Menu
Për njerëz që lexojnë relativisht pak, si puna ime, Slavoj Zhizhek është një viktimë e lehtë në shpalosje njohurishë nga personalitete si puna ime, por herë pas here i gjej shumë tërheqëse tematikat e tij. E tillë për shembull është ajo e artikullit “Dy totalitarizmat”, që paska botuar tek Lodon Review of Books që më 2005-ën. Ky artikulli fillimisht tregon se sa largë kanë shkuar në të ballafaquar të fakteve se komunizmi e nazizmi janë dy totalitarizma që nëse vlerësohen për nga numri i viktimave e egërsia e zbatimit të besimit të vet dhe ndikimi në rrjedhë të njerëzimit janë të krahasueshëm dhe komunizmi ka epërsi numerike në çdo fushë. Në fakt aty thuhet Stalinizmi, por edhe shokët Maoistë, polpotjanë, Hoxhistë e kështu me radhë, mund të pretendojnë.
Por, komunizmi ka një justifikim në kobin e vet. Edhe Zhizhek i shkon pas filli këtij justifikimi. Për mendimin tim ky fill sjell argumenta edhe për ne si shqiptar. Se ne ja njohim vetes për detyrë të merremi me të kaluarën tonë të kësaj periudhe. Ngjarja troshiti shumë prej nesh dhe shumë të tjerë e njollosën ndërgjegjen e vet dhe mbajtën përgjegjësi as para vetes. Por plot shokë thonë se ndërgjegjja jonë nuk hyn fare, se rrota të shtypte po të mos kërceje si mackë nëpër tela, plus që ishte shumë e lehtë të besoje, as kishim parë as dinim dhe gjërat për mirë po ndryshonin, të paktën kur ishte ca më herët. Gjithsesi zelli që në fillim kishte qenë i tepërt dhe anomalia psikologjike e madhe.
Për mendimin tim pjesa duhej të ishte disi ndryshe në trajtimin e nazizmit. Duke u përqendruar në karakterin racor Zhizhek harron besimin që kishin nazistët tek epërsia teknologjike dhe organizative e gjermanëve dhe si ky besim sjell barazi të nazistëve me lloj lloj pushtuesi të zakonshëm nëpër histori. Një çregullim që i ndodh unit e kur fatkeqësisht ndodh në shumë njerëz në të njëjtën kohë është i llahtarshëm për shumë më shumë njerëz.
Ndërkohë që komunizmi është një kërkim në vazhdë të iluminizmës, thotë Zhizhek. Besim në është tek më i forti por tek të gjithë ne. Tek ajo që na bën njerëz e nëse ndihmohet të na cojë në një shoqëri që e dimë që mund të jetë më e mirë dhe që mund të jetë. Por rezultoi një tmerr pa fund.
Por ky besim duhet ruajtur, thotë Zhizhek, se gjithsesi na tregon se kërkimi duhet të vazhdojë prej aty, meqenëse kjo është gjurma e fundit që kemi në kërkimin për shtegun.
Dy totalitarizmat
Slavoj Žižek
17 March 2005
Një shënim i shkurtër – qartësisht jo mall për kryetituj, - u shfaq gazetave më 3 shkurt. Në përgjigje të thirrjes për ndalim të shpalosjes në publik të zvastikave dhe simboleve të tjera naziste, një grup anëtarësh konservatorë të Parlamentit Europian, shumica prej vendesh ish-komuniste, kërkoi që e njëjta gjë të vlejë për simbolet komuniste: jo vetëm për drapër-çekanin, por edhe për yllin e kuq. Ky propozim nuk duhet tejkaluar lehtë: ai sugjeron për një ndryshim të thellë në identitetin ideologjik të Europës.
