Si po ndryshon urbania nëpër Kosovën sot është një pyetje që kemi fatin e mirë që na lejohet ta shmangim. Megjithëse nuk mund ta shmangim.
Kjo foto nga Peja relativisht periferike, nëse ecje në drejtim të skajit perëndimor të qytetit, në fillim dimrin e 2009-ës, tregonte për një situatë relativisht të qetë. Pasurimi i shoqërisë, ndoshta i trashëguar prej të kaluarës është i pranishëm me ndërtime të reja që i lehtëson edhe fundi i kontrollit zhvatës dhe dhunues prej shtetit serbo-jugosllavo-komunist. Karakteri rural i qendrave urbane në Kosovë është edhe një trashëgimi otomane, gjithsesi periferike dhe e nënshtruar me dhunë si gjithë fqinjet e veta. Sa është e ngjashme Peja me Prishtinën, a Gjilanin kjo nuk sqarohet në këtë material dhe si kanë rrjedh ngjarjet prej 2009-s e këtej gjithashtu nuk e komentojmë dot. |
Skulptura publike është ajo që ka fatin të jetë e realizuara edhe për mbështetjen politiko-administrative që siguron. Skulptura publike është dëshmitare e betejave të fundit nëpër Kosovë. Të paktën në shumicën e vet. Skulptura ka përmasa që mund të ndryshojnë mes 3 a 5 metrave. Diku është bërë me vëmendje e talent e diku më me kursim. Detaji nuk është i bollshëm dhe llojshmëria në teknikat e tërheqjes së vëmendjes e kufizuar. Kjo ndodh në seri brenda një pejsazhi urban gjithashtu jo shumë të larmishëm prej së kaluarës së vet ruralo-orientale të qendrave urbane. Nuk mungojnë edhe përjashtime, si abstraksione a ndonjë monument i së kaluarës, por tipikja dominon. Monumenti i heroit Agim Ramadani para teatrit Kombëtar të Gjilanit,në foton bashkëngjitur është vepër e skulptorit durrsak Idriz Balani. |
Skulptura e antifashizmit jugosllav është më monumentale dhe nuk i referohet individit. Kërkimet nëpër internet mund tju nxjerrin pak të tilla të ngritura në Kosovë, ndër të cilat më i njohura ajo në kujtim të Luftës partizane në Mitrovicë. http://en.wikipedia.org/wiki/File:Kosovska_Mitrovica_monument.jpg Kjo skulpturë në Gjilan e ka fatin ta ketë një goxha lulishte me vete, luksi jugosllav është i pranishëm edhe në dimension e abstraksion. Nuk ka një emër. Më shumë se një njeri janë të pranishëm në skulpturë. Nuk dihet pse është preferuar ky anonimitet në skulpturën jugosllave, ndoshta sepse ishte e vështirë të gjeje njerëz të përshtatshëm për ti lartësuar ose ndoshta arti a politika preferonin kështu. |
Monumenti në këtë fotografi ndodhet në të hyrë të parkut të qytetit të Pejës. I derdhur në beton dhe më tej veshur me pllaka metalike monumenti dominon hapsirën përreth edhe për shkak të pozicionimit në kodrën që nis menjëherë pas bllokut të banesave. Një tjetër dëshmi e bollëkut.
|
Periudha të tjera të historisë së popullit shqiptar në Kosovë janë të pranishme më pak. Në Gjakovë gjindet ky monument i Suljeman Vokshit, jo veçanërisht i bukur në realizim. Monumenti ka përmasa të vogla dhe gjysma e poshtme e tij ne momentin e fotografimit ishte mbuluar prej dy kurorash që e ja venisnin edhe më tej seriozitetin dhe detyronin për përgjysmim të fotografisë.
|
Në referim të historisë më të vjetër në Prishtinë gjihet monumenti i Skënderbeut. Një monument ky që shqiptarët vendosën ta kenë në Tiranë, Prishtinë e Shkup me një kujdes disi më të veçantë për vetë rëndësinë simbolike që heroi kombëtar për identitetin kombëtar.
Monumenti i Haxhi Zekës, i bërë më me kujdes dhe i vendosur në njërin prej shesheve kryesore të Pejës është vepër e autorit Qazim Kërtusha. |