'PASUESI', BURRI I DHEUT NË DHEUN E BURRIT TJETËR
“Pasuesi” prej Ismail Kadaresë i sjellë prej trupës së Teatrit Kombëtar të Kosovës me regjisor maqedonin Sllobodan Unkofski ishte ngjarja e ditës së fundit të dimrit të 2016-2017ës në skenën e Teatrit Kombëtar. Pasuesi i Kadaresë, siç jua merr mendja, qenkërkësh shoku Mehmet Shehu, i parapërzgjedhur prej prijësit për t’ja trashëguar detyrën e timonierit kombëtar.
Në fillim na ngrihet kufoma e pasardhësit e na flet për kafkën e përgjysmuar nëpër netë delirantobrutale reale zhvarrosjesh komuniste. Ky pranonte diçka dhe tregonte diçka pa u justifikuar, por edhe i zhgënjyer për këtë fat të keq që i gjeti shumë e sidomos atë. Pjesa vazhdon direkt me çështjen e vetvrasjes apo vrasjes e tij, që janë, siç edhe i dimë, fillet që gjithnjë janë përfolur.
Çun Lajçi në këtë rol. Por ai nuk është tamam Mehmeti. Përveç faktit që është vetëm fanepsja e tij e prejandejshme Ai ka një vajzë. Dhe një djalë. Dhe është fejesa e vajzës ajo që i prish që gjithë punët meqenëse u lexua si tentativa e tij për të shpërndarë lajmin se lufta e klasave po zbutet. Për zotin Lajçi më duhet të them se çdo adash profesional do t’ja kisha shpall patetik, por më duhet të pranoj se ngërthimi i tij nëpër ca plastikë e pathos që miksojnë dhembshuri, vllazëri e prindërim patriotik, energjik dhe ndoshta ca i rrëmbyer e i rrezikshëm është i fortë dhe përmban sinqeritet.
Nja pesë zonjëza pastaj. Me uniforma ushtarake, narratore, kërcimtare. Gazmore e jopersonale si personazhe (përveç rasteve të veçuara, si ai kur dy prej tyre luajtën role individuale shtesë). Pastaj është zoti Prijës, një arkitekt, ministri i brendshëm që ndoqi fatin e keq pasi kish egzekutuar fatin e keq, një civil policor, një babaxhan ndihmës goxha i moshuar, sekretari i prijësit. E shoqja, i biri i pasardhësit. Dhe e bija e pasardhësit. E bija e pasardhësit një një zonjushkë e bukur u masturbua aty në prag të paraskenës. Një masturbim i përmbajtur e mbi rroba po ajo i shkoi afër një orgazme me frymëmarrje zëlartë. Dhe dashnori i saj nga klasat e deklasuara, natyrisht. E shoqja e pasardhësit përshembull nuk tentonte fare zonjën Fiqirete Shehu që e përflasin si një copë çelik në majën ideoogjike të partisë, ose të paktn në institucionin që merrej me atë muhabet. Ajo ishte si një zonjëzë borgjeze në mesomoshë e lënduar nga ndonjë dramë boorgjezësh në mesomoshë. Po bijëza thuaj, bijëza ishte edhe personazhi që më shumë nga të gjithë na ngacmoi tela që mbajnë era seksualitet. Ajo veshi katër palë brekë, na la më shumë të pllakosnim vështrime gjarpëruese në bluzën që mund të varej, fustanin që mund të hapej, apo ndonjë lëmoshë tjetër e kësaj natyre. Ajo foli për dëshirën për seks. Ajo na tregoi çapkënerinë e natyrshme të kësaj moshe që zien dhe është shumë e bukur. May-Linda Kosumoviç është aktorja që e para ndër shoqe i rri mburojë përqendrimit të pjesës në këto aspekte të kësaj ngjarje.
Aty shquhet edhe një korrespondent i huaj me emër jugosllavo perëndimor. Një emër jugosllav, nuk jam shumë i sigurtë nëse e mbaj mend mirë, por një emër tipik si Pedrag Goldsmith. Ky mbajti goxha veprim në pjesën e parë kur u bë rrëfimi i ngjarjeve, pastaj u zbeh natyrshëm për tu rishfaqur prap e për të humbur prap. Edhe ky plot plastikë e natyrshmëri e kuriozitet djaloshar por edhe finok dhe amoral e grykës. Adrian Morina solli këtë personazh të larmishëm e të ngarkuar me sjelljen e botëkuptimeve, interesave e ma e ma.
Pastaj prijësi. Prijësi ishte vërtetë i lodhur por me vetbesimin e nevojshëm dhe me qetësi natyrisht. Ai përdor dy herë një reostat të ndriçimit të një salle të brendshme. I pari në Shqipëri. Që ishte instaluar në Shqipëri. Të dyja herët loja e prijësit me ndriçimin u shoqërua me pantonima. Një rol i qetë e i qartë i Bislim Muçajt.
Kjo që merrej me magji dhe interpretohej nga Arta Selimi, që ishte gjithashtu pjesë e pesëshes kor. Me një xhubletë të zezë shtrënguar fort ishte halla nga jugu. Ajo për pak bëri këtë mesazhierin e ndërbotshëm që mund të dyshojmë se ka lind që tek Kadareja, ashtu si edhe arkitekti e artisti në përgjithësi që luhej nga zoti Mjaku, që na kujton pak po atë krijesën tjetër të Kadaresë arkitektin me orgjinë shqiptare që dashurohej me mermerin kolonor të kishës së sapo pushtuar të Shën Sofisë dhe që sjell këtë lidhjen tjetër me të përtejmen, atë të së bukurës, parimores, ideales.
