Te Totët e Xhungës
Një vizitë te familja Tot. Një vizitë prej oficerit të ushtrive ku militonte si ushtar edhe djali i vetëm Totëve. Duhet të ketë qenë Lufta e Parë Botërore mendoj sepse flitet për një qëndrim të gjatë në front, por jo, lidhja e tij me të Dytën ishte e fortë. Ai vetë kish marrë pjesë në Luftën e Dytë si një hebre në grupet e punës së detyruar, diku thellë në frontin rus, por shyqyr ra në duart e rusëve i plotë dhe ata e mbajtën të plotë deri në fund. Për autorin hungarez Istvan Orkeny e kam fjalën.
Por pjesa na mban brenda, në territore largë frontit dhe majori i vizitës që thamë do mbërrijë për të qetësuar nervat e veta të shkatërruar prej qëndrimit në një front ku qëndrohet prej shumë kohe. Majori duhet të ndihmohet t’ja zerë rrugën çdo mendimi që mund ti lindet e ka ndonjëfarë zierje të llojit etik, meqenëse është në një brishtësi mendore të skajshme, dhe ka një dorë me vese që duhen toleruar, e që e bëjnë jetën jashtëzakonisht të vështirë për mikpritësit e vet. Por ai mund ta shpëtojë prej shfarosjes në të ftohtë djalin e vetëm. Për hatër të birit që mund të trasferohet në zyën e ngrohtë të majorit pranohet në gjirin e familjes një njeri me çrregullim pastraumatik të stresit.
Katër personazhe të tjerë me nga një miniskenë të vetme për vete. Ish-avokati që merret me gropa septike, prifti, Zonja e qejfit, fqinja dhe profesor Cipriani që ka specializim në shëndet mendor. Si dhe postieri lajmëtar, që na tregon se ç’ndodh andej këndej madje edhe pa e ditur ata të shtëpisë ose majori, ose çfarëdo pesonazhi tjetër, se ai ka të drejtë të na drejtohet ne si spektatorë.
Malli e frika për birin në front krijon bazën mbi të cilën shfaqja mbetet e arsyeshme si dhe shtratin emocional ku rrjedh një prej linjave kryesore të historisë që na tregon pjesa. Linja tjetër është ajo e çrregullimeve të majorit e që mbledh dy ‘përrenj’: çrregullimin e shkaktuar prej jetës në frontin ku vdekja është e zakonshme dhe rrethanat tronditëse në shumicë dhe çrregullimet personale të njeriut major që amplifikohen prej hierarkizmit ekstrem që imponojnë institucionet e tilla si ushtria apo koha e luftës.
Ngjarja
Pjesa hapet me postierin lajmëtar paksa të shkarë. Ai tregon se është një ish pacient i klinikës psikiatrike, se shpërndan letrat duke ju bindur ndjesive që ka për secilin letërmarrës e na bën gjithashtu një hartë të vogël të fshatit dhe të asaj ç’po ndodh. Po vjen majori që do qetësi dhe është i ndjeshëm për erërat.
Pastaj janë Totët, që në përgatitje për të pritur majorin angazhohen të pastrojnë gropën septike, dhe ftojnë një ish avokat që e ka zgjedhur këtë profesion të ri si më të pastër se të parin. Dhe ku ka mut dihet që ka dhe ca humor. Pastaj nisin një fushatë për të siguruar qetësi të plotë duke kërkuar ndalim gromësimash e vajisje dyersh në shtëpitë fqinje duke na sjellë ca më shumë shije prej realitetit social ku jetohet. Një si mbledhje me avokatin, fqinjën dhe priftin.
Vjen majori nisin trazirat. I kompleksuar prej shtatlartësisë së vet të ulët, majori nuk duron njeri ta hedhë shikim pas tij dhe detyron zotin Tot të qëndrojë gjatë gjithë kohës me një strehë mbi sy. Pastaj kërkon e kërkon deri sa gjen që për të ndihmuar ekonominë familjare Totët, nganjëherë, merren me palosje kutishë të një kompanie që tregton fasho. Majori dashurohet me mundësinë e të prerë të kartonëve dhe fiksohet gjithë natën me këtë muhabet. Majori tregoi se edhe në ushtri i duhej të vinte ushtaët që mbrëmjeve të këpusnin e pastaj të riqepnin kopsat e xhaketës dhe sfilit familjen mikpritëse nëpër net të gjata deri në agim duke palosur kutitë.
Zoti Tot del nga binarët dhe i bën një vizitë priftit që e nxit ti nënshtrohet fatit e të kujdeset për fatin e të birit.
Pastaj viziton mjekun Cipriani që i thotë se nuk ka si i shpëton çmendjes së vet, e se këtë mund t’ja konfirmojë deri me shembullin e vet. Fqinja e qejfit që thamë, gjithashtu vjen e kërkon vëmendjen e majorit. Por ai nuk e ka hic mendjen nga ajo anë, çka e dëshmon edhe indiferenca e tij ndaj afrimimitetit të shtuar të vajzës Tot.
Benda dy javësh majori imponon një stil jete e një autoritet që mundon familjarët dhe luan menç babain e dhembsur dhe e bën një vrasës hakmarrës që ndan më katërsh majorin. Vetëm për tre ditë më shumë që do rrinte.
Shfaqja
Regjisorja Andia Xhunga ka pasur detyrën që ti gjejë një shpërndarje të mirë tensionit nëpër rrjedhën dy orë e gjysmëshe të shfaqjes. Regjisori është një përthyes. Në gjuhë, në kohë, në respektim të shprehive të marrjes së infomacionit argëtues prej filanit e fistëkut që janë në sallë dhe po këkojnë mesazhe.
