Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
Përndjekja, për shkaqe që u quajtën politike, e një pjesë të konsiderueshme të popullsisë ishte një ndër karakteristikat e rëndësishme të regjimit komunist shqiptar dhe pati ndikim të madh edhe në konfigurimin e jetës shoqërore e politike në periudhën pas rënies së regjimit. Duke nisur prej Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët e veta të fundit regjimi komunist mbështeti një pjesë të madhe të autoritetit të vet në frikën e përhapur prej trajtimit të pamëshirshëm të atyre që u gjykuan si kundërshtarë të tij dhe familjeve, të afërmve e miqve të tyre. Shtrirja kohore thuajse 50 vjeçare e regjimit dhe natyra e tij e egër bëri që një numër i madh njerëzish të ballafaqoheshin me brutalitetin e tij, i cili mbeti në nivele tejet të larta deri në rënien përfundimtare, në ndryshim prej vendeve të tjera të Evropës Lindore dhe qendrore, ku regjime të tilla u zbutëm mjaft pas një starti të ashpër stalinist.
Larmia e madhe e veprimeve apo cilësive që do ta bënin dikë të identifikohej e përndiqej si armik e bëjnë të vështirë të imagjinohet njëfarë uniformiteti mbi grupin e atyre që në periudhën pas rënies së komunizmit u identifikuan si të përndjekur politikë. Por, për individët që viheshin përballë forcës shtypëse të regjimit, për shkaqe nga më të ndryshmet, trajtimi që pasonte i tyre dhe familjeve të tyre ishte thuajse i njëjtë. Pyetja që ngre ky trajtim i shkurtër është pikërisht kjo, deri në ç’masë mund të konsiderohet ky trajtim si bazë e mjaftueshme për konsolidimin e një identiteti të përbashkët që do të shërbente për të përcaktuar kufijtë e një komuniteti të përcaktuar?
Në përkufizimin e përndjekjes politike në Shqipëri mekanizmi më i mirë juridik që kemi në dispozicion është neni dy i ligjit Për Statusin e Ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë nga sistemi komunist (ligji Nr. 7514, datë 30.9.1991), i cili thotë “Përndjekja politike, që më poshtë do të quhet “përndjekje”, quhet çdo veprim ose mosveprim i kryer që nga data 8.11.1941 deri më datën 22.3.1992 nga ana e çdo formacioni ose individi të armatosur, e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, e sigurimit të shtetit, e policisë, e ushtrisë apo nga ana e organeve të pushtetit lokal me urdhër ose vendim të organeve partiake, luftarake, shtetërore apo të gjykatave të komunistëve shqiptarë, kur ky veprim ose mosveprim ka shkaktuar humbjen e jetës., të lirisë, të të drejtave qytetare, cilësimin kulak, i deklasuar, si dhe çdo privim tjetër nga pjesëmarrja në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të individit për hir të bindjeve apo qëndrimit të tij politik a fetar”.
Të qenit i përndjekur prej organeve që bënte fjalë ligji është karakteristika bazë që na ndihmon të përfytyrojmë këtë kolektiv, i cili më tej mundëson të imagjinohet brenda shoqërisë shqiptare, të pas viteve 90-të, një komunitet deri diku kompakt. Gjithsesi, më tej ligji tregon se kolektivi në fjalë bëhej objekt i këtij persekutimi për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të natyrës politike dhe fetare. Në grupimin e të përndjekurve për besime a qëndrime fetare e kemi lehtë të identifikojmë kufijtë që përcaktojnë unitetin e nevojshëm për një kolektiv që të ekzistojë. Megjithëse ndër klerikët që u persekutuan pati shumë nga ata që ushqenin ndjenja antikomuniste dhe nacionaliste, qëndrimi i qartë i regjimit komunist ndaj rivalitetit religjioz për simpatinë e popullësisë, lejon të mendohet se ishte angazhimi në aktivitetin fetar ai që çoi në përndjekjen dhe burgosjen e klerikëve, familjarëve të tyre, apo personave të tjerë që u angazhuan në veprimtari fetare edhe pas shpalljes së Shqipërisë vend ateist.
Në përndjekjen për qëndrime politike e kemi më të vështirë të bëjmë të njëjtën gjë. Angazhimi politik për themel të vet krijon besimin dhe mbështetjen ndaj ca parimeve bazë që e udhëheqin individin në funksionimin brenda shoqërisë. Parimet mund të jenë të ndryshme në varësi të bindjeve personale ose në varësi të formave që ofrohen për angazhim politik prej mjedisit. A kemi arsye të besojmë se kolektivi i ish të përndjekurve politikë ka ndonjë karakteristikë të përbashkët që shkon përtej të të qenit i përndjekur?