Deri më tani, për ta prerë shkurt, Stalinizmi nuk ka qenë refuzuar në të një mënyrë si Nazizmi. Ne jemi plotësisht të qartësuar për aspektet e përbindshme të tij, por akoma e e gjejmë Ostalgjinë[1] për të të pranueshme: mund të xhirosh “Mirupafshim Lenin[2]!”, por Mirupafshim Hitler është e pamendueshme. Pse? Për të sjellë një tjetër shembull: Në Gjermani, lehtësisht mund të gjeshë plot CD me muzikë revolucionare e për partinë gjermano lindore. Për të gjetur një përmbledhje këngësh naziste do të jetë disi më e vështirë. Edhe në këtë nivel anekdodal, dallimi mes universeve naziste e staliniste është i qartë, ashtu siç ishte në gjyqet shfaqe të stalinizmit ku i akuzuari duhej të rrëfehej për krimet që kish kryer e për mënynërën se si kish përfunduar në kryerjen e tyre, ndërsa Nazistët kurrë nuk do të kërkonin prej një çifuti që të rrëfehej se si ishte përfshirë në një komplot çifut kundër kombit gjerman. Arsyeja është e qartë. Stalinizmi e shihte veten si pjesë të traditës së Iluminizmit, sipas së cilës e vërteta duke e qenë e arritshme prej çdo njeriu të arsyeshëm, pavarësisht se sa i privuar, çdokush duhet konsideruar përgjegjës për krimet e veta. Por për Nazistët faji i çifutëve ishte në ndërtimin e tyre biologjik: nuk kish nevojë të provohej fajësia e tyre meqenëse ata ishin fajtorë për faktin e të qenit çifutë.
Në imagjinatën ideologjike Staliniste, arsyeja universale materializohet në shfaqje të ligjeve të palëkundshme të përparimit historik, dhetë gjithë jemi shërbëtorë të tij, përfshi udhëheqësit. Një udhëheqës nazist pasi mbajtjes së një fjalimi ngrihej e pafjalë pranonte duartrokitjet, por nën Stalinin, kur duartrokitja e detyruar shpërthente në përfundim të fjalimit të udhëheqësit, ai vetë ngrihej në këmbë dhe i bashkohej duartrokitjes. Në filmin humoristik të Ernest Lubitsch“Të jeshë a të mos jeshë”, Hitleri i përgjigjet përshëndetjes naziste duke ngritur krahun e duke thënë “”Rrofsha unë!” Ky është vetëm humor se pse nuk do të mund të ndodhte kurrë në të vërtetë, ndërsa Stalini uronte për veten kur i bashkohej të tjerëve në duartrokitje. Kini parasysh faktin se në ditëlindjet e Stalinit të burgosurit i dërgonin telegrame urimi nga gulakët më të skajshëm: ndërsa nuk është e mundur të imagjinosh një çifut që i dërgonte Hitlerit të tillë telegrame prej Aushvicit. Është një dallim pa shije, por mbështet pretendimit se nën Stalinin ideologjia mbizotëruese hamendësonte hapsirën ku udhëheqësi dhe subjektet tij takoheshin si shërbëtorë të arsyes historike. Nën Stalinin, të gjithë njerëzit ishin teorikisht të barabartë.
Në Nazizëm nuk gjejmë një fenomen të krahasueshëm me atë të komunistëve disidentë që rrezikuan jetët për të luftuar kundër asaj që e shquajtën si ‘deformim burokratik” të socializmi në BRSS dhe perandorinë e saj: nuk pati asnjë Nazist që mbrojti “Nazizmin me fytyrë njerëzore”. Këtu qëndron gabimi (dhe paragjykimi) për çdo për përpjekje, të tilla si ajo e historianit konservator Ernst Nolte, për të adoptuar një qëndrim asnjanës – pra për të ngritur pyetjen pse nuk përdorim të njëjtët standarte për komunistët ashtu si edhe për nazistët. Nëse Hajdegeri nuk mund të falet për flirtimet e tij me Nazizmin pse të falen Lukashi e Brehti për angazhimin e tyre shumë më të gjatë me Stalinizmin? Ky qëndrim mpak Nazizmin në një reagim ndaj, një përsëritje të praktikave tashmë të hasura tek Bolshevizmi – terror, kampe përqendrimi, luftim e asgjesim i kundërshtarëve politikë – pra mëkati fillestar është ai i komunizmit.
