CAMAJ, 'KANDILI I ARGJANDIT', FRYN NJË ERË NË STUHI
Dramaturgu Martin Camaj u ngjit për herë të parë në skenën shqiptare, vetëm pak kohë më herët me shfaqjen “Kandili i Argjandit” të Teatrit "Migjeni" të Shkodrës. Shfaqja erdhi në Tiranë të dielën e parë të dhjetorit të 2015-ës, në skenën e Teatrit Eksperimental.
Martin Camaj kishte munguar ti vinte publikut, megjithëse është autor me një popullaritet, që do kishte qenë me leverdi për producentë teatrorë, që dikur, më herët. Ai ka qenë tërheqës për shkak të kontributit të vet; dizidencës së vet; fatit për ta marrë arratinë në kohë, megjithëse tashmë me shijen e hidhur të të qenit pësues i përndjekjes; të qenit një ndër pararojat e gegnishtes; si dhe suksesit në jetën akademike të kontinentit tonë të dashur. Kontributi i tij pranohet veçanërisht në lëm të albanologjisë si dhe prej prurjes në shqipe të një proze inovatore dhe poezie të kulluar në bollëk mendimi e ndjenje.
Kish humbur të gjitha rastet Camaj? dhe tani çel sezonin e festimeve të dhjetorit?, që përflitet i acartë? Por diell i ngroh akoma viset ku jetojmë.
Vepra, tani. Në një familje tregtare shkodrane, katolike, krejt papritur, vdes kryefamiljari. Vdes ky i shkreti e kuptohet që ishte me fat me që vdiq para se të fillonte ‘qameti’ i mbledhjes së floririt kur lloj lloj njeriu pa tmerre me sy nëpër atdheun tonë. Dy luftra botërore sapo kishin kaluar. Dhe një rrjedhë e gjatë po çelte shtratin e vet.
Ndërkohë që pritet që komunistat të shfaqen në kërkim të floririt dhe ta shkatërrojnë gjithçka, në familjen, që pat e pret gjëmën, diskutohet për një flori të lënë trashëgim. Por askush nuk di, dhe ka tension. Familja vazhdon e jeton tensione e konflikte të një bote që shkon, ndërsa shtëpisë i bie plani e aty do kalojë rruga e madhe që gjithçka do ta marrë me vete.
Aty është djali i familjes. Ky vinte i pari. Leka i çel gjërat. Ky përkujdeset për nënën që është e dërrmuar nga humbja. Dhe pastaj nis e ngrihet gjithë ngrehina, që është dhe mbetet një familje. Familja e Shtjefnit. Gruaja e tij, vajza e tij. Burri i saj, shkrimtari. Vëllai i tij, njeriu i perëndisë, Prendi.
Aty është rritur vajza e një miku të ndjerë të familjes që kishte falimentuar dhe vajza ishte rritur aty por ishte dashuruar me vëllanë e gjetur. Dhe nëna e saj se çfarë?, dhe babai dhe pasuria dhe madje florinjtë e nxjerrë me mund prej dy brezash të familjes së saj humbin gjithashtu. Kjo ishte Dora. (përfitojmë nga rasti ta vjen re përzgjedhjen inovatore të emrave në veprën së cilës për fat të keq nuk ja dijmë vitin e botimit[1]).
Dora është në tension me motrën dhe nënën për ripozicionimin e saj në familje, nëna me Dorën dhe djalin, motra me vëllanë për punë trashëgimie, dhëndri me Lekën dhe të tjerët për të njëjtën trashëgimi, xhaxhai dhe Dora në aleancë simpatie ndërbreznore, Leka dhe Dora në marrëdhënie dashurie, xhaxhai dhe nëna afrimitet bashkëjetese të gjatë. Një rrjetë e endur dendur.
Trauma e përndjekjes që mundoi zotëruesit e pasurisë, pastaj edhe shokët e tyre me përfshirje njohuri a kurajo, edhe ndonjë hile aty këtu (ndoshta,) nuk ishte parësore në vepër. Pjesa nuk ngulet pas rrezikut të përndjekjes me ndonjë pasion kushedi si e sa. Një risi që befason. Bolshevizma kish kafshuar copa të mendimit politiko-artistik të Camajt?
