Menu
Njëtjetër histori e mërzitshme
nga Oltion Kadaifçiu
Personazhet:
Artisti
Gruaja e artistit
Shoku i artistit
Spektatori
Gruaja e spektatorit
Personazhe të tjerë episodikë
Akti i parë
Skena ka të vendosur në qendër pjesën e brendëshme të një banaku kafaneje. Artisti e shoqja dhe shoku i tij janë të ulur në banak ose në një tavolinë aty pranë.
ARTISTI. Arti është i pashmangshëm, se arti mbetet pasardhës i vetëm i detyrimit për dëshmim.
Shoku. Ë?
ARTISTI. Pa artin s’ka jetë. Prodhimi i tij është detyrë për kombe. Foshnjat stërviten për art.
Shoku. Ju po flisni për futbollin i nderuar.
ARTISTI. Hajvan. Arti mblidhet në miniera prej njerëziShoku. Arti është fati i fatlumëve të përzgjedhjes natyrore. Prandaj unë dua të bëj art. Qartë?
Shoku. Jashtëzakonisht joqartë. Aspak qartë.
G.ARTISTIT. Absolutisht i paqartë.
ARTISTI. Dakord, por unë jam organ vendimmarrës dhe unë vendoSpektatori.
Shoku. Ju jeni organ, jam dakord, por vendimet duhet të jenë kolektive.
ARTISTI. Më i sjellshëm i nderuar, më i sjellshëm.
G.ARTISTI. Ti je i çmendur.
ARTISTI. Hajde moj tani, ç’problem ka? Do marr dikë ca muaj e më së shumti do ta mërziSpektatori. Ç’problem ka këtu?
G.ARTISTIT. Ky është një gomarllëk.
ARTISTI. Eksperimente të tilla sot bëhen me dhjetërArtisti. Do zoti nuk është duke bërë të njëjtën gjë ndonjë tjetër se do na thonë që i vodha atë që e kishte bërë ai më herët.
Shoku. Nuk kuptoj.
ARTISTI. Do marr dikë e do ta nënshtroj. Artistikisht e kam fjalën.
Shoku. Si do ta marrësh?
ARTISTI. Do ta punësoj. Do ta punësoj për të ndjekur një vepër që do ta bëj unë. Do ti komunikoj një vepër. E kam menduar gjatë.
G.ARTISTIT. Ky është një budallallëk. Ai asnjëherë nuk ka marrë vesh nga paratë.
Shoku. Çfarë vepre?
ARTISTI. Veprën nuk e kam menduar. Vepra do jetë po aq e rëndësishme sa spektatori.
Shoku. Vepra sa spektatori? Ç’janë këto që thua, mor aman?
ARTISTI. (e injoron me një veprim të dorës) Na duhet një gjë e lehtë. Një gjë e lehtë për tu zbuluar, një gjë e mërzitshme. Atij do ti duhet vetëm të na kuptojë. Na duhet relativisht i arsyeshëm që të na kuptojë, mundësisht gjithë kohën. Do ta paguaj.
Shoku. Më merr mua!
ARTISTI. Jo.
Shoku. Pse jo?
G.ARTISTIT. Vërtetë pse jo, merre. Është simpatik. (qesh e prek Shoku.)
ARTISTI. Do duhet të kalojë shumë kohë me ne. Dyshoj tek ty e dashur.
G.ARTISTIT. Kjo do ta forcojë dashurinë tonë. (qesh e prek shokun)
ARTISTI. Gjërat e forta thyhen shpejt e dashur.
G.ARTISTI. Që do ta forcojë nuk do të thotë që do të bëhet i fortë i dashur. E ke parasysh?
ARTISTI. Jo nuk e kam.
Ajo sërish qesh dhe prek shokun, i kërkon të forcojë muskulin e krahut.
ARTISTI. Ju po flirtoni?
G.ARTISTI. Pse e ke problem i dashur? Ti je kaq mendjehapur (e prek sërish shokun qesh. I drejtohet shokut) A të tregoi ty për atë artikullin që lëvdonte flirtimet në vendin e punës se rrisnin produktivitetin. Ti je puna ime i dashur. Dhe nëse ai do punojë me ty do edhe ai do jetë puna ime. Puna e punës sime është puna ime.
ARTISTI. Unë jam pushimi yt e dashur. (I drejtohet shokut) Ti derrkuc nuk është se po përgatitesh të përballesh me zemërimin tim pasmartesor.
Shoku. Jo. Unë kam turp. Pastaj dashuria juaj. E mban mend?
ARTISTI. Jo nuk e mbaj mend.
Shoku. Po pinim si gjithmonë, ti më the.
ARTISTI. (e ndërpret) Unë të thashë. Pusho hajvan.
G.ARTISTI. Pse të pushojë, ai është kaq i këndshëm.
ARTISTI. Se më shqetëson e dashur. Dhe unë jam ai që është i rëndësishëm. (I kthehet shokut.) Tani kam pare. E di sa janë apo jo? Revolucion. Pi, pi derrkuc, mbyte nepsin trashedental.
Shoku. Po hë mo, si ka mundësi?
ARTISTI. Patjetër, gjithsesi unë tani kam të shpenzoj në një projekt artistik mondan. Revolucion. Kupton apo jo, revolucion? Një spektator timin. Me kohë të plotë. Më duhet edhe ndihma juaj. Ju i jepni muhabet gjithë njerëzisë, prandaj me siguri që dini edhe personin e duhur që bën për këtë punë.
G.ARTISTI. Unë i jap muhabet gjithë miletit? Ç’thoni kështu i dashur? Unë kam veshë e sy vetëm për ty. (e puth) Ti e ke spektatoren tënde i dashur.
ARTISTI. Nuk e di. Dua edhe një tjetër.
G.ARTISTI. Kjo quhet poligami. Ti e di, kur ka shumë gra për një burrë. Kjo është shoqërisht e gabuar.
ARTISTI. Por jo biologjikisht e dashur. Biologjikja e injoron shoqërore. Si lufta, si arti, e ke parasysh?
G.ARTISTI. Jo nuk e kam parasysh. Me siguri kjo është diçka e tmerrshme që e imagjinon ti ngaqë ke probleme psikologjike. Me siguri do jetë mashkull, se ti je homoseksual. E ke kompleks ose ndonjë gjë e tillë. Biologjike.
ARTISTI. Jam dakord duhet të jetë mashkull. Femrat mund të gjykohen të paafta për gjykime të thella qoftë edhe prej paaftësisë për të luajtur me shpata.
Shoku. Jam dakord, por gratë shprehin një lloj leverdie, kupton apo jo? ( i shkel syrin) Gratë janë më të buta. Hanë pak dhe mund të paguhen më pak. Një grua është çfarë të duhet.
ARTISTI. Jam dakord, por leverdia në art konsiderohet e padenjë, një vendim që ka rastisur me leverdi shumë kohë më parë.
Shoku. Leverdi?
ARTISTI. Po ja pra, nuk shpërqendrohesh si shumë. Edhe bën punën. Se puna është e rëndësishme.
Shoku. Punën?
ARTISTI. Na duhet një mashkull.
G.ARTISTIT. KomplekSpektatori. Homoseksualitet. Dhe jeni i martuar. Dhe jeni i martuar me mua. Oh. Ju doni të më pushoni nga puna i dashur kjo është e padrejtë.
ARTISTI. (E injoron fjalën e saj, i drejtohet shokut ). Duhet të nënshkruajë një kontratë të paktën për një vit. Një njeri që të mësojë të më njohë e të kuptojë artin tim ashtu si ja them sepse paguhet për këtë. Me kaq para mund të marr një kritik arti, qoftë edhe të papunë, si thua?
Shoku. Më merr mua.
ARTISTI.: Jo kam nevojë për dikë që të mos flasë kaq lirisht.
Shoku. Unë, patjetër unë.
ARTISTI. Të thashë që jo.
Shoku. Unë kam eksperiencë, unë të njoh. Unë di çfarë mendon për shumë gjërat.
ARTISTI. Kjo nuk është e mirë. Se ti më kufizon që unë të jem ndryshe.
G.ARTISTIT. Ti mund të jesh ndryshe me mua i dashur. Unë dua që ti të jesh ndryshe. Unë do të ndihmoj edhe që të kursesh i dashur.
Shoku. Pse nuk porosisim diçka për të ngrënë?
ARTISTI. Jam dakord.
G.ARTISTIT. Ne do shkojmë të hamë në shtëpi i dashur.
ARTISTI. Hamë diçka.
G.ARTISTIT. Ti tani je i rritur.
Shoku. Nëse më punëson mua unë mund të vija me ju. Çfarë do të gatuani sonte?
G.ARTISTIT. Kemi ca presh.
Shoku. Të gatuar?
G.ARTISTIT. Po. Ka boll, mund të vish.
Shoku. Atëherë do më marrësh mua?
ARTISTI. Jo. Unë paguaj vetëm për spektatorin. Ti e di shokët kanë kosto.
Shoku. Me radhë i nderuar. Si gjithmonë.
ARTISTI. Dakort, por kam nevojë për gjithë miklimin e nevojshëm. Dua pak adhurim. Si artist që jam e kupton. Ju do fokusoheni në të folur.
