Synime, patjetër, ka diçka të bëjë me syrin
Synime, që shoqërohet në anglishte prej Ambition është titulli i kësaj ekspozite. Një përmbledhje veprash nga autore shqiptare që krijojnë gjatë kaq e aq vitesh të bashkëkohësisë sonë.
Një ekspozitë me një boshësi të madhe në qendër.
E kam fjalën për natyrën e sallës së sipërme të Galerisë Kombëtare të Arteve që paraqet për kuratorin sfida. Kuratoret Adela Demetja dhe Erëmirë Krasniqi kanë mbledhur prurje nga 38 autore e i kanë ndarë në katër struktura konceptuale: arkivat e trupit, gramatika e kujtesës, anakronizma të vullnetshme, dhe përmbledhje poetike. Një sistemim i materialit të paraqitur me një gjuhë fillestare, që e gjeni të shpjeguar prej tyre edhe në intervista televizive edhe në shtjellime që janë pjesë e broshurës që ofrohet bashkë me të drejtën për të hyrë kur paguan biletën.
Sallën e kanë ndarë në tre pjesë, duke krijuar dy korridore prapa dy ndarëseve të gjera që janë vendosur një metër e pak nga muret madhështore jugore dhe veriore dhe që shërbejnë edhe si mbajtëse për vepra.
(Kërkoj ndjesë për formatin e renditjen me të cilën mund t'ju shfaqet përmbajtja e këtij shkrimi, ato janë organizuar duke shfrytëzuar një version faqosjeje të përshtatur për laptop a desktop pra ekrane relativisht më të mëdha se i telefonit)
Një ekspozitë me një boshësi të madhe në qendër.
E kam fjalën për natyrën e sallës së sipërme të Galerisë Kombëtare të Arteve që paraqet për kuratorin sfida. Kuratoret Adela Demetja dhe Erëmirë Krasniqi kanë mbledhur prurje nga 38 autore e i kanë ndarë në katër struktura konceptuale: arkivat e trupit, gramatika e kujtesës, anakronizma të vullnetshme, dhe përmbledhje poetike. Një sistemim i materialit të paraqitur me një gjuhë fillestare, që e gjeni të shpjeguar prej tyre edhe në intervista televizive edhe në shtjellime që janë pjesë e broshurës që ofrohet bashkë me të drejtën për të hyrë kur paguan biletën.
Sallën e kanë ndarë në tre pjesë, duke krijuar dy korridore prapa dy ndarëseve të gjera që janë vendosur një metër e pak nga muret madhështore jugore dhe veriore dhe që shërbejnë edhe si mbajtëse për vepra.
(Kërkoj ndjesë për formatin e renditjen me të cilën mund t'ju shfaqet përmbajtja e këtij shkrimi, ato janë organizuar duke shfrytëzuar një version faqosjeje të përshtatur për laptop a desktop pra ekrane relativisht më të mëdha se i telefonit)
Dhe meqë jemi tek vepra si mund të largohemi nga ajo? Direkt e me hap të parë e ndodhemi tek ajo.
Disa dhjetëra vepra popullojnë këtë mësymje të orientuar nga vizitori. Autore shqiptare. Femra. Me feminizëm të përmendur, me një rrjedhë kohore që mëlkon histori nëpër to, me një bashkëlundrim me shoqërinë si dhe me drejtime thyrëse. Ekspozita padyshim që ve në dispozicion të vizitorit një bollëk informacioni e mbresash. Plot vepra kanë nëpër to kaq shumë hijeshi ndjenje, lidhje me të vërtetat e rëndësishme të jetës, dëshirë për angazhim e kontribut shoqëror, përgatitje të një sinjali për njerëz që duhet të kuptojnë se nuk janë vetëm, në një apo tjetër situatë. E ja tek hapi i parë hasa këtë bashkësi prej 10 gjergjefësh që synon një ilustrim të eposit bashkëkohor nga Anila Rubiku, Një vepër prej vitit 2004. Ndërsa përdorimi i këtij fjalori vizual është vështirë të dallohet se ku i ka fillet e pranisë së vet, por një epos ikje e ardhje, qëndrimi e veprimi, ka gjetur ilustrimet e veta në qëndisje hollake plot mundësi.
Një burrë që mbartte ëndrrën e shtëpisë takon një grua që kapërcente dy rrotulla, "po deshe mos shiko" - i tha ajo. Një epos me nipin e Atlantit të madh që ka gjetur pozicionin e përshtatshëm për të mbajtur kupën e qiellit në kurriz, deri sa e shoqja apo më mirë të themi femra ta sugjerojë ta lerë atë punë. Atlanti i madh desh ja la Herkulit atë punë, por si përfundim e paska trashëguar filan nip nga këto qëndisma, të vërteta të sekseve dhe seksit, natyrave njerëzore e etj janë të gjitha të synuara për t'u kodifikuar në një gjuhë të zhdërvjellët formash. |
E plot 38 autore.