Mendoj se kjo pyetje është e rëndësishme meqenëse veç aksionit për t’u rehabilituar, dëmshpërblyer e ri-integruar grupimi i ish të përndjekurve politikë shpesh përmendet të jetë i angazhuar në lëvizje që nënkuptojnë se pjesëtarët e këtij grupimi kanë qëndrime të ngjashme ndaj çështjeve politike, sociale, ekonomike, kulturore e historike. Një fakt të tillë mund ta konstatojmë shpesh në deklaratat e organizatës së të përndjekurve politikë për shkaqet e angazhimit të tyre në mbështetje të nismave të ndonjë force të caktuar politike, në qëndrime ndaj çështjeve të pronës, në qëndrime ndaj të kaluarës komuniste apo mënyrës se si duhet të veprojë shoqëria jonë ndaj kësaj të kaluare, etj. Në këtë diskutim duhet të kihet mirë parasysh se të përndjekurit politikë kanë krijuar dhe mbajnë në funksionim një numër shoqatash, që kanë veçoritë e tyre, ndërkohë që shumë të tjerë nuk e shohin veten të përfaqësuar në veprimtaritë e organizatave dhe mbajnë qëndrime që mund të konsiderohen indiferente ndaj kësaj veprimtarie, por në gjuhën tonë të përditshme koncepti i përndjekur politik vjen si përshkrues i një tërësie deri diku uniforme qëndrimesh e tiparesh. Dhe ky përdorim i togfjalëshit është i mjaftueshëm për ta pajisur komunitetin në fjalë me një potencial politik, qoftë ai edhe thjeshtë mediatik.
Një qasje që na ndihmon të fillojmë përpjekjen tonë për të kuptuar më shumë në këtë drejtim do të ishte ajo e identifikimit të llojit të angazhimeve që rendit ligji si shkaqe të përndjekjes së padrejtë politike. Ligji Nr. 7514 i datës 30.9.1991”Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuar dhe të përndjekurve politikë” në nenin e vet të parë shkruan: “Janë të pafajshëm dhe quhen të padënuar për efekte morale, politike, sociale dhe ekonomike të gjithë personat që janë dënuar për agjitacion e propagandë kundër shtetit, për arratisje, për sabotim, për krijimin ose pjesëmarrjen në organizata politike, për moskallëzim të krimeve kundër shtetit; ata që janë dënuar për shpifje dhe fyerje kundër organeve më të larta të shtetit e të Partisë, për shkelje të dekretit nr. 7459, datë 22.1.1991 “Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe të simboleve shtetërore”, si dhe për shkelje të dekretit nr. 7408, datë 31.7.1990 “Për mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve ne vendet publike”.
Në këtë larmi akuzash që kanë shërbyer për dënimin e atyre që u vlerësuan si kundërshtarë të regjimit komunist e kemi të vështirë të imagjinojmë një unformitet që do të shërbente si bazë e përbashkët për angazhime politike të mëtejshme. Brenda këtij grupimi do të gjejmë anëtarë të lartë të partisë komuniste që kanë rënë viktimë e rivalitetit brenda partisë përkrah njerëzve me bindje të qarta antikomuniste, do të gjejmë inxhinierë të cilët janë persekutuar për shkak të angazhimit të tyre profesional përkrah të rinjsh nga vise kufitare që kanë tentuar të arratisen për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, viktima të konflikteve personale me njerëzit e pushtetshëm të regjimit komunist përkrah të përndjekurve që u lindën të tillë, artistë e ushtarakë.
Gjithsesi, ka disa faktorë që kanë mundësuar dhe lehtësuar uniformitetin brenda komunitetit të të përndjekurve politikë, (pa harruar të shmangim këtu keqpërdorimet në përfaqësim apo referimet që i kanë kushtuar pak vëmendje këtij diskutimi). Ndër to mund të rendisim si tre më kryesoret:
- Eksperiencën e përbashkët të burgut apo internimit, që duhet të ketë ndihmuar në afrimin e të përndjekurve politikë rreth një togu të përbashkët parimesh e besimesh politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, etj. Pavarësisht larmisë së qëndrimeve politike në fillimet e përndjekjes së tyre, shumica e të përndjekurve politikë gjatë vuajtjes së dënimeve të tyre sipas të gjitha gjasave kanë zhvilluar një qëndrim opozitar me Partinë e Punës së Shqipërisë. Mundësitë dhe nevojat e pakta për të orientuar besimet, qëndrimet apo njohuritë e tyre në lëmin e politikës brenda realitetit shqiptar kanë ndikuar që karakteristika ‘antikomuniste’ të kthehet në një ‘zë dominant’ në botëkuptimin e tyre politik të pas viteve 90-të. Kjo ndarje politike bazuar në qëndrimin ndaj së kaluarës komuniste ka qenë një pikë orientimi tejet e rëndësishme edhe për pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare, çka e dëshmon hapsira e madhe që i është dhënë e vazhdon ti jepet çështjeve të lidhura me të në diskursin politik shqiptar.
