Djajtë në ferrin e Kol Idromenos
Kol Idromeno ka mbrri, (e sa ka shku prej aty,) në Galerinë Kombëtare me një ekspozitë personale. Emri i Idromenos rri aq lart ndër tempuj të kontributit, për ne, sa rrallë ka shokë. Ai u pa fytyrën arketipësave të imagjinatës kolektive dhe na i bëri një identikit. Padyshim, edhe duke ndjekur një vazhdë që kish nisur në lashtësi, por edhe një profet i së pandërgjegjëshmes që nomolit të ardhmen, i veti mes të vetëve.
Kuruar prej drejtorit të galerisë, Erzen Shkololli, ekspozita është një mundësi kaq e mirë për të njohur pjedestalin që Idromeno bëri për vete me punën e tij të shkëlqyer dhe talentin dhe sipërmarrjen. Ai në kohën e tij si arkitekt hodhi Shkodrën në urbanistikën që e solli në bashkëkohësi komunitarisht e kulturalisht. Shfrytëzoi media të ndryshme. Fotografinë, pikturën, vizatimin dhe i foli bashkëkohësve edhe ne.

Një ekspozitë e larmishme dhe e thelluar, me ndjesi të mirë e familjare. Edhe gjithë ato portrete bashkë. Sapo hyn në galeri, portretet, shija e vërtetë e ekspozitës, një cikël fort i vlerësueshëm, të gjitha të mirnjohura, por ka të shtuara ca foto, e skica, e piktura, e ndër to edhe të mirënjohurat 'Dasmën shkodrane', dhe 'Dy rrugët, drejt parajsës e ferrit'.
Megjithëse të pranishme në vështrim të publikut edhe më herët, këto dy vepra morën prap vëmendje me të tepërt, madje vëmendjen e madhe prej komunikimeve pak a shumë të popullarizuar, nëpër internet e morën miniaturat e tij.

Dhe, meqë portretet, pavarësisht bukurisë, e duan shijuesin pak më të duruar, tek kjo tabloja e dy rrugëve, që i përmban edhe miniaturat, ndalet edhe interesi im më i madh si shijues i popullarizuar i artit figurativ. (Siç cilëson edhe drejtori i GK-së Erzen Shkololli, njëkohësisht, kuratori i kësaj ekspozite, miniatura e Idromenos nuk duhet lënë pa shijuar.)
E meqë qëmtimi i djajve duket si një aktivitet me dobi vendimtare për një narrativë të vetën, unë vendosa të merrem paksa me ta.
Në hyrje të galerisë, ju kujtonin se fotografimi është i lejuar, por jo me blic, pasi ai dëmton pikturat.
Telefoni im, i përdorur si aparat fotografik nga shumë afër, ofron një farë larmie për imazhe të këtij lloji edhe unë duke kalëruar miushin elektronik jam pëpjekur ti ndryshoj për mirë e nxjerrë në pah teknika e qartësira të autorit.

Djajtë, në fakt nuk janë aq të këqinj, në terma të religjonit. Ata bëjnë mëkate që megjithëse i rëndojnë si mëkate edhe dorasit njerëzor, mbeten të nxitura nga djalli dhe nga djalli deri diku duhet të na mbrojë edhe Zoti. Se djalli ha inat me vetë zotin dhe ka një mbretëri të vetën, imagjino ça na ka ne djalli i madh. Par, kur është djalli që vë diçka apo gjithçka në lëvizje vetë zoti që i sheh të gjitha e di të gjitha duhet të njoftojë Shën Pjetrin që ta zgjerojë edhe pak të hapurën mes kanateve të portës hyjnore dhe ti pranojë mëkatarët e këtij soji në krahët mëshirplotë.
Pra, mëkatet në pikturë janë me dhe pa praninë e djallit. Ja për shembull grykësia dhe pangopësia, dembelizma e agresiviteti janë mëkate pa djall. Ja më poshtë ku kemi figurinat përkatëse me katër burra, dhe dy fëmijë e një vajzë.

