Romani “Ngjizja e papërlyeme”, prej Agron Tufës, ishte fituesi i çmimit të Qendrës së Librit e Leximit, një institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës, për vitin 2021. Një vendim vërtetë mbresëlënës nëse sjellim në vëmendje faktin se zoti Tufa është në arrati politike prej shtypjes e angështimit që ndjen prej këtyre institucioneve që e vlerësojnë me një çmim, që mund ta konsiderojmë edhe prestigjoz duke pasur parasysh se është ndër të paktit që akordohen në Shqipëri për arritje në lëm të krijimit letrar e që po tregon njëfarë vazhdimësie.
Natyrisht që na nxitet kurioziteti për të zbuluar shkaqet e këtij vendimi e hamendësimet thuren në skenarë, ndër të cilët und të veçojmë ca, e të tjerë kanë të tjerë. (i) Mos vallë Ministria dëshiron të sabotojë alibinë e Tufës për azil politik e të tregojë se në fakt nuk ka asgjë të tillë në vendin europianojuglindor ballkanikoperëndimor ku rritjet njohin vetëm rritje? (ii) Apo, shtëpia e madhe botuese ka vënë peshën e vet pas kësaj tetralogjie me 730 faqe që kushtojnë 1800 lekë e ku për më tepër edhe gjysmëperëndia e preferuar është ngjyer të ngjyra të ngrohta e heroike? (iii) Apo, juria e kryesuar prej zonjës Floresha Dado, nuk ka dashur t’ja dijë për ndikime e luajalitete e ka vlerësuar tekstin pavarësisht gjithçkaje, e mbështetur edhe prej kolegësh padyshim të kualifikuar, ka shquar vlerat e i ka vlerësuar?
Kjo nuk ka fort rëndësi, thjeshtë një hyrje paksa gazmore që shërben vetëm për të rikujtuar disi kontekstin shqiptar të veprës e të lexuesit të saj, se në fakt fillimi i vërtetë i shtjellimit tonë nis me Romanin.
Roman Gega, i biri i Viktor Eden Gegës, një inxhinier/shkrimtar i pushkatuar prej regjimit komunist menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, është i pranishëm në vdekjen e mëmës së tij Ljuba Borisova Preobrazhenskaja e prej aty i çel derën kujtimeve që krijohen në Tiranën e fillim viteve 60-të në qarqet artistike të kryeqytetit, por, që në fillim, Tufa e bën të ditur se romani do të angazhohet në qartësimin e pozicionit politik e filozofik të autorit në lidhje me atë periudhë të errët të historisë sonë kombëtare.
E kjo vjen e qartë që në prolog të veprës. Fjalët e fundit të mëmës për Romanin para se të mbyllë sytë përgjithmonë, e pak pasi i ka treguar faktin e mbinatyrshëm se ajo e ka ngjizur atë vetë pa përlyerjen e detyrueshme të seksit, janë: “Turma mosbesuese e farisejve ka qenë shumë më e madhe se e dishepujve. Ashtu kemi mbetur dhe sot, siç e di… turmë, pa u bërë dot popull. E turmës i pëlqen kryqëzimi: mos i bëj hesapet me të biri im!” Dhe vdiq.
Në vazhdim të tekstit shpërndarë në monologje e dialogje, përshkrime e reflektime, autori replikon këtë qasje. Komunistë e antikomunistë gjejnë veten duke menduar e shprehur qëndrime sa më të qarta, mbrojtësja e bësnikërisë dashurore dhe rekomanduesja e përdorimit makiavelik të seksualitetit, spiuni i regjur e bashkëpunëtori i lëkundur, të gjithë me radhë shtjellojnë qëndrimet e veta në një botë herë të brendshme e herë të jashtme por nën të njëjtën penë metodike me qëllime të qarta të informojë historikisht, të nxisë qëndrime morale, të fortifikojë qëndrime historike. Pas leximit të ca faqeve lëxuesi nuk ka si të mos ndjejë se në fakt po i serviret një traktat etiko-filozofik i maskuar për qëllime divulgative si një roman.
Faqe pas faqesh autori prezanton qëndrime, shtjellime morale të vetat e të të tjerëve për tematika që prekin shoqërinë në përgjithësi duke nisur nga historia, teatri, seksualiteti, familja, dashuria, besnikëria, miqësia, detyra e njeriut për tu përballur, nevoja e njeriut për tu nënshtruar, fisi, vlera.
Ky vullnet i autorit teksohet në përpjekjet e tij për të shfrytëzuar momente kulmore të veprës për të ballafaquar lexuesin me gjykime të një karakteri etik e sociologjik që nga natyra janë pak letrare i shkrijnë karakteristikat e personazheve duke i shtyrë ata drejt një njëjtësie problematike për një roman 700 e kusur faqesh.
