Në vazhdë të nismës sime eseistiko subjektive, për tu ngatërruar në gjurmime gjuhësore, është e pashmangshme një përfshirje në lexime të orientuara vëmendjedashëse dhe mbi të gjitha të krahasuara, me dëshirën për të nxjerrë dobi të motivimit në rivalitetin ndërshqiptar të andejkëndejit kombëtar për konsum të përgjithshëm.
E kush më mirë se Homeri na hyn në punë?
Në dy përkthime. Dy përkthime kaq të ndryshme e ftonjëse në hetim. Se edhe vepra është e bukur te zoti, paskën thanë, gjithmonë, të gjithë. Edhe vetë padyshim e miratoj këtë gjykim, megjithëse dikur lodhesha shpejt në ato shtylla pa fundim nëpër faqe që gëlojnë nga emra e ngjarje njerëzish e zotash, e lloj lloj qeniesh për midis.
Metodologjikisht jam dakort që themeli është informimçe, rastësor e sipërfaqësor, por bolliku është i madh.
Tjetër fjalorë. Një tjetër alfabet. Një tjetër gjuhë. Por me përkthimet tona, pse jo? Gjuha është e jona, interneti është aty edhe ndonjë libër, faleminderit zotit të madh, e kemi përqark. Pra, dy përkthimet tona e meritojnë një vizitë sipas mundësisë.
Pra ne kemi dy përkthime (madje tre e më shumë, por në këtë dy shkrim vetëm dy).
NJë nga Spiro Çomora, një dramaturg e përkthyes e aktivist i shëndetshëm i letërsisë e përparimit kombëtar në vitet e mbas luftës së dytë botërore, që vjen me një botim të pëlqyeshëm me kapak kartoni e fletë të trashë që që i pëlqen dorës e syrit.
Çomora, që na qenka vunjots i Korfuzit, ka përballë një të fort spikatur si zoti Pashko Gjeçi, që shkëlqen ndër shqiptar me kontributin në përkthim të Dantes e për ma e ma edhe me Odisenë e Homerit. Një shkondran i hijshëm, zot shqiptar i latinishtes hyjnore, por në këtë rast fort i nxitur ti përmbahet letrares prej kufijsh të kuq gjaku që komunistët e derdhnin për të ngjyer flamujt e vet.
Përkthimi i Çomorës ka vetëm 12 këngët e para ndër 24 këngët e origjinalit homerik, ky i Pashkut është i plotë.
Ky i Çomorës në një shënim të autorit thuhet se është realizuar më 1972, ndërsa vepra e Gjeçit mbërriti publikun dikur nga 1976-a.
Çomora përdor vargun hekzametrik, që paska 13 deri më 17rrokje të mbajtura në 6 këmbë, si edhe Homeri, ndërsa Gjeçi shkon për vargun 11 a katërmbëdhjetrroksh, që i nënshtrohet ndonjë etiketimi shkencor krejt tjetër.
Unë e preferoj vargun e Çomorës, që ish si i Homerit, e që e ofron rrjedhën në vazhda më të lehta kuptimore.
Në kuptimin që për të nga fjalia tek vargu tjetër mbetet ndonjëfarë rrethanori a kundrinori jo fort jetik a si i thojnë këtyre gjërave të gjuhës, ndryshe nga Gjeçi ku vargu i është rob i estetikave të stërholluara latine ku gjersia e fletës nuk ishte më skllavëronjëse.
Ne profanëve të vargut, vargu gjithmonë si farë fjalie na është dukur. edhe për grekët e lashtë vargu nuk paska qenë gjë tjetër veç numri fjalëve që nxinte rrjeshti.
Odisesë së Gjecit, që brenda në libër i thojnë Uliks, kurse heroi i Çmorës mbetet Odise.
Dhe përkthimet janë plot ndryshime. Ndryshime në fjalë e detaje. Ndryshime madhore në cilësi që disi ndryshojnë prej kohës ku e marrin botkuptimin. Prej marrëdhëniesh shoqërore të kohëve.
Në raste fort të veçanta, për shembull, (mos me u lodh hiç e me pa vargun e parë) tek Gjeçi “i urti burrë”, tek Çomora “burri me mendje aq shumë pjellore”.“Burrat fodullë” të Çomorës janë“Cuba” te Gjeçi. "Natë e zezë te Gjeçi është "botë e territ" te Çomora.
Por kjo nuk ka pse të jetë fort domethënëse, megjithëse është.
Nëse gërmimi ynë i krahasuar shkon më tej shiko se ç’gjejmë:
Gjithë vizita e Odiseut tek Alkinou, mbret i Feakëve, gjatë këngës së tetë është fort e këndëshme.
Kërcimi pas këngës së mrekullueshme të dashurisë të aedit Demodok, ku Efesti ze në pranga dashnorin e së shoqes, Afërditës perëndeshë, Aresin zemërakun e të gjtha luftrave, është një kurth i mirë për një krahasim mes dy poetëve ku mund të jepen gjykime të pateklifta.
Ja vallja tani:
“Thirri ahere Alkinóu të dy djemtë e tij, Laodámën
dhe Halíun, të cilët i ftoi të hedhin një valle,
veç secili, se shoku s’ju gjendej ndër burra të tjerë.
Morën në duart e tyre një sferë të purpurt,
Ndërtuar bukur nga Polibi mjeshtër, ta kishin për lodrat e tyre:
Njëri përkulej dhe sferën e flakte drejt reve të murrme,
Tjetri hidhej përpjetë ta kapte pa rënë në tokë.
Pasi e hodhën atë dhe e pritën shumë herë, filluan
T’heqin një valle në tokën e pasur që ushqen njerëzimin,
Rrotull ata duke ardhur sa herë me radhë. Të gjithë
trimat e rij që qëndronin në këmbë aty pranë përplasnin
duart dhe vendi buçiste nga thirrjet e tyre gazmore.”
Gjeçi, tani:
Alkinou vu pastaj dy djemtë e tij
të lodrojnë, Laodomantin e Aliosin.
Askush s’matej me ta. Morën ndër
duar një top të bukur, të purpurt djelmoshat,
që kishte bërë për ta mjeshtër Polibi.
Njëri duke u përkulur hidhte topin
deri në re, ndërsa tjetri kërcente
e priste në ajër, tokën pa e prekur.
Pastaj, mbasi e lanë topin, filluan
Një valle duke u hedhur e përhedhur.
Shokët përreth me ritëm duart rrihnin,
Mbushin atë shesh plot zhurmë e gaz rinor.
Tek Gjeçi nuhatet një lloj tjetër i marrëdhënies njerëzore.
Alkinou i Çomorës fton djemtë të hedhin valle, ai i Gjeçit i vu djemtë të lodrojnë, prej trimave të rinj të Çomorës vendi buçiste nga thirrje gazmore, ndër sa te Gjeçi shokët mbushin sheshin me zhurmë e gaz rinor.
Ndryshimi është i madh, e është gjithandej.
Tek Gjeçi nuhatet kapitalizmi po lidhte sythet kur i dashuri Dante endej nëpër ferr, shoqëruar prej poetit Virgjil, për ti dhënë një fytyrë atij sikleti që mbetej mbrapa.
Këtu mund të tërheqim vëmendje tek përdorimi i theksimeve të shkronjës brenda fjalës. Edhe te Gjeçi nuk mungon, por më e pakët.
Këtu mund të flasim për gisht-trëndafilen Eo, që tek Gjeçi është zhdukur prej njëfarë Agimi. Tobestakfullah!
Për të mos lodhur lexuesin në krahasime që është i ftuar ti bëjë vetë, mund të themi se gjuhë e Çomorës, edhe mendim i tij, kanë një ojnë tjetër. Kanë një hijeshi tjetër. Mendoj që pëlqimi për të mua më duket fort i natyrshëm.
Ku buron kjo hijeshi?
Në afërsi, të kërkuar, me origjinalin? Në afërsi të kërkuar të gjuhëve, ose natyrale? Në ndikime të ndërsjella. të hershme, që gjithsesi familjarizojnë, megjithëse dhunshëm herë pas here dhe kryesisht.
Apo në talent të madh dhe dashuri? Dhe njohuri.
Ja për shembull, në shënimin për togfjalëshin “duke lajthtur, Andrea Varfi, që ka pajisur me shënime botimin e Çomorës, tërheq vëmendjen në një ledhë të këtyrë vargjeve:
Po kur shijuan ata ëmbëlsinë e pemës, s’ju bënte
zemëra më që të kthehen dhe nuk na dërgonin më lajme;
Donin të rrinin atje pran’ atyre të hanin lotúsin,
Duke lajthitur një herë e mirë atdheun e dashur.
Varfi sqaron, v. 96: duke lajthitur” – në tekstin grek ka një lojë fjalësh: lotos-lathetai” (lotos-lajthitje, harresë: krahasuar lumi i lethes, letit, lajthitjes). Kjo është qëlluar bukur edhe në shqip lotos lajthitje.
Tek Gjeçi jo vetëm që nuk e kemi lajthitjen por edhe lotusi në këtë përmendjen e këtyre vargjeve është bërë “gjellë e tyre”.