Poezia përzihet gjithandej. Deri edhe Këngët janë poetike. Nga bitëllsat vjen poetikja “let it be”. Si ta rehatojmë gjithë kte poezi? Kadri Hazbiu ishte ministri i brendshëm? Ai luhej nga aktori Ismet Azemi, por ai nuk tentonte korrespondimin. Po djali? Djali flet dhe do të dijë nëse një mallkim prej atyre që më herët e kishin pasur atë pronë ishte shkaktar i kësaj gjëme. Djali sjell gjithë mëdyshjet etike të shoqërisë që pasoi.
Civili policor që folëm ishte gjithashtu interesant.
17 aktorë në skenë për shumicën e kohës. Gjithë ajo skenografi. Kolona të larta. Mozaiku i mirënjohur i Muzeumit Kombëtar në sfond, printuar në format goxha të madh. Shkallë. Muzikëra.
Pjesa zgjat tek dy orët dhe kohë ka plot dhe boshti i ngjarjeve është një. Aq shumë pjesëza. Pjesëzat janë të shtrënguara fort, por tendenca e tyre qendërikëse vjen që në monologun e të vdekurit që pret autopsinë. Gjithësesi, kronologjikisht pjesa është shpërbërë butë. Kalimi nga një kohë tek tjetra, megjithëse sa para mbrapa dhe sa më një degë më një tjetër, bëhet mirë. Më herët na është dashur ta përdorim konstatimin e këtij bollëku herë si dobësi e herë si forcë të një shfaqje. Në këtë rast na duhet ta rrudhim gjykimin e saj si dobësi.
Vajza po rritet. I dashuri, muzika, babi që ndërhyn. Një vrasës. Kujtime. Një ëndërr. Prijësi. Sekretari. Arkiteti dhe muret e tij dhe njëra që mund të ishte e dashura e tij dhe e këshillonte. Loja me drita e pantonimat. Këngë partizane. Arrestime. Ngadhënjimi dhe rrënimi i ministrit të brendshëm. Hetime për vrasjen. Dy autopsi të të njëjtit personazh (ose tre nuk jam i sigurtë.) Nënë bijë, nënë bir, babë e bir, motër e vëlla. Magjistrica. Baba. Gjimnastika e mëngjesit. Shprehi të gjalla fort.
Në fakt pjesë nga ngjarja tregohen dy herë, po unë nuk arrita të depërtoj fort në këtë përdorimin e përsëritjes për të sjellë këndvështrime të ndryshme. Në fakt nuk jam fort i bindur për efikasitetin e përdorimit të disa varianteve për krijimin e një ndjesie të konsoliduar historike që përcillet e që i mban brenda përcjellësit e vet. Në kuptimin e pranisë në rrjedhën e ngjarjeve. Në atmosferën emocionale të kohës së dhënë.
Për më tepër, realiteti e trilli përzihen. Pjesa sjell jetët individuale që i mbivedosen dramave kombëtare. Dhe unë jam dakort me këtë qasje në lexim të historisë. Njeriu e pushteti, marrëdhëniet ndërnjerëzore e realpolitika shoviniste, rivalitetet, xhelozirat , egërsia e organizimet fisnore e shoqërore, seksualiteti e ideollogjizma humaniste urbanizuese. (Nuk e di sa i falur jam për faktin që marr guximin e të mos referoj ca veprën e Kadaresë, por nuk e kam lexuar atë por, padyshim do të sjell një shtojcë të këtij artikulli mbi këtë temë sapo të më krijohet mundësia.) Por, diskutimi mbetet në atmosferën emocionale. Çfarë ndodh në atmosferë emocionale? A do të na përfshijë, a do të na informojë? Të dyja? Tek të dyja unë gjej tehun e dëmtuar të shpatës. Tek mbajtja e të dyjave linjave me të njëjtin theks buron butësia, aty përmbahet mbresa dhe kumtet zbuten.
Shprehja e prijësit, që mbyll shfaqen, thotë pak a shumë “kur ke fqinj të këqinj nuk ke si shpëton ndryshe,” ndërkohë që më herët pasardhësi kishte paralajmëruar të birin se në rast se në endjen e tyre në botë të përtejme nëse gjehet një vrimë që ti sjelli prap në këtë botën tonë prap do të na pijë e zeza. Një bashkëjetesë e personales dhe kolektives që shtrihet tek secili element i shfaqjes dhe përmban kundërshti. Kjo bashkëjetesë është arritur mirë, por vetë bashkejetesa, që padyshim është e pranishme në realitet, ka ndonjë deformim anatomik.
Në qasje regjizoriale nuk mund të themi se ka fort risi. Ky grupi i vajzave, qoftë edhe i përzier ka treguar tashmë që është e vazhdon të jetë një mjet me sukses të farkëtuar që prej dramave të Greqisë së lashtë e deri tek moderniteti postkabareist. Kjo është një fitore produksionale e përsëritur në skenën shqiptare të kohëve të fundit, pavarësisht kontributit të secilës zonjë a zonjushë të nderuar dhe burimit të vet regjizorial.
Është hera e dytë që më ndodh me pjesë të teatrit të Kosovës që dal nga salla disi i varur pa ndonjë lëkundje të fortë emocionale o ndonjë gëzim lehtësues, por tani që i kujtoj një mal me miniakte në vetvete të këndshëm, që bashkohen mirë e i vinë qark njëri tjetrit dhe. Finesë, provokim, ngjyrim i personazheve.