Ata hyjnë pa trokitur dhe nuk vijnë duke trokitur
“Ata hyjnë pa trokitur”, ishte një pjesë ku ata nuk vijnë fare. Ma merr mendja se bëhej fjalë për sigurimin e shtetit të regjimit diktatorial shqiptar, por vepra ushqehej prej një damari të trashë psikanalitike dhe gjithçka bëhej e përgjithshme. Autori, Armand Bora, tregonte individin dhe denonconte kolektivin njëkohësisht dhe i bënte gjurmët historike të vështira për tu ndjekur. Nuk jam kundër asnjërës prej dy qasjeve, por ekuilibrimi i tyre në një pjesë të vetme mbetet një punë e vështirë.
Një burrë e një grua po prisnin që të vinin e ti merrnin për ti hetuar e dënuar. Alfred Trebicka sillte një konformist të pazëshëm që ka frikë por që nën jastëk thërret ‘poshtë!’ e që është njëkohësisht një violinist që do qetësi e rehati. Shkaku i përndjekjes kolovitet mes një entuziazmi jo të mjaftueshëm në përgëzimin e shefit që i ka vdekur babai, por që meqenë nuk i kishte vdekur në ballë të betejës por në gjumë të drekës e kishte mohuar dhe tani kishte gjetur babanë e vërtetë tek drejtuesi i partisë dhe i popullit dhe një ëndrre që kushedi si interpretohet, me glasa shumë. Një ëndërr ku katër korba të zinj me nga tre karafilë nëpër sqep bartnin në flutrim një arkivol e ndërkohë glasonin në det me mut ky njerëzit notonin e mbyteshin. Gjithçka tjetër ai e kishte bërë nën peshën e frikës, një frikë që materializohet vetëm nën interpretimin e vetë aktorëve gjatë një prove zbuluese sepse faktikisht ata nuk vijnë.
Rozi Kostani ishte e shoqja. Kjo kishte pasur dhe ruante ende një trup të mirë. Ndryshe nga burri që ishte violinist dhe punonte në një katedër kjo nuk kishte karakter profesional. Kjo vetëm dashuronte të shoqin dhe plotësonte frikët e tij. Edhe ideologjikisht ajo nuk ishte e domosdoshme. Pra ajo i shërbente shfaqjes së jashtmi, megjithëse mbante thuajse gjysmën e kohës së interpretimit.
Këta presin të vijë e ti marrë një sigurim njerëzish me xhaketa hedhur krahëve e hekura që u ndrisin në brez. Presin të paktën që tu vijë një telefonatë, por ajo telefonatë nuk vjen. Dhe si përfundim telefoni pritet duke i çelur rrugën një izolimi që do të vijë në rritje me mbylljen e dritareve etj.Kontakti i vetëm me sigurimsat, ka qenë një telefonatë ku violonistit i është kërkuar të paraqitet në zyrat e sigurimit, por pastaj ai tregon që në ndërtesën e tyre gjeti korridore të gjatë me dyer dhomash që ky i gjeti të gjitha bosh. Pastaj doli dhe gjeti një qytet bosh me rrugë e autobusë bosh. Gjithçka bosh dhe ky vrapon në shtëpi ku u ndry.
Kafkjane si situatë, ata presin të vijë e ti marrë dikush dhe nuk dinë a është ditë a është natë. Këta kanë frikë të dalin e të hyjnë. Paksa psikotike si situatë. Këta nuk kanë fëmijë. Të vetmen herë që arritën të kenë një mundësi ajo shkoi e abortoi sepse kishte frikë se mos i prishej trupi. Ajo kishte pasur trup të bukur dhe një pardesy të kuqe që ishte e vetmja e atij lloji në qytet. Në të njëjtën linjë është edhe antipatia që violinisti ka ndaj fqinjëve dhe fëmijëve të tyre që bëjnë zhurmë e mbajnë erë. Referencat ndaj realitetit komunist humbin, pjesa mund të ishte një motër e vogël e veprave të Sartrit apo Beketit. Por me ndihmën e një projektori që sillte kronika televizive me shokun Enver dhe hidrocentrale, dhe Mehmet Shehun dhe Metalurgjikun vjen spiranca historike.
