Në këtë faqe do të gjeni mbresa e opinione nga shfaqje teatrore që janë ngjitur në skenat e kryeqytetit gjatë sezoneve të fundit. Jo çdo shfaqje kam mundur ta ndjek dhe jo për çdo shfaqje kam parë me vend artikulimin e një opinioni, por jam përpjekur të sjell një pasqyrë sa më të plotë të asaj çka ndodh. Çdo vlerësim për vlerësimet e sugjerim për sugjerimet është fort i mirëpritur.