Tërmeti
Oltion Kadaifçiu
Personazhet:
Albini diku mbi të 30-tat
Ganiu rrotull të 60-tave
Kufitari reth 40 vjeç
Femra mosha nuk është e rëndësishme
Një çift të rinjsh
Kritiku mosha nuk është e rëndësishme
Hapja e perdes paraprihet nga një lëkundje e fortë e saj dhe zhurmat e shembjes së një ndërtese. Dëgjohen thirrje për ndihmë e klithma njerëzish.
Skena: një rrafsh vertikal, sa më pranë fillimit të skenës, ku janë krijuar hapsira për qëndrimin e personazheve. Në vrimën e dialoguesve ndodhet edhe një kafaz me një majmun. (Nëse nuk është e mundur të kihet një majmun në kafaz mund të merret edhe zëri i regjistruar i tij e të krijohet ideja sikur ka një majmun.) Përpara rrafshit duhet të jetë lënë hapsirë e mjaftueshme për lëvizjen e kritikut, i cili ka një kolltuk në skajin e djathtë të skenës.
GANIU. Si do dalim prej këtu tani?
ALBINI. Nuk ma merr mendja që do dalim më prej këtu.
GANIU. Pupu pupu. Edhe unë ashtu mendoj sa i fortë që ishte dreqi e mori. Dhe unë nuk i duroj dot fare këto vendet e mbyllura. Pupupu po më merret fryma.
ALBINI. Duhet të jemi të kënaqur që nuk u vramë a plagosëm. Se e di te një emision që pashë mbrëmë njëri ndjeti katër javë me të dyja këmbët dhe shtyllën kurrizore të thyer. Do ta ketë ndjerë dhimbjen e këmbëve ai?
GANIU. Pusho mor ti. Qenke i çuditshëm fare.
ALBINI. Si je ti? A je mirë, a je vrarë?
GANIU. Jo nuk jam vrarë, po ç’mirë zeza. Po mirë jam. Po do na nxjerrin, shpresoj që do na nxjerrin.
ALBINI. As mos të të shkojë mendja. Kemi sipër kokës 7 metra beton padiskutim që nuk kanë ç’bëjnë. Edhe në Itali që është Evropë kishte mbet ai burri i huaj 30 ditë poshtë betonit se nuk e kishin gjet dot. Atje kam dajën unë, po e pashë edhe te lajmet. Ishte… nja...
GANIU. Shiko a ka mundësi të pushosh pak të lutem.
ALBINI. Patjetër, patjetër. Më falni.
GANIU. Tani kanë eskavatorë të mirë. Plus që edhe nga Evropa do na vinë ndihma.
ALBINI. E pe sa i fortë ishte, do jetë shkatërruar gjysma e vendit. Besoj i kishte të paktën nja 8 ballë.
GANIU. Pupupu. Ç’na gjeti. Obobo unë s’di as ku do jenë ata të mitë. Shpresoj të jenë në shtëpi. Ajo shtëpia jonë edhe të jetë e rrëzuar e gjitha nuk mund ti ketë lënduar shumë, megjithëse ata trarët janë shumë të rëndë. Obobo do vinte edhe çuni me kalamajt, megjithëse më mirë.
ALBINI. Po po, ata patjetër do jenë mirë. Mos u shqetëso fare. Edhe ime shoqe shyqyr doli për shëtitje andej nga parku. Atje s’mund ta ket gjetur gjë.
GANIU. Po, besoj që mirë do jetë. Pupupu ç’na gjeti. Po mua ç’mu desh që do vija tek ty tani në mes të ditës.
ALBINI. Hajt, ku i parashikon dot këto gjëra.
GANIU. Oh ndihmë. Ndihmë.
ALBINI. Qetësohu se nuk ka ndihmë këtu, shyqyr që nuk u vramë thuaj. Se imagjino të kishe edhe ndonjë këmbë a dorë të thërrmuar nën beton dhe ta prisje vdekjen me javë këtu. Ja ai tipi që po të tregoja kishte thy shtyllën kurrizore kushedi sa ka vujt, edhe hajde ta gjesh pastaj.
GANIU. Pupu pu ç’na gjeti. Ndihmë, ndihmë.
ALBINI. Rri tani mos bëj si i çmendur. Qetësohu se duhet edhe të ruash energjitë.
GANIU. Po pra, kushedi sa gjatë do rrimë ktu?
ALBINI. Këtu do rrimë deri në fund. Mos mbaj shpresa kot. Se ja ai tipi që po të thoja në Itali, që njihte daja im, ai...
GANIU. ( e ndërpret) Aman mbylli kto muhabete të lutem se po më lodh shumë. Ne vdiqëm këtu, ti jo po njëri në Itali, jo po njëri në Pakistan.
ALBINI. Më fal, më fal, po ja mendova që e lehtësoja pak situatën.
GANIU. Po ça thu tani, po rri rehat.
ALBINI. E kuptoj, e kuptoj.
GANIU. Vërtetë thua që nuk dalim më prej këtu? Jo, jo se do na nxjerrin.
ALBINI. More dëgjo mua ti se nuk dalim ne më prej këtu.
GANIU. Pu pu pu.
ALBINI. Ne jemi në katin e dytë të pallatit 8-katësh. Është çudi e madhe që jemi kaq mirë në këtë vrimë. U duk qartë që gjithçka u shemb. Edhe e dija që kur e morëm këtë shtëpi që ishte ndërtim koti. I thashë gruas, mos ta marrim. Një shoku im na gjeti një pallat nga ata të vjetrit, po s’deshi kjo.
GANIU. Po pra, kaq i fortë sa ishte ky edhe një ndërtim më i mirë nuk ka c’i bën.
ALBINI. Po pra. Shumë i fortë, megjithëse unë nuk mbaja mend ndonjëherë tërmet.
GANIU. Me siguri që ata do të gjejnë ndonjë mënyrë për të na nxjerrë.
ALBINI. Qetësohu tani, jemi mirë, ata janë mirë. Do ta kalojmë bashkë. Me muhabet.
GANIU. Po ca muhabeti thua ti more. Obobobo. Çfarë idioti? U varros trapi, as 40 vjeç nuk i ka dhe më tregon mua Pakistani e Italia.
ALBINI. Qetësohu tani.
GANIU. Po si more të qetësohem, si?
ALBINI. Po kte Pakistanin nga e gjete, ke dëgjuar edhe ti për ndonjë gjë andej?
GANIU. Kot ja futa, po rri tani.
ALBINI. Ëhë.
GANIU. Unë jam me tension. As ilaçe as një gjë nuk kam me vete.
ALBINI. Po ça ilaçesh tani, po rri rehat se ka mbaru ai muhabet.
GANIU. Do na nxjerrin. Jam i sigurtë që do na nxjerrin. Mund të rrimë gjatë, po do na nxjerrin. Edhe mendova ti marr ilaçet me vete.
ALBINI. Mos ja fut kot. Kushedi si është qyteti atje lartë. Ne kemi të keqen që edhe jemi në periferi jemi edhe shumë thellë. Kemi 6 kate sipër kokës.
GANIU. Po pra. Nuk ka mundësi fare. Pupupupu.
ALBINI. Hajt do durojmë.
