jo jo, prit se ...
  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Antigona, Brusque, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Don Kishoti ne TK
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • netet ballkanike
    • Nje jete me ty
    • kujtesa e ujit
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Pirandelua i patekst
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • shopping and fucking - prishtina
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • liri ne bremen - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • gjymtyret e gjergos
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • JOTEATRI/JOKRITIKA
    • mbi natyren e dasive politike
    • New Page
  • Filmi/Kritika
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu >
      • Bota - Logoreci & Elezi
  • Pak më sistematik
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri >
      • letërsi nga unë >
        • prozë >
          • lufta e dyte boterore dhe ...
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Gjergos' Limbs
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
    • referendume, Homeri
    • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • siqyshtek
  • Untitled
  • New Page
  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Antigona, Brusque, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Don Kishoti ne TK
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • netet ballkanike
    • Nje jete me ty
    • kujtesa e ujit
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Pirandelua i patekst
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • shopping and fucking - prishtina
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • liri ne bremen - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • gjymtyret e gjergos
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • JOTEATRI/JOKRITIKA
    • mbi natyren e dasive politike
    • New Page
  • Filmi/Kritika
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu >
      • Bota - Logoreci & Elezi
  • Pak më sistematik
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri >
      • letërsi nga unë >
        • prozë >
          • lufta e dyte boterore dhe ...
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Gjergos' Limbs
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
    • referendume, Homeri
    • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • siqyshtek
  • Untitled
  • New Page
jo jo, prit se ...


Gishti, nga Doruntina Basha, e paska këtë titull pse nusja e tendosur nën stres çan veten me thikë në gisht. Kjo gjakosje bëhet shkak që vjerra të ulë presionin dhe të krijojë hapsira për komunikim për kohë të mjaftueshme sa të kemi një dramë. Një gisht tjetër që përmendet në pjesë është ai  i nënës së vjehrrës që dikur në të kaluarën kishte prerë fare gishtin duke gatuar. E vetë vjehrrës i ra barra të kujdeset për familjen kur nëna u sëmur. Një nga këta dy gishta i dha titullin kësaj pjese tragjike. Ose të dy ata gishta dhe plot të tjerë. Gishti, kjo shqisë e prekjes, megjithëse adresë jo fort dinjitoze e gjeografisë trupore, trup mbetet.
Historia është e Kosovës si dhe autorja. Historia është e tillë: Dikur, ulen për të ngrënë bukë. Dëgjohen zhurma jashtë. Babai urdhëron birin njëzet vjeçar që të dalë e të shohë. Djali vesh këpucët e të atit për kollaj e del. Aty ka ushtarë që i rrëmbejnë e i hipin në kamion. Del edhe baba i nervozuar pse djali ja veshi këpucët, e rrëmbejnë edhe atë. Dhe tani një nënë e brishtë në thyerje për dhjetë vjet i pret përditë. Krijon ato shenjat e veta për mbërritjen. I pret në mars, i pret kur ka stuhi, i pret gjithmonë. Dhe nusja rri me të. Herë duke besu edhe vetë, herë duke e dit shumë mirë. Ndër fqinj njerëzit që ishin rrëmbyer ishin kthyer tashmë të mbyllur nëpër qese plasmasi të zeza. Ndër ato mijëra që janë të humbur në Kosovë padyshim që kjo histori është e vërtetë.
Dhe vjerra bën shtrigën me nusen që rrezikon t’ja marrë dashurinë e të birit. I mbrohet përçarjes në marrëdhënien familjare dhe e bën zap e e ngarkon me detyra. Fillimisht shfaqja i mëshon situatës së vjehrrës e nuses dhe e le disi në plan të dytë rrëmbimin e zhdukjen e të zhdukurve që edhe në narrativë bëhen pjesë e komunikimit diku nga fundi. Dhe kjo ndarje e të gjallëve me të gjallët jep konkretësinë e nevojshme për tu përfshirë.
Dhe aktoret e nisin shfaqjen me përsëritje të këtij komunikimi ritual. E kujdeset për cantat, e gjërat e tij e gjellërat për të, e bëhen gati të ikin diku. Nusja do iki fare te nëna e vet. Dhe nëna e saj shahet. E soji i saj. Dhe plaka është e egër e dhunshme, autoritare përçmonjëse. Dhe në këtë komunikimin ritual të kësaj përditmërie, ishte gjaku ai që siguron qetësinë për pak, dhe kjo vazhdon.
Pra është e qartë se barra emocionale që duhet të përcillet është e madhe. 
Regjizore Bojana Laziç e dramatizuse Olga Dimitrijeviç. Me aktoret Rozi Kostani dhe Ina Morinaj.
Regjisorja ka vendosur që disa mesazhe të përcillen prej gjuhe trupore e lëvizje intensive, apo fjalës së përsëritur. Përdorimi i simbolit është i shtuar nëpër pjesë, e megjithëse ai është i spikatur e i përzgjedhur që të përcjellë ngarkesën e përgjithshme, është ky përdorim që e përmban disi tragjizmin, na mban pranë idesë së teatrit e shfaqjes e na lehtëson kapërdirjen e rrëfimit.
​Kjo qasje krijon gjithë komoditetin e nevojshëm për aktoret që ta mbajnë vëmendjen te vetja e të mbeten të natyrshme, megjithëse u duhet të jenë përcjellëse të emocioneve e brenda situatave që kondensojnë periudha e ndjesi që tejkalojnë rrethanoren. Të sigurta që notat e larta nuk do të bien në falsitet, prej natyrës së pjesës, të dyja aktoret kanë lirshmërinë e nevojshme për të mbledh simpati e për të impresionuar.
Edhe Kostani edhe Morina janë të këndshme e në lartësinë e detyrës.
Pjesa duket se ka nevojë për njëfarë familjariteti prej sallës e spektatorit dhe e kishte. Personazhet lëvizin brenda një banaku katror, me brinjë diku tek katër metrat e pa dalje, që vetë është i vendosur në mes të sallës Gëte, të Teatrit Eksperimental. Vizita ime e parë aty. Dru ngado. Muret me dërrasa, karriket e mira, largësia e rreshtave e duhura. Ndriçimi i mirë. Ngrohtë. Me dyer nga të katër anët. Me një të hapur kurioze atje lartë.
(Shtojcë e palidhur)
Një sallë kaq e bukur e që na gëzon e që na çon mendjen mu në debat të ndërhyrjes tek Teatri Kombëtar, që së fundi përfshin edhe Eksperimentalin. Shokët e Bashkisë, a kush po i rregullon letrat për këtë zhvillim, mund ta kishin marrë mundimin e ta njoftonin menaxhmentin e Eksperimentalit për idetë e tyre e ta kursenin investimin që u bë.
Nga ana tjetër, diskutimi për teatrin implikohet në një zhvillim arkitekturor e urbanistik të qytetit që tejkalon diskutimin për teatrin dhe rikoncepton zhvillimet në një zonë që dikur kryeministri e pati menduar si një zonë pedonale me tre postat e ndërlidhjes me hyjnoren nëpër skaje e me një zonë që ta lëvrojnë këmbësorët përmidis. Por situata ndryshoi. Ne e dimë se presioni prej zhvilluesve është i madh dhe ata i kanë karakteristikat që fjala të mos i shkojë kot, po qyteti po hapet gjithandej, pse prap këtu? Në bllokun e ndryshuar tashmë kanë mbet parcela, a ndonjë vilë e së kaluarës së keqe që mund të shkulet. Hajt, gjejani diçka tjetër atij zotnisë që do me patjetër trullin aty!