jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

ROMEO E ZHULJETA, MARSHIMI SERBOSHQIPTAR I SHQIPTAROSERBËVE NËN FLAMUJT SHEKSPIRIAN

 Romeo dhe Zhuljeta. Një serb na doli në pritë. Në fakt prita kishte qenë e tij. Me të nisur shfaqja direkt duartrokasim trokthin që ofronte tregimtarja pazh rreth një pasarele të metaltë që si një X i madh i shtypit i çonte sinjale të koduara tavanit të brendshëm të skenës së Teatrit tonë Kombëtar, nën të cilin ne spektatorët ishim vendosur. Një rreth ngushtësisht artistik. Desh më la zemra nga emocioni. Që pa hyrë brenda mu prenë gjunjët. Edhe ata hiqje tavanin nuk do kishte më shumë yje.
Menjëherë pas trokthit, një serbishtfolës e një shqipfolës pozicionohen në dy gjuhët e ndryshme dhe shkëmbejnë këtu fyerje e ta qifsha ket e ta qifsha at. Ti qifsha të vdekmit e të gjallët e kalamajt e ku e di unë ç’thuhej serbisht, po me siguri sharje të këtilla do kenë qenë. Ne na kishte thënë tregimtarja kalorëse që, në fakt, ishin Kapuletët dhe Montagët, që vazhdonin një luftë shumë vjeçare shesheve të Veronës, me shpata nëpër brez. Po ne e harruam fare atë muhabetin e Kapuletëve e Montagëve, se këta, në fakt, me ca thika ushtarake të mëdha nëpër duar i kanosen njëri tjetrit në gjuhët shqiptare e serbe me fjalët që i thamë më lartë. E mblidhen aty me gra e me burra e me fëmijë, (që në fakt nuk është tjetër veçse Zhuljeta jonë e dashur,) dhe bërtasin e shajnë me tërbim dhe simulojnë tensionin tonë ndër-etnik. Por kjo kalon. Dhe mbërrin dashurija, shpejt e shpejt.

Dhe aty serbishtja merr në dorëzim përcjelljen e tekstit shekspirian që në fakt i le hapsirën ushtrimit të veshit në gjuhë të panjohur dhe mpreh perceptorët e tjerë. Dhe këta kufijt shqiptaro – serb që tentuan të uzurpojnë subjektin shekspirian prishen dhe pastaj identiteti i personazheve ngërthehet fort pas italianëve që i polli gjenialiteti shekspirian. Aq shumë u hutova pas tingujve të serbishtes sa për të kuptuar atë që thuhej shqip, herë pas here, duhet të isha shumë i vëmendshëm. Kthimi në shqipen, që e di, e që befte papritur më merrte tre katër sekonda, kur ai fap, folësi kishte mbaru. Unë serbisht nuk marr vesh hiç, por e njoh pjesën disi ose të paktën ka pas momente që kam mendu se e kam njoft. Dhe kjo ja rriste peshën aspekteve të tjera të shfaqjes si krijimi i atmosferës përmes aktrimit, aksionit. Është kollaj të biesh pre e atmosferës.

Dhe në krijim të atmosferës regjizori serb Miki Manojlloviç që kishte drejtuar ndërmarrjen serbo-shqiptare, e kishte lëshuar dorën. Afërsia, lirshmëria e energjia në konceptin regjisorial e zbatim të këtij koncepti prej aktorëve ndihmuar prej flirtimit me idenë që armiqësia gjakmarrëse e zotrinjve veronezë mund të jetë ajo serbo-shqiptare, e që njësoj do të shuhet nga dashuritë, ndihmuar prej hijeshisë fizike të trupave, prej muzikës së gjallë, na mbajtën të përfshirë dhe dashamirës. Zotërinj e zonja të nderuara,  zonjusha purpuritëse në lëvizje marramendëse rrotull skenës piedestalore të metaltë, ku ndodhte veprimi, të rinjë gjaknxehtë e të shkathët. Skena ishte nja 20 centimentra lart nga toka ose ndonjë gjë e tillë dhe bollshëm e gjatë. Afër skenës, publiku. Tavani i brendshëm i skenës së TK-së ndjehet më i lartë se në sallë të spektatorit. Veç aktorëve, edhe hije e errësirë në murin e afërt e të lartë.

