SHEJTANI NË SHISHEN E FEMRËS ËSHTË I PADUKSHËM
Tetë femra. Një sukses i pazakontë, direkt. Salla, me publikun e shëndetëshëm që nuk e pret, plot. Solidaritet i madh mes spektatorësh, që nuk i kaluan të pestët e orës për të mbetur shumë pak për të mbërritur. Dhe ja, e para e grave. Me ca këmbë të gjata që me siguri morën vlerësimet e të dyja gjinive në sallën e dominuar nga femrat me goxha epërsi. Por, përkulja e saj që supozohej se do të tregonte më shumë, nuk bëhet me fundshpinën drejtuar nga spekatatorët, por pamja humbet diku andej nga ana e majtë e skenës. Një ogur i keq? Jo. Po. Një komedi.
Babai, një biznesmen që çon jetën relativisht i qetë në shoqërinë e gruas, vjerrës, kunatës, bijës së vogël, motrës së vet dhe dy shërbëtoreve ndër të cilat ato këmbët e bukura i kishte për vete, është gurra e ngjarjes.
Babai dhe bija e vogël vendosin ti luajnë një reng gjithë grave të shtëpisë. Nuk kish veçse një burrë në atë folezë grash diku në veri. Tetë femra. Dhe ato shtriga qëlluan të gjitha shtriga. Ndërkohë që ai burrë u bë i pranishëm nëpër errësirë vetëm dy herë, një herë i vrarë me thikë e një herë u vetvra me të vërtetë.
Dhoma ku u gjet i vrarë dhe përgjoi i panjohur pas derës u mbajt që prejt fillimit e kyçyr. Para se të kryejë vetvrasjen ai zbulon se e shoqja po ikte me dashorin që ishte edhe ortaku që po e falimentonte, e vjerra pavarësisht simpatisë për të, meqenëse ai i mbante në shtëpi të vet me bukën e vet, ja mohoi ndihmën me ca aksione që i fshihte nën jastëk, ndërkohë e motra vjen e i merr me përdhunë një borxh tjetër që e zhyt më thellë e që në fakt përfundon për financimin e arratisë së gruas (dashnori i gruas ishte i motrës gjithashtu. E aty zbulohen një mijë e një të zezat e asaj tetëshje.
Zonja e shtëpisë tradhëton, nuk para do njeri dhe i pëlqen qejfi dhe ka fëmijën e parë me një burrë tjetër. Një sekret. Dy bijat. E madhja një shtatëzënë e dashuruar çoroditshëm ndërkohë që studjon jashtë duke i rritur barrën ekonomike familjes, ndërsa e dyta një shejtan që natën pi duhan e lexon libra me dashuriçka ndërsa është e hidhur nga goja dhe finoke.
Gjyshja veç cingune është edhe pijanike e mashtruese. Ajo dikur ka vrarë të shoqin, por është pavarësisht egoizmit.
Kunata e tij është një grua në mesomoshë që nuk ka mundur të jetojë rininë për shkak të fizikut jo mbështetës dhe largimit të shpejtë të babait nga jeta.
Një vepër që ushqen steriotipe, do thoja unë me ngut të tepërt sikur të mos e dija që bëhet fjalë për gratë. Salla duartrokiti. Nëse gratë e pëlqejnë kjo do të thotë që gratë kanë nevojë për një figurë të re të vetën në shoqëri dhe kërkojnë ç’mitizime të rrufeshme të vetes së vetes. Apo këto spekulime nuk i afrohen hiç nevojës së thjeshtë për tu argëtuar disi nënpër rrjedhën jo aq të lehtë të jetës, nën pushtetin e një kasti të larmishëm, popullor e profesional.
Regjizorja Driada Dervishi. Zonja Dervishi ka sjellë një përdorim sërish të ri të dekorit, ndarëset pasqyra që lejuan disa skenografi, ka inkurajuar muzikalitetin sa ka mundur. Dhe ka sjellë e lejuar aktoret që ti krijojnë personazhet veta sipas karakteristikave të veta. Olta Daku spikati veçanërisht me veprimin e shkathtësinë e batutës në një personazh solid që ndër të parët rrëfyen sekrete. Gjithë pjesa është plot me sekrete. Për gjysëm ore qarkulluan dhjetë sekrete. Pastaj pak pushim. Pastaj prap dhjetë sekrete të tjera. Dakort sekrete për personazhet, por kur është për ata, për ne është patjetër.
Pjesa për fat të keq e shkarkonte presionin disi në një farë zbutje të majave. Ja, një kulmim i pjesës duhej t’ish një puthje në buzë mes dy kunatave që komentonin kënaqësitë e seksit homoseksual ndër gra. Jam dakort, por ne pamë vetëm shpinën e Yllka Mujos që rrinte përqafuar frymë më frymë me kunatën e personazhit të vet. Pse nuk ka puthje këtu? Ooooo!! Duam puthje, duam puthje!! Puthje, puthje!!! OOO!
Por, kjo gjithësesi tregon diçka në realizimin e veprës. Puthja e parë lezbike në Teatër Kombëtar (mos qofsha i gabuar) merret përsipër prej njërës prej figurave më të dalluara të teatrit dhe nuk është një puthje. Pra ka rrezatim familjariteti. Ka një ëmbëlsi nëpër të.
Qasja e zgjedhur nga regjizorja kërkon theksimin këtyre situatave. Është shfaqje e konceptuar me hapsirën sa më të madhe për batutën, për veprimin skenik disi parodik, kur shiko, Përmbajtje. Nganjëra anë, qasja gjuan qeshjen e lehtë, të situatës, të batutës, të veprimit e qëndrimit pastaj nga tjetra veprimi humbet njëfarë ritmi të brendshëm dhe ne simpatizojmë me të tëra sepse tek secila ne e dallojmë aktoren e nderuar që i rri personazhit qepur si hije.
Gjithë vepra është vendosur në një terren të butë kodrinor, siç edhe ka andej nga anët e Korçës, në teatrin e së cilës u prodhua shfaqja. E zeza e komedisë së zezë nuk është fort e zezë. Një shfaqje e bërë me pëlqimin e spektatorit nëpër ëndrrat e veta. Me aktore që e kanë dhe vetëm e shtojnë simpatinë e publikut.
Por kjo është për të pakënaqshmit. Pjesa u pëlqye shumë. Të gjithë i falenderuan të gjithë për punën e mrekullueshme. Dhe goxha pjesë, dy orë e pakëz, ndoshta. Bam bum. Batutë për të tërë. Tetë femra. Eja në teatër, ë tu bëfsha!