G.ARTISTIT. Më merr mua. Nuk do ta hap gojën.
Shoku. Më mirë unë. Do ta fik edhe celularin.
ARTISTI. Jo.
G.ARTISTIT. Ti qenke idiot.
ARTISTI. Obobo më zbuloi (qesh)
Shoku. Edhe unë dyshoj (nuk qesh).
G.ARTISTIT. E pse ashtu?
Shoku. Sepse mendoj se ka diçka në mënyrën se si ai i mban duart.
G.ARTISTIT. (qesh) Oh lëre se do ta dëmtojë ai është kaq i brishtë. Ai edhe vetë e dyshon.
ARTISTI. Zoti e tha fjalën e vet.
G.ARTISTIT. Oh diçka më sëmboi. (qesh vazhdimisht)
ARTISTI. Nuk e kuptoj pse qesh.
Shoku. Ja pse duhet të më marrësh mua. (Tallet duke ju afruar shumë afër dhe duke e ngacmuar me duar. Shtyhen zihen duke e tepruar në lëvizje, rrëzojnë karrige duke e bërë situatën paksa të çuditshme.)
G.ARTISTIT. Ka vërtetë diçka që nuk shkon me ju?
ARTISTI. Asgjë serioze e dashur. Hajvani do të fitojë një intervistë punësimi. Mendoj që jo apo jo?
G.ARTISTIT. Padyshim që jo, i dashur.
ARTISTI. Nuk e di nëse duhet të punësoj një femër, megjithëse edhe ideja e një burri nuk më entuziazmon.
G.ARTISTI. Ti po tallesh, ç’është ky muhabet?Vazhdon ti? Spektator, idiot.
ARTISTI. E kam vendosur.
G.ARTISTIT. Zhvendose.
ARTISTI. Hamë diçka?
Shoku. Të paktën të pimë diçka.
G.ARTISTIT. Po bëhet vonë.
ARTISTI. Pimë.
Shoku. Arti ka nevojë për një dëlirësi që s’merret me të kuptuar apo mos kuptuar. Prandaj unë nuk jam kandidaturë e keqe.
ARTISTI. Ti je falaSpektatori.
Shoku. Po pra dhe ti ke mundësinë të më shpëtosh nga ky mizerabilitet.
ARTISTI. Po të të shpëtoj do të komprometoj marrëdhënien me ty si spektator. Lëre këtë muhabet tani.
Shoku. Po të më shpëtosh do më shpëtosh. Një njeri si një tjetër, pse jo unë.
ARTISTI. Një njeri si një tjetër. Më pëlqen. E shikon, ti po më jep mend sikur të kuptosh diçka, që në fakt është diçka që nuk e kupton. Vetëm autorësia jep të drejtë për deklarata të tilla dhe ti dashke autorësi.
Shoku. Një autokritikë banale më poshtëron sa duhet. Fundja kjo ishte jeta.
ARTISTI. Prandaj dhe nuk merresh në punë dhe duhet të rrishë largë.
Shoku. Si unë as nuk do jem i pranishëm? Mendon të më mohosh praninë tënde hyjnore prej pasaniku? Në këto momente kotësie globale?
ARTISTI. Padyshim që nuk do jesh i pranishëm
Shoku. Kujt mund ti thoni gomar kaq çiltërsisht sa mua? Arritja e një afrimiteti të tillë ka kosto të lartë. Unë. Vetëm unë.
ARTISTI. Nuk e di. Ju më ngjallni pasiguri.
Shoku. Pse?
ARTISTI. Sepse i gjithë ky komunikim bëhet i paarsyeshëm. Duhet të jemi plotësisht i arsyeshëm pas vendimit të parë që mund të jetë edhe i paarsyeshëm. Siç edhe është. Po ti më bën të paarsyeshëm gjithë kohën.
Shoku. Ruaj o zot. Afrimiteti i tepërt gjithnjë ka qenë i tepërt. I dëmshëm madje. Unë e di. Megjithëse do të më pëlqente një kotësi e paguar pushimesh që përjetoj pranë jush, o gjeni.
G.ARTISTI. Ai do jetojë me ne?
ARTISTIT. Jo, po mund të diskutojmë sa do rrijë. Ti e di se mua më pëlqen të punoj në shtëpi.
G.ARTISTIT. Do ta ftosh për drekë shpesh?
ARTISTI. Jo. Unë me të do rri kryesisht vetëm.
G.ARTISTIT. Vetëm të dy. Po unë ku do iki?
ARTISTI. Po ku e di unë. Te dhoma tjetër
G.ARTISTIT. Të rri vetëm?
ARTISTI. Ohu.
Shoku. Po mirë, merr në punë kunatin tim. Vëllanë e gruaSpektatori. Është djalë i mirë. Sapo përfundoi studimet. Psikologji. Gjithçka që të duhet.
ARTISTI. Kë atë spitullaqin që takuam dje para kinemasë?
Shoku. Spitullaq. Çfarë do me thënë spitullaq tamam tamam. Burri i huaj e ka krahun sa kofsha jote. Kalon gjysëm dite në palestër. Ky thotë spitullaq.
ARTISTI. Nuk më pëlqen.
Shoku. Është psikanalist mor ti.
ARTISTI. Jo. Na duhet të mos jetë i infektuar nga ndikimet e shumta, të jetë deri diku i paaftë për vlerësime të stërholluara të artit meqenëse do të duhet ti qëndrojë i vëmendshëm ndaj krijimit tim artistik. Këta që dinë diçka shpërqendrohen shpejt.
Shoku. Çfarë mund të dijë ai. Merre se gjynah. Ka në ngarkim dy prindërit, me pension. Ilaçet, dritat.
ARTISTI. Nëse flet sërish duhet të paguash vetë.
Shoku. Kam përshtypjen se tani mund të ofendohem.
ARTISTI. Pse nuk pret edhe pak. Nuk ta kam me të keq. Por meqenëse ai do të jetë stacioni i fundit i veprës sime të artit duhet të ushtroj autoritet. Nëse ai komenton me të motrën e me ty gjithçka kjo mund ta bëj ca mendjelehtë. Na duhet nënshtrim. Misticizëm.
Shoku. Hajt bëj si ke qejf. Po sikur të hanim diçka?
ARTISTI. Hajmë.
G.ARTISTIT. Jo, ne do hajmë në shtëpi i dashur.
Shoku. Pijmë diçka.
ARTISTI. Pimë.
G.ARTISTIT. Po bëhet vonë.
ARTISTI. Insistoj për një gotë, të paktën.
(Porosisin pijmë)
ARTISTI. (i drejtohet banakierit) Unë mendoj që shkathtësia me të cilën lëvizni është vërtetë mbresëlënëse.
Banakieri. (Flet pa ju drejtuar) më plasi bytha.
ARTISTI. Mos është gjë i çmendur
Shoku. Jo ai vetëm mendon që ti je homosksual.
ARTISTI. Unë homoseksual? Duke qenë ktu me shokun dhe gruan me pi një gotë, po ngacmokam banakierin. Kjo është një fantazi pak e sëmurë, apo jo?
G.ARTISTIT. Nuk është një gjë aq e rrallë.
Shoku. Jo nuk është.
ARTISTI. Me vërte?
G.ARTISTIT. Edhe unë nuhas njëfarë homoseksualiteti. Ty të duket mbresëlënëse shkathtësia e tij.
ARTISTI. Mbylle gojën e dashur.
Shoku. Shkathtësia. Mbresëlënëse.
ARTISTI. Mos më çani bythën
Shoku. (i drejtohet gruas) Ti nuhat një gjë të tillë, vërtetë? Mos je shtatzënë, se atyre sikur i mprehet nuhatja. Unë nuk ndjeva gjë.
G.ARTISTIT. Nuhas e thashë si figurativisht unë se nuk ndjej ndonjë erë të veçantë. Ja prit ta nuhas një herë.
Shoku. Hë e ndjen.
G.ARTISTIT. Nuk e di, çfarë mendon ti.
Shoku. Ti nuhat, kurse unë duhet të mendoj.
G.ARTISTIT. I dashur shokët e tu nuk janë të sinqertë me ty. Ata nuk nuk ta thonë mendimin e vet.
ARTISTI. (Bën sikur nuk dëgjon dhe i kthehet shokut) Ai nuk duhet të bëjë vlerësime. Duhet vetëm të lëvdojë. Të gjithë sistemet e vlerësimit nuk do të jenë të nevojshëm.
Shoku. Po kështu do të jetë sikur të punësosh një artist. Ti do ndash autorësinë.
ARTISTI. Jo unë do ta bëjë të ndërrojë duar e pandarë.
Shoku. Këto padiskutim janë budallallëqe. Më merr mua jam pa punë. Ti e di si janë njerëzit sot.
G.ARTISTIT. Jam dakord.
ARTISTI. E dashur, ti nuk duhet të flasësh.
G.ARTISTIT. Unë vetëm po dëgjoj i dashur.
Shoku. Gjithsesi, ai tha që mund të pimë. (ngren gotën dhe bëjnë gëzuar.)
ARTISTI. Po unë thashë që mund të pimë sa të duam.
G.ARTISTIT. Prapë unë nuk jam dakord.
Shoku. Ti ishe dakord.