GANIU. Pse do rrimë gjatë këtu, thua?
ALBINI. Këtu, deri n’fund i nderuar?
GANIU. Ashtu?
ALBINI. Po ashtu. Por ne do ta durojmë.
GANIU. Oh nuk e imagjinoj dot.
ALBINI. Nuk ke nevojë për imgjinatë, futja gjumit i nderuar.
GANIU . Ata janë mirë?
ALBINI. Po. Dhe kjo nuk është e mjaftueshme.
GANIU. Oh. Ndihmë.
ALBINI. Ndihmë? Mos u bëj idiot.Hajt po vdesim të paprish. Stakoje trurin nga të gjitha i nderuar dhe futja gjumit. Po deshe bëjmë edhe ndonjë muhabet.
GANIU. Po pra, shyqyr.
ALBINI. Jo e ke gabim është siklet i madh. Nuk e di ti.
GANIU. Jo e di.
ALBINI. Do heqim keq.
GANIU. Pse do rrimë gjatë këtu ëëë?
ALBINI. Këtu do rrimë sa gjatë ka. Deri n’fund i nderuar?
GANIU. Ashtu thua ti ëëë?
ALBINI. E bëmë një herë këtë muhabet.
GANIU. Po, mirë thua, mbetëm këtu. Mirë thua, shyqyr që nuk u vramë.
ALBINI. E kam ditur gjithnjë se ju jeni një njeri i kultivuar.
GANIU. (ulëret) Zëra. Dëgjoj zëra.
ALBINI. Të lutem rri i qetë, gjithsesi ata janë në fatin e vet. Unë jam këtu dhe nuk dëgjoj asgjë.
GANIU. Oh jam i gjallë. Po pse?
ALBINI. Ngaqë je optimist prandaj.
GANIU. Tani s’do të ketë më kohë për asgjë.
ALBINI. Duhet me qetësu pak trurin.
GANIU. Ndonjë biçim budisti.
ALBINI. Bëhu edhe dervish fluturues ti po deshe po kto janë kushtet. Ja një tjetër që po shikoja unë te ai emisioni që po të tregoja, kishte qënë me të ëmën ajo…
GANIU. (E ndërpret) mos më luaj mendsh, të lutem.
ALBINI. Dakord, dakord, do çmendem vetë i pari.
GANIU. Si do çmendesh?
ALBINI. Po ma merr mendja ndonjë farë deliri do ta kemi dikur.
GANIU. Për çfarë e ke fjalën?
ALBINI. Hiç, hiç. Fola kot.
GANIU. Jo, jo se kot nuk e ke ti.
ALBINI. Po hë çfarë e kam?
GANIU. Nuk e di tani, po mos më lodh kokën me këto idiotësira. Jo do c’mendem unë jo do çmendesh ti.
ALBINI. Po hajt e burrë ka nga kto shkollat që thojnë mos prano asgjë që mos humbasësh asgjë.
GANIU. Ashtu e? Po ca duhet me ba, me shtyp noj buton te koqet.
ALBINI. Po budizëm e kshu gjërash tani mos bëj si cinik kot. Ka miliona njerëz që besojnë kte budizmin e këto mendimet kështu.
GANIU. Budizëm thotë koqja.
ALBINI. E kuptoj është ngarkesë e madhe emocionale.
GANIU. Vërtetë e mendon se do çmendemi?
ALBINI. Po ku e di unë, po ndonjë farë deliri do ta kemi se kjo nuk është normale.
GANIU. Gjithsesi kjo duhet të mbetet personale, çke ku ke i ke për vete.
ALBINI. Dakort, dakort. Edhe të duash ti nuk ka si të jetë ndryshe. Unë jam normal, mirëmbrëma.
GANIU. Normal. Ti nuk je fare normal. Budizëm më thua mua? Bën edhe humor, idioti, jam thellësisht i çuditur nga fakti që po e bëjmë këte muhabet.
ALBINI. Po tre javë për humbje nuk do qajmë këtu. Ne duhet të distancohemi disi nga ky realitet duhet ta mbajmë trurin të shëndetshëm.
GANIU. Etja, uria, kshu gjërash thu ti ?
ALBINI. E, edhe këto.
GANIU. Ashtu nuk pyes unë. Jam kockë e fortë unë.
ALBINI. Po ilaçet? Hahaha. Do vdesësh, siç kishte vdek e ëma e asaj gocës që po të tregoja, kishin qenë në kat të parë ato, e kishte zënë dollapi...
GANIU. (e ndërpret) Ti më duket se nuk je mirë. Nga i gjen këto idiotësira aman. Kam ardh mik unë këtu.
ALBINI. Jo, jo se mirë jam.
GANIU. Pupupu. Si do ta durojmë? Po unë erdha për 5 minuta. Ku vajte më thërrite edhe ti tani.
ALBINI. Më vjen shumë keq po ashtu e kisha hallin.
GANIU. A e ke telefonin?
ALBINI. Jo nuk kam. Po tani do jenë shembur me antena e me të gjitha. Nuk funksionojnë këto gjëra tani.
GANIU. Ta provojmë.
ALBINI. Po nuk e kam. E lashë në korridor kur erdha të hap derën.
GANIU. Ti ke telefon.
ALBINI. Qetësohu.
GANIU. Ma jep telefonin.
ALBINI. Po nuk e kam pra. Ti ku e ke tëndin?
GANIU. E lashë në karikim. Po ti pse nuk ma jep tëndin?
ALBINI. Po nuk e kam pra.
GANIU. Ma jep!
ALBINI. Qetësohu tani, se po acarohesh kot, se pse do ta mbaja unë telefonin tani, po edhe unë e kam në karikim në korridor, po nuk ikim dot deri atje. Çudi si shpëtuam kaq mirë.
GANIU. Ti ke telefon.
ALBINI. Qetësohu tani, ti je burrë në moshë.
GANIU. E mbaj mend shumë mirë që e fute në xhep.
ALBINI. Shiko se pse mos të ta jap unë telefonin tani, po nuk e kam.
GANIU. Zëra. Dëgjoj zëra.
ALBINI. Të lutem rri i qetë. Unë jam këtu dhe nuk dëgjoj asgjë.
GANIU. Shsht.
ALBINI. Po rri rehat se nuk na hyjnë në punë zërat. Edhe të jetë dikush duke bërtitur nuk kemi ç’i bëjmë, jemi tek kjo vrimë këtu tani dhe kot sa shqetësohesh.
GANIU. Pupu kalamajt. Si i lashë unë kalamajt.
ALBINI. Po hajt tani kalamajt ti i ke pas në oborr duke ndejt.
GANIU. Po po, ne po hanim të gjithë drekë jashtë në oborr kur ti telefonove. Më ngrite nga buka dhe më ngece këtu. Ça dreqin doje që s’duroje dot sa të mbaroja bukën?
ALBINI. Kisha vendosur të vrisja veten.
GANIU. Mirë, ja ku e vrave.
ALBINI. Po pra. E vrava.
GANIU. Vërtet, thua?
ALBINI. Vërtetë.
GANIU. Po mua pse më thërrite?
ALBINI. Të ishe i pranishëm. Do të të kërkoja të kujdeseshe për familjen time.
