RINGJALLJA E KAFKËS SIPAS MUSA RAMADANIT
Profet është një personazh i vështirë për tu ndërtuar, sidomos si personazh kryesor në prozë të gjatë. Dakort, Profet, veç prozës së lashtë hebraike, ka krijuar edhe ndonjë autor tjetër më i vonë, ndërkohë që në përdorimin bashkëkohor të gjuhës fjalën mund ta përdorë si epitet edhe ndonjë futbolldashës në batuta për aftësitë e veta për parashikimin e fatit të ndeshjes, por një profet është gjithësesi i vështirë meqenëse atij i madhi Zot i jep aftësinë e lejen ta dëshmojë prej eksperiencës egzistencën e Zotit dhe ndonjë degëzim të së ardhmes që Zoti i madh ka gatuar, kurse ne të tjerët duhet ti shohim shenjat në errësirë të plotë.
Ndërkohë që profeti i zotit Musa Ramadanit është vetë Franc Kafka gjermanishtshkruesi hebre i Pragës. “Profeti nga Praga” i dha zotit Ramadani çmimin “Kadare” të akorduar nga Fondacioni Mapo, një nga të paktët çmime të letërsisë shqipe në këtë kohëra. E na duhet ta pranojmë se është pikërisht çmimi që na çoi tek libri.
Në qendër të romanit na shfaqet vetë zoti Kafka që kthehet në Pragë prej vdekjes njësoj si Kostandini ynë që u kthye nga përtej jetës për të mbajtur fjalën që i dha së ëmës. Por Kafka, meqenëse të gjithë pranojmë se ka kontribute më të rëndësishme për njerëzimin, ka një leje më të gjatë qëndrimi e sorollatet nëpër Pragë nja dy ditë. Gjithçka ndodh në vitin 1965.
Përkatësia e veprës në gjini të romanit është e holluar disi me pasionin e madh për data, gjykime letrare lloj e lloj, gjeografi urbane, biografi. Jo se jemi kundra një romani eseistik, por shkrirja dihet që është delikate. Gjatë leximit të krijohet ideja se zoti Ramadani ka qenë duke përgatitur një parathënie për ndonjë botim të Kafkës në shqip e pastaj ka vendosur që ato fjalitë informuese ti shpërndajë nëpër disa gojë personazheshe tij bëj roman. Më i rëndësishmi personazh është Kafka. Kafka që takon mikun e tij Maks Brodin e famshëm që nuk i dogji dorshkrimet dhe na dha Kafkën e madh. Pastaj takon një ish të dashur, takon dhe një tjetër. Pastaj, Kafka paska pasur edhe një bir. E takon edhe atë. Në fillim nuk kuptojnë mirë se kush është kush, po dikur dallohen disi. Komunikon me të atin. Ka ca letra. Takon prap Brodin. Një rrëmujë që shtohet edhe prej faktit se romani nuk të nxit që leximin ta vazhdosh aty ku e le, meqenëse rrjedha e ngjarjeve nuk ka nevojë për vazhdimësi. Secili episod mund të rrijë më vete. Sikur zoti Ramadani të jetë duke komplotuar diçka fort ironike secilin episod mund ta bëjë një roman.
Personazhet lundrojnë në sipërfaqje dhe janë të gjithë një prerje. Një leksion biografik e kritik i gjatë e i ngeshëm, me tavolina e karrike, lumenj e rrugë, pak histori, biografi, historik botimesh. Koncepte të stërpërfolura të veprës së Kafkës, emra, tituj veprash dhe përmbledhje e shkurtër e ndonjë aspekti apo ndodhie në to. Nja dy tre ringjallje të tjera përkitën pikërisht ato ditë. Pastaj ka edhe një si kotje në lokal, lëvizje në rrugë, prindërim, dashurim. Si i thojnë piktorët, natyrë e vdekur me filan gjë.
Në thelb, personazhi i Kafkës është një mistik lirik, një autokritik filozofik. Një njeri që gjykon rrjedhën e jetës së vet nga pas vdekjes, por me largësinë e ftohtësinë e një lexuesi jo fort të thelluar e informuar.
Shumica e informacionit vjen e prezantuar në dialogje, e ka gjëra që nuk ecin. Shpesh burimi nga ka marrë informacionin zoti Ramadani mund të gjurmohet lehtësisht në vepër të kafkës e nuk ka ndonjë proces analitik a sistentik prapa dhe për më tepër nuk është aspak i pasuruar me ndonjë element të krijimit letrar.