G.ARTISTIT. Isha dakord me ty tani nuk jam dakord me atë.
Shoku. Po unë jam dakord me atë.
G.ARTISTIT. Atëherë nuk jam dakord as me ty. Atëherë le të pimë diçkArtisti.
Shoku. Një femër? Një femër! Jam jashtëzakonisht dakord.
ARTISTI. Një femër?
G.ARTISTI. Një femër? Nuk jam dakord.
ARTISTIT. Mund të na ndihmonte me punët e shtëpisë e dashur. (i qeshet shokut)
Shoku. Femrat sikur kuptojnë më mirë dhe sikur dinë më pak. Gjithçka që duhet.
G.ARTISTIT. Nuk jam dakord.
Shoku. Një femër, një femër. E gjej unë.
ARTISTI. Jo mund të na komplikohen gjërat. Pastaj edhe shoqja këtu do përfshihej më shumë.
G.ARTISTIT. Padyshim.
ARTISTI. E shikon.
Shoku. (I drejtohet gruas) Ai është kaq i butë. Nuk do të ndodhte asgjë.
G.ARTISTIT. Jo, ai është lakmitar.
Shoku. Pastaj edhe nëse do të ndodhte diçka kjo mund ta nxirrte ca nga budallallëqet që ai është.
G.ARTISTIT. Jo.
Shoku. Unë do jem pranë.
G.ARTISTIT. Nuk e di. Do doja që gjithsesi të rrinte me mua. Tashmë është vonë të gjej dikë tjetër. Edhe ti je i martuar.
ARTISTI. Këto shaka nuk më pëlqejnë.
G.ARTISTIT. Shaka?
SPEKTATORI. Më merr mua (aktori flet nga karrigia e cepit në rreshtin e parë dhe ngjitet në skenë. Artisti dhe shoku prezantohen me spektatorin)
G.ARTISTI. Ua. Po ti këtu.
SPEKTATORI. Ja kisha ardh për të parë shfaqjen.
ARTISTI. Ju njiheni?
G.ARTISTI. Po ky është burri i Bukuries.
SPEKTATORI. Unë nuk ju njoh. Nuk njoh asnjërin prej jush. Këtë e mbaj mend mirë.
ARTISTI. Unë nuk kam nga ta di. Po fundja pse duhet të thoni diçka të pavërtetë. Kjo nuk ëështë e rëndësishme.
Përshëndeten. Të gjithë. Me njëfarë shqetësimi.
SPEKTATORI. Më interesoi oferta juaj, por më duket se nuk jeni duke kërkuar për mua. (niset të ikë)
ARTISTI. (e fton të kthehet.) Aspak. Ne nuk ju njohim ende, por nëse dëshiron ne mund të kërkojmë dikë tjetër. Për ne të gjithë janë njësoj interesantë nga kjo pikëpamje. Ne nuk presim asnjë kontribut.
SPEKTATORI. Sa paguhet kjo punë?
ARTISTI. Le të themi plot.
SPEKTATORI. Jam dakord. Kur duhet të filloj?
G.ARTISTIT. Kjo mund të të hajë shumë kohë, ndoshta duhet ta diskutosh me të bukurën Bukuri.
SPEKTATORI. Mendoj se mund të marr një vendim edhe bazuar në vullnetin tim, por ndoshta ajo di ndonjë gjë që unë nuk e di. A ju prish punë të diskutojmë edhe ca më shumë para se të marr një vendim më të informuar.
ARTISTI. Patjetër. Mund të marrësh gjithë kohën që të duhet. Flasim sërish.
SPEKTATORI. A mund të di diçka më shumë?
ARTISTI. Jo, ne duhet të dimë diçka më shumë.
SPEKTATORI. Dakord.
ARTISTI. Na duhet një diskutim për artin. Cila është vepra juaj e preferuar?
SPEKTATORI. Shiko tani se unë nuk di shumë nga kjo ana artistike më kupton apo jo?
ARTISTI. Mos u ngut.
SPEKTATORI. Tani, unë them për gjërat “u sa bukur kjo”, herë pas here, por kjo nuk ka pse të jetë domosdoshmërish për gjërat që nuk i duken të vlera një artisti. Qoftë edhe që i duken.
ARTISTI. Nuk ju kuptoj.
SPEKTATORI. Detyra që ju po tregoni më duket fort interesante mund të provojmë ca kohë, unë kam gjithë atë kohë të lirë për të cilën detyra që ju më ngarkoni nuk më duket detyrë dhe pas shumë detyrash përfundimisht preferoj detyrat që nuk janë detyra.
ARTISTI. Kjo mungesë serioziteti ju rrezikon. Këtu luhen pare.
SPEKTATORI. Ju kërkoj ndjesë.
ARTISTI. Çfarë tregojnë kufijtë e tolerancës sime për mua kjo duhet të mbetet enigmë edhe kur e kupton. Të paktën për ty.
SPEKTATORI. Ju kërkoj ndjesë nuk e kuptova si duhet seriozitetin e detyrës.
ARTISTI. Ju duhet të zhvilloheni në një individ patologjikisht egocentrik por egoja juaj jam unë. Ndërkohë nuk na thatë se cila ishte vepra juaj e preferuar në lëmin e madh të artit?
SPEKTATORI. Po ju më herët thatë se kjo nuk ishte e nevojshme. Unë s’di të vlerësoj. S’ka hierarki në njohjen time. Unë shoh vetëm lëndina ku mund të vrapoj.
ARTISTI. Duhet të mbetemi në lëmin e artit. Më flisni për veprën tuaj të preferuar.
SPEKTATORI. A mund të ma përcaktoni në cilin prej arteve? Megjithëse ju më herët po tregonit se...
ARTISTI. Ju nuk keni të drejtë të përdorni këtë informacion, ju ishit një spektator. Një artist në skenë flet për artistët e tjerë. Imagjino tani që unë të jem duke luajtur një pjesë ku si pjesë të fjalës sime them dikush të më japë një armë dhe nga rreshti të ngrihet dikush dhe të më japë një armë dhe unë të qëlloj.
(Pastaj thërret) Dikush të më japë një armë dikush të më japë një armë.
(Një aktor i veshur me uniformë ushtarake ulur në radhët e spektatorëve ngrihet dhe i jep një revolver. Dhe ai qëllon dy herë në ajër.)
ARTISTI. Ik. Ik ulu. Ik.
SPEKTATORI. Ju po e teproni. Nuk thashë ndonjë gjë kaq revoltuese. Të gjithë bëjmë gabime.
Shoku. Ik i nderuar. Ti duhet të kuptosh. Ti duhet të pushosh
G.ARTISTIT. U prish. Të fala.
Një spektator tjetër ngrihet nga karriget dhe ngjitet në skenë.
SPEKTATORI. A mund të vi unë?
Shoku. Guximi juaj është për tu admiruar.
G.ARTISTIT. Ju nuk keni të drejtë.
ARTISTI. Kjo ju rrit vlerat mjaft në sytë e mi, por unë duhet ta di se cila është vepra juaj e preferuar.
SPEKTATORI. Borgjezi fisnik.
ARTISTI. Moljeri. Më pëlqen.
SPEKTATORI. Më pëlqejnë veçanërisht ato pjesët kur stërviten për të thënë shkronja. Yyy. Y. Ju kujtohet?
ARTISTI. Më kujtohet, padyshim më kujtohet. Yyy, ëëë. Y. Po po.
SPEKTATORI. E bëja shpesh kur isha vetëm. Yyy.
ARTISTI. Shpresoj të jeshë i mirë, mund të na nevojitet një përdorim i mirë i y-së. Po tjetër.
SPEKTATORI. Nga piktura? Nga piktura më pëlqen shumë...
ARTISTI. Jo nga piktura nuk ka problem. Na mjafton yy-ja.
SPEKTATORI. Dakort. Kur mund të filloj.
ARTISTI. Të fillosh? (I drejtohet shokut) Merru me të dhe hajde më trego nuk kam nerva fare. Ikim e dashur.
Shoku. Çfarë duhet të bëj tamam, tamam?
ARTISTI. Zgjidh. Vëre të flasë. Mund të jesh edhe i papërgjegjshëm.Pyete.
SPEKTATORI. Çfarë ta pyes?
ARTISTI. Pyete për kohën shiko si mendon si flet. Për politikë pyete, mos e rruaj hiç. Pyete ça mendon për qepët e njoma dhe erën e gojës.
SPEKTATORI. Po kshu mami, babi ta pyes.
ARTISTI. Pyete. Pyete çfarë të duash. Paguhesh. Vlerëso me subjektivitetin tim e ke parasysh.
Shoku. Po, po. Mirupafshim.
(Artisti, paguam dhe del sëbashku me gruan. Shoku duartroket)
SPEKTATORI. (shndërrohet në një rrugaç që bën një presion të përmbajtur) Ça muhabeti është ky? A ka mundësi të marr vesh ça muhabeti është ky?
SHOKU. Çfarë po thotë hajvani?
SPEKTATORI. Nuk arrij ta kuptoj ça muhabeti është ky. Duhet të më japësh tekstin, ca mutin duhet të them. Edhe mos më thuaj hajvani mua se ti nxjerr sytë. Qelbësirë (i hakërrehet.)
Banakieri. Qetësohu.
