Pavlovi i madh, që tregoi se refleksi mund të kultivohet tek qenia, dhe pastaj refleksi mund të kultivohet në mënyra lloj e lloj me zgjatjet e stërzgjatjet që dëshirohet nga një autoritet, që i barabitet kërkesave, ka gjetur tek Odhise Paskali një idhtar të vlerë. Një idhëtar që ja sjell shikimin e qetë e të fiksuar të babait të dijes për refleksin dhe pjellat e tij në në të menduar qetë e paveprim, në veprim të menduar mjaftueshëm, veprim të pamenduar jorefleksor, në krijim, e shijim të krijimit, përfshirë këtu të ngrënë e të qirë, mu kwtw mes nesh.
KokatOdhise Paskali ishte në ekspozitë të arkivit të galerisë së arteve. Në dysheme, atje në fund të një zinxhiri të gjatë kokash na ishte Pavlovi i Paskalit që mbante në qafë një etiketë dhe ka besim se do ti jetë ngarkuar për të mësuar një refleks që po i largohet kësaj kategorie fatkeqe, e po shkon me filozofët dinjitozë dhe nuk do të ketë më nevojë të ngordhë qentë e shkretë për të ngrënë.
Për vajtjen time atje ju kam treguar[1] por i lashë pa përmendur një lukuni bustesh e më pak prodhimesh të tjera më pak bustorë, që po i përmendim tani pse nuk mund të ishin pa interes.
[1]'www.oltionkadaifciu.com/muzeu-i-piktureumls-seuml-zoteumlruar-teuml-gka-teuml-rsh-seuml.html Shqiptarët gjithësesi mbesin aty për të vazhduar rrëfimin e tyre. Me kokë. Një rrëfim i gjatë me koka plot. Vëmendja jonë ka shkuar sa tek heroi epik që imagjinata na e ka furnizuar, aq edhe tek i vërteti, bashkëkohori, i afërmi a i sugjeruari.
|
Ashtu si në rastin e pikturave këtu prurja është e bollshme, e mjafton të keshë nge se e gjen atë që do. vetëm se si në rastin e parë je kurator në ekspozitë të tënde, hajde zgjidh. Ça të duash?
Por spango nuk e prish dot këngën e këtij fyelltari thuajse simpatik. |
Hiq Pavlovin, ndonjë kinez nëpër të, ndonjë mjeshtri të tjerë të të rrëmihësve të instiktë gjithë kokat e tjera ishin shqiptarësh. "Shqiptarët nëpër vegla skulptorësh bashkëkombas gjatë viteve 40 - 90."?
A mund të zbulojmë diçka në to për mollëzat? Kokërdhoku i syrit në skulpturën shqiptare realiste dhe refleks nxitëse të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të? Dalta e gurit dhe përparësistë e saj në krahasim me punimin e allçisë me gishta për të fshehur rrudhat e moshës? Dashuria, dhe pjekuria në syrin e tij apo saj. |
Por po flasim për art e arti nuk mungon. Sërish krijuesit. Ku e kërkojnë të vërtetën? Ku e tresin shikimin për të ngrënë ushqimin e mendim-veprimit hyjnor. ndoshta? Ku e kërkon skalitësi shquarjen e lavdinë e vet?
Megjithëse ngulmi ynë për të renë është disi i diagnostikuar në dimensione kontinentale të kulturës, ne, prap fitojmë më të madhin kuptim nga mënyra se si artisti dhënë e ka rirealizuar arealin e zgjedhur dhe si vjen vepra në arealian që spektatori përfaqëson si unikalitet pranie e vazhdimësie në humore e dituni, e kujtesë e mbresë, e diellë e kthesë.
Kush mund të jetë spektatori? Spektatori nuk mund të jetë veçse ai që tërheq vepra dhe nëpërmjet saj autori. Por autori është e vështirë të dihet. Siç thamë aspekti kuratorial e ka titullin po hapim këto dyer. |
Në rrjet ka një informacion më të qartë për to se kush i bëri e kur, por mbetet i paplotë e sidomos jo i disponueshëm gjatë vizitës, por siç e thashë edhe për emra e data edhe nuk është se na mungojnë edhe se na pasurojnë kushedi se sa. Vdekja e autorit është lajmëruar prej t'holluesish kulturorë francezë, si Bartezi që fliste për vdekjen e autorit, si mbijetesë e krijonjësit, që atëherë. Ju edhe vetë e keni parë që emrat vaniten diku.
|
Po ky personazh këtu lartë kush është? Duket si një luftëtar prag arbëror i jugut dikur në errësirat kur kishte akoma edhe ndonje ilir. Me një si parzmore ku kujtimi i një shqiponje i bën dekor një pisqolle të shekullit të tetëmbëdhjetë, paksimumi 17-të, e ai na qorrolleps tek mëdyshja për karakterin nëndijor të luftëtarit.
|
Pra ka një estetikë që përsëritet. Një model i mbajtjes së mustaqeve në këtë kohë në këtë vend që sjell një aftësi për angazhim në tiparet burrërore. Një imazh i furnizuar në qelqet e Marubit e ndoshta edhe prani të plakut si ky diku aty. Dhe një tërheqje tek skulptori që krijoi në vitet e pas 45-s ngjet. Një imagjinatë furnizohet me imazhe. Fatmirësisht aty vjen edhe gruaja.
Në fillim duket sikur nëpër nëntekst flitet për një vështirësi për të gjetur cilësi estetike të veprës, për mjeshtrinë eautorit, për aftësinë e tij për të depërtuar aty brenda, për ti daluar raportet e për ti mbajtur e mend e për të ditur ti derdhë jashtë vetes e fill e në gur, por po të shikosh prap e më me qetësi botë e mëvetshme gjallon. Me burra e gra që çojnë burra e gra nga transhendentja për të na mësuar të shikojmë më mirë burrat e gratë kur ti hasim në realitet. Ose të paktën që të dukemi sipas një estetike të kultivuar. Ose të paktën ta kemi orientuar disi dikah atë lëmshin e zjarrtë të gjallimit që strehoet tek 'unë mendoj pra jam"-i kartezian, e ksi senesh.
Ndonjë magji e sinqeritet nervoz të ndjenjës ndoshta e gjejmë, por të hollë. Ndrydhur e maskuar që në modelin e artistit lëre më tej shtypja e tij deri në konformim.
Ndonjë magji e sinqeritet nervoz të ndjenjës ndoshta e gjejmë, por të hollë. Ndrydhur e maskuar që në modelin e artistit lëre më tej shtypja e tij deri në konformim.
Nuk mund të lemë pa shfrytëzuar këtu faktin që koka këtu sipër, përkrah kapedanit është bërë nga skulptori Kristaq Rama (ashtu si edhe plot vepra të tjera që ndoshta janë në fotot më sipër, por edhe të tjera plot) babai i kryeministrit Rama. Pavarësisht se pse pa ndonjë domethënie të veçantë në kontekst të ekspozesë së krijimit artistik, fakti është i marketueshëm. Dhe tema bëhet edhe më interesante kur shikon një damar relatisht të trashë mbi vetull të djathtë që është përfshirë disi në një plasë kafkore mbi fytyrën e praruar me një kushëri të bojës. po vjen fushata dhe gjithçka që shkakton pak mobilizim i shërben të gjithëve. Me siguri vetë Edvini i tha Erzenit të mos e harronte dikuh. Ka edhe një element disident të drurit me nyje që kujton një bri dalë në tëmthin e epërm të diktatorit e nga ana tjetër është vetë udhëheqësi.