Në fund të viteve 80-të, Nolte ishte rivali kryesor i Habermasit në të ashtuquajturin Revisionismusstreit, me argumentin se Nazizmi nuk duhej parë si një e keqe e pakrahasueshme e shekullit të 20-të. Nazimi, i urryeshëm si ishte, jo vetëm që u shfaq pas komunizmit, por edhe nuk ishte tjetër veç një reagim i tepruar ndaj rrezikut komunist, dhe gjithë tmerret e tij nuk ishin tjetër veç kopje të atyre të shkaktuara nën komunizmin sovjetik. Ideja e Noltes është se komunizmi e nazizmi ndajnë të njëjtën formë totalitare dhe dallimi mes tyre qëndron vetëm në ndryshimet mes agjentëve empirikë që plotësojnë rolet në strukturë (çifutët kundrejt ‘armikut të klasës’). Kritika e zakonshme liberale ndaj Noltes është se ai relativizon Nazizmin duke e reduktuar atë në një jehonë të së keqes komuniste. Gjithësesi edhe nëse e lejmë mënjanë krahasimin e padobishëm mes komunizmit – një tentativë e dështuar për çlirim – dhe të këqijave radikale të Nazizmit, ne duhet ende të merremi me temën qendrore të Noltes. Nazizmi ishte efektivisht një reagim ndaj kërcënimit komunist, faktikisht ai zëvendësoi luftën klasore me atë mes Arjanëve dhe Çifutëve. Ajo me çka po merremi këtu është trasferimi në kuptimin Frojdian të termit (Verschiebung): nazizmi trasferoi luftën klasore në një luftë racore dhe në këtë mënyrë maskoi natyrën e saj të vërtetë. Ajo çfarë ndryshon me kalimin prej komunizmit në nazizëm është çështje forme, dhe është këtu vendqëndrimi i mistifikimit ideologjik nazist: lufta politike natyralizohet si një konflikt racor, antagonizmi klasor i trashëgueshëm në strukturën sociale reduktohet në pushtimin e një turpi të huaj (çifut) qëështë duke shqetësuar harmoninë e komunitetit Arjan. Nuk është, ashtu si pretendon Nolte, e njëjta strukturë antagonizmi formalnë të dyja rastet, por vetëm plotësuesi i vendit të armikut ndryshon (klasa, raca). Antagonizmi klasor, ndryshe nga ndallimet dhe konfliktet racore, është absolutisht i trashëgueshëm dhe ndërtues i fushës sociale; fashizmi e zhvendos këtë antagonizëm themelor.
Është më vend, atëherë, të pranojmë tragjedinë e Revolucionit të Tetorit: që të dyja edhe potencialin e tij unik për emancipim edhe domosdoshmërinë historike të produktit të vet stalinist. Ne duhet të kemi ndershëmrinë të pranojmë se shfarosjet Staliniste në njëfarë mënyre ishin më “irracionale” se dhuna fashiste: teprimet e tij janë një shenjë e pagabueshme se ndryshe nga fashimi, stalinizmi ushte një revolicion i vërtetë që degradoi në perversitet. Nën Fashizëm, edhe në Gjermaninë Naziste, ishte e mundshme të mbijetoje, të ruaje dukjet e ‘normalitetit’ tëjetës së përditshme nëse nuk përfshije veten në aktivitet politik apozitar (dhe padyshim nëse nuk ishe çifut). Nën Stalinin e fund viteve 1930-të, nga ana tjetër, askush nuk ishte i shpëtuar: gjithkush krejt papritur mund të akuzohej, arestohej e pushkatohej si tradhëtar. Irracionaliteti i Nazizmit ishte i ‘kondensuar” në antisemitizëm – në besimin tek një komplot çifut – ndërsa marria staliniste misundoi gjithë shoqërinë. Për këtë arsye, hetuesit e policisë naziste kërkonin prova dhe gjurmë të kundërshtisë aktive ndaj regjimit, ndërsa hetuesit e Stalinit mund edhe ti fabrikoni provat e ti shpiknin komplotet.