- Ballafaqimi me shoqërinë kaotike të pas 90-s, gjithashtu ka ndikuar në rritjen e unitetit brenda këtij grupimi. Të përndjekurit politikë janë integruar me ritme të ngadalta në shoqërinë shqiptare. Pas përfundimit të persekutimit ndaj tyre, ata nisën të ballafaqohen me probleme të papunësisë, strehimit, probleme shëndetësore, të nevojës për kompensim, nivelit të ulët të edukimit ndër radhët e të rinjve nga familjet e përndjekura, problemet psikologjike, etj.
- Përpjekjet për faktorizim politik të këtij grupimi gjithashtu kanë qenë element i rëndësishëm bashkimi. Praktikat e kompensimit të të përndjekurve në një masë të madhe u bazuan në lidhje personale me drejtuesit e shoqatave të të përndjekurve politikë apo me njerëz të tjerë që po grumbullonin pushtet në politikën shqiptare, çka megjithëse largoi një masë të madhe të atyre që mbetën jashtë këtyre qarqeve, mundësoi krijimin e një elite kompakte që mund të angazhohej në veprimtari politike duke shfrytëzuar të mundësinë e përfaqësimit. Roli i rëndësishëm që ju la qëndrimit ndaj së kaluarës totalitare në diskursin politik shqiptar të pas viteve 90-të, bëri që forca politike të caktuara, veçanërisht prej forcave të djathta, që shihnin si një lidhje të fortë me elektoratin e tyre dënimin e të kaluarës.
Personalja dhe kolektivja
Diskutimet për përcaktimin e përmasave të komunitetit të të përndjekurve politikë në Shqipëri nuk kanë çuar në përfundime të qarta dhe vendimtare e kjo për disa shkaqe. Persekutimi komunist në Shqipëri kishte ndër tiparet e veta dalluese prekjen e një numri të madh njerëzish nga rrethi familjar ose shoqëror i atij që gjykohej si kundërshtar prej regjimit. Ky persekutim mund të prekte disa breza, ndërkohë që pasojat e tij i vuanin edhe familjarë të cilët megjithëse jo-drejtëpërdrejtë shiheshin ndryshe. Pasoja në trajtimin prej shtetit në edukim, punësim, strehim të njerëzve që nuk u prekën drejtëpërdrejtë prej organeve të përmendura në ligjin e sipërpërmendur bëjnë të vështirë të përcaktohen njerëzit që duhej të përfshihen brenda komunitetit të të përndjekurve. Por ndërkohë që ky diskutim mbetet i rëndësishëm për një vlerësim të drejtë historik të kësaj periudhe që njohu në shkallë të madhe shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe shpërdorim të potencialit njerëzor ndër shqiptarë, mjaft i rëndësishëm mbetet hulumtimi i larmisë së besimeve dhe qëndrimeve politike ndër ata që sot përbëjnë komunitetin e të përndjekurve politikë. Me kalimin e viteve pesha e këtij komuniteti në skenën politike shqiptare ka rënë ndjeshëm, por ende përvoja familjare apo shoqërore përmendet rëndom si bazë për angazhim politik. Në ç’masë kjo i referohet një eksperience personale apo një qëndrimi parimor ndaj trajtimit të padrejtë të një shoqërie të tërë kjo është pyetje që rrallë ngrihet. Të përndjekurit politikë deri më tani herë përcaktohen si një shtresë që do të lejonte brenda vetes njerëz me besime e qëndrime të ndryshme e herë si një komunitet shumë më kompakt që ka një qëndrim deri diku të qartë politik që i mbijetoi shtypjes komuniste dhe tani lulëzon i rilindur në programet e forcave të ndryshme politike. Veç rëndësisë që ka për të kuptuar më mirë kohezionin dhe zhvillimin politik brenda këtij komuniteti përgjigja për këto pyetje do të na ndihmonte për të kuptuar më mirë edhe dinamikat e zhvillimit politik ndër partitë politike shqiptare dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi.