SHEKSPIR IK, IK SHEKSPIR
Një komedi prej Shekspirit. Në Teatër Kombëtar. Një hall i madh. Ç'masë gojëprishje duhet lejuar për të qenë i qytetëruar, vallë? Zbutja e kryeneçes. Historia dihet pak a shumë, baba me dy vajza. E madhja kryeneçe, harbute e agresive, e dyta, e ëmbël e bukur. Të dytën e kërkojnë për nuse po baba do të martojë të madhen një herë. Vullnetari del.
Elma Doresi, na sjell pjesën ku Shekspiri na sjell njohuritë e tij për mënyrat e sigurimit të një familjeje të lumtur. Pra ushtrimin e pushtetit mashkullor mbi femrën. Në shfaqje, tentuar së pari me një ngacmim të guximshëm seksual ndaj femrës, që siç e dimë edhe mund ti pëlqejë, e pastaj vazhduar me privim nga ushqimi e gjumi. Ndërkohë kjo është totalisht e çmëndur. Të paktën fillimisht, por ky rastis akoma më i çmendur. Dhe situata siç e dijmë mund të jetë tragjike ose komike. Por luksi që i madhi Shekspir gjeti në format e kultivuara të shprehjes të një ajke aristokratike në vise që po njihnin lulëzim të vazhdueshëm, nuk ishte tamam ky. Rilindja italiane me bollikun e vet të madh për qytet-shtetet e begata e të ndriçuara prej një trashëgimie të humbur heleno-romake. siç është rasti konkret, njihej për kultivim e dinjitet. Diku andej nga Padova në Venedikun e largët e të afërt. Njëmijë e pesë a gjashtëqindëta?
Sa lejohet që një kohë do ndërveprojë në një kohë, brenda shfaqjes teatrore? është një çështje gjithsesi e hapur, por e rrezikshme. Një regjizor që merret me këtë vepër më së pari këtë gjë e ka nëpër nënshtresat e veta, se është Shekspiri burri huj. Shoqja Elma ndjek rrugën e lehtë por njëkohësisht të rrezikshme që ta lejojë me tepri shijen bashkëkohore që ti kundërvihet brishtësisë nervoze të shokut Shekspir. Kryeneçja, për shembull, në vajzërinë e vet gjysëmhisterike, na shfaqet me pantallona të ngushta lëkure. Si biçim strecesh, prej lëkure të ndrishtshme e të zezë. Allah Allah.
Pastaj evoloi në një kostum që i përshtatej edhe personazheve të tjerë. Katerina e kishte emrin. Baba i vet, për shembull, dukej si një kardinal plak që koka i ka ngecur keq mbi një gungë që i zgjatet nga kurrizi. Me një mjekër qesharake goxha të gjatë. Pa qenë kardinal fare.
Helidon Fino në personazhin e kryeneçezbutësit, për shembull, një ndër kulmimet e personazhit të vet pati rrëmbimin e gëzimit spektatorial përmes derdhjes së një lukunie ciklash të mëdha pështyme, teksa hante një karrotë. Një sasi mbresëlënëse pështyme. Por, gjithsesi, statusi i saj kaq i lartë në skicimin e personazhit rrezikon devijimin e vetë personazhit në një vartës të gëzimit të shpejtë spektatorial. Tekst, emra personazhesh, batuta madhështore, rrëshkasin. Një pelë prej druri me një karrike në kurriz është personazh. Thith dritë si dreq me ca si biçim ngjyrosjesh pikturistike nëpër kofshët e drunjta.
Fisniku i ri, i dashuruar, i biri i babait të shquar e të kamuar na vjen i përzjer me një nga këta hipit e ditëve tona nën një paruke që duket si flok i lyer në portokalli e ngritur përpjetë si një Bekamp nga provincat juglindore qëndrore të vendit tonë.
E kur na paska pasur burrëria më shumë dinjitet se ndër eksploratorë, luftëtarë, artistë e mendimtarë të Rilindjes në Itali? Tregtarë të kamur me çifliqe e ofiqe që njohin njëri tjetrin ndër udhëtime nëpër botë teksa sigurojnë për vendin e tyre begati të pashoqe shndërrohen në një dorë palaçosh gjysmëbalerinë e gjysmëkëngëtarë.
Tentim me përzi në secilin personazh me pak palaçollëk?
Kjo motra e kryeneçe për shembull, ma merr mendja që ishte diçka tunduese për tu parë, por sytë e mi të drobitur nuk e ndiqnin joshjen reale të figurës saj, plot freski rinore në skenën si valixhe kukullash të shtrenjta, atje matanë. Kjo ishte e spikatur. Kjo nga ana tjetër shndërrohet shumë shpejt në një nervoze. Kjo bukuri e brishtë që për më tepër edhe këndon keq, na detyrohet të bëhet nervoze e të humbasë hijeshinë e saj vetëm për të theksuar ca zgjedhje regjizoriale. Këtë e dashurojnë shumë në fillim. Për bukurinë e saj, për fytyrën ëngjëllore dhe sjelljet e hijshme e mendimet e mira.
Motra e vet e keqtrajton. E lidh me litar dhe e vërvit si fugë.
Por motra ikën shpejt dhe kjo duhet të sundojë simpatinë e pranishme të mësuesve të saj dhe njëkohësisht të pretendentëve për dashurinë e saj.
Dëfren mileti rinor, shkrihet komplet. Dakort. Një batalion i vogël i ndonjë shkolle private të krye-qytetit tonë të dashur rreshtohej madhështor brenda sallës duke përpirë në mesin e vet burra e gra që nuk i njohim.
