Klasa jonë nga Tadeusz Slobodzianek
Klasa jonë, nga Tadeusz Slobodzianek, erdhi në Tiranë në varg të një serie shfaqesh, që trupa e teatrit kombëtar të Izraelit bashkë me një trupë tjetër me emrin Cameri, bënin nëpër Ballkanin e nderuar perëndimor. Beograd, Podgoricë, Tiranë, Shkup dhe Ohër, duke nisur prej këtij të fundit.
Një autor polak ndjek fatet e një klase polakësh e hebrenjsh të Polonisë që ndajnë të njëjtën shkollë, dhe marrëdhënia mes tyre fillimisht duket e mbrojtur prej njëfarë familjariteti që ja shpërndan bashkjetesa e gjatë. Dhjetë personazhe e dhjetë aktorë.
Dhjetë fille që përdridhen rreth njëri tjetrit me mori dhimbjesh e vuajtjesh. Dashuri, xhelozi, urrejtje, simpati, harrim e hakërrim, tradhëti, vuajtje, distancim, dhunë e vdekje, e kushedi çfarë tjetër.
Sapo po fillonte Lufta e Dytë Botërore dhe Polonia, ende e pasulmuar prej ushtrisë Gjermane, ishte në plan të bashkëpunimit mes nazistëve dhe komunistëve sovjetikë. I famshmi pakt Molotov – Ribentrop, e kështu me radhë.
Pastaj gjithçka u rrokullis në një masakër. Një pogrom si i thonë. Sapo kishin ikur sovjetikët që e morën për pak kohë situatën në dorë kur dyndën nazistët me zjarr e hekur, e llahtarisën gjithcka. Në këtë mbërritje e sipër, polakët, vetë, shfarosën copa të mëdha popullsie hebreje ndërkohë që edhe vetë pësonin prej sovjetikut e nazistit gjerman.
Tek ky fshati ku ishte kjo klasa, dikund në Poloni lindore, në 1942 pas masakrimit të burrave me sëpata e thika, njëmijë e gjashtëqind gra e fëmijë u futën në një stallë dhe u dogjën brenda.
Polakët në sjelljen e vet gati relativizojnë çmendurinë e nazizmit gjerman. Ndërkohë që po kaq gjakatarë ka pasur edhe ndër të tjerë kombe që kishin mes tyre popullsi hebreje. Kaq jetw, kaq kontribute. Njw gjynah i madh për qytetwrimin tonw perwndimor që harxhoi kaq shumë energji e integritet në një të tillë hile brutale, në një problem që nuk është veç konkurrencë. Kjo njëherësia që shoqëron prezantimin me zhvillimin historik pwr individin justifikon dicka, por injoranca nuk është argument që prej latinit.
Autori polak Slobodzianek duket se ka pasur qëllim ti shërbejë vendit të vet duke nxitur një katarsis ndër polakë, duke artikuluar një kërkesë për ndjesë në emër të më shumë se vetes. Besoj që ai ja ka arritur këtij qëllimi.
Vetë vënia në skenë prej një trupe të tillë dhe çmimet që pjesa ka fituar e dëshmojnë këtë.
Pjesa
Një rast i rrallë, meqenëse nuk na vijnë shpesh vizita të tilla.
Të dhjetë personazhet dhe aktorët përkatës lëvizin e janë të pranishëm nëpër skenë. Në të gjallë e në të vdekur. Energji e madhe, lojë, bukuri fizike, muzikë e luajtur në skenë prej vetë aktorëve e muzikë tjetër plot, ndricim i bollshëm. Një shfaqje që e argëtonte të parit.
Një lojë fëmijësh luhet. Aty tej skena ndalet në një dërrasë të zezë. Sfondi i skenës është një dërrasë e zezë. Më sipër dërrasës, me thuajse të njëjtën të zezë, projektohen të nderuarat titra në anglisht e shqip. (Jo ndonjë përkthim kushedi sa i mirë, por shpresojmë të kemi rastin ta sulmojmë më vonë punën jo të mirë që ishte bërë në këtë drejtim. (Duke ju referuar versionit anglisht për imagjinim të origjinalin apo gjuhës së aktorëve.)) një vrap lozonjar fëmijësh. Një lojë me karrike e shprehje dëshirash.
Të rinj. Të rinjtë që simpatizoheshin në log të dukës e mprehtësisë ende nuk shfaqnin lidhjen në rreshta të prapavijës psiko-klasore-racore. Por pastaj hebreja u lidh me hebreun dhe polaku, që edhe ajo vetë e simpatizoi fillimisht, u mërzit. Kështu pati dhe ca inate. Pastaj feja dhe dhuna i diskriminojnë masivisht.