GANIU. Po ku të njoh unë ty të më kërkosh të kujdesem për familjen tënde. Ti je i çmendur.
ALBINI. Po e di që jam pak i nxituar.
GANIU. Si pak i nxituar? Komplet trap. Si si, ti më thirre mua këtu dhe do vrisje veten kur të isha unë?
ALBINI. Po. Në fakt unë mendova edhe për nja dy veta të tjerë, po në fund vendosa për ty, meqenëse ke edhe moshën.
GANIU. Moshën? Ça thu mor ti, a je në rregull ti?
ALBINI. Po ashtu e kisha hallin. Shiko ta tregoj unë ty. Se edhe një shoku im, që nuk ishte aty muhabeti, po ftoi njërin.
GANIU. Shiko se nuk njihemi mirë, por po mi hipën nervat keq. Vetëm se nuk kam ça të të bëj po ta tregoja unë ty.
ALBINI. Po hajt e burrë, ca zhurmë e gjak do i bëje një telefon Titit, ai do merrte time shoqe, do kaloje pasditen duke taku njerëz. Njerëzit rrinë tre javë para televizorit për kaq lezet.
GANIU. Shiko se nuk te marr vesh fare. Këto budallallëqe nuk i duroj dot. C’punë ke ti të më përzish mua.
ALBINI. Po mirë e se muhabet po bëjmë se nuk do të saldoja te karrikja unë ty. Po ta doje ti mund të ikje gjithsesi.
GANIU. Të ikja ee? A t’qifsha t’am.
ALBINI. Shiko se po më keqkupton. Nuk ka nevojë të acarohesh. Kjo nuk ndodhi për fajin tim. Tërmeti. Tërmeti është çështje fati.
GANIU. Po, po. Po pse do ta vrisje veten?
ALBINI. Nuk e di, nuk po më pëlqente jeta.
GANIU. Pupu pu ngecëm këtu. Ndihmë.
ALBINI. Qetësohu. Ata janë mirë.
GANIU. Oh, zemra. Pupupu. A të qifsha robt të qifsha.
ALBINI. Qetësohu.
GANIU. Po po. I qetë jam.
ALBINI. Mos u shqetëso.
GANIU. Po si more mos shqetësohem?
ALABINI. Po tani kjo ndodhi.
GANIU. Mirë ja dëshmia ime po tani.
ALBINI. Po të thashë pra. Nuk kisha si ta dija.
GANIU. Si si? Dhe unë hyj disi këtu.
ALBINI. Ti mbete brenda i dashur nuk hyre. Ose më mirë të themi hyrja jote .
GANIU. Shiko se nuk është duke të kërku njeri ndonjë muhabet filozofik.
ALBINI. Po hë mor ti për kte jo për atë jo, për çfarë dashke me fol ti?
GANIU. Po unë kam kalamaj, nipa e mbesa plot, plus që mbeta ktu.
ALBINI. Më vjen shumë keq.
GANIU. Si do ta vrisje veten ti?
ALBINI. Kam blerë një pistoletë.
GANIU. Me vërte?
ALBINI. Po, ja ku e kam.
GANIU. Ma jep ta shoh një herë.
ALBINI. Hajt se nuk është e rëndësishme.
GANIU. Bjere ta shoh se mund ta përdorim për të dërguar sinjale.
ALBINI. Rri rehat. Nëse dëgjojmë që po punohet sipër mund ta përdorim. Tani nuk na hyn në punë.
GANIU. Ma jep ta shoh.
ALBINI. Jo.
GANIU. Po si doje të isha ktu unë kur do ta bëje vetvrasjen.
ALBINI. Po. Doja ta shihje.
GANIU. Po ku më njeh ti qelbësirë mua që më përfshin në këto budallallëqe. Apo ngaqë e kam shtëpinë poshtë pallatit?
ALBINI. Pikërisht. Mendova se ngaqë jemi fqinj ti mund të ishe ndihmë për time shoqe.
GANIU. Po si u përzjeka tjetri në këto muhabete kështu.
ALBINI. Po mirë se nuk po të kërkoja ndonjë gjë të madhe. Ndonjë pazar, pak mbrojtje.
GANIU. A të qifsha robt të qifsha. Në vend që të isha duke ngrënë bukë me familjen tani duhet të rri këtu me ty deri në vdekje. Pazar thotë idioti.
ALBINI. Ka edhe diçka. Kjo është edhe arsyeja pse vendosa ti jap fund jetës. Unë dija diçka për atë.
GANIU. Po ti qënke koqe mor daj. Po pse mor ti, unë do merrem me këto muhabete. Unë jam 60 e kusur vjeç mor ti. Kam unë moshë me ndejt me javë këtu i thyer në dysh. Nuk kam marr as ilaçet. Kushedi kur do e hamë një kafshatë bukë. Ti më thua gruaja ime. Po pse mor dajë unë do merrem me gruan tënde.
ALBINI. Kam biskota tek këmbët.
GANIU. Po çfarë biskotash thua more idiot.
ALBINI. Biskotat e majmunit. Në fakt kjo ishte një tjetër arsye që mendova për ty.
GANIU. Po ik mor idiot.
ALBINI. Ata do të jenë mirë. Tani është pasdite. E diel. Të dashurit më shqetësues sigurisht që janë mirë.
GANIU. Po pra të kishim marrë ndonjë gjë për të lexuar.
ALBINI. Na duhet edhe dritë.
GANIU. Po bëja humor o idiot.
ALBINI. Shiko shiko po bën dhe humor. Kjo është shumë interesante.
GANIU. Mund t’ju jepja ju çakmakun se e kam me dritë.
ALBINI. Ma jep pak se dua të shoh duart.
GANIU. O sa fisnik ky do shihka duart. Ju bën nder dëshira për të parë duart tuaja.
ALBINI. Po ca të shoh koqet?
GANIU. Le ta ruajmë për më vonë.
ALBINI. Ma jep çakmakun.
Drita zhvendoset drejt një tjetër hapsire ku është e vendosur vajza.
VAJZA. Dielli. Fëmijët, nëna, babai, motra, vëllai, loja, të afërm e miq, televizori, muzika, tubi, kordoni.
Çifti përkujdeset për njëri tjetrin. Ndoshta ca qarje dhe përdëllim. Puthje duarsh e përkëdhelje nëpër të çarë që ndodhet mes tyre. Në këtë moment drita e pakët bie e gjitha tek çifti. Pastaj mashkulli villon e dënes me të madhe dhe vajza përsërit pa pushim qetësohu.
Femra. Qetësohu! Qetësohu! Qetësohu! Qetësohu. Qetësohu. Qetësohu. Qetësohu. Qetësohu. Qetësohu. Qetësohu. Qetësohu. Qetësohu. Qetësohu! Qetësohu. Qetësohu. Qetësohu. Qetësohu. Qetësohu.
KRITIKU. (flet i ulur në kolltuk me një farë ritmi, por që të jetë i kuptueshëm.) E kapa. Ti dole jashtë personazhi. Ti nuk di të veprosh. Si po zhvillohesh ti? Kush je ti në fund të fundit? Ti nuk di rolin e femrës dhe metodoligjinë e përdorimit të saj. Unë nuk duhet ta harroj fillin. Ti u përzieve me personazhet e tjerë dhe nuk krijove një identitetet të qartë. Unë mendoj se ti as nuk merr vesh fare. Madje as ai gomari. Por unë mendoj që ai është komplet gomar.