SPEKTATORI. Nuk e di.
Shoku. Çfarë dëshiron të dish?
SPEKTATORI. Shiko se unë nuk pata kohë ta mësoj tekstin.
Shoku. Ashtu?
Banakieri. Kjo është alarmuese.
SPEKTATORI. Pse mos e ndryshojmë veprën dhe të bëjmë një vepër të re? Unë nuk e mbaj mend tekstin, por patjetër që di të llomotis diçka për ca minuta. Sa duhet të flas.
Banakieri. Përqendrohu. Shokët e tu janë pa punë.
SPEKTATORI. Duhet të flasësh patjetër, ti trap?
Shoku. Çfarë thua kështu?
SPEKTATORI. Si mor ca them unë? (I hakërrehet) S’e mbaj mend pjesën moj ti?
Shoku. Pusho! Le ta diskutojmë me qetësi.
SPEKTATORI. (Bërtet) Këtu o do bëjmë vepër tjetër o s’bëhet. Dëgjo mua. Spektatorët janë ende të paqartë, pastaj na plasi?
SHOKU. Mirë bëjmë një vepër tjetër, (përgjigja e trembur).
Banakieri. Jo nuk jam dakord. Unë nuk mund të bëj një vepër tjetër. Unë jam në orar të punës.
SPEKTATORI. Ti mund të mos flasësh.
Shoku. Në fakt atij mund ti pëlqejë.
Banakieri. Nuk jam dakord.
Shoku. Hajt e burrë. Ti paguhesh. Cila ishte vepra jote e preferuar?
SPEKTATORI. Ohu, fillove prapë ti.
Shoku. Pi diçka. Do të kalojë.
SPEKTATORI. Ç’më çan trapin.
Shoku. Pusho.
Banakieri. Po ky idiot më si foli ashtu ky (kthehet nga Sh).
SHOKU. Po hë mo. Ti nuk je spektator ti je aktor.
SPEKTATORI. Unë jam spektatori.
Shoku. Ti je aktori. Ti luan pjesën e spektatorit. Ti je aktor.
SPEKTATORI. Po unë mund të jem më i lirshëm se një aktor. Se unë jam aktor spektator.
Shoku. Ti je aktor. Edhe si spektator.
Banakieri. Uh, unë nuk jam më tek kjo pjesa.
(fiket drita)
Akti i dytë
Në një divan të vendosur në mes të skenës janë të ulur spektatori dhe e shoqja, me pjata në duar. Në skenë ka një sobë mbi të cilën vazhdon të ziejë ujë që mbush skenën me një vazhdë sa më të madhe avulli.
SPEKTATORI. Nuk e kuptoj ça ke me kripën?
G.SPEKTATORIT. Ajo ka kripë plot.
SPEKTATORI. Nuk di ç’të them.
G.SPEKTATORIT. Për çfarë?
SPEKTATORI. Si për çfarë?
G.SPEKTATORIT. Mirë nuk flasim.
SPEKTATORI. Mirë. (Pret pak, pastaj flet sërish.) E di ç’më ndodhi sot? Takova njërin. Jam artist tha. Kishte fituar një çmim për një vepër që kishte bërë, para e ke parasysh, dhe dëshironte të mbante një njeri pranë vetes për ti treguar për artin e vet. Pa pushim. Kupton?
G.SPEKTATORIT. Duhet të kuptoj ndonjë gjë që tani?
SPEKTATORI. Gjithë kohën. Duhet të kuptosh gjithë kohën, kupton? Kurvë. (Harrëkehet çuditërisht dhunshëm për situatën)
G.SPEKTATORIT. Edhe unë mendova të gatuaja diçka tjetër. Po edhe ti duhet të më ndihmosh më shumë. Pse nuk i ke blerë letrat higjienike. (Pa vënë re nervozizmin e tij.)
SPEKTATORI. Ky tipi. Artisti. Donte ta kuptoja gjithë kohën. Gjithë kohën. Paguante.
G.SPEKTATORIT. E kishte seriozisht.
SPEKTATORI. Unë po e shikoja nga radha e parë, si spektator. Ai ishte i veshur deri diku mirë, por i shkujdesur. Nuk ishte rruar. Pak i gjatë, me flokë. Prozë, kupton?
G.SPEKTATORIT. Jo, nuk kuptoj.
SPEKTATORI. Duhet të kuptosh gjithë kohën, kupton? Kurvë. (Hakërrehet, sërish, dhunshëm dhe jashtë kontekstit.)
G.SPEKTATORIT. Ai shkruante prozë? (pa e vënë re nervozizmin e tij.)
SPEKTATORI. Ku ma gjen.
G.SPEKTATORIT. Po si ishte?
SPEKTATORI. Gomar e dashur. Ishte padiskutim gomar. Ishte edhe ftohtë, pastaj u bë vapë. Nuk e di. Vazhdoj të jem në dyshim.
G.SPEKTATORIT. Po shikoje një herë po s’të pëlqeu e len prapë, me siguri ndonjë hajvan. Të gjithë para teje hajvanë ishin i dashur. Kur e sheh që s’të pëlqen... (nuk e përfundon mendimin) Do i marrësh ca pare, ti kot po rri.
SPEKTATORI. Po kush po e diskuton atë, unë jam i humbur në këtë. Halli është si të sigurohem që do më marrë mua. Duhet të kuptosh gjithë kohën. Ai ka ndërmend të më shfrytëzojë që të gjejë mënyrën si të më vlerësojë. Duke parë vlerësimet e mia. Duhet të kuptosh gjithë kohën më tha.
G.SPEKTATORIT. Ai nuk ka nga ta kuptojë, mos u shqetëso.
SPEKTATORI. Nuk ka nga ta kuptojë. Çfarë idiotësie. Mos fol kot. Mos fol. Unë (përqesh nervoz.)
G.SPEKTATORIT. Na ka mbaruar kripa.
SPEKTATORI. Mirë.(Vazhdon) Më flet për krijimin e vet. Sa rastësore ishte kjo dritë? Dhe sa e mrekullueshme qenka kjo. Dhe sa bukur që kjo fjalë na qenka kushërirë me një fjalë tjetër që i kishte ardhur ndërmend ndërsa priste, por që i tingëllonte më e përshtatshme se fjala që kishte menduar, por që gjithsesi nuk mund ta linte pa paramenduar. Reflektim, por ngaqë nuk kishte pasur imazh fillestar i kishte bërë përshtypje. Dhe për ta bërë më të qartë e quajti papasqyrim. Një idiot. Por, dyshoj se e bën me qëllim.
G.SPEKTATORIT. Me qëllim?
SPEKTATORI. Pa qëllim me qëllim. Ka vendosur të jetë i paqëllimshëm, me mua. Një akt i qëllimshëm. Shumë e vështirë.
G.SPEKTATORIT. Nuk kuptoj.
SPEKTATORI. Të pranoj? Dhe vepra na qenka personazhi ‘unë’. Unë do të bëj me ty një art për ty dhe ti do jesh një vepër unike në gjithë kuptimin e vet përveç faktit që e bëj unë, - tha.
G.SPEKTATORIT. Qyqa.
SPEKTATORI. Se kështu u hiqka edhe hapësira për interpretim, zhdukja e subjektivitetit të spektatorit.
G.SPEKTATORIT. Qyqa.
SPEKTATORI. Për një vit.
G.SPEKTATORIT. Qyqa.
SPEKTATORI. Mos vallë duhet ta denoncoj për shkelje të të drejtave të njeriut? Mos vallë nuk duhet meqenëse fundja kujt i plasi, vetëm se ndoshta duhet të kërkoj më shumë para.
G.SPEKTATORIT. Po pra. Ai do të lodhet gjithsesi.
SPEKTATORI. Po unë, sa do të lodhem unë? Si lodhesh më shumë? Po fundja paratë. Do blejmë makinë më duket. Po gjynah që nuk e bëj vetë ndonjë idiotësi të tillë ose ndonjë tjetër. Nuk e di.
G.SPEKTATORIT. Falë zotit ti nuk hyn këtu. Apo jo?
SPEKTATORI. Nuk të kuptoj.
G.SPEKTATORIT. Po fillon të më mërzisësh.
SPEKTATORI. Pse e dashur? Unë vetëm për ty mendoj.
G.SPEKTATORI. Puno atëherë.
SPEKTATORI. Dua, por.
G.SPEKTATORI. (E ndërpret) Si t’ja prishim monologun shpëtimtar hajvanit tonë. Dembelit që ti je i dashur veçse me një persekutim artistik. Ne do jemi rehat dhe ti do mbash ditar.
SPEKTATORI. Ai do të thotë se është plagjiaturë, se është vepra e tij.
G.SPEKTATORIT. Jo kjo s’ka pse ta shqetësojë, ne fundja presim pak. Problemi është se ti nuk mban ditar. Se ti hiqesh si dembel por në fakt je hajvan. Hajvan dembel. Duhet ta shohësh veten si artist.
SPEKTATORI. Po unë artist jam.
G.SPEKTATORIT. Mos e bëj personale.
SPEKTATORI. Jo se harrova, unë jam spektator.
G.SPEKTATORIT. Po pra.
SPEKTATORI. Do ta provoj.
