Kur ishte në Paris BEKETI
Beketi kur ishte në Paris, ndërkohë që Lufta e Dytë Botërore nuk e kishte lënë ende gjurmën e vet gjakatare, ishte sekretar i Xhojsit të madh që thoshte fjalë shumë dhe bënte një foto shumëdimensionale të mendimit që percepton veten. Ndër të parët dhe më mirë se të gjithë. Kur erdhi Dufta e Dytë Botërore, Xhojsi gjeti fatin e mirë dhe vdiq në Zyrihun neutral, kur sekretari Samuel Beket mbeti në Paris, ku futej nëpër bodrume e botonte gazeta e i përkiste rezistencës franceze, për të cilën dimë edhe aksione herioke e tortura edhe "Allo allo." Beketi bashkë me shokë u bashkua pastaj në formulimin e absurdit. Ai bashkë me ata që u quajtën egzistencialistë këtë “Allo Allo”-n nuk e panë, por e paraprinë disi aftësinë e medias për të bërë realitetin video, e ushqyen dhe rritën atë. E bënë këtë duke rritur vëmendjen e përbashkët për ndonjë gjë që na ndihmon të kuptojmë për drejtimet e përbashkëta duke u mbështetur në to.
Por gjithësesi ata janë gjurma e një kohe që mori zjarrin e njerëzimit nga lufta e i frynë nga pak me shpresën që ta ftohnin tek i digjte kur e ruanin ndër ball e duar. Dhe gjurma e një jete është subjekti i dramës. Jeta e një gruaje po venitet ngadalë drejt absurdit që është hiçi i madh. Një jetë që i shkulet vdekjes në çdo çast, e vetëdijshme për këtë, por gjithësesi shpërdoruar në rutina të mërzitshme e bosh. Por gjithsesi një jetë. Pjesët e pranëekzistencialistëve shpesh janë qëllimisht shqetësuese e bezdisëse. Gjëma e gjithmonit, gjiyshit të Tanisë së përhershme. Objekti dhe subjekti tentojnë të njehësohen tek njeriu sa më i zakonshëm, që sipas gjasave është afër teje, në mos qofsh vetë. Plakja, vdekja, kotësia e së gjithës.
Një punë e vështirë për aktorë e regjizorë, se pjesa është për mërzitinë. Vetmia që prezantojnë “Oh ato ditë të bukura,” duket si e mposhtur nga vrulli dixhital në ndërveprime me karakter komunikativ, por Beket e ballafaqon edhe atë duke na kthyer tek vetja që e huan Yllka Mujo. Një rol që i merr shumë Mujos njeri. Patjetër që një rol i shkëlqyer i saj. Një mbrëmje e veçantë.
Unë me një orientim të lehtë, shumë pak paragjykues kisha ardhur në biletari pa rezervim, ndërkohë që kisha lexuar edhe që kuota e lejuar e spektatorëve ishte përmbushur për gjithë mbrëmjet e fundjavës. Por jo, unë sigurova një prani personale në atë mbrëmje shumë të bukur. Një puthje kaq e bukur e aktorit me rolin është një evenimet jo i zakonshëm. Mujo duke e lujt rolin edhe me rrugat e duarve. Me ca kulmime të shkëlqyera. Ajo me hapjen që i ofron personazhit ka gjetur një goxha vend në kujtesën tonë kolektive për kontribute në teatër, ndërkohë që kontributi i saj në kinematografi është krahasueshëm i madh.
Mendoj që duhet ta përmend se këtë orientim e mora nga një faqe në facebook, që vepronte me emrin e gazetares së kulturës Elsa Demo, ( nuk e di nëse është vertët i saj, ajo nuk e ka pasur një faqje të tillë më herët, dhe kjo faqe ende ka shumë pak ndjekës. Nëse nuk është i saj i kërkoj ndjesë për përmendjen dhe e njoftoj për këtë fakt). Unë e ndoqa faqen që para dy tre ditësh dhe ajo më tregonte se kur kthehej nga shfaqja kish parë aq shumë teatralitet sa do kish preferuar të flinte, si një hallexhi diku nën diellë diku në rrugë. Ndërkohë që, Preç Zogaj në një artikull në gazetën Panorama thoshte se ky ishte një kulmim artistik për ndryshimet që sillte në botëkuptimet dhe humoret e spektatorit.