KUFITARI. Ndihmë. Më dëgjoni? A ka njeri të gjallë aty?
ALBINI. Po po, ka.
KUFITARI. Çfarë ka ndodhur?
GANIU. Si çfarë ka ndodhur?
ALBINI. Po flije?
KUFITARI. Po flija.
ALBINI. Si mund të flejë dikush në këtë orar në një të dielë të bukur pushimi me një tërmet që e ktheu përmbys?
KUFITARI. Mund të flejë si i lodhur.
GANIU. Ke pi ndonjë ilaç se nuk ka mundësi.
KUFITARI. Kush je ti?
GANIU. Kush është ky?
ALABINI. Është Kufitari. Kufitar Çorba, fqinji i katit të sipërm.
GANIU. Vërtetë ky është emri i tij?
ALBINI. Në republikën tonë ka nja katër a pesë të tillë. Ma ka thënë ai vetë.
KUFITARI. Kjo është e vërtetë. Po ju pse jeni të qetë? Unë mendoj se duhet të ulërasim pa pushim që të na dëgjojnë.
ALBINI. Merr më mirë një gurë dhe bjeri murit ashtu ke më shumë shanse të dëgjohesh se sa me ulërima.
KUFITARI. Je i sigurtë?
GANIU. Ne kemi qindra ton beton drejt kokës, ça ulërime thu ti nëse na gjejnë duhet të mendosh për pas një muaji, kurseji forcat. Megjithëse mendoj që mund ti biesh gurëve. A ke ujë?
KUFITARI. Ujë? Jo nuk kam por më duket se pranë meje është një vajzë pa ndjenja.
GANIU. Shiko ça fati ka kodoshi.
KUFITARI. Kush jeni ju?
ALBINI. Albini jam, ky fqinji këtu poshtë. Pardje u pamë këtu tek lagja, aty ku po ndërtohet ai pallati i ri. Që kanë rrethuar me llamarinë. Isha me Petritin e katit të pestë. Kisha vesh atë xhaketën blu. Nuk ju kujtohet që u pamë atë ditë që u përshëndetëm.
KUFITARI. E mora vesh. Si nuk e mbyll një herë gojën ky njeri?
GANIU. A ka mundësi të rrish rehat.
Kufitari. Po ti kush je me, baba i vet, apo ndonjë gjë e tilla?
ALBINI. Po po, diçka e tillë.
KUFITARI. Gruaja juaj nuk është aty me ju?
ALBINI. Jo, ka dalë. Pse?
KUFITARI. Duhet të mendojmë për njerëzit që mund të na shpëtojnë. Kush do takojë kë do jetë shumë e rëndësishme. Tani varet se ku do gërmojnë.
GANIU. E nuk ma merr mendja se ngrejmë peshë te ky muhabet.
KUFITARI. Nuk duhet ti humbasim shpresat. Baxhanaku im ka firmë ndërtimi. Edhe gruaja ka shkuar atje për vizitë. Nëse kanë shpëtuar ndoshta do bëjnë diçka. Ai ka një shtëpi të fortë që e ka bërë vetë. Ka hekur plot. Por duhet të bëjmë zhurmë, të na dëgjojnë. Të thërrasim që ta marrin vesh që jemi këtu, mund të përdorin vinç.
ALBINI. Kush ai topolaku. Mua ai mu duk pak si qullavec.
KUFITARI. Jo e ke gabim se ai është bir kurve, po ju qep gruaja ime e bën ai.
GANIU. Uuu, ky është burri asaj bjondes së madhe. Kushedi kush do ta ketë kismet?
ALBINI. Eh. Ndonjë zjarrfikës, se ka për tu riorganizu shoqëria.
GANIU. Ndonjë zjarrfikës suedez që do shpëtojë mace nëpër pemët e lanës.
ALBINI. Nuk duket fat i keq po ajo e meriton.
KUFITARI. Shiko se të qi robt.
ALBINI. Shiko se nuk po flisja në atë kuptim.
KUFITARI. Në atë kuptim? Në atë kuptim. E flasim prap kur të takohemi.
ALBINI. Për këtë mos u shqetëso. Ne nuk do të takohemi.
KUFITARI. Të qifsha robt.
ALBINI. E mirë është Gani.
GANIU. Yll është.
KUFITARI. Mbylleni gojën.
ALBINI. Uh sa e mirë. Kujtimi i saj do na e ndricojë varrin, e Gani? (qesh.)
GANIU. Vajte qëllove ti, si nuk ngeca me te,ta ngrija një herë.
ALBINI. Po baxhanaku?
KUFITARI. (Bëhet histerik.) Mbylleni gojën.
ALBINI. Haha. Gjithmonë e kam pas një cikë frikë këtë horrin. Po gëzohem nga kjo situatë.
GANIU. Nuk arrij ta shikoj dot.
ALBINI. E mirë se nuk ka rëndësi.
GANIU. Kjo është një pikëpamje interesante.
ALBINI. Haha, u knaqa?
GANIU. Ti ke dalë menç.
ALBINI. (qesh) Më pëlqen bashkëpunimi juaj, ju jeni një njeri i denjë për të ndarë këto momente të vështira. Se ja për shembull. Burhani që jeton në katin e sipërm. I shkreti u fut bashkë me gruan dhe tre fëmijët dhe u ngjitën në katin lart. Me siguri që do kenë vdekur të gjithë të shkretët. I vogli shtatë vjeç nuk mësoi akoma të shkruaj. Vajta dje ti merrja pak trapanin se mu desh ti ndërroj prap mbajtëset e perdeve. E pyeta të voglin si ishte dhe nuk mu përgjigj. Vetëm shikonte si buf. Ky është edhe problem i sistemit arsimor.
GANIU. Pusho o idiot. Nuk të kuptoj fare se nga dole këtu.
ALBINI. Jo me vërte e kam.
GANIU E morëm vesh pra.
ALBINI. Ka faj edhe sistemi i edukimit.
KUFITARI. Ke të drejtë.
GANIU. Pusho more mos i jep muhabet idiotit.
ALBINI. Jua merr mendja që mund të ndezim ndonjë cigare?
GANIU. Vetëm ai që vdes i fundit.
KUFITARI. As unë nuk e pi cigaren, këtu do mbytemi.
ALBINI. Mirë mirë, vetëm pyeta, unë nuk e pi.
GANIU. Je plotësisht i çmendur pra që ta dish.
ALBINI. Po do rrimë gjatë or ti, kot për muhabet po flas.
KUFITARI. Po hajt muhabet. Gjithsesi boll folëm për këto budallallëqe dhe hajt të ngjitemi lart.
ALBINI. Pirdh, pirdh.
KUFITARI. Ne mund të avancojmë. Më afër sipërfaqjes më shumë shanse kemi. Këtej lartë duket sikur ka një carë nga ku mund të kalohet diku.
GANIU. Ushtarak jeni ju?
KUFITARI. Luftarak.