Pastaj. Një vështrim nga afër i situatës. Një tragjedi, përtej çdo përpjekje për ta kuptuar a përjetuar. Personazhe që krijohen në njëfarë thellësie, mbi dy orë e ca shfaqje. Një mori ngjarjesh më personale pastaj në të njëjtën skenë që shpinte ngado.
Pra një pjesë e vështirë. Meqenëse autori zgjedh një temë të madhe në një qasje të vjetër. Informacion. Një leksion, apo disa leksione, përmendej diku.
Pjesa mësyn suksesin e vet nga pranishmëria që ofron teatri. Histori që i kemi njohur në libra e filma tani ndodhin para syve, prej njerëzish konkretë që komunikojnë me ne, janë aty me ne. Një trupë e mirë, ritëm i lartë, muzikë, plastikë, gjetje regjizoriale me finesë e bollëk.
Gjithsesi diçka huton dhe largon. Histori që i shtohen historishë e lejnë disi çoroditur vëmendjen. Pak lodhje. Qartësimi që kulmet dikur kaluan, dhe pjesa do mbyllet ngadalë megjithëse fundi nuk është afër. Kulmet emocionale e intepretative ja të shumta. Një vrasje, një përdhunim, një shfarosje etnike, një dasëm, tragjedi individuale plot.
Një trasferim disi shumë besnik i modelit të prozës në skenë, megjithëse teksti është i mirë, batutat të gjetura, fjalitë të qëndisura me kujdes.
Që në parashfaqje ngarkesa jo-artistike e mbingarkoi shfaqjen. Broshura që na e prezantonte evenimentin na sillte të fala nga Benjamin Netanjahut, kryeministri i Izraelit. Pastaj në faqet në vazhdim presidentë e ministra nga ballkani na çonin të fala dhe shprehnin kënaqësi e detyrim e përmallim e përkushtim.
Pastaj ambasadori izraelit na tregoi se dy shqiptarë ishin shtuar në listën e “Të drejtëve ndër kombe” (listë e atyre që ndihmuan mbijetesën e popullit hebre në kasapanën e Luftës së Dytë Botërore). Njëri prej tyre ishte xhaxhai i ministrit Panariti, i cili erdhi e foli për ne në skenë bashkë me të atin dhe djalin e xhaxhait në fjalë.
Ngjarja.
Dhjetë personazhe.
Ndërsa fëmijët luajnë në dërrasën që duket si të jetë për ne spektatorët, falë përmasave dhe qendërsisë që ka në skenë. Një mësim! Aty është vizatimi i një njeriu, një vajzë vizaton një zemër që shpohet prej shigjetës së dashurisë. Aty shkruhen vitet 1926, 1932 (me siguri nuk jam i saktë, por nuk besoj se lëviz me shumë vjet).
Më e bukura shkoi pas fisit të vet dhe u martua me djaloshin e farës së vet. Polakun e pëlqeu por nuk e zgjodhi dhe filli i saj përfundon në pogrom. Prej zemëratës që ngjalli.
Martesa e saj me simpatikun e shkathët nuk qëlloi e lumtur. Që në fillim ai vuajti dhunë prej xhelozisë për sukseset në dashuri nga të tjerët. Kryesisht polakët. Por pastaj zuri të pinte e të tradhtonte. Ai u bë sipëmarrës kinemaje gjatë regjimit sovjetik, pastaj u fsheh deri në fund të luftës dhe pastaj shkoi në Izrael dhe bëri njëfarë vetvrasje me makinë kur përpjekjet e tij për të ngritur një familje dështuan përfundimisht me vdekjen e të birit 10-vjeçar në një aksident.
Hebreu aktiv dhe politik. Ishte i pari që u vra.
Ndër polakë kishte pasur tradhëti dhe kjo tradhëti u faturua tek hebreu. Njëri ndër polakët, që kish qëlluar nacionalist e religjoz, ishte zemëruar me ateizmin e sovjetikut dhe kishte ngritur flamuj revolte. Ky më herët kishte qenë i pëlqyeri i së bukurës dhe i dashuruari pas saj. Shoku tjetër polak kish gjetur ndër pamflete komuniste se gjynahet e baballarëve nuk rëndojnë mbi bij, ndaj i shkroi letër vetë Stalinit për të shprehur simpati dhe shërbimet sovjetike e rekrutuan. Ky e shiti shokun nacionalisto-religjoz, por sovjetikët nuk patën nge ta vrasin. Kur erdhën gjermanët të dy shokët vranë barbarisht shokun e vet hebre, parimor dhe të dishëm. Pastaj bashkë me shokët e tjerë të klasës, polakë, vajtën gjithandej e vranë e përdhunuan.
