtësonin hiç rolin vajzave.
Zoti Vasilli ishte treguar më i kujdesshëm me veshjet e veta. Xhaketat e tij të gjata ishin elegante, madje edhe ajo që nxorri nga rëra që mbulonte varrin e Kostandinit për ta veshur këndej nga fundi ishte e bukur, megjithëse u bë e pahekurosur. Ai na tregoi trupin e tij muskuloz shtrrënguar me një rrip lëkure. Zoti Stres ishte një arbër i vërtetë. (Shiko po nuk doli pellazg ai kodosh.)
Edhe kjo përpëlitja që ka protagonisti gjatë kohës e rrjedhës së hetimit vjen qëndrore, ai është aty për të hetuar gjithçka. E shoqja i vjen. Ca shiritë të gjatë plasmasi me bojë të holluar ndriçimi lejojnë të përtejmen e të këtejmen të bashkëjetojnë e ai ti shohë tek ndodhin.
Në rast se do të na duhej të krijonim një krahasim me një vënie të mëhershme në skenë prej trupës së bollshme e të mirëmbështetur të trupës së Teatrit Kombëtar, në skenë do kishim një lumë personazhesh që kontribuonin. Këtu janë pak. Nëna është aty. Doruntina nëpër qese. Vjen peshkopi dhe ai që merr përsipër fajin. Delegacioni nga jashtë, dhe gruaja që e thamë. Dhe kur janë pak kanë nevojë që të mpaken edhe vetë. Pak e të mpakur.
Kostandini ishte pas qesesh të ndriçuara pak, tek jepte besën ose fliste me të motrën në udhëtim. I mbetur vetëm në atë shkretëtirë personazhesh ai nuk mund të vinte shumë. Se po të vinte në skenë e kapte zoti stres se ai ishte aty gjithmonë. Ndaj i fshehur ai përsërit ngjarjen. Stresi i çoroditur prej zjarrmit të nuk di çfarë përpëlitet fort. Konstandini i Vasilit është pa fort bindje dhe karakter. Ndryshe nga pjesa e shkruar prej Pirro Manit dhe Edmond Budinës në realizimin e shfaqjes në 1990-ën kur mbështetja e martesës së Doruntinës largë tregonte dëshirën për të thurur marrëdhënie me Evropën e qytetëruar, Konstandini i Vasilit i dëshiron të mbajë largë objektin e dëshirës së tij të pakontrollueshme? Skena nga dasma e tregon tek vetë Konstandini ynë i lëshohet dhëndrit evropian dhe e shtyn e thotë se ajo është vetëm e imja e merr dhe ikën. Vetë kapiten Stresi paska qenë një admirues e dëshirues që mund të jetë i dyshuar siç edhe thamë.
Zoti Vasili ka bërë një tekst të mbledhur fort. Mendoj që gjithsesi zoti Vasili ka një qëndrueshmëri në pëlqimet e veta. Ai pëlqen ritmet e larta ndonjëherë deri në shpërfillje të tekstit. Ai përdor pjesë të caktuara për mesazhe të llojeve qëndrime dhe mendime, reflektime dhe një pjesë tjetër të bollshme të shfaqjes e len për përdorim prej spektaklit. Instalacionet e veta. Ai nuk ishte personazh. Ai ishte një instalacion-personazh.
Peshkopi ishte zoti Bujar Lako. Me një kostum akoma më të keq ai për pak minuta duhej të sillte zemërimin e kishës dhe pushtetin e saj të atëhershëm. Koka perandorësh për më pak rrokullisen andej këndej.
Respekti për zotin Lako dhe kontributin e tij na e mban gojën për tu tallur me kapelen e tij që çuditërisht nuk ishte e një peshkopi. Dhe ai ishte një luftëtar me benevrekë lëkure nën pelerinën e kuqe.
Një karakter nervoz i personazhit që dukshëm nuk kishte çi merrte zotit Lako. Megjithëse është fakt historik se peshkopët kanë qenë edhe luftëtarë që kanë luftuar me trimëri në mbrojtje kalashë të mëmëdheut.
Fajpranuesi. Viktor Zhusti. Me një kollare të kuqe të trashë dhe pantallonat e këmishën e zezë, me barkun topolak dhe qeshjen rinore ishte gati simpatik. Gjynah, se edhe do ta torturonin. Ai kërceu me dhe e preku Doruntinën e bukur. Madje tha se edhe i kishte bërë atë gjënë që ti e di vetë. Një tango vallë? nuk e mbaj mend tamam.
Zonja Xhepa nuk improvizoi fort veç leximit të ca letrave që i kishte pas dërguar kontit që u lexuan të regjistruara prej saj e ku ajo hidhte farën e dyshimit se ishte një dëshirë incestuale dhe një vullnet për ta shtypur atë në vendimin e Konstandinit për ta martuar motrën largë. Dhe kishte të bënte kjo me ringjalljen kohëshkurtër të tij.
Doruntina. Diçka e panjohur mbeti. Ajo doli dhe lëvizi por nuk e njohëm tamam. Rrobat nuk i rrinin mirë. Kur ishin moderne ato nuk ja nxirrnin në pah hijeshin epshndjellëse të kohës sonë, e kur ishin të kohëve të ngjarjes ato nuk i mban mend. Njësoj si me vajzat që i ndihnin zotit Stres, rroba të shtrënguara jo seksi, jo ceremoniale, jo ushatarake.
Me anashkalimin e tekstit për të krijuar qendrën e rëndesës tek atmosfera zoti Vasili konfirmon një prirje të tijën dhe tematikat që ai zgjedh në fakt janë të atilla që kanë rezerva të bollshme për polemikë. Por pastaj ai zgjedh ca shtigje të lehta për tu ngjitur majash të thepisura sa ja heq lezetin ngjitjes. Theksimi i të pavetdijshmes, seksuales, trupores kundrejt të arsyeshmes, burrnores e mbinjerëzores në veprën që ngjizej tek Kadareja është interesant dhe do ishte i pëlqyeshëm meqenëse këto janë kërkesa të kohës sonë, por ëndrra për një monodramë të tijën e ka rrokullisur zotin Vasili brenda një tentative që mbetet e tillë deri në fund.
Gjuha është e lehtë e nuk ndjek dramaticitetin e trupit që varet kokposhtë dhe i papushtuar nga djalli kalon kohën në seanca ekzorcizmi.
Trupa e teatrit Aleksandër Moisiu e prirë prej veteranësh të elitës skenike shqiptare nuk ja dilte të mbante një imazh kompakt të shfaqjes. Ndjehej varfëri, lodhje, diskordancë.