Gjithçka është e qartë. E keqja e keqe, e bardha e bardhë. E zeza e zezë. Kjo thjeshtësi e shpërndan autorin nëpër gjithë faqet pa e lejuar të krijojë distancën e nevojshme me veprën, pa e përmbajtur atë në një alterego. Aleteregoja e tij, është romani dhe Romani.
Ljuba Borisova Preobrazhenskaja është njëri ndër protagonistët e romanit e autori kujdeset të plotësojë personazhin e saj me sa më shumë ngjyra, të plotësojë portretin. Na fton të krijojmë në imagjinatën tonë këtë personazh, një femër që vishet e xhvishet, shtrihet e lëviz nëpër qytet, prek gjinjtë e e viziton burgun, pi kafe dhe është objekt i imagjinatës seksuale të meshkujve të tjerë që janë ngarkuar prej autorit të steritipizojnë shqiptarin e kohës, por detyrat ‘iluminiuese’ të saj prej autorit janë shumë. Megjithë këtë larmi këndesh për të vështruar në personazhin e saj ajo është pareshtuar mbi një kurdhë me çekan në dorë duke farkëtuar copa nga vetëdija jonë morale. Një dinamikë që na mjegullon vithet, sytë, gjinjtë, duart e saj. Kudo ku ajo lëviz një turmë pankartash me aforizma i rri rrotull.
Edhe në linjën tjetër të romanit, atë ku autori krijon një pasqyrë të jetës letrare në Shqipërinë e kohës ky misjon i autorit për të nxitur një katarsis është më shumë se i pranishëm, por këtu kurioziteti ngacmohet më shumë. Është e lehtë për lexuesin disi familjar me emrat e letërsisë shqipe të asaj kohe të dallojë aty personazhe të realitetit shqiptar. Samuel Ishmari ka një tingullim që qartësisht drejton nga Kadareja, Dritan Agalliu është kaq afër Dritëro Agolli, Dario S. ashtu si Drago Siliqi vdiq në një aksident ajror diku nëpër Bashkimin Sovjetik, Nesho Dragoi ndan me Nasho Jorgaqin të njëjtin pseudonim si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit: “Dragoi’. Neshat Tozaj është Nasihat Toçaj. Plot e emra e mbiemra janë të afërt me personazhet që ata përshkruajnë.
Një qasje e tillë ndaj personazheve të kaluarës komuniste megjithëse e përdorur më herët nga autorë si Kasem Trebeshina e të tjerë sjell risi në këtë përdorim prej Tufës në rastin e “Ngjizjes së papërlyeme”. E kjo risi qëndron në shumësinë e situatave që ofrohen. Tufa duket se ka konsultuar dosje që rrëfejnë biseda bashkëpunëtorësh të sigurimit. Referencat e tij ndaj të kaluarës janë shumë më konkrete dhe synojnë të qartësim të natyrës së bashkëpunimit me organet e sigurimit të shtetit, sidomos në sferën e artit dhe ky është një kontribut i rëndësishëm i tij. Edhe dorëshkrimi famëkeq që çon në pushkatimin e Martin Edenit, e është një ‘strumbullar’ i romanit, në një masë të madhe është referencë e përmbledhjes me proza të shkurtra që Tufa pat botuar ca kohë më herët nën titullin “Kur këndonin gjelat e tretë” e që rrëfejnë kulmimet e përndjekjes për shumë fatkeqë që humbën jetën nën tortura e mundime të diktaturës komuniste. Një përmbledhje në të cilën Tufa kondenson rrëfime e kujtime prej të mbijetuarve të terrorit komunist.
Në përfundim ajo që mund të them është se teksti ngurton pak i aftë për tu rrokur me lexuesin, për ta përfshirë. Një tekst që ka objekt ta absorbojë imagjinatën në kallëpet e veta. Pak letërsi, pak histori, pak filozofi, pak njohuri e pak e pak e pastaj shumë.
Në një intervistë me botuesin Hudhri, Tufa bën të ditur se ai e shkroi romanin gjatë 4 muajve, prej 11 qershorit deri më 17 shtator[1]. Madje jo romanin, por katër romanet. Një roman në muaj. Ky është një rendiment relativisht i lartë për një roman kaq kompleks që gërsheton një sërë tematikash të gjetura, personazhesh interesantë e zhvillimesh mbresëlënëse.
[1] https://exlibris.al/agron-tufa-ngjizja-e-paperlyeme-eshte-nje-sage-rreqethese-e-shoqerise-shqiptare-ne-fillim-te-viteve-60/