GANIU. Po ti kaq i sigurtë je që familja jote është mirë, që nuk shqetësohesh.
KUFITARI. Pse dashke ti të më stresosh mua patjetër. Shpia e baxhanakut tim i ka muret 58 mor zotëri.
ALBINI. Po, po. Megjithëse ja Ganiu ka shpi private dhe prap po thoshte qëparë se trarët mund t’ja kenë vrarë ndonjërin nga familjarët.
GANIU. Pu pu pu, po pusho mor qelbësirë. Si nuk e mbylli gojën ky idiot. S’po e duroj dot fare.
ALBINI. Kë nuk duron dot ti mor gomar. Po ti kur kishe nevojë zgërdhiheshe gjithë ditën si kurv.
GANIU. E shikon edhe këtë kishim mangut tani. Në ceremoninë e vetëvrasjes së tij me tërmet. Ku unë jam dëshmitar.
KUFITARI. Pse ça po thotë, ça po thotë?
GANIU. O zot i madh me vërte është e gjitha kjo.
ALBINI. Për atë pashaportën që të nxora atëherë ta kam fjalën.
GANIU. O zot i madh. o zot i madh.
KUFITARI. Pse beson te zoti ti?
GANIU. O zot i madh.
ALBINI. Hë me, ç’ke që bën si trap nuk të ndihmova ta nxirrje brenda ditës.
GANIU. E mbaj mend, po tani jam nën një mal betoni ku erdha për të parë se si do bëje një vetëvrasje. Ndërkohë që po rrija në shtëpinë time.
ALBINI. Tërmetin nuk kisha si ta parashikoja unë tani. Unë të ftova për një bisedë racionale për një vendim që kisha marrë dhe që doja ta ndaja me ju me shpresën që do ta përcillnit si duhet tek ime shoqe.
GANIU. Po ti je komplet koqe.
KUFITARI. Haha shoqe, koqe. A të vi edhe unë aty aman se këtu vetëm nuk rrihet.
Të dy përgjigjen njëherazi. Jo.
GANIU. Shko ndihmoje atë vajzën e gjorë.
ALBINI. Shko provoje ndoshta del ndonjë gjë.
KUFITARI. Nuk përgjigjet, i fola dy tre herë, ca do bëj unë asaj. (I thërret) E o goce.
ALBINI. Çfarë gomari, ‘e o goce’. Haha e dëgjon. E dëgjon.
KUFITARI. Po pse kurv ca do bëj unë poezi.
GANIU. Duhet të vërshëllesh si gardalinë.
ALBINI. Ndoshta na qetëson pak edhe ne.
KUFITARI. Ju keni lujt menç po kam lujt edhe unë me ju më duket.
GANIU. Por kur të thoja unë bëje si klysh ti. Fol tani për gardalinat.
ALBINI. Ik mer lale futi nji të qime se do vdesësh.
KUFITARI. Hajde të lëvizim bashkë. Hajde dalim lartë.
ALBINI. Po nuk dilet mor ti ma prej ktu. U morëm vesh.
GANIU. Nuk dilet.
KUFITARI. Dëgjo se baxhanaku im është shumë i rëndësishëm.
ALBINI. Aty u ça dheu ky bën si kushedi kush. Po çfarë lesh baxhanaku thua ti mor koqe.
Kufitari. Shiko se ti e di që unë të qi robt.
GANIU. Kush është ky mor ti.
ALBINI. Kufitari pra.
GANIU. O zot. Si nuk vdiqëm. Ti doje dhe me vra veten.
ALBINI. Kemi shpëtu kot.
GANIU. Se ke pas me vërte këtë vetëvrasjen ti.
KUFITARI. Po ku ka byth ky mor ti.
GANIU. Po me vërtetë e kam pse duhet të më përfshinit mua në gjithë këtë? Ne jemi takuar veçse tre herë, por edhe njëzet vjet rresht të ishim takuar ç’punë ke ti të më përfshish. Për të tilla gjëra bëhen biseda paraprake. Ti vjen një herë, dy. Ne flasim. Masim dëshirën.
ALBINI. Kjo nuk është veçse një nevojë normale. Të tjerët çfarë nuk bëjnë mor ti. Janë të çuditshëm. U vranë te lagja jonë. Pardje. Ai cuni i vogël që ishte i gjatë. Bashkë me atë tjetrin.
KUFITARI. Ai që rri aty te hyrja dhe pi hashash. Që më the ti mua.
ALBINI. E ai.
KUFITARI. Atë dite që më the ti mua desh e kapa po se nga më iku se do ta bëja të vdekur. Se nga iku.
GANIU. Kush pi hashash te hyrja?
KUFITARI. A ti ktheu lekët ai ty?
ALBINI. Jo.
KUFITARI. Pse e vranë ate?
ALBINI. E vranë.
GANIU. Pse të kishte lekë borxh ty? Sa?
ALBINI. Prit tani se kam bisedën me të.
GANIU. Po e more dhe ti tani çfarë bisede. Pa shtyhu ca më andej.
ALBINI. Të mora vesh, po rri tani se po flas.
GANIU. Po si mor ti po flet? Më ngatërron mua tani pa njoft pa dit. Hajde ti më shiko mua se do vras veten. Edhe mendo ti për familjen time.
ALBINI. Po ca do mendoje ti po rri tani, se nuk ka njeri nevojë njeri për kujdesin tënd. Ti vetëm do dëgjoje.
GANIU. Çfarë do dëgjoja unë mor ti?
ALBINI. E mirë. E bëra unë tani. Njerëzit të vrasin edhe nuk pysin fare.
GANIU. A ti nuk je në terezi.
ALBINI. Vërtetë e thua?
GANIU. Po shumë me vërte.
ALBINI. Pse nuk e di unë. Nuk je në terezi thotë, unë duke vrarë veten aty, ky do që të jem në terezi.
GANIU. Po pse do ta vrisje veten?
ALBINI. Ehu c’më mërzit. Do kisha vra veten tani do kisha mbaru punë. Kjo vetëm se doli e padobishme.
ALBINI. Po mor po. Të kuptoj, po nuk duhet të isha këtu tani. Këtu nuk bën dot asgjë. Më vjen të qaj.
KUFITARI. Hajdeni të ngjitemi lartë. Hajde se ndoshta ka të çara më të mëdha me ujë e njerëz.
KRITIKU. Komedi po bëjmë këtu. Jo se jam kundër, komedia më pëlqen shumë. Seç ka diçka komedia. Jo se jam kundër të tjerave po e qeshura më pëlqen. Këto gjërat kështu nëse janë të pashmangshme duhet të jenë vetëm brenda televizorit.
Çifti fillon e grindet brenda kafazëve për pak sekonda.
Femra. (Përsërit pa pushim.) Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje. Çaje.
Vajza. Një poezi? E mban gjithë kjo një poezi ngarkuar nëpër rreshta me fjalë plot?
Unë duhet të flas, murit i takon e ardhmja dhe ai duhet ta dijë. Ndodh në jetë që krejt papritur një njeri bëhet kaq i shtrenjtë. Dhe kënga e tij diçka. Shumë bukur. Shumë, shumë bukur. Vjollcë pejsazhi kur dicka vajtonte në të errët. Nervoze.