G.SPEKTATORIT. Po ndonjë gjë tjetër duhet të bëShoku. Pazarin? Hekurosje? Gjëra të tilla.
SPEKTATORI. Jo. Megjithëse ende nuk e kemi diskutuar.
G.SPEKTATORIT. Si do të veprosh nëse ta kërkon?
SPEKTATORI. Vërtetë? Nëse do të jetë vetëm pazari, atëherë mund të pranoj, nëse kërkon që edhe të hekuros atëherë duhet të kërkoj edhe një rritje të konsiderueshme rroge.
G.SPEKTATORIT. Këmbëngul se ti ke turp të flasësh për pare.
SPEKTATORI. Sa ti kërkoj?
G.SPEKTATORIT. Po ai sa tha se do të japë?
SPEKTATORI. Le të themi se shumë, tha.
G.SPEKTATORIT. Shumë, mund të jenë pak, ti duhet ta kishe marrë vesh sa.
SPEKTATORI. Po ja pra, duhet të diskutojmë të tjerat.
G.SPEKTATORIT. Mirë fol edhe një herë dhe flasim prap.
Në këtë moment bie dera. Hyn shoqja e aktorit. Përshëndeten.
G.ARTISTIT. Ne duhet të flasim.
G.SPEKTATORIT. Ne jemi katër ne. Tre ne jemi, katër ne kemi.Ja, një ne jemi ne të dyja, një ne jemi ne të dy, një ne je ti me atë e një ne jemi të tre bashkë. (lëviz duke e ndryshuar komunikimin në një lojë fëmijësh.)
G.ARTISTIT. Në fakt mjaftojmë vetëm ne të dyja.
G.SPEKTATORIT. Atëherë kemi vetëm një ne.
SPEKTATORI. Po thoni që unë duhet të dal?
G.SPEKTATORIT. Jo domosdoshmërisht i dashur. Ti je në shtëpinë tënde.
G.ARTISTIT. Po mund të rrish nëse ke qejf, megjithëse unë do preferoja të bisedonim vetëm të dyja.
Spektatori ngrihet dhe del nga skena.
G. ARTISTIT. Në fakt doja të dija nga afër çfarë mendon për këtë ngjarje?
G.SPEKTATORI. Për cilën ngjarje?
G.ARTISTI. Hajt tani nuk keni pse të zgjasni diskutimin kot ju e dini, për punësimin e burrit tuaj prej burrit tim.
G.SPEKTATORIT. Vërtetë? E pse duhet ta dish? Pse nuk e pyesni atë vetë?
G. ARTISTIT. Nuk më pëlqen të flas me burrat e panjohur për këtë gjë.
G. SPEKTATORIT. E pse ju pëlqen të flisni me gratë e panjohura për këtë gjë?
G. ARTISTIT. Mua thjeshtë nuk më pëlqen me burra të panjohur. Me gratë nuk e kam problem. Jo si ju e dashur që njihni të panjohurin burrin tim.
G.SPEKTATORIT. Si e njohkam kur qenka i panjohur?
G. ARTISTIT. Çfarë tjetër ju pëlqen të bëni me burrat e panjohur përveçse ti njihni?
G.SPEKTATORIT. Po më thoni që jam kurvë?
G.ARTISTIT. Jo ju po më keqkuptoni.
G. SPEKTATORIT. Atëherë qenkeni ju kurvë?
G. ARTISTIT. Po unë jam. Pak.
G.SPEKTATORIT. Kjo do të thotë që është më mirë që ai të mos vijë atje?
G. ARTISTIT. Nuk e di kjo varet nga ju. Por të siguroj që ai do ta marrë vesh për ju dhe kjo mund ti shërbejë nënshtrimit të tij.
G. SPEKTATORIT. Oh sa dramatike. A mundet ai të kërkojë rritje rroge për këtë. Apo ti do të jesh rritja e rrogës e dashur?
G. ARTISTIT. Nuk e di ndoshta mund të kërkojë për të dyja.
G.SPEKTATORIT. Çfarë doni të dini tamam, tamam?
G. ARTISTIT. Burrit tuaj do ti kërkohet të kalojë një kohë të gjatë me tim shoq për të ndjekur budallallëqet e tij.
G.SPEKTATORIT. E çfarë pastaj? Ai do të paguhet. Jeni shumë banale për të qenë gazmore. Ju po prishni pjesën. Unë ju braktis në monolog.
G. ARTISTIT. Monolog? Unë e refuzoj një monolog (pastaj vazhdon) Nuk e di. Krejt papritur. Një mashkull do hyjë në jetën tonë. Unë kaloj shumë kohë pranë tij. Ne punojmë bashkë për sa mund të quhet punë kjo që bëjmë. Tani do jemi tre. Për një kohë të gjatë. Kjo nuk do të jetë e mirë. Shpresoja të kishe qenë një aleate, por ti nuk merrke vesh nga këto. Kam përshtypjen se punoni me orë të gjata.
G.SPEKTATORIT. Po pra, ju nuk kishit pse ngatërroheshit kaq fort me seksualitetin. Ca pare nuk do të na bënin gjë.
G.ARTISTIT. Shiko se seksualiteti është më shumë se çështje identiteti.
G.SPEKTATORIT. Shiko, këto muhabete ti bësh me tët shoq ose dikë tjetër se nuk kam as dëshirën më të vogël të mundohem për t’ju kuptuar.
G.ARTISTIT. Ju po nxitoheni sepse në fakt pasuria është e imja.
G.SPEKTATORIT. Shiko, rroga është ajo që na intereson dhe kalon tek im shoq prej tët shoqi. Diskutoni me tët shoq.
G.ARTISTIT. Ashtu vërtetë por këtu flitet për një marrëdhënie më komplekse.
G.SPEKTATORIT. Jo për mua e dashur.
G.ARTISTIT. Shiko se ideja e tij tenton për një ndikim të fuqishëm. Ai ëndërron për një rikrijim të figurës së tët shoqi. Ai do ta rikrijojë si spektatorin e vet. Si spektatorin e veprës së vet. Idetë e tij hutohen në një vend dhe është goxha i artikuluar.
G.SPEKTATORIT. Nuk ju kuptoj.
G.ARTISTIT. Ju sikur e njihni.
G.SPEKTATORIT. Nuk jam e sigurt.
G.ARTISTIT. Vërtetë?
G.SPEKTATORIT. Nuk jam e sigurt.
G.ARTISTIT. Nuk ju kuptoj
G.SPEKTATORIT. Po bëheni e lodhshme dhe unë s’kam të bëj fare me ju. Kush jeni ju?
G.ARTISTIT. Jo, unë nuk pranoj
( I vërsulet. Grinden. Përdorin sharje e fyerje që u merr mendja)
G.ARTISTIT. Kurvë e ndyrë, si nuk e kupton që marrëdhënia ime është në rrezik.
G.SPEKTATORIT. Ju qenkeni e çmendur.
G.ARTISTI. Vërtetë? Çfarë erëzash ka ajo supë.
G.SPEKTATORIT. Nuk e di i kam hedhur nga ato përzierjet. Nuk marr vesh shumë.
G.ARTISTIT. Po ju qenkeni e trashë.
G.SPEKTATORIT. Fundja edhe e tillë. Ju më herët përmendët ca pare. Si mendon sikur të bëjmë pak pazar.
G.ARTISTIT. Pazar? Unë nuk di të bëj një gjë të tillë. Kur isha e vogël dilja me prindërit për pazar dhe ata e bënin me kujdes. Nuk e mësova dot.
G.SPEKTATORIT. Gjithsesi më thuaj për sa pare bëhej fjalë.
G.ARTISTIT. Ata do të merren vesh vetë. Ti nuk po e kupton që unë nuk jam e përfshirë në këtë. Ti sikur nuk e njeh atë.
G.SPEKTATORIT. Unë dua të marr pjesë në këtë ashtu siç jam e sigurt se edhe ti merr pjesë.
G.ARTISTIT. Plot. Ai do të marrë plot.
G.SPEKTATORI. Ai është heroi. Heroi? Heroi.
Përfundon akti i dytë
Akti i tretë
Artisti pret i vetëm në skenë për pak minuta. Hyn Spektatori.
ARTISTI. Je vonë.
SPEKTATORI. Vetëm 3 minuta.
ARTISTI. Jam dakord por unë isha këtu që 5 minuta më herët dhe kjo e bën vonesën 8 minuta.
SPEKTATORI. Por ora ime është.....
ARTISTI. (E ndërpret) Mjaft. Kjo nuk do të ndodhë më apo jo?
SPEKTATORI. Patjetër.
ARTISTI. Ka nevojë për njëfarë serioziteti.
SPEKTATORI. Jam dakord.
ARTISTI. Duhet të shmangim rrezikun e afrisë së tepërt.
SPEKTATORI. Këtë duhet ta bëni ju, por unë mendoj se nuk ka asnjë të keqe këtu.
ARTISTI. Patjetër do ta bëj unë, megjithëse duhet ruajtur dobia e kënaqësisë prej punës. Gjithsesi duhet të duartrokasësh herë pas here. E kuptoj që është e tepërt, por duhet të duartrokasësh.
SPEKTATORI. Të duartrokas?
ARTISTI. E ke problem?