Zakonisht, për regjisorë bashkëvendas, unë jam treguar fort i ashpër në marrje të një vepre që ruan identitet të fortë letrar për të prodhuar një spektakël që nuk e rruan fort për letraritet të folur. Kjo ngaqë kryesisht sepse kthehen në hiç çengelat nga ku zbret mesazhi i veprës dhe kryesisht një qasje dramatikisht e ligështuar, që niset drejt nënshtresave tona psikologjike, na squllet në dorë si variete televizive. Por jo, i kamufluar prej të qenit në serbisht, përdorimi i tekstit, që u zhduk si element që në fillim, për ne si spektatorë jo-serbisht folës, ja la vendin pa kokëçarje atmosferës.

Gjithësesi besoj se kërcimi nëpër strofat shekspiriane i dramaturges Olga Dimitrijeviq ishte respektuar prej Manojlloviçit dhe fjala ishte e pranishme. Detyra nuk duhet të ketë qenë e veshtirë se “Romeo e Zhuljeta” është plot poezi të zgjuar e të gjallë.

Atmosferë, gjallëri, ndonjë fjalë shqip nëpër të. Madje edhe ca skena shqip. Nëpër pasarelën e metaltë. Ne ishim afër fare dhe rrobat ishin të hijshme e të shkujdesura. Një martesë u konsumua disi rrëmujshëm, gati gati para martese. Me puthje plot zjarr nëpër gojë e nëpër trup. Romeo i Tristan Halilajt i bukur. I brishtë e guximtar, i ri e pafajshëm, i dashuruar. Zhuljeta prej  Jovana Gavriloviçit, siç ju thashë ishte ende fëmijë, jo tamam 13-vjeçare sa e donte Shekspiri, po ta ngrinte gjakun me atë njomështi që hidhej në krahë të dashurisë me vrull. E hedhur shejtanka,e pafajshme, e dashuruar, e bukur. Kur ishte vetë fëmijë edhe të ëmën të re e kishte domosdo.
Gjak i kuq çurgoi me qëndrueshmëri të lartë nëpër ullukun që fshihte në mes pasarela e metaltë. Ishte gjaku i Merkutit vrarë prej Tibaltit, e i Tibaltit vrarë prej Romeos. Kapuleti e kishte rrëmbyer Kapuleten në krahë, më herët, dhe dora e tij burrërore shtrëngoi vithet e saj të plota. Ishte ajo më s’pari, një goxha grua. Që plot mimikë ndezi bedenin e vet në një joshje guximtare të spektatorit. Mjë mëmë e rreptë. Besnike ndaj burrit e familjes dhe gjithë vullnet. Pak nevrike, me ballin e lartë e qëndrimin krenar, Natasa Tapuskoviç na gëzoi. Dadoja, Anita Manciç, gjithashtu me një përfshirje emocionale në rolin e vet që nuk kishte si të mos të merrte me vete. . Dhe tregimtarja pazhe, Arta Selimi, lirshmërinë finoke e ledhatare të së cilës fatmirësisht kemi pasur mundësi ta shijojmë edhe më herët ishte aty plot kontribut sa në gamë të personazheve, sa në lirshmëri, përfshirje e përfillje. Manojllovic vetë ishte edhe në drejtimin e Montagëve, me një kapele të gjerë, fjalëaspaktë, po i pranishëm dhe aktiv. Po kështu edhe aktorët e tjerë që nuk po i marrim një nga një.

Të gjithë të mirë e të bukur, të përfshirë. Plot tension, plot energji.
Kalimi ndër kohët tona e të Shekspirit është jo problematik. Një guzhinë e improvizuar në anë të skenës ku Kapuletët përgatisin gatimet e martesës së Zhuljetës me Parisin fisnik është një risi e regjizorit. Vetë Kapuleti pastron e pret speca, Ledi Kapulet grin karrota me vrull konti Paris shtrin petë byreku. Nëna Montag vjen përqark dhe me frikë e kurioze ndjek zhvillimet. Edhe nëna e Romeos edhe babai i Zhuljetës në shprehje të afrimitetit e dashurisë me fëmijët e tyre i këndojnë bijve këngën “Qingji i vogël rri mendueshëm”. Atmosfera është e duhura. Aktrimi është pa fre, regjia e qartë se ku do jetë shtegu i vet në bashkimin tekst - shfaqje. Na pëlqen.

Dhe së fundi, Zhuljeta është fjalë shqip. Domethënë zhul jeta. Zhul i thojnë zhulit, psillëk i madh, kurse jeta i thonës jetës, pra fjala është domosdo shqip. E shkreta vajzë e pati jetën zhul. Madje, edhe Romeo është shqip sepse Rrom e ka pas emrin edhe një shoku im, që kishte emrin e gjyshit. Po jo jo, se po bëj shaka.