Nuk kemi si të mos duartrokasim kuratoret, Krasniqi e Demetja kanë gjetur kontekstin e përshtatshëm për të bërë një prezantim kaq të rëndësisshëm të një shtjelle emocionale e përpjekjeje për të bukurën e dobishme ndër kombin tonë. Një shkrirje e natyshme e qytetareve nga dy vendet tona që kontribuojnë në artet figurative. |
Nuk mund të thuhet se ekspozitës i mungon guximi për të trazuar e nxitur në kërkimin për mjete çliruese tek njeriu. Sekrete që nxisin dëshirën për të mos u njohur, por që ja ku janë, e ky largim symbyllur në errësirë nuk tregon veç njohjen me të padëshiruarën e pranishme dhe kjo mbyllje sysh ka një ndikim të tmerrshëm në portretin e të prezantuarës? Një plakë që ekspozon për aktin e shenjimit në vazhdimësi prapanicën e dikujt që pikërisht aty në qendër ka një anomali, një si bisht a një simbol për zhvillime, pastaj ka edhe një masturbim në natyrë me një dorë që nuk duket si e vetja, por njeri tjetër aty nuk ka. kudo devijimi nga pritshmëria çon edhe më shtrembër. Të tre pikturat me gjuhë alarmuese.
Fakti që kemi të bëjmë me një koordinatë shoqërore të synimeve dhe autores që është një bashkëkohëse i sjell veprave plotni. Nuk di pse fillimisht pata ndjesinë që ajo vinte ca nga më thellë në historinë e artit figurativ kombëtar, por Iva është vetëm 22 vjeçare. Iva Lulashi. Një autore që kaq guximshëm e kërkon shokuesen edhe në narrativën e madhe edhe në detajin. Një përplasje që megjithëse përcjell njëfarë padurimi për estetizime të tepërta nuk është aspak e shkujdesur në shfrytëzimin e secilës pjesë të sipërfaqes së telajos për qëllime të shumëfishta. A si kto duhen, a? - thotë Flaka Haliti, e mandej, - qe, se kam gjet nji kilogram.
Në gjysmën e djathtë të ekranit, ndoshta, vetë autorja ecën brenda një ekspozite, zë një vend dhe hap një shami e zbras në të ndonji kile bole, ndoshta demash të rinj, me bole që si ka kush. (duket sikur e gjithë kjo pa miratim kuratorial.) E atëherë, ç'të mbetet me thanë veçse: bole si të Halitit nuk ka kush?
|
Alije Vokshi me lëmshet më të holla e më të trasha që kanë dinamizëm e lejojnë forma plot, që të gjenden nëpër to, e pëlqyesi i formave e ngjyrave e kontrasteve gjen aty shkak për ndijësim të vetvetes. Ajo na qënka e para piktore kosovare profesioniste, e lindur më '45-ën. Vepra është e vitit 1998, kur në Kosovë luftohej.
E vendosur para shtrëngimit ekzistencial, ajo mban shënime për përdorim shoqnor. Ca portrete të saj me njerëz prej jete të ngjeshur plot qenkën veçanërisht të njohur. Nëpër internet rrëmohet plot prej saj. Edhe tek "historitë e treguara gojaririsht" të Kosovës që kuratorja Krasniqi, gjithashtu, paska meritën ta udhëheqë, autorja Vokshi rrëfen për formimin e vet, e ç'pa e si veproi. |
Ekspozita ka një bollëk veprash e emrash që sa më shumë t'i ndjekësh në atë unikalitetin e vet aq më shumë e ndjen pyetjen edhe pse mos tregu edhe për këtë e atë. E është e mbushur me kontribute.
Gjithsesi ajo është një prurje brenda një arti që përfshin meshkuj e femra e që ka një fjalor të përbashkët. I referohet një shtjellimi të qenies aq sa edhe një veçanësie femërore. Një kombësie, lufte, e një fëminije, rinie a pleqnie. Një shëmtie e bukurie. E -ie të tjera plot. Ja këto pikturat e piktore kosovare Alije Vokshi na qenkërkëshin përkthimi vizual i një informimi e përjetimi për luftrat mes UÇK-së dhe serbëve në kufirin Shqipëri - Kosovë. "Thyerje kufiri" - ia thënkërshin emrin. Mbyllur në drojë diku, piktorja vërtit vija të zeza mbi pëlhurë. Gjithë kjo treguar kaq mirë prej kuratores Erëmirë. Edhe të gjitha rrëfimet delikate pranë pjesëve që janë aty te shënimet e një broshure të kapur në njërin nga skajet e sipërme të fletës A3 printuar më të dy anët. Kontributet rrëfyese nga autoret, nga kuratoret dhe Galeria Kombëtare e Arteve që mua në fillim mu duk i tepër ai deng letre në dorë, me lexime sa për një provim jo aq të vështirë. Por, për një rishijim virtual të galerisë, broshura na qenka fort e qëlluar dhe secili lexim një rrëfenjë e vlerë. Në rrethim të saj kam vendosur këto vepra nga të realizmit, të kolegeve të saj në Shqipëri. Edhe Androniqi Zengo Antoniu edhe Lumturi Blloshmi në autoportrete edhe Liljana Çefa me një plotni portretesh fatosash në muze edhe Eli Xoxa me protestën e grave në gips krijonin në një kohë që nuk kuptohej të kërkoje nëpër vete impulse për sinjalizime të këtilla të qenies. Përgjigja është nga grupi. Piktorja, aksionistja, protestuesja e patrembur e plot bindje, djali i vogël me automatik nuk janë vetëm.
E kaluara përkrah të ardhmes së mbërritur ja mëshojnë vazhdimësisë, ja si këta personazhe të Matilda Odobashit që janë nisur për një pyll kolonash guri të kuq të vjella nga vrima në qiell, që duhet të kërcejnë edhe shtatë protrete për cilat shpresojmë mos jenë varur me gozhdë. Ekspozita "Synime", një vizitë e detyrueshme për njeriun me njëfarë kërkesë llogarie për funksionimet e kultivuara të shqisës së të parit.
|