Nga pak simpati për cilindo personazh. Pak simpati për kauzën. Ndërsa ne ndjekim debatet për dekorimin e hetuesit të Zef Pllumit, përdhunimet e të bukurave të reja bija e motra e nëna prej sigurimsash e komisarësh, shfaqet i ndjeri Camaj që mbyll brenda intrigash rutinore të familjes vëmendjen e disponueshme për një kohë trazimesh tragjike? Apo gjithsesi ky është procesi nëpër të cilin rrjedhin natyrshëm këto ndryshime në organizim shoqëror e ekonomik?
Camaj na vjen si një kushëri i Kadaresë, që e njohim, në skicim të tipareve të një klase që po shihte ti fikeshin dritat dhe në ato momente të fundit para qametit nuk arrin të gjenerojë kurrfarë energjie e solidariteti.
Shpërndarjet e vëmendjes në tensione të brendshme të familjes vijnë qëndrore.
Personazhi i shkrimtarit (dramaturg në fakt), për shembull. Burri i motrës. Ai që mbart flamurin e sociales dhe sheh e ndjen e shpreh, nuk bën kurrëfarë eulogjie apo kritike. Dënohen brutaliteti e të tjera, por nuk ka rëndesë. Gjërat thuhen nëpër ekuilibra.
Në një nga diskutimet e pakta mbi zhvillimet politike, Leka tregon për parashikimin që i ati kishte bërë për të adhmen që do të qeverisej prej çirakësh, që shkruanin idenë revolucionare nëpër rrasat e gurëve të kalldrëmeve, e nuk mbanin aty llogaritë. Leka është i vetmi që tregon për kontributin e parisë tregtare që i solli asaj shoqërie të prapambetur gjëra bazike si lugë e pjata. Edhe përçmimi i katunarisë prej familjarëve, që ngjalli edhe të qeshura ndër spektatorë, nuk ishte fort i shëndetshëm për pozitat e familjarëve në sy të publikut prejardhepërzier. Edhe personazhi episodik i atij që asistonte shkodranët e pasur në fshehje të floririt nuk ngjallte fare simpati. Tiku i tij nervor i pështyrjes të vazhdueshme të duarve e çonte figurën e tij afër steriotipeve me kulakë e tregtarë indiferentë ndaj dhimbjes popullore.
Kandili i argjandit që i dha titullin pjesës është hallka ku rrjedhat familjare e shoqërore gërshetohen. Kandili është një objekt argjendi në bodrumin e shtëpisë që vjen e e merr partizani i ngarkuar për urdhërimin e familjes që të lejë gjithçka, e të iki për të mundësuar shëmbjen e shtëpisë dhe hapjen e rrugës.
Partizani e kishte parë atë kandil si fëmijë kur kish ardhur nga fshati ku në fakt ishin edhe pronat e familjes së Shtjefnit. Ish magjepsur prej dritës së tij dhe në koshencën e fëmijërisë ish ngjizur një ndjenjë armiqësore për këta njerëz që shpërfillin terrin e natës dhe vazhdojnë e shohin në shkëlqim të bollshëm edhe kur terri i fsheh të gjitha.
Ngjashmëria e Prendit, vëllait të Shtjefnit, me babën plak që kish parë dikur partizani-fëmijë është një detaj domethënës? Partizani gabon e mendon se është i njëjti njeri që dikur nuk i kish kthyer përgjigje duke lënduar ndjenjat e tij që pastaj ndollën hakmarrjen. Ai e ruan zemërimin. Ai nuk shfajëson dhe fal plakun e vdekur, megjithëse i thojnë se kur ai kish injoruar kuriozitetin e fshatarit njomzak në fakt kish qenë shurdh e ndoshta i matufepsur. Një metaforë?
Kemi personalizim të marrëdhënies së partizanit me familjen tonë. Një tërheqje prej përgjithësimesh? Nuk kemi një xhahil labërie që po kërcënon rrjedhën e natyrshme të jetës, por një ish-fëmijë nga tokat e shfrytëzuara prej familjes. Një njeri që po vazhdon një marrëdhënie klasore ndoshta shumë shekullore. Skllavi e skllavopronari? Bujkrobi dhe feudali?
