jo jo, prit se ...
  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • kujtesa e ujit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Kush e solli Doruntinen
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • elektra - tk
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • prozë
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • siqyshtek

shopping and fucking, oh jo!
Me ble e me qi. Shopping and fucking. Nga Mark Ravenhilli. Me qi e me ble shihen si dy fiksimet që po knaqin nevojën për kuptim të qenies tek qytetërimi ynë. Fiksim i madh, e ke parasysh. Aq i madh sa po dyshohet që bota do ta ketë shumë të përshpejtuar fundin e vet prej besimit se një brez më shumë e një brez më pak nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Ato që mbi të gjitha vlejnë, jemi ne.

Festa ishte nga Fatos Berisha. Një grup kompakt spektatorësh u penetrua në derën e teatrit kombëtar për ta ndjekur shfaqjen. Unitete të tilla nuk më krijojnë parandjenja të mira si dyshues që jam, por unë i bëj bisht fajsisë së vënies së syrit të keq si dylbi për ta parë shfaqjen. I shtrenjti Kadare në Qorrferman desh ti verbonte të gjithë sykeqët, po edhe atij i shpëtuan.

Unë nuk arrita të kem biletë, po u spostova te dera si gjynahqar dhe regjizori personalisht, shumë mirë, përcolli klimën e lejimit të dashamirësve për ta gjykuar vetë rehatinë e vet. Edhe unë gjeta një qoshkë diku për tokë në një të çarë tribunash dhe u ula pranë dy çupkave të reja, apo akoma më mirë ato erdhën e ulën pranë meje. Por realiteti është një tjetër. Diku në Angli, dikur në vitet 1990-të. Të rinj hallaktur në vazhdimsi të së kaluarës jo fort të ëmbël klasoro-zhvillimore.

Dhe shfaqja sjell dy fiksime, siç thamë më lartë. Por, ajo fillon me një prezantim të varësisë, një nëne të fiksimit. Tre personazhe që jetojnë bashkë sillen para nesh në momentin e një ndarje mes tyre. Shoku filan një i varur prej heroinës, homoseksual, që është në një marrëdhënie realisht të emancipuar seksuale me një djalë dhe një vajzë, me të cilët bashkjeton,  vendos të shkojë për rehabilitim.

Armend Ismajli vinte si një i ri me varësi prej drogërave dhe me një ndrydhje të fortë psikologjike, disi vetëndëshkues disi sadiste. Miqësia e tij ishte e kërkuar  por nuk kuptohej nga rridhte aftësia e tij për të nxitur simpati. Me njëfarë nervozizmi. Obsesiv. Kompulsiv. Në fakt ky ishte me aftësi për të përmbushur nevoja psikologjike të njëfarë veçanësie.

Së pari marrëdhënia e tij homoseksuale me këtë personazhin tjetër. Atë që mund të mendohej se ishte i dashuri i Llullusë, vajza e vetme e shfaqjes, por që mund të ishte edhe vetëm shoku. Ky ishte biçim hedonisti. Pinte kokrra ekstazie për qejf dhe puthej. Dhe kishte lloj lloj varësie, por nuk dukej si problem i madh.

Dy shokët në fillim përpiqen ta bindin që ai të reagojë ndaj dashurisë që ata i ofrojnë po ai e vjell bukën nga goja. Që në fillim vjellja sjell një natyrshmërizim të plot gjërave mbrapa. Ta qifsha familjen, qifsh familjen. Të qiftë ky e qifsh atë.

Allah allah, se jemi edhe  në muajin e madhërueshëm të Ramazanit. Merr vesh ti, apo jo?

Ai shkon për detoksifikim.

Direkt pas largimit të tij, shfaqet nevoja e çiftit të mbetur për tu mbajt ekonomikisht, disi. Dhe kjo vajza, Luluja i ve shpatullat punës. Arta Selimi ishte alamet figure. Arta kishte energji plot dhe shprehi plot nëpër fytyrën e gjuhën trupore të saj. Personazhi i saj, që në fakt na paskësh qenë një studente aktrimi, vjen tek shpërndarës i nivelit të dytë të hierarkisë së shpërndarësve të drogës. Ai ngjeshet mirë me këtë vajzën, që ndërsa zhvishet e aktron një tekst ku përsëritet “ne do të punojmë”, kërkon ti besohet shpërndarja e plot treqind kokrrash ekstazie me një cmim prej 10 paundësh secila.

Ajo dominon pjesën e parë të aktit të dytë. Duhet pranuar se pershonazhit dhe Artës i është dhënë një tribunë në pjesë. Direkt pas befasisë prej llojit të shfaqjes dhe hyrjes me sharje e zëra të lartë, kur spektatori fillon e mpreh shikimin e është ende me depozita të mbushura të vëmendjes asaj i jepet mundësia të çudisë. Edhe rreziku prej nevojës së zbulimit të humorit  në lloj lloj mundësie barbare nuk është akoma aq i rëndësishëm. Pjesa është akoma një filiz i pemës që do të rritet. Edhe në strukturën e simfonive përdoret një taktikë e tillë e një hyrje të fortë me tone të larta që corodit për ta mobilizuar spektatorin për ta rehatuar pastaj në rrjedhat e melodisë jetgjatë.

Arta padyshim që është e shkëlqyer në atë pjesë.  