GANIU. Bjeri gurit, po me kujdes. Nga lart është fitorja. Të fala të gjithëve, tregoji për ne.
KUFITARI. Patjetër, por ju do vini me mua. Nuk mund të bëj gjithçka vetëm.
ALBINI. Shiko, ti kujdesu të shkosh lartë.
GANIU. Thuaju: ai tha që do na marri malli shumë, por ne qëndruam heroikisht, fundja nuk kishim zgjidhje tjetër, por kjo është e rëndësishme.
KUFITARI. Patjetër që do vini me mua.
ALABINI. Ne jemi poshtë. Ti duhet të shkosh lartë ose të rrish ku je, por të mos shqetësosh. Poshtë nuk ke punë.
KUFITARI. Ju dukeni të qetë. Mendoni se do të na nxjerrin shpejt që këtu?
ALBINI. Po pra, ja tani.
KUFITARI. Po tallesh?
GANIU. Padyshim që po tallet. Këtu ngecëm.
ALBINI. (Ganiut) Atij nuk i duhet zënë besë. Është kështu si biçim luftaraku, shumë i dhunshëm. Ababa. Na çmendi, përnatë rreh të shoqen. Është edhe i armatosur me siguri. Unë e kam si frikë.
Çifti thyen qetësinë me ulërima për ca sekonda. Zhurmën e bën kryesisht mashkulli që ulërin dhe përplaset. Vajza e nxit.

Mashkulli. (në vajtim) Oh, oh. Ah. Oh. Oh, ah. Oh, oh. Ah. Oh. Oh, ah. Oh, oh. Ah. Oh. Oh, ah.
-----
KUFITARI. Nuk mund të rrimë kot këtu. Unë mendoj të gërmojmë për të gjetur ushqim. Madje jo unë do vi tek ju se kjo rrugë nuk më duket e vështirë. Më ndihmoni edhe ju.
ALBINI. Në asnjë mënyrë jo.
GANIU. Në asnjë mënyrë.
KUFITARI. Si?
GANIU. Rruga e daljes është përpjetë. Andej duhet të shkosh në asnjë mënyrë kësaj ane.
ALBINI. Në asnjë mënyrë.
KUFITARI. Mirëatëherë po ju pres këtu. Ju duhet të vini që poshtë pastaj shkojmë lartë bashkë.
ALBINI. Ç’punë ke ti me ne?
GANIU. Sa hapsirë ke ti aty?
ALBINI. Ik tani se do na shëmbësh gjithë pallatin.
KUFITARI. Ne duhet të dalim patjetër.
ALBINI. Shko pranë saj.
KUFITARI. Ajo nuk duket në rregull.
KRITIKU. Simbolike kjo ishte simbolike. Bravo vazhdo, vazhdo.
GANIU. Ngul këmbë.
KUFITARI. Ajo nuk është normale.
ALBINI. Padyshim që nuk është normale por ti duhet ti rrish pranë.
GANIU. Ndoshta është edhe e bukur.
ALBINI. Ajo nuk e kupton por ajo të do.
KUFITARI. Po tall bythën ti qelbësirë.
ALBINI. Njohja e tepërt është fukarallëk.
KUFITARI. Si do të mundemi të çajmë përpjetë. Unë mendoj të punojmë bashkë ndoshta gjejmë ndonjë të çarë të gjatë që na con nëpër ujë e ushqim drejt lirisë.
GANIU. Dil ti dhe tregoju atyre që po i presim këtu.
ALBINI. Me padurim të madh.
GANIU. Përqafoi të gjithë me mall.
ALBINI. Bëj fotografi që ti shohim pastaj.
GANIU. Kujdes.
ALBINI. Thuaju: ne na duhet të jemi si popull i dashur. Të vetëm jemi të humbur.
Kufitari ka mundur të zmadhojë vrimën drejt fqinjëve të poshtëm.
KUFITARI. (fut kokën poshtë). Si? Ju jeni të ç’mendur që dërdëllitni të tilla gjëra. Këtu po bëhet qameti.
ALBINI. Qameti u bë.
GANIU Po u bë qameti.
KUFITARI. Po ne jemi këtu shëndosh e mirë. Hajt të përpiqemi.
ALBINI. Ti je i çmendur.
GANIU. Shëndosh e mirë. Kujt i thu shëndosh e mirë ti mor hajvan.
ALBINI. Ju po bëheni përsëritës.
KUFITARI. Ju po talleni? Ju jeni të çmendur.
GANIU. Mirë thotë, le të përpiqemi.
ALBINI. Populli po thonim.
VAJZA. Fëmijët. Biçikleta. Kur unë isha. Jo jo se harrova. Hijet te muri ndryshe nga gjithmonë. Muzikë.
Cifti dashurohet.
FEMRA. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua.
Mashkulli. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua. Të dua.
Femra. Dua. Dua.
Mashkulli. Dua.
Kritiku. Se kuptoj fare. Kjo ndjell ters mbi të gjitha. Ky është tersi. Pse duhet me cu nëpër mend nga këto gjërat e këqija. Ke digju ti ku e ka mendjen populli. E di ti ça ka heq ky popull? Unë se kuptoj një herë. Se shiko ti tani. Unë kam shpinë aty matanë dhe kështu me radhë. Po pse qenka kjo e rëndësishme. Koha e punës.
----
ALBINI. Duhet të flasim që të mbajmë mendjen të shëndetshme, duhet të heqim mendjen.
GANIU. Çdo ditë duhet të mësosh diçka të re që të mos plakesh.
KUFITARI. Por të vdesësh.
ALBINI. Sa inat i kam gjërat e panatyrshme, e të mendosh se kjo është e natyrshme.
GANIU. Kjo, çfarë?
ALBNINI. Nuk e kuptoj pse duhet të jesh gjthnjë kaq i besdishëm.
KUFITARI. Pushoni!
GANIU. Mos uluri ti mor idiot, se nuk ta ka njeri frikën.
KUFITARI. Vetëm se jam i bllokuar këtu po ta tregoja unë ty. Ti thyeja ato kocka një nga një apo jo.
GANIU. (Albinit) Ça është ky idiot.
ALBINI. Po të thashë lëre dreqin se është komplet idiot se do ta zgjerojë atë vrimën e do na çajë bythën.
GANIU. Po ne nuk kemi armë?
ALBINI. Kemi po lëre tani këtë muhabet, se nuk jemi të zotët ne për ta përdor atë.
GANIU. Nuk jemi të zotët ne për këtë muhabet? Për kokën e vet ai duhet të kujdeset vetë.
ALBINI. Po nuk jemi tani. Unë edhe për të vrarë veten po vrisja mendjen me muaj këtu, ti do qëlloke këtu..
GANIU. Muhabet?
ALBINI. Pa diskutim muhabet.
KRITIKU. Pastaj, ca më herët ai po përdorte fjalën muhabet, por kjo është fjalë e përdorur keq sepse nuk është shqip dhe vepra është në gjuhën shqipe. Medemek ky ves qenka i sjellë nga kultura të tjera dhe ata vetë janë njerëz të punës që shpëtuan nga shpata dhe më vonë kazma. Kjo është e gabuar, ashtu siç është edhe shumë e gabuar. Fjalosem. Pra e para ishte fjala. Megjithëse jo se tani u kujtova në fillim ishte majmuni.
