Për piktorët, notarët, qentë dhe gjethnajë me njerëz brenda
Një titull fort i drejtëpërdrejtë i piktorit Shpërtim Kërçova. Prozë e poezi-tueshme. Unë kërkoj ndjesë për rirenditjen e paautorizuar të titullit të saj, por në thelb këto janë destinacionet e ekspozitës së tij në Fab nëpër një udhëtim pamor. I shoqëruar nga ime bijë me telefonin tim si aparat që e përdorja edhe unë, pashë këto destinacione të piktorit pse ashtu u kushtëzua vizita jonë nëpër të prej pëlqimesh të atij momenti, pra: piktorët, notarët, qentë dhe gjethnajë me njerëz brenda.
|
Një numër i pakët tematikash, në mos qoftë i shumtë. E kjo natyrshëm fton vizitorin të vrasë mendjen nëse janë shumë apo jo?, në dyshimin që janë edhe një edhe plot. Unikaliteti i veprës dhe uniteti i veprave janë ndër termat e kërkimit në shumicën e interpretimeve prej interpretuesve. Por aty është edhe dualiteti, mbivendosja me të cilën Kërcova luan në veprat e veta. Për shembull edhe piktorët e tij edhe notarët e tij megjithëse të veçuar në sipërmarrjet e tyre humbasin shqueshmëri në prezantim ata bashkohen me të përgjithshmen e njerëzore. Tek piktorët kjo shpesh bëhet duke u vendosur prapa një hije boje ose duke u përzier me forma a ngjyra që gërryejnë identitete.
Ai ja mbulon shpesh fytyrën piktorëve të tij, megjithëse janë ata që kanë tërhequr vëmendjen e tij. Po pse? Një ripërjetim i papëlqyeshëm i anonimatit që mundon pjestarët e kësaj prirje si piktura, apo një ngacmim I të pavetëdijshmes për të zbuluar se kush mund të jenë këta. Në fakt ka ndër piktorë që nuk janë të mbuluar, por duket se identiteti i tyre investohet me kostumografi e shikime e qëndrime a ku di unë. Megjithëse vështirë të lumturohemi nga teknika a insistimi i tij mbi telajo për të përsorur mjetin e transferimit të mesazhit drejt nesh, vetë mesazhi është i larmishëm, dëfryes e ngërthyes ndjesish të përbashkëta. Edhe vetbesimi i artistit dhe gatishmëria e tij për ta lënë mundësinë e gjetjes prej spektatorit janë legjitimitet i mjaftueshëm për artistin. Dhe pastaj mesazhi e mjeti hamonizohen e ofrojnë njeksperiencë të këndshme që i duhet i ndjekësit të artit figurativ shqiptar. Shto këtu faktin që është falas, ndërkohë që disa prej veprave të prezantuara në të janë në shitje në site online që merren me shitjen e veprave me çmime që i vinë përqark 7-800 eurove.
|
Edhe notarët me kokat e tyre që ndonjëherë kujtojnë pak Baconin notojnë drejt fundit të pashmangshëm në garën e përditshme me frymëmarrje të sikletshme, janë edhe shumë edhe një.
Përdorimi i ujit prej Kërçovës është kaq i larmishëm. Uji, ky mbytës i madh, ka nje seri qasjesh per paraqitjen e vet ne punen e Kercoves. Është një dëshmim kaq lehtë i referueshëm në eksperiencë e kaq interesant. Uji mundëson një not që luhatet mes një sporti e një që realiteti që e mban notarin në kushtet e mbijetesës. Notarët e tij e kanë të ndaluar të dalin nga uji dhe jetojnë aty brenda. Për 64 përqind prej tyre mund të veni bast që do të mbyten. Qendërzimi i frymëmarrjes në praktikën e notit fiton territore të reja në luhatjen nëpër kohë. Unë nuk e kisha ndeshur më herët këtë dëshmim figurativ që kalon nëpër një mbivendosje kaq të prantë të kontributeve prej kohës që i mvishte foljes, (e ardhme e vazhduar?, e tashme e fragmentuar? apo livritje fundore,) përveçse tek vetja nëpër ndonjë situatë të vështirë noti që gjithsesi është e përmbajtur. Një kapje sa ekzistenciale aq edhe gazmore e lozonjare. Siç edhe e përmendëm më herët, sportive. Ndërkohë që gratë që shoqërojnë qentë në plotësimin e destinacionit të tyre nuk i fshihen identititetit të plotë. Ato janë aty. Na shohin në sy dhe pak i largohen njëfarë realizmi, nëse po quajmë kështu fqinjësinë e madhe të pamjes në telajo e dukjes së subjektit në përrethësinë tonë. Problemi është tek qente. Kush janë këta qen. A kanë ata përdorim në gjuhën e thellë që sipas frojdit ka vetëm seks dhe shkatërrim. Janë të njëjtët qen. Po nuk e dimë ku nis udhëtimi tyre. A vijnë ata nga pikturat me vajza, apo prej qenërisë së tyre vetmitare vene e ngatërrohen në një pejsazh urban ku ca vajza që po kalojnë aty skalisin figurën e vet tek kujtesa imagjinuese e piktorit.
Një kurim më i kujdesshëm do të ish kujdesur që lëvizja e këtyre qenve të ish më kapshme, por ai preferon që qentë të vërsulen edhe ndaj vemëndjes tonë si një tufë e hazdisur mbas një dyshje që më në fund u lidhën në ndërzim. Kurse kuratori i ve qentë më një anë, pastaj përballë vajzat e qarkuara nga qentë Natyrisht, varet se prej nga i lëshohes sallës, por nëse ndjek traditën e leximit të përhapur ndër ne i bie që të nisesh këndej nga e djathta ku janë vajzat me qen, ndjekur nga një pejsazh urban me njerëz dhe vetëm një qenuc të parëndësishëm në mes, për të vazhduar më tej me vetëm qentë, që duket se janë ca të acaruar me vete e me ty. |