Luan Jaha është ky shpërndarësi. Luan Jaha është gjithashtu një alamet aktori. Unë nuk di të orientohem në rolet e karrierës së tij, por në disa role personazhesh nga bashkëkohësia, me njëfarë finokërie të vullnetshme, ai është i shquar. Kjo pjesë nuk i lejon atij luhatjet që ngulisin fort një personazh në kujtesë të spektatorit, por dhuna gjithsesi është një plojë e mprehtë. Shpërndarësi kishte potencial të madh për dhunë dhe kjo i njihej dhe ai e tregonte.

Ai i beson dhe ajo përpiqet ti shesë, por pastaj qëllon e pranishme në një vrasje abuzive, perverse, në një supermarket ku ajo shtangur para stendës së pamatë të cokollatave, ndër të cilat i duhej të zgjidhte, ngurtësohet prej vrasjes, prej një të  cmenduri, të një vajze të re që punonte në dyqan. Merr çokollatën dhe ikën pa paguar duke përfituar prej justifikimit të llahtarisë që ju shkaktua.

E lodhur psikologjikisht prej këtij zbulimi ajo i len mikut  të vet, (biseksualit hutaq e camarrok) të shesë ekstazitë për të. Ky i droguar prej kokrrave që i pi vetë si fillim joshet prej djemsh të fuqishëm dhe i shpërndan pa pagesë kokrrat e tij. Kjo i ve në pozita frike të madhe prej shpërndarësit që edhe i vret. Madje është e sigurtë që do ti vrasë. Ky është Tristan Halilaj, që bashkë me të gjithë, përvec  Jahas, unë e shihja për herë të parë. Shumë mirë brenda rolit. Kishte rrit edhe një mjekër e flokë që ja zbusnin ikjen prej vetes e për të ardhur si një personazh.

I merr ky të tre qind kokrrat dhe shkon në diskotekë atje joshet prej të rinjsh muskulozë që i premtojnë të kenë marrëdhënie dushurore me të dhe ti japin lekët dhe ai i humbet të gjitha.

Këta janë të bindur se pa siguruar tre mijë paundët ky i vret dhe pastaj kështu me radhë pjesa fillon e lëshohet  dhe atëherë kthehet ky kompulsivi nga spitali ku e kishin përjashtuar sepse po ja merrte në gojë njërit.

Dhe ky sjell me vete një riosh homoseksual që prostituohet. Florist Bajgora. Një djalë që e mori cik më cik meritën e vet. Personazhi që ai sillte duhej të ishte një katërmbëdhjetë vjecar. I pëdhunuar në mënyrë të përsitur prej dikujt që duhet të kujdesej për fëmijërinë e tij ai noton nëpër pavarësinë që i mundëson prostituimi. Ky sjell edhe blerjen në shfaqje. Në fakt autori që në fillim e kishte përmendur blerjen në historinë që ky obsesivi u tregonte shokëve të vet kur i thoshte se në fakt ai i kishte blerë ata të dy në supermarkatë. Por kjo nuk është tamam shoping.

Por është personazhi i Bajgorës që sjell blerjen. Shumë i përkorë riosh. Me butësinë e duhur. shumë duartrokitje ishin për të. (Po kur flirtoi edhe me këtë vajzën që ishte ul afër meje. Në orar të punës.)

Zgjidhja e shfaqjes vjen e tillë: Pasi kanë humbur gjithë drogën dhe paratë çifti ofron shërbime erotike telefonike. Zbulojnë që në këtë mënyrë mund të fitojnë plot para dhe njëkohësisht zbavisin spektatorin me tinguj që bëjmë në seks, apo e dimë që bëhen në seks. Edhe personazhi obsesiv i bashkohet ciftit dhe tani treshja e fillimit punon nën komandën e ashpër të shpërndarësit e do i lëshohen biznesit. Ai madje u jep edhe nga lekët e drogës që humbën, për ti shpërblyer për biznesin e ri që sëbashku ngritën. Dhe fund

Në fakt jo të gjithë aktorët kishin të njëjtën hapsirë për të nxitur emocion pavarëisht një farë barazie në kohë. Për shembull shoku Bujar u prezantua në potencialin e dhunës dhe cdo miniprotagonizëm që i krijohej nëpër akte ishte një varietet i një fruti të njohur. Pjesa e tij ishte në pjesën e gjerë të shtratit të rrjedhës. Të njëjtin fat ndan edhe personazhi i Tristanit që gjithshtu ka kohë dhe spikat, por e ka shumë të vështirë befasinë. Ndërkohë që Arta dhe Armendi kishin dy pjesëza të rrëmbyera. Kthesa krejt të papritura. Të shpejta me emocionalitet të lartë. Aktrimi i saj para shpërndarësit dhe rrëfimi i të qenit e pranishme në vrasje dhe rrëfimi i Armendit që kishte qirë Madonën dhe si e kishte qirë Madonën (këngëtaren e shthurur dhe talentuar amerikane) i lejonte të imponoheshin më fort. Edhe personazhi i Floristit kishte këtë tematikën e moshës së tij dhe nevojën e theksuar për një baba po që nuk gjente formë shprehje vec në kërkimin e një dashnori që mund të mbushte boshllëkun e babës që nuk e ka, dhe lehtësonte tregimin e muskujve prej aktorit. Por gjithsesi një ekip kompakt me harmoninë e duhur. Një ndihmesë e madhe për sukses.

Një falenderim për zotin Fatos Berisha që mblodhi në këtë projekt një buqetë kaq të bukur aktorësh.

 

  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • kujtesa e ujit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Kush e solli Doruntinen
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • elektra - tk
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • prozë
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • siqyshtek