Në këtë skenë drita që rikthehet lëshohet sa të jetë e mundur tek majmuni në kafaz që ndodhet diku më pk te Ganiu e Albini, duke i nxjerrë këta më pak në pah.
ALBINI. Kam shumë etje.
ALBINI. Të thashë, unë thjesht dua të flas.
GANIU. Ehu.
ALBINI. Kjo ishte kaq e papritur.
GANIU. Padyshim. Ti na solle këtu.
ALBINI. Flasim bashkë. Më mirë do jetë.
GANIU. Mirë. Hë ca do themi.
KUFITARI. Hajdeni ngjitemi përpjetë.
GANIU. E shikon.
ALBINI. E kam të nevojshme të flas ti duhet të dëgjosh.
GANIU. Po mirë me fol.
ALBINI. Ja prit një minutë.
GANIU. Flasim flasim edhe mua në një vend më rri mendja, madje më keq, në gjithë ato vende.
KUFITARI. Jo nuk më kujtohet.
ALBINI. Ishte në 98-ën një berber në Tiranë të Re. Se atëhere jetoja aty te lagja ngjit unë. Që e kishte emrin Fadil.
GANIU. E shikon nuk kemi pse flasim.
KUFITARI. Atëherë shpëtohu. Ki shpresë dhe shpëtohu. Besimi. Ejani të ngjitemi.
ALBINI. Truri në një mënyrë ose një tjetër të shpëton, mjafton që të funksionojë si duhet.
GANIU. Ti di gjë se si duhet?
ALBINI Jo. E paskam harruar. Sa cudi!
GANIU. Po pra, cuditu dhe vdis.
ALBINI. Si gjthmonë në fund të fundit.
GANIU. Nuk e di, unë kam qenë vetëm një herë me sa më kujtohet.
ALBINI. Duhet të kthehesh patjetër me fytyrë nga e ardhmja, aty buron optimizmi.
KUFITARI. Merr vesh ti apo jo? Hajdeni të ngjitemi.
GANIU. Rri tani më qafsh, nuk e di ti sa e kemi malin mbi kurriz.
Kritiku. Kto idiotësirat që bëjnë sikur shprehen aq qartë sa e humbke mundësinë për t’i kuptuar më kanë tërhequr fort në rininë e hershme, dhe të mëvonshme, që u bë e hershme e një faze tjetër akoma edhe më të mëvonshme. Por tani jo më. Tani dua ta marr vesh që në fillim a ka nevojë për të kuptuar në këtë moment dhe nëse jo ndoshta ta le mëndjen time të pushojë edhe pak, apo të vazhdojë e të mendojë atë që mendon se duhet të mendojë.
Ndoshta jo.
GANIU. A do ta hajmë majmunin?
ALBINI. Në asnjë mënyrë.
GANIU. Në asnjë mënyrë?
ALBINI. Absolutisht po.
GANIU. Vërtetë?
ALBINI. Po vërtetë.
GANIU. Sa keq. Unë mendoj ta hamë, ose të paktën t’ja pimë gjakun. Ai do ngordhë gjithsesi trupi i tij si i yni ka përqindje të lartë uji.
ALBINI. Ky është ekuacion i vështirë fiziko kimik?
GANIU. Uji aty është. Unë them ta ham, ne do të shpëtojmë. Kam dëgjuar se gjatë rrethimit të Shkodrës paskan pirë gjakun e pëllumbave për të shuar etjen. Sa ndryshe mund të jetë një majmun.
ALBINI. Po bën shaka shpresoj.
GANIU. Nuk e di, por duhet ta therësh ti.
ALBINI. Çfarë thua.
GANIU. Po ti ç’ne me majmun në shtëpi?
ALBINI. Do ja lija asaj.
GANIU. (qesh) Ha ha, çfarë koqje. Do i linte gruas një majmun.
KUFITARI. Majmun? Çfarë majmuni.
GANIU. Pusho gomar.
KUFITARI. Shiko, mos e zgjat shumë se të vij aty dhe ta tregoj qejfin.
GANIU. Vërtetë? Pa provoje një herë.
ALBINI. Shaka, shaka.
VAJZA. Dhëmbë që zbardhin. I florinjtë, i qenit poshtë. Tre klithma, a aa.
KRITIKU. Më shpejt, më shpejt. Kaq, ndërroje se u hutova. Ngjarje, këtu nuk ka ngjarje. Kush jeni ju?
GANIU. Armën. Dua armën.
ALBINI. Fillove prap me këto budallallëqe.
GANIU. Fillova. Je komplet burracak pra që ta dish.
ALBINI. Shiko se ti nuk je shoku im dhe nuk të lejoj të flasësh kështu.
GANIU. Ti më merr këtu se do të vrasësh veten dhe tani më thotë që nuk jam shoku yt. Po çfarë shoku mor kar?
ALBINI. Si çfarë shoku?
GANIU. Po ne dy herë jemi pa gjith jetën mor hajvan.
ALBINI. Ti do kalosh gjithë jetën me mua mor hajvan.
GANIU. Oh ilaçet. Si nuk i mora ilaçet. Kisha trinitrina te xhepi i pantallonave, po këtu erdha me tuta.
ALBINI. E iku ai muhabet tani.
GANIU. Edhe të dielën isha i ftuar në dasëm.
ALBINI. Nuk do ikësh dot?
GANIU. Jo nuk do iki dot.
ALBINI. E varja.
GANIU. Varja patjetër.
ALBINI. Vërtetë?
GANIU. Po çfarë të thuash tjetër?
KUFITARI. Të vi edhe unë aty mor aman, po kam si frikë të rri vetëm.
Pusho (i hakërrehen të dy).
GANIU. Vetëm lartë duhet të ikësh se do na shembësh ndonjë gjë aman. Madje mos lëviz fare.
VAJZA. O, a, b, c, ç, d, dh, g, gj, i. A, jo! Ajo. Megjithëse prit. Se nga dritarja, se drita. Një vjershë, sa thjeshtë një vjershë.
Kritiku. Kjo nuk është më shpejt. Kjo nuk është as më ngadalë. Mirë ideja me majmunin më pëlqen. Se ka aksion, Po duhet vrarë, se pak gjak do ti jepte gjallëri gjithçkaje. Do shokonte. Publicitet, merr vesh ti apo jo? Do dilnit te lajmet edhe në Paraguaji. Megjithëse ndoshta jo. Therja e majmunit në skenën e teatrit.. Nuk është një gjë aq e rralë siç mund të jetë dhe shumë e shpeshtë. Unë dal vullnetar për sakrifikimin e tij për të mirën e artit. Ne motivojmë qytetarët që vinë e të na ruajnë se mos i vrasim kafshët e egra. Megjithëse prit, kafshë e egër është majmuni? Jo unë për vete nuk e bëj. Largë qoftë gjaku i majmunit nga duart e imja.
GANIU. Vetvrasës.
ALBINI. Absolutisht po.
GANIU. U çmënde?
ALBINI. E bëmë një herë këtë muhabet
Ganiu. Po po, por ti më acaron.