SPEKTATORI. Aspak. Vetëm më trego si ta kuptoj kur?
ARTISTI. Fillimisht kur ta shikosh që ka hapësirë. Nëse unë pushoj ti duartrokit. E ku ka akt më sublim se sa pushimi.
SPEKTATORI. Jam dakord. Edhe duart i kam të forta dhe tingulli i duartrokitjes kumbon. Do t’ju pëlqejë, padyshim që do t’ju pëlqejë.
ARTISTI. Gjithsesi përpiqu të jesh i sinqertë.
SPEKTATORI. Jam dakord.
ARTISTI. Ajo që na duhet është një lëvdim i sinqertë. Po ne do marrim këtë qasjen teknike. Ti do ta nisësh duartrokitjen e sinqertë nga duartrokitja e jo nga sinqeriteti. Pastaj, më vonë ti duhet edhe ta pëlqesh. Sinqeritet inkurajues. Gjeje vetë një ekuilibër.
SPEKTATORI. Tani? (Duartroket)
ARTISTI. Mirë tani. Por ndjehu i lirë ta bësh kur gjykon vetë. Por duartrokit edhe kur mendon vetë diçka që nis prej asaj që them unë. Ti e ke të qartë që shumica e mendimeve që të vinë kur jemi bashkë të vinë prej meje.
SPEKTATORI. Faktikisht doja të pyesja nëse mund të mbaj ditar.
ARTISTI. Ti do mbash ditarin tim.
SPEKTATORI. Ditarin tuaj?
ARTISTI. Ti e ke të qartë që duhet të më shikosh ca si artist. Të adhurosh paksa.
SPEKTATORI. Sa i zgjuar që je? Sa i shprehur që je? Sa i saktë që je? E kështu gjërash?
ARTISTI. Fotografi, autograf.
SPEKTATORI. Vërtetë?
ARTISTI. Po tallem, e shikon, por duhet të qeshësh dhe të bindesh. Të qeshësh sinqerisht se kjo është detyra jote. Qesh.
SPEKTATORI. (Duartroket.) Ju po bëheni pak i pakuptueshëm. Mos duhet të tregohem pak më i qartë me ju?
ARTISTI. Nuk kemi pse prishemi ju dëshironi një shpërblim të zgjatur në kohë.
SPEKTATORI. Jam dakord, ju kërkoj ndjesë.
ARTISTI. Më trego për vete. Çfarë fsheh?
SPEKTATORI. Unë do të përpiqem t’ju ndihmoj por atë që nuk e di nuk kam si ta trego.j
ARTISTI. Nuk kemi pse këmbëngulim në histori që nuk i dimë. Një histori si një tjetër. Do zgjedhim bashkë, ky është vetëm trajnim. Ti nuk duhet të flasësh, vetëm gëzim, trishtim, përmallim ja këto gjëra. E mbi të gjitha duartrokit. Duartrokit. (ulëret)
SPEKTATORI. Nuk e di nëse mund të duroj këto ulërima, por fakti që s’ka asgjë personale në to më qetëson.
ARTISTI. Jam dakord. Mjafton të duartrokasësh. Sinqerisht. Me ngazëllim të gëzuar. Unë do të përpiqem t’ju ndihmoj.
SPEKTATORI. Faleminderit.
ARTISTI. Qesh! (Ulëret.)
(Spektatori duartroket dhe përpiqet që të bëjë zhurmë sa më shumë ndërsa tjetri ulëret).
ARTISTI. Ideologjizimi i psikologjikes do ndodhë në rrafshin individual.
SPEKTATORI. Dakord.
ARTISTI. Qesh! Ti je pjesë e një gjenerate të rinjsh, burrash, që prodhon bollëku pro-artistik. Na përzunë nga realizmi socialist se baballarët u lodhën duke luajtur bolshevikësh dhe kuptuan fundet,por ditët e jetës së gjatë vazhduan.
SPEKTATORI. Dakord.
ARTISTI. Problemi im është me emrat. Më duhet një emër për veprën, dua të më ndihmosh që ta gjej një.
SPEKTATORI. Emrat e fëmijëve i vuri gruaja. Por unë kisha menduar emra të tjerë. Për çfarë vepre të duhet emri, saktësisht?
ARTISTI. Tani e tutje. Duhet të flasësh në mënyrë të tillë që të kërkojë minimumin e vëmendjes ose të mos flasësh fare. Sidomos mos pyet?
SPEKTATORI. Dakort.
ARTISTI. Fol.
SPEKTATORI Nuk e mbaj mend.
ARTISTI. Gëzimi vjen nëpër mendime apo jo?
SPEKTATORI. Ju uroj shëndet.
ARTISTI. Duartrokit. (ulëret) Shiko nëse kjo ndodh sërish jeni i pushuar. Ju thashë që ju nuk duhet të konsumoni vëmendjen time. Unë kam paguar për tuajën. Kjo duhej të ishte e qartë.
SPEKTATORI. Mendova se gjatë trajnimit mund të flasim ca më shumë. Unë duhet të bëj pyetje për të kuptuar si duhet detyrën.
ARTISTI. Po jam dakord, pyet.
SPEKTATORI. Perceptimi anon më shumë ka mendimet apo kah shqisat?
ARTISTI. Dashuroj muzën e tjetrit dhe e quaj dashuri për artin. Këtë fjali do ta përsëritësh pa pushim për një javë duke menduar mbi të duke u përpjekur për ta kuptuar.
SPEKTATORI. Mirë. Ma thuaj dhe një herë.
ARTISTI. Dashuroj muzën e tjetrit dhe e quaj dashuri për artin.
SPEKTATORI. Mirë.
ARTISTI. Do punosh edhe në shtëpi, sa herë që të kujtohesh do të më dërgosh mesazh, mesazh interesant. Në telefon të kam futur disa impulse (i jep një telefon). Do ta kontrolloj në fund të muajit dhe do të vendos nëse je treguar i zellshëm sa duhet, ndërkohë do të lexosh dhe do të vish këtu çdo ditë nga ora tre deri në katër.
SPEKTATORI. (Përsërit disa herë me zë të lartë) Dashuroj muzën e tjetrit dhe e quaj dashuri për artin. (Duartroket.) Dashuroj muzën e tjetrit dhe e quaj dashuri për artin. (Duartroket.) Dashuroj muzën e tjetrit dhe e quaj dashuri për artin. (Duartroket.) Dashuroj muzën e tjetrit dhe e quaj dashuri për artin. (Duartroket.) Dashuroj muzën e tjetrit dhe e quaj dashuri për artin. (Duartroket.)
(Shton.) Po çfarë do të thotë kjo?
ARTISTI. Po ja që ty të pëlqejnë gjërat që më bëjnë përshtypje mua?
SPEKTATORI. Gjërat që të bëjnë përshtypje ty duhet të më pëlqejnë mua? Ti do më tregosh, apo jo?
ARTISTI. Mos më bezdis.
SPEKTATORI. Jo këtë s’mund ta pranoj, është një hajvanllëk.
ARTISTI. Ashtu?
SPEKTATORI. Po. Dhe doja t’ju pyesja. Gruaja juaj që mbërriti në shtëpinë tonë dhe foli ca me time shoqe, por unë nuk munda të jem i pranishëm.
ARTISTI. Ashtu?
SPEKTATORI. Po ashtu?
ARTISTI. Nuhate diçka?
SPEKTATORI. Nga tenxherja mbi sobë frynte gjithë kohën një erë e nxehtë.
ARTISTI. Ashtu?
SPEKTATORI. Ashtu.
ARTISTI. Pse vazhdoni të përsërisni si budalla vetëm fjalën ashtu.
SPEKTATORI. Ju po më fyeni. Ju po më thoni budalla.
ARTISTI. E çfarë pastaj? Çfarë ka këtu?
SPEKTATORI. Ja këtë gjë nuk mund ta pranoj.
ARTISTI. Cilën gjë? Pse dëshiron të mos pranosh një gjë që nuk e di ç’ është more hajvan.
SPEKTATORI. Unë hajvan? Unë nuk e meritoj këtë.
ARTISTI. Ti ke qenë hajvan.
SPEKTATORI. Por kjo nuk është e rëndësishme.
ARTISTI. E di ç’më ndodhi?
SPEKTATORI. Jo?
ARTISTI. Pashë në ëndërr sikur po vdisja.
SPEKTATORI. Ndodh.
ARTISTI. Si mund të mbes unë i padëshmuar, ti duhet t’i ndjekësh të gjitha nga afër dhe kjo të bëhet ngjarje tmerrësisht e rëndësishme për gjithë ata që ti mundesh, përndryshe ti je i pushuar. Propozoj të pimë.
SPEKTATORI. Po unë duhet të them diçka, apo jo?
ARTISTI. Jo gjithmonë. Prit.
(Spektatori qetësohet në stol).
ARTISTI. Ka cepa të qenies sate që më shpëtojnë. Si mund të mbërrijmë tek to?
SPEKTATORI. Unë jam i gatshëm t’ju shërbej në njohje. Por atë që nuk e di ndoshta nuk do të ta tregoj.
ARTISTI. Mirë ne nuk kemi pse bëhemi maniakë në kërkimin e një historie. Fundja një histori si të një tjetër.