Dëfrimi i tyre na gëzon, siç na gëzon çdo gëzim, se kemi kalamaj vetë, por a është ky një dëfrim i shëndetshëm në varietetin e dëfrimeve që ofron mundi.
Po shokë, ose jo shokë. E kush jemi ne, që ta themi?
Ishte mbrëmja e provave gjenerale. Unë duke përfituar prej njohjesh kisha infiltruar rreshtat e karrigeve pa pagesë. Rregullimet e fundit ndoshta ende nuk kanë ndodhur dhe situata ndryshon në drejtime të papritura, por ja që kjo ngjarje na ndodhet.
Eksesi në theksim të anormales, abuzives, që ndoshta është karakteristike për kohën tonë nuk janë në vazhdë me arsyen pse zgjedhja e Shekspirit për atë kohë e atë vend ishte ajo që ishte.
Natyrisht, secili ka hapsirën ta zhvendosë tekstin dramatik kudo që ja merr mendja, nëse ka hapsirën për veprim regjizorial. Insistimi ynë është i përmbajtur. Sepse i përmbajtur është tentimi regjisorial.
Meqenëse skenografia na u dashka pranuar e dobishme, atëherë le të merremi ca me situatën pamore të shfaqjes. Një ndriçim i tmerrshëm që mpakte skenën. Fukarallëk. Pse e lëshove zgjerimin e skenës shoqja Elma? Shoku drejtor e bëri vetë atë zgjerimin, vete ti e strukesh atje në një pikturë ala Salvador Dalie. Një përbuzje e këtillë e hapsirës nuk është parë që nga koha e bunkerëve. Ai zgjerim e ngrohte sallën, e mbante spektatorin pranë, të ngrohtë, të ndriçuar, afër gjërave të veta. Ti shkon e strukesh në ca drita të vakëta si me qenë në televizor Dhe na bën një estradë me hirësinë e tij të fortlumturin Shekspir?
Sërish një shfaqje që i rri spektatorit mu në surrat. Po largohuni pak e dashur. Skenografia, si po thoja, i rrinte skenës si një mur i lartë rrethor. Me ca dritare si sy. Për hiç veprim seknik pikturat, që duket se kishin kërkuar mund kuratorial ishin dhunuar e ca shkallë hekuri. Nëse janë harxhuar shumë lekë për ato piktura, shkallët e hekurit duhet të hiqen urgjentisht. (Shoku drejtor, shoku drejtor!)
Pastaj ka një palë shkallë jashtë e një palë shkallë brenda, prej dekori, të pikturës skenë që sic tashë ishte mur me dritare si sy. Muzika ishte ritmike, italino-napolitano-siciliano-veneciane. Ritmike. E gëzuar, dakort.
Shfaqja ishte diçka drejt muzikalit në lirshmëri, po jo tamam aty. Ca këngë të kënduara keq të zgjedhura me tekste pa rimë e pa ritëm nën tinguj të sforcuar nga këngëtarë të padushuruar me këngën. Kënga e saj kishte vetëm vargun, ‘në vetminë time librat dhe muzika do më shoqërojnë’, kurse kënga e tij vetëm vargun ‘oh jeta ime e dikurshme’. Kënga e saj përkrah asaj të zbutësit të kryeneçes u bënë hite megjithëse ishin të tmerrshme.
Një joshje seksuale me kostume lëkure të gomuar si streçe të ngritura deri sipër gjoksit të zonjës Gladiola Harizi, kryeneçes sonë të dashur. Seksualiteti u tret vrullshëm, edhe nga kjo motra e vogël që ishte shumë e mirë por ishte shumë largë, për gjithë këto që thamë.
Dy orë e gjysëm, për kokën time. Oh. Zotërinjtë e nderuar të Padovës, Pizës, dhe të tjerë përplaseshin me njëri tjetrin. Një shërbëtor bën buratin të vetin një tregtar nga Mantova që fillimisht nxorri shpatën për tu mbrojtur prej fyerjes, por degjeneroi në një dordolec qesharak i shërbëtorit të kryedashnorit dhe më pas burrit të vërtetë të motrës së vogël.
Nuk e di, shokë. Jam i luhatur. Një zonjë e nderuar merr të nderuarin Shekspir në një tentativë çerek të guximshme dhe na sjell Shekspir vrullesh regjisoriale fort skematike për të qenë revolucionar, e prap se prap shumë jobesnike.
Personazhe, që do u lejonin atyre aktorëve një tentim më dinjitoz drejt lavdisë skenike, tërhiqen në tentimin e zakonshëm të qesharakërisë, duke dëmtuar rëndësinë e tekstit dhe duke u shpërqëndruar në vizualitetin që e kanë kaq të rëndësishëm e prap të pakujdesur. Trupat nuk shkëlqejnë, rrobat nuk shkëlqejnë, figurat nuk shkëlqejnë, pikturat nuk shkëlqejnë, batuta e mbirrëmuar nëpër tekst. Allah, Allah.
Palltot e personazheve te “Tri motrat” e Çulit të kishit marrë! Pallto ushtrie rusie do ti kishin lejuar aktorët të kishin qenë më prodhimtarë e inovatorë e emocionalë. Kostume të varfra italianësh të kamur të rilindjes italo-evropiane? (Propozoj që ato palltot çehoviane ti veshin gjithë personazhet meshkuj të Teatrit Kombëtar në çdo rol deri sa ato të grisen. Pse të harxhojmë lekë kot?)
Gëzimi rinor?
Po ata e kanë vetë gëzimin. Kur janë edhe të mirëushqyer e të përkujdesur, janë të mirë dhe jashtëzakonisht të bukur. Optimizëm i madh lale. Se një ngjarje duhet marrë në kompleksitetin e vet.