Biseda me babain është kryesisht rikompozimi i dy tre faqeve të para nga “Letër babait”. Biseda dhe njohja me djalin hipotetik është goxha kafkiane. Dy Kafkat takohen tek një urë e njohur e Pragës, fillimisht janë të dy i njëjti njeri, debatojnë për pronësinë intelektuale të veprave të Kafkës, por pastaj njëri thotë jo jo se jam biri e tjetri mbetet ati. Një si krizë identiteti e trinisë së shenjtë. Ati zot e biri zot, kush e ka radhën sot?
Shpesh Kafka nuk është as shkrimtari as njeriu. Dhe herë pas here nuk dimë kë po ndjekim. Të dy janë aty, por gjithësesi në një mjedis kakofonik. Bisedat e tyre janë kakomonofonike. Por ka edhe ndonjë kthjelltësi herë pas here.
Por, si për dreq, dy Kafkave, njeriut e shkrimtarit, i shtohet edhe zoti Ramadani, i cili edhe vetë sikur dyzohet. Profeti i titullit degradon në një Mjeshtër, kur Ramadani i shkon në dhomën ku i ndjeri Kafkë dha shpirtin prej urisë të shkaktuar prej laringut te vet të sëmurë. Në këtë kapitull të fundit të veprës, kur i jep fund përshkrimit të sorollatjeve të Kafkës nëpër Pragë dhe tregon për shëtitjet e veta në atë qytet në gjurmim të Kafkës, zoti Ramadani ngre pyetjen e synon përgjigjen:
“Mirë, po qe se jam bërë vetë ai, dua të di se ku mund të jetë tashti Franzi? Një përfytyrim, një dytësor, një hije, vegim apo diç më tepër që ka të bëjë me të besuarit e leverdisshëm të mishërimit shpirtëror, fizik e kimik?!? Ja ndodhem në dhomën e tij, mbase pikërisht aty ku ishte dikur shtrati i tij: me kokë nga dritarja e fundme e këmbë nga dera, që i shëmbëllen po asaj të sezamit. Tashmë qëndroj si ai, heshti si ai, sillem si ai, përgjoj si ai, me një fjalë - imitoj pothuajse çdo gjë nga jashtësia e tij. E megjithatë, jam i vetëdijshëm se ish-sanatoriumi I doktor Hajekut tash është një bllok i madh trekatësh me shumë banesa familjare.”
Zot i madh!
Ndjesia ime është se një autor i ri qëndron pas këtyre fjalëve, e ndoshta shumë pjesëve të këtij libri. Gjuha është e ngurtë dhe gjithë kohën në kërkim të formave englendisëse të të shprehurit. Togfjalëshat injorojnë nevojën për qëndrueshmëri logjike dhe ndjekin qejfe bashkëtingëlloresh labiale e zanoresh dentale.
Zoti Ramadani ka lindur në 1944 e sot duhet të jetë plot 73 vjeç, ndërkohë që ngjarjet ndodhin në vitin 1965. Ndoshta zoti Ramadani ka treguar diçka për veprën në ndonjë intervistë e shkrim, por unë këtu jam përqendruar vetëm në mbresat nga libri e nuk kam shkoqitur si duhet informacione ndihmëse. Pra pyetja është: ‘Mos vallë më 1965-ën, 21-vjeçari Musa Ramadani pati bërë udhëtimin e tij në Pragë e mbajti shënime në një gjurmim të lëvizjeve të Kafkës nëpër qytet e libra e pastaj në bashkëkohësi gjeti ato shënime rinore plot me stërhollime fiozofikoletrare, poetike, etj., dhe i futi një redaktim të shpejtë e i çoi një herë në konkurs të Mapos?’
Në rast se romani është vërtetë i vitit 1965 duhet thënë se është disi kurioze aftësia e tij për të tërhequr vëmendje jurishë bashkëkohore të besuara me një çmim të leverdisshëm në duar (10,000 euro) e me emrin e zotit Kadare në ballë. Gjithsesi, ajo që kuptojmë është se letërsia është e aftë të ruajë gjurmën e njeriut në kohët që rrjedhin. Prandaj edhe lloj lloj kryevepre mbetet bashkëkohore. Kjo i rrit vlerën këtij dhe çdo vlerësimi tjetër nga çdo juri që qëllon. Gjithsesi, këtu nuk kam as më të voglin qëllim të marr ndonjë qëndrim për vlerësimin e jurisë se nuk kam fare ide për cilësinë e prurjeve që kanë pasuar thirrjen e Fondacionit.
Ps. Për fat të keq gjithçka vjen në një botim fletëshqitur e të kursyer në skaj me çmimin tamam aty ku mbaron toleranca blerëse për letra të këtillë kullundrisje, e kjo nuk tregon mirë për botimet "Mapo". Dramaticiteti shtohet kur pas blerjes zbulon se vepra është on line në lidhjen: https://www.scribd.com/document/351718350/Profeti-Nga-Praga-Musa-Ramadani