ARTISTI. Ti ke të drejtë, arti nuk është një gjë fort e lehtë por vetëm nëse je i paindoktrinuar në një farë mënyre. Nëse nuk indoktrinohesh padiskutim që bëhesh artist. Unë nuk indoktrinohem, por ti duhet të indoktrinohesh. A je i aftë për tu indoktrinuar ti?
SPEKTATORI. Unë? Unë jam. Unë gjithë kohën shoh ëndrra me pushtet. Ja dje po mendoja sikur dikush po gërricej me mua kur isha me gruan, dhe unë i rashë me gju (dy aktorët në një balet teatral imitojnë një rrahje spektakolare prej Spektatorit të Aktorit e më pas të një aktori tjetër që nuk identifikohet.)
ARTISTI. (rikthehet në normalitet) Jam unë artisti hajvan. Qesh! (ulëret)
Spektatori qesh.
ARTISTI. Si të shkoi mendja tek kjo gjë? Unë paguaj dhe ti godet.
SPEKTATORI. Ju vetëm sa teatruat.
ARTISTI. Ti ve në diskutim sjelljen time?
SPEKTATORI. Po unë duhet të kuptoj?
ARTISTI. Ky nuk është ai lloj kuptimi. Ti kërkon kuptimin kur e gjen ti duartroket nuk thua: u sa mirë, o sa keq.
SPEKTATORI. Po kjo është e vështirë.
ARTISTI. Po kjo është punë.
SPEKTATORI. Puna ime është të jem spektator. Unë duhet të them o sa mirë o sa keq.
ARTISTI. Jo. Kjo është punë.
SPEKTATORI. Kjo qenka e vështirë.
ARTISTI. Pagesa.
SPEKTATORI. Do përpiqem, por ju thashë se mbas shumë punësh preferoj punët që nuk janë punë. Vuaj fatin e keq të mund të mos argëtohem me punën dhe të dëshirës për tu argëtuar gjithë kohën.
ARTISTI. Paraja është agjent i disiplinës.
SPEKTATORI. Nuk ju kuptoj.
ARTISTI. Fillimisht ne na duhej disiplina, pastaj vajtëm tek paraja.
SPEKTATORI. Jo paraja ka reciprocitet. Disiplina është vetëm e njëkahshme.
ARTISTI.` Idiot. (Ulëret). Qesh! (Ulëret)
SPEKTATORI. Paraja ka kufijt e saj.
ARTISTI. Duartrokit! (Ulëret)
SPEKTATORI. Mirë, mirë. (Duartroket me përtesë.) Nuk e di nëse mund ti duroj gjatë këto ulërima.
ARTISTI. Jam dakord. Por ti duhet të duartrokasësh. Unë mund të pranoj. Por ti duhet të duartrokasësh. Sinqerisht. Me ngazëllim të gëzuar. Unë do të përpiqem t’ju ndihmoj. Do ta bëj një vepër gazmore. Qesh! (ulëret). Ti je arti. Qesh dhe duartrokit qeshjen tënde.
(Spektatori qesh.)
ARTISTI. Duartrokit!
Spektatori duartroket.
ARTISTI. Qesh! (Ulëret)
Spektatori duartroket.
ARTISTI. Qesh, qesh, qesh. (kalon në histeri)
Spektatori duartroket.
ARTISTI. Qaj!
SPEKTATORI. Si?
ARTISTI. Dua që të qash.
SPEKTATORI. Nuk e di, e kam të vështirë.
ARTISTI. Dëshiron të ta vesh nji shpullë?
SPEKTATORI. Shiko se unë spektatori jam, të qaj domethënë që duhet të aktroj.
ARTISTI. Po ti edhe kur qesh aktron.
SPEKTATORI. Kjo është e vërtetë. Po ti e di qeshja është më e lehtë.
ARTISTI. Jo more qeshja është njësoj e vështirë.
SPEKTATORI. Mos ja fut kot qeshja është më e lehtë. Këtë e dinë të gjithë.
ARTISTI. Jo, unë nuk e di.
SPEKTATORI. Ti e di shumë mirë mos na vër në pozitë tani.
ARTISTI. Jo nuk e di.
SPEKTATORI. Epo qenkeni gomar pra.
ARTISTI. Unë nuk indoktrinohem, harrove?
SPEKTATORI. Uuu po, e mira e keqja. Njësoj. Po, po.
ARTISTI. Po po lesh. E mira dhe e keqja janë plotësisht ndryshe, vetëm se ty ta përcaktoj unë. Ç’është ky keqkuptim?
SPEKTATORI. E hajt se keqkuptimet ne e dinim që do ndodhnin. Çfarë duhet të bëj?
ARTISTI. Spektatori është një farë aktori, sepse kupton diçka dhe vepron sipas saj. Ne jemi të gjithë aktorë i dashur, të paktën për vete. Nuk ka spektatorë.
SPEKTATORI. Shiko tani, se unë pagova paret kur hyra. Mu duk mundësi e mirë për të nxjerr ca pare nga ky muhabet, po unë spektator jam edhe dal prej këtu, karrigen aty e kam paguar. Nuk është se mbaj mend shumë, unë mund të kthehem ku isha.
ARTISTI. Po ju i thatë gruas se do ta provonit?
SPEKTATORI. Kjo është e vërtetë. Unë kam përgjegjësitë e mija.Po unë jam qenie e pavarur në fund të fundit.
ARTISTI. Dje në autobus një vajzë.
SPEKTATORI. Një vajzë?
ARTISTI. Asgjë e veçantë.
SPEKTATORI. Si asgjë e veçantë?
ARTISTI. Mos më ndërprit, gomar.
SPEKTATORI. Ju po bëni shaka.
ARTISTI. Ti do ti marrësh të gjitha seriozisht, gjithsesi. Të gjitha që them unë të paktën.
SPEKTATORI. Si të gjitha?
ARTISTI. Ti nuk do mendosh asnjëherë sikur unë po them ndonjë gjë kot, sa për të thënë diçka qoftë edhe gjithçka.
SPEKTATORI. Sa ngadalë do komunikojmë?
ARTISTI. Atë do e vendosim bashkë, unë nuk jam tiran, dhe në fund të fundit unë nuk dua t’ju abuzoj apo tallem. Unë thjeshtë do kërkoj një mesazh për të ta transmetuar, do të ta transmetoj e pastaj do merremi me zbërthimin dhe përvetësimin e tij prej teje. Konsideroje si stazh për pranimin në parti.
SPEKTATORI. Parti.
ARTISTI. Partia. E mban mend.
SPEKTATORI. Jo.
ARTISTI. Kur ti angazhohesh në një njohje dhe thellim të mendimeve politiko-ekonomike, e historike mbi të gjitha. Shoqëria. Populli. Vetëm se në një dimension personal.
SPEKTATORI. Mirë atëherë më trego për çfarë të gjitha e kishe fjalën?
ARTISTI. Si?
SPEKTATORI. Ti the se unë duhet ti marr të gjitha seriozisht. Për çfarë të gjitha e kishe fjalën?
ARTISTI. Si fillim ti do mendosh që ardhja ime në qenësi ishte një ngjarje që meritonte vëmendje.
SPEKTATORI. Ëhë
ARTISTI. Pastaj ky momenti që tu dha ty për ta ndjekur është një gazmend galaktik. Gëzojnë yjet e yjësisë nga qejfi i qenies sime lëre ti, një morr i persekutuar materialisht që në rritje.
SPEKTATORI. Mendova se po flisnim pak më seriozisht.
ARTISTI. Mirë, mendove mirë. Po bëja shaka.
SPEKTATORI. Atëherë?
ARTISTI. Atëherë gjëja e parë që do bëjmë është që ti të heqësh dorë nga çdo përpjekje për ti gjetur një kuptim kësaj që po bëjmë. Se pse po ndodh kjo, kjo nuk është puna jote, ti ke paret. Mos e lodh veten që të ruash gjurmë që të kenë kuptime të përbashkëta me gjërat e tjera që të ndodhin nëpër jetë. Me një fjalë, nëse e zëmë se ti shikon një pikturë dhe thua u ja një vepër arti me kuptim, se na tregon për gjëra që na shoqërojnë nëpër jetë dhe fap kujtohesh për këtë vepër arti dhe pastaj të vlerësosh edhe këtë, u edhe ajo vepra tjetër ishte me kuptim ose pakuptim, duke trajtuar kuptimin si një urë lidhëse mes gjithë eksperiencave.
SPEKTATORI. Gjithë eksperiencave, një pikturë?
ARTISTI. Po më lodh.
SPEKTATORI. Unë duhet të mendoj për të vërtetën kur flasim?
ARTISTI. Po ç’farë të vërtete mor ti? Mor hajvan. Kjo është personale. Këtu jam vetëm unë mor ti. Ti do thuash vetëm sa e bukur. E vërteta thotë. Idiot. Ma hoqe qefin.
SPEKTATORI. Po referenca do ketë kjo vepra?
ARTISTI. Si nuk ju kuptoj?
SPEKTATORI. Po kur ju flisni për mua apo për diçka tjetër duke menduar prej një gjëje tjetër.
ARTISTI. Pusho.
SPEKTATORI. Ju kërkoj ndjesë.