Na duhet gjithashtu të pranojmë se ne ende nuk kemi një teori të kënaqshme të Stalinizmit. Në këtë vazhdë, është një skandal që shkolla e frankfurtit nuk arriti të prodhojë një analizë sistematike e plotë të fenomenit. Përjashtimet janë një tregues: Behemoth (1942) iFranz Neumann, që sugjeronte tre sisteme botërore atë të marrëveshjes së re kapitaliste, fashizmin dhe stalinizmin- të cilët tentonin drejt të njëjtën shoqëri burokratike të organizuar globalisht; Soviet Marxism (1958) iHerbert Marcuse, qëështë edhe libri më pak pasionat i tij, një analizë e paanshme e ideologjisë sovjetike pa asnjë angazhim të qartë dhe në fund, në vitet 1980-të disa habermasianë që duke reflektuar në fenomenin e dizidencës i hynë përpunimit të nocionit të shoqërisë civile si një terren rezistende ndaj regjimit komunist – interesante por jo një teori globale për veçoritë e totalitarzimit stalinist. Si mundi një shkollë e mendimit marksit që pretendon të përqendrohet në kushtet e dështimit të projektit emancipues të tërhiqet nga analizimi i makthit të ‘socializmit që ndërkohë ekzistonte’? dhe a nuk ishte përqendrimi i saj tek Fashizmi një pranim i heshtur i dështimit për tu përballur me traumën e vërtetë?
Këtu duhet bërë një zgjedhje. Qëndrimi ‘i pastër’ liberal ndaj totalitarzmave të majta e të djathta – sikur janë të dyja të këqija, bazuar në mungesën e tolerancës ndaj dallimeve politike apo të tjera, refuzimi i vlerave demokratike e humanistë etj., është fals a priori. Është e nevojshme të zgjidhet nëj anë e të shpallet se Fashizmi është thelbësit ‘më i keq’se komunizmi. Qëndrimi tjetër, nocioni se është e mund të bëhet një krahasim mes dy totalitarizmave, tenton të çojë në përfundimin se fashizmi është e keqja më e vogël dhe një reagim i kuptueshëm i kërcënimit komunist. Kur në shtator të 2003-it, Silvio Berluskoni provokoi një reagim të dhunshëm me vëzhgimet e tij se Musolini ndryshe nga Hitleri, Stalini apo Sadam Hyseini nuk kishte vrarë kurrë askënd, skandali i vërtetë ishte se largë prej të qenit një tjetër shprehje tjetër e idiosinkracisë së Berluskoni, deklarata e tij ishte pjesë e një projekti në vazhdim për të ndryshuar termat e indentit europian të pasluftës, të ngritura mbi bashkimin antifashist. Ky është konteksti i vërtetë në të cilin duhen kuptuar thirrjet e konservatorëve europianë për ndalim të simboleve komuniste.
http://\www.lrb.co.uk/v27/n06/slavoj-zizek/the-two-totalitarianisms
[1]Ostalgji fjalë që prdoret pwr t’ju referuar nostalgjisw qw haset ndwr gjermano-lindorw pwr periudhwn e harxhuar nw ndwrtim tw socializmit
[2]Film gjerman i fillimviteve 90-tw, ku pwr tw mbrojtur nwnwn e swmurw prej emocioneve tw forta djali e mbron prej lajmit se regjimi ka rwnw