Veç të bukurës, ishin dhe dy personazhe femra. Njëra hebreje, e tjetra polake. Hebreja ishte disi çapkëne, lexonte dhe pretendonte. Vinte prej soji relativisht të pasur. I ati kishte një mulli. Dëshironte të bëhej mësuese. Polakja ishte nga familje më në vështirësi. Dëshironte të bëhej rrobaqepëse, kurse e ëma ishte shërbyese. Kjo u martua me një plak për të pasur ca pasuri në fundin e jetës, dhe shpëtoi edhe hebreun simpatik, që përmendëm më lartë.
Dy personazhet e fundit ishin hebreu që iku në Amerikë dhe ofroi një linjë normaliteti në gjithë zallamahinë e përmbysjet e luftës dhe polaku dashamir që shpëtoi hebrejen capkëne duke e fshehur e marrë për grua, megjithëse ky ishte një fat i palakmueshëm për vajzën që përfundoi tek një qenie relativsht mediokre. Ky bashkëpunoi kur ishte nevoja por edhe nuk desh.
Pastaj, mbërrijnë sovjetikët. Skena e parë inagurimi i kinemasë dhe rebelimi i polakut. Përfshirja e hebrenjve me sovjetikët në aktivitetin e kinemasë rrit largimin dhe zemërimin. Pastaj polaku agjent rrëfen rekrutimin e vet dhe njëkohësisht bëhet pjesë e grupit rebel dhe spiunon. Torturat ndaj polakut simpatik e heroik.
Pastaj mbërrijnë nazistët. Tradhëtari tradhton sërish. Nacionalisti shpalos sadizmin e vet dhe mbërrin vrasja. Një kulmim i parë. Pershkrim, veprim, kërcitje zëlarta, vdekja me një gur të madh mbi kokë. Makabriteti i lëpirjes së gjakut e trurit spërkatur në duart e gjakatarit.
Prej aty një tjetër kulmim. Përdhunimi i së bukurës së dëshiruar. Gjuhë verbale e jo-verbale shpuese. Këmbë shqyer, përdhunuar me radhë prej shokësh. Një foshnjë që shton pezullin. Nga aty nis pogromi dhe skena e pastrimit të rrugëve me lugë prej vargut të gjithë hebrejve. Përzhitur nën diell. Foshnja që qajnë e digjen për një pikë ujë, shoqe që nuk ndihmojnë dot në pafuqi e frikë, masakër mbi njerëz me çekiçë e thika. Pastaj zjarri në stallë. Shokët teksa djegin mijëra tëpafajshmit bëjnë shaka me njëri tjetrin. Një masakër si hiçmosgjë. Ca vodka për të kapërdirë tronditjen dhe kaq.
Polakja e varfër martuar me plakun, që fsheh hebreun simpatik, dhe polaku mesatar që konverton në katolicizëm e martohet me të zgjuarën hebreje janë vazhdimi i pushtimit nazist. Dasma dhe shtypja, dashuria dhe frika.Të dy njerëzor, me gabime. Të dy heroikë. Njëri vret shokun, nacionalistin gjaknxehtë, që po ja dërgonte gruan për shfarosje e tjetra pranon të kënaqë epshet e të tjerëve për të mbrojtur dashurinë e vet.
Pastaj mbaron lufta. Hebreu simpatik del prej fshehjes dhe në dehje të mbijetesës bashkë me polaken bëhen artistë që argëtojnë dhe na ofrojnë një kërcim të bukur e mbreslënës me këngën e një rosakje që do të martohet me lulkuqen po nuk e le i ati. (Të gjitha këngët kanë tekste të bukura, disi të çuditshme dhe muzikë të bukur.)
Pastaj ai nis atë për në Amerikë dhe vetë bashkohet me sigurimin polak dhe përpiqet të nxjerrë para drejtësisë ish-shokët kriminelë, por hebreja e zgjuar nuk gjen kuptim në hakmarrje dhe i shpëton gjakatarët e ai ikën në Izrael ku fillon jetë të re. E ajo ikën në Amerikë, ku miku hebre që çonte letra që ballafaqonin me normalitet këtë cmenduri, e ndihmon dhe ajo ka një jetë të shkalafitur.
Pastaj shokët zullmqarë jetojnë e pësojnë dhe arrijnë dhe vuajnë. Dhe u plakën e vdiqën kush mundi, e kush nuk mundi vdiq më vonë.