Vëmendja ndaj detajit është e pakët, një gabim që amplifikohet prej faktit se ai le mjaft peshë detajeve, ndërkohë që nuk mund të mohohet se pjesa ka plot miniskena me hijeshi dhe shkathtësi që dy aktorët i sjellin bukur. Ekzistencialisti e vetmitari që vjen tek Sartri e Beketi e plot të tjerë këtu tenton të jetë rregulli, të jetë secili. Pjesa ndërtohet si një mozaik copëzash që i lejojnë autorit të vejë bashkë kundërti e larmi në të gjitha nivelet.
Në nivel filozofik pjesa ka përplasjen mes një situate historike konkrete të një kohe e një vendi me personazhe ‘arketipik’ që i gjen nëpër rëndom nëpër letërsinë europiane të shekullit të njëzet. Për më tepër personazhet tentojnë të jenë edhe gjithë populli. Disa ndodhira si ajo e mbylljes së dritareve me mur prej jashtë, fakti që dy personazhet me radhë bëhen edhe xhelatët, fakti që krimi i tyre është asgjë, nderimi i madhe nënshtrimi ndaj autoritetit, denoncojnë karakteristika e shprehi që i gjejnë. Po pastaj këta nuk pëlqejnë komshinjtë, nisen për një adoptim dhe gjejnë jetimoren një vend të tmerrshëm që mban era mut dhe braktisin idenë për të adoptuar një fëmijë. Kjo përcillet edhe në nivel të ngjarjes. Hetuesit, sigurimsat, mbesin në një nivel imagjinar.
Në situata më të vogla prap ka kundërshti. Violinisti tregon se në mbylljen që i detyron vetes, nuk pëlqen e nuk ka miq e shokë. Ai pëlqen ti kalojë ditët e veta të pas punës bashkë me gruan në shtëpi, të mbyllur duke ëndërruar e diskutuar. Gruas hetuesi i kërkon që të spiunojë bashkëshortin dhe shokët e tij, për pakënaqësitë që mund të kenë e flasin.
Kostani në njërën prej skenave intepreton një pantonimë gati seksuale me një pardesy të varur në portmanto. Ajo fut dorën në mëngën e perdesysë dhe tregon për një ngacmim seksual të pranuar, pastaj kur hetuesi e provokon, e kërcënon të pranojë të bashkëpunojë ajo kundërshton dhe i mbetet besnike burrit.
Aktorët janë fort të pëlqyeshëm. Pa lojën e tyre gjithë ai tekst do vinte i vështirë dhe më i rëndë, megjithëse pjesa është e mbushur me gjetje regjisoriale. Përsëritje të tekstit, pantonimë, ndërrim rolesh, komunikim direkt me publikun, projektim i edicioneve të revistës televizive. Pjesa është, gjithashtu, agresive në tematika dhe plot me batuta dhe shkathtësira shprehimore. Mos pëlqimi i fëmijëve, jetimorja me era mut, aborti, shqiponja me çorape leshi (për komshijen që mban derën hapur për të parë kush hyn e del), etj.
Si përfundim, mund të thuhet se mbi një makth ekzistencial bie një vrazhdësi kolektive e në të parakalojnë situata e batuta. Një rrjedhë me shumë copa të palidhura mirë nëpër një kuadrat skajet e të cilit nuk duken. Gjithçka nis si një situatë normale, por shpejt degradon në një vetëpërndjekje me karakter patologjik. Pjesa ndjehet e gjatë dhe struktura e tekstit është e atillë që është e pamundur të nuhasësh fundin. Me pak vullnet pjesa mund të dyfishonte ose trefishonte masën e vet, megjithëse edhe aq sa është ndjehet e rëndë e e gjatë. Kur fundi vjen nuk ka asgjë të ndryshme për të thënë.
Pjesa sjell një këndvështrim të ri për përndjekjen politike në rendin e dramave me karakter social e historik në vazhdën që po krijohet me këto lloj dramash në skenën shqiptare. Por mendoj se miratimi i saj si një rrëfyese e asaj eksperience e periudhe mbetet shumë e hapur për diskutim. Personazhet ravijëzohen shumë pak për të qenë konkretë, ngjarje nuk ka, pra na krijohen parakushtet për shumë përgjithësim, por pastaj mbetemi me dy mikroborgjezë të zvetnuar e ligështuar trembur prej hijes së vet si emblema të një drame kombëtare që përpiu qindra mijëra jetë.