Si përfundim florinjtë janë të fshehur në karrocën ku qëndron i ulur xhaxhai i sipërpërmendur, Prendi, një ish-prift katolik, ose të paktën një njeri që i është përkushtuar besimit. Vendndodhja e florinjve i tregohet vetëm motrës së Lekës, që është shtatzënë dhe ka pak gjasa të merret e torturohet për të treguar vendndodhjen e tyre. Vend që të gjithë dyshojnë se e di vetëm Leka. Leka me Dorën nisen në arrati.
Shfaqja.
Regjizori i shfaqjes, Bardh Smaja ndërroi jetë pak para se ajo të ngjitej në skenë dhe kjo shtoi emocione në gjithë kompleksin e evenimentit. Kujtimi i tij plotësohet edhe prej këtij kontributi të mirëpritur e dinjitoz. Megjithë kapërthimin me një autor që imponohet fort si Camaj, Smaja nuk ka ngurruar të japë ngjyrimin e vet.
Mendoj se zgjedhja e tij për ti dhënë veprës një temp të lartë artikulimi është e suksesshme në përcjelljen e tensionit që legjitimon pjesën. Megjithatë, kjo zgjedhje, që e perceptoj si një kërkesë që spektatori i kohës sonë ja imponoka heshturazi regjizorëve, ka problemet e veta. i pari, rrezikonte tekstin deri në anashkalim të atmosferës qw pwrcillet nwpwr çdo fjalë.
Hapsira intime e komunikimit mes aktorëve nuk mbetet e bollshme. Shfaqja që në fillim merr një ritëm të lartë që pastaj mbetet i lartë dhe vështirëson shquajtjen e momenteve me intensitet më të lartë. (Një krisë që mendoj se e përcjell edhe teksti në momente të caktuara, por që në vend që të korrigjohej e fshihej, theksohet.)
Kjo problematikë theksohet shumëfish edhe prej pozicionimit në skenë dhe skenografisë.
Një kërkim i tepërt ballëpërballësie me publikun në kuptim të vendosjes së aktorëve, orendive.
Kjo pinte rrjedhat nënsipërfaqësore të shfaqjes duke nxitur rënie të besueshmërisë së komunikimit ndër aktorë në një front të panevojshëm. I gjithë veprimi është drejtuar nga spektatori. Ai është drejtimi nga shohin aktorët, për nga rrjedhin ligjërimet, për nga kërkohet miratimi a gjykimi. Hapsira e secilit aktor rrudhet dhe mundësitë e tij për tu spikatur mpaken. Secili është i detyruar të lejojë spektatorin të afrohet përmes të parit në sy.
Nuk di nëse kemi një kufizim që skena e teatrit Migjeni imponon mbi regjizorin e trupën, por kjo mirsjellje dhe dashamirësi karshi spektatorit nuk më pëlqen. Shto këtu varfërinë e buxhetit, që lexohet gjithandej.
Shfaqja në fakt, fillonte me një fjalë të Camajt. Nuk di nëse ishte zëri i tij, por aty thuhej se ai falenderonte intelektualët e shkrimtarët shqiptarë që e pranonin në rradhët e veta. “... Unë jam i jueji e ju jeni të mitë,” ..., - thoshte. Një përgjigje ndaj ndonjë pranimi të Camajt në lidhje të shkrimtarëve pas 90-ës??
Pse e çelte kjo shfaqjen?
Në mbyllje ishte një mesazh prej zotit Smaja, besoj. Nuk di nëse ishte zëri i tij, por ishte një thirrje për katarsis shoqëror e kësisoj gjërash. Pse e mbyllte kjo shfaqjen? Qoka të panevojshme që pijnë prej shfaqjes. E shtojnë atë me masa të tjera që mpakin trupin e saj. Dakort, dakort, por ....
[1] Përgëzojmë botuesin e veprës që ka qëruar nga çdo numër i mundshëm veprën. Ka lënë vetëm vitin e botimit, isbn-në, kontaktet dhe numrin e faqes. Një vit botimi a shkrimi na duhet. libri prej onufrit është i vitit 2012. ndërkohë që vetë Camaj vdiq në vitin 1992.