Kujtdo që hante aso frutash të ëmbla,
s’i binte më ndërmend t’kthehej në atdhe,
donte ndër ta të ngulej përgjithmonë,
e drekë e darkë t’shijonte gjell’n e tyre.
A mbeten këto përkthime sinjale për zgjedhje qytetërimore në dijen e sapoposeduar vendase?
Meqë mbetëm në lëm të emrave, ja dhe një argëtim ekstra që ofron gjurmimi i krahasuar i përktimit.
Spiro Çomora, duke ndjekur edhe shëmbëllën e një përkthyesi në frëngjsht i përkthen në gjuhën e vet këta emra njerëzish që i referohen detyrave a pozicioneve në anije që ja thotë detyrën alknou se odiseja do shkojë në dhe të vet:
Manjaniu, Detshpejt, Voziti, Detani, Kiçorri edheBregushi, Rremoku, Detgjeri, Bashani, Vrapeci i Hypaniut, Rrethujsi që lindur e kishte Shtoreahi i Mjeshtraniu edhe Euriali si Ares i gjallë.
Varfi, na ndriçon edhe për këtë fakt, kur lëvdon këtë përpjekje se sipas tij kthen mbrapsht një padrejtësi nënshtruesish, që grekët e bënin për të fshirë gjurmë kulturore të të tjerëve, e në këtë rast të Feakëve ilirë që Grekët ndoshta ja përkthyen emrat.
Tek Gjeçi kemi
Akroneu dhe Akijali, Latreu, Nanteu, Primneu dhe Ankiali e me ta Eretneu edhe Ponteu, Anabezini, Amfiali i Polinit, Tektoni, Euriali trim rrufe si Aresi.
Në këtë rast një grup shqiptarësh, e unë ndë ta, i jepet tundimit për të parë një afrimiteti mes gjuhës së grekëve të lashtë e shqipes të paktën po aq të lashtë ose ca më pak ose ca më shumë, kush e merr vesh. Në shijen time, janë fort të këndshme këto atë gjurmime gjuhësore dhe është fort e çuditshme pse ndër pjesmarrës profesionalë nuk ka fort simpati. Profesionistët, gjithmonë, bezdisen nga masivizimi i punës së tyre (por, kjo nuk na ndal.:))
Mua për shembull më pëlqen ta bëj vetë këtë gjurmim që na pëlqen nëpër fjalët e Homerit e grekëve të lashtë, ja për shembull: a kro ne-u, a kij, la(rt)treu, nan te-u, pri m’ne-u, eret – neu (nderjen e velave kemi ne). ana be zini, a m'fiali (një biçim adjutanti?).
Ky versioni i Çomorës, me Detshpejt e Vozit, e Bregush, nuk më pëlqen.
Por të tilla anësi nuk gjenden shpesh tek zotit Çomora. Dashuria e tij për veprën është e madhe. Edhe për gjuhën. Ai ka jetuar gjatë ndër ishuj të ngjarjeve dhe ka një tingull, që hamendësoj të jetë, më afër origjinalit, e gjithsesi më poetik.
Uliksi i Gjeçit, ndoshta tregon për marrëdhënie të tij të ngushtë me degëzimin latin që gjithashtu solli veprën në bashkëkohësinë perëndimore?
Çomora është në një shqipe më të ngeshme, ndërsa Gjeçi dihet se bënte punën e tij në kushte të mjedisi armiqsor ndaj tij, që ja ndërtonte burgun përreth, që nuk e vlersonte, e paguante keq, e strehonte keq, kjo padyshim ndikon?
Mos vallë zoti Gjeçi ndjek një folklor e epos, që ja tregojnë edhe vargun edhe fjalën?
Duke mos ju trembur ballafaqimit qytetërimor të muhabetit, po sikur të mendojmë se në fakt aty është një epos që qëndron i fshehur në një gegnishte të ndrydhur që gjithsesi ka rrymat e detit dashamir.
Gjithsesi, i ndjeri Gjeçi vërtetë lundronte erëra më të pavolitshme, e rrymat ta diktojnë rrugën. Era është siklet e Odiseja pa i patur të mbledhura në thes prej Eolit as nuk ju afrua Itakës megjithëse në një Epos era fryn vetëm për tu çarë.
Gjithësesi, gjithçka do të shkojë relativisht mirë për ca kohë. Fjalori etimologjik shqiptar thotë se më vonë Odisenë e shkretë e vranë. E vrau i biri që pati me Qirqen, se nuk e njohu dhe u martua me Penelopën pastaj. Vetë Telemaku u martua me Qirqen. Zoti madh.