ARTISTI. Më duhet të bëj diçka të shpëtoj prej kërkesave të tjera që ka jeta. Është pak e ligështuar. Por.
SPEKTATORI. Por?
ARTISTI. Nga njëra anë na duhet zhdukja jote e nga ana tjetër gjithçka bëhet vetëm për ty. Ti e kupton ky është rregullimi i kohës. Na duhet qartësisht të organizojmë kur je ti, e kur jam unë? Pra ti duhet të dallosh që unë po flas për ty, e jo me ty, të paktën në të njëjtën masë sa flas me ty e jo për ty.
Spektatori duartroket fort.
ARTISTI. Bravo! Po prit edhe pak, nuk kemi filluar akoma.
Spektatori falënderon i përmalluar me patos.
ARTISTI. Bravo! Duhet gjithmonë të hash mëngjes, mëngjesi është ndër vaktet kryesore.
Spektatori duartroket.
ARTISTI. Veza është veçanërisht e dobishme. Sipas disa autorëve sa më i madh të jetë vëllimi i dhomës së ajrit brenda vezës aq më pak e freskët është ajo.
Spektatori duartroket.
ARTISTI. Boll.
Spektatori duartroket. Aktori e len.
SPEKTATORI. Unë do doja të paguhesha denjësisht.
ARTISTI. Dërgo dikë nga sindikata që të vijë të flasim me të. Me ty nuk pranoj ti diskutoj këto probleme.
SPEKTATORI. Duartroket.
ARTISTI. Mos ta zgjasim më.
SPEKTATORI. (duartroket.) Ju po më abuzoni.
ARTISTI. E di ti çfarë është abuzimi apo jo?
SPEKTATORI. Kam dëgjuar për të.
ARTISTI. Oh abuzimi është diçka e thellë, më kupton. Arrin tek dhimbja, por abuzimi dhe mund të zgjasë më shumë se sa dhimbja.
SPEKTATORI. Siç thatë edhe ju ne zgjedhim.
ARTISTI. Po jo ti mor hajvan. Unë, unë zgjedh. Duartrokit! (ulëret)
SPEKTATORI. Ju gjithnjë e teproni.
ARTISTI. Patjetër, po si u bëka kjo punë pa teprim. Por megjithatë ju nuk duhet të harxhoni kohën me teprimin. Ja më trego një ngjarje.
SPEKTATORI. Komshia ime. Megjithëse jo, jo. Prit. Kur isha unë i vogël.
ARTISTI. Po pres.
SPEKTATORI. Më kujtohet një herë kur isha i vogël.
Në fund skenë krijohet atmosfera e një rruge në ndriçim dhe skena. Një fëmijë i vogël ndjek me shikim ku një burrë rreth të tridhjetave haset me një defekt në biçikletë dhe fillon ta rrahë i nervozuar sa më shumë që të jetë e mundur. Të shajë dhe ta gjuajë për ca minuta.
ARTISTI. Falë komunikimit përmes medias ne fitojmë njëfarë varësie në zgjedhjen e kohës prej ku ushqehen shijet e mendimet tona. Se kështu hallakatesh fare. Gjyshja ime kujton vetëm fëmijërin, kurse nëna ime sheh telenovela.
SPEKTATORI. Ndoshta mendimet tona e pastaj shijet?
ARTISTI. Por, fundja kjo nuk është e rëndësishme. Gjithçka qëndron tek drejtimi kah gremis vëmendjen, sipas budistëve, po fundja edhe ata kush i njeh? Një humbje në vegime vetmitare.
SPEKTATORI. Unë nuk jam dakord.
ARTISTI. Nuk je dakord.
SPEKTATORI. Jo nuk jam.
ARTISTI. Gremisja e vëmendjes është pasojë e klasës sipas marksistëve.
SPEKTATORI. Si, si?
ARTISTI. Se ai thotë që nëse ti duhet të mbledhësh kanaçe nëpër kazanë, ti nuk mendon dot atë që do, ose të paktën atë që do ti. Dhe ti nuk e kontrollon dot vëmendjen tënde nëse do të jesh sadopak i dinjitetshëm.
SPEKTATORI. I dinjitetshëm?
ARTISTI. Ëhë, ëhë. Për veshjen, le të diskutojmë pak për veshjen.
SPEKTATORI. Për veshjen time?
ARTISTI. Për veshjen tuaj patjetër.
SPEKTATORI. Veshja ime nuk më duket një tematikë me ndonjëfarë rëndësie.
ARTISTI. Atë e di unë. Ti duhet të më frymëzosh.
SPEKTATORI. Me paraqitjen time?
ARTISTI. Le ta diskutojmë, se ky është problem disi kolektiv.
SPEKTATORI. Ne dy veta jemi këtu. Çfarë koletivi thua?
ARTISTI. Le të jemi origjinalë. Ti njeh vetëm mendimet e tua
SPEKTATORI. Shiko se e ke gabim. Ne i marrim mendimet e tjetrit prej vetë tjetrit. Ose prej shumë të tjerëve për një tjetër.
ARTISTI. Më shastise. Si si?
SPEKTATORI. Unë po thosha.
ARTISTI. (e ndërpret) Leqë prit, prit. Jam unë ai që duhet t’ju shastis. Si e përjetoni shastisjen ju?
SPEKTATORI. Me hutim të thellë dhe palëvizshmëri.
ARTISTI. Nuk më mjafton. Më qartë.
SPEKTATORI. Po ja shikoj një gjë që nuk e shikoj, dëgjoj një gjë nuk e dëgjoj, mendoj një gjë që nuk e mendoj. E kështu me radhë.
ARTISTI. Më pëlqeka. Duhet ta bëjmë patjetër. Unë duhet t’ju shastis.
SPEKTATORI. Duhet të fillojmë nga një apo nga të gjitha?
ARTISTI. Nga një. Nga...
SPEKTATORI. Nga?
ARTISTI. Ti nga unë.
SPEKTATORI. Po ti?
ARTISTI. Unë nuk jap llogari.
SPEKTATORI. Po unë si?
ARTISTI. Shiko se ne duhet të shkrihemi. Si biçim misticizmi. Kur ta shoh unë një pikë do mahnitesh. Po ti do më shikosh mua kur shoh pikën dhe vetëm vjedhurazi ke të drejtë ti hedhësh një sy pikës për të cilën të flas.
SPEKTATORI. Urdhëro?
ARTISTI. Duartrokit (ulëret)
Spektatori duartroket
ARTISTI. Më raftë pika si e shpërdoroj kafshërinë time të pakët.
SPEKTATORI. Ju po zhyteni me njeriun e gabuar. Duhet të punësonit dikë tjetër. Gruan tuaj do të ishte më mirë. Ose...
ARTISTI. Çfarë po mendoni?
SPEKTATORI. Oh ju po më bëni autor. Ju po interesoheni për mendimin tim dhe po më bëni autor.
ARTISTI. Vërtetë? Ju më gjetët të papërgatitur. Dëshiron të hash diçka?
SPEKTATORI. Krejt papritur më ka ardh oreksi.
ARTISTI. Mish?
SPEKTATORI. Mos është pak vonë?
ARTISTI. Keni probleme me tretjen?
SPEKTATORI. Jo, përkundrazi.
ARTISTI. Si përkundrazi?
SPEKTATORI. Jam grykës doja të thoja.
ARTISTI. Bravo! E vlerësoj mjaft këtë iniciativë. Ku ishim?
SPEKTATORI. Te mish ishim.
ARTISTI. Cili mish?
SPEKTATORI. Ne po vendosnim për të ngrënë.
ARTISTI. Në fakt unë kam vendosur. Kam vendosur që ti të largohesh se unë kam punë.
SPEKTATORI. Po, kështu shmangim dhe afrimitetin e tepërt.
ARTISTI. Ndoshta.
SPEKTATORI. Po kur të mos kesh gjë për të thënë ti do paguhem unë?
ARTISTI. Besoj që po. Nuk e kam vendosur. Po do gjej ndonjë gjë fundja edhe heshtja që e prodhoj në ka vlera. Gjithsesi do ta gjej diçka për të thënë.
SPEKTATORI. Vërtetë? Është kohë kaq e gjatë. Muaj.
ARTISTI. Mos u përzi shumë me kto muhabete.
SPEKTATORI. Po pordhët, lejohen pordhët?
ARTISTI. Si, si?
SPEKTATORI. Po ja jemi ne, dhe mua më vjen paritur një pordhë, a mund ta bëj unë.
ARTISTI. Jo.
SPEKTATORI. Atëherë as ti nuk do pjerdhësh.
ARTISTI. Nuk e kisha menduar. Mirë, lejohen pordhët. Megjithëse jo, je i pushuar.
SPEKTATORI. Mirë, (kthehet tek karrigia në rreshtin e parë)
Aktori ngrihet nga karrigia dhe shkon drejt gjysmës tjetër të skenës ku përshëndetet me shokun e vet që është ulur në fund të skenës në errësirë. Ndriçohet e gjithë skena e dalin në pah edhe dy grate. Shoku dhe Artisti. janë të padukshme dhe i afrohen personazheve, nuk prekin por rrëmojnë poshtë, lartë. Shohin poshtë fundeve duke u ecur këmba dorazi nëpër tokë, nuhasin.
Mbaron shfaqja