Dhe regjizori nganjëherë ndërhyn që copa të grimcohet e nganjëherë të përdridhet si baltë te ajo vegla që rrotullohet ashtu. Ose mish në hell. Natyrisht këto janë mendime të një spektatori që kërkon të argaliset gjithë kohën, po fundja kush nuk është?
Mendoj se zoti Orkeny ka bërë një pjesë me njëfarë rrjedhe të ngeshme, pavarësisht aksionit të bollshëm dhe tensionit të lartë.
Ky realizmi tragjik që shoqëroi gjithë fatet e prekur prej luftës së dytë botërore jep të drejta të bollshme me i shty kufijtë e mirkuptimit. Po teatri ka pazarin e vet.
Mbërritja e majorit vendos pjesën në anormalitetin që prodhon ngjarjen, tensionin, humorin dhe kulmi është arritur. Dhe kjo linjë vazhdon e trazuar veç prej batutash apo gjestikulacioni skenik. Indrit Çobani, majori që zotëron edhe zemrën e regjisores sonë, mban një fill të rëndësishëm, por personazhi i tij është i pasur me mjete shprehëse dhe hapsirë për spikatje. Ai ndjell simpati me atë që ka kaluar dhe çudi me ekscentrizmin e vet. Ai qëlloi me pistoletë. Në ajër. Disa herë. Të qenit protagonist për një kohë aq të gjatë, edhe pa qenë hiç në skenë, domosdo që ka kosto.
Bujar Asqeriu me madhësinë e tij fizike dhe aftësinë për kapëcim të lehtë nga tuafllëku në kërcënim urban akut mendoj se krijoi kyezjarrëfikësin fshatar, Tot. Një mesoburrë madhosh që u sfilit më shumë se të gjithë dhe u sfidua kaq fort sa doli menç. Personazhi i Olta Dakut, gruaja e zotit Tot, ishte lidhja më e fortë e ngjarjes me kohën dhe vendin e tekstit. Ajo kishte identitetin më të fortë folklorik në veshje, mendësi, qëndrime e shprehi. Dakort komplet edhe e zonja për batutë edhe shumë aftë në ngadalsim. E bija tani, Adelina Muça. Kjo është fluturake. Si gjithë çupat e kësaj moshe, kjo i di të gjitha gjuhët edhe asnjërën.
Zoti Tot takoi doktorin Cipriani. Ndiçim Xhepa, që i tha se nuk kishte asnjë problem që ishte i çmendur se edhe ai vetë ishte i çmendur. Një goxha rol. Një i çmendur guximtar dhe në kontroll. Nuk ja kishim parë të këtillë rol. Zonja fqinjë që thamë ishte Suela Konjari. Komplet dakort bashkë me Xhevahir Zenelin. Postieri i çmendur dhe Prifti janë në skuadrën me nënën nëse do të imagjinonim një të tillë. Ata gardhojnë komunitetin. Hierarki e besnikëri. Fatkeqësisht jo fort të shquar. Postieri i çmendur detyrohet të ndajë veten e vet me djalin ushtar që çon letra.
Pra, regjisorja Xhunga me zgjedhjen e saj të një rritje të distancës së pjesës nga realiteti që e prodhoi (Hungari 1943 a 44) rrezikon një realitet shumë më unifom, pra me më pak mjete në dispozicion për të thithur vëmendje. Në kostumografi e skenografi kjo qasje bie në sy që në fillim: streha mbi sy e zotit Tot përmendet si helmenta e një zjarrëfikësi dhe është një strehë portative që mbahet i fiksuar me rripa që ka për detyrë të qetësojë komplekset e shtatultësisë tek majori histerik. Kostumi popullor me një krehje që prezantohet të ketë njëfarë unifomiteti kolektiv i zonjës Tot është vetëm një diversion, ashtu sikurse edhe kostumi i zi i mitologjisë televizive që kishte majori, por që shyqyr e ndërroi. Skenografia me pak orendi e pak identitet. Ato të gjitha kanë simbolikë të shtuar që domosdo ja marrin gjithçkaje. Pjesa tenton një absurd të pakohë e pavend. Ky distancim çngjyros nga pak secilin personazh. Çobani dhe Asqeriu janë të parët që preken.
Në këtë qasje mendoj që zonja Xhunga duhet ta kishte krijuar hapsirë për njëfarë rritje (një kreshendo) tek shfaqja. Por kjo nuk ndodh dhe është kjo njëtrajtshmëri e një realiteti të vështirë për të qenë i plotë që shkakton pak lodhje tek spektatori, përndryshe pjesa ka humor, ka thyerje, ka situata, por kohzgjatja tenton ti afrohet dy orëve e gjysëm për pjesën në total. Dakort janë dy javët e qëndrimit që ngjeshen për ti mbushur këto dy orë, por pak të reja shfaqen dhe historia kuptohet shpejt që nuk do të ketë ndonjë rritje pas asaj të fillimit. Sfilitja e personazheve shtohet, por referencat vijnë nga fronti ndaj më e keqja ka kaluar. Edhe lajmi për vdekjen e djalit, që postieri vendos të na e sjellë vetëm ne spektatorëve e ta mbajë jashtë ngjarjes dramatike, për ta lënë në një personazh që komunikon me ne përmes letrave, nuk sjell ndryshim.
Gjithësesi, shfaqja qe, pak të thuash, e sukseshme në terma të interesit që zgjoi tek publiku dhe tek profesionalizmi që i nxiti e i mori artistëve të përfshirë.