Të gjithë nisur për te furrnalta ku do të zjejnë në zjarr e do t'i lën kokat përpjetë, që ti mbledhë Omer Kaleshi për veprat e tij, ja ku janë tek mëkatojë në mëvetësi.
Pastaj janë mëkatet me djall.
Mëkatet me djall janë prapë dy llojesh. Janë të kolektivit e të njeriut. Fort interesante të kolektivit. Një sherr burrash shqiptarësh. me thika e pushkë. Një kasapanë malsorësh heroikë. E aty ka një djall. Një djall që qesh e mburret. Një djall tjetër, me një gisht që tregon e një pëllëmbë që fton, tërheq një masë të tërë drejt rrugës së gabuar
Më tej janë djajtë njerëzorë në miniaturën e ahengut. Pastaj janë betimtarët e rremë, ku djalli mungon pse një pjesë e saj është e dëmtuar apo ndoshta nuk ka një djall, (kushedi?) Bëhet fjalë për braktisësit e kishës së shenjtë dhe pastaj degdisur në fenë e të pafeve, apo thjeshtë po vjedhin gjakun e mallin ndonjenit? Dhe na mbetet për të marrë vesh nëse mëkati i tyre hynë në mëkatet pa djall, apo me djall

Një djall që fton, mbështet e nxit. Një djall që ja le shumë njerëzve ta bëjnë punën për të. Një djall gati i pafajshëm, ose të paktën thjeshtë pjesmarrës dhe propogandist dhe disi sportiv.
Pastaj janë djajtë që kanë personin në shënjestër. Ata janë djajtë e vërtetë.
Djajtë e këtillë janë duke konsumuar njëkohësisht ndonjë vepër penale dhe kisha e shteti i dënojnë, duke ju bërë kështu krah zotit të madh në luftën kundër djajve dhe mbrojtjen e të mësymurve, që gjithsesi në ferr do të mbërrijnë. Edhe i tyri është mëkat. Madje vetëm i tyre. Mëkati i frikës. I naivitetit. Ligështimit. Dorëzimit.

Ilustrues të Biblës prej kohës së vjetër kishin sjellë djaj e qenie të ferrit për tu parë. Dante krijoi figura nëpër fjalë që kishin një djall të gjallë.
Djajtë e Idromenos konkurojnë për njerëzillëkun e tyre. Djajtë kanë dalë prej ferri dhe i presin me mëkate, që i kanë edhe të vetat. Ata janë ndër të gjallë dhe në vendin e tyre.
Në fakt Idromeno edhe ka fotografuar miqtë për të përdorur si model figurën e tyre.
Piktura tjetër me djaj e Idromenos mundëson ilustrimin. Ekspozita në galeri të arteve kishte edhe pikturën dhe foton që e kishte shërbyer. Një ekspozitë e tërë me këtë temë ishte ca kohë më herët te Marubi, në Shkodër.

Idromeno ka qëllim edukativ e ndërgjegjësues në këtë punë të tijën, e megjithëse në rrugën për ferr, bashkë me shokët dhe violinën e tij, prap, nëpër këngë, fjala e tij moralizon. ai i dentifikon si djaj disa veprimtarë të fatit njerëzor. Duke skicuar njëkosisht vetë djajt e duke i shtuar në një galeri të madhe ku mundësojnë vendosje në kontekste e krahësime..
Se djajtë, si çdo gjë tjetër, mund të krahasohen. Djaj ka plot, e shumica e tyre kanë origjinë të vjetër shumë. Maska të lashta e vizatime e statuja me lloj soj shpirtrash kanë qenë e mbeten në qarkullim, ndërkohë djalli i monotesistëve edhe vetë ka evoluar aq shumë e ka marrë miliona fytyrat që i takojnë.
I pari imazh i djallit në krijimtarinë ikonografike të të krishterëve, sipas historianit amerikan Jefrey Burton nga qenka ky mozaik i shekullit të gjashtë nga qyteti italian i Ravenës. Djalli është ky me blu në të majtë të të purpurtit Krisht, që preferon delet, e jo kombet dhi, që ka sjellë për gjykim i poshtri Luçifer, nëse bazohemi në drejtimin e dorës së tij. Por, vetë Luciferi është një shembëllim i njerëzores.
Por, ai u rrit në krishtërim e në kulturën figurative të botës. Imazhi i të poshtrit djall, i këtij arketipi madhështor, ndryshoi kaq shumë. Epoka, vende, zhvillime, qëndrime, shikime i ndikuan pranitë figurative të djallit. Me siguri lundrime virtuale do ta nxirrin secilin prej lexuesve para figurash të lloj llojshme. Për dobi të këtij shkrimi ja më poshtë një buqetë me figura prej Donatelos, Uilliam Blejkut, Boshit, e të tjerëve plot.

Ekspozita siç e thamë pati portretet në qendër, dhe ato mendoj se janë punë e një artisti të vërtetë, por përfshirja në një diskutim për to do të kërkonte një vlerësues profesionist që të angazhohet në zhvillimet e artit të pikturës në atë kohë.