Me këto paragjykime ulem unë në karrigen numër tridhjetë e shtatë të sallës ‘Romeo dhe Xhuljeta’, në një nga ato kthinat e bukura të metropolitanit. Rreshti i tretë. Një pirg i madh si prej dheu të ngjeshur, por në fakt një shkumdet pasullkanik me valë të gjera dhe fort të çrregullta duke ja dalë disi edhe ti ngjajë një mali, por edhe disi një varr, mu në mes të skenës. Një varr që po e gëlltit njeriun e gjallë duke e marrë pjesë pjesë. Në fillim këmbët, pastaj mesin, sapo frenuar nën gjinj, kur jahh, mbërrijmë ne. Ajo sallë ka vetëm afër e shikimin tim se ndalte gjë. Natyrisht veç një drite që plotësonte një katërshe lartë në tavan, këto tre nga ne i binin personazhit, kurse njëra në vinte ne. Nuk po i hyjmë fort kuruesit të ndriçimit në punën e tij/saj, por nëse nuk ka ndonjë qëllim strik filozofik, ajo dritë që na bie ne në sy është fare e tepërt. Sikur nuk jemi para telefonit gjithë ditën. Edhe sikur e shpërqendron qendrën e aktit teatror. Ndërkohë që diku pas meje andej nga fundi diku dikur nisi e lëvizte një qese për një kohë të gjatë duke çuditur nëse ishte një gjetje për mprehje vëmendje, apo një qëllimkeq hutaq?
Pas kësaj vogëlsire inaguruese na duhet të sjellim fjalën tek regjisori Kumbaro. Që kish qenë aty me Mujon kur ajo përgatitej për atë mbrëmje, krijonte atmosferën e gjatë për të është një kontribut i mjaftueshëm i tij, por patjetër që ka edhe më shumë. Shfaqjet e Beketit janë të njohur për egërsinë e tyre ndaj regjisorit. Edhe herë të tjera aktorët janë të zhytur nëpër voza apo ekspozojnë vetëm gojën.
Vili në vendin e saj te ky mini-mali varr në shfaqjen tonë nuk lëviz dhe zhytet në një rutinë të ditës së vetmua e izoluar. Një vdekje në pleqërinë që vargjet e qajnë. Në dheun që gëlltit, lahen dhëmbët dhe një rutinë e ditës fillon.
Një rutinë që prezanton me një qenie apatike që jep e merr kaq pak sa të alarmon e acaron, por që fatmirësiht mban largë vetminë e plotë, këtë përbërës të vdekjes. Burri, apo partneri i saj nuk është i gëlltitur nga ky dhe, ai lëviz e shtrihet rehat. Ajo i gëzohet çdo reagimi të tij. Ai është kaq i rrallë e gjysmak në komunikime sa nervozon, por ajo në fillim nis e flet me të. Pastaj me vete. Pastaj prap me të. Përzemërsisht. Fatmirësisht unë nuk e ndjej shumë kur flet me ne. Më duket se ajo nuk i drejtohet kushedi se sa spektatorit. Kjo është një distancë kaq e mirë për ta shijuar teatrin.
Natyrisht me përjashtim të rastit kur ajo tregon për zotin dhe zonjën Pjepër që komentojnë nga jashtë, prezantuar prej saj. Një mundësi e mirë për tu njohur me absurdin për ata që kanë shije teatrore më pak të sprovuara. Dy vajza pas meje i thonin njëra tjetrës:
Ta dija që ishte kaq e trishtë nuk do kisha ardh fare.
U? pse të duket e trishtë? - thoshte kjo tjetra.
Në fakt, me bust të qëndruar nga ne për shumicën e kohës ajo ja del të na mbajë vëzhgues të papërzjerë, megjithëse bëhet fjalë për një fat të përbashkët. Mujo ja del të mbajë gjallë një dashuri të sinqertë për një qenie gjysmake diku rrotull që veç hungërrin, flen, këndon, ndonjëherë jashtëzakonisht rrallë, një gjysëm strofe dhe kruan të ndenjurat diku në largësitë e afërta. Ajo ia del të ruajë një interes për jetën, një dashamërësi për kujtimet, rininë dhe dashurimë, një përmallim e trishtim, ndonjëherë dëshprim, revoltim. Për 50 e ca minuta, duke ruajtur edhe qetësi për fjalët që tringëllojnë e kumbojnë në melodi të përbashkëta edhe vrulle përjetimi të qenies. Në gëzim të ëndrrës së çlirimit prej gravitetit personazhi i Mujos lëshohet në një delir kalimtar. Ajo imiton tjetrin. Të gjitha këto detyra Mujo na bind që janë të domosdoshme për plotësimin e përsonazhit dhe i përmbush me vërtetsi.
Nuk e dimë nëse të gjitha mbrëmjet kishin këtë emocionin e së shtunës së 16 tetorit, por unë pata ndjesinë se ajo ishte e veçantë.
Na trishton kjo aftësi e rolit për të marrë kaq shumë prej aktores sonë të dashur por edhe nuk kemi si mos gëzohemi që ishim aty. Ralizimi i disa figurave prej saj ishte fort i spikatur. Përjetimi i saj është i sinqertë, qeshja e saj e sinqertë, reflektimi i saj i ndriçuar, euforia e saj e edukuar mban gjallë komunikimin e saj. Edhe më keq mirë do të ishte.