Albini. Ne sikur jemi fshehur këtu.
KUFITARI. Si thatë, si thatë?
GANIU. Pusho ti.
KUFITARI. Plakaruq, me duket se je çmend pak. E di që të vi aty të bëj copash.
GANIU. Bjere armën, bjere armën.
ALBINI. Pusho o i çmendur.
KUFITARI. Kujt i thua atij apo mua?
ALBINI. Pusho ti.
GANIU. Ma jep armën. Ma jep armën.
KUFITARI. Pusho?. Mos më thuaj pusho mua ti. Shiko qelbësira, deri dje bënte si kurvë, tani u mbyll këtu brenda dhe bën si nevrik. Të vij aty të thyj në mes.
ALBINI. Se kuptoj pse duhet të shpëtonim një herë.
GANIU. Oh lëri këto idiotësi. Bjere armën.
KUFITARI. Po çfarë arme thu ti mor debil, kujton se unë nuk kam armë?
GANIU. Dëgjo si e kishe emrin ti? Mos komuniko më me ne deri sa të themi ne.
KUFITARI. Si the,si the?
ALBINI. Pusho të tha.
KUFITARI. Mua më tha pusho?
ALBINI. Të tha ai, po të them edhe unë.
GANIU. Dhe ai është i armatosur. Kupton ti apo jo?
KUFITARI. Ashtu eee? Po ti e di ça ju bëj unë ju të dyve.
GANIU. Ndalo, mos i bëj keq vetes se dy duar për një kokë janë.
KUFITARI. Ja se ta tregoj unë ty për çfarë janë duart.
ALBINI. Pusho aty se ti qiva robt. Dëgjohet mbushja e armës
KUFITARI. Ça tha, ça tha?
KRITIKU. O zot kur do mbarojë kjo idiotësi. Edhe ta mendosh që paguhem për kte. Nuk është punë aq e keqe, fatkeqësisht. Por unë mendoj që kjo është komplet idiotësi. megjithëse prit ta mendoj edhe një herë se nuk mund të tregohem kaq idiot, se kjo është ajo që unë bëj faktikisht. Ça tha ai, ça? A mund ta marrë dikush fjalën ju lutem.
VAJZA. Lule lule, lule karafili ose zymbyli nuk e di. Ku e kishe shtëpinë ti, oh ja drita, jo prit se, megjithëse. Unë, unë.
Menjëherë dëgjohet shkrepja e armës brenda bunkerit.
ALBINI. Iiiiiiiiiiiiii. Çfarë bën mor trap se desh na vrave.
GANIU. Jo në fakt ai na vrau. Unë tashmë jam i vrarë.
KRITIKU. Shyqyr. Shyqyr që paska një vrasje se po më zinte gjumi, dërr dërr. Na ç’mendët boll se do ikim në shpi tani.
ALBINI. Oh jo mbeta i vetëm me një kufomë ktu. O zot i madh. Ç’na bëre mor idiot se ai vetëm po fliste.
KUFITARI. Gjuajta vetëm për ta plagosur.
ALBINI. O zot i madh. Si mor idiot gjuajte ktu brenda.
KUFITARI. Hajt e burrë se ai shpëtoi. Ne ku ta gjejmë ndonjërin që t’na heqi qafe tani.
KRITIKU. Duhet patjetër të ikim në shtëpi vajti edhe ora tani. Vajti faktikisht. Duhet të përsëris e kjo më besdis dhe bëhem pis. Natyrisht ai mendonte se fjalët që rimojnë përsëris bezdis edhe pis krijojnë një familjaritet që s’ke pse t’ja japësh tjetrit, po ai mendonte se tjetri nuk mëson ndonjë gjë aq të madhe nga pak rimë, dhe aq më pak familjaritet.
KUFITARI. Albin ngjitu lartë. Ti do punosh për mua, caje murin dhe ngjitu lartë bashkë me dritën. Merre dhe ujin bjere këtu. Lëviz shpejt.
ALBINI. U çmënde ti? Mos harro që edhe unë kam armë.
KUFITARI. Por unë e kam në dorë tani. Të mbushur dhe sapo kam bërë një vrasje.
ALBINI. Bëj çfarë të duash por këtu poshtë mos u ngatërro më. Dëgjove. Vrasës i çmendur.
KUFITARI. Shiko se ti do bëje vetëvrasje gjithsesi.
ALBINI. Pusho. Pusho.
KUFITARI. Kush të pushojë mor qelbësirë. Fut armën dhe qëllon.
KRITUKU. Na shurdhove o gomar.
KUFITARI. Vdiqe?
Albini është zgjatur drejt armës dhe e ka marrë qëllon dhe ai me të.
KRITIKU. (ngrihet dhe ndez çelsin e dritave të skenës dhe sallës.) Na shurdhut. Nuk e duroj dot më, nuk mund të punohet kështu.
Lenë për pak momente lëvizjen e spektatorëve, pastaj vajza zbret nga skena. U flet të gjithëve
Vajza. Mirmbrëma. Dëshiroj tju interpretoj diçka.
Fiket prap drita.
Dëshiroj t’ju interpretoj një këngë. Apo dëshironi një valle? Unë mund ti bëj të dyja. Dëshironi të votoni. Mos duhet t’ju inkurajoj. Se unë jam qenie politike.
Kritiku. Kjo është plotësisht puna ime, por mbërritja juaj është kaq e mirëpritur. Dëshironi të uleni zonjushë.
Vajza. Mirëmbrëma.
Kufitari. (Zbret në skenë.) Ajo është me mua.
Kritiku. Shumë mirë. Tani ajo është në shoqërinë e të dyve ne. Kjo nuk ka pse ju shqetëson akoma.
Kufitari. Si the?
Kritiku. Po të them që po bëjmë thjeshtë muhabet.
Kufitari. Thjeshtë muhabet?
Kritiku. Mos u acaro.
Kufitari. Më ka zënë gjaku plako.
Kritiku. Ç’janë këto budallallëqe.
Kufitari. Ti më acarove tashmë. Tani do hyjmë në konflikt.
Kritiku. Koha e bindjes duket të jetë shumë e shkurtër, unë dua të paktën 30 minuta për vendimin e hyrjes në koflikt dhe në këtë mënyrë nuk arrita të përfshihem në asjërin prej konflikteve ku u përfshiva me njëfarë qëllimimi.
Kufitari. Unë të vras.
Kritiku. Ik mos më çaj bythën.
Kufitari. Si the, si the?
Kufitari nxjerr thikën. Edhe kritiku nxjerr një thikë, dyluftojnë sipas personazheve që kanë krijuar. Inskenojnë një vallzim. Kufitari e vret.kritikun.
Vajza. E vrave, e vrave i çmendur.
Kufitari. Pse bën kshu si budallaqe ti mi.
Vajza. Po si e vrave ashtu burrin e huaj, për një fjalë goje?
Kufitari. Po jo se nuk e vrava për një fjalë goje. E kisha porosi. Unë duhet ta vrisja.
Vajza. A, kujtova se e vrave për një fjalë goje. mendova qenka çmend ky.
Kufitari. Jo mi, ça thu ti.
Vajza. Ikim fare